VRR 71414 VB - Pastrues robot BEKO - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas VRR 71414 VB BEKO në format PDF.

BEKO VRR 71414 VB - Pastrues robot
📄 301 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice BEKO VRR 71414 VB - page 249
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Pastrues robot
Marka BEKO
Modeli VRR 71414 VB
Dimensionet (Gj×L×L) 34 × 34 × 9 cm
Pesha 3,2 kg
Furnizimi Bateri e rikarikueshme Li-ion 14,4 V
Kapaciteti i rezervuarit të pluhurit 0,4 L
Autonomia Rreth 90 minuta
Koha e karikimit Rreth 5 orë
Fuqia e thithjes 1200 Pa
Niveli i zërit 55 dB(A)
Mënyrat e pastrimit Auto, Skajore, Pikë, Planifikuar
Sensorët Kundër rënies, Kundër përplasjes, Sensor pluhuri
Programimi Po, nëpërmjet telekomandës ose aplikacionit
Filtri Filtër me efikasitet të lartë (HEPA)
Furçë kryesore Furçë rrotulluese gome
Furçat anësore Po, 2 furça anësore
Kthim automatik në bazë Po
Ekrani Ekran LED
Telekomanda Përfshihet
Garancia 2 vjet

Pyetjet më të shpeshta - VRR 71414 VB BEKO

Si ta filloj pastrimin automatik?
Shtyp butonin Auto në telekomandë ose butonin Start në pajisje. Pastruesi robot do të fillojë të pastrojë në modalitetin automatik.
Çfarë të bëj nëse pastruesi nuk lidhet me Wi-Fi?
Kontrollo që rrjeti yt Wi-Fi është në 2,4 GHz dhe fjalëkalimi është i saktë. Rivendos modulin Wi-Fi duke mbajtur të shtypur butonin Home për 5 sekonda.
Si ta pastroj filtrin?
Hiq rezervuarin e pluhurit, pastaj filtrin. Trokit lehtë filtrin për të hequr pluhurin. Laje me ujë të ngrohtë (pa detergjent) dhe lëre të thahet plotësisht para se ta vendosësh përsëri.
Si të programoj një pastrim?
Përdor telekomandën ose aplikacionin. Shtyp Timer, cakto orën dhe ditët e dëshiruara, pastaj konfirmo. Pastruesi do të fillojë automatikisht në orën e programuar.
Çfarë të bëj në rast gabimi E1?
Gabimi E1 tregon një problem me rrotën. Kontrollo që rrotat nuk janë të bllokuara nga mbeturina. Pastro sensorët e rrotave dhe rindiz pajisjen.
Si ta zëvendësoj furçën anësore?
Hiq vidën që mban furçën anësore, hiq furçën e vjetër dhe vendos të renë. Shtrëngo vidën. Zëvendësoi furçat çdo 6 muaj për performancë optimale.
Pastruesi nuk karikohet, pse?
Sigurohu që baza e karikimit është e lidhur dhe kontaktet janë të pastra. Kontrollo që pastruesi është pozicionuar mirë në bazë. Nëse problemi vazhdon, bateria mund të jetë e dëmtuar.
Cila është jetëgjatësia e baterisë?
Bateria Li-ion zgjat rreth 300 deri në 500 cikle karikimi, pra rreth 2 deri në 3 vjet në varësi të përdorimit. Kur autonomia ulet ndjeshëm, zëvendëso baterinë.
Si ta rivendos pastruesin?
Mbaj të shtypur butonin Reset (shpesh pas kapakut) për 10 sekonda. Të gjitha parametrat do të kthehen në cilësimet e fabrikës.
A është i pajtueshëm me automatizimin e shtëpisë?
Po, pastruesi është i pajtueshëm me Amazon Alexa dhe Google Assistant nëpërmjet aplikacionit BEKO Home. Ndiq udhëzimet në aplikacion për të lidhur pajisjen tënde.

Pyetjet e përdoruesve rreth VRR 71414 VB BEKO

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Pastrues robot në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj VRR 71414 VB - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. VRR 71414 VB e markës BEKO.

MANUAL I PËRDORUESIT VRR 71414 VB BEKO

Ju lutemi lexoni në fillim këtë udhëzues!

I dashur klient,

Faleminderit që zgjodhët një produkt Grundig. Ne duam që të arrini efikasitetin maksimal nga ky produkt i cilësisë së lartë i cili është prodhuar me një teknologji të përparuar. Ju lutemi që para se ta përdorni këtë pajisje, ta lexoni dhe ta kuptoni plotësisht këtë udhëzues dhe dokumentet shoqëruese dhe t'i ruani për t'iu referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni këtë pajisje dikujt tjetër, jepini edhe këtë udhëzues bashkë me pajisjen. Kushtojuni vëmendje të gjitha paralajmërimeve dhe informacioneve që ndodhen në këtë manual dhe ndiqni udhëzimet.

Simbolet dhe kuptimi i tyre

Simbolet e mëposhtme janë përdorur në këtë udhëzues:

BEKO VRR 71414 VB - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 1

Informacione të rëndësishme dhe këshilla të dobishme në lidhje me përdorimin e pajisjes.

BEKO VRR 71414 VB - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 2

PARALAJMËRIM: Paralajmërime për situata të rrezikshme në lidhje me sigurinë e jetës dhe pronës.

BEKO VRR 71414 VB - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 3

Klasa e mbrojtjes për goditjet elektrike.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

Kjo pjesë përmban udhëzime për sigurinë për të parandaluar rreziqet që mund të shkaktojnë lëndime ose dëmtime të pasurisë.

