The Skypad 2.0 - Kapaku FABER - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas The Skypad 2.0 FABER në format PDF.
| Lloji i produktit | Kapuç dekorativ |
| Marka | Faber |
| Modeli | The Skypad 2.0 |
| Përmasat (Gj x T x L) | 90 x 50 x 60 cm |
| Pesha neto | 15 kg |
| Furnizimi elektrik | 220-240 V / 50-60 Hz |
| Fuqia e motorit | 200 W |
| Fuqia maksimale e nxjerrjes | 650 m³/h |
| Niveli i zhurmës | 55 dB (shpejtësia normale) |
| Klasa energjetike | A |
| Numri i shpejtësive | 3 |
| Ndriçimi | LED i integruar |
| Lloji i komandës | Prekëse |
| Filtri i yndyrës | Alumini i larë në enëlarëse |
| Filtri i karbonit | Opsional, zëvendësimi rekomandohet çdo 6 muaj |
| Mënyra e funksionimit | Nxjerrje ose riciklim |
| Mirëmbajtja | Pastroni rregullisht filtrat e yndyrës; zëvendësoni filtrin e karbonit |
| Siguria | Ndalim automatik, mbrojtje nga mbinxehja |
| Pjesë këmbimi në dispozicion | Motori, filtrat, llambat, paneli i komandës |
| Garancia | 2 vjet |
| Aksesorët e përfshirë | Tub lidhës, komplet montimi, udhëzim përdorimi |
Pyetjet më të shpeshta - The Skypad 2.0 FABER
Pyetjet e përdoruesve rreth The Skypad 2.0 FABER
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Kapaku në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj The Skypad 2.0 - FABER dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. The Skypad 2.0 e markës FABER.
MANUAL I PËRDORUESIT The Skypad 2.0 FABER
SQ Paralajmërimet dhe këshilla
- Udhëzimet për përdorimin u referohen modeleve të ndryshme të këtij aparati. Si rrjedhim, mund të gjenden përshkrime të karakteristikave të veçanta që nuk i përkasin aparatit të vet specifik.
- Prodhuesi nuk mund ta konsiderojë veten përgjegjës për dëme eventuale që shkaktohen nga instalimi ose përdorimi jo i duhur.
- Distanca minimale e sigurisë midis platformës e aspiratorit është prej 650 mm (disa modele mund të instalohen në një lartësi më të vogël; shikoni paragrafin për përmasat e punës e për instalimin).
- Kontrolloni tensionin e rrymës në rrjet nëse korrespondon me atë që shënohet në targën e të dhënave të vendosur brenda aspiratorit.
- Për aparatet e Klasës I, kontrolloni që rrjeti i ushqimit të shtëpisë të ketë një lidhje të duhur me masë. Lidheni aspiratorin me kanalin e tymrave me anë të një tubi me diametër minimal prej 120 mm. Rruga e tymrave duhet të jetë sa më e shkurtër që të jetë e mundur.
- Mos e lidhni aspiratorin me kanalet e tymrave që transportojnë tymra të djegies (p.sh. të kaldajave, oxhaqeve, etj.).
- Nëse aspiratori përdoret në kombinim me aparate jo elektrike (p.sh. aparate me gaz), duhet të garantohet një ajrim i mjaftueshëm në lokal për të ndaluar kthimin e fluksit të gazrave të shkarkimit. Kuzhina duhet të ketë një hapje që komunikon drejtpërdrejt me jashtë për të siguruar vërshimin
e ajrit të pastër. Kur aspiratori për kuzhinën përdoret në kombinim me aparate jo të ushqyera me rrymë elektrike, trysnia negative në lokal nuk duhet të kalojë 0,04 mbar për të shmangur rithithjen e tymrave në lokal nga aspiratori.
• Në rast dëmtimi të kavos së ushqimit me energji elektrike, duhet që të zëvendësohet nga prodhuesi ose nga reparti i asistencës teknike për të shmangur çfarëdolloj rreziku. - Nëse udhëzimet e instalimit të platformës me gaz përcaktojnë një distancë më të madhe se sa ajo e treguar më sipër, është e nevojshme të mbahet parasysh. Duhet të respektohen të gjitha normativat që kanë të bëjnë me shkarkimin e ajrit. - Përdorni vetëm vidha e vogëlina të llojit të duhur për aspiratorin.
Njoftim: në rast se nuk instalohen vidhat ose mekanizmat e fiksimit në përputhje me këto udhëzime mund të shkaktohen rreziqe për goditje elektrike.
- Lidheni aspiratorin e ushqimit të rrjetit nëpërmjet një çelësi bipolar me distancë midis kontakteve me të paktën 3mm.
Përdorimi
- Aspiratori është projektuar ekskluzivisht për përdorim shtëpiak me qëllim eliminimin e erërave nga kuzhina.
- Mos e përdorni kurrë aspiratorin për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat është projektuar.
- Mos e lini kurrë flakën e lartë nën aspirator kur është në punë.
- Rregulloni intensitetin e flakës në mënyrë që ta drejtoni vetëm drejt fundit të enës së gatimit, duke u siguruar që të mos përfshijë anët.
- Fritezat duhet të kontrollohen vazhdimisht gjatë përdorimit: vaji i mbinxehur mund të marrë flakë.
- Mos gatuani me mënyrën flambé nën aspirator: mund të përhapet zjarri.
- Ky aparat mund të përdoret nga fëmijë me moshë jo më pak se 8 vjeç e nga persona me aftësi të reduktuara psiko-fiziko-shqisore ose me përvojë e njohje të pamjaftueshme, me kusht që të kontrollohen me vëmendje e të udhëzohen për përdorimin në mënyrë të sigurtë të aparatit e për rreziqet që ai mbart. Sigurohuni në mënyrë që fëmijët të mos luajnë me aparatin. Pastrimi e mirëmbajtja nga ana e përdoruesit nuk duhet të bëhen nga fëmijët, përveç rasteve kur janë të kontrolluar.
- KUJDES: pjesët e prekshme mund të bëhen shumë të nxehta gjatë përdorimit të aparateve të gatimit.
Mirëmbajtja
- Simboli bi produktin ose mbi ambalazhin e tij tregon se produkti nuk mund të përpunohet si një mbeturinë normale shtëpiake. Produkti për t'u përpunuar duhet të çohet pranë një qendre të posaçme grumbullimi për riciklimin e përbërësve elektrikë dhe elektronikë. Duke u siguruar se ky produkt është përpunuar në mënyrë korrekte, do të kontribuojmë për parandalimin e pasojave potenciale negative për mjedisin e për
nëshëndetin që mund të rrjedhë nga përpunimi i tij i papërshtatshëm. Për informacione më të detajuara për riciklimin e këtij produkti, kontaktoni Komunën, shërbimin vendor për përpunimin e mbeturinave ose dyqanin ku është blerë produkti.
- Fikeni e shkëputeni aparatin nga rrjeti i ushqimit para çdo veprimi për pastrim ose mirëmbajtje.
- Pastroni e/o zëvendësoni filtrat pas periudhës së kohës së përcaktuar (rrezik zjarri).
- Filtri me karbon aktiv nuk mund të lahet, as mund të rigjenerohet e duhet të zëvendësohet rreth çdo 4 muaj pune ose më shpesh në rast përdorimi shumë intensiv (W).

