DPS-7330 - Hekurosje VOX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas DPS-7330 VOX në format PDF.
| Lloji i produktit | Hekur me avull |
| Marka | VOX |
| Modeli | DPS-7330 |
| Përmasat (përafërsisht) | 30 x 15 x 20 cm |
| Pesha (përafërsisht) | 1.5 kg |
| Furnizimi me energji | 220-240 V, 50-60 Hz |
| Konsumi i energjisë | 2400 W |
| Materiali i tabanit | I veshur me qeramikë |
| Dalja e avullit | Avull i vazhdueshëm deri në 40 g/min |
| Përforcimi i avullit | Po, deri në 150 g/min |
| Kapaciteti i rezervuarit të ujit | 300 ml |
| Sistemi kundër pikimit | Po |
| Funksioni i vetëpastrimit | Po |
| Fikja automatike | Po, pas 8 minutash pasiviteti |
| Avull vertikal | Po |
| Kujdesi dhe mirëmbajtja | Rekomandohet pastrimi nga gëlqereja çdo 2-3 muaj |
| Karakteristikat e sigurisë | Fikje automatike, dorezë rezistente ndaj nxehtësisë |
| Pjesë këmbimi në dispozicion | Taban, rezervuar uji, buton avulli |
| Riparueshmëria | Dizajn modular për riparim të lehtë |
Pyetjet më të shpeshta - DPS-7330 VOX
Pyetjet e përdoruesve rreth DPS-7330 VOX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Hekurosje në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DPS-7330 - VOX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DPS-7330 e markës VOX.
MANUAL I PËRDORUESIT DPS-7330 VOX
Ju urojmë për përzgjedhjen e produktit të fuqishëm dhe të dobishëm. Ky hekur ju mundëson hekurosje të lehtë dhe profesionale në shtëpi. Duke përdorur avull homogjen me temperaturën e duhur, më shpejtë mund të hekurosni çarçafë, peshqirë, xhinse, etj. Vrimat që gjenden në pikën e hekurit lirojnë një vrushkull avulli që shtrinë butësisht edhe rrudhat më të forta.
Ju lutem lexoni me kujdes këtë udhëzues për përdorim dhe gjithmonë mbane për referencë në të ardhmen.
PARALAJMËRIMET DHE MASAT E SIGURISË
- Përdorimi i gabuar dhe keqpërdorimi mund ti shkaktojnë dëm pajisjes dhe përdoruesit
- Pajisja duhet të përdoret vetëm për përdorim për të cilin është projektuar. Ne nuk do të mbajmë përgjegjësi për çdo dëmtim të shkaktuar nga keqpërdorimi ose përdorimi i gabueshëm.
- Mos e përdorni këtë pajisje në afërsi të tubave të ujit, çezmave ose dusheve ose në afërsi të konteinerëve përplot me uijë.
- Mos e vendosni pajisjen ose kabllin e saj në uijë ose në ndonjë lëng tjetër.
- Nëse hekuri bie në ujë aksidentalisht, menjëherë hiqeni kabllin nga rryma dhe dërgojeni për kontroll në qendrën e servisit të autorizuar. Asnjëherë mos i futni duart në ujë për të riparuar pajisjen. Mospërmbajtja e këtyre rregullave mund të shkaktojë goditje elektrike.
- Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura, ose nëse dyshemeja është e lagu r ose nëse vetë pajisja është e lagur.
- Mos e prekni kabllin me duar të lagura.
- Mos e përdorni pajisjen nëse ka pësuar rënie ose nëse është dëmtuar në mënyra tjera ose nëse kablli ose priza janë të dëmtuara. Nëse është dëmtuar, dërgone pajisjen në qendrën e servisit të autorizuar për kontroll dhe riparim nëse ka nevojë.
- Asnjëherë mos provoni që ta riparoni vetë, për të parandaluar të gjitha rreziqe t nga rryma elektrike.
- Mos lejoni që kablli të mbështetet në skaje të mprehta dhe mbane largë nga burimet e nxehtësisë dhe flaka e zjarrit.
- Hiqeni kabllin me kujdes nga priza e murit, duke e mbajtur me kujdes dhe jo duke e tërhegur.
- Sigurohuni që voltazhi i vendit ku duhet të përdoret hekuri të përputhet me tensionin e treguar në etiketën e produktit.
- Kio pajiisie nuk është e destinuar për përdorim profesional.
- Nëse kablli i furnizimit me rrymë është i dëmtuar, atë duhet t'a ndërrojë prodhuesi, agjenti i servisit ose personi i ngjashëm i kualifikuar në mënyrë që të parandalohet rreziku.
- Asniëherë mos e lini pajisien pa përkuidesie deri sa është në përdorim.
- Kablli duhet të higet nga priza e folesë para se rezervoari të mbushet me uië.
- Fëmijët nuk i njohin rreziqet lidhur me përdorimin e gabueshëm të pajisjeve elektrike; për këtë arsye, mos i lejoni që të përdorin pajisjet elektrike pa mbikëqyrie.
