CF316EIWN - Frigorifer BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas CF316EIWN BEKO në format PDF.
| Lloji i produktit | Frigorifer me ngrirës |
| Ngjyra | Bardhë |
| Vëllimi i përdorshëm i pjesës së ftohtë | rreth 240 litra |
| Vëllimi i përdorshëm i ngrirësit | rreth 70 litra |
| Vëllimi i përdorshëm total | rreth 310 litra |
| Klasa e efikasitetit energjetik | E |
| Konsumi vjetor i energjisë | rreth 205 kWh |
| Klasa klimatike | SN, N, ST |
| Niveli i zhurmës | rreth 40 dB(A) |
| Përmasat (L x G x T) | 185 x 60 x 65 cm |
| Pesha | rreth 62 kg |
| Tensioni i rrjetit | 220-240 V, 50 Hz |
| Ftohës | R600a |
| Anë e derës | djathtas, i ndërrueshëm |
| Shkrirja e akullit | automatik (pjesë ftohëse), manual (ngrirës) |
| Ndriçim i brendshëm | LED |
| Rafte | 3 rafte xhami, 1 sirtar perimesh |
| Rafte në derë | 4 copë |
| Pastrim | Brenda me detergjent të butë, jashtë me leckë të lagur |
| Aksesorë | Enë për kuba akulli, mbajtëse vezësh |
| Pjesë këmbimi | mund të merren përmes shërbimit të klientit Beko |
Pyetjet më të shpeshta - CF316EIWN BEKO
Pyetjet e përdoruesve rreth CF316EIWN BEKO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj CF316EIWN - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. CF316EIWN e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT CF316EIWN BEKO
Informacionet e modelit të ruajtura në bazën e të dhënave të produktit mund të arrihen duke hyrë në faqen e mëposhtme të internetit dhe duke kërkuar për identifikuesin e modelit tuaj (*) që gjendet në etiketën e energjisë.
Në interes të sigurisë suaj dhe për të siguruar përdorimin e duhur, përpara se ta instaloni dhe ta përdorni pajisjen për herë të parë, lexojeni me kujdes këtë manual përdorimi, përfshirë sugjerimet dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabimet dhe aksidentet e panevojshme, është e rëndësishme të siguroheni që të gjithë personat që përdorin pajisjen të jenë plotësisht të njohur me funksionimin e saj dhe veçoritë e sigurisë.
Ruani këtë udhëzim dhe sigurohuni që të mbetet me pajisjen nëse ajo zhvendoset ose shitet, në mënyrë që të gjithë që e përdorin atë gjatë gjithë jetëgjatësisë së saj të jenë të informuar siç duhet për përdorimin dhe sigurinë e pajisjes.
Për sigurinë e jetës dhe pronës ruajini masat paraprake të këtyre udhëzimeve të përdoruesit pasi prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga pakujdesia.
Siguria e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara fizike
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose mungesë përvoje dhe njohurishë nëse u është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe kuptojnë rreziqet e përfshira.
- Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç lejohen të mbushin dhe zbrazin këtë pajisje.
- Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që ata të mos luajnë me pajisjen.
- Pastrimi dhe mirëmbajtja e pajisjes nuk duhet të bëhen nga fëmijët përveç nëse janë të moshës 8 vjeç e lart dhe me mbikëqyrje.
- Mbajeni të gjithë paketimin larg fëmijëve. Ekziston rreziku nga mbytja.
- Nëse shkëputni pajisjen, hiqeni kabllon nga priza, shkëputni kallbon lidhëse (sa më afër pajisjes që mundeni) dhe largoni derën që të parandaloni fëmijet të pësojnë goditje elektrike ose të mbyllen në të.
- Nëse kjo pajisje që përmban brava magnetike të derës do të vendoset në vend të një pajisjeje të vjetër me bravë në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak, sigurohuni që ta hiqni atë bravë përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo do të parandalojë që pajisja të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.

