NV70F3784LB - Furrë SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas NV70F3784LB SAMSUNG në format PDF.
| Lloji i produktit | Pjekës elektrik i integruar |
| Numri i modelit | NV70F3784LB |
| Marka | Samsung |
| Ngjyra | E zezë |
| Dimensionet (LxGxL) | 595 x 595 x 575 mm |
| Kapaciteti i pjekësit | 76 L |
| Pesha | Përafërsisht 40 kg |
| Furnizimi me energji | 220-240 V, 50/60 Hz, 16 A |
| Klasa e efikasitetit të energjisë | A |
| Funksionet kryesore | Pjekje, Skarë, Konvekcion, Avull, Ventilator + Skarë, Eco, Shkrirje |
| Lloji i pastrimit | Aqua Clean + Vetëpastrim pirolitik |
| Karakteristikat e sigurisë | Bllokim për fëmijë, Fikje automatike, Ventilator ftohjeje |
| Lloji i kontrollit | Kontroll me prekje + çelësat rrotullues |
| Ekrani | Ekran LED |
| Lloji i instalimit | I integruar |
| Pjesë këmbimi në dispozicion | Elementet ngrohëse, guarnicioni i derës, paneli i qelqit, sensori i temperaturës |
| Garancia | 2 vjet |
Pyetjet më të shpeshta - NV70F3784LB SAMSUNG
Pyetjet e përdoruesve rreth NV70F3784LB SAMSUNG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj NV70F3784LB - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. NV70F3784LB e markës SAMSUNG.
MANUAL I PËRDORUESIT NV70F3784LB SAMSUNG
Furrë inkaso manuali i përdorimit
Planet First
100% Recycled Paper
Ky manual është prodhuar me letër 100 % të riciklueshme.
imagjinoni mundësitë
Faleminderit që keni blerë këtë produkt të Samsung.
SAMSUNG
përmbajtja
KOMANDAT E FURRËS
PJESËT SHTESË
11 Komandat e furrës
11 Pjesët shtesë
13 Pjatat e testit në furrë
13 Funksionet
14 Modaliteti i pandarë
15 Gatimi i ndarë
16 Caktoni kohën e gatimit
16 Caktoni kohën e përfundimit
17 Ndryshoni caktimin e kohëve
17 Ndryshoni temperaturën
17 Cilësimi i kohës
18 Vendosni alarmin
18 Çaktivizoni alarmin
18 Ekrani i orës
18 Sinjali i zërit
18 Ndriçimi
18 Kyçja
18 Fikja
19 Programet e gatimit automatik në furrë të pandarë
21 Zgjidhja e problemeve
21 Kodi i gabimit
22 Konfigurimi fillestar
22 Pastrimi me avull (Opsional)
23 Tharje e shpejtë
23 Sipërfaqe e emaluar katalitike (Opsionale)
23 Pastrimi me dorë
24 Shkëputja e mbajtëseve anësore (opsionale)
25 Pastrimi i tavanit (opsional)
përdorimi i këtij manuali
Ju faleminderit që zgjodhët furrën inkaso SAMSUNG.
Ky manual përdorimi përmban informacione të rëndësishme mbi sigurinë dhe udhëzime për t'ju ndihmuar në përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes suaj.
Ju lutemi, lexoni më parë manualin e përdorimit para se ta përdorni furrën dhe mbajeni këtë libër për tïu referuar më vonë.
Simbolet e mëposhtme janë përdorur në tekstin e këtij manuali përdorimi:

PARALAJMËRIM ose KUJDES E rëndësishme Shënim


udhëzimet e sigurisë
Instalimi i kësaj furre duhet të kryhet vetëm nga një elektricist i licencuar. Instaluesi është përgjegjës për lidhjen e pajisjes me rjetin elektrik, duke zbatuar udhözimet përkatëse mbi sigurinë.
PARALAJMËRIM
Kjo pajisje nuk është parashikuar për përdorim nga personat (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mangësi në përvojë dhe njohuri, nëse ata nuk janë në mbikëqyrje të drejtpërdrejtë, ose nëse nuk janë udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person që mban përgjegjësi për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
Nëse kordoni elektrik është defektoz, duhet të zëvendësohet me kordon të posaçëm ose grup që ofrohet nga prodhuesi ose agjenti i autorizuar i shërbimit. (Vetëm për modelet me kabillo të fiksuara)
Nëse kordoni elektrik është dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur rreziqet. (Vetëm për modele të llojit me kordon elektrik)
Pajisja duhet të lejojë shkëputjen e pajisjes nga furnizimi me energji pasi është instaluar. Shkëputja mund të arrihet duke pasur një prizë të disponueshme ose duke vendosur një çelës te lidhja e fiksuar e kabillove në përputhje me rregullat e lidhjes së kabillove.
| Gjatë përdorimit pajisja nxhet. Duhet të bëni kujdes të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse brenda në furrë. |
| ⚠ PARALAJMËRIM: Pjesët e përdorshme mund të nxhen gjatë përdorimit. Fëmijët e vegjël duhen mbajtur larg. |
| Nëse kjo pajisje ka funksion me avull ose me vetëpastrim, derdhjet e tepërta duhet të higen para se të bëhet pastrimi dhe asnjë nga enët nuk duhet të lihet në furrë gjatë pastrimit ose vetëpastrimit. (Vetëm modeli me funksion pastrimi) |
| Nëse kjo pajisje ka funksion me vetëpastrim, gjatë vetëpastrimit, sipërfaqet mund të nxhen më shumë se zakonisht dhe në këtë rast fëmijët duhen mbajtur larg. (Vetëm modeli me funksion pastrimi) |
| Përdorni vetëm termometrin e rekomanduar për këtë furrë. (Vetëm për modelet me termometër) |
| Nuk duhet përdorur pastrues me avull. |
| ⚠ PARALAJMËRIM: Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur përpara se të ndërroni llambën, në mënyrë që të shmangni mundësinë e një goditjeje elektrike. |
| Mos përdorni pastrues të ashpër gërryes ose kruese të ashpër metalike për të pastruar xhamin e derës së furrës, pasi mund t'i gërvishtin sipërfaqen, çka mund të shkaktojë thyerjen e xhamit. |
| ⚠ PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të përdorshme nxhen gjatë përdorimit.Duhet të tregoni kujdes për të shmangur prekjen e elementeve nxhëse. Fëmijët nën 8 vjeç duhet të mbahen larg, përveç rasteve kur janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme. |
| Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët mbi 8 vjeç dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore ose me mangësi në përvojë dhe njohuri nëse janë të mbikëqyrur ose nëse u jepen udhëzime lidhur me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që u kanosen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhen nga fëmijët të pambikëqyrur. |
Temperatura në sipërfaqet e përdorshme mund të jetë e lartë kur pajisja është vënë në punë.
Dera e sipërfaqes së jashtme mund të nxehet kur pajisja është vënë në punë.
Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve nën 8 vjeç.
Pajisjet nuk janë parashikuar të përdoren nëpërmjet një kohëmatësi të jashtëm ose nëpërmjet një sistemi të komandimit në distancë.
Anën me kornizë të përthyer vendoseni mbrapa, si mbështetëse gjatë qëndrimit kur gatuani sasi të mëdha ushqimi. (Në varësi të modelit.)