- Gjithmonë hiqeni kabllin nga priza e murit nëse nuk jeni duke e përdorur dhe para se ta pastroni.
VËREJTJE: Voltazhi i caktuar ekziston për sa kohë pajisja të jetë e vendosur në prizën e murit.
- Shkyqeni pajisjen para se ta hiqni nga rryma.
- Mos e kapni pajisjen për kablli. Mos përdorni kabllo zgjatues.
- Mos e përdorni këtë pajisje në atmosferë korozive dhe eksplozive, në mënyrë që të parandalohet qarku i shkurtër dhe eksplodimet.
- Përdorimi i aksesorëve jo originale mund të dëmtojë funksionalitetin e pajisjes dhe të shkaktojë humbjen e garancisë.
- Pajisjen mos e lini pa përkujdesje deri sa të jetë e kyqur në furnizimin me rrymë.
- Kur të vendosni hekurin në mbajtësen e vet, sigurohuni që sipërfaqja ku është e vendosur mbajtësja të jetë stabile.
- Hekuri nuk duhet të përdoret nëse është përplasur, nëse ka shenja të dukshme të dëmtimit ose nëse është duke rrjedhur.
- Këtë pajisje nuk duhet ta përdorin personat (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë të përvojës dhe njohurive, përderisa nuk kanë mbikëqyrje ose nuk kanë marrë trajnim lidhur me përdorimin e pajisjes nga ana e personit përgjegjës për sigurinë e tyre.
- Fëmijët duhet të jenë nën mbikëqyrje për të siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
- Mbani hekurin dhe kabllin e tij largë nga fëmijët më të vegjël se 8 vjet deri sa është në rrymë ose është duke u ftohur.
E RËNDËSISHME
- Deri sa është në funksion e sipër, hekuri dhe avulli arrijnë temperatura shumë të larta, bëni shumë kujdes nga djegia. Mos prekni pjesët e metalit të hekurit kur është e nxehtë.
- Para zëvendësimit ose pastrimit, hiqeni pajisjen nga priza e rrymës dhe pritni deri sa të ftohet tërësisht.
- Mos e përdorni pajisjen në ambient të hapur.
- Mos e përdorni pajisjen në afërsi të perdeve, mobiljeve ose objekteve të tjera të djegshme.
- Vërejtje: avulli është shumë i nxehtë, rrezik nga djegia. Asnjëherë mos e drejtoni vrushkullin e avullit drejt njerëzve, kafshëve ose objekteve që mund të dëmtohen ose të digjen.
- Përdorni vetëm ujë nga çezma ose ujë të demineralizuar që të mbushni rezervoarin e hekurit. Lëngjet tjera mund të dëmtojnë komponentat dhe rondelat që shkakton humbjen e garancisë së produktit.
- Mos hidhni lëngje të tjera ose materiale të tjera ose aditive në rezervoar
- Gjithmonë vendosni hekurin në sipërfaqe stabile, të rrafshët dhe rezistente nga djegia.
- Mos ngarkoni pasha në monotub ose mos provoni ta kullosni atë.
- Mos e lidhni kabllin rreth pajisjes.
- Kontrolloni me kujdes etiketën e pëlhurës që i përgjigjet hekurit dhe temperaturës së hekurosjes.
- Gjithmonë vendosni hekurin në mbajtësen e vet në stacion, mos lejoni që hekuri të vihet në pëlhurë apo diku tjetër.
INSTALIMI
Hiqeni pajisjen nga kutia dhe largoni paketimin. Në mënyrë që të sigurohet ventilim i mjaftueshëm, distanca në mes të hekurit dhe murit ose objekteve tjera duhet të jetë të paktën 15 cm mbrapa dhe 15 cm anash.
PJESËT E PAJISJES
| 1 | Drita e treguesit të pastërtisë / Butoni për pastrim |
| 2 | Drita e gatishmërisë |
| 3 | Hekuri |
| 4 | Aktivizuesi i avullit |
| 5 | Butoni i kontrollit të temperaturës |
| 6 | Kycja |
| 7 | Shkyqja |
| 8 | Rezervoari i ujit |
| 9 | Shkyqja nga rryma |
| 10 | Stacioni |
| 11 | Kordoni i avullit |
| 12 | Kabilloja e energjisë |

a) Vendosni pajisjen në sipërfaqe stabile dhe rezistente ndaj nxehtësisë
b) Shkundeni rezervoarin
c) Mbusheni me ujë nga çezma ose me ujë të demineralizuar. Kapaciteti i rezervoarit të ujit është 1.7 litra.
d) Rregulloni levën e temperaturës për të zgjedhur llojin e pëlhurave që dëshironi të hekurosni.
Shënim: Nëse dëshironi të përdorni hekurosje me avull, ju sugjerojmë që të rregulloni numrin e temperaturës në MAX.
e) Futni prizën në folenë e murit dhe kyqni pajisjen.