Informacion sigurie
Siguri e përgjithshme
⚠️ PARALAJMËRIM! Mbani hapjet e ventilimit, në kabinën e pajisjes ose në strukturën e intergruar, pa pengesa.
⚠️ PARALAJMËRIM! Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre që janë të rekomanduara nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM! Mos e dëmtoni qarkun e ftohësit.
⚠️ PARALAJMËRIM! Mos përdorni pajisje të tjera elektronike (siç janë prodhuesit e akullores) brenda pajisjeve të frigoriferit, përveç nëse janë aprovuar për këtë qëllim nga prodhuesi.
⚠️ PARALAJMËRIM! Mos e prekni llambën e ndriçimit nëse ka qenë e ndezur për një kohë të gjatë, pasi që mund të jetë shumë e nxehtë.¹)
⚠️ PARALAJMËRIM! Kur poziciononi pajisjen, sigurohuni që priza të mos jetë shtypur ose dëmtuar.
PARALAJMËRIM! Mos vendosni priza të shumëfishta ose kabllo furnizimi të lëvizshme në pjesën e pasme të pajisjes.
- Mos futni substanca eksplozive siç janë kanaçet aerosol me shtytëse të ndezshme në këtë pajisje.
- Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie me ambientin, por që është gjithsesi i ndezshëm.
- Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut ftohës të mos dëmtohet.
- Shmangni zjarret e hapura dhe burimet ndezëse.
- Është e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.
- Kjo pajisje është e destinuar të përdoret në shtëpi dhe përdorime të ngjashme, si:
- Zonat me gjësende të kuzhinave në dyqane, zyra dhe mjedise punimi të tjera;
- Shtëpi farmash.
- Nga klientët në hotele, motele dhe mjedise banimi të tjera;
- Ambiente të tipit fjetje me mëngjes;
- në katering dhe përdorime të ngjashme jo për shitje.
⚠️ PARALAJMËRIM! Çdo komponentë elektrike (prizë, kabllo e energjisë, kompresor dhe të tjera.) duhet të zëvendësohen nga një agjent i çertifikuar shërbimi ose personeli i kualifikuar i shërbimit.
PARALAJMËRIM! Llamba ndriçuese e furnizuar me këtë pajisje është “llambë ndriçuese për përdorim special”. Kjo “llambë për përdorim special” nuk përdoret për ndriçime shtëpiake. 1)
- Kabllo e energjisë nuk duhet të zgjatet.
- Sigurohuni që spina nuk është shtypur apo dëmtuar nga pjesa e pasme e pajisjes. Një prizë e shtypur apo e dëmtuar mund të mbinxehet dhe mund të shkaktojë zjarr.
- Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë lehtësisht e arritshme.
- Mos e tërhiqni kabllon e rrjetit.
- Nëse priza elektrike është e lirshme, mos e futni në rrymë. Ekziston rrezik nga goditja elektrike ose zjarri.
- Nuk duhet ta vini në punë pajisjen pa llambë.
- Pajisja është e rëndë. Duhet pasur kujdes gjatë lëvizjes së pajisjes.
- Mos hiqni dhe mos prekni gjësende nga ndarja e ngrirjes nëse i keni duart të njoma, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga bryma/ngrirësi.
- Shmangni ekspozimin e gjatë të pajisjes ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit.
Përdorim i përditshëm
- Mos futni gjësende të nxehta në pjesën plastike të pajisjes.
- Mos vendosni produkte ushqimore direkt kundër murit të pasmë.
- Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen nëse janë shkrirë njëherë.
- Ushqimet e ngrira të paketuara paraprakisht, ruajini në pajisje sipas udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
- Këshillat e prodhuesit të pajisjes për ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet përkatëse.
⚠️ Informacion sigurie
- Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese në pjesën e ngrirjes, pasi këto krijojnë presion brenda shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të dëmtojë pajisjen.
- Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie nëse konsumohen direkt nga pajisja.
- Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, luteni që të respektoni udhëzimet në vijim.
- Hapja e derës për një kohë të gjatë mund të shkaktojë rritje të konsiderueshme të temperaturës në pjesë të pajisjes.
- Pastrojini rregullisht sipërfaqet që kanë kontakt me ushqimin dhe sistemin e aksesueshëm të kullimit.
- Pastrojini rezervarët e ujit nëse nuk janë përdorur për 48 orë; shpëlajeni sistemin e ujit të lidhur me ujësjellësin nëse uji nuk është nxjerrë për 5 ditë.
- Mishin dhe peshkun e papërpunuar ruajini në enë të përshtatshme në frigorifer, që të mos vijnë në kontakt me ose të kullojnë në ushqime të tjera.
- Ndarjet e ushqimeve të ngrira me dy yje (nëse janë prezente në pajisje) janë të përshtatshme për të ruajtur ushqime të ngrira paraprakisht, ruajtjen dhe përgatitjen e akullores si dhe përgatitjen e kubeve të akullit.
- Ndarjet me një, dy dhe tre yje (nëse janë prezent në pajisje) nuk janë të përshtatshme për ngrirjen e ushqimeve të freskëta.
- Nëse pajisja është bosh për një kohë të gjatë, shkrijeni, pastrojeni, thajeni dhe mbajeni derën të hapur për të parandaluar krijimin e mykut brenda pajisjes.
Mirëmbajtja dhe pastrimi
- Para veprimeve të mirëmbajtjes, fikeni pajisjen dhe hiqeni nga priza.
- Mos e pastroni pajisjen me objekte metalike.
- Mos përdorni objekte të mprehta për të hequr akull nga pajisja. Përdorni gërryes plastike. 1)
- Rregullisht kontrolloni kulluesen në frigorifer për ujë të shkrirë. Nëse është e nevojshme, pastrojeni kulluesen.
Nëse kulluesja është e bllokuar, uji do të mblidhet në fund të pajisjes. 2)
Instalimi
E rëndësishme! Për lidhjet elektrike ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e veçantë.
- Shpaketojeni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse është e dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e mundshme në vendin ku e keni blerë pajisjen. Në këtë rast, ruajeni paketimin.
- Është e këshillueshme të prisni të paktën katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për t'i lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
- Duhet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajri, pasi mungesa e ajrit do të shkaktojë mbinxehje. Për të arritur ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet përkatëse për instalimin.
- Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e produktit duhet të vendoset pas murit për të shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve të nxehta (kompresorit, kondensatorit) dhe për të shmangur djegiet e mundshme.
- Pajisja nuk duhet të vendoset pranë radiatorëve apo sobave.
- Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas instalimit të pajisjes.
Servisimi
- Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje duhet të kryhet nga një elektriçist i kualifikuar ose nga një person i aftë.
- Servisimi i këtij produkti duhet të kryhet nga një Qendër e autorizuar servisi dhe duhen të përdoren vetëm pjesë origjinale për zëvendësim.
Kursimi i energjisë
- Mos futni ushqim të nxehtë në pajisje;
- Mos e paketoni ushqimin afër me njëri-tjetrin, pasi që kjo pengon qarkullimin e ajrit;
- Sigurohuni që ushqimi nuk prek pjesën e pasme të ndarësit;