KUJDES
Mos e lidhni furrën nëse është dëmtuar gjatë transportimit.
Pajisja duhet të lidhet me rrjetin elektrik vetëm nga një elektricist i licencuar.
Mos u përpiqni ta vini në punë pajisjen në rast defekti apo dëmtimi.
Riparimet duhet të kryhen vetëm nga një teknik i licencuar. Riparimi i gabuar mund të përbëjë rrezik të madh për ju dhe për të tjerët. Nëse furra juaj ka nevojë për riparim, kontaktoni një qendër shërbimi SAMSUNG ose shitësin tuaj.
Spinat dhe kabllot elektrike nuk duhen lejuar të prekin furrën.
Furra duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit me energji nëpërmjet një çelësi qarku ose sigurese të aprovuar. Mos përdorni kurrë përshtatës spine të shumëfishtë ose spinë zgjatuese.
Kur pajisja është duke u riparuar ose duke u pastruar, furnizimi me energji duhet të ndërpritet.
Kujdes kur të lidhni pajisjet elektrike te prizat që ndodhen pranë furrës.
Nëse pajisja ka funksionin e gatimit me avull, mos e vini në përdorim këtë pajisje nëse kaseta e furnizimit me ujë është e dëmtuar. (Vetëm modeli me funksion me avull)
Nëse kaseta është e krisur ose e thyer, mos e përdorni atë dhe kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit. (Vetëm modeli me funksion me avull)
Kjo furrë është krijuar vetëm për gatimin e ushqimeve të shtëpisë.
Gjatë përdorimit, sipërfaqja e brendshme e furrës nxehet aq sa mund të shkaktojë djegie. Mos i prekni elementet nxehëse ose sipërfaqen e brendshme të furrës derisa të ftohen.
Mos vendosni kurrë materiale të ndezshme mbi furrë.
Sipërfaqja e furrës nxehet kur pajisja përdoret në temperaturë të lartë për periudhë të gjatë.
Gjatë gatimit, bëni kujdes kur hapni derën e furrës, pasi mund të dalë ajër i nxehtë ose avull në mënyrë të vrullshme.
Gjatë gatimit të ushqimeve që përmbajnë alkool, ky i fundit mund të avullojë për shkak të temperaturave të larta dhe avulli mund të marrë flakë nëse bie në kontakt me ndonjë sipërfaqe të nxehtë të furrës.
Për të qenë të sigurt, mos përdorni pastrues me ujë me presion të lartë ose me avull me presion.
| Gjatë kohës që furra është në përdorim, fëmijët duhet të mbahen në distancë sigurie. |
| Ushqimet e ngrira, siç janë picat, duhet të gatuhen në skarën e madhe. Nëse përdorni tavën e pjekjes, ajo mund të deformohet për shkak të ndryshimeve drastike të temperaturës. |
| Mos hidhni ujë në pjesën e fundit të furrës ndërkohë që është e nxehtë. Kjo gjë mund të dëmtojë sipërfaqen e emaluar. |
| Dera e furrës duhet të qëndrojë e mbyllur gjatë gatimit. |
| Mos e mbuloni pjesën e fundit të furrës me letër alumini dhe mos vendosni mbi të tavë pjekjeje apo tepsi. Letra e aluminit bllokon nxehtësinë, gjë që mund të dëmtojë sipërfaqen e emaluar duke rezultuar në cilësi të dobët gatimi. |
| Lëngjet e frutave lënë njolla mbi sipërfaqen e emaluar të furrës, të cilat nuk hiqen. Kur gatuani kekë shumë të lëngshëm, përdorni tavën e thellë. |
| Mos vendosni enë gatimi te dera e hapur e furrës. |
| Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen. |
| Mbajini fëmijët larg derës, gjatë hapjes ose mbylljes, pasi mund të përplasen me derën ose mund të kapin gishtat. |
| Mos shkelni, mos u mbështesni, mos u ulni dhe mos vendosni gjëra të rënda mbi derë. |
| Mos e hapni derën me shumë forcë. |
| ⚠️ PARALAJMËRIM: Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti elektrik, madje edhe pasi të ketë mbaruar procesi i gatimit. |
| ⚠️ PARALAJMËRIM: Mos e lini derën hapur ndërkohë që furra është duke punuar. |
NDËRRIMI I LLAMBËS
⚠️ Rrezik goditjeje elektrike! Përpara se të ndërroni llambat e furrës, ndiqni hapat e mëposhtëm:
- Fikeni furrën.
- Shkëputeni furrën nga rrjeti elektrik.
- Mbrojeni llambën e furrës dhe kapakun prej xhami duke vendosur një cohë në fund dhomëzës së furrës.
- Llambat mund të blihen në qendrën e shërbimit SAMSUNG.
Drita e pasme e furrës
- Hiqni kapakun duke e rrotulluar në drejtim kundërorar dhe hiqni unazën metalike, unazën e sheshtë dhe pastroni kapakun prej xhami. Nëse është e nevojshme, ndërrojeni llambën me një llambë drite për furrë, 25 vat, dhe rezistente ndaj nxehtësisë deri në 300 °C.

-
Pastrojeni kapakun prej xhami, unazën metalike dhe unazën e sheshtë nëse është e nevojshme.
-
Puthiteni unazën metalike dhe unazën e sheshtë me kapakun prej xhami.
-
Vendoseni kapakun prej xhami aty ku e hoqët në hapin 1 dhe rrotullojeni në drejtim të akrepave të orës për ta vendosur në vend.
Drita e anësore e furrës (Në varësi të modelit)
- Për të hequr kapakun prej xhami, mbani pjesën fundore me një dorë, futni një mjet të mprehtë, si thikë buke, ndërmjet xhamit dhe kornizës.

-
Tërhiqni kapakun.
-
Nëse është e nevojshme, zëvendësojeni llambën e halogjenit me një llambë drite halogjeni për furrë, 25-40 vat, rezistente ndaj nxehtësisë deri në 300 °C.

