VOX TM6105 - Blender

TM6105 - Blender VOX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas TM6105 VOX në format PDF.

📄 87 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice VOX TM6105 - page 81
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Blender
Marka VOX
Modeli TM6105
Përmasat (H x W x D) 40 cm x 18 cm x 18 cm
Pesha 2.5 kg
Furnizimi me energji 220-240V, 50/60Hz
Konsumi i energjisë 750 W
Kapaciteti i enës 1.5 litra
Materiali i enës Qelq
Materiali i tehut Çelik inox
Numri i shpejtësive 2 shpejtësi + pulse
Funksionet kryesore Përzierje, thërrmim akulli, përgatitje smoothieje, milkshake
Karakteristikat e sigurisë Mbrojtje nga mbingarkesa, këmbë kundër rrëshqitjes, bravë sigurie në kapak
Mirëmbajtja dhe pastrimi Enë e shkëputshme; enë dhe kapak të larë në makinë larëse; fshini bazën e motorit me leckë të lagur
Pjesë këmbimi në dispozicion Enë, montim tehut, kapak, unazë mbyllëse
Riparueshmëria I riparueshëm nga teknik i kualifikuar; pjesë këmbimi në dispozicion nga qendrat e shërbimit
Garancia 2 vjet

Pyetjet më të shpeshta - TM6105 VOX

Si ta përdor blenderin për smoothie?
Shtoni lëngun fillimisht, pastaj përbërësit e butë, më pas akullin ose frutat e ngrira. Zgjidhni shpejtësinë 2 dhe përzieni për 20-30 sekonda. Për smoothie më të trashë, përdorni funksionin pulse.
A mund të thërrmoj akull me këtë blender?
Po, TM6105 mund të thërrmojë akull. Shtoni kuba akulli, mbushni me pak ujë dhe përdorni funksionin pulse ose shpejtësinë 2 në ndezje të shkurtra deri në konsistencën e dëshiruar.
Si ta pastroj enën e blenderit?
Ena është e shkëputshme dhe e larë në makinë larëse. Për larje me dorë, shpëlajeni menjëherë pas përdorimit, shtoni ujë të vakët me sapun dhe ndizni blenderin në pulse për 10 sekonda. Shpëlajeni tërësisht.
Cili është kapaciteti maksimal?
Ena ka një kapacitet maksimal prej 1.5 litra. Mos e kaloni vijën maksimale të mbushjes për të shmangur derdhjen.
Pse ndalon blenderi papritur?
Blenderi ka mbrojtje nga mbingarkesa. Nëse ndalon, shkëputeni nga rryma dhe lëreni të ftohet për 15-20 minuta. Zvogëloni ngarkesën dhe rindizni.
Si ta zëvendësoj unazën mbyllëse?
Së pari, hiqni montimin e tehut nga ena. Unaza mbyllëse ndodhet midis tehut dhe enës. Zëvendësoni me një unazë të re (porosisni pjesën TM6105-01) dhe rimontoni.
A mund të përziej lëngje të nxehta?
Jo, mos përzieni lëngje të nxehta pasi presioni mund të shkaktojë heqjen e kapakut. Lërini lëngjet të ftohen në temperaturën e dhomës (nën 60°C) përpara përzierjes.
Tehet nuk rrotullohen siç duhet. Çfarë duhet të bëj?
Kontrolloni nëse ena është e kyçur siç duhet në bazë. Gjithashtu kontrolloni nëse ka ushqim të ngecur nën tehe. Nëse vazhdon të jetë e ngecur, pastroni tërësisht dhe sigurohuni që kyçja e sigurisë të jetë e angazhuar.
A është blenderi pa BPA?
Po, të gjitha pjesët që bien në kontakt me ushqimin janë bërë nga materiale pa BPA, duke përfshirë enën e qelqit dhe kapakun plastik.
Ku mund të marr pjesë këmbimi?
Pjesë këmbimi si enë, tehe dhe kapakë janë në dispozicion nga qendrat e autorizuara të shërbimit VOX ose online në dyqanin e pjesëve këmbimi VOX.