Informacion sigurie
- Nëse fiket rryma, mos e hapni derën (dyert);
- Mos e hapni derën (dyert) shpeshherë;
- Mos e mbani të hapur derën (dyert) për një kohë shumë të gjatë;
- Mos e vendosni termostatin në temperatura shumë të ftohta;
- Të gjithë aksesorët, si sirtarët, raftet e ballkoneve, duhet të mbahen aty për konsumim më të ulët të energjisë.
Mbrojtja e mjedisit

Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun e ftohësit apo në materialet izoluese. Pajisja nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e tjera të qytetit. Shkuma izoluese përmban gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në përputhje me rregullat e zbatueshme të vendosura nga autoritetet lokale. Shmangni dëmtimet në njësinë ftohëse, veçanërisht në pjesën e pasme pranë shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin 📄 janë të riciklueshme.

Simboli në produkt apo në paketimin e tij tregon që ky produkt nuk mund të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Në vend të kësaj duhet të dërgohet në pika të përshtatshme grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Duke u siguruar që ky produkt është asgjësuar në mënyrë korrekte, ju do të ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, të cilat përndryshe mund të shkaktohen nga trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të këtij produkti. Për më shumë informacione të detajuara për riciklimin e këtij produkti, luteni të kontaktoni autoritetet tuaja lokale, shërbimin tuaj të hedhjes së mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku e keni blerë produktin.

Informacion sigurie
Materialet e paketimit
Materialet me simbolin

janë të riciklueshme. Hidheni
paketimin në një enë të përshtatshme grumbullimi për ta ricikluar.
Asgjësimi i pajisjes
- Shkëputeni spinën nga priza.
- Prisni kabllon e rrjetit dhe hidheni atë.

PARALAJMËRIM!
Gjatë përdorimit, shërbimit dhe asgjësimit të pajisjes, kushtojini vëmendje simbolit të ngjashëm me atë në anën e majtë, i cili gjendet në pjesën e pasme të pajisjes (paneli i pasmë ose kompresori) dhe është me ngjyrë të verdhë ose portokalli.
Ky është simboli i paralajmërimit për rrezik zjarri. Brenda tubave të frigoriferit dhe kompresorit ka materiale të ndezshme. Mbajini larg burimeve të zjarrit gjatë përdorimit, shërbimit dhe asgjësimit.

Shënim: Kjo pajisje ftohëse nuk është menduar për t'u përdorur si pajisje e montuar. Fotografia e mësipërme është vetëm për referencë. Pamja e pajisjes aktuale mund të jetë e ndryshme.
Hapësira e nevojshme