Këshillë: Përdorni gjithmonë një copë të thatë kur mbani llambën e halogjenit, për të shmangur kështu kalimin e djersës nga duart në sipërfaqen e llambës. Nëse këmbeni llambën i rritet jetëgjatësia.
- Rivendosni kapakun prej xhami.
HEQJA E DERËS
Gjatë përdorimit normal, dera e furrës nuk duhet të hiqet, por nëse kjo është e nevojshme, për shembull për qëllime pastrimi, ndiqni udhëzimet e mëposhtme.

KUJDES: Dera e furrës është e rëndë.

- Hapeni derën dhe me një goditje të lehtë hapni plotësisht kapëset në të dyja menteshat.

- Mbylleni derën me afërsisht 70°. Kapini anët e derës së furrës në mes me dy duar dhe tërhiqeni lart derisa të hiqen menteshat.

- Pas pastrimit, për ta montuar derën përsëritni hapat 1 dhe 2 në rend të anasjellë. Kapësja në menteshë duhet të mbyllet në të dy anët.
HEQJA E XHAMIT TË DERËS
Dera e furrës është e pajisur me 3 fletë xhami të vendosura përkundrejt njëra-tjetrës. Këto fletë mund të higen për t'u pastruar.

- Shtypni të dy butonat në të majtë dhe në të djathtë të derës.

- Shkëputni kapakun dhe hiqni xhamin 1 nga dera.

- Ngrijeni xhamin 2 dhe pastrojini fletët e xhamit me ujë të ngrohtë ose me solucion larës dhe thajini duke u dhënë shkëlqim me një cohë të pastër e të butë.

Xhami i derës ndryshon nga 2 EA në 4 EA, nga modeli në model.
Por metoda e çmontimit dhe e montimit është e njëjtë.

Kur montoni xhamin e brendshëm numër 1, vendoseni stampimin me drejtim nga poshtë.
FUNKSIONI AUTOMATIK I RUAJTJES SË ENERGJISË
- Nëse nuk zgjidhni ndonjë funksion kur pajisja është në mes të cilësimit ose të përdorimit në gjendje përkohësisht të ndaluar, funksioni anulohet dhe ora shfaqet pas 10 minutash.
- Drita: Gjatë gatimit, mund ta fikni llambën e furrës duke shtypur butonin "Llamba e furrës". Për kursim të energjisë, drita e furrës do të fiket pak minuta pasi të ketë filluar programi i gatimit.

ELIMINIMI I DUHUR I KËTIJ PRODUKTI (PAJISJE ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE PËR T'U FLAKUR)
(Zbatohet për shtetet me sisteme grumbullimi të veçuar)
Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literaturë, tregon se produkti dhe pajisjet e tij elektronike shtesë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kabilloja USB) nuk duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetës së tyre të punës. Për të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për të promovuar ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku e blenë këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tij shtesë elektronike nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.
instalimi
⚠️ Udhëzimet e sigurisë për instalimin
Kjo furrë mund të instalohet vetëm nga një elektricist i aprovuar. Instaluesi është përgjegjës për lidhjen e pajisjes me rrjetin elektrik, ndërkohë që zbaton udhëzimet përkatëse mbi sigurinë.
- Gjatë instalimit të furrës, sigurohuni të mbroheni nga pjesët e zhveshura të kabllove të korrentit.
- Dollapi në kuzhinë ku instalohet furra duhet të përmbushë kërkesat e qëndrueshmërisë sîç specifikohen në DIN 68930.
Lidhja e energjisë
Nëse pajisja nuk është lidhur me rrjetin elektrik me anë të një prize, duhet të jepet një çelës billokimi me shumë pole (me të paktën 3 mm hapësirë kontakti) për të përmbushur rregullat e sigurisë. Kordoni elektrik (H05 RR-F ose H05 VV-F, min. 2,5 mm²) duhet të ketë një gjatësi të mjaftueshme për t'u lidhur me furrën, edhe nëse furra ndodhet në dysheme përballë mobilies inkaso. Hapni kapakun e pjesës së pasme të furrës me anë të një kaçavide dhe lironi vidat e kapëseve të kabllos para se të lidhni kabllot elektrike me terminalet e duhura të lidhjes. Furra tokëzohet nëpërmjet terminalit ( 1/2 -Kablloja e verdhë dhe

e gjelbër (lidhje e tokëzuar) duhet të lidhen të parat dhe duhet të jenë më të gjata se të tjerat. Nëse furra është e lidhur me rrjetin elektrik me prizë, kjo prizë duhet të mbetet e përdorshme pas instalimit të furrës. Samsung nuk mban asnjë përgjegjësi për aksidentet që rezultojnë nga mungesa ose tokëzimi i gabuar.
PARALAJMËRIM: Mos lejoni që kabilloja e lidhjes të ngecë gjatë instalimit dhe parandaloni kontaktin e saj me pjesë të nxehta të furrës.
Instalimi brenda në dollap
Me mobiliet inkaso, sipërfaqet plastike të furrës dhe ngjitësi për furrën duhet t'i rezistojnë temperaturës 90 °C brenda mobilies dhe 75 °C për mobilien aty pranë. Samsung nuk do të mbajë përgjegjësi për dëmtimin e sipërfaqeve plastike apo të ngjitësit nga nxehtësia.


Duhet të ketë një hapësirë ajrimi në pjesën e poshtme të dollapit në kuzhinë ku do të vendoset furra. Për ajrimin duhet të lihet një hapësirë prej rreth 50 mm midis raftit të poshtëm dhe murit mbështetës. Nëse furra do të instalohet poshtë një pllake sobe, duhet të ndiqen udhëzimet për instalimin e pllakës.

Shtyjeni pajisjen plotësisht në dollap dhe fiksojeni furrën në të dyja anët duke përdorur 2 vida. Sigurohuni që të lihet një hapësirë prej të paktën 5 mm midis pajisjes dhe dollapit të afërt.
Pas instalimit, hiqni mbështjellësen mbrojtëse prej vinili, shiritin, mbrojtëse, letrat dhe pjesët shtesë nga dera dhe pjesa e brendshme e furrës. Përpara çinstalimit të furrës nga mobilia, shkëputeni furrën nga priza elektrike dhe lironi 2 vidat në të dyja anët e furrës.

PARALAJMËRIM: Mobilia inkaso duhet të ketë një hapësirë minimale ajrimi për qarkullimin e ajrit siç tregohet në figurë. Mos e mbuloni këtë vrimë me shirita druri sepse ajo përdoret për të siguruar ajrimin.