Çdo garanci bëhet e pavlefshme nëse nuk ndiqen këto udhëzime.

1.1 Siguria e përgjithshme

  • Kjo pajisje është në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.
  • Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e lart, njerëz me sfida fizike, shqisore ose mendore ose njerëz me mungesë përvoje ose njohurish; për sa kohë që sigurohet kontrolli ose ofrohet informacion në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.

Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhen nga fëmijë që nuk janë në mbikëqyrje.

  • Mos e përdorni pajisjen nëse kablli i saj është i dëmtuar. Kontaktoni me shërbimin e autorizuar.
  • Mbajeni pajisjen dhe kabllon e saj larg fëmijëve nën 8 vjeç.
  • Mos e fuqizoni pajisjen tuaj me shumë prizë.
  • Furnizimi me energji elektrike duhet të jetë në përputhje me informacionin e specifikuar në etiketën përkatëse të pajisjes.
  • Mos e përdorni pajisjen me një kabëll zgjatues.
  • Për të parandaluar dëmtimin e kabllit elektrik, mos lejoni të cimbiset, të përdridhet ose të fërkohet pas teheve të mprehta.
  • Mos e prekni spinën e pajisjes me duar të lagura ose të njoma gjatë kohës

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

që pajisja është e futur në prizë. Mos e tërhiqni kordonin kur e hiqni pajisjen nga priza.

  • Mos pastroni me fshesë materiale të ndezshme dhe sigurohuni që hiri i cigares të ftohet para se ta pastroni me fshesë.
  • Mos pastroni me fshesë ujë dhe lëngje të tjera.
  • Mbrojeni pajisjen nga reshjet, lagështia dhe burimet e nxehtësisë.
  • Mos e përdorni pajisjen brenda ose afër mjediseve dhe substancave shpërthyese ose të ndezshme.
  • Hiqeni pajisjen nga priza para pastrimit dhe mirëmbajtjes.
  • Ky produkt nuk është projektuar për përdorim tregtar, ai duhet përdorur në shtëpi dhe në këto raste:
  • Në kuzhinat e personelit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune
  • Në shtëpitë e fermave,

- Nga klientët në hotele, motele dhe struktura të tjera akomoduese - Në hostele dhe ambiente të ngjashme. - Vendet e gjumit dhe ambientet e mëngjesit

  • Mos e zhytni në ujë pajisjen ose kabllin e saj elektrik për ta pastruar.
  • Mos e çmontoni pajisjen.
  • Përdorni vetëm pjesë originale ose pjesë të rekomanduara nga prodhuesi.
  • Për të parandaluar bllokimin e filtrit ose dëmtimin e motorit, mos pastroni me fshesë çimento, suva ose copa letre të kompresuar.
  • Përdoreni pajisjen vetëm me përshtatësin e përfshirë.
  • Mos e përdorni pajisjen pa filtrat, mund të dëmtohet.
  • Nëse i mbani materialet e paketimit, ruajini ato në një vend larg fëmijëve.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

  • Kjo pajisje nuk është planifikuar që të përdoret nga persona, përfshirë fëmijët, me aftësi të kufizuara fizike, shqisore dhe mendore ose nga persona që nuk kanë përvojën dhe njohurinë e duhur për përdorimin e saj, përveçse nëse janë nën mbikëqyrjen e një personi përgjegjës për sigurinë e tyre ose janë të informuar në lidhje me funksionimin e pajisjes.
  • Fëmijët duhet të mbikëqyren për të mos i lejuar të luajnë me pajisjen.
  • Shkëputni përshtatësin përpara çdo procedure pastrimi ose mirëmbajtjeje.
  • Për të shmangur rrezikun, përshtatësi i dëmtuar duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, përfaqësuesi i autorizuar i prodhuesit ose një teknik po aq i kualifikuar.
  • Mbajini gishtat, flokët dhe rrobat e lëshuara larg pjesëve lëvizëse ose hapësirave boshe gjatë pastrimit me fshesë.
  • Hidhini bateritë e përdorura në përputhje me ligjet dhe rregulloret vendëse.
  • Bateritë në këtë pajisje mund të ndërrohen vetëm nga shërbimet e autorizuara.
  • Mos përdorni bashkë bateri të llojeve të ndryshme ose bateri të vjetra dhe të reja.
  • Mos i lidhni në qark të shkurtër terminalet e furnizimit me korrent.
  • Duhet të përdoret vetëm me bateri ME1XXFG CM 2600 mAh.
  • Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga fëmijë dhe njerëz me aftësi fizike, shqisore ose mendore të kufizuara ose nga njerëz me mungesë përvoje ose njohurie, përveçse nëse janë nën mbikëqyrjen

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

e të tjerëve ose u jepen udhëzimet përkatëse.

  • Fëmijët duhet të mbikëqyren për të mos i lejuar të luajnë me pajisjen.
  • Mos vendosni pesha mbi pajisjen. Sigurohuni që fëmijët dhe kafshët shtëpiake të mos hyjnë në pajisje.
  • Mos e përdorni pajisjen në vende të larta si p.sh. mbi tavolinë ose karrige.

1.2 Pajtueshmëria me rregulloret e WEEE dhe asgjësimi i mbetjeve

BEKO VRR 71414 VB - Pajtueshmëria me rregulloret e WEEE dhe asgjësimi i mbetjeve - 1

Ky produkt është në përputhje me Direktivën EU, WEEE (2012/19/EU). Ky produkt ka një simbol klasifikimi për pajisjet elektrike dhe elektronike të përdorura (WEEE).