| Hapësira e nevojshme | ||||
| Model | W1 / mm(Gjerësia e produktit) | D1 / mm(Thellësia e produktit) | H1 / mm(Lartësia minimale) | C1 / mm(Hapësira minimale) |
| CF100EWN | 646 545 1460 100 | |||
| CF200EWN | 906 545 1460 100 | |||
| CF316EWN | 1120 700 1460 100 | |||
| Shënim: D1 nuk përfaqëson madhësinë e jashtme të dorezës. | ||||
Pozicionimi
Instalojeni këtë pajisje në një vend ku temperatura e ambientit përputhet me klasën e klimës që tregohet në tabelën e karakteristikave në pajisje:
për pajisjet frigoriferike me klasën e klimës:
- Temperaturë e zgjatur: kjo pajisje frigoriferike është destinuar të përdoret në ambient me temperaturë nga 10 °C deri 32 °C; (SN)
- E butë: kjo pajisje frigoriferike është destinuar të përdoret në ambient me temperaturë nga 16 °C deri 32 °C; (N)
- Subtropikale: kjo pajisje frigoriferike është destinuar të përdoret në ambient me temperaturë nga 16 °C deri 38 °C; (ST)
- Tropikale: kjo pajisje frigoriferike është destinuar të përdoret në ambient me temperaturë nga 16 °C deri 43 °C; (T)
Lokacioni
Pajisja duhet të montohet larg nga burimet e nxehtësisë siç janë: radiatorët, bojlerët, drita direkte e diellit etj. Sigurohuni që ajri mund të qarkullojë lirshëm rreth pjesës së pasme të kabinetit. Për të siguruar performancë më të mirë, nëse pajisja është e vendosur poshtë murit të varur, distanca minimale mes kabinetit të epërm dhe murit duhet të jetë të paktën 50 mm. Megjithatë do të ishte ideale që pajisja të mos vendoset poshtë murit të varur. Nivelizimi i saktë duhet të sigurohet me një ose më shumë këmbëza që mund të rregullohen në bazamentin e kabinetit.
Kjo pajisje ftohëse nuk është destinuar për përdorim si pajisje montuese.

PARALAJMËRIM! Duhet të jetë e mundur shkëputja e pajisjes nga furnizimi me energji elektrike; prandaj priza duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas montimit.
Lidhja elektrike
Përpara se ta futni pajisjen në prizë, sigurohuni që voltazhi dhe frekuenca që tregohet në tabelën e vlerave të përputhet me të dhënat e rrymës së shtëpisë tuaj. Pajisja duhet të tokëzohet. Spina e kabllos së ushqimit është e pajisur me një kontakt, pikërisht për këtë qëllim. Nëse spina e furnizimit të shtëpisë nuk është e tokëzuar, lidheni pajisjen në një prizë të veçuar të tokëzuar në përputhje me rregullat në fuqi, duke u këshilluar me një elektriçist. Prodhuesi refuzon të marrë përsipër gjithë përgjegjësinë nëse nuk ndiqen masat paraprake të mësipërme. Kjo pajisje është në përputhje me Direktivën E.E.C.
Përdorimi i përditshëm
Përdorimi i parë
Pastrimi i pjesës së brendshme
Përpara se të përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni pjesën e saj të brendshme dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak sapun natyral për të hequr erën tipike të një produkti të ri, dhe më pas thajeni tërësisht.
E rëndësishme! Mos përdorni detergjentë apo pluhura gërryes, pasi këto mund të dëmtojnë pjesët e lëmuara.
Rregullimi i temperaturës