Pjesa e jashtme e përparme e furrës siç është doreza, ndryshon në varësi të modelit. Por madhësia e furrës në figurë është e njëjtë.
komandat e furrës


Dizajni i pjesës ballore
Paneli ballor disponohet në opsione të ndryshme materiali dhe ngjyre, përfshirë material inoks, në ngjyrë të bardhë, të zezë dhe material qelqi. Për qëllime të përmirësimit të cilësisë, pamja mund t'u nënshtrohet ndryshimeve.
pjesët shtesë
Furra e re Samsung vjen me shumë pjesë shtesë, të cilat do të bëhen shumë të dobishme gjatë përgatitjes së vakteve të ndryshme. Ajo përfshin ndarësin për modalitetin unik të gatimit të ndarë, tavat, skarat dhe një shish skare.

KUJDES: Sigurohuni ta vendosni siç duhet në raft pjesën shtesë. Tava duhet të ketë një largësi prej të paktën 2 cm nga pjesa e fundit e furrës, përndryshe mund të dëmtohet sipërfaqja e emaluar.

Ndarësi
Ndarësi duhet të përdoret nëse dëshironi të përdorni modalitetin e gatimit të ndarë të furrës. Ai ndan dhomëzën e sipërme dhe të poshtme dhe duhet të përdoret në skarën 3.

Skarë e vogël (Opsionale)
Skara e vogël duhet të përdoret për pjekjen dhe skuajen e ushqimeve. Ajo mund të përdoret në kombinim me tavën me kullim për të shmangur derdhjen e lëngjeve në pjesën e poshtme të furrës.

Skarë e madhe (Opsionale)
Skara e madhe duhet të përdoret për pjekjen dhe skuqjen e ushqimeve. Mund ta përdorni me tavë dhe me enë të tjera për pjekje.

Tava (e thellë) me kullim është e mirë për skuqje. Ajo mund të përdoret në kombinim me skarën e vogël për të shmangur derdhjen e lëngjeve në pjesën e poshtme të furrës.

Tava e pjekjes (Opsionale)
Tava (e sheshtë) e pjekjes mund të përdoret për përgatitjen e kekëve, biskotave dhe ëmbëlsirave të tjera.

Shishi i skarës (Opsional)
Shishi i skarës mund të përdoret për pjekjen e mishit të shpendëve, si p.sh pula. Shishi i skarës mund të përdoret vetëm në modalitet të pandarë në skarën 3, për shkak se shishi duhet të vendoset në një përshtatës në nivelin e pasmë. Hiqeni dorezën e zezë gjatë gatimit.

Shkopi i hellit dhe shishi (Opsionalë)
Për ta përdorur:
- Vendoseni tavën e thellë (pa këmbje) në nivelin 1 për të mbajtur kullimin e lëngut të gatimit ose vendoseni në pjesën e poshtme të furrës nëse copa e mishit për t'u skuqur është e madhe.
- Rrëshqisni një nga pirunët te shkopi i hellit; vendoseni copën e mishit për t'u skuqur te shkopi i hellit;
- Patatet dhe perimet e përvëluara mund të vendosen në anësoret e tavës së thellë për t'u skuqur njëkohësisht.
- Vendoseni skeletin në raftin e mesit dhe pozicionojeni në formë "v" në pjesën ballore.
- Për të lehtësuar vendosjen e shkopit të hellit, skeleti mund të shtrëngohet në pjesët fundore të pamprehta.
- Vendoseni shkopin e hellit te skeleti me majën të drejtuar nga mbrapa dhe shtyjeni lehtë derisa maja e shkopit të futet në mekanizmin rrotullues në murin e pasmë të furrës. Pjesa fundore e pamprehtë e shkopit duhet të vendoset në formë "v". (Shishi ka 2 veshë, të cilët duhet të qëndrojnë afër derës së furrës për të shmangur lëvizjen e shishit përpara; gjithashtu ata shërbejnë si kapëse për dorezën.)
- Para se të gatuani, lirojeni dorezën. Pas gatimit, shtrëngojeni dorezën përsëri për të ndihmuar në heqjen e shkopit të hellit nga skeleti.

Udhëzues me rrëshqitje teleskopike (Opsional)
- Për të vendosur skarën, tavën e pjekjes ose të skuqjes, së pari rrëshqitni udhëzueset teleskopike për një nivel të caktuar.
- Vendoseni tavën ose tepsinë te udhëzueset dhe shtyjini prapa tërësisht brenda në furrë.
Mbylleni derën e furrës vetëm pasi të keni shtyrë udhëzueset teleskopike në
pjatat e testit në furrë
Sipas standardit EN 60350
Pjekje
Rekomandimet për pjekje i referohen furrës me nxehje paraprake.
| Lloji i ushqimit | Ena e gatimit dhe shënime | Niveli i raftit | Regjimi i gatimit | Temp. (°C) | Koha e gatimit (min.) |
| Kek i vogël Tavë pjekjeje 3 Konvencional 160-180 | 15-25 | ||||
| Tava për kullimet + tava e pjekjes | 1 + 4 Me konveksion 150-170 | 20-30 | |||
| Kek i fryrë pa yndyrë | Tepsi pjekjeje mbi skarën e madhe (me veshje të zezë, ø 26 cm) | 2 Konvencional 160-180 | 20-30 | ||
| Byrek me mollë Skarë e madhe + Tavë pjekjeje + 2 tepsi keku në formë spirale (me veshje të errët, ø 20 cm) | 1 + 3 Me konveksion 170-190 | 80-100 | |||
| Skarë e madhe + 2 tepsi keku në formë spirale (me veshje të errët, ø 20 cm) | 1 E vendosur në mënyrë diagonale | Konvencional 170-190 | 70-80 | ||
Pjekja në skarë
Nxeheni furrën bosh paraprakisht për 5 minuta duke e përdorur funksionin Skarë e madhe të caktuar në Maks.
| Lloji i ushqimit Ena e gatimit dhe shënime | Niveli i raftit | Regjimi i gatimit | Temp. (°C) | Koha e gatimit (min.) |
| Tost me bukë të bardhë | Skarë e madhe 5 Skarë e madhe | Maks. Së pari: 1-2 | Së dyti: 1-11/2 | |
| Hamburgerë me mish viçi | Skarë e vogël + Tavë për kullimet (për të mbajtur kullimet) | 4/3 | Skarë e madhe Maks. | Së pari: 7-10Së dyti: 6-9 |
funksionet
Kjo furrë ofron 6 funksione të ndryshme. Në varësi të modalitetit të përdorimit të sobës, modaliteti i gatimit të ndarë ose të pandarë, mund të zgjidhni ndërmjet këtyre funksioneve:

