DBL5007 - Hekurosje VOX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas DBL5007 VOX në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth DBL5007 VOX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Hekurosje në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DBL5007 - VOX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DBL5007 e markës VOX.
MANUAL I PËRDORUESIT DBL5007 VOX
Ju lutemi, lexoni këtë udhëzim me kujdes dhe njohuni njihuni me hekurin tuaj para përdorimit. Ruajeni këtë udhëzim për një përdorim të ardhshëm.
NJIHNI HEKURIN TUAJ

A. Butoni për spërkatje
C. Rregullatori i volumit të avullit
E. Spärkatëse
G. Mbrojtësi i kabllos së energjisë
I. Rezervuari për ujë
B. Hapja për ujë
D. Butoni për rrjedhën e avullit
F. Rregullatori i temperaturës
H. Drita treguese
J. Pllaka
UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE
Kur përdoreni hekurin, është e rëndësishme t'i përmbahenit regullavet të sigurisë, të më poshtë.
- Kontrolloni nëse tensioni i prizës është i përshtatshëm me tensionin e pajisjes, që është i shënuar në tabelën e pajisjes.
- Përdoreni hekurin vetëm për qëllimin e destinuar, që është përshkruar në këtë udhëzim.
- Mbikqyrja është e nevojshme kur pajisja përdoret afër fëmijëve. Mos lejoni hekurin pa mbikqyrje, nëse është i lidhur me rrymë ose i vendosur mbi dërrasë hekurosjeje. Kjo mund të shkaktojë djegie për shkak të prekjes së pjesëve të nxehta metalike, ujit të nxehtë ose akullit.
- Mbajeni hekurin larg fëmijëve.
- Asnjëherë mos e lejoni hekurin pa mbikqyrje. Kabllon e energjisë duhet ta nxirrni nga priza para se të shtoni ujë në rezervuar.
- Fikni kabllon e energjisë së hekurit para:
1) Pastrimit
2) Shtimit të ujit ose shkarkimit të rezevuarit nga uji i mbetur.
3) Dhe menjëherë pas përdorimit.
- Asnjëherë mos e lidhni hekurin me kabllon e energjisë së dëmtuar, pas rënies apo pas ndonjë dëmtimi tjetër. Për të shmangur rrezikun nga goditja elektrike, mos provoni ta riparoni hekurin e dëmtuar , por dërgojeni atë për kontrollim dhe riparim në një servis të autorizuar.
- Mos lejoni kabllon e energjisë të vijë në kontakt me sipërfaqet e nxehta.
- Për të shmangur rrezikun nga goditja elektrike, mos e zhytni hekurin në ujë ose në ndonjë lëng tjetër
- Hekurin duhet ta përdorni dhe ta lini në një sipërfaqe të qëndrueshme
- Kur të vendosni hekurin në mbajtësen e vet, sigurohuni që sipërfaqja ku është e vendosur mbajtësja të jetë stabile.
- Hekuri nuk duhet të përdoret nëse ju ka rënë në tokë, nëse ka shenja të dukshme dëmtimi dhe nëse i rrjedh uji.
- Këtë pajisje mund ta përdorin fëmijët të cilët kanë më së paku 8 vjet dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, shqisore ose mendore, si edhe personat të cilët nuk kanë përvojë të mjaftueshme dhe njohuri nëse janë nën mbikëqyrje ose kanë marrë udhëzime lidhur me përdorimin e kësaj pajisjeje në mënyrë të sigurtë dhe kuptojnë rreziqet e ndërlidhura. Pastrimin dhe mirëmbajtjen nuk guxojnë ta bëjnë fëmijët nëse nuk janë nën mbikëqyrje.
- Mbani hekurin dhe kabllin e tij largë nga fëmijët më të vegjël se 8 vjet deri sa është në rrymë ose është duke u ftohur.
PARA PËRDORIMIT TË PARË
- Te përdorimi i parë është normale që të dalë një sasi e vogël të e tymit, por ajo do të zhduket shumë shpejt.
- Kur e përdorni funksionin e hekurosjes me avull për herë të parë, avullin mos e drejtoni direkt në rrobat për hekurosje, sepse hekuri mund të lërë një sasi të vogël të llumit që ka akumuluar në kanalet për avull.
MBUSHJA ME UJËIN
- Ne rekomandojmë përdorimin e i ujit të destiluar.
- Kontrolloni nëse rregullatori i volumit të avullit dhe rregullatori i temperaturës janë në pozicionin OFF.
- Mbajeni hekurin lartë në mënyrë që hapja për derdhjen e ujit të jetë në pozicion horizontal.
- Plotësoni rezervuarin me ujë përmes hapjes për derdhjen e ujit derisa uji të arrijë deri te treguesi për nivelin maksimal të ujit, dhe asnjëherë mos e mbushni rezervuarin me ujë mbi këtë linjë.
RREGULLIMI I TEMPERATURËS
Ndiqni udhëzimet për hekurosje të cilat gjendenj në etiketën e rrobave tuaja. Në qoftë se nuk kanë etiketë, por e dini se për çfarë lloji të pëlhurave flitet, ju lutemi, konsultoni tabelën.