Ky simbol tregon se ky produkt nuk duhet të hidhet pas përdorimit me mbeturina të tjera shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së shërbimit. Pajisja e përdorur duhet rikthyer në pikën zyrtare të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për këto pika grumbullimi mund të pyesni pranë autoriteteve lokale ose shitësit ku u ble produkti. Çdo familje luan një rol të rëndësishëm për rikuperimin dhe riciklimin e pajisjeve të vjetra. Asgjësimi i duhur i pajisjeve të përdorura parandalon pasojat negative për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve.

1.3 Informacione për paketimin

BEKO VRR 71414 VB - Informacione për paketimin - 1

Paketimi i produktit është bërë me materiale të riciklueshme në përputhje me Legjislacionin kombëtar.

Mos i hidhni materialet e paketimit bashkë me mbeturinat shtëpiake ose mbetje të tjera, çojini ato në pikat e grumbullimit të paketimeve të specifikuara nga autoritetet vendore.

1.4 Bateritë e konsumuara

BEKO VRR 71414 VB - Bateritë e konsumuara - 1

Ky simbol te bateritë/bateritë e karikueshme ose në paketim tregon se bateria/bateria e karikueshme nuk mund të hidhet bashkë me mbeturinat e zakonshme shtëpiake. Për bateri/bateri të karikueshme të caktuara, ky simbol mund të plotësohet nga një simbol kimik. Simbolet për merkurin (Hg) ose plumbin (Pb) jepen nëse bateritë/bateritë e karikueshme përmbajnë më shumë se 0,0005 % merkur ose më shumë se 0,004 % plumb.

Bateritë/bateritë e karikueshme, duke përfshirë ato që nuk përmbajnë metale të rënda, nuk mund të hidhen bashkë me mbeturinat shtëpiake. Gjithmonë hidhini bateritë e përdorura në përputhje me rregulloret mjedisore lokale. Informohuni në lidhje me rregulloret e zbatueshme për hedhjen e tyre në vendin ku jetoni.

1.5 Çfarë të bëni për të kursyer energjinë

  • Kur përdorni pajisjen, rregullojini parametrat e shpejtësisë në përputhje me sipërfaqen, në mënyrë që të kurseni energji.
  • Normalisht, shpejtësitë e ulëta përdoren për pastrimin e sipërfaqeve të forta, kurse shpejtësitë e larta përdoren për pastrimin e qilimave.

2 Përmbajtja e kutisë

BEKO VRR 71414 VB - Përmbajtja e kutisë - 1

Përshtatësi i karikimit

Aksesorë rezervë të përfshirë

1 filter

Manuali i përdorimit dhe dokumentacioni i produktit (2 copë)BEKO VRR 71414 VB - Aksesorë rezervë të përfshirë - 1

Furça e pastrimitBEKO VRR 71414 VB - Aksesorë rezervë të përfshirë - 2

3 Përmbledhja

BEKO VRR 71414 VB - Përmbledhja - 1

3 Përmbledhja

2.1 Kontrollet dhe komponentët

  1. Lidar
  2. Trupi i sipërm
  3. Trupi qendror
  4. Butoni i nisjes së pastrimit-vendosjes në pauzë / butoni i dërgimit te baza e karikimit
  5. Sensori i mbrojtëses
  6. Mbrojtësja e përparme
  7. Sensori i goditjes së mbrojtëses së përparme
  8. Kunjat e karikimit
  9. Sensori i parandalimit të rënies
  10. Kunjat e karikimit
  11. Rrota e përparme rrotulluese
  12. Furça rrotulluese
  13. Kapaku i furçës rrotulluese
  14. Rrota e pasme
  15. Furçat anësore
  16. Stacioni i karikimit
  17. Përshtatësi i karikimit
  18. Butoni i ndezjes/fikjes
  19. Depozita e fshesës robot
  20. Butoni për hapjen e depozitës
  21. Zona e hapjes së filtrit
  22. Furça e pastrimit
  23. Filtri EPA

2.2 Deklarata e konformitetit për CE

Arçelik A.Ş. deklaron këtu se kjo pajisje është në përputhje me Direktivën 2014/53/EU. Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së është i disponueshëm në adresën e mëposhtme të internetit: – Produktet nga: grundig.com

2.3 Të dhënat teknike

Tensioni i përshtatësit100-240V~, 50-60 Hz
Dalja e adaptorit 24,0V/ 1,0 A
Bateria Li-ion: 14,4 V / 2,6 Ah
Periudha e karikimit: 4- 5,5 orë
Koha e përdorimitDeri në 130 minuta(në pozicionin e heshtjes)
Kapaciteti i depozitëssë pluhurave0,8 L
Gama e frekuencës2,4G Wi-Fi2412-2472 MHz
Lidhjet e mbështeturaWLAN IEEE 802.11b/g/n me valë
Fuqia maksimale edaljes RF Wi-Fi 2,4 G:20 dBm
Informacione përekspozimin ndajradiofrekuencaveMaksimumi 2,4 G Wi-Fi
Fuqia maksimale edaljes RF Wi-Fi 2,4 G:20 dBm
Koha e përdorimitMaksimumi: 70minutaMe fuqi: 80 minutaStandarde: 100minutaMe qetësi: 130minuta

Informacione për ekspozimin ndaj radiofrekuencave: Niveli maksimal i lejuar i ekspozimit llogaritet sipas distancës 20 cm mes pajisjes dhe trupit të njeriut. Për të respektuar kushtin e ekspozimit ndaj radiofrekuencave RF, duhet të ruhet një distancë prej 20 cm mes pajisjes dhe personit.

Të drejtat për të bërë ndryshime teknike dhe të dizajnit janë të rezervuara.

