TM6006 - Blender VOX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas TM6006 VOX në format PDF.
| Lloji i produktit | Mikser |
| Marka | VOX |
| Modeli | TM6006 |
| Dimensionet (mm) | 180 x 180 x 370 |
| Pesha (kg) | 1.5 |
| Konsumi i energjisë (W) | 600 |
| Tensioni (V) | 220-240 |
| Frekuenca (Hz) | 50/60 |
| Kapaciteti (L) | 1.5 |
| Materiali i enës | Qelq |
| Materiali i tehut | Çelik inoks |
| Numri i shpejtësive | 2 + Puls |
| Kyçja e sigurisë | Po |
| Këmbët kundër rrëshqitjes | Po |
| Pjesë të sigurta në pjatalarëse | Ena dhe kapaku |
| Pastrimi | Fshijeni bazën me një leckë të lagur |
| Pjesë këmbimi në dispozicion | Ena, kapaku, tehet |
| Certifikimet | CE, RoHS |
| Garancia (vite) | 2 |
Pyetjet më të shpeshta - TM6006 VOX
Pyetjet e përdoruesve rreth TM6006 VOX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Blender në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TM6006 - VOX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TM6006 e markës VOX.
MANUAL I PËRDORUESIT TM6006 VOX
Para përdorimit të kësaj pajisjeje elektrike duhet gjithmonë të përmbushen parakushtet të cilat përfshijnë si në vijim:
1) Lexoni këto udhëzime.
2) Para përdorimit kontrolloni nëse tensioni i pajijses i përgjigjet tensionit në prizën e murit.
3) Mos lejoni që kablli i rrymës gjatë përdorimit të varet nga tehu i tavolinës, sipërfaqja e punës ose afër çfarëdo mjeti ngrohës.
4) Mos e përdorni pajisjen me kabillo të dëmtuar ose prizë të dëmtuar ose nëse pajisja ndalon së punuari ose është dëmtuar në çfarëdo mënyre. Ktheni pajisjen në servisin më të afërm të autorizuar për riparim ose ndërrim.
5) Nëse kablli i rrymës dëmtohet, atë mund t'a ndërrojë vetëm personi i autorizuar në servis ose ndonjë person tjetër i kualifikuar, për të shmanqur lëndimet e mundshme.
6) Nevojitet mbikëqyrje nëse pajisjen e përdorin fëmijët ose nëse pajisja përdoret në afërsinë e tyre.
7) Shmangni kontaktin me pjesët të cilat lëvizin.
8) Mbani duart ose ndihmesat e kuzhinës largë nga blenderi deri sa është në funksion për të zvogëluar rrezikun nga lëndimet serioze ose për shkak të dëmtimit të blenderit. Gëdhendësin për ushqim mund ta përdorni vetëm nëse pajisja nuk është në funksion.
9) Përdorimi i shtojcave të cilat nuk rekomandohen ose nuk blihen te prodhuesi mund të shkaktojnë zjarr, goditje të rrymës ose lëndime te përdoruesi.
10) Shkyqni pajisjen nga rryma kur nuk është në përdorim, para montimit ose çmontimit të pjesëve, si dhe para pastrimit. Për të shkyqur pajisjen shtypni cilindo buton në ‘off+, pastaj hiqni pajisjen nga foleja e murit, duke tërhehequr prizën jo vetëm kabllin.
11) Për të zvogëluar rrezikun nga lëndimet, gjithmonë vendosni enën në mënyrë të dreitë.
12) Kjo pajisje nuk është e parashikuar për përdorim nga personat me aftësi të zvogëluara psiqike, ndijore ose mendore (duke përfshirë edhe fëmijët) ose me mungesë të njohurive ose përvojës për përdorim të sigurtë nga personat përgjegjës për sigurinë e tyre.
13) Fëmijët duhet të jenë nën mbikëqyrje për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
14) Mos e lini pajisjen që të punojë pa mbikëgyrje.
15) Kur e higni blenderin nga njësia motorike, pritni gë prerëset të ndalen tërësisht.
16) Gjithmonë përdoreni blenderin me kapak të vendosur.
17) Gjithmonë përdoreni blenderin në bazë të thatë, të sigurtë dhe të rrafshët.
18) Kurrë mos e lini pajisjen në ose afër gazit të nxehtë, ose ngrohësve elektrik ose aty mund të vijë në kontakt me pajisje të ngrohta.
19) Mos e përdorni në ambient të hapur.
20) Përdoreni pajisjen vetëm për gëllimet e parashikuara.
VËREJTJE: Lëndimet e mundshme në rast të përdorimit jo të drejtë. Kini kujdes kur punoni me prerës të mprehtë, gjatë derdhjes së enës ose gjatë pastrimit.
KUJDES: Kontrolloni nëse keni shkyqur pajisjen para se të hiqni enën nga mbajtësja. Shkyqeni pajisjen nga rryma para ndërrimit të shtojcave dhe kur i afroheni pjesëve të cilat sillen deri sa janë në funksion.
VETËM PËR PËRDORIM NË AMVISËRI
NJIHUNI ME BLENDERIN TUAJ