1.0. Lidhja elektrike
Kur pajisja është e ndezur, të gjitha llambat treguese LED do të pulsojnë një herë. Atëherë pajisja do të vazhdojë me mënyrën e funksionimit të vendosur më parë si përpara ndërprerjes së energjisë.
2.0 Rregullimi i temperaturës
Cilësimi: Shtypni butonin "SET", futeni në modalitetin e cilësimit të temperaturës. Me çdo shtypje, shiriti i treguesit të temperaturës rritet për një shkallë. Ky cilësim funksionon në cikle. Temperatura mund të variojë nga shkalla MIN në shkallën MAX. Shkalla MAX është më e ftohta. Temperatura vendoset automatikisht 5 sekonda pas shtypjes së fundit.
Këshillë: Zakonisht rekomandohet të vendosni temperaturën në "NORMAL" ose më të ftohtë për ruajtjen optimale të ushqimit. Koha më e gjatë e ruajtjes në këtë gjendje nuk është më shumë se 1 muaj. Kur cilësimi i rekomanduar nuk është caktuar, ai mund të zvogëlojë kohën e ruajtjes.
Modaliteti i ngrirjes SUPER
√ Shtypni butonin "SET" në mënyrë të përsëritur për të hyrë në modalitetin e ngrirjes "SUPER". Nga Scale MAX, shiriti tregues në anën e majtë do të errësohet ndërsa drita treguese "SUPER" do të ndizet. Ky modalitet vendoset automatikisht 5 sekonda pas shtypjes së fundit. √ Kompresori vazhdon të funksionojë në modalitetin e ngrirjes "SUPER". √ Nëse modaliteti "SUPER" vazhdon të funksionojë për 52 orë dhe nuk ndalet manualisht, sistemi do ta çaktivizojë automatikisht këtë modalitet pune, me temperaturën përsëri në shkallën 5.
2.1 Ndezja dhe fikja
Nëse pajisja është duke punuar, shtypni "ON/OFF" për 3 sekonda për të fikur pajisjen. Nëse pajisja është e fikur, shtypni "ON/OFF" për 3 sekonda për ta ndezur pajisjen.
3.0 Dritat treguese
Treguesi i temperaturës (blu e ndezur): Për të rregulluar temperaturën nga shkalla MIN në shkallën MAX. MAX është më i ftohti. Drita treguese e super ngrirjes (blu e ndezur): Drita e ndezur = Në modalitetin "SUPER"; drita e fikur = del nga modaliteti "SUPER". Llamba treguese e funksionimit (jeshile e lehtë): Drita ndezur = kompresori është në funksion; drita fikur = kompresori ndalon. 30 minuta pas operacionit të fundit, drita treguese do të ndizet me gjysmën e ndriçimit.
4.0 Funksioni i vazhdimit të punës
Pajisja do të vazhdojë automatikisht me mënyrën e funksionimit të vendosur më parë përpara ndërprerjes së energjisë.
5.0 Alarmi i sensorit të gabimit të temperaturës
Kur sensori i temperaturës shkëputet ose shkurtohet, si një alarm defekti, shiriti i treguesit të temperaturës do të pulsojë nga e majta në të djathtë çdo 0,5 sekonda.
Përdorimi i përditshëm Ruajtja e ushqimit në frigorifer:
- Rekomandohet që ngrirësi të vendoset në -20°C me përjashtim të kushteve ekstreme mjedisore.
- 4-6 orë para ngrirjes, aktivizoni funksionin e ngrirjes së shpejtë për të mundësuar ngrirje më të shpejtë.
- Ushqimi i nxehtë duhet të ftohet në temperaturën e dhomës përpara se të vendoset në ndarësin e ngrirjes.
- Ushqimi i prerë në pjesë të vogla do të ngrijë më shpejt dhe do të jetë më i lehtë për t'u shkrirë dhe gatuar.
- Është më mirë të paketoni ushqimin përpara se ta vendosni në ngrirje.
- Për të shmangur skadimin e periudhës së ruajtjes, kushtojini vëmendje datës së ngrirjes, afatit kohor dhe emrit të ushqimit në paketim në përputhje me periudhat e ruajtjes së ushqimeve të ndryshme.
- Mos e tejkaloni kohën e ruajtjes së ushqimit të rekomanduar nga prodhuesit. Hiqni nga ngrirja vetëm atë sasi të ushqimit që ju nevojitet.
- Konsumoni shpejt ushqimin e shkrirë. Ushqimi i shkrirë nuk mund të ngrihet përsëri nëse nuk është gatuar. Nuk është i sigurt për të konsumuar ushqime të freskëta të papjekura të ngrira.
- Kur ngrini ushqime të freskëta, shmangni kontaktin e tyre me ushqime tashmë të ngrira. Mund të shkaktojë shkrirjen e ushqimeve tashmë të ngrira.
Kur ruani ushqime të ngrira komerciale, ndiqni këto udhëzime:
Ndiqni gjithmonë udhëzimet e prodhuesit për sa kohë duhet të ruani ushqimin. Mos i anashkaloni këto udhëzime:
- Përpiquni ta mbani sa më të shkurtër kohën ndërmjet blerjes dhe ruajtjes, për të ruajtur cilësinë e ushqimit.
- Blini ushqime të ngrira që janë ruajtur në -18 °C ose më të ulët.
- Shmangni blerjen e ushqimeve që kanë akull ose ngrica në paketim - Kjo tregon se produktet mund të jenë shkrirë pjesërisht dhe të ngrihen përsëri në një moment - rritja e temperaturës ndikon në cilësinë e ushqimit.
- Ju rekomandojmë një cilësim të temperaturës prej 4°C për ndarjen e ushqimeve të freskëta dhe -20°C për ndarjen e ngrirësit për të arritur ruajtje më të mirë të ushqimit.
- Me përjashtim të kushteve ekstreme të ambientit, nëse temperatura është vendosur në vlerat e rekomanduara si +4°C/-20°C, freskia totale do të zgjatet në ndarjet e ushqimeve të freskëta dhe në frigorifer. Nëse temperatura e ndarjes për ushqimet e freskëta është vendosur në një nivel më të ulët, frutat dhe perimet e freskëta mund të jenë pjesërisht të ngrira ose të ekspozuara ndaj të ftohtit, ndërsa një nivel më i lartë i temperaturës mund të bëjë që ushqimet që prishen (produktet e qumështit, produktet e mishit) të prishen më shpejt.
Përdorimi ditor
Ngrirja e ushqimit të freskët
- Pjesa e ngrirjes është e përshtatshme për ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe për të ruajtur ushqime të ngrira dhe të ngrira thellë për një kohë të gjatë.
- Vendoseni ushqimin e freskët për ta ngrirë në pjesën ngrirëse.
- Shuma maksimale e ushqimeve të cilat mund të ngrihen në 12 orë, është e specifikuar në tabelën e vlerave.
- Procesi i ngrirjes zgjat 12 orë: gjatë kësaj kohe mos shtoni ushqime të tjera për t'i ngrirë.
Ruajtja e ushqimeve të ngrira
Kur e ndezni fillimisht ose pas një periudhe mospërdorimi, lejoni pajisjen të funksionojë për 2 orë në cilësimet më të larta para se të vendosni produktin në pjesën ngrirëse.
E rëndësishme! Në rastin e shkrirjes aksidentale, për shembull rryma është ndalur më gjatë se sa vlera e treguar në tabelën e karakteristikave teknike në 'koha në rritje', ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet menjëherë e më pas të ri-ngrihet (pas gatimit).
Shkrirja
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren, mund të shkrihen në ndarësin e ftohjes ose në temperaturën e dhomës, në varësi të kohës në dispozicion për këtë proces. Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më shumë.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Ruajtja e ushqimeve të ngrira
Për t'ju ndihmuar të përfitoni sa më shumë nga procesi i ngrirjes, këtu janë disa sugjerime të rëndësishme:
- Sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet në 24 orë është e shfaqur në tabelën e vlerave.
- Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Ushqime të tjera nuk duhet të shtohen për t'u ngrirë gjatë kësaj kohe.
- Për të marrë rezultatet më të mira të ngrirjes, filloni funksionin SUPER 24 orë përpara se të vendosni ushqimin në pajisje.
- Vetëm ngrini ushqime me cilësi të lartë, të freskëta dhe të pastruara tërësisht.
- Përgatitni ushqimin në porcione të vogla për të mundësuar ngrirje të shpejtë dhe të plotë, dhe për të shkrirë vetëm sasinë e kërkuar.
- Mbështilleni ushqimin me letër alumini ose polietileni dhe sigurohuni që paketimi të jetë i papërshkueshëm nga ajri.
- Mos lejoni që ushqimi i freskët, i pangrirë të prekë ushqimin e ngrirë, duke shmangur kështu rritjen e temperaturës së ushqimit të ngrirë.
- Ushqimet pa yndyrë ruhen më mirë dhe më gjatë se ato me yndyrë; kripa zvogëlon jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimit.
- Akulli i ujit, nëse konsumohet menjëherë nga frigoriferi, mund të shkaktojë djegie në lëkurë.
- Është e këshillueshme të shënoni datën e ngrirjes në çdo paketë individuale për të mbajtur shënim kohën e ruajtjes.
Këshilla për ruajtjen e ushqimeve të ngrira
Për të përfituar performancë më të mirë nga kjo pajisje, ju duhet të:
- siguroheni që produktet ushqimore të ngrira komerciale të ruhen në mënyrë adekuate nga shitësi;
- sigurohuni që produktet ushqimore të ngrira të transferohen nga dyqani ushqimor në frigorifer në kohën më të shkurtër të mundshme;
- mos e hapni derën shpesh dhe mos e lini të hapur më shumë se sa është e nevojshme;
- pasi që ushqimi të shkrihet mund të prishet shumë shpejt dhe nuk mund të ringrihet.
- të mos e kaloni periudhën e ruajtjes së treguar nga prodhuesi i ushqimit.
Pastrimi
Për arsye higjienike, pajisja elektroshtëpiake (duke përfshirë aksesorët e jashtëm dhe të brendshëm) duhet të pastrohet rregullisht.