Konvencional
Nxehtësia emetohet nga sistemi i sipërm dhe i poshtëm i nxehtësisë. Ky funksion duhet përdorur për pjekje standarde dhe për skuqjen e pothuajse çdo lloj ushqimi. Temperatura e sugjeruar: 200 °C

Me konveksion
Nxehtësia e prodhuar nga konveksioni përhapet në mënyrë të barabartë me anë të ventilatorëve. Ky funksion duhet të përdoret për ushqimet e ngirä dhe për pjekje. Temperatura e sugjeruar: 170 °C
![]() | Nxehtësi e sipërme + KonveksionNxehtësia e prodhuar nga sistemi i sipërm i nxehjes dhe me konveksion përhapet nëmënyrë të barabartë në furrë me anë të ventilatorëve. Ky funksion duhet përdorur për skuqjen e ushqimeve të forta si mishi.Temperatura e sugjeruar: 190 °C |
![]() | Nxehtësi me anë të sistemit të poshtëm + konveksionNxehtësia e prodhuar nga sistemi i poshtëm i nxehjes dhe me konveksion përhapet nëmënyrë të barabartë në furrë me anë të ventilatorëve. Ky funksion duhet të përdoret për picat, bukën dhe për kekët.Temperatura e sugjeruar: 190 °C |
![]() | Skarë e vogëlNxehtësia emetohet nga pjesa e skarës së vogël. Ky funksion duhet të përdoret për pjata më të vogla, të cilave u nevojitet më pak nxehtësi, siç është peshku dhe bagetat e mbushura.Temperatura e sugjeruar: 240 °C |
![]() | Skarë e madheNxehtësia emetohet nga pjesa e skarës së madhe. Ky funksion duhet përdorur për gatimetë furrës, si lazanja dhe për pjekjen e mishit.Temperatura e sugjeruar: 240 °C |
modaliteti i pandarë
Në modalitetin e pandarë furra funksionon si një furrë e zakonshme. Përdoreni këtë modalitet për sasi më të mëdha ushqimi ose nëse ju nevojiten aksesorë të veçantë, si p.sh. skara me shish. Në modalitetin e pandarë mund t'i përdorni të gjitha funksionet e furrës.
Zgjidhni modalitetin e pandarë | 01
Hiqeni ndarësin nga furra për të përdorur modalitetin e pandarë.

Me modalitetin e pandarë mund të zgjidhni nga të gjitha funksionet e furrës.
MODALITETI I PANDARË

Disponohen të gjitha funksionet me modalitetin e pandarë. Modaliteti i pandarë mundëson përdorimin tradicional të furrës.

Caktoni funksionin | 02
Shtypni butonin Funksioni, numrat e funksioneve pulsojnë.


Rrotulloni Çelësin e zgjedhësit, zbatoni cilësimin e caktuar.
03 | Caktoni temperaturën
Shtypni butonin Temperatura, numrat e temperaturës do të pulsojnë.
gatimi i ndarë
Furra ka sistemin unik të gatimit të ndarë. Ajo ju mundëson të përgatisni 2 vakte të ndryshme në të njëjtën kohë, duke përdorur 2 temperatura të ndryshme në dhomëzën e sipërme dhe të poshtme. Ose vendosni të gatuani në dhomëzën e sipërme ose në atë të poshtme, gjë e cila ju kursen kohë dhe energji.
Zgjidhni modalitetin e gatimit të ndarë | 01
Futeni ndarësin në skarën 3 për të përdorur gatimin e ndarë.

Në varësi të modalitetit të zgjedhur të gatimit të ndarë, mund të zgjidhni ndërmjet këtyre funksioneve:
| MODALITETI LART | Konveksion | Nxehtësi e sipërme + Konveksion | Skarë e madhe Modaliteti lart kursen kohë dhe energji gjatë gatimit të sasive të vogla të ushqimit. | |
| GATIMI I NDARË | Funksion i sipërm dhe i poshtëm në secilën dhomëz Gatimi i ndarë ju mundëson të gatuani 2 vakte në funksione dhe cilësime të ndryshme temperature. | |
| MODALITETI POSHTË | Konveksion | Ngrohje me anë të sistemit të poshtëm + Konveksion Modaliteti poshtë kursen kohë dhe energji gjatë gatimit të sasive të vogla të ushqimit. |

SHËNIM: Përdorni vetëm hapat 03/04 për modalitetin lart dhe hapat 06/07 për modalitetin poshtë.

SHËNIM: Duhet të zgjidhni zgjedhësin e ndarjes së sipërme ose zgjedhësin e ndarjes së poshtme.




cilësimet

Modaliteti i gatimit të ndarë mundëson përdorimin e cilësimeve të ndryshme për dhomëzën e sipërme dhe të poshtme, siç janë cilësimet e kohëve të ndryshme të përfundimit, të kohëve të gatimit, të temperaturave dhe të alarmit.
Për të përdorur ose për të modifikuar cilësimet në secilën dhomëz, shtypni butonin përkatës:

Dhomëza e sipërme

Dhomëza e poshtme

Për të përdorur ose për të modifikuar cilësimet në modalitetin e gatimit të ndarë, zgjidhni dhomëzën.

Fillimi i vonuar (shtoni kohën e përfundimit dhe kohën e gatimit) nuk caktohet në modalitetin e gatimit të ndarë.
CAKTONI KOHËN E GATIMIT

0:00
Caktoni kohën e gatimit | 01
Shtypni butonin Koha e gatimit,
figura e kohës së gatimit do të pulsojë.


1:30
02 | Konfirmoni kohën e gatimit
Shtypni butonin Koha e gatimit sërish ose prisni 4-5 sekonda.
OPSIONAL | SHTONI KOHËN E PËRFUNDIMIT

12:00
Caktoni kohën e përfundimit | 03
Shtypni butonin Koha e përfundimit, figura e fikjes pulson.
Rrotulloni Çelësin e zgjedhësit, zbatoni cilësimin e caktuar.

14:15
04 | Konfirmoni kohën e përfundimit
Shtypni butonin Koha e përfundimit sërish ose prisni 3 sekonda.
CAKTONI KOHËN E PËRFUNDIMIT

12:00
Caktoni kohën e përfundimit | 01
Shtypni butonin Koha e përfundimit, figura e fikjes pulson.