text_image
Kapaku me matës Kapaku Ena e blenderit Prerësi Unaza mbyllëse Mbajtësi i prerësve Shtëpiza e motorit Butoni për rregullimin e shpejtësisëFigura 1

text_image
P O I NRREGULLATORI I SHPEJTËSISË

text_image
P 0 1 2PËRDORIMI I BLENDERIT
Fig.2
Para përdorimit të parë
- Para përdorimit të parë, çmontoni pajisjen dhe vendosni të gjitha pjesët në sipërfaqe horizontale.
- Ena me shtojca (Foto 1, duke përfshirë gotën me masë, kapak, unazën mbyllëse, enën, shtëpizën me prerës) është vendosur në shtëpizën e motorit. Ju lutemi konsultoni pjesën PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA.
- Pasi që të keni pastruar të gjitha pjesët dhe ti thani tërësisht, montoni përsëri.
1) Lakoni enën dhe vendosne në sipërfaqe të rrafshët, duke e mbajtur dorezën e enës, vendosni unazën mbyllëse dhe shtojcën me prerës në fund të enës dhe siguroni mbajtësin me prerës duke e sillur në drejtim të akrepave të orës deri sa të mbyllet mirë. (Shih foton 3.)
2) Ktheni enën në pozicionin drejt. Sillni unazën mblyllëse 1 rreth fundit të kapakut dhe vendosni kapakun në enë. Vendosni enën me matje në kapak duke e fiksuar në të dyja anët duke e sillur në drejtim të akrepave të orës. (shih fig.4)
3) Në fund, vendosni enën në njësinë motorike duke e e lidhur rripin në pjesën e poshtme të enës. (shih fig. 5)
VËREJTJE: Ena dhe baza e enës tani janë të sigurta. Mos provoni të sillni enën dhe bazën në njësinë motorike.

Si të përdorni blenderin
-
Qëroni pemët dhe perimet dhe nxirrni farat, pastaj preni në katorë të vegjël.
-
Vendosni ushqimin në enën e blenderit (Shih Foton 6). Zakonisht duhet të shtohet një sasi e caktuar e ujit të pastër për të lehtësuar punën e blenderit. Proporcioni i ushqimit dhe ujit është 2:3. Sasia e përbërësve për përpunim nuk duhet të tejkalojë nivelin maksimal të shënuar në enë.
RECETA
| LLOJI IUSHQIMIT | UDHËZIMI | PESHA | SHPEJTËSIA |
| Karrota (molla, dardha, etj.) | Të pritet në katorrë me madhësi prej 15mm*15mm*15mmm | Karrota: 600gUjë: 900g | Shpejtësia e lartë |
Vërejtje: asnjëherë mos përdorni lëng të vluar as mos e lini pajisjen në funksion deri sa të jetë e zbrazët.
-
Vendosni kapakun në enë. Kontrolloni nëse gota për matje është vendosur në hapësirën e kapakut.
-
Vendosni kabllin në prizë standarde të murit.
-
Sillni butonin për rregullimin e shpejtësisë në nivelin e dëshiruar.
-
Për bluarje të shpejta ose të vrazhda, ktheni rregullatorin e shpejtësisë në pozicionin P dhe mbani për disa sekonda, pastai lironi.
Rregullatori i shpejtësisë automatikisht do të kthehet në pozicionin 0. Nëse nevojitet, përsëritni procesin disa herë deri sa të merrni rezultatin e dëshiruar. Nëse dëshironi që të shtoni ndonjë përbërës deri sa blenderi është duke punuar, hiqni gotën për matje nga maja e kapakut dhe nëpër hapësirë shtoni përbërësit. (Shih foton 7)
-
Kur bluani akull ose ushqime të forta, mbani njërën dorë fortë mbi kapak.
-
Kur të arrini konzistencën e dëshiruar, sillni rregullatorin në pozicionin O.
Vërejtje: 1) Te çdo përdorim, puna në kontinuitet nuk duhet të kalojë 3 minuta. Më së paku 10 minuta duhet që të lihet të ftohet në mes të dy cikleve të një pas njëshme të punës, pritni që paiisia të ftohet në nivel të temperaturës së dhomës para se të vazhdoni punën.
2) Nëse dëshironi të ndaloni punën e makinës gjatë përdorimit, vendosni rregullatorin në pozicionin O në çdo moment.