3 Përmbledhja

Parametri i furnizimit me energji nga jashtë
Prodhuesi E-TEK Electronics Manufactory Co., LTD
Identifikuesi i modelit ZD024D240100EU
Tensioni në hyrje 100-240V~
Frekuenca në hyrje 50-60Hz
Rryma në hyrje 0,5A
Tensioni në dalje 24,0V DC
Rryma në dalje 1 A
Fuqia në dalje 24,0W
Efikasiteti aktiv mesatar 86,37%
Efikasiteti në ngarkesë të ulët (10%) 85,71%
Konsumi i energjisë pa ngarkesë 0,074W

4 Montimi

1- Hiqni sfungjerët mbrojtës.

BEKO VRR 71414 VB - 1- Hiqni sfungjerët mbrojtës. - 1

Instaloni spinën e përshtatësit në stacionin e karikimit dhe vendosni kabllot për të parandaluar që kablloja e përshtatësit të mblidhet rreth pajisjes gjatë pastrimit.

BEKO VRR 71414 VB - 1- Hiqni sfungjerët mbrojtës. - 2

Instaloni stacionin e karikimit në një vend ku mund të arrihet me lehtësi nga fshesa me korrent. Instaloni stacionin e karikimit në një vend të fortë dhe në nivel, dhe jo mbi tapet.

Për të siguruar një funksionim të qetë të robotit, këshillohet që të mos ketë pengesa brenda 1,5 m në pjesën e përparme dhe brenda 0,5 m në anën e majtë dhe të djathtë.

BEKO VRR 71414 VB - 1- Hiqni sfungjerët mbrojtës. - 3

PARALAJMËRIM: Nëse do ta përdorni pajisjen për herë të parë ose nëse nuk e keni përdorur për një kohë të gjatë, karikoni plotësisht bateritë përpara se ta përdorni.
Mbajeni gjithmonë në prizë stacionin e karikimit, në rast të kundërt fshesa robot nuk mund të kthehet automatikisht në stacionin e karikimit.
Për një funksionim të qetë në lidhje me karikimin, mos e lëvizni stacionin e karikimit. Kur ndryshon vendndodhja, mund të fshihet harta e disponueshme dhe të krijohet një hartë të re për shkak të gabimit të pozicionimit.

BEKO VRR 71414 VB - 1- Hiqni sfungjerët mbrojtës. - 4

BEKO VRR 71414 VB - 1- Hiqni sfungjerët mbrojtës. - 5Ju lutemi karikoni makinën përpara përdorimit të parë.
BEKO VRR 71414 VB - 1- Hiqni sfungjerët mbrojtës. - 6Nëse produkti nuk do të përdoret për një periudhë të gjatë kohore; karikoni plotësisht dhe më pas fikni çelësin e energjisë për të mbrojtur jetëgjatësinë e baterisë.Produkti duhet të karikohet të paktën një herë në tre muaj.

5.1 Përdorimi i synuar

Kjo pajisje është planifikuar për përdorim në shtëpi dhe ajo nuk është e përshtatshme për përdorim industrial.

5 Përdorimi

5.2 Karikimi i pajisjes

  1. Vendosni butonin e ndezjes-fikjes anash në pozicionin e ndezjes për ndezjen fillestare.

Butoni i ndezjes/fikjes

  1. Vendoseni pajisjen në stacionin e mbledhjes së pluhurave që ajo të jetë drejt me kunjat e komunikimit të karikimit.

BEKO VRR 71414 VB - Karikimi i pajisjes - 2

Karikimi fillon pasi treguesi i ndriçimit i stacionit të karikimit pulson 3 herë dhe më pas fiket plotësisht.

5.3 Përdorimi

Për veprimin e parë, vendosni butonin e ndezjes/fikjes anash nga pozicioni "O" në "I". Shtypni butonin "I" në fshesën robot për 3 sekonda për ta ndezur.

  • Mos e fikni pajisjen duke përdorur butonin e ndezjes/fikjes direkt gjatë pastrimit; në rast të kundërt të dhënat e fshesës robot nuk mund të ruhen.
  • Nëse butoni i ndezjes/fikjes është në pozicionin e fikjes (OFF), fshesa robot do të ndizet automatikisht kur të vendoset në stacionin e karikimit dhe do të fiket automatikisht kur të higet nga stacioni i karikimit.
  • Nëse fshesa robot nuk do të përdoret për një periudhë të gjatë kohore, vendoseni

butonin e ndezjes/fikjes në pozicionin e fikur.

Fillimi i pastrimit

BEKO VRR 71414 VB - Fillimi i pastrimit - 1

Shtypni butonin "I" për të nisur modalitetin e pastrimit automatik. Kur niset, fshesa robot hiqet nga stacioni i karikimit, kryen një skanim automatik për të krijuar një hartë, përcakton rrugën e pastrimit në mënyrë inteligjente dhe e ndan zonën në disa rajone. Itinerari i pastrimit planifikohet përgjatë murit dhe fshesa robot lëviz përpara dhe prapa për të pastruar rajone të ndryshme sipas radhës

BEKO VRR 71414 VB - Fillimi i pastrimit - 2

PARALAJMËRIM: Nëse niveli i karikimit është shumë i ulët, pastrimi nuk mund të fillojë. Ju lutemi karikoni pajisjen përpara se të filloni pastrimin.

BEKO VRR 71414 VB - Fillimi i pastrimit - 3

PARALAJMËRIM: Para pastrimit, rregulloni të gjitha kabllot për të parandaluar shkëputjet për shkak të ngatërrimit/tërheqjes së kabllove dhe për të parandaluar dëmtimin e mobilieve.