Shënim: Gjatë gjithë kohës së funksionimit, treguesi i dritës së operimit do të kyqet dhe do të shkyqet në intervale të çrregullta dhe kjo është normale.
f) Për të nxjerrë vrushkullin e avullit, shtypni butonin e avullit.
Nëse avulli ndalon të dalë, kjo është ndoshta sepse nuk ka më ujë në rëzervuar. Në mënyrë që të vazhdoni hekurosjen, ndiqni instruksionet në paragrafin “FURNIZIMI ME UJË GJATË OPERIMIT”.
g) Modaliteti i pastrimit (një sasi e madhe e ujërave të zeza do të shkarkohen nga vrima e avullit të pllakës së hekurit gjatë pastrimit. Bëni përgatitjet përkatëse paraprakisht). Hekuri për hekurosje ka modalitetin e kujtesës inteligjente të pastrimit dhe mënyrën e pastrimit aktiv respektivisht. Mënyra e kujtesës inteligjente të pastrimit i referohet përdoruesit pas përdorimit të vazhdueshëm të hekurosjes me avull prej gjithsej 25 orësh. Drita e pastrimit e ndezur i kujton përdoruesit se duhet të pastrojë hekurin. Së pari shtypni butonin e pastrimit për 3 sekonda derisa të ndizet drita. Tani shtypni këmbëzën dhe filloni pastrimin e hekurit nga vrima e pllakës së shkarkimit të ujërave të zeza të avullit; Mënyra aktive e pastrimit i referohet asaj kur drita e energjisë është e ndezur, shtypni gjatë butonin e pastrimit për 3 sekonda derisa drita e pastrimit të ndizet dhe më pas rregulloni rrotëzën e termostatit në hekur në modalitetin e pastrimit). Tani shtypni këmbëzën dhe hekuri hyn në mënyrën e pastrimit dhe fillon të shkarkojë ujërat e zeza nga vrima e avullit të pllakës. Koha e pastrimit do të zgjasë 1 minutë dhe mënyra e pastrimit do të përfundojë kur drita e pastrimit të fiket. Nëse keni nevojë të dilni nga mënyra e pastrimit, shtypni butonin e pastrimit për 3 sekonda derisa drita të fiket.
Hekurosja e pëlhurave me avull
Ndiqni "INSTRUKSIONET" nga (a) deri në (f)
Vendosni hekurin vertikalisht në distancë minimale prej 20-30 cm nga perdet ose pëlhurat dhe shtypni butonin e avullit, pastaj hekurosni pëlhurat duke bërë rrotullime rrethore mbi to.
Shënim: kini kujdes për përshtatshmërinë e etiketës së rrobave me këtë lloj trajtimi.
Hekurosja e thatë (pa avull)
a) Vendosni pajisjen në sipërfaqe stabile dhe rezistente nga nxehtësia
b) Kyqni hekurin, duke shtypur butonin on/off i cili do të ndriçojë, indikatori i dritës së avullit do të ndizet gjithashtu.
c) Rregulloni temperaturën sipas llojit të pëlhurës të cilën dëshironi t'a hekurosni.
d) Kur treguesi i dritës së operimit të hekurit të fiket, hekuri do të jetë gati për përdorim.
Funksioni i fikjes automatike
Hekuri për hekurosje ka një funksion të fikjes automatike për siguri që do të funksionojë nëse pajisja juaj nuk është përdorur për 5 minuta. Njësia do të hyjë në modalitetin e gjumit dhe të gjitha dritat do të fiken. Për të rinisur, thjesht tërhiqni këmbëzën e avullit 4. Njësia do të rindizet dhe mund të ketë nevojë të ngrohet në temperaturën e dëshiruar, e cila do të tregohet me pulsimin e dritës treguese 2.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Pas heqjes së pajisjes nga priza e murit, leni të ftohet tërësisht pastaj pastrone me një leckë të lagur. Mos përdorni detergjente por vetëm leckë të lagur me ujë të vakët. Vendosni hekurin në pozitë vertikale në një vend të thatë dhe të pastër.
Shënim: Punimet e mundshme të servisimit për dëmtimin ose defektin e shkaktuar nga formimi i gurëve.
VËREJTJE TË SERVISIMIT:
Kjo pajisje duhet të riparohet vetëm nga teknikët e kualifikuar të autorizuar nga qendrat specifike.
Deponimi korrekt i kësaj pajisje

Kjo shenjë tregon se ky produkt nuk duhet të deponohet me mbeturina të tjera shtëpiake nëpër të gjitha vendet e UE. Për të parandaluar dëmin e mundshëm ndaj ambientit ose shëndetit të njerëzve nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, riciklone me përgjegjësi për të promovuar rip ërdorimin e q ëndrueshëm të resurseve materiale. Për të kthyer pajisjen tuaj të përdorur, ju lutemi përdorni sistemet e kthimit dhe të koleksionimit ose kontaktoni shitësin ku është blerë produkti. Ata mund ta marrin k ëtë produkt për riciklimin e sigurt të ambientit.