The In-Nova Premium - Kapaku FABER - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas The In-Nova Premium FABER në format PDF.
| Lloji i produktit | Kapuç kuzhine |
| Marka | Faber |
| Modeli | The In-Nova Premium |
| Gjerësia | 90 cm |
| Thellësia | 50 cm |
| Lartësia (min/maks) | 60 - 110 cm |
| Pesha neto | 18 kg |
| Furnizimi elektrik | 220-240 V / 50 Hz |
| Fuqia e aspirimit | 650 m³/h |
| Niveli i zhurmës | 55 dB (A) |
| Lloji i filtrit | Filtër me karbon aktiv dhe filtër metalik |
| Numri i shpejtësive | 3 |
| Ndriçimi | LED i integruar |
| Komandat | Prekëse |
| Funksionimi | Evakuim ose riciklim |
| Klasa energjetike | A |
| Mirëmbajtja e filtrave | Pastrimi mujor i filtrit metalik në pjatalarëse |
| Siguria | Ndalim automatik, mbrojtje nga mbinxehja |
| Garancia | 2 vjet |
| Pjesë këmbimi në dispozicion | Filtra, llamba LED, telekomandë |
Pyetjet më të shpeshta - The In-Nova Premium FABER
Pyetjet e përdoruesve rreth The In-Nova Premium FABER
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Kapaku në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj The In-Nova Premium - FABER dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. The In-Nova Premium e markës FABER.
MANUAL I PËRDORUESIT The In-Nova Premium FABER
Për sigurinë tuaj dhe për funksionimin korrekt të aparatit, ju lutemi lexoni me kujdes këtë manual para instalimit dhe vënies në punë. Mbajini këto udhëzime gjithmonë bashkë me aparatin, edhe në rast se ua jepni ose ua transferoni të tjerëve. Është e rëndësishme që përdoruesit t'i njohin të gjitha karakteristikat e funksionimit dhe të sigurisë së aparatit.

Lidhja e kabllove duhet të bëhet nga një teknik kompetent.
- Prodhuesi nuk mund të konsiderohet përgjegjës për dëme të mundshme të shkaktuara nga instalimi ose përdorimi jo i duhur.
- Distanca minimale e sigurisë midis platformës dhe aspiratorit është 650 mm (disa modele mund të instalohen në një lartësi më të vogël; shikoni paragrafin për përmasat e punës dhe instalimin).
- Nëse udhëzimet e instalimit të platformës me gaz përcaktojnë një distancë më të madhe se sa ajo e treguar më sipër, është e nevojshme të merret parasysh.
- Kontrolloni nëse tensioni i rrjetit korrespondon me atë të shënuar në pllakën e të dhënave të vendosur brenda aspiratorit.
- Mekanizmat e ndarjes duhet të instalohen në impiant në përputhje me normativat e sistemeve të kabllimit.
- Për aparatet e Klasës I, kontrolloni që rrjeti i furnizimit të shtëpisë të ketë një lidhje të duhur me tokëzimin.
- Lidhni aspiratorin me kanalin e daljes së tymit me një tub me diametër minimal 120 mm. Rruga e tymrave duhet të jetë sa më e shkurtër që të jetë e mundur.
- Duhet të respektohen të gjitha normativat që kanë të bëjnë me shkarkimin e ajrit.
- Mos e lidhni aspiratorin me kanalet që transportojnë tymra të djegies (p.sh. të kaldajave, oxhaqeve, etj.).
- Nëse aspiratori përdoret në kombinim me aparate jo elektrike (p.sh. aparate me gaz), duhet të garantohet ajrim i mjaftueshëm në lokal për të parandaluar kthimin e fluksit të gazrave të shkarkimit. Kur aspiratori i kuzhinës përdoret në kombinim me aparate jo të ushqyera me rrymë elektrike, presioni negativ në lokal nuk duhet të kalojë 0,04 mbar për të shmangur tërheqjen e tymrave në lokal nga aspiratori.
- Ajri nuk duhet të nxirret përmes një kanali të përdorur për shkarkimin e tymrave nga aparate djegieje të ushqyera
me gaz ose me lëndë të tjera djegëse.
- Kablloja ushqyese, nëse është e dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi ose nga një teknik i shërbimit të asistencës.
- Lidheni spinën me një prizë që është në përputhje me normativat në fuqi e në pozicion të arritshëm.
- Lidhur me masat teknike e të sigurisë për t'u adoptuar për shkarkimin e tymrave ka rëndësi që t'u përmbaheni rreptësisht rregulloreve të përcaktuara nga autoritetet vendore.