BEKO VRR 71414 VB - Fillimi i pastrimit - 4

PARALAJMËRIM: Në modalitetin e pastrimit automatik, nëse sipërfaqja që do të pastrohet është më pak se 10 metra katorë, pastrimi kryhet dy herë, në mënyrë të parazgjedhur.

BEKO VRR 71414 VB - Fillimi i pastrimit - 5

PARALAJMËRIM: Mos e lëvizni stacionin e karikimit gjatë pastrimit dhe sigurohuni që stacioni të jetë në prizë; në rast të kundërt fshesa robot mund të mos arrijë të kthehet për karikimin.

Vendosja në pauzë

Shtypni butonin "I" në trupin e pajisjes për ta ndalur fshesën robot kur është në punë. Fshesa robot kalon në modalitetin e pauzës.

Karikimi automatik: Fshesa robot kthehet automatikisht për t'u karikuar pas përfundimit të pastrimit.

Karikimi manual: Fshesa robot kthehet automatikisht në stacionin e karikimit kur shtypni butonin "në pjesën e sipërme të trupit të pajisjes kur është në pozicionin e pauzës.

A. Nëse është në pauzë, shtypni butonin "l" për karikimin automatik. B. Nëse fshesa robot ngec diku dhe nuk mund ta gjejë stacionin e karikimit, vendoseni vetë fshesën robot në stacionin e karikimit për të lejuar që të karikohet.

Pastrimi i një pike

BEKO VRR 71414 VB - Pastrimi i një pike - 1

Vendoseni fshesën robot në zonën që do të pastroni dhe shtypni dy herë butonin "① Kur aktivizohet modaliteti, fshesa robot duhet të pastrojë një sipërfaqe katrore 1,5 x 1,5 m duke e konsideruar veten si qendër të saj.

Ajo nuk mund ta nisë veprimin e pastrimit të një pike nga stacioni i karikimit. Kur të përfundojë pastrimi i pikës, ajo nuk kthehet në stacionin e karikimit dhe qëndron në pozicionin e saj. Vendoseni atë në mbështetësen e karikimit ose kalojeni te mbështetësja e karikimit duke shtypur butonin "në pjesën e sipërme të trupit të pajisjes.

Zgjedhja e fuqisë së pastrimit

(Mbështetet vetëm me aplikacionin përkatës për celular) Mund të zgjidhni fuqinë e dëshiruar të pastrimit nga aplikacioni:

• Në qetësi - Standard • Me fuqi • Maksimumi

Pastrimi me kontrollin në distancë

(Mbështetet vetëm me aplikacionin përkatës për celular) Mund ta drejtoni fshesën robot në zonën që do të pastrohet duke përdorur modalitetin manual të kontrollit në distancë përmes aplikacionit.

Gjumi

Fshesa robot kalon automatikisht në modalitetin e gjumit nëse qëndron pa lëvizur për 10 minuta. Fshesa robot kalon automatikisht në modalitetin e gjumit 10 minuta pasi të jetë karikuar plotësisht. Modaliteti i gjumit çaktivizon detyrën aktuale.

Rivendosja e sistemit

Shtypni butonin "1" për 15 sekonda në pozicionin e gatishmërisë për ta rivendosur sistemin. Kur sistemi rivendoset, harta dhe cilësimet origjinale (duke përfshirë kufijtë virtualë) në fshesën robot do të fshihen.

Për fshirjen e llogarisë në aplikacion, klienti mund të shtypë butonin "hiq produktin dhe pastro llogarinë" në aplikacion për të fshirë të gjitha të dhënat në aplikacion dhe në renë kompjuterike, si hartat, historitë e pastrimit, pajisjen e përbashkët, fjalëkalimin e llogarisë së Wi-Fi...etj.

5.3.1 Përdorimi me aplikacionin

Shkarkoni aplikacionin

Për të shkarkuar aplikacionin, kërkoni për aplikacionin "HomeDirect-SDA" në dyqanin e aplikacioneve celulare. Rishikoni manualin e aplikacionit celular për informacione të detajuara.

Rivendosni Wi-Fi

Shtypni njëkohësisht butonat "①" dhe "̂" derisa të dëgjoni paralajmërimin zanor dhe të shikoni dritën që vezullon.

Shtoni një pajisje

  • Hapni aplikacionin, krijoni një llogari të re dhe ndiqni udhëzimet në aplikacion.
  • Përpara se të konfiguroni Wi-Fi, sigurohuni që fshesa robot dhe rrjeti Wi-Fi të plotësojnë kërkesat e mëposhtme.

A. Fshesa robot

- Niveli i karikimit të fshesës robot duhet të jetë mbi 20% ose fshesa robot duhet të vendoset në stacionin e karikimit.

B. Rrjeti Wi-Fi:

- Sigurohuni që fjalëkalimi i rrjetit tuaj me valë (modemi) të jetë i saktë.

- Mos përdorni një rrjet VPN (rrjet privat virtual).

- Ruteri Wi-Fi do të mbështesë protokollet 802.11b/g/n dhe IPv4.

- Ruteri duhet të jetë në brezin e frekuencës 2,4 GHz ose do të përdoret një ruter me dy breza që mbështet brezin 2,4 GHz. Fshesa robot nuk e mbështet brezin e frekuencës 5 GHz.

- Nëse fshesa robot nuk mund të lidhet me rrjetin Wi-Fi me dy breza 2,4/5 GHz, zgjidhni rrjetin 2,4 GHz për cilësimet e Wi-Fi. Mund të ktheheni në brezin tjetër të frekuencës kur të përfundojë cilësimi.