Pyetjet e përdoruesve rreth TM6105 VOX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Blender në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TM6105 - VOX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TM6105 e markës VOX.

MANUAL I PËRDORUESIT TM6105 VOX

Para përdorimit të kësaj pajisjeje elektrike duhet gjithmonë të përmbushen parakushtet të cilat përfshijnë si në vijim:

1) Lexoni këto udhëzime.
2) Para përdorimit kontrolloni nëse tensioni i pajisses i përgjigjet tensionit në prizën e murit.

3) Mos lejoni që kablli i rrymës gjatë përdorimit të varet nga tehu i tavolinës, sipërfaqja e punës ose afër çfarëdo mjeti ngrohës.

4) Mos e përdorni pajisjen me kabillo të dëmtuar ose prizë të dëmtuar ose nëse pajisja ndalon së punuari ose është dëmtuar në çfarëdo mënyre. Ktheni pajisjen në servisin më të afërm të autorizuar për riparim ose ndërrim.

5) Nëse kablli i rrymës dëmtohet, atë mund t'a ndërrojë vetëm personi i autorizuar në servis ose ndonjë person tjetër i kualifikuar, për të shmangur lëndimet e mundshme.

6) Nevojitet mbikëqyrje nëse pajisjen e përdorin fëmijët ose nëse pajisja përdoret në afërsinë e tyre.

7) Shmangni kontaktin me pjesët të cilat lëvizin.

8) Mbani duart ose ndihmesat e kuzhinës largë nga blenderi deri sa është në funksion për të zvogëluar rrezikun nga lëndimet serioze ose për shkak të dëmtimit të blenderit. Gëdhendësin për ushqim mund ta përdorni vetëm nëse pajisja nuk është në funksion.

9) Përdorimi i shtojcave të cilat nuk rekomandohen ose nuk blihen te prodhuesi mund të shkaktojnë zjarr, goditje të rrymës ose lëndime te përdoruesi.

10) Shkyqni pajisjen nga rryma kur nuk është në përdorim, para montimit ose çmontimit të pjesëve, si dhe para pastrimit. Për të shkyqur pajisjen shtypni cilindo buton në ‘off+, pastaj hiqni pajisjen nga foleja e murit, duke tërhehequr prizën jo vetëm kabllin.

11) Për të zvogëluar rrezikun nga lëndimet, gjithmonë vendosni enën në mënyrë të drejtë.

12) Kjo pajisje nuk është e parashikuar për përdorim nga personat me aftësi të zvogëluara psiqike, ndijore ose mendore (duke përfshirë edhe fëmijët) ose me mungesë të njohurive ose përvojës për përdorim të sigurtë nga personat përgjegjës për sigurinë e tyre.

13) Fëmijët duhet të jenë nën mbikëqyrje për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.

14) Mos e lini pajisjen që të punojë pa mbikëqyrje.

15) Kur e hiqni blenderin nga njësia motorike, pritni që prerëset të ndalen tërësisht.

16) Gjithmonë përdoreni blenderin me kapak të vendosur.

17) Gjithmonë përdoreni blenderin në bazë të thatë, të sigurtë dhe të rrafshët.

18) Kurrë mos e lini pajisjen në ose afër gazit të nxehtë, ose ngrohësve elektrik ose aty mund të vijë në kontakt me pajisje të ngrohta.

19) Mos e përdorni në ambient të hapur.

20) Përdoreni pajisjen vetëm për qëllimet e parashikuara.

VËREJTJE: Lëndimet e mundshme në rast të përdorimit jo të drejtë. Kini kujdes kur punoni me prerës të mprehtë, gjatë derdhjes së enës ose gjatë pastrimit.

KUJDES: Kontrolloni nëse keni shkyqur pajisjen para se të hiqni enën nga mbajtësja.

Shkyqeni pajisjen nga rryma para ndërrimit të shtojcave dhe kur i afroheni pjesëve të cilat sillen deri sa janë në funksion.

