X79263MD1 - Kapaku AEG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas X79263MD1 AEG në format PDF.

AEG X79263MD1 - Kapaku
📄 164 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice AEG X79263MD1 - page 142
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Aspirator
Marka AEG
Modeli X79263MD1
Dimensionet (Lartësia x Gjerësia x Thellësia) 600 x 900 x 500 mm
Pesha neto 15 kg
Furnizimi elektrik 220-240 V, 50 Hz
Diametri i daljes së ajrit 150 mm
Niveli maksimal i zhurmës 68 dB(A)
Klasa energjetike A+
Rrjedha maksimale e ajrit 620 m³/h
Numri i shpejtësive 3 shpejtësi + intensive
Ndriçimi LED, 2 x 3 W
Komandat Prekëse
Lloji i filtrit Filtër yndyre alumini + filtër karboni aktiv
Mirëmbajtja e filtrave të yndyrës Të larë në pjatalarëse
Mirëmbajtja e filtrave të karbonit Duhet të zëvendësohet çdo 3-6 muaj
Funksioni i ndalimit automatik Po
Mbrojtja e motorit Po, termike
Materiali Inoks i furçuar
Instalimi I inkastruar ose oxhak
Certifikimet CE, NF

Pyetjet më të shpeshta - X79263MD1 AEG

Si të instaloni aspiratorin AEG X79263MD1?
Instalimi duhet të kryhet nga një profesionist. Respektoni distancat e sigurisë: minimum 65 cm mbi një sobë elektrike, 75 cm për një sobë me gaz. Fiksoni fort në mur me kunjat e ofruara.
Si të pastroni filtrat e yndyrës?
Filtrat e yndyrës prej alumini pastrohen në pjatalarëse në 65°C ose me dorë me ujë të nxehtë dhe sapun. Lërini të thahen para se t'i vendosni përsëri.
Kur duhet të zëvendësohet filtri i karbonit?
Filtri i karbonit nuk lahet dhe duhet të zëvendësohet çdo 3 deri në 6 muaj në varësi të intensitetit të përdorimit. Një tregues i ngopjes mund të ndizet.
Çfarë të bëni nëse aspiratori nuk ndizet?
Kontrolloni furnizimin elektrik, siguresën ose ndërprerësin. Nëse ndriçimi LED nuk funksionon, kontaktoni shërbimin pas shitjes për të zëvendësuar modulin.
Aspiratori bën zhurmë, a është normale?
Niveli i zërit ndryshon sipas shpejtësisë: nga 52 dB në shpejtësinë 1 deri në 68 dB në shpejtësinë intensive. Një zhurmë anormale mund të vijë nga një filtër i vendosur keq ose nga një objekt që pengon turbinën.
Si të aktivizoni funksionin intensiv?
Shtypni butonin intensiv për 2 sekonda. Ajo funksionon për 10 minuta dhe më pas kthehet automatikisht në shpejtësinë e mëparshme.
A mund ta përdor aspiratorin në mënyrë riqarkulluese pa dalje të jashtme?
Po, aspiratori mund të funksionojë në modalitetin riqarkullues me një filtër karboni aktiv (nuk përfshihet). Dalja e ajrit duhet të drejtohet drejt dhomës.
Si të ndërroni llambën LED?
LED-et janë të integruara dhe nuk mund të ndërrohen individualisht. Në rast defekti, kontaktoni një teknik të autorizuar AEG për të zëvendësuar modulin.
Ku të blini pjesë këmbimi?
Pjesët e këmbimit (filtra, telekomandë, etj.) janë në dispozicion në faqen e internetit të AEG ose tek shitësit e autorizuar. Përdorni referencën X79263MD1.
A vjen aspiratori me një prizë mashkullore?
Po, aspiratori vjen me një kabllo energjie dhe një prizë Schuko. Sigurohuni që priza murale të jetë e arritshme pas instalimit.

Pyetjet e përdoruesve rreth X79263MD1 AEG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapaku në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj X79263MD1 - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. X79263MD1 e markës AEG.

MANUAL I PËRDORUESIT X79263MD1 AEG

Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative që e bëjnë jetën më të thjeshtë – karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin prej këtij produkti.

Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën:

AEG X79263MD1 - Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën: - 1

Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si dhe për shërbimin:

www.aeg.com

AEG X79263MD1 - Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën: - 2

Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:

Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:

www.aeg.com/shop

PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN

Ricikloni materialet me simbolin. Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka.

Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve

të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin - e mbeturinës shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT

Rekomandojmë përdorimin e pjesëve originale të këmbimit.

Kur kontaktoni me Shërbimin, sigurohuni që të dispononi të dhënat e mëposhtme.

Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve. Modeli, PNC, Numri i serisë.

⚠️ Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin.

Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla

Të dhëna për ambientin.

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

1. UDHËZIME PËR SIGURINË

⚠️ Kujdes! Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e përshkruara në këtë manual. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual. Oxhaku është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.

⚠️ Paralajmërim! Mos e lidhni pajisjen me rrymën elektrike pa kryer plotësisht instalimin.

Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresën e përgjithshme të banesës.

Gjatë të gjitha veprimeve montuese apo të mirëmbajtjes përdorni dorashka pune. Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga persona që nuk janë në gjendje nga pikëpamja fizike, shqisore apo mendore, dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për përdorimin e pajisjes, në të kundërt duhet të mbikqyren ose të mësohen për përdorimin e saj nga një njeri i përgjegjshëm për sigurinë e tyre.

Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që të mos luajnë me pajisjen. Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeti i filtrave nuk është montuar siç duhet! Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si mbështetëse për të vendosur sende, veç në rast se janë të këshilluara posaçërisht. Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera me gaz apo lëndë të tjera djegëse, ambienti duhet të ajroset në mënyrë të mjaftueshme.

Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një tubacion që përdoret për nxjerrjen e tymit të pajisjeve me djegje gazi apo lëndë të tjera djegëse. Është e ndaluar rreptësisht të gatuani me flakë poshtë oxhakut thithës. Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr, prandaj duhet të mënjanohet patjetër.

Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen nën vëzhgim për të parandaluar zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit.

⚠️ Kujdes! Kur suprira është duke punuar pjesët e oxhakut mund të nxehen.

Për sa i përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të zbatohen për nxjerrjen e tymit, duhet të zbatohen me përpikmëri rregulloret e ndërmarrjeve lokale kompetente.

Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si brenda ashtu edhe jashtë (TË PAKTËN NJË HERË NË MUAJ, duke respektuar rregullat e përshkruara në këtë manual). Moszbatimi i këtyre rregullave të pastërtisë së oxhakut dhe të ndërrimit e pastrimit të filtrave të yndyrës përbën rrezik zjarri. Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë të vendosura siç duhet për të mënjanuar kështu rrezikun e dridhjeve nga rryma elektrike.

Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual.

2. PËRDORIMI

Oxhaku shërben për të thithur tymrat dhe avujt që vijnë nga gatimi.

Në manualin e instalimit bashkëngjitur tregohet se cili është versioni i mundshëm që mund të përdoret për modelin që keni në dispozicion mes variantit thithës me nxjerrje

jashtë të tymrave

AEG X79263MD1 - PËRDORIMI - 1

ose filtrues me

riciklim të brendshëm

AEG X79263MD1 - PËRDORIMI - 2

3. MONTIMI

Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.

⚠️ Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithnjë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.

Oxhaku është i pajisur me një kavo ushqyesi të veçantë; në rast dëmtimi të kavos, kërkojini një tjetër shërbimit të ndihmës teknike. Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të eneve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 50cm në rastin e kuzhinave elektrike dhe jo më pak se 65cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera. Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë parasysh.

4. MIRËMBAJTJA

Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresën e përgjithshme të banesës. Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që kryhet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jogërryes.

Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!

Kujdes! Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe të zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni udhëzimet e dhëna.

Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motori, për zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.

4.1 Filtri antiyndyrë

Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër. Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.

AEG X79263MD1 - Filtri antiyndyrë - 1

4.2 Type 150 LONG LIFE – Filtër prej karboni aktiv që mund të lahet

Filtri prej karboni mund të lahet çdo dy muaj me ujë të ngrohtë dhe detergjentë të përshtatshëm ose në makinë larëse në 65°C (në rastin kur lahet në makinë larëse përdor ciklin e plotë të larjes pa enë brenda).

Hiqeni ujin e tepërt pa e dëmtuar filtrin, më pas hiqeni dyshekun e vogël të vendosur në brendësi të shasisë prej plastike dhe vendoseni në furrë për 10 minuta në 100 °C për ta tharë përfundimisht.

Zëvendësojeni dyshekun e vogël çdo 3 vjet dhe sa herë që lecka të jetë dëmtuar.

4.3 Type 60/80 - Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet

Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës. Sidoqoftë është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj. NUK mund të lahet dhe të rivendoset.