NJOFTIM: Para se ta instaloni aspiratorin, hiqeni cipën mbrojtëse plastike.
- Përdorni vetëm vida dhe vogëlina të llojit të duhur për aspiratorin.

NJOFTIM: Në rast se nuk instalohen vidhat ose mekanizmat e fiksimit në përputhje me këto udhëzime, mund të shkaktohen rreziqe për goditje elektrike.
- Mos e shikoni direkt me mjete optike (dylbi, lente zmadhuese...).
- Mos gatuani me mënyrën flambé nën aspirator: mund të përhapet zjarri.
- Ky aparat mund të përdoret nga fëmijë me moshë jo më pak se 8 vjeç e nga persona me aftësi të reduktuara psiko-fiziko-shqisore ose me përvojë e njohje të pamjaftueshme, me
kusht që të kontrollohen me vëmendje e të udhëzohen për përdorimin në mënyrë të sigurt të aparatit e për rreziqet që ai mbart. Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me aparatin. Pastrimi e mirëmbajtja nga ana e përdoruesit nuk duhet të bëhen nga fëmijët, përveç rasteve kur janë të kontrolluar.
- Kontrolloni fëmijët, duke u siguruar që të mos luajnë me aparatin.
- Ky aparat nuk duhet të përdoret nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të reduktuara psiko-fiziko-shqisore ose me përvojë e njohje të pamjaftueshme, me përjashtim të rasteve kur kontrollohen me vëmendje dhe udhëzohen.

Pjesët e prekshme mund të bëhen shumë të nxehta gjatë përdorimit të aparateve të gatimit.
- Pastroni dhe/ose zëvendësoni filtrat pas periudhës së kohës së përcaktuar (rrezik zjarri). Shikoni paragrafin Mirëmbajtja dhe pastrimi.
- Duhet të jetë i pranishëm një ajrim i mjaftueshëm në lokal kur aspiratori përdoret njëkohësisht me aparate që përdorin gaz ose lëndë të tjera djegëse (nuk vlen për aparatet që shkarkojnë vetëm ajrin në lokal).
- Simboli mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij tregon se produkti
nuk mund të përpunohet si një mbeturinë normale shtëpiake. Produkti për t'u përpunuar duhet të çohet pranë një qendre të posaçme grumbullimi për riciklimin e përbërësve elektrikë dhe elektronikë. Duke u siguruar se ky produkt është përpunuar në mënyrë korrekte, do të kontribuojmë për parandalimin e pasojave potenciale negative për mjedisin e për shëndetin që mund të rrjedhë përndryshe nga përpunimi i tij i papërshtatshëm. Për informacione më të detajuara për riciklimin e këtij produkti, kontaktoni Komunën, shërbimin vendor për përpunimin e mbeturinave ose dyqanin ku është blerë produkti.
2. PËRDORIMI
- Aspiratori është projektuar ekskluzivisht për përdorim shtëpiak me qëllim eliminimin e erërave nga kuzhina.
- Mos e përdorni kurrë aspiratorin për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat është projektuar.
- Mos e lini kurrë flakën e lartë nën aspirator kur është në punë.
- Rregulloni intensitetin e flakës në mënyrë që ta drejtoni vetëm drejt fundit të enës së gatimit, duke u siguruar që të mos përfshijë anët.
- Fritezat duhet të kontrollohen vazhdimisht gjatë përdorimit: vaji i mbinxehur mund të marrë flakë.
3. PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
- Filtri me karbon aktiv nuk mund të lahet, as nuk mund të rigjenerohet dhe duhet të zëvendësohet rreth
muaj pune ose më shpesh në rast përdorimi shumë intensiv (W).

- Filtrat kundër yndyrës duhet të pastrohen çdo 2 muaj funksionimi ose më shpesh në rast përdorimi shumë intensiv dhe mund të lahen në enëlarëse (Z).