VETËM PËR PËRDORIM NË AMVISËRI

NJIHUNI ME BLENDERIN TUAJ

VOX TM6105 - NJIHUNI ME BLENDERIN TUAJ - 1

Komponentat kryesore të njësisë/enës (Fig.1)

RREGULLATORI I SHPEJTËSISË

VOX TM6105 - RREGULLATORI I SHPEJTËSISË - 1

Para përdorimit të parë

  1. Para përdorimit të parë, çmontoni pajisjen dhe vendosni të gjitha pjesët në sipërfaqe horizontale.
  2. Ena me shtojca (Foto 1, duke përfshirë gotën me masë, kapak, enën e qelqit) është vendosur në shtëpizën e motorit. Cmontoni të gjitha pjesët për larje, përvec shtëpizës motorike. Ju lutemi konsultoni pjesën

PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA.

  1. Pasi që të keni pastruar të gjitha pjesët dhe ti thani tërësisht, montoni përsëri.

1) 1) Lakoni enën dhe vendosne në sipërfaqe të rrafshët, duke e mbajtur dorezën e enës, vendosni unazën mbyllëse dhe shtojcën me prerës në fund të enës dhe siguroni mbajtësin me prerës duke e sillur në drejtim të akrepave të orës deri sa të mbyllet mirë. (Shih foton 3).

2) Në fund, vendoseni enën në njësinë motorike duke e fiksuar mirë në bazë (ju lutemi silleni mirë enën për baze në drejtim të akrepave të orës dhe shtrëngone deri në shenjën për mbyllje) (Shih fig.4 dhe 5)

VËREJTJE: Mos provoni të sillni enën dhe bazën në njësinë motorike

VOX TM6105 - VËREJTJE: Mos provoni të sillni enën dhe bazën në njësinë motorike - 1

Si të përdorni blenderin

  1. Qëroni pemët dhe perimet dhe nxirrni farat, pastaj preni në katorë të vegjël.

  2. Vendosni ushqimin në enën e blenderit (Shih Foton 6). Zakonisht duhet të shtohet një sasi e caktuar e ujit të pastër për të lehtësuar punën e blenderit. Proporcioni i ushqimit dhe ujit është 2:3. Sasia e përbërësve për përpunim nuk duhet të tejkalojë nivelin maksimal të shënuar në enë.

RECETA

LLOJI IUSHQIMITUDHËZIMIPESHASHPEJTËSIA
Karrota (molla, dardha, etj.)Të pritet në katorë me madhësi prej 15mm*15mm*15mmmKarrota: 640gUjë: 960gShpejtësia e lartë
  1. Vendosni kapakun në enë. Kontrolloni nëse gota për matje është vendosur në hapësirën e kapakut.
  2. Vendosni kabllin në prizë standarde të murit.
  3. Sillni butonin për rregullimin e shpejtësisë në nivelin e dëshiruar.
  4. Për bluarje të shpejta ose të vrazhda, ktheni rregullatorin e shpejtësisë në pozicionin P dhe mbani për disa sekonda, pastaj lironi.

Rregullatori i shpejtësisë automatikisht do të kthehet në pozicionin 0. Nëse nevojitet, përsëritni procesin disa herë deri sa të merrni rezultatin e dëshiruar. Nëse dëshironi që të shtoni ndonjë përbërës deri sa blenderi është duke punuar, hiqni gotën për matje nga maja e kapakut dhe nëpër hapësirë shtoni përbërësit. (Shih foton 7)

5.Kur të arrini konzistencën e dëshiruar, sillni rregullatorin në pozicionin O.

Vërejtje: 1) Te çdo përdorim, puna në kontinuitet nuk duhet të kalojë 3 minuta. Më së paku 10 minuta duhet që të lihet të ftohet në mes të dy cikleve të një pas njëshme të punës, pritni që

pajisja të ftohet në nivel të temperaturës së dhomës para se të vazhdoni punën.