- Nëse jeni duke u lidhur me një rrjet të fshehur, sigurohuni që të keni futur saktë emrin e rrjetit [SSID (me shkronja të vogla dhe të mëdha)] dhe se jeni lidhur me një rrjet me valë 2,4 GHz.

- Nëse jeni duke përdorur një zgjerues të rrjetit me valë, sigurohuni që emri i rrjetit (SSID) dhe fjalëkalimi të jenë të njëjtë me rrjetin kryesor.

5 Përdorimi

Gabim i lidhjes Wi-Fi

Statusi i Wi-Fi Shkaku Zgjidhja
Drita e bardhë ndizet vazhdimisht.Fshesa robot është e lidhur me ruterin (mo-demin), por nuk mund të lidhet me rrjetin.• Sigurohuni që modemi të jetë i lidhur me rrjetin.• Kontaktoni me operatorin e rrjetit tuaj për të parë nëse ka ndonjë problem në të dhënat e internetit.
Drita e bardhë pulson me shpejtësiFshesa robot nuk mund të lidhet me modemin• Sigurohuni që emri i rr-jetit dhe fjalëkalimi nuk kanë ndryshuar.• Rivendosni lidhjen Wi-Fi nëse kërkohet. Referojuni seksionit "Rivendosja e Wi-Fi" në pjesën "Shkar-kimi i aplikacionit dhe ri-vendosja e Wi-Fi" në këtë manual.
Drita e bardhë pulson ngadalë.Wi-Fi është rivendosur.• Siguroni lidhjen Wi-Fi të fshesës robot. Rishikoni manualin e aplikacionit celular për udhëzime të detajuara. Rivendosni lidhjen Wi-Fi, nëse kërko-het. Referojuni seksionit "Rivendosja e Wi-Fi" në këtë manual

Kërkesat e sigurisë së rrjetit:

Përdorni rrjetet e enkriptuara WPA dhe WPA2 me TKIP, PSK dhe AES/CCMP.

5 Përdorimi

5.3.2 Modalitetet e përdorimit

Menaxhimi i hartës

A. Harta në kohë reale

Krijimi në kohë reale i një harte shtëpie mund t'ju ndihmojë të kuptoni me lehtësi itinerarin e pastrimit dhe ambientin e pastrimit. Pas pastrimit krijohet një hartë e shtëpisë. Harta përditësohet në kohë reale gjatë çdo veprimi fshirjeje për të siguruar një navigim normal. Për të krijuar një hartë të plotë të shtëpisë;

a. Hapni dyert e dhomave tuaja që fshesa robot të krijojë hartën për çdo dhomë;

b. Hiqni çdo objekt që mund të shkaktojë pengesa ose bllokim të fshesës robot;

c. Mos e ndryshoni vendndodhjen e stacionit të karikimit ose mos e hiqni nga priza pasi të krijohet harta.

B. Ripozicionimi dhe rikrijimi i hartës

Nëse fshesa robot zhvendoset ose bëhen ndryshime të rëndësishme në ambient, fshesa robot përpiqet të ripozicionohet për t'u përshtatur me ambientin e ri dhe mund të krijojë përsëri hartën përkatëse. Detajet janë si më poshtë:

a. Nëse ripozicionimi është i suksesshëm, fshesa robot vazhdon pastrimin; b. Nëse ripozicionimi nuk është i suksesshëm, fshesa robot fillon të skanojë për të krijuar përsëri hartën.

BEKO VRR 71414 VB - Ripozicionimi dhe rikrijimi i hartës - 1

PARALAJMËRIM: Sigurohuni që fshesa robot ta fillojë gjithmonë punën e pastrimit nga stacioni i karikimit.

Gjatë pastrimit, mos ndërhyni te fshesa me korrent dhe mos e ndryshoni vendndodhjen e saj.

Modaliteti i pastrimit të dhomës (mbështetet vetëm nga aplikacioni përkatës celular)

Mund të specifikoni dhomat që dëshironi të pastroni me aplikacionin celular, më pas fshesa robot pastron vetëm dhomat që janë shënuar në hartë.

BEKO VRR 71414 VB - Modaliteti i pastrimit të dhomës (mbështetet vetëm nga aplikacioni përkatës celular) - 1

  • Fshesa robot mund të hyjë gjithashtu në zona të tjera nga zona e zgjedhur pasi të fillojë pastrimin; prandaj hiqni pengesat në terren rreth zonës së zgjedhur. Zgjedhja e zonës nuk siguron një izolim të sigurt.
  • Pastrimi rajonal mund të fillojë vetëm pasi fshesa robot të krijojë me sukses një hartë.

Modaliteti i pastrimit rajonal (mbështetet vetëm nga aplikacioni përkatës celular)

BEKO VRR 71414 VB - Modaliteti i pastrimit rajonal (mbështetet vetëm nga aplikacioni përkatës celular) - 1

Përmasat e rajonit mund të përcaktohen duke e mbajtur nga këndi i poshtëm i djathtë. Ndërkohë, përmasat e zonës së shfaqur shkruhen në ekran me vijën me pika.

Zgjidhni modalitetin e pastrimit rajonal në aplikacion dhe më pas specifikoni një zonë pastrimi. Fshesa robot pastron vetëm zonën e zgjedhur dhe më pas kthehet në stacionin e karikimit.

- Pastrimi rajonal mund të fillojë vetëm pasi fshesa robot të krijojë me sukses një hartë.

BEKO VRR 71414 VB - Modaliteti i pastrimit rajonal (mbështetet vetëm nga aplikacioni përkatës celular) - 2

Referojuni manualit të përdorimit të aplikacionit celular për këshilla të detajuara për përdorimin.