Kujdes! Gjatë pastrimit, pajisja nuk duhet të lidhet me rrjetin elektrik pasi ka rrezik nga goditja elektrike! Përpara pastrimit, fikeni pajisjen dhe hiqeni spinën nga priza, ose fikeni dhe hiqeni qarkun apo siguresën. Asnjëherë mos e pastroni pajisjen me pastrues avulli. Lagështia mund të grumbullohet në komponentët elektrikë dhe të shkaktojë goditje elektrike! Avujt e nxehtë mund të çojnë në dëmtimin e pjesëve plastike. Pajisja duhet të jetë e tharë para se të kthehet në shërbim.
E rëndësishme! Vajrat eterikë dhe tretësit organikë mund të sulmojnë pjesët plastike, dmth. lëngu i limonit ose lëngu nga lëvozhga e portokallit, acidi butirik, pastruesit që përmbajnë acid acetik.
- Mos lejoni substanca të tilla të vijnë në kontakt me pjesët e pajisjes.
- Mos përdorni pastrues të ashpër.
- Hiqeni ushqimin nga pjesa e ngrirjes. Ruajini ato në një vend të ftohtë, të mbuluar mirë.
- Fikeni pajisjen dhe shkëputeni nga priza, ose fikeni ose largojeni nga qarku elektrik.
- Pastroni pajisjen dhe aksesorët e jashtëm me një leckë dhe ujë të vakët. Pas pastrimit, fshijeni me ujë të freskët dhe fërkojeni duke e tharë.
- Akumulimi i pluhurit në kondensator rrit përdorimin e energjisë elektrike. Prandaj, pastroni me kujdes kondensatorin në pjesën e pasme të pajisjes një herë në vit me një furçë të butë ose fshesë me korrent. 1)
- Pasi çdo gjë është tharë, kthejeni pajisjen në shërbim.
Shkrirja e ngrirësit
Pjesa e ngrirjes, gjithsesi, shumë shpejt do të mbulohet me akull. Kjo duhet të hiqet. Asnjëherë mos përdorni vegla të mprehta metalike për të hequr akullin nga avulluesi pasi që mund ta dëmtoni. Sidoqoftë, kur akulli bëhet shumë i trashë në shtresën e brendshme, shkrirja e plotë duhet të kryhet si më poshtë:
- Shkëputni njësinë. Hiqni spinën e shkarkimit nga pjesa e brendshme e frigoriferit. Shkrirja zakonisht zgjatë disa orë.
Për t'u shkrirë më shpejt, mbajeni derën e frigoriferit të hapur.
- Për kullim, vendoseni një tabaka poshtë spinës së jashtme të shkarkimit. Nxirrni spinën e shkarkimit.

