FC-31501 WH - Autre appareil ménager Vivax - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas FC-31501 WH Vivax në format PDF.
| Marka | Vivax |
| Modeli | FC-31501 WH |
| Lloji i produktit | Sobë e pavarur (Pllakat e gazit + Furra elektrike) |
| Përmasat (gjerësia x thellësia x lartësia) | Përafërsisht 50 x 60 x 85 cm |
| Pesha | Përafërsisht 50 kg |
| Furnizimi me energji | 230 V ~ 50 Hz, një fazë |
| Lidhja e gazit | Fije G 1/2″, gaz natyral ose LPG |
| Djegësit e pllakës | 1 i vogël (0.9 kW), 1 mesatar (1.5 kW), 1 i madh (1.95 kW) |
| Pllakat elektrike të nxehtësisë | 1 përpara majtas 1000W, 1 mbrapa majtas 1500W |
| Elementet e ngrohjes së furrës | Sipër (800W) + Poshtë (1000W) |
| Karakteristikat e furrës | Grilë, rotisere, termostat (0–300°C), kohëmatës (deri në 90 min) |
| Kapaciteti i furrës | Përafërsisht 60 L (vlerësim) |
| Sistemet e sigurisë | Pajisja e dështimit të flakës në djegësit e gazit, pullat e shtypit për të rrotulluar, paralajmërimi i sigurisë për fëmijët |
| Ndezja | Ndezje automatike me shkëndijë (buton shtypi) |
| Ndriçimi i furrës | Llambë e brendshme 15W |
| Materiali i pllakës së gatimit | Çelik i smaltuar (vlerësim) |
| Dera e furrës | Derë xhami e lëvizshme për pastrim të lehtë |
| Pastrimi | Kapakët dhe grilat e djegësve të lëvizshëm; dhoma e furrës e larë me detergjent të ngrohtë; mos përdorni pastrues gërryes |
| Konvertimi i gazit | I përshtatshëm për LPG ose gaz natyral me zëvendësimin e hundëzave |
| Certifikatat | CE, Direktivat e EEC 73/23, 90/683, 90/336, 93/68 |
| Garancia | 24 muaj (standard) |
Pyetjet më të shpeshta - FC-31501 WH Vivax
Pyetjet e përdoruesve rreth FC-31501 WH Vivax
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Autre appareil ménager në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj FC-31501 WH - Vivax dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. FC-31501 WH e markës Vivax.
MANUAL I PËRDORUESIT FC-31501 WH Vivax
Udhëzime për shfrytëzim

Ju falënderojmë që keni blerë këtë pajisje moderne të prodhuar me ndihmën e teknologjisë moderne. Ju lutemi lexoni me kujdes këtë doracak dhe ruani të njëtin për përdorime tjera.
E RËNDËSISHME: Kjo pajisje është e thjeshtë për shfrytëzim por që të arrini rezultatet e dëshiruara duhet të lexoni këtë doracak dhe gjithë këshillat në të para përdorimit.
Doracaku përmban të dhëna mbi instalimin, përdorimin dhe mirëmbajtjen si dhe këshilla të rëndësishme për përdorimin e kësaj pajisjeje.
CE Kjo pajisje është në përputhje me këto Rregulla të E.E.C.
- 73/23 – 90/683 (Rregulla mbi pajisjet me voltazh të ulët)
• 90/336 (Rregulla mbi pajisjet me gaz)
• 93/68 (Rregulla të përgjithshme)
dhe ndryshimet e mëvonshme.
Ešhtë e rëndësishme të ruani këtë doracak që të mund të konsultoheni nëse keni nevojë. Nëse e shitni ose jepni pajisjen personit të tretë ju lutemi të përcillni edhe këtë doracak që pronari i ri të njoftohet me funksionet dhe paralajmërimet për sigurinë dhe përdorimin e pajisjes.
Paralajmërimet e shënuara në këtë doracak shërbejnë për mbrojtjen Tuaj dhe të personave tjere. Për këtë shkak ju lutemi të lexoni me kujdes gjithë udhëzimet për instalimin dhe përdorimin e pajisjes.
- Pajisja duhet të përdoret nga të rriturit, fëmijët nuk duhet të kenë qasje dhe nuk duhet lejuar që ata të lozin në afërsi të pajisjes.
- Pajisja duhet përdorur për përgatitjen e ushqimit, ju lutemi mos e përdorni për qëllime tjera.
- Hapësira që duhet të sigurohet gjatë instalimit;

- Instalimi duhet kryer nga person të kualifikuar dhe kompetent sipas rregullave ligjore.
- Ndryshimet në instalimet elektrike, që mund të nevojiten për instalimin e pajisjes duhet kryer nga elektricisti.
Ndryshimet ose përpirjet për të ndryshuar pajisjen mund të jenë të rrezikshme.
- Tek djegësit ose pllakat elektrike nuk duhet të vendosen enë që nuk janë stabile ose të deformuara që mos të përmbysen dhe të shkaktojnë lëndime.
- Kujdes të posaçëm duhet kushtuar gjatë gatimit me vaj ose yndyrë.
- Pajisja mbetet e nxehtë gjatë kohë pasi të ç'kyçet.
- Gjithmonë mbikëqyrni fëmijët që mos të prekin sipërfaqet e nxehta ose mos të jenë në afërsi të pajisjes derisa juve e përdorni ose derisa nuk ftohet në tërësi.
- Qëllimi i kapakut, nëse pajisja e posedon, është mbrojtja e sipërfaqes së stufës nga pluhuri kur është i mbyllur dhe nga stërpikja kur është i hapur.
- Mos e përdorni pajisjen për qëllime tjera.
- Para mbylljes gjithmonë pastroni kapakun.
- Para se të mbyllni kapakun, gjithmonë pritni që pllakat elektrike të ftohen.
- Gjithë kapakët, të qelqit ose metalit, mund të largohen për pastrim më efikas.
- Kur nuk përdorni pajisjen gjithmonë siguroheni që rregullatorët të jenë në pozitën "0" (STOP).
- Kur e përdorni skarën ose piqni mish në rrjetin metalik, gjithmonë vendosni enën për yndyrë nën të. Në enë shtoni pak ujë që mos të digjet yndyra dhe aromat e pakëndshme.
- Gjatë largimit të enës për yndyra nga stufa gjithmonë përdorni doreza.
- Shtojcat (rrjetin metalik dhe enën për yndyra) duhet larë para përdorimi.
- Keni kujdes gjatë përdorimit të mjeteve për pastrim në formë në spërkatësve. Kurrë mos stërpikni ngrohësit.
- Nëse gjatë vendosjes ose largimit të ushqimit nga stufa derdhet sasi e madhe e vajit, lëngut etj. në pjesën e poshtme të stufës pastroni atë që mos të paraqiten aroma të pakëndshme dhe rrezik nga djegia e vajit.
- Siguroni qarkullimin e lirë të ajrit rreth pajisjes me gaz pasi që qarkullimi i dobët e ajrit mund të shkaktoj mungesë të oksigjenit.
PARALAJMËRIM: Përdorimi i stufës me gaz krijon nxehtësi dhe lagështi në hapësirën ku gjendet stufa. Siguroni mirë qarkullimin e mirë të ajrit në tërë hapësirës me hapjen e çeljeve natyrale të ventilimit ose me instalimin e thithëses së avullit për kuzhinë.
- Stufa duhet të mbahet e pastër për shkaqe higjienike dhe të sigurisë. Yndyra ose ushqimi i mbledhur mund të shkaktojnë zjarr.
- Shmangeni vendosjes së stufës afër materialeve që mund të ndizen (si p.sh. perde, pëlhura, etj.)
- Mos mbyllni kapakun derisa vetëm një djegës është i ndezur.

Fig. 2
- Përdorni vetëm Ilojin e gazit të caktuar në etiketën në afërsi të gypit të gazit.
- Pajisja është e rëndë kështu që lëvizeni me kujdes.
- Para mirëmbajtjes/pastrimit ç'kyçeni stufën nga priza dhe pritni që të ftohet tërësisht.
- Djegësit ndizen më lehtë para se të vendosen enët mbi ato. Pasi ti ndizni kontrolloni zjarrin nëse është i rregullt.
Para largimit të enës gjithmonë zvogëloni zjarrin ose fikeni.
Gjithmonë vendosni rrjetën metalike në mënyrën e duhur brenda stufës.
Nëse ka pllaka që pastrohen vet, ato duhen pastruar vetëm me detergjent dhe ujë.
Në sirtarin në fund të stufës vendosni vetëm objekti që kanë qëndrueshmëri ndaj nxehtësisë. Mos vendosni objekte të djegshme.
- Nëse stufa ka ndonjë defekt mos u mundoni ta rregulloni vet, riparimi duhet kryer nga servis të autorizuar. Intervenimet nga personat e pakualifikuar mund të shkaktojnë dëme tjera. Kontaktoni servisin e autorizuar dhe insistoni në përdorimin e pjesëve originale gjatë ndërrimit të pjesëve.
- Kurrë mos vendosni enë të zbrazur mbi djegësin ose pllakën elektrike të ndezur.
PËRDORIMI

Fig 3.
NDJEZJA E DJEGËSVE
Për të ndezur djegësit, para se të vendosen enët, përdoreni kyçësin përkatës të shënuar me shkëndijë të vogël. Shtypeni rregullatorin përkatës, rrotulloni atë majtas deri në pozitën maksimale, shtypeni kyçësin për ndizje dhe kur të ndizet zjarri caktoni fuqinë e dëshiruar.

FIG. 4 NDEZJA
Nëse djegësi nuk ndizet disa herë, kontrolloni a janë vendosur në pozitën e duhur mbrojtësi dhe kapaku i djegësit.
Për ndërprerje të rrjedhjes së gazit ktheni rregullatorin djathtas në pozitën "0".
Nëse përdorni vaj ose yndyrë gjatë përgatitjes së ushqimit, keni kujdes pasi që ato munden, nëse tejnxehen të digjen.
RREGULLATORËT E STUFËS
Rregullatorët për përdorimin e stufës me gaz mund të gjinden tek pllaka për drejtim.

Fig. 5a

Rregullatorët duhet të kthehen majtas (kundrejt shigjetave të orës).
PËRDORIMI I DJEGËSIT:
Secili djegës është i pajisur me ventil për gaz që posedon "shtyp dhe kthe" sistemin e sigurisë për ndezjen e djegësit ;
*shtypeni butë dhe ktheni majtas rregullatorin e djegësit që dëshironi të djegin
*ndizni djegësin me çakmak ose me shtypjen e sustës për ndezje (nëse e posedon stufa Juaj)
*intensiteti i zjarrit mund të rregullohet me kthimin e rregullatorit.
. Djegësi i fikur
6 Intensiteti maksimal i zjarrit
6 Intensiteti minimal i zjarrit

SI.6
PËRDORIMI I PLLAKËS ELEKTRIKE : (STUFAT E KOMBNUARA)
Ktheni rregullatorin përkatës në të djathtë dhe do të ndizet llama që sinjalizon se pllaka elektrike punon. Pas përfundimit të gatimit ç'kyçeni pllakën elektrike duke kthyer rregullatorin në pozitën "0". Pllakat elektrike posedojnë nivele të intensitetit të paraqitura në tabelën 2.
Tabela 2.
| Pozita e rregullatorit | 0 1 (250 W) 2 (750 W) 3 (1000 W) | ||
| Funksioni Ç'kyq. | Niveli për nxehje të dobët dhe gatim | Niveli për gatim dhe zierje | Niveli për gatim të shpejtë, zierje dhe pjekje |

FIG. 7 RREGULATORI PLLAKËS ELEKTRIKE
GJATË PËRDORIMIT TË PLLAKËS ELEKTRIKE MBANI NË MEND SE:
- Gjatë përdorimit të parë të gjithë pllakat el. duhet të vendosen në të tre pozitat nga 5 minuta gë të stabilizohet materiali për mbrojtje të sipërfaqes së sipërme.
- Përdorni enë të drejta me madhësi identike të asaj të pllakës.
- Mos vendosni asgjë mes pllakës dhe enëve.
- Pas përdorimit të pllakës el. kur të ftohet, pastroni sipërfaqen e pllakës me pëlhurë të lagur. Mos përdorni objekte të forta ose të mprehta për pastrim.

FIG. 8 LLAMBA
Kur të ktheni rregullatorin llamba e stufës ndizet.
PËRDORIMI I ORËS MEKANIKE:
Ora mekanike mund të përdoret për numërim së prapthi deri në 90 minuta. Kohën mund ta caktoni me kthimin e orës në të djathtë. Kur koha kalon, sinjali me zë aktivizohet. Nëse dëshironi të ndërpritni numërimin para kohës së caktuar vetëm ktheni kyçësin në pozitën “0”.

Fig. 9 Ora mekanike
TERMOSTATI:
Këtë funksion e posedojnë vetëm furrat elektrike. Për zgjedhjen e temperaturës së dëshiruar ktheni rregullatorin në të djathtë.

Fig. 10 Termostati
Mbajeni në mend se enët me fund të gjere mundësojnë gatim më të shpejtë nga enët me fund të ngushtë.
Gjithmonë përdorni enë që përgjigjen me llojin e ushqimit që përgatitni.
Veçanërisht keni kujdes që enët mos të jenë tepër të vogla për lëngjet pasi që ato thjeshtë mund të derdhen.
Më tutje, enët nuk duhet të jenë tepër të mëdha. Yndyrat dhe lëngjet mund të shpërndahen në fund dhe të digjen lehtë.
Më mirë është të përdoren kallëp për torta që nuk hapen. Pasi që, kallëpeve që hapen mund të ju rrjedhin lëngjet dhe sheqeri, që pastaj bien në fundin e furrës ose enës për pjekje dhe aty ngjiten, kjo pastaj rëndëson pastrimin.
Shmangeni përdorimit të enëve me doreza plastike për furrën pasi që nuk janë të gëndrueshëm ndaj nxehtësisë.
Që të arrihen efekte maksimale me harxhim minimal të gazit duhet të përdorni enë me madhësi identike me ato të djegësit.

PRAVILA ZA UPORABU EL. PLOČE SU PRIKAZANA NA DONJOJ SLICI
Fig. 11

Gjithashtu rekomandohet që të mbuloni enët ku zini lëngje dhe sapo të ziejnë ato, të zvogëloni intensitetin e zjarrit në nivel të duhur për të mirëmbajtur zierjen.
PËRDORIMI I FURRËS ELEKTRIKE;
Furra elektrike ka ngrohësin e sipërm me skarë, ngrohësin e poshtëm, turbo ventilator i turbo ventilator me ngrohës (turbo ventilator me më shumë funksione). Që të vendosni rregullatorin në pozitën e duhur;
Skarë:
Ngrohësi i sipërm:
Turbo ventilator + ngrohës i poshtëm dhe sipërm:
Ngrohësi i poshtëm dhe sipërm: ....
Turbo ventilator me ngrohës: ....
Turbo ventilator:

Fig.13 Rregullatori i furrës
Rregullatori i furrës drejton djegësin e furrës dhe të skarës. Tek këto modele sistemi i sigurisë ç'kyç rrjedhjen e gazit nëse zjarri fiket.
Nëse dëshironi të përdorni djegësin e poshtëm ktheni rregullatorin majtas dhe shtypeni kyçësin e ndezjes derisa të ndizet zjarri. Shtypeni dhe mbani 10-15 sekonda që të deaktivizohet sistemi i sigurisë. Që të caktoni intensitetin duhet të ktheni rregullatorin tek shenja e zjarrit të vogël ose të madh.
Nëse dëshironi të përdorni djegësi e skarës, ktheni rregullatorin në të djathtë dhe shtypeni kyçësin e ndezjes derisa të ndizet djegësi i skarës.
Kyçësi për ndezje nuk duhet të përdoret më gjatë se 15 sekonda. Nëse pas 15 s djegësi nuk është djegur, mos e përdorni kyçësin, hapeni derën e furrës dhe pritni së paku një minutë para se të mundoheni përsëri të ndizni djegësin.
Ndezja manuale e furrës me gaz:
Shtypeni rregullatorin tek djegësi që dëshironi të ndizni dhe afroni zjarrin.
Ktheni rregullatorin përkatës majtas në pozitën maksimale.
Shtypeni rregullatorin 15 sekonda dhe pastaj lëshojeni.
Nëse djegësi fiket përsëritni procedurën e lartpërmendur.
NGROHJA:
Pasi të ndizni furrën, leni dyert e hapura për disa minuta, pastaj mbylleni dhe ktheni rregullatorin në pozitën e dëshiruar. Para se të vendosni ushqimin, ngrohni furrën përafërsisht rreth 15 minutash.
KYÇJA E SKARËS:
Për të kyçur skarën përdorni rregullatorin përkatës. Djegësi i skarës mund të ndizet vetëm kur djegësi i furrës është i ç'kyçur. (Kyçësi i sigurisë nuk e mundës përdorimin e njëkohshëm të dy burimeve të ndryshme të nxehtësisë).
PËRDORIMI I SKARËS:
Vendosni ushqimin në hell, duke pasur kujdes të jetë mirë i përforcuar dhe shpërndani peshën që mos të ngarkohet motori pa nevojë.

Fig. 14 SKARË
Kur e shtypni kyçësin e skarës, skara fillon të rrotullohet.
UDHËZIME PËR INSTALIM:
Kjo stufë nuk është pajisur me aparat për largimin e efekteve anësore të djegies.
Rekomandohet instalimi në vende me qarkullim të mirë të ajrit, sipas rregullave ligjore.
LIDHJA ELEKTRIKE:
Kjo pajisje punon me rrymë një faze prej 230 V.
Para lidhjes së pajisjes me burimin energjisë elektrike kontrolloni:;
- A përgjigjet voltazhi i rrjetit elektrik në amvisërinë Tuaj me atë të pajisjes (kontrolloni pllakën me të dhënat teknike)

Fig. 15
- A është aparati mirë i tokëzuar me kyçëset dhe rrymën përkatëse. Aparati shitet pa kyçëse: prandaj duhet të instaloni kyçëse e cila përshtatet rrymës së caktuar në pllakën me të dhëna teknike. Me kyçësen duhet të instalohet edhe prizë përkatëse. Nëse dëshironi të lidhni drejt në rrjetin elektrik (pa kyçëse) duhet të bëni atë sipas rregullave juridike dhe me siguresë përkatëse. Teli me ngjyrë kafe (del nga kutia e stufës) duhet çdoherë të jetë e lidhur me fazën e rrjetit elektrik. Në çdo rast, kordoni për rrymë duhet të vendoset në vend që në asnjë mënyrë mos të ngrohet mbi 50°C mbi temperaturën e dhomës.
PRODHUESI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RASTE GJATË TË CILAVE NUK JANË RESPEKTUAR PARALAJMËRIMET E SIGURISË.
PARALAJMËRIM: Ky aparat duhet të jetë i tokëzuar. LIDHJA ME GAZ:
Lidhja me gaz duhet të kryhet në përputhje me rregullat juridike. Fabrika e cilat ka prodhuar aparatin ka bërë testime për punë me lloje të gazrave të cilat janë theksuar në etiketën e vendosur në anën e mbrapse të aparatit, pas gypave për gaz. Duhet patjetër të lidhni aparatin me lloje të gazrave të cilat janë dhënë në këtë etiketë. PËRDORIMI I GYPAVE TË FORTË DHE GYPAVE FLEKSIBILE METALIKE PËR LIDHJE:
Për siguri më të madhe gjatë lidhjes me gaz rekomandohet përdorimi i gypave të fortë (shembull prej bakri) ose gypa fleksibile çeliku prej çelikut që nuk ndryshket për të shmangur zgjatjen e tyre.

Fig. 16
Proporcioni i gypave përçues është G ½
Për këtë lloj instalimi të gazit duhet bërë vetëm me gypa fleksibil metalik, sipas rregullave.
PËRDORIMI I GYPAVE FLEKSIBILE JOMETALIKE PËR LIDHJE:
Për lidhje me gaz, përveç gypave metalike mund të përdoren edhe ata jometalike, në përputhje me rregullat.
Gypi fleksibil duhet të përforcohet me lichësen, në përputhje me rregullat. Gjatë përdorimit të gypave jometalike, duhet pasur kujdes për këtë:
- Temperatura e gypave nuk duhet asnjëherë të tejkalojë temperaturën 30°C

Fig. 17.
- Nuk duhet të jetë më e gjatë se 1500 mm
- Nuk duhet të jetë e shtypur.
- Nuk duhet të shtrëngohet ose të ngarkohet.
- Duhet të jetë vendosur në mënyrë që mund të kontrollohet në çfarë gjende është.

Kontrollimi i gjendjes së gypit fleksibil përbëhet nga pikat në vijim;
- A ka vrimë ose shenja të djegies në skajet ose në trupin e gypit
- A është materiali elastik ose është forcuar
- Mos janë lidhëset me të cilat është përforcuar gypi të ndryshkura.
• Mos ka skaduar afati i gypit.
Nëse vëreni që një prej shenjave më lartë, mos tentoni të riparoni përveç nëse duhet të ndryshohet.
ME RËNDËSI
Pas përfundimit të instalimi kontrolloni gjithë kyçet e gypit nëse rrjedh. Për kontrolloni përdorni sapunë dhe asnjëherë mos ndizni zjarr.
PËRSHTATJA E STUFËS PËR LLOJE TË NDRYSHME TË GAZRAVE
Për përshtatje të aparatit për lloje të ndryshme të gazrave kryeni hapat më poshtë.
LLOJI I GAZIT
LPG
Gaz tokësor
: Përdorni kapës për gypin e gomës.
: Çdoherë përdorni rondelë.
Më pas vazhdoni me lidhjen në gaz, në mënyrë të përshkruar në kapitullin përkatës.

• Largoni mbajtësin e enëve.
• Largoni kapakun dhe djegësin.
- Me çelës 7 lirojeni dhe largoni fiskajën dhe ndryshoni me llojin e fiskajës e cila përputhet me llojin e gazit që dëshironi të përdorni.
Montoni djegësin në mënyrën e çmontimit por në drejtimin e kundërt.
Këto djegës nuk duhet të kanë lëshim fare.
RREGULLIMI I FUQISË MINIMALE TË FLAKËS NË DJEGËS.
Për rregullim të fuqisë minimale;
1- Rregulloni rregulluesin në pozitë të flakës minimale
2- Rregulloni sustën e rregulluesit

Fig. 20
3- a) Në rast të ndryshimit të gazit tokësor me LPG; përforconi fort vidhën e djegësit; b) Në rast të ndryshimit prej LPG në gaz tokësor, vidhën kontrolluese të djegësit rrotulloni për 1/4, deri sa të arrihet fuqia normale e flakës.
Kthejeni sustën e rregulluesit dhe më pas menjëherë rrotulloni prej pozite maksimale në minimale dhe flaka do të shuhet.
REKOMANDIME PËR GATIM:
Sipas nevojës, filloni gatimin e me flakë të fortë. Pjesa e jashtme e flakës është më e ngrohtë se e brendshme. Prandaj, përdorimi i flakës së madhe mund të nënkuptojë edhe prishje të gazit.
Për dallim nga pllaka elektrike, djegëset me gaz nuk kërkojnë enë me fund të rrafshët; flaka prej fundin e enës dhe përhap ngrohtësinë nëpër gjithë sipërfaqen e fundit të enës.
Për djegës me gaz nuk duhen enë. Megjithatë, enët me shtresë të hollë më shpejtë përçojnë ngrohtësinë për dallim nga enët me shtresë të trashë.
Enët me fund të trashë pengojnë ngrohjen e pjesshme sepse mundësojnë kompensim të mjaftueshëm të ngrohtësisë.
Mos përdorni enë tepër të vogla. Enë të gjera dhe cekët janë më mirë për punë sesa të ngushta dhe thella sepse më shpejtë ngrohen. Përdorimi i enëve të ngushta ose flakë më të madhe nuk shpejton gatimin por vetëm harxhon më tepër gaz. Për përdorim të drejtë, vendosni enët e vogla në djegësit e vegjël dhe enët e mëdha në djegësit e mëdha.
Kur të mundeni, mblidhni enët që të mund të kurseni gazin.
REKOMANDIME PËR PËRDORIMIN E FURRËS
Ngrohtësinë e krijojnë ngrohësi i poshtëm dhe epërm. Nëse pjekja kërkon më tepër ngordhëti, përdorni vendin e epërm ose poshtëm për rrjetin.
KËSHILLA PËR PËRDORIMIN PËR PJEKJE TRADICIONALE
Për pjekje të tortës
Para fillimit, ngrohni furrën për 10 minuta, përveç nëse receta nuk thotë ndryshe.
Gjatë përgatitjes së tortës të cilat duhet të ngritën (biskota) mos e hapeni derën e furrës; hyrja e ajrit të ftohtë do të pengojë procesin e ngritjes. Për të kontrolluar a është torta e pjekur, brumin shpojeni me kruese për dhëmbë, nëse del e pastër, torta është pjekur. Para kryerjes së këtij kontrolli, priteni që të kalojë së paku ¾ e kohës së pjekjes.
Torta e cila nuk është pjekur mirë nga brenda duhet të piqet më gjatë në temperaturë më të ulët. Nga ana tjetër, torta e “thatë” duhet të piqet me shkurtë në temperaturë më të madhe.
Për pjekje të mishit
Nëse dëshironi pjekje me ngjyrë të mirë, përdorni pak vaj. Nëse copa e mishit është pa yndyrë, lyeni pak me gjalpë ose vaj ose të dy. Nga ana tjetër, nëse mishi përmban yndyrë, gjalpi dhe vaji nuk janë të nevojshëm. Nëse copa e mishit ka yndyrë vetëm në njërën anë, vendoseni në pjekësen në anën me yndyrë nga lartë sepse me shkrirjen e yndyrës do të lyhet edhe pjesa e poshtme e thatë e mishit. Mishi i kuq duhet të largohet nga frigoriferi një orë para pjekjes sepse në të kundërtën ndryshimi i shpejtë i temperaturës shkakton mishi të forcohet. Pjekja, kuptohet nëse bëhet fjalë për mish të kuq, nuk duhet ët kriposet në fillim të pjekjes sepse kripa shkakton rrjedhjen e lëngjeve dhe gjakut nga mishi dhe nuk lejon krijimin e kores së fortë. Rekomandohet që pjesën e jashtme të kriposni pasi të kalojë gjysmë orë pjekje. Mishin e pjekur vendosni në furrë në enë të ulët; pasi që enët e larta e pengojnë lëvizjen e nxehtësisë deri tek mishi. Mishi mund të vendoset në enë të posaçme për përdorim në furrë ose drejtë mbi rrjetin metalik nën të cilën duhet vendosur ena për mbledhje të lëngjeve. Kjo enë duhet vendosur menjëherë pas fillimit të pjekjes.
Pjekja e mishit duhet filluar me temperatura të larta dhe me kohë duhet zvogëluar që mishi të piqet edhe prej brenda. Temperatura për pjekjen e mishit të bardhë mund të qëndroje e njëjtë tërë kohën. Shkalla e pjekjes mund të kontrollohet me pirun. Pas përfundimit të pjekjes rekomandohet të pritet së paku 15 minuta para se të prehet mishi që të ruhen lëngjet brenda.
Para servimit rekomandohet ngrohja e pjatave.
Për pjekje të peshkut:
Peshqit e vegël piqni prej fillimit deri në fund në temperaturë të lartë. Peshqit me madhësi të mesme në fillim piqni në temperaturë të lartë dhe gradualisht uleni temperaturën.
Kontrolloni a është peshku i pjekur duke prerë një anë të peshkut; mishi duhet të jetë i bardhë dhe i fortë, përveç nëse ka troftë, salmon dhe peshk të ngjashëm.
Skarë
Për pjekje në skarë janë më mirë mishrat në vijim: kryesisht gjithë llojet e mishrave të prera në fletë ose copë (jo tepër trash), disa perime (domate, kungull etj). Mishi dhe peshku të cilin doni të piqni në skarë duhet të lyet me vaj ngadalë dhe të vendosni në rrjetin; mishi duhet të kriposet gjatë pjekjes ndërsa peshku duhet të kriposet nga brenda para fillimit të pjekjes. Rrjetin varësisht nga trashësia e mishit duhet të vendoset në vendin i cili është më afër nga grila që të shmanget djegia e sipërfaqes së mishit dhe mos të piqet nga brenda. Krijimi i tymit që shkaktohet nga pikat e lëngjeve mund të shmangen duke derdhur 1 ose 2 gota ujë në enën për grumbullimin e lëngjeve.
Grila mund të përdoret edhe për pjekjen e bukës dhe llojeve të caktuar të pemëve, banane, grep, ananas, etj. Pemët duhet ë vendosen më larg burimit të ngrohtësisë.
Kohëzgjatja e pjekjes
Kohëzgjatja e pjekjes dallon nga lloji i ushqimit, sasia dhe përbërja. Rekomandohet që gjatë pjekjes së parë të keni kujdes kohëzgjatjes së pjekjes që të mund, varësisht nga rezultati, të përshtateni për herën tjetër.
TABELA PËR KOHËZGJATJEN E PJEKJES, e cila ka të bëjë me pjekje në furrë dhe përdorimi i grillit shërben vetëm për orientim.
Përvoja do të tregoj dallimin mes kohës së vërtetë dhe të dhëna në tabelën. Pa dallim nga tabela, respektoni ushqimet të cilat janë dhënë për recetën të cili përgatiteni.
KUJDES: Gjatë përdorimit të furrës, mos vendosni enë në fund siç janë enë për mbledhjen e lëngut, kallëp për torta, tenxhere, enë rezistuese, faqe alumini etj, sepse ajo mund të rezultojë me mbajtjen e ngrohjes dhe mund të ndikojë në rezultatet e gatimit dhe të dëmtojë brendësinë e furrës.
Tabela 3.
| Ushqimi | Temperatura C Pozita e regulluesit | Koha e pjekjes në minuta |
| Tortë | ||
| Për të pjekur fundin e tortës | 200 | 3 15-20 |
| Tortë me krem prej gjalpi | 200 | 2 35-40 |
| Tortë me pekmez | 200 | 2 35-40 |
| Tortë me tharmë | ||
| Brioche | 200 | 2 35-40 |
| Torta në kallëp | ||
| Tortë me miell të bardhë dhe zezë | 175 | 2 60-70 |
| Tortë me biskota | 175 | 3 60-70 |
| Tortë margharita | 175 | 3 35-40 |
| Biskota të vogla | ||
| Bukë | 170 | 3 15-20 |
| Tortë me krem | 200 | 3 30-40 |
| Lasagne | 225 | 2 40-50 |
| Pizza | 240 | 2 20-25 |
| Pulë | ||
| Rosë 1 - 1/2 - 2 kg | 200 | 2 120-180 |
| Patë 3 kg | 200 | 2 150-210 |
| Pule e pjekur | 200 | 2 60-90 |
| Pulėdeti 5 kg 175 2 230-250 | |||
| Kafshė | |||
| Lepur 200 2 60-90 | |||
| Brinjė dreri 200 2 90-160 | |||
| Kėmbė dreri 175 2 90-160 | |||
| Mish (koha për pjekje për çdo cm trashësi) | |||
| Pjekje e gjatë e mishit 175 2 12,-15 | |||
| Pjekje e shkurtë e mishit 200 2 10,-12 | |||
| Mish 200 2 30-40 | |||
| Perime | |||
| Perime të fërguar 200 2 40-45 | |||
| Peshk | |||
| Qefull | 200 2 40-50 | ||
| Gril | |||
| Steka 3 15-20 | |||
| Suxhuk | 3 20-25 | ||
| Pule e pjekur | 3 60-70 | ||
| Mish viçi i pjekur në grill 0,6 kg | 70-80 | ||
| Mish pule në grill | 60-90 |
MIRËMBAJTJA
Para çdo pastrim, largon stufën nga rryma elektrike.
Pastrimi i stufës
Pika, lëngje prej pemëve duhet të pastrohen me leckë të lagur në ujë të ngrohtë me detergjent sa më shpejtë që mundet. Për pastrim të shtresave të mbeturinave, mos përdorni lesh çeliku ose thika. Mbeturinat e forta mund të pastroni me leckë të fortë të zhytur në detergjent, por kujdes mos të gërvishteni brendësinë. Rrjetin e Iyer lajeni me ujë dhe detergjent; mund të pastrohet edhe në makinë për enë.
Largoni kapakun e djegësit dhe rrjetit dhe me kujdes lani me ujë të ngrohtë dhe detergent. Para kthimit në vend, thajeni.
Më pas, keni kujdes a keni vendosur mirë në vend. Djegësi mund të pastrohet me lesh çeliku ose ngadalë me leckë abrazive.
Dera e furrës dhe kapaku u qelqit, tek modelet që posedojnë pastroni vetëm me ujë dhe shmangeni përdorimin e tretësve të fortë dhe abraziv. Tek stufat me ndezje automatike, për ndezje duhet të pastrohet për të shmangur probleme gjatë ndezjes; më tutje, kontrolloni mos janë zënë vrimat e djegësit dhe nëse po, pastrojeni.
Pastrimi i furrës
Brendësin e furrës pastrojeni deri sa është e ngrohtë. Largimi i mbeturina është më lehtë. Për pastrim mund të përdorni ujë nga ngrohtë me detergjent ose ndonjë mjet për pastrimin e furrës me spërkatës. Mjetet tjera mos i derdhni drejt në pjesët metalike sepse ajo mund të dëmtohet dhe çdoherë respektoni udhëzimet e prodhuesit për mjetet e pastrimit. Shtojcat në furrën, rrjeti, ena, etj) pastroni me ujë të ngrohë dhe detergjent.
Mbeturinat e forta pastroni ngadalë me pluhur abraziv për pastrim.
Asnjëherë mos mbuloni pjesët e furrës me faqe alumini. Ajo mund të rezultojë me akumulim të ngrohtësisë që mund të ndikojë mbi rezultatin e pjekjes dhe brendësisë.
Kontrollimi i caktuar
Kontrolloni ndonjëherë gjendjen e gypave fleksibile për gaz dhe ndryshoni menjëherë kur të vëreni ndonjë shenjë dëmtimi. Rekomandohet që gypat të ndryshohen një herë në vit.
Nëse vëreni diçka të pazakontë gjatë punës së stufës, kontaktoni servisin e autorizuar për të kryer kontrollin.
Me stufat që kanë vend për mbajtjen e bocës së gazit, keni kujdes bocës ose bocave të cilat nuk janë lidhur.
Pastrimi i kapakut
Kapaku i stufës mund të largohet në mënyrë të shfaqur në figurën. Për rrotullimin dhe largimin, shikoni figurën 21a ose 21b.

Pas pastrimit, kthejeni kapakun në vendin e saj.
Pastrimi i derës së furrës
Për pastrim të mirë rekomandohet që në mënyrën vijuese të largoni derën e furrës, pastrojeni dhe kthejeni në vend.

Fig. 22
Hapeni derën tërësisht, dy kapëset në secilën menteshë ngrijeni në kënd prej 180°, pjesërisht mbylleni derën në kënd prej 30°, ngiheni derën dhe largojeni. Për kthim të derës përsëriteni hapat e njëjta por në drejtimin e kundërt.
Nëse aparati nuk punon mirë, para kontaktimit të servisit të kualifikuar, kontrolloni këtë në vijim:
Gazi nuk del nga djegësi në mënyrën e duhur
Kontrolloni:
- Mos janë vrimat e djegësit të bllokuar,
- A punon rregulluesi i shtypjes,
- A është valvuli i bocës me gaz tërësisht i mbyllur.
Në dhomë ndjehet era gaz
Kontrolloni;
- Mos éshtë i hapur valvuli i gazit
- A është gypi i gazit mirë i instaluar dhe në gjendje të mirë: ndryshojeni një herë në vit.
Mos kontrolloni rrjedhjen e gazit me shkrepëse të ndezur por vetëm me ujë dhe sapun
Furra nuk ngrohet
- Kontrolloni a është vendosur në pozitë të duhur rregulluesi i ngrohjes.
Pjekja zgjat shumë
- kontrolloni a është vendosur temperatura përkatëse për llojin e ushqimit që piqet.
Prej furrës del tym
- Rekomandohet që pas pjekjes të pastroni furrën. Gjatë pjekjes së mishit, në furrë mund të bie yndyrë e cila nëse nuk pastrohet, mund të shkaktojë tym dhe erë të pakëndshme (shihni pjesën për pastrimin e furrës).
Nëse pas kontrolleve më lartë, stufa akoma nuk punon, kontaktoni servisin më të afërt dhe në përshkrimin e problemeve shënoni modelin dhe numrin seria të aparatit.
UDHËZIME PËR PERSONIN I CILI KRYEN INSTALIMIN E STUFËS
Udhëzimet në vijim janë të synuar për instaluesin e kualifikuar që të mund instalimi dhe rregullimi i stufës të bëhet në përputhje me rregullat.
Gjatë secilit ndryshim në të cilën është përfshirë kyçja dhe ç'kyçja e aparatit, rekomandohet kujdes maksimal.
PRODHUESI NUK MERR PËRGJEGJËSI PËR DËMTIMET E MUNDSHME TË CILAT MUND TË NDODHIN GJATË INSTALIMIT DHE MOS RESPEKTIMIT TË RREGULLAVE JURIDIKE
RRETHINA PËR INSTALIM
Kujdes – ky aparat mund të instalohet dhe përdoret vetëm në dhoma në të cilat ka ventilim, në përputhje me rregullat juridike.
Që stufa me gaz të punojë mirë, duhet të sigurohet rrjedhje të papenguar të gazit (instaluesi duhet të përmbahet rregullave). Ajri në dhomën duhet të hyjë nëpër hapjet e mureve të jashtme. Këto hapje (ose një) duhet të vendosen në vend që nuk do të mund të bblokohen nga ana e brendshme dhe jashtme. Instalimi dhe mirëmbajtja duhet të kryhet nga teknik i kualifikuar, në përputhje me rregullat. Lidhjen elektrike duhet kryer në përputhje me rregullat e theksuar në EN 60335. Prodhuesi nuk merr përgjegjësi në raste aksidenti të shkaktohet nga tokëzimi i papërshtatshëm.
PËRÇIMI I MBETURINAVE NGA DJEGIA
Mbeturinat nga djegia të cilat prodhohen nga stufa duhet të përçohen me lidhje të cilat janë vendosur drejt në oxhakun ose dhomë të jashtme.
RRAFSHIMI
Aparati posedon këmbëza të vogla lëvizëse të vendosura në këndet e përparme dhe mbrapse.

Me rregullimin e këmbëzave, mund të ndryshohet lartësia e aparatit për të siguruar pozitë të rrafshët dhe shtrirje të barabartë të lëngjeve në enët.

Shtrirja e rrjetit në furrën
TABELA ME TË DHËNA TEKNIKE
TABELA 5
| Modeli | FC-31501WH | FC-22501WH | FC-04501WH |
| Dimensione (cm) 50*60 50*60 50*60 | |||
| Djegësi i vogël 0,9k W 0,9k W ,- | |||
| 0,028 L/h 0,028 L/h ,- | |||
| Djegësi i mesëm 1,5k W 1,5k W ,- | |||
| 0,046 L/h 0,046 L/h ,- | |||
| Djegësi i madh 1,95k W ,- ,- | |||
| 0,060 L/h ,- ,- | |||
| Poçi 15 W 15 W 15 W | |||
| Ngrohësi i poshtëm 1000 W 1000 W 1000 W | |||
| Ngrohësi i epërm 800 W 800 W 800 W | |||
| Pllaka elektrike 1000 W 1000 W 1000 W x 2 | |||
| Pllaka elektrike | 1500 W | 1500 W x 2 | |
VIVAX
home
MAK
Упатства
3a
употреба
Самостојни
шпорети
FC-31501 WH
FC-22501 WH
FC-04501 WH