13:45
02 | Konfirmoni kohën e përfundimit
Shtypni butonin Koha e përfundimit sërish ose prisni 3 sekonda.
OPSIONAL | SHTONI KOHËN E GATIMIT

0:00
Caktoni kohën e gatimit | 03
Shtypni butonin Koha e gatimit,
figura e kohës së gatimit do të pulsojë.
Rrotulloni Çelësin e zgjedhësit, vendosni kohën e caktuar.

0:45
04 | Konfirmoni kohën e gatimit
Shtypni butonin Koha e gatimit sërish ose prisni 4-5 sekonda.
NDRYSHONI CAKTIMIN E KOHËVE

ose ose

Zgjidhni orën për ta ndryshuar | 01
Shtypni butonin Koha e përfundimit ose Koha e gatimit, figura e kohës pulson.

Rrotulloni Çelësin e zgjedhësit.


02 | Konfirmoni kohën e ndryshuar Shtypni butonin Koha e përfundimit ose Koha e gatimit, figura e kohës pulson.
NDRYSHONI TEMPERATURËN


Caktoni temperaturën | 01
Shtypni butonin Temperatura, numrat e temperaturës do të pulsojnë.

Rrotulloni Çelësin e zgjedhësit, caktoni temperaturën e re.


02 | Konfirmoni temperaturën Prisni 4-5 sekonda, më pas caktohet temperatura e re.
CILËSIMI I KOHËS


Caktoni orët | 01
Shtypni butonin Koha, numrat e orës do të pulsojnë.


Caktoni minutat | 02
Shtypni butonin Koha, numrat e minutave do të fillojnë të pulsojnë.

Rrotulloni Çelësin e zgjedhësit, caktoni kohën.


03 | Konfirmoni kohën Shtypni butonin Koha sërish për të vendosur orën aktuale.
VENDOSNI ALARMIN

12:00
Vendosni alarmin | 01
Shtypni butonin Alarmi, numrat e alarmit do të pulsojnë.

Rrotulloni Çelësin e zgjedhësit, caktoni orën e kohëmatësit.

13:15
02 | Konfirmoni alarmin
Shtypni butonin Alarmi sërish ose prisni 3 sekonda dhe alarmi do të caktohet.
ÇAKTIVIZONI ALARMIN

Shtypni dhe mbani butonin Alarmi për 2 sekonda dhe figura e alarmit zbehet dhe shfaqet ora.
EKRANI I ORËS

Gjatë procesit të gatimit, shtypni butonin Koha për të parë orën.
SINJALI I ZËRIT


Për të aktivizuar ose çaktivizuar sinjalin e zërit, shtypni dhe mbani butonin Koha dhe Koha e përfundimit për 3 sekonda.
NDRIÇIMI

Shtypni butonin Ndriçimi 1 herë për ta ndezur dritën dhe 2 herë për ta fikur.

Drita e poshtme éshtë opsonale.
Shtypni butonin Ndriçimi 1 herë për ndriçim të plotë, 2 herë për ndriçimin e dhomëzës së sipërme, 3 herë për ndriçimin e dhomëzës së poshtme dhe 4 herë për ta fikur.
KYCJA

Shtypni dhe mbani butonin Kyçja për 3 sekonda. Figura e kyçit tregon aktivitetin e kyçjes.
FIKJA

Për ta fikur furrën, caktojeni çelësin e funksionimit në "0".
gatimi automatik
Në modalitetin e gatimit automatik mund të zgjidhni 15 programe automatike për gatim, skuqje dhe pjekje.
Zgjidhni modalitetin e gatimit automatik | 01
Hiqeni ndarësin nga furra për të përdorur modalitetin e gatimit automatik.