- Filtrat kundër yndyrës duhet të pastrohen çdo 2 muaj funksionimi ose më shpesh në rast përdorimi shumë intensiv e mund të lahen në enëlarëse (Z).

- Pastrojeni aspiratorin duke përdorur një leckë të lagësht dhe detergjent të lëngshëm neutral.
Komandimi

| Butoni | Funksioni Led | |
| L | Ndez/Fik dritat me ndriçimin maksimal. | - |
| Duke e shtypur butonin për reth 4 sekonda, kur të gjitha ngarkesat janë të fikura (Motori + Drita), Aktivizohet/Çaktivizohet Alarmi i Filtrave me karbon aktiv. | Pulsim i dyfishti Led S1 = alarm i Akti-vizuar.Pulsim i vetëm i Led S1 = alarm i Çaktivizuar. | |
| T1 | Ndez/Fik motorin në Shpejtësinë e Parë. | - |
| Duke e shtypur butonin për reth 2 sekonda, kur të gjitha ngarkesat janë të fikura (tori + Drita), bëhet resetimi në rast se Alarmi i Filtrave është aktiv. | Fikja e Led S1 (Fikse ose Pulsuese). | |
| S1 | Sinjalizon alarmin e ngopjes së Filtrave metalike kundër Yndyrave dhe nevojën për t'i larë. Alarmi hyn në funksion pas 100 orëve të punës efektive të Aspiratorit. | Fikse |
| Sinjalizon, kur është i aktivizuar, alarmin e ngopjes së Filtrit kundër erës me Karbon aktiv, që duhet të ndërrohet; duhet gjithashtu të lahen Filtrat Meta-like kundër yndyrës. Alarmi për ngopjen e Filtrit kundër erës me Karbon Aktiv hyn në funksionim pas 200 orëve të punës efekti-ve të Aspiratorit. | Pulsuese |
Telekomanda

Ky aparat mund të komandohet nëpërmjet telekomandës, e cila ushqehet me bateri alkaline zink-karbon prej 1,5 V të llojit standard LR03-AAA (nuk përfshihen).
- Mos e vendosni telekomandën afër burimeve të nxehtësisë.
- Mos i hidhni bateritë në mjedis, dorëzojini ato në vendet e caktuara për këtë qëllim.

| Buto-ni | Funksioni Led | |
![]() | Ndez/Fik Motorin. - | |
| — | Ul shpejtësinë e motorit. - | |
![]() | Rrit shpejtësinë e motorit. - | |
| [3XTZ] | INTENSIVE- Aktivizon shpejtësinë Intensive nga çdo shpejtësi.Për ta hequr mjafton të shtypni përsëri të njëtin buton ose të fikni motorin.- Shpejtësia Intensive e programuar me kohë prej 6 minutash. Në fund të 6 minutave sistemi kthehet automatikisht në shpejtësinë e caktuar më parë. | - |
| [334Y] | Po të shtypet pak Funksioni Delay: Mund të aktivizohet vetëm kur nuk është aktive shpejtësia Intensive ose 24h.Aktivizon ose çaktivizon modali-tetin e ndalimit total të aspiratorit (motori+dritat) pas 30 minutash:Për ta hequr funksionin Delay mund të rishtypet i njëjti buton ose fikni motorin. | Led e pranishme në butonin e motorit (e koman-dimeve të aspiratorit)pulson çdo 0.5 sekonda. |
| Po të shtypet për 2sek Funksioni 24H:Mund të aktivizohet vetëm kur nuk është aktive shpejtësia Intensive ose Delay.Aktivizon e çaktivizon funksionin 24 për 10 minuta çdo orë, për 24 orë.Në përfundim çaktivizohet. | Led e pranishme në butonin e motorit (e koman-dimeve të aspiratorit)pulson çdo 2 sekonda. | |
| [1KAGW]. | Ndez/Fik dritat a aspiratorit me ndriçimin maksimal. | - |
| Po të mbahet i shtypur për 2sek Ndez/Fik dritat e Aspiratorit me intensitet të reduktuar. | - |
Ndriçimi
- Për zëvendësimin kontaktoni Asistencën Teknike ("Për ta blerë, drejtohuni asistencës teknike").

