MANUAL I PËRDORUESIT KG-160A-IM VOX
Lexoni këtë udhëzim me kujdes para përdorimit dhe ruane për përdorim të mëtejmë
UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE
• LEXONI TË GJITHA INSTRUKSIONET
- Përdoreni vetëm me energji të përshtatshme, 50 Hz dhe 60 Hz. Të përdoret vetëm në amvisëri.
- Mos i prekni sipërfaqet e nxehta. Përdorni dorezën ose butonat.
- Për të shmangur rrezikun nga elektroshoku, mos e zhytni kabllin, prizën ose pjesën e ngrohjes në ujë ose ndonjë lëng tjetër.
- Nevojitet mbikëqyrje e rreptë nëse aparatin e përdorin fëmijët ose aparati përdoret në afërsi të tyre.
- Hiqni aparatin nga priza kur nuk e përdorni dhe para pastrimit. Pritni të ftohet para vënies ose ndarjes së pjesëve, si dhe para pastrimit të aparatit.
- Mos punoni me aparatin nëse kablli i rrymës është i dëmtuar ose nëse aparati nuk punon ose është dëmtuar në çfarëdo mënyre. Për të shmangur rrezikun nga elektroshoku, kurrë mos provoni që vetë të rregulloni aparatin. Dërgojeni aparatin te serviseri i autorizuar për riparim. Rregullimi i gabueshëm i aparatit mund të shkaktojë rrezik nga goditja elektrike gjatë përdorimit të aparatit.
- Përdorimi i pajisjes shtesë e cila nuk rekomandohet nga ana e prodhuesit mund të shkaktojë zjarrë, goditje të rrymës ose rrezik nga lëndimi.
- Mos e përdorni në ambient të hapur ose për qëllime komerciale.
- Mos e lini kordonin e kabllit që të varet nga buza e tavolinës, sipërfaqja e punës ose afër çfarëdo trupi ngrohës.
- Mos e lini aparatin mbi ose në afërsi të flakës së nxehtë të pajisjeve të gazit, pajisjeve elektrike ose të tjera.
- Shkyqeni aparatin kur të përfundoni përdorimin.
- Mos e përdorni aparatin për qëllime të tjera përveç asaj për çka është dedikuar.
- Mos e përdorni aparatin me anë të tajmerit të jashtëm ose sistemit për teledirigjim.
- Kujdes të jashtëzakonshëm duhet pasur kur lëvizni një pajisje që përmban vaj të nxehtë ose lëngje të tjera të nxehta.
- Këtë pajisje nuk duhet t'a përdorin fëmijët, Mbani pajisjen dhe kabllon e saj largë nga fëmijët.
- Pajisjen mund t'a përdorin personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë të përvojës dhe njohurive nëse janë nën mbikëqyrje ose kanë marrë instruksione për përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurtë dhe nëse e kuptojnë rrezikun i cili mund të vie nga përdorimi i saj.
- Fëmijët nuk duhet të luajnë me këtë pajisje.
- Gjithmonë hiqeni pajisjen nga rryma nëse nuk është duke u përdorur dhe para montimit, çmontimit ose gjatë pastrimit.
- Shkyqeni pajisjen dhe hiqeni nga rryma para ndërrimit të aksesorëve ose para se të prekni pjesët të cilat lëvizin gjatë përdorimit.
VËREJTJE: PËR TË ZVOGËLUAR RREZIKUN NGA ZJARRI OSE GODITJA E RRYMËS, VETËM PERSONAT E AUTORIZUAR DUHET TË RREGULLOJNË APARATIN.
RUANI KËTO INSTRUKSIONE
VETËM PËR PËRDORIM NË AMVISËRI
PRIZA ME TOKËZIM
Për të zvogëluar rrezikun nga goditja e rrymës ky aparat është i pajisur me prizë të tokëzuar. Nëse priza nuk përshtatet plotësisht me folenë, kontaktoni elektricistin e kualifikuar. Mos e ndërroni në asnjë mënyrë prizën dhe as mos përdorni adapter.
PJESËT E APARATIT