Caktoni recetën | 02

Zgjidhni recetën e dëshiruar duke rrotulluar Çelësin e zgjedhësit.
03 | Caktoni peshën
Zgjidhni peshën e dëshiruar duke rrotulluar Çelësin e zgjedhësit.
PROGRAMET E GATIMIT AUTOMATIK NË FURRË TË PANDARË
Tabela e mëposhtme paraqet 15 programe automatike për gatim, skuqje dhe pjekje.
Ato mund të përdoren në dhomëzën e pandarë të furrës. Hiqeni gjithmonë ndarësin.
Tabela përmban sasitë, peshën dhe rekomandimet e duhura.
Modalitetet dhe kohët e gatimit janë programuar paraprakisht për lehtësi përdorimi.
Mund t'u referoheni këtyre udhëzimeve për gatim. Vendoseni gjithmonë ushqimin në furrë të ftohtë.
| Jo | Artikulli ushqimor | Pesha/kg | Pjesët shtesë | Niveli i raftit | Rekomandime |
| 1 Picë e ngrirë 0,3-0,6 | 0,7-1,0 | Skarë e madhe 2 | Vendoseni picën e ngrirë në mes të skarës së madhe. | ||
| 2 Patate furre të ngrira | 0,3-0,5(të holla)0,6-0,8(të trasha) | Tavë pjekjeje 2 | Shpërndajini patate e ngrira në mënyrë të njëtrajtshme në tavën e pjekjes. Cilësimi i parë është për patatet e holla të skuqura, cilësimi i dytë për patatet e trasha të furrës. | ||
| 3 Lazanja shtëpie 0,3-0,5 | 0,8-1,0 | Skarë e madhe 3 | Përgatisni lazanjën e freskët ose përdorni produkte të gatshme dhe vendoseni në një pjatë me madhësinë e duhur, e cila nuk e dëmton furrën. Vendoseni pjatën në mes të furrës. | ||
| 4 Pica shtëpie 1,0-1,2 | 1,3-1,5 | Tavë pjekjeje 2 | Vendoseni picën në tavë. Te pesha përfshihet shtresa mbuluese si salca, perimet, proshuta dhe djathi. Cilësimi 1 (1,0-1,2 kg) është për pica të holla dhe cilësimi 2 (1,3-1,5 kg) është për pica me shumë shtresa mbuluese. | ||
| 5 | Biftekë viçi 0,3-0,6 | 0,6-0,8 | Tava me kullim me skarë të vogël | 4 | Vendosini biftekët e marinuar të viçit pranë njëri-tjetrit në skarën e vogël. Kthejeni sapo të bjerë alarmi. Cilësimi i parë është për biftekët e hollë të viçit, cilësimi i dytë për biftekët e trashë të viçit. |
| 6 | Rosto viçi 0,6-0,8 | 0,9-1,1 | Tava me kullim me skarë të vogël | 2 | Vendosni roston e viçit të marinuar në skarën e vogël.Kthejini sapo të bjerë alarmi. |
| 7 | Rosto derri 0,6-0,8 | 0,9-1,1 | Tava me kullim me skarë të vogël | 2 | Vendosni roston e marinuar të derrit në skarën e vogël.Kthejeni sapo të bjerë alarmi. |
| 8 | Brinjë qengji 0,3-0,4 | 0,5-0,6 | Tava me kullim me skarë të vogël | 4 | Brinjë qengji të marinuara. Vendorsini brinjët e qengjit në skarën e vogël. Kthejini sapo të bjerë alarmi.Cilësimi i parë është për brinjët e holla, cilësimi i dytë është për brinjët e trasha. |
| 9 | Copa mishi pule 0,5-0,7 | 1,0-1,2 | Tava me kullim me skarë të vogël | 4 | Lyeini copat e pulës me vaj dhe erëza.Vendorsini copat e pulës pranë njëra-tjetrës në skarën e vogël. |
| 10 | E gjithë pula 1,0-1,1 | 1,2-1,3 | Tava me kullim me skarë të vogël | 2 | Lyeeni të gjithë pulën me vaj dhe erëza.Vendorsini pulën në skarën e vogël.Kthejini sapo të bjerë alarmi. |
| 11 | Peshq të skuqur 0,5-0,7 | 0,8-1,0 | Tava me kullim me skarë të vogël | 4 | Vendorsini peshqit nga koka te bishti në skarën e vogël.Cilësimi i parë është për 2 peshq, cilësimi i dytë është për 4 peshq. Programi është i përshtatshëmpër të gjithë peshqit, si troftë, zander ose kocë. |
| 12 | Perime të pjekura | 0,4-0,50,8-1,0 | Tavë për kullimet | 4 | Vendosini perimet, të tilla si fetat e kungujve të vegjël, copat e specave, fetat e patëllxhanit, kèrpudhat dhe domatet e vogla në tavën e thellë.Lyejini me përzierje vaj ulliri dhe erëza. |
| 13 | Kekë bardhezi 0,5-0,6 | 0,7-0,80,9-1,0 | Skarë e madhe | 2 | Vendoseni brumin në një tepsi me madhësi të përshtatshme për pjekje, të lyer me gjalpë për kekë me vrimë në mes. |
| 14 | Pandespanja e tortës me fruta | 0,3-0,4 (e madhe)0,2-0,3 (torta të vogla me fruta) | Skarë e madhe | 2 | Vendoseni brumin në tepsinë e pjekjes të lyer me gjalpë për të përgatitur pandespanjën. Cilësimi i parë është për një pendespanjë torte me fruta, cilësimi i dytë është për 6 torta të vogla. |
| 15 | Kekë të vegjël 0,5-0,6 | 0,7-0,8 | Skarë e madhe | 2 | Vendoseni brumin në një enë metalike të zezë për pjekje për të përgatitur 12 kekë të vegjël. Cilësimi i parë është për kekë të vegjël, cilësimi i dytë është për kekë të médhenj. |
zgjidhja e problemeve dhe kodi i gabimit
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
| PROBLEMI ZGJIDHJA | |
| Si të veproj nëse furra nuk nxhet? | Furra mund të mos jetë ndezur. Ndizeni furrën.Mund të mos jetë caktuar ora. Caktoni orën.Kontrolloni nëse janë aplikuar cilësimet e kërkuara.Mund të ketë rënë siguresa në shtëpi ose çelësi i qarkut mund të ketë pësuar defekt.Ndërroni siguresat ose rivendosni qarkun. Nëse kjo ndodh vazhdimisht, telefononi elektricistin. |
| Si të veproj nëse furra nuk nxhet edhe pas caktimit të funksionit dhe të temperaturës? | Mund të ketë probleme me lidhjet elektrike të brendshme.Telefononi qendrën tuaj lokale të shërbimit. |
| Si të veproj nëse shfaqet një kod i gabuar dhe furra nuk nxhet? | Ka defekt në lidhjen e brendshme të qarkut elektrik. Telefononi qendrën tuaj lokale të shërbimit. |
| Si të veproj kur pulson ekrani i kohës? | Ka pasur shkëputje të energjisë. Caktoni orën. |
| Si të veproj nëse drita e furrës nuk ndriçon? | Drita e furrës është me defekt. Telefononi qendrën tuaj lokale të shërbimit. |
| Si të veproj nëse ventilatori i furrës punon pa u caktuar shprehimisht? | Pas përdorimit të furrës, ventilatori punon derisa furra ftohet. Telefononi qendrën tuaj lokale të shërbimit nëse ventilatori vazhdon të punojë edhe pasi furra është ftohur. |
KODI I GABIMIT
| KODI PROBLEMI ZGJIDHJA | ||
| S-01 | Fikja e sigurisë. Furra vazhdon të funksionojë në temperaturën e caktuar, për një kohë të gjatë. | Fikeni furrën dhe nxirreni ushqimin jashtë. Lëreni furrën të ftohet para se ta përdorni përsëri. |
| SE | Butoni shtypet për mbi 10 sekonda. Telefononi | qendrën vendase të kujdesit për klientin të SAMSUNG. |
| -dE- | Mungon ndarësi. Përdorimi i ndarësit është i pasaktë. | Fusni ndarësin për modalitetin lart, poshtë dhe të ndarë. Hiqeni ndarësin për modalitetin e pandarë. |
| E-**1) | Defekti në furrë mund të shkaktojë performancë të ulët dhe probleme sigurie. Ndërpriteni menjëherë përdorimin e furrës. | Telefononi qendrën vendase të kujdesit për klientin të SAMSUNG. |
1) ** u referohet të gjithë numrave.
pastrimi dhe kujdesi
KONFIGURIMI FILLESTAR
Pastrimi fillestar
Furra duhet pastruar plotësisht përpara se të përdoret për herë të parë. Mos përdorni solucione, lecka apo substanca gërryese pastrimi sepse ato mund të dëmtojnë sipërfaqet e furrës. Përdorni ujë të ngrohtë, detergjent dhe leckë të butë e të pastër për të pastruar tavën e pjekjes, tavën me kullim, skarat dhe pjesët e tjera shtesë, si edhe dhomëzën brenda dhe shinat udhëzuese në anët e furrës. Pjesa e përparme duhet të pastrohet me leckë të njomë, të butë dhe të pastër. Kontrolloni nëse ora e furrës është vendosur sic duhet dhe hiqni të gjitha pjesët shtesë nga furra. Vëreni furrën në punë në modalitet të pandarë me konveksion për një orë në 200 °C. Kjo procedurë do të djegë substancat e mbetura të prodhimit duke lëshuar erë të dallueshme. Kjo është normale, megjithatë sigurohuni që kuzhina të jetë e ajrosur mirë gjatë asaj kohe.
PASTRIMI ME AVULL (OPSIONAL)
Nëse furra është e pistë dhe duhet të pastrohet, mund të përdorni pastrimin e integruar me avull. Pastrimi me avull disponohet pasi furra të jetë ftohur.