1 2 2

5. KOMANDIMET

Oxhaku është i pajisur me një panel komandimi me kontroll të shpejtësisë së thithjes dhe kontroll të ndezjes së dritës për ndriçimin e pllakës së gatimit.

Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqendrimi të veçantë të avujve të gatimit.

Ju këshillojmë ta ndizni thithësin 5 minuta para se të filloni të gatuani dhe ta lini të punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit.

Komandat në anën ballore të pajisjes:

AEG X79263MD1 - KOMANDIMET - 1

Shtypeni një herë ose më tepër për të përftuar funksionin e dëshiruar:

ON (butoni i ndezur): oxhaku merr shpejtësinë e fundit të përzgjedhur. OFF (butoni i fikur): të gjitha funksionet çaktivizohen përveç ndriçimit.

B. Butoni i përzgjedhjes së shpejtësisë (fuqia e thithjes) Shtypeni këtë buton një ose disa herë për të zgjedhur shpejtësinë (fuqinë) më të përshtatshme të thithjes (1 - 2 - 3).

C. Display: paraqet fuqinë e thithjes së përzgjedhur (1-2-3), shënjon bllokimin e filtrave (F).

D. Butoni i futjes së shpejtësisë intensive. Me t'u futur në punë, shpejtësia intensive do të vazhdojë për rreth 5 minuta, më pas oxhaku do të kthehet në shpejtësinë e përzgjedhur më parë (nga 1 tek 3) ose mund edhe të fiket nëse më parë nuk është përzgjedhur asnjë shpejtësi. Për të çaktivizuar shpejtësinë intensive duhet të shtypni butonin A ose butonin B para se të kenë kaluar 5 minuta.

Në rast se oxhaku ose komandat nuk funksionojnë këshillohet që të hiqet nga ushqyesi për të paktën 5 sekonda dhe pastaj të rindizet. Prisni pastaj dhe 15 sekonda të tjera dhe verifikoni nëse oxhaku funksionon në rregull.

Dispozitivi për kontrollin e filtrit të yndyrave dhe atij me karbon aktiv

Oxhaku është i pajisur me një aparaturë që tregon se kur është e nevojshme të kryhet mirëmbajtja.

Nëse duhet të përdoret oxhaku me filtrin prej karboni, aktivizoni treguesin e posaçëm të bllokimit si më poshtë: Oxhaku duhet të vendoset tek "OFF".

Shtypni njëkohësisht butonët B e D për tre sekonda, LED F ndizet dhe fillon të ndriçojë led i shpejtësisë së parë, pas 1 sekondi fillon të ndriçojë edhe led i shpejtësisë së dytë dhe sistemi nxjerr një tingull (-tring-) për të treguar se aktivizimi është kryer. Për të hequr sinjalizimin e filtrit prej karboni shtypni njëkohësisht butonët B e D për tre sekonda, LED F ndizet dhe fillon të ndriçojë led i shpejtësisë së parë (filtrat e yndyrave) dhe led i shpejtësisë së dytë, pas 1 sekonde do të ndriçojë vetëm led i shpejtësisë së parë, sistemi do të nxjerrë një tingull (-tring-) për të treguar se çaktivizimi është kryer.

Led (1) i sinjalizimit të bllokimit të filtrit të yndyrave

Ndriçimi i led të shpejtësisë 1 e lajmëron operatorin se filtrat e yndyrave duhet të lahen.

Lexoni me kujdes udhëzimet përkatëse për mirëmbajtjen e filtrave të yndyrave për pastërtinë e tyre.

Led (2) i sinjalizimit të bllokimit të filtrit prej karboni aktiv

Ndriçimi i led të shpejtësisë 2 e lajmëron operatorin se filtri i karbonit duhet të lahet ose të zëvendësohet.

Lexoni me kujdes udhëzimet përkatëse për larjen ose zëvendësimin e filtrit të karbonit.

Fikja e sinjalizuesit të bllokimit

Pasi të keni kryer mirëmbajtjen e filtrave, mbani të shtypur butonin A për 3 sekonda derisa LED 1 ose 2 të fiket.

6. NDRIÇIMI

Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike.

Kujdes! Përpara se t'i prekni llambat sigurohuni që të jenë ftohur.

Përdorni vetëm llamba halogjene 20W maks.

(G4), duke pasur kujdes që të mos i prekni me duar.

AEG X79263MD1 - NDRIÇIMI - 1

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : AEG

Modeli : X79263MD1

Kategori : Kapaku