- Rrotullojeni spinën e shkarkimit në 180 gradë. Kjo do të lejojë ujin të rrjedhë në tabaka. Pasi të përfundojë, shtypni mbulesën e kullimit brenda. Përsëri futeni gypin e kullimit brenda ndarësit të frigoriferit.
Shënim: kontrolloni enën nën kullim për të parandaluar stërmbushjen.
- Pastrojeni pjesën e jashtme të ngrirësit dhe zëvendësoni spinën elektrike në prizë elektrike.
- Rivendoseni temperaturën e kontrollit në cilësimin e dëshiruar.

1) Nëse kondenseri gjendet në pjesën e pasme të pajisjes
Zgjidhja e problemeve

Paralajmërim! Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë nga priza. Vetëm elektricistët e kualifikuar ose personat kompetentë duhet të merren me rregullimet apo defektet që nuk përmenden në këtë manual
E rëndësishme! Gjatë përdorimit normal dëgjohen disa tinguj (nga kompresori, qarkullimi i lëndës ftohëse).
| Problemi | Shkaku i mundshëm | Zgjidhja |
| Pajisja nuk funksionon | Spina nuk është futur në prizë ose është e lirshme | Futni spinën e rrjetit në prizë. |
| Siguresa është fryrë ose ka defekte | Kontrollojeni siguresën, zëvëndësoje nëse ka nevojë. | |
| Priza ka defekte | Mosfunksionimet e rrjetit duhet të korrigjohen nga një elektricist. | |
| Ushqimi është shumë i ngrohtë. | Temperatura nuk është rregulluar siç duhet. | Luteni të shikoni seksionin fillestar të cilësimit të temperaturës. |
| Dera ka qenë e hapur për një kohë të gjatë. | Hape derën vetëm nëse është e nevojshme. | |
| Një sasi e madhe e ushqimit të ngrohtë është vendosur në pajisje brenda 24 orëve. | Kthejeni përkohësisht rregullimin e temperaturës në një cilësim më të ftohtë. | |
| Pajisja është afër ndonjë burimit të nxehtë. | Luteni të shikoni seksionin e lokacionit së montimit të pajisjes. | |
| Pajsija ftohë shumë | Temperatura e vendosur është shumë e ftohtë. | Kthejeni përkohësisht spinën e rregullimit të temperaturës në një cilësim më të ngrohtë. |
| Tinguj të pazakonshëm | Pajisja nuk është nivelizuar. | Rirregulloji këmbët e pajisjes. |
| Pajisja e prek murin apo objektet e tjera. | Lëvizeni pajisjen në mënyrë të lehtë. | |
| Një pjesë, psh. një tub, në pjesën e pasme të pajisjes është duke prekur një pjesë tjetër të pajisjes ose murit. | Nëse është e nevojshme, përkulni me kujdes komponentin nga rruga. | |
| Ujë në dysheme | Vrima e kullimit të ujit është bblokuar. | Shikoni seksionin e pastrimit. |
| Paneli anësor është i nxehtë | Kjo është normale. Shkëmbimi i nxehtësisë krijohet në panelet anësore. | Vishni doreza për të prekur pjesët anash nëse është e nevojshme. |
Nëse prishjet paraqiten përsëri, kontaktoni Qendrën e Shërbimit.
Hedhja e produktit të vjetër