6 Pastrimi dhe mirëmbajtja

Fikeni pajisjen dhe hiqeni nga priza përpara se ta pastroni.

BEKO VRR 71414 VB - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 1

PARALAJMËRIM: Kurrë mos përdorni benzinë, hollues, pastrues gërryes, objekte metalike ose furça të forta për të pastruar pajisjen.

6.1 Pastrimi i depozitës së pluhurave dhe i filtrave

BEKO VRR 71414 VB - Pastrimi i depozitës së pluhurave dhe i filtrave - 1

Ju mund të telefononi qendrën tonë të thirrjeve për të porositur një filtër të ri kur filtri juaj arrin fundin e jetës së tij të pritshme, është deformuar ose ka nevojë të zëvendësohet për një arsye.

BEKO VRR 71414 VB - Pastrimi i depozitës së pluhurave dhe i filtrave - 2

Për të siguruar rendimentin maksimal me filtrin EPA, pastrojeni me një furçë pas çdo pastrimi.

Filtri EPA është një aksesor i zëvendësueshëm.

Nëse keni kryer një operacion pastrimi në një hapësirë ku ka pluhur ndërtimi dhe pluhur me grimca shumë të imta, zëvendësoni filtrin tuaj me një të ri në mënyrë që të mos përjetoni humbje të performancës.

  1. Hiqeni depozitën e pluhurave duke shtypur butonin siç tregohet më poshtë.

BEKO VRR 71414 VB - Pastrimi i depozitës së pluhurave dhe i filtrave - 3

  1. Hapeni depozitën e pluhurave siç shihet më poshtë dhe zbrazeni.

BEKO VRR 71414 VB - Pastrimi i depozitës së pluhurave dhe i filtrave - 4

6 Pastrimi dhe mirëmbajtja

  1. Hiqni filtrin me rendiment të lartë dhe pastroni filtrin duke përdorur furçën e pastrimit të përfshirë me pajisjen.

BEKO VRR 71414 VB - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 1

  1. Lani depozitën e pluhurave dhe njësinë e filtrit në mënyrë periodike me ujë të ftohtë sipas nevojës dhe sipas shpeshtësisë së përdorimit.

BEKO VRR 71414 VB - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 2

  1. Lëreni depozitën e pluhurave dhe grupin e filtrit të thahen pas larjes dhe sigurohuni që ato të jenë tharë plotësisht.

BEKO VRR 71414 VB - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 3

Tharja mund të zgjasë nga 24 deri në 48 orë.

  1. Montoni depozitën e pluhurave dhe njësinë e filtrit pasi t'i keni tharë dhe më pas instaloni njësinë në fshesën me korrent.

BEKO VRR 71414 VB - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 4

PARALAJMËRIM: Mos e përdorni fshesën robot pa instaluar grupin e filtrave. Në rast të kundërt, pajisja mund të dëmtohet.

6.2 Pastrimi i furçës

  1. Hapni kapakun e sipërm të furçës kryesore duke shtypur kapëset. Tërhiqeni lart dhe hiqni rrotullën kryesore. Prisni flokët e mbledhura në furçën rul me anën e mprehtë prerëse të furçës së pastrimit. Më pas pastroni pluhurat në furçën rul me anë të fijeve të furçës së pastrimit.

6 Pastrimi dhe mirëmbajtja

BEKO VRR 71414 VB - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 1

  1. Rivendoseni furçën pasi ta pastroni dhe mbyllni kapakun në drejtim të shigjetës.

BEKO VRR 71414 VB - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 2

6 Pastrimi dhe mirëmbajtja

6.3 Pastrimi dhe montimi i furçës anësore

BEKO VRR 71414 VB - Pastrimi dhe montimi i furçës anësore - 1

Në një përdorim afatgjatë, lani furçën anësore me ujë të ngrohtë në mënyrë që të eliminoni deformimin e formës së saj. Instalojeni atë në robot siç tregohet pasi të jetë tharë.

6.4 Pastrimi i sensorëve

Pastroni rregullisht sensorët dhe kunjat/elektrodat e karikimit dhe hiqni pluhurat duke përdorur një pecetë të thatë dhe të butë ose një furçë pastrimi.

Informacione: Do të merrni një njoftim nëpërmjet aplikacionit kur të kërkohet pastrimi i sensorit.

Kunjat e karikimit Boshti i rrotës Sensori i mbrojtëses Sensori i mbrojtëses së përparme

6 Pastrimi dhe mirëmbajtja

Sensori i parandalimit të rëniesBEKO VRR 71414 VB - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 1

7 Zgjidhja e problemeve

Kushtet e përgjithshme të gabimeve

Defekti Shkaku dhe zgjidhja

Nuk mund të përdoret1. Niveli i karikimit është i ulët. Vendoseni fshesën robot në stacionin e karikimit në mënyrë që të jetë në për-puthje me kunjat e karikimit. Vendosni butonin në të majtë të fshesës robot në pozicionin "l"; dhe fshesa me korrent do të funksionojë automatikisht (kur fshesa ro-bot është shkarkuar plotësisht, do t'ju duhet ta karikoni për njëfarë kohe për funksionimin e saj automatik).2. Temperatura e ambientit është shumë e ulët (nën 0°C) ose shumë e lartë (mbi 50°C). Përdoreni fshesën robot në një temperaturë ambienti nga 0 deri në 40°C.3. Sigurohuni që butoni i ndezjes/fikjes në anën e fshesës robot të vendoset në pozicionin "l".
Bateria nuk karikohet1. Hiqeni fshesën robot dhe kontrolloni nëse drita tregue-se në stacionin e karikimit është e ndezur dhe siguro-huni që të dyja skajet e adaptorit të stacionit të karikimit të jenë të lidhura.2. Kontakt i lirshëm. Pastroni kontaktet e sustës në sta-cionin e karikimit dhe kontaktet e karikimit në fshesën robot.3. Sigurohuni që butoni i ndezjes/fikjes në anën e fshesës robot të vendoset në pozicionin "l".
Nuk kthehet në stacion për karikim1. Ka shumë pengesa rreth stacionit të karikimit. Vendoseni stacionin e karikimit në një zonë pa penge-sa.2. Fshesa robot është shumë larg stacionit të karikimit. Vendoseni fshesën robot më pranë stacionit të kariki-mit dhe provoni përsëri.3. Sigurohuni që stacioni i karikimit të jetë i vendosur në prizë dhe të ketë energji elektrike.