Paralajmërim: në qoftë se materiali i përcaktuar është prej përbërjes së përpunuar dhe të përzier, zgjidhni gjithmonë temperaturën e hekurosjes sipas materialit të butë.
| Pëlhura | Kontrolli i temperaturës | Temperautra e nevojshme |
| Mëndafsh | ● | Temperatura e ulët |
| Lesh | ●● | Temperatura e mesme |
| Pambuk, liri | ●●● | Temperatura e lartë |
HEKUROSJA ME AVULL
- Vendoseni hekurin në pozicion vertikal, dhe pastaj përshtatni rregullatorin e temperaturës deri në vlerën minimale/ngrohje e butë.
— Futni kabllon e energjisë në prizë, dhe pastaj përshtatni rregulatorin e temperaturës deri në temperaturën e lartë. Drita treguese do të ndriçojë, si shenjë gë hekuri ka filluar të ngrohet.
— Kur drita e temperaturës fiket, kjo është shenjë se hekuri ka arritur temperaturën e duhur, dhe është gati për përdorim.
— Gjatë hekurosjes, drita – treguesi i temperaturës së hekurit do të vazhdojë të ndriçojë dhe të fiket, ndërsa termostati mban temperaturën e vendosur (gjatë këtij procesi, ju mund të vazhdoni hekurosjen).
— Vendoseni rregullatorin i e volumit të avullit në pozicionin të e dëshiruar.
— Hekuri do të fillojë të lëshojë avull posa të vendoset në pozicion horizontal.
SPËRKATJA
- Shtypni butonin që aktivizon lëshimin e rrjedhës së piklave të vogla të ujit. Përdoreni këtë rrjedhjr për të lagur rrobat që hekurosni sipas nevojës.
Paralajmërim: Kur përdoret funksioni i spërkatjes me ujë, kontrolloni nëse në rezervuar ka mjaft ujë. Te përdorimi i parë i rrjedhës së ujit, ndoshta ju duhet të shtypni butonin për spërkatjen vazhdimisht, derisa të fillojë funksioni i spërkatjes.
HEKUROSJA ME AVULL OSE HEKUROSJA VERTIKALE ME AVULL
- Shtypni butonin për nxjerrjen e avullit, dhe hekuri do të nxjerrë një rrjedhë të fortë të avullit, që depërton thellësisht në pëlhurë dhe ndihmon që të hekurosen edhe rrudhat më të forta në pjesët e rrudhosura të pëlhurës. Pritni disa sekonda para se të shtypni butonin për avull përsëri.
- Duke shtypur butonin për avull kohë pas kohe, ju mund të hekurosni gjithashtu duke mbajtur hekurin në një pozicion vertikal (perde, rrobat që i keni varur paraprakisht, etj).
Vërejtje: Funksioni i rrjedhës së avullit përdoret vetëm në temperaturë të lartë. Kur treguesi i temperaturës fiket, ndaloni lëshimin e rrjedhës së avullit- vazhdoni me shtypjen e butonit me hekurosjen kur drita treguese të ndriçojë përsëri.
HEKUROSJA 'NË TË THATË'
Për hekurosje pa përdorimin e avullit, ndiqni udhëzimet në seksion HEKUROSJE ME AVULL, me përjashtim që rregullatori i volumit të avullit duhet të mbetet në pozicionin OFF(që tregon se avulli nuk përdoret).
PASTIRMI DHE LARGIMI I HEKURIT
- Pas përdorimit, mbajeni hekurin lart duke kthyer hapjen e rezervuarit me ujë poshtë, për të zbrazur ujin e mbetur.
- Lidheni kabllon e energjisë në prizë, dhe vendoseni rregullatorin e temperaturës në pozicion maksimal ("MAX") dhe e leni të ndezur 1-2 minuta, për të avulluar ujin e mbetur. Pastaj, fikni hekurin dhe nxirrni kabllon nga priza, leni hekurin të ftohet, para se ta vendosni në vendin e përcaktuar për ruajtjen e saj.
KUJDES:
Kur hekuri është i lidhur me burimin e energjisë, përdoruesi nuk duhet ta lërë pa mbikqyrje.
Në qoftë se kabilloja e energjisë është e dëmtuar, kontaktoni shitësin tuaj ose servisin e autorizuar për shkak të riparimit. Për çdo riparim, zëvendësim të pjesëve, duke përfshirë edhe zëvendësimin e kabllos apo spinës, ashtu si për çdo rregullim, kontaktoni personin e kualifikuar ose servisin e autorizuar.

Kuptimi i koshit të kryqëzuar të plehrave:
Kjo shenjë tregon se ky produkt nuk duhet të hidhet bashkë me mbeturina të tjera shtëpiake. Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të shëndetitn dhe mjedisit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ricikloni produktin me përgjegjësi, që të promovoni ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale. Për të kthyer pajisjen tuaj të përdorur, ju lutemi përdorni sistemet e kthimit dhe mbledhjes ose kontaktoni shitësin ku është blerë produkti. Ata mund ta marrin këtë produkt për riciklim të sigurt ndaj mjedisit.