2) Nëse dëshironi të ndaloni punën e makinës gjatë përdorimit, vendosni rregullatorin në pozicionin O në çdo moment.

Para blendimit të ushqimit shtoni ushqimin në enë. ml — 1500

Fig.6

Gjatë blendimit, shtoni përbërësit nëpër hapësirën në kapak.

Fig.7

Këshilla të rëndësishme

  1. Për rotacionin më të mirë të ushqimit i cili duhet të përzihet me lëngje, hidhni në enë së pari lëngun, pastaj shtoni ushqimin e forte.
  2. Disa nga funksionet të cilat nuk mund të kryhen në mënyrë efikase në blender janë: përzierja e të bardhëve të vezëve, kremi, pureja e patateve, bluarja e mishit, përzierja e brumit, shtrydhja e lëngut nga pemët dhe perimet.
  3. Përbërësit në vazhdim kurrsesi nuk duhet të vendosen në blender sepse mund të dëmtojnë pajisjen: eshtrat, pjesët e mëdha të ushqimit të fortë ose të ngrirë.

PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA

Kjo pajisje nuk përmban pjesë të cilat mund të ndërrohen nga përdoruesi. Pajisjen dërgone te personi i kualifikuar për riparim.

  1. Para pastrimit, hiqeni blenderin nga rryma.
  2. Gjithmonë lani menjëherë pas përdorimit për shkak të pastrimit më të lehtë. Mos lejoni që të thahet në enë sepse kjo mund të vështirësojë pastrimin.
  3. Hidhni pak ujë të ngrohtë me sapun në enë dhe ktheni rregullatorin e shpejtësisë në pozicionin P për disa sekonda, pastaj zbrazeni enën.
  4. Çmontoni të gjitha pjesët që mund të çmontohen. Ngritni enën nga njësia motorike. Hiqeni njësinë me prerës nga ena ashtu që do ta ktheni në drejtim të treguesve të orës dhe largoni unazën mbyllëse 2 dhe prerësin (shih foton 8).

VOX TM6105 - PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA - 1

  1. Lani gotën për matje, kapakun, enën, unazën mbyllëse, mbajtësin me prerës përbluarje, mbajtësin me prerës për grirje, me dorë ose në enëlarëse. Këto pjesë janë të sigurta për larje në enëlarëse, por temperatura nuk duhet të tejkalojë 70°C.

  2. Pastroni prerësin me ujë të ngrohtë, me sapun dhe lani tërësisht me ujë të rrjedhshëm. Mos e prekni prerësin e mprehtë dhe përdoreni atë me kujdes. Mos e futni prerësin në ujë. Pas larjes kthene mbrapshtë dhe lini le të thahet, sa më largë nga fëmijët. Mos e lini prerësin në ujë për një kohë të gjatë pa e pastruar për shkak të lëndimit të mundshëm nga moskujdesi.

  3. Fshini njësinë motorike me leckë të lagur dhe thani tërësisht. Pastroni njollat e forta me ndonjë pastrues jo-abraziv. Nëse ndodh që lëngu të derdhet në njësinë motorike, së pari hiqeni pajisjen nga rryma, pastaj fshine tërësisht me leckë të thatë dhe lini le të thahet.

KUJDES

2) Mos e futni njësinë motorike në ujë për të parandaluar rrezikun nga goditja elektrike.
3) Mos përdorni furça të forta për pastrim dhe mjete të forta pastrimi.
4) Mos e vendosni njësinë me motor në enëlarëse për ta pastruar. Kjo pjesë nuk është e përshtatshme për larje në enëlarëse.

DEPONIMI I MBETURINAVE PËR RUAJTJEN E AMBIENTIT

VOX TM6105 - DEPONIMI I MBETURINAVE PËR RUAJTJEN E AMBIENTIT - 1

Ju mund të ndihmoni në mbrojtjen e ambientit! Ju lutemi mbani mend që të respektoni rregullat lokale: dërgone pajisjen elektronike që nuk është funksionale në qendrën adekuate për deponim.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : VOX

Modeli : TM6105

Kategori : Blender