-
Leva e majtë për ngritje
-
Kapaku
-
Leva e drejtë për ngritje
-
Butoni për ngritjen e levës
-
Butoni për hapjen e pllakës deri në
180°
-
Shtëpiza e poshtme
-
Pjata jo-ngjitëse
-
Treguesi i gatishmërisë për punë
-
Treguesi i tensionit
-
Rreullatori i termostatit
-
Doreza
-
Tabakaja për tepricë të vajit
PARA PËRDORIMIT TË PARË
- Lexoni të gjitha instruksionet me kujdes dhe ruani për përdorim në të ardhmen.
• Largoni tërë ambalazhin.
- Pastroni pllakat për pjekje me sfungjer ose leckë të lagur me ujë të ngrohtë.
MOS E ZHYTNI APARATIN NË UJË DHE MOS I VENDOSNI SIPËRFAQET PËR ZIERJE NËN VRUSHKULL TË UJIT.
- Fshini me leckë ose pecetë letre.
- Për rezultatin më të mirë, lyeni pllakat me pak vaj për zierje ose sprej për zierje.
Vërejtje: Kur aparati ngrohet për herë të parë, mund të ndjehet një erë e lehtë e tymit. Kjo është normale te shumica e aparateve për ngrohje. Kjo nuk ndikon në sigurinë e pajisjes tuaj.
SI TË PËRDORET APARATI
Para përdorimit të parë, hiqni tërë materialin promovues dhe hiqeni ambalazhin, dhe kontrolloni që pllakat ngrohëse të mos jenë të pluhurosura. Nëse nevojitet, pastroni me leckë të lagur. Për rezultate më të mira, të hidhet një lugë vaj për zierje në pllaka jo-ngjitëse. Lyeni mbi me pecetë letre dhe pastroni tepricën e vajit.
PËRGATITJA E APARATIT TUAJ
- Mbylleni aparatin dhe futni prizën në fole të murit, do të shihni një dritë të kuqe që shëndrit, që tregon se aparati ka filluar të furnizohet me rrymë.
Atëherë mund të rregulloni temperaturën me anë të rregullatorit duke e rrotulluar në të djathtë, për të kontrolluar temperaturën dhe për ta vendosur në optionin e dëshiruar: “MIN” për ngjyrë më të çelët të ushqimit dhe “MAX” për ngjyrë më të errët. Së pari provoni artikullin në mes; drita e gjelbërt e dhezur. tregon se aparati ka filluar të ngrohet. Më vonë mund t'a rregulloni nxehtësinë më të ulët ose më të lartë, sipas dëshirës; gjithashtu, ushqimi i ndryshëm piqet në mënyrë të ndryshme.
- Aparati duhet të ngrohet rreth 3\~5 minuta që të arrijë temperaturën e pjekjes, drita e gjelbërt fiket dhe aparati është i gatshëm për përdorim.
PJEKJA
Për përdorim si skarë kontakti
- Vendosni aparatin në temperaturën e dëshiruar. Së pari provoni me nivelin më të lartë (max). Më vonë mund t'a zvogëloni ose rritni temperaturën sipas dëshirës.
- Përgatitni hamburger, mish pa asht dhe feta të holla mishi ose ushqim tjetër sipas udhëzimit dhe vendosni në pllakën e poshtme për pjekje.
- Mbyllni pllakën e epërme e cila ka menteshë lundruese për shtypjen e barabartë të ushqimit. Pllaka e epërme duhet të jetë krejtësisht e lëshuar në mënyrë që të përputhen shenjat në aparat varësisht nga ushqimi i zgjedhur.
- Kur ushqimi është i gatshëm, përdorni dorezën që të hapni kapakun. Largoni ushqimin me anë të lopatës së plastikës. Kurrë mos përdorni kapëse të metalit ose thikë sepse mund të dëmtojnë shtresën e cila parandalon ngjitjen e ushqimit për pllake.
- Përdorni aparatin si skarë kontakti për të përgatitur hamburgerë, mish pa asht, feta mishi dhe perime.
Përdorni aparatin si skarë kontakti, kur dëshironi të përgatitni dicka për një periudhë të shkurtër dhe kur ju nevojitet mënyrë më e shëndetshme e përgatitjes së ushqimit në skarë. Kur ushqimi përgatitet në skarë, përgatitet më shpejtë sepse të dyja anët piqen njëkohësisht.
- Brinjët në grila bashkë me kulluesen në kënde të pllakës mundësojnë që vaji të kullohet nga mishi dhe të
largohet nga pllaka.

Përdorimi i këmbalecit zgjeruar
- Gjatë përgatitjes, nëse dëshironi që vaji të kullohet më mirë, mund t'a hapni këmbalecin e zgjeruar në fund.

Për përdorimin e aparatit si toster
Pajisja e shtrirjes
- Vendoseni aparatin në temperaturën e dëshiruar. Së pari provoni me nivelin më të lartë (max). Më vonë mund t'a zvogëloni ose ta rritni sipas dëshirës.
- Përgatitni sanduiçë sipas udhëzimit dhe vendosni në fund të pllakës ngrohëse. Gjithmonë vendosni sanduiçët në pjesën e pasme të pllakës.
- Mbyllni pllakën e epërme e cila ka grilë lundruese të dizajnuar për shtypje të barabartë të ushqimit. Pllaka e epërme duhet të jetë krejtësisht e lëshuar për të përgatitur sanduiçë.
- Pjekni 3 deri 6 minuta ose deri sa sanduiçët të marrin ngjyrë të artë në të kaftë, sipas shijes tuaj.
- Kur të jetë gati sanduïçi, përdorni dorezën që të hapni kapakun. Hiqni sanduïçin me anë të lopatëzës së plastikës. Kurrë mos përdorni kapëse të metalit ose thikë sepse ato mund t'a dëmtojnë shtresën e cila parandalon ngjitjen e ushqimit në pllakë.
- Përdorni aparatin si toster që të përgatitni sanduiçët, bukën dhe quesadillas (ushqim spanjoll me petë).
- Tosteri është i dizajnuar me një dorezë të posaçme dhe grilë e cila mundëson që kapaku t'i përshtatet trashësisë së uqhimit. Mund të pjekni në skarë të gjithë ushqimin, nga rriskat e prera hollë të domates, deri te bërxollat dhe të gjitha të piqen në mënyrë të barabartë.
- Kur përgatitni më shumë se një lloj ushqimi në skarë kontakti, është me rëndësi që trashësia e gjësendeve të jetë e përshtatshme në mënyrë që kapaku të mbyllet njësoj mbi ushqim.
Për përdorimin e aparatit të hapur
- Vendosni aparatin në sipërfaqe të pastër, të rrafshët në të cilën tentoni të përgatitni ushqimin. Aparati duhet të vendoset në pozitë të rrafshët.
- Pllaka/kapaku i epërm është në nivel me pllakën/mbajtësen e poshtme. Pllaka e epërme dhe e poshtme janë në linjë duke formuar sipërfaqe të madhe për përgatitjen e ushqimit. Për të vendosur aparatin në këtë pozitë, gjeni dorezën për lëshimin e grilës në anën e djathtë të aparatit.
Butoni në kënd
- Me dorën e majtë mbani dorezën, me dorën e djathtë tërhiqni grilat në drejtimin tuaj. Shtyeni dorezën deri sa kapaku të jetë në nivel me sipërfaqen e punës. Aparati do të qëndrojë në këtë pozitë deri sa të ngritni dorezën dhe kapakun për t'a kthyer në pozitë të aparatit të mbyllur
- Përdorni aparatin si skarë të hapur që të përgatitni hamburger, feta mishi, shpezë (nuk rekomandojmë përgatitjen e pulës me eshtra, përvec nëse nuk është e vendosur në mënyrë të barabartë në skarë të hapur), peshk dhe perime.
- Përgatitja e ushqimit në skarë të hapur është mënyra më e gjithanshme e përgatitjes së ushqimit. Në pozitë të hapur fitoni sipërfaqe dy herë më të madhe për përgatitjen e ushqimit.
- Keni mundësi që të përgatitni më shumë lloje të ushqimit dhe mos të përzieni shijet e tyre, ose të përgatitni sasi më të mëdha të ushqimit të njëjtë. Pozita e hapur e aparatit gjithashtu mundëson përgatitjen e mishit të prerë në trashësi të ndryshme, duke ju mundësuar që të përgatitni çdo copë sipas dëshirës.

- Gjithmonë shkyqni aparatin dhe lini që të ftohet para pastrimit. Aparati më lehtë pastrohet kur është i vakët. Nuk ka nevojë që të ndahet aparati për shkak të pastrimit. Kurrë mos e futni aparatin në ujë dhe as mos e vendosni në enëlarëse.
Pllakat për pjekje mund të lahen me ujë ose në enëlarës.
- Pastroni pllakat për pjekje me leckë të butë për të hequr mbeturinat e ushqimit. Për mbeturinat e pjekurinave shtoni pak ujë të vakët me detergjent mbi ushqimin e mbetur, pastaj pastroni me një mjet plastic joabraziv ose vendosni një pecetë të lagur kuzhine mbi pllakë për të lagur mbeturinat e ushqimit në pllakë.
- Mos përdorni asnjë mjet abraziv që mund të dëmtojë ose të gërvishtë siëprfaqen e cila mbron nga ngjitja e ushqimit.
- Mos përdorni gjësende të metalit për të hequr ushqimin, sepse mund të dëmtojnë sipërfqen jongjitëse.
- Pjesën e jashtme të aparatit pastrone kryesisht me leckë të lagur. Mos e pastroni pjesën e jashtme të aparatit me sfungjer abraziv ose tel të celiktë, sepse do të dëmtoni sipërfaqen. Mos e futni në ujë ose ndonjë lëng tjetër.
- Mos e vendosni në enëlarës.
- Pas cdo përdorimi, hiqni dhe derdhni tabakanë për grumbullimin e tepricës së vajit dhe lani tabakanë me ujë të nxehtë me sapun. Parandaloni përdorimin e sfungjerit ose detergjenteve të forta sepse mund të dëmtojnë sipërfaqen. Pastroni dhe tërësisht thajeni me leckë të terur.
RUAJTJA
- Gjithmonë shkyqeni aparatin pas përdorimit.
- Sigurohuni që aparati të jetë gjithmonë i ftohtë dhe i thatë pasi të përfundoni përdorimin.
- Kablli i rrymës mund të lidhet rreth pjesës së poshtme të shtëpizës pas përdorimit.
DEPONIMI EKOLOGJIK

Të ruajmë ambientin jetësor! Mos harroni që t'iu përmbaheni rregullave lokale: dërgoni pajisjen elektrike e cila më nuk punon, në qendrën për deponimin e mbeturinave.