- Pastrojeni aspiratorin duke përdorur një cohë të lagësht dhe detergjent të lëngshëm neutral.
4. KOMANDIMET






| Butoni Funksioni Led | ||
| L Ndez/Fik dritat me ndriçimin maksimal. - | ||
| T1 Ndez/Fik motorin në shpejtësinë e parë. Fiks. | ||
| Duke e mbajtur butonin të shtypur për rreth 2 sekonda, aktivizon/çaktivizsim të led T2 e T3 algoritmi i aktivizuar.2 pu lsime të le d T2 e T3 algoritmi i çaktivizuar | ||
| T2 Ndez motorin në shpejtësinë e dytë.Duke e mbajtur butonin e shtypur për rreth 5 sekonda, kur të gjitha ngarkesat janë të fikura (Motori+Drita), aktivizohet alarmi i Filtrave me Karbon aktiv duke shënuar një pulsim të dyfishtë të Led-it përkatës.Për ta çaktivizuar, shtypet sërish butoni për 5 sekonda të tjera duke një pulsim të vetëm të Led-it përkatës. | Fiks. | |
| T3 Ndez motorin në shpejtësinë e tretë.Duke e mbajtur të shtypur butonin për rreth 3 sekonda, kur të gjitha ngarkesat janë të fikura (Motori+Drita), bëhet ricilësimi duke shënuar pulsimin e trefishtë të Led S1. | Fiks. | |
| T4 Ndez motorin në shpejtësinë INTENSIVE.Kjo shpejtësi është programuar me 6 minuta. Pasi mbaron koha, sistemi kthehet automatikisht në shpejtësinë e caktuar në fillim. Nëse aktivizohet duke u nisun nga motori i fikur koha kalon në modalitetin OFF.Duke e mbajtur të shtypur për 5 sekonda aktivizohet telekomanda duke shënuar një pulsim të dyfishtë të të njëjtit led.Duke mbajtur të shtypur butonin për 5 sekonda çaktivizohet telekomanda duke shënuar pulsimin e led-it përkatës vetëm një herë. | Fiks. | |
| S1 Sinjalizon alarmin e ngopjes së Filtrave Metalike Kundër yndyrës dhe nevojën për t'i larë Alarmi ndizet pas 100 orësh pune efektive të Aspiratorit. | Fiks. | |
| Sinjalizon, kur është i aktivizuar, alarmin e ngopjes së Filtrit kundër erës me Karbon Aktiv, që duhet zëvendësuar; duhen larë gjithashtu Filtrat Metalike Kundër yndyrës. Alarmi për ngopjen e Filtrit kundër erës me Karbon Aktiv ndizet pas 200 orësh pune efektive të Aspiratorit. | ||
KUJDES: aspiratori fillon të punojë me sensorin e temperaturës të aktivizuar. Pasi aspiratori të jetë fikur, kur temperatura e perceptuar nga sensori ta kalojë kufirin e përcaktuar, aspiratori ndizet me shpejtësinë e dytë. Kur temperatura e perceptuar nga sensori kthehet nën vlerën limit, aspiratori fiket. Në rastin kur, temperatura nuk kthehet nën vlerën limit për rreth 90 minuta, aspiratori fiket (sensori mbetet i çaktivizuar për rreth 15 minuta e pas kësaj kthehet në funksionimin e caktuar më parë). Nëse ndërhyhet me dorë mbi aspiratorin (ndezje/ndryshim shpejtësie) sensori çaktivizohet dhe është e nevojshme të fiket aspiratori. Pasi të fiket aspiratori, sensori mbetet i çaktivizuar për rreth 15 minuta e pas kësaj kthehet në funksionimin e caktuar më parë. Sensori i temperaturës nuk garanton ndezjen automatike të aspiratorit pasi funksionimi i tij ndikohet nga kushtet mjedisore, llojet e gatimit, lartësia dhe instalimi i aspiratorit (i testuar në 530 mm) KUJDES: sensori nuk funksionon me pianurat me induksion.
5. TELEKOMANDA (OPSIONALE)
Ky aparat mund të komandohet nëpërmjet telekomandës, që ushqehet me bateri prej 3 V të Ilojit CR2032 (nuk përfshihet).
- Mos e vini telekomandën afër burimeve të nxehtësisë.
- Mos i hidhni bateritë në mjedis, dorëzojini në vendet e caktuara për këtë qëllim.

- Llamba që i përkasin grupit të rrezikut 1 sipas IEC/EN62471 në 20cm distancë dhe pa grup rreziku sipas IEC/EN62471 në 30cm distancë.
- Për zëvendësimin kontaktoni Asistencën Teknike ("Për ta blerë drejtohuni asistencës teknike").