CM-1000B - çajnik Vivax - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas CM-1000B Vivax në format PDF.
| Lloji i produktit | Kazan elektrik / Makinë kafeje |
| Marka | Vivax |
| Modeli | CM-1000B |
| Tensioni | 220-240V AC |
| Frekuenca | 50/60Hz |
| Fuