MX 1080 - Robot kuzhine VOX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas MX 1080 VOX në format PDF.
| Lloji i produktit | Mikser dore/stand |
| Marka | VOX |
| Modeli | MX 1080 |
| Tensioni i vlerësuar | 220-240V AC, 50Hz |
| Fuqia e vlerësuar | 250W |
| Cilësimet e shpejtësisë | 6 shpejtësi + Turbo (shpejtësi maksimale) |
| Aksesorët e përfshirë | Rrahëse, Grepa brumi (majtas dhe djathtas) |
| Koha maksimale e funksionimit | 4 minuta për përdorim, pastaj ftohje |
| Ndërtimi | Trup plastik, rrahëse metalike |
| Përmasat (përafërsisht) | 200 x 150 x 250 mm |
| Pesha (përafërsisht) | 1.5 kg |
| Gjatësia e kordonit | Nuk specifikohet (vlerësohet 1.2 m) |
| Materiali | Plastik i klasës ushqimore dhe çelik inox |
| Pjesë të sigurta për lavastovilje | Rrahëse dhe grepa brumi |
| Karakteristikat e sigurisë | Buton nxjerrës, mbrojtje nga mbingarkesa, bazë jo-rrëshqitëse |
| Përdorimi | Vetëm për shtëpi |
Pyetjet më të shpeshta - MX 1080 VOX
Pyetjet e përdoruesve rreth MX 1080 VOX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Robot kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj MX 1080 - VOX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. MX 1080 e markës VOX.
MANUAL I PËRDORUESIT MX 1080 VOX
Lexoni këtë udhëzim me kujdes para përdorimit dhe ruane për përdorim të mëvonshëm
UDHËZIME TË RËNDËSISH ME TË SIGURISË
Para përdorimit të pajisjes elektrike, gjithmonë duhet përcjellur këto masa themelore të sigurisë duke përfshirë:
- Lexoni tërë udhëzimin.
- Para përdorimit duhet të kontrollohet nëse tensioni në prizën e murit i përgjigjet tensionit të pajisjes i cili mund të gjendet në tabelën e mbishkrimit në fund të pajisjes.
- Mos e përdorni pajisjen me kabllo ose prizë të dëmtuar, pas prishjes së pajisjes ose nëse është dëmtuar në çfarëdo mënyre. Për të kontrolluar, riparuar ose për të rregulluar pajisjen, paraqituni te qendra e servisit më të afërt të autorizuar.
-
Mos e lini mikserin pa mbikëqyrje deri sa është duke punuar.
-
Mos e lini kabllon që të varet në skajin e tavolinës, sipërfaqes së punës ose çfarëdo sipërfaqe të ngrohur.
-
Për tu mbrojtur nga rreziku nga goditja elektrike, mos e futni mikserin në ujë ose ndonjë lëng tjetër. Kjo mund të shkaktojë lëndimin e personave ose dëmtimin e pajisjeve.
-
Gjatë punës së pajisjes, parandaloni kontaktin me pjesët e lëvizshme. Bëni kujdes që gjatë punës së pajisjes, duart, rrobat si dhe të gjitha gjërat tjera të jenë largë tundëseve për të zvogëluar rrezikun nga lëndimi dhe/ose dëmtimi i pajisjes.
-
Nëse pajisja përdoret në afërsi të fëmijëve ose personave me invaliditet, nevojitet mbikëqyrje e vazhdueshme.
-
Mos e lini pajisjen në ose afër shporetit me plin ose me rrymë.
-
Mos i hiqni tundëset deri sa pajisja është duke punuar.
-
Hiqeni pajisjen nga priza kur nuk jeni duke e përdorur, si edhe para vendosjes ose heqjes së pjesëve dhe para pastrimit.
-
Mos e përdorni aparatin për cfarëdo qëllimi tjetër përvec qëllimit për të cilin është destinuar.
-
Mos e përdorni aparatin në ambient të hapur.
-
Fëmijët nuk guxojnë ta përdorin këtë pajisje. Pajisjen dhe kabllin e pajisjes mbani largë nga fëmijët.
-
Kjo pajisje nuk është e parashikuar për përdorim nga personat me aftësi të zvogëluara psiqike, ndijore ose mendore (duke përfshirë edhe fëmijët) ose me mungesë të njohurive ose përvojës për përdorim të sigurtë nga personat përgjegjës për sigurinë e tyre.
-
Shkyqeni pajisjen nga rryma para ndërrimit ose prekjes së atyre pjesëve të cilat nuk janë në lëvizje gjatë punës së pajisjes.
-
Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me pajisjen.
-
Gjithmonë shkyqeni pajisjen nga rryma nëse nuk është nën mbikëqyrje si dhe para montimit të pjesëve ose para pastrimit.
-
Ruani këtë udhëzim për përdorim.
- Nëse kablli për furnizim është i dëmtuar, mund t’a ndërrojë vetëm personi i autorizuar në servis ose ndonjë person tjetër i kualifikuar për të parandaluar rrezikun nga goditja e rrymës.
- Paralajmërim: Ekziston rrezik potencial nga lëndimet nëse pajisja keqpërdoret. Përdoreni pajisjen vetëm për përpunimin e ushqimit, siç është dhënë në këtë udhëzim.
VETËM PËR PËRDORIM SHTËPIAK
NJIHUNI ME MISKERIN TUAJ
Modeli: MX 1080
Tensioni: 220-240VAC 50Hz
Fuqia: 250ë
Shtojcat: Tundëset
- Pjesa e majtë e pajisjes
- Pjesa e djathtë e pajisjes
- Tundëset
- Përzierësja e djathtë
- Butoni i heqjes
- Përzgjedhësi i shpejtësisë
- Turbo butoni
- Kabllo të energjisë
- Përzierësja e majtë
PËRDORIMI I MIKSERIT HAND/ STAND
Pastroni tundëset para përdorimit të parë. Para montimit të mikserit, bëni kujdes që kablli i rrymës të jetë i shkyçur nga priza dhe butoni i shpejtësive të jetë në pozicionin „0“.
- Përzgjidhni shtojcat e duhura varësisht nga nevoja e përdorimit dhe vendosini në vendet e duhura. Zundëset përdoren për tundjen e të bardhëve të vezë ve ose përzirje tjera të lëngshme.
- Përzgjidhni cilësimin, pastaj futeni pajisjen në furnizim me rrymë.
- Rrotulloni përzgjedhësin e shpejtësive dhe pajisja do të fillojë punën. Ekzistojnë 6 nivele të shpejtësisë, kurse shpejtësia arrin maksimumin e vet kur e shtypni butonin turbo.
Paralajmërim: Mos vendosni thika, lugë të metalta, pirunj dhe gjësende të ngjashme në enë derisa është duke punuar.
-
Koha maksimale e punës së pajisjes për një përdorim nuk guxon të jetë më e gjatë se 4 minuta, kurse në mes të dy cikleve të njëpasnjëshme të punës lëreni pajisjen që të ftohet për ca kohë. Për rezultate më të mira gjatë tundjes së të verdhëve të vezëve, ju rekomandojmë që përzgjedhësi i shpejtësisë së pari të vendoset në shpejtësi të ulët, pastaj gradualisht rritni shpejtësinë e tundjes.
-
Kur të përfundoni tundjen, silleni përzgjedhësin e shpejtësisë në pozicionin 0 dhe hiqeni kabllin nga priza e murit.
-
Ngriteni kokën e mikserit, me njärën dorë mbajini tundëset/përzierëset e brumit, kurse me dorën tjetër shtypni fort butonin për heqjen e tundëseve.
Vërejtje: Hiqni tundëset vetëm kur pajisja është e vendosur në pozicionin 0.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
- Hiqni kabllin nga rryma dhe pritni që pajisja të ftohet tërësisht para pastrimit.
- Pastroni pjesët e jashtme të pajisjes me leckë të lagur dhe thani me leckë të butë të thatë.
- Pastroni nga kablli mbeturinat e ushqimit nëse kanë mbetur.
- Pastroni të gjitha llojet e tundëseve në ujë të ngrohtë me sapun dhe pastroni me leckë të thatë. Tundëset mund të lahen në makinë për larjen e enëve.
VËREJTJE: Mos e futni mikserin në ujë ose në cfarëdo lëngu tjetër.
KËSHILLA KUZHINE
- Artikujt nga frigoriferi, për shembull gjalpi dhe vezët duhet të qëndrojnë në temperaturë dhome para tundjes. Nxirrni artikujt nga frigoriferi me kohë.
-
Për të parandaluar mundësinë e rënies së lëvozhgave të vezëve ose vezët e prishura, vezët së pari duhet të thyhen në enë të posacme pastaj të tunden.
-
Mos e teproni me tundje. Bëni kujdes që vezët t'i tundni aq sa e kërkon receta. Bashkoni përbërësit e thatë në mënyrë që të përzihen mirë dhe gjithmonë për këtë qëllim përdorni shpejtësinë më të vogël.
- Kushtet klimatike, ndryshimet sezonale të temperaturës, temperatura e përbërësve dhe variacionet në teksturën e tyre kanë një rol të rëndësishëm për kohën e kërkuar të tundjes dhe arritjen e rezultateve të dëshiruara.
- Gjithmonë filloni me shpejtësi të vogël. Gradualisht rritni shpejtësinë siç është dhënë në recetë.
Recetat e rekomanduara
- Përzierja e vezëve
Ushqimi: vezë
Mënyra e përdorimit: vendosni 500 gr përzierje të të kuqve dhe të bardhëve të vezëve në enë, përzgjidhni përzierësen dhe ndizeni pajisjen në shpejtësinë më të madhe të punojë për 3 minuta.
- Përzierja e miellit
Ushqimi: miell, ujë
Mënyra e përdorimit: në enë vendosni 665 g miell dhe 924 g ujë, vendosni përzierëset e brumit në shpejtësinë më të ulët për 30 sekonda, pastaj në shpejtësinë më të madhe për 3 minuta deri sa mielli të përzihet mirë.
Vërejtje: Vëllimi i përzierjes së ushqimit nuk duhet të tejkalojë gjatësitë e aksesorëve që do të thotë të mos tejkalojë 80% të pjesës së spirales së përzierëseve të brumit ose 80% gjatësisë së përzierëseve.
DEPONIMI EKOLOGJIK

Mund të ndihmoni në mbrojtjen e ambientit jetësor! Ju lutemi që të respektoni rregullativat lokale: të gjitha pajisjet e prishura elektrike duhet t'i depononi në qendrat e përshtatshme për riciklimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike.