WH-101 W - Pajisje të Tjera Shtëpiake Vivax - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas WH-101 W Vivax në format PDF.
| Lloji i produktit | Ngrohës uji elektrik |
| Modeli | WH-101 W |
| Dimensionet (LxGxT) | 400 x 300 x 270 mm |
| Pesha | 7.5 kg |
| Furnizimi me energji | 220-240 V ~ 50 Hz |
| Fuqia nominale | 1500 W |
| Kapaciteti i rezervuarit | 10 L |
| Gama e temperaturës | 30 °C deri në 75 °C |
| Elementi ngrohës | Bakër, 1500 W |
| Termostati | E rregullueshme, e integruar |
| Valvula e lehtësimit të presionit | Po, e përfshirë |
| Materiali (rezervuari) | Çelik me veshje smalti |
| Materiali (predha e jashtme) | Çelik i veshur me pluhur |
| Klasa e efikasitetit energjetik | C |
| Fuqia në gatishmëri | < 1 W |
| Lidhja e ujit | Hyrje dhe dalje G 1/2" |
| Montimi | Montimi në mur, vertikal |
| Niveli i zhurmës | < 25 dB(A) |
| Vlerësimi IP | IP24 |
| Mirëmbajtja | Rekomandohet pastrimi vjetor i shkallës |
| Karakteristikat e sigurisë | Mbrojtja nga mbinxehja, lehtësimi i presionit, mbrojtja nga puna e thatë |
| Garancia | 2 vjet |
Pyetjet më të shpeshta - WH-101 W Vivax
Pyetjet e përdoruesve rreth WH-101 W Vivax
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Pajisje të Tjera Shtëpiake në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj WH-101 W - Vivax dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. WH-101 W e markës Vivax.
MANUAL I PËRDORUESIT WH-101 W Vivax
Udhëzime për shfrytëzim

Paralajmërime të rëndësishme
Gjatë përdorimit të aparatit elektrik, duhet çdoherë të përmbaheni paralajmërimet për siguri, përfshirë edhe këto në vijim:
- Lexoni në tërësi udhëzimet për përdorim.
- Mos prekni sipërfaqet e ngrohta.
- Për mbrojtje nga goditja e rrymës, mos e zhytni kordonin, prizën ose vetë aparatin në ujë ose lëng tjetër.
- Ky aparat nuk është synuar për përdorim nga persona me aftësi të ulëta (përfshirë fëmijë) fizike ose mentale ose ata që nuk kanë përvojë dhe njohuri, përveç nëse janë nën vëzhgim ose janë angazhuar në punë prej personave përgjegjës për sigurinë e tyre.
- Kur aparati përdoret nga ose në afërsi të fëmijëve, duhet të ketë vëzhgim të rreptë.
- Largoni aparatin nga rryma kur nuk e përdorni ose para pastrimit. Parave lidhjes ose largimit të pjesëve dhe para pastrimit, priteni që aparati të ftohet.
- Mos përdorni aparatin me kordon ose kyçëse të dëmtuar, pas dëmtimit të aparatit ose nëse aparati është dëmtuar në ndonjë mënyrë. Kthejeni aparatin për kontroll, riparim ose rregullim. Shikoni kushtet e garancisë.
- Nëse kordoni është i dëmtuar, duhet të ndryshohet nga prodhuesi, servisi i autorizuar ose teknik i kualifikuar për të shmangur rreziqet potenciale.
- Përdorimi i shtojcave të cilat nuk ka rekomanduar prodhuesi mund të rezultojë me zjarr, goditje elektrike ose lëndim.
- Mos përdorni aparatin në natyrë të hapur.
- Mos lejoni që kordoni të varet nga këndet e tavolinave ose sipërfaqeve punuese ose të prek sipërfaqet e ngrohta.
- Mos vendosni mbi ose në afërsi të shporeteve elektrike ose me gaza ose në furrë të ngrohtë.
- Çdoherë njëherë përforcojeni kordonin në aparatin dhe më pas kyçeni në prizë rryme. Për të ç'kyçur, vendosni sustën kontrolluese në 'OFF', dhe më pas largojeni kordonin nga priza.
- Aparatin përdoreni vetëm për qëllimin i cili është synuar.
• Gjatë përdorimit, mos lini aparatin pa vëzhgim. - Gjate lëvizjes së aparatit dhe kur ajo përmban lëng të ngrohtë, duhet pasur shumë kujdes.
- Nëse aparati mbushet tepër me ujë, mund të vije deri tek derdhja e ujit.
- Aparati mund të përdoret vetëm në kombinim me bazën e dhënë.
RUANI KËTO UDHËZIME
VETËM PËR PËRDORIM NË SHTËPI
Ky aparat është i synuar vetëm për përdorim në shtëpi dhe vende siç janë:
- kuzhina në ndërmarrje, zyrä dhe rrethina tjera të punës
- amvisëri bujqësore
- për përdorim nga mysafirët në hotele, motele dhe vende të ngjashme
- pansione
KYÇËSE E TOKËZUAR
Për të ulur rrezikun e goditje elektrike aparati posedon kyçëse të tokëzuar. Nëse kyçësja nuk përputhet me prizën e rrymës, kontaktoni teknik të kualifikuar. Në asnjë mënyrë mos ndryshoni kyçëse ose përdorni bateri.
PARA PËRDORIMIT TË PARË
• Me kujdes dhe tërësisht të lexoni udhëzimet dhe të ruani për këshillim në ardhmëri.
• Largoni gjithë ambalazhet.
• Uji i parë i zier duhet të derdhet.
UDHËZIME PËR PËRDORIM
- Në bokall është instaluar filtri. Nëse filtri është i larguar para përdorimit të bokallit, instalojeni. Kapeni mirë filtrin dhe vendoseni në hapjen për filtrër dhe kapëset në kapakun. Ngadalë shtypeni deri sa filtri të përforcohet në vendin.
- Mos përdorni bokallin pa filtrin e instaluar sepse kur të zihet uji, mund të derdhet.
- Mos largoni filtrin nëse bokalli është i ngrohtë.
- Bokallin mbusheni plot me ujë deri në shenjat e shënuara me maksimum dhe minimum.
- Shënime:
mos e mbusheni bokallin e vendosur mbi bazë.
përdoreni vetëm për ngrohje të ujit. Lëngje tjera do të përlyejnë brendësinë e bokallit. Mos e mbushni mbi shenjën MAX. Nëse e mbushni tepër me ujë, mund të derdhet kur të vlojë.
- Vendoseni bokallin në bazë dhe keni kujdes të jetë mirë e “vendosur” në bazën.
- Me shtypjen e kyçëses kryesore në pozitë "ON", do të ndriçojë llamba indikator që tregon se bokalli po ngroh ujin. Kur uji të vlojë, kyçësja kryesore automatikisht do të kthehet në pozitë "OFF" dhe llama indikator do të ç'kyçet.
- Nëse doni sërish të përdorni bokallin, priteni 15 – 20, që siguresa për ngrohje të ftohet dhe atëherë mund sërish të vendosni kyçësen kryesore në pozitë “ON”. Nëse kyçësja nuk qëndron në pozitë “ON”, atëherë uji është mjaft i ngrohtë dhe nuk ka nevojë të ngrohet sërish.
- Para largimit të bokallit nga baza, njëherë largojeni nga rryma. Bokallin kapeni vetëm për dorezën sepse sipërfaqja dhe kapaku do të jenë të nxehtë.
- Pas përdorimit kthejeni bokallin në bazë ose vendosni në sipërfaqe rezistuese nga ngrohjes.
- Nëse rastësisht kyçeni bokallin zbrazët, termostati automatikisht do të ç'kyç për të penguar ngrohjen e bokallit. Nëse vije deri tek ajo, largojeni bazën nga priza e rrymës dhe para mbushjes leni që të ftohet pak kohë.
- Rekomandohet të largohet kordoni nga priza e rrymës kur nuk përdoret bokalli. Mos vendosni mbi bazën aparate tjera dhe në asnjë mënyrë mos tentoni të modifikoni bazën.
KUJDESI DHE MIRËMBAJTJA
- Largoni kordonin nga priza. Derdhi ujin nga bokalli elektrik dhe para pastrimit priteni që bokalli tërësisht të ftohet.
- Sipas nevojës largoni dhe pastroni Aquascreen filtrin (R) duke e larë me ujë. Filtri largohet duke e kapur ngadalë me gishtin tregues dhe gishtin e madh dhe duke lëvizur majtë dhe djathtë.
- Gjatë përdorimit në brendësinë e bokallit mund të mblidhet gurë dhe të shkaktojë ndryshim ngjyre. Guri i shtresuar në brendësinë e bokallit mund të largohet duke zier uthull të bardhë dhe ujë në përpjesëtim 1:1 (rekomandohet 500 ml / 2 filxhanë prej secilës). Kur të zihet uji, leni që përzierja të qëndrojë disa orë ose gjatë natës. Derdheni përzierjen dhe mbusheni me ujë të freskët deri në shenjën MAX. Vlojeni ujin dhe derdheni. Për gurin më të fortë të shtresuar, përsëriteni këtë procedurë disa herë.
shënim: Grumbullimi i gurit mund të ngadalësojë rrjedhjen e ujit të vjetër dhe mbushjen e ujit të ri gjatë secilit përdorim.
- Mos përdorni mjete abrazive për pastrim.
• Kujdes ujit mos të futet në bazën. - Mos zhyteni bokallin ose bazën në ujë ose lëng tjetër.
Bokalli posedon kordon të shkurtë për të shmangur rreziqe nga ngatërrimi ose shkelja mbi kordonin e gjatë. Kordon vazhdues mund të përdoret me kujdes të veçantë. Nëse përdoret kordon vazhdues, rryma duhet të jetë e njëjtë ose më e madhe nga rryma e aparatit. Nëse aparati është i tokëzuar, kordoni vazhdues duhet njësoj të jetë i tokëzuar. Kordoni vazhdues duhet të drejtohet mirë që mos të varret në skajet e tavolinave ose sipërfaqeve për punë, mbi të cilat mund të tërhiqen nga fëmijët ose të rrëzohen.
Udhëzime për mbrojtjen e mjedisit

Ky aparat në fund të jetës nuk duhet të largohet me mbeturinat e shtëpisë por duhet të dorëzohet në vend për riciklim të aparateve elektrike dhe elektronike të kuzhinës. Ky simbol në aparatin, udhëzimet për përdorim dhe ambalazhin shërben për vëmendjen e juaj në çështje të rëndësishme. Materialet të cilat përbënë aparatin mund të riciklohen. Me riciklimin e aparateve të vjetra të kuzhinës jepni kontribut për mbrojtjen e mjedisit. Për më tepër informata, kontaktoni autoritetet.

VIVAX
home
MAK