Ky simbol tregon që ky produkt nuk duhet të hidhet me mbetjet e tjera shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së tij. Pajisja e përdorur duhet të kthehet në pikën zyrtare të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për të gjetur vendndodhjen e këtyre sistemeve të grumbullimit, ju lutemi të kontaktoni me autoritetet tuaja lokale ose me shitësin ku është blerë produkti. Çdo familje kryen një rol të rëndësishëm në rikuperimin dhe riciklimin e pajisjes së vjetër. Mënjanimi i duhur i pajisjes së përdorur ndihmon në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
MOHIMI I PËRGJEGJËSISË / PARALAJMËRIM
Disa prishje (të thjeshta) mund të zgjidhen në mënyrë adekuate nga përdoruesi përfundimtar pa ndonjë problem sigurie ose përdorim të pasigurt, me kusht që ato të kryhen brenda kufijve dhe në përputhje me udhëzimet e mëposhtme (shihni seksionin "Vetë-riparimi").
Prandaj, nëse nuk autorizohet ndryshe në seksionin e Vetë-riparimit më poshtë, riparimet do t'u adresohen riparuesve profesionistë të regjistruar për të shmangur problemet e sigurisë. Një riparues profesionist i regjistruar është i autorizuar nga prodhuesi për të pasur akses në udhëzimet dhe listën e pjesëve të këmbimit të këtij produkti sipas metodave të përshkruara në aktet legislative në përputhje me Direktivën 2009/125/EC.
Megjithatë, vetëm një agjent shërbimi (dmth. një riparues profesionist i autorizuar) i cili mund të kontaktohet nëpërmjet numrit të telefonit të specifikuar në manualin e përdorimit/ kartën e garancisë ose nëpërmjet tregtarit tuaj të autorizuar mund të ofrojë shërbimin sipas kushteve të garancisë. Prandaj, kini parasysh se riparimet nga personeli profesional i shërbimit (të paautorizuar nga Beko) do të anulojnë garancinë.
Vetë riparimi
Përdoruesi përfundimtar mund të kryejë vetë-riparim për pjesët e mëposhtme të këmbimit: dorezat e dyerve, menteshat e dyerve, sirtarët, shportat dhe vulat e dyerve (lista e përditësuar është e disponueshme gjithashtu në support.beko.com që nga 1 mars 2021).
Përveç kësaj, për të garantuar sigurinë e produktit dhe për të parandaluar rrezikun e dëmtimit të rëndë, vetë-riparimi i përmendur duhet të kryhet sipas udhëzimeve në manualin e përdorimit të vetëriparimit ose në dispozicion në support.beko.com. Për sigurinë tuaj, fikeni produktin përpara se të provoni vetë-riparimin.
Përpjekjet për riparime dhe riparime nga përdoruesit përfundimtar për pjesët që nuk përfshihen në një listë të tillë dhe/ose mosndjekja e udhëzimeve në manualet e përdorimit të vetë-riparimit ose të disponueshme në support.beko.com mund të çojnë në probleme sigurie që nuk mund t'i atribuohen Beko-s dhe bëjnë të pavlefshme garancinë e produktit.
Prandaj, përdoruesit përfundimtarë këshillohen të përmbahen nga përpjekjet për riparime që nuk përfshihen në listën e përmendur të pjesëve rezervë, duke kontaktuar në raste të tilla riparues profesionistë të autorizuar ose riparues profesionistë të regjistruar. Përkundrazi, përpjekje të tilla nga përdoruesit përfundimtarë mund të shkaktojnë probleme sigurie dhe të dëmtojnë produktin dhe më pas të shkaktojnë zjarr, përmbytje, goditje elektrike dhe lëndime të rënda personale.
Për shembull, por pa u kufizuar në, riparimet e mëposhtme duhet t'u referohen profesionistëve të autorizuar të shërbimit ose profesionistëve të regjistruar të shërbimit: kompresori, qarku i ftohjes, bordi kryesor, bordi i inverterit, paneli i ekranit, etj.
Prodhuesi/shitësi nuk mund të mbajë përgjegjësi në asnjë rast kur përdoruesit përfundimtarë nuk respektojnë sa më sipër.
Disponueshmëria e pjesëve rezervë për frigoriferin që keni blerë është 10 vjet. Gjatë kësaj periudhe do të jenë të disponueshme pjesët rezervë originale për funksionimin e duhur të frigoriferit. Periudha minimale e garancisë për frigoriferin që keni blerë është 24 muaj.
Informacioni mbi klasifikimin e paketimit. Skanoni kodin QR që ndodhet në paketimin e jashtëm të produktit për të gjetur të gjithë informacionin në lidhje me paketimin dhe mënyrën e menaxhimit me ambalazhin e paketimit.