- Hiqni të gjitha pjesët shtesë nga furra.

- Hidhni 400 ml (¾ pint) ujë në pjesën e poshtme të furrës.

- Mbyllni derën e furrës.

4. Caktojeni çelësin e funksionimit në pastrim me avull. Veprimi ka përfunduar pası ekrani të fillojë të pulsojë dhe të dëgjohet një tingull.

5. Caktojeni çelësin e funksionimit në Fikur për të përfunduar pastrimin me avull.

- Pastrojeni pjesën e brendshme të furrës me një leckë të pastër e të butë.

Shënime rreth pastrimit me avull
- Bëni kujdes kur të hapni derën para përfundimit të procesit të pastrimit me avull; uji në fund është i nxehtë.
- Hapni derën e furrës dhe higeni ujin e mbetur me anë të një sfungjeri.
- Mos e lini ujin e mbetur në furrë për një kohë të gjatë, për shembull, gjatë gjithë natës.
- Pastrojeni pjesën e brendshme të furrës me një sfungjer dhe detergjent ose me një furçë të butë. Njollat e forta mund të higen me tel enësh najloni.
• Njollat e ngjitura mund të higen me një leckë të lagur në uthull. - Përdorni leckë të butë dhe ujë të pastër për të pastruar pjesën e brendshme. Mos harroni të fshini poshtë gominës së derës së furrës.
- Nëse furra është ndotur shumë, procedura mund të përsëritet pasi të jetë ftohur furra.
- Nëse furra është shumë e ndotur me yndyrë, për shembull, pas keni skuqur ose pjekur, rekomandohet që të vendosni detergjent në pjesën e ndotur para se të aktivizoni funksionin e pastrimit të furrës.
- Pasi ta pastroni, lëreni derën e furrës 15° të hapur për të tharë plotësisht sipërfaqen e brendshme të emaluar.
THARJE E SHPEJTË
- Lëreni derën të hapur afërsisht 30°.
- Caktojeni çelësin e funksionimit në modalitet të pandarë.
- Shtypni butonin e funksionit.
- Zgjidhni konveksionin me çelësin e zgjedhësit.
- Caktoni kohën e gatimit në rreth 5 minuta dhe në një temperaturë prej 50 °C.
- Fikeni furrën në fund të kësaj kohe.
SIPËRFAQE E EMALUAR KATALITIKE (OPSIONALE)
Veshja e heqshme e kapakut është e mbështjellë në emal katalitik në ngjyrë gri, i cili mund të vishet me vaj dhe yndyrë që shpërndahet nga qarkullimi i ajrit gjatë nxehjes me konveksion. Këto depozitime do të digjen në temperaturën e sobës prej 200 °C dhe më shumë, për shembull, gjatë pjekjes ose skuqjes. Temperatura më e lartë do të shkaktojë djegie më të shpejtë.
- Hiqni të gjitha pjesët shtesë nga furra.
- Pastroni të gjitha sipërfaqet e furrës siç përshkruhet në seksionin e pastrimit me dorë.
- Vendoseni furrën në sistemin e sipërm dhe të poshtëm të nxehtësisë.
- Vendoseni nxehtësinë në 250 °C.
- Vëreni në funksionim furrën për afërsisht 1 orë. Kohëzgjatja varet nga shkalla e ndotjes. Çdo njollë e mbetur do të zhduket gradualisht me çdo përdorim të mëpasshëm të furrës në temperatura të larta.
PASTRIMI ME DORË

KUJDES: SIGUROHUNI QË FURRA DHE PJESA SHTESË TË JENË TË FTOHTA PËRPARA SE T'I PASTRONI
Pjesa e brendshme e furrës
- Për të pastruar pjesën e brendshme të furrës, përdorni një cohë të pastër dhe një solucion delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun.
- Mos e pastroni me dorë gominën e derës.
- Mos përdorni tel enësh ose sfungjerë pastrues.
- Për të shmangur dëmtimin e sipërfaqeve të emaluara të furrës, përdorni pastrues të zakonshëm furre.
- Për të hequr njollat e forta, përdorni një pastrues të posaçëm për furrën.
Mos përdorni solucion gërryes pastrimi, furça të ashpra, tel enësh apo cohë të ashpër, fije metalike, thika apo materiale të tjera gërryese.
Pjesa e jashtme e furrës
- Për të pastruar pjesën e jashtme të furrës, përdorni një cohë të pastër dhe një solucion delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun.
• Thajeni me letër kuzhine ose me një peshqir të thatë. - Mos përdorni tel enësh, pastrues kaustikë ose solucione gërryese.
Pjesët ballore të furrës prej inoksi
- Mos përdorni fije metalike, tel enësh apo materiale të tjera gërryese. Mund të dëmtojnë sipërfagen e lëmuar.
Pjesët ballore prej alumini të furrës
- Pastrojeni sipërfaqen butësisht me një leckë të pastër e të butë ose një leckë me mikrofibër dhe me detergient të butë xhamash.
Pjesët shtesë
Pastrojini pjesët shtesë pas çdo përdorimi dhe thajini me një peshqir kuzhine. Nëse është e nevojshme, lërini në ujë të ngrohtë me sapun për rreth 30 minuta në mënyrë që të pastrohen më lehtë.
SHKËPUTJA E MBAJTËSEVE ANËSORE (OPSIONALE)

- Shtypni në mes të pjesës së sipërme të mbajtëses anësore.

- Rrotullojeni mbajtësen anësore me afërsisht 45°.

- Tërhiqeni dhe hiqeni mbajtësen anësore nga 2 vrimat e poshtme.
PASTRIMI I TAVANIT (OPSIONAL)
- Mund ta ulni ngrohësin e skarës për të ndihmuar në pastrimin e tavanit të furrës. Hiqeni dadon rrethore duke e rrotulluar në drejtim kundërorar ndërkohë që mbani ngrohësin e skarës.

- Pjesa e përparme e ngrohësit të skarës lëviz poshtë dhe nuk mund të hiqet nga furra. Mos e shtyni me forcë për poshtë ngrohësin e skarës, përndryshe mund të deformohet.

- Pasi të ketë mbaruar pastrimi, ngrijeni ngrohësin e skarës përsëri në nivelin fillestar dhe rrotullojeni dadon rrethore në drejtim orar.