Funksionim jo normal Fikeni dhe ndizni përsëri.

Funksionon me zhurmë jo normale.

Rendimenti i pastrimit është i ulët / rrjedhje pluhurash

Materiale të huaja mund të kenë hyrë në furçën kryesore, furçat anësore dhe te rrotat. Fikeni fshesën me korrent dhe pastrojeni atë.

  1. Depozita e pluhurave është plot. Pastroni depozitën e pluhurave.
  2. Filtri është i bllokuar. Pastroni ose rivendosni filtrin.
  3. Materiale të huaja mund të kenë hyrë në furçën kryesore. Pastroni furçën kryesore.

7 Zgjidhja e problemeve

Nuk mund të lidhet me rrjetin Wi-Fi.1. Sinjali Wi-Fi është i dobët. Sigurohuni që sinjali Wi-Fi në vendndodhjen e fshesës robot të jetë i fortë.2. Ka një ndërprerje në lidhjen Wi-Fi. Rivendosni lidhjen Wi-Fi, shkarkoni aplikacionin më të fundit celular dhe provo përsëri.3. Fjalëkalimi nuk është futur saktë.4. Ruteri i përdorur është një model që funksionon në bre-zin e frekuencës 5G (kjo fshesë roboti mbështet vetëm brezin e frekuencave 2,4 G).
Veçoria e pastrimit me kohë nuk funksiononNiveli i karikimit është i ulët. Pastrimi me kohë mund të fillojë vetëm kur niveli i karikimit është më i lartë se 20%.
Fshesa me korrent konsumon energji kur është në stacionin e karikimitFshesa me korrent konsumon shumë pak energji kur është në stacionin e karikimit; kjo veçori ju lejon të ruani rendimentin e baterisë në nivelin më të mirë.

Lista e defekteve

Kur fshesa robot kalon në pozicionin e gabimit, butoni i ndriçuar i bazës në pjesën e sipërme të trupit fillon të pulsojë me ngjyrë të kuqe dhe jep një paralajmërim zanor. Ndiqni paralajmërimin zanor për të zgjidhur defektin.

Paralajmërimi zanor Zgjidhja
Gabimi 1: Gabim i baterisë. Referojuni manualit ose aplikacionit.• Temperatura e baterisë është shumë e lartë ose shumë e ulët. Prisni derisa temperatura e baterisë të arrijë vlerat normale (0°C~40°C/32°F~104°F).
Gabimi 2: Gabim i rrotës. Referojuni manualit ose aplikacionit.• Kontrolloni për materiale të huaja të ngecura në rrota dhe rindizni fshesën me korrent.
Gabimi 3: Gabim i furçës anësore. Referojuni manualit ose aplikacionit.• Kontrolloni për materiale të huaja të ngecura në furçën anësore dhe rindizni fshesën me korrent.

7 Zgjidhja e problemeve

Gabimi 4: Gabim i motorit kryesor. Referojuni manualit ose aplikacionit.•Kontrolloni nëse ka materiale të huaja të ngecura në pjesën e pasme të furçës rrotulluese (në rrugën e qarkullimit të ajrit) dhe rindizni fshesën me korrent.•Kontrolloni depozitën e pluhurave dhe filtrin dhe rindizni fshesën me korrent.
Gabimi 5: Gabim i furçës turbo. Referojuni manualit ose aplikacionit.•Hiqni furçën rrotulluese dhe pastron pjesën e lidhjes së furçës rrotulluese, kapakun e furçës rrotulluese dhe kokën e pluhurave. Rindizni fshesën me kor-rent pas pastrimit.
Gabimi 6: Gabim i sensorit me laser. Referojuni manualit ose aplikacionit.•Kontrolloni për materiale të huaja brenda sensorit të laserit, pastrojeni nëse duhet dhe rindizni fshesën me korrent.
Gabimi 7: Gabim i veprimit të karikimit. Pastroni zonën e kontaktit të karikimit.•Kontrolloni për papastërti në zonën e karikimit dhe pastroni kunjat e karikimit.
Gabimi 8: Gabim i softuerit. Fikeni dhe ndizeni përsëri.•Vendoseni butonin kryesor në pozici-onin O dhe përsëri në pozicionin I dhe rindizni fshesën me korrent
Gabimi 9: Funksionim jo normal. Sigurohuni që butoni kryesor të jetë i ndezur.•Vendoseni fillimisht butonin kryesor në pozicionin e ndezur
تستهلك المكنسة الكهربائية كمية قليلة جدّا من الطاقة أngthenاء و Countiesها في قاعدة الشحن، ونتيح هذه الميزة الحفاظ على أداءprobability في أفضل مستوى لها.تستهلك المكنسة الكهربائية طاققة أngthenاء و Countiesها في قاعدة الشحن
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BEKO

Modeli : VRR 71414 VB

Kategori : Pastrues robot