Para blendimit të ushqimit shtoni ushqimin në enë.

text_image
M 500Fig.6

text_image
Gjatë përbërë në kap NL 1500 —Fig.7
Këshilla të rëndësishme
· Për rotacionin më të mirë të ushqimit i cili duhet të përzihet me lëngje, hidhni në enë së pari lëngun, pastaj shtoni ushqimin e forte.
- Disa nga funksionet të cilat nuk mund të kryhen në mënyrë efikase në blender janë: përzierja e të bardhëve të vezëve, kremi, pureja e patateve, bluarja e mishit, përzierja e brumit, shtrydhja e lëngut nga pemët dhe perimet.
· Përbërësit në vazhdim kurrsesi nuk duhet të vendosen në blender sepse mund të dëmtojnë pajisjen: eshtrat, pjesët e mëdha të ushqimit të fortë ose të ngrirë.
·Për bluarjen e akullit, shtoni deri në 6 kube të akullit. Nëse nevojitet më shumë akull shtoni kubet një nga një nëpërmjet hapësirës së kapakut.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Kjo pajisje nuk përmban pjesë të cilat mund të ndërrohen nga përdoruesi. Pajisjen dërgone te personi i kualifikuar për riparim.
-
Para pastrimit, hiqeni blenderin nga rryma. Gjithmonë lani menjëherë pas përdorimit për shkak të pastrimit më të lehtë. Mos lejoni që të thahet në enë sepse kjo mund të vështirësojë pastrimin.
-
Hidhni pak ujë të ngrohtë me sapun në enë dhe ktheni rregullatorin e shpejtësisë në pozicionin P për disa sekonda, pastai zbrazeni enën.
-
Çmontoni të gjitha pjesët që mund të çmontohen. Ngritni enën nga njësia motorike. Hiqeni njësinë me prerës nga ena ashtu që do ta ktheni në drejtim të treguesve të orës dhe largoni unazën mbyllëse 2 dhe prerësin (shih foton 8). Pas kësaj, hiqni edhe unazën mbyllëse 1 nga fundi i kapakut.

- Lani gotën për matje, kapakun, enën, unazën mbyllëse, mbajtësin me prerës përbluarje, mbajtësin me prerës për grirje, me dorë ose në enëlarëse. Këto pjesë janë të sigurta për larje në enëlarëse, por temperatura nuk duhet të tejkalojë 70°C.
- Pastroni prerësin me ujë të ngrohtë, me sapun dhe lani tërësisht me ujë të rrjedhshëm. Mos e prekni prerësin e mprehtë dhe përdoreni atë me kujdes. Mos e futni prerësin në ujë. Pas larjes kthene mbrapshtë dhe lini le të thahet, sa më largë nga fëmijët.
- Fshini njësinë motorike me leckë të lagur dhe thani tërësisht. Pastroni njollat e forta me ndonjë pastrues jo-abraziv. Nëse ndodh që lëngu të derdhet në njësinë motorike, së pari hiqeni pajisjen nga rryma, pastaj fshine tërësisht me leckë të thatë dhe lini le të thahet.
KUJDES
2) Mos e futni njësinë motorike në ujë për të parandaluar rrezikun nga goditja elektrike.
3) Mos përdorni furça të forta për pastrim dhe mjete të forta pastrimi.
4) Mos e vendosni njësinë me motor në enëlarëse për ta pastruar. Kjo pjesë nuk është e përshtatshme për larje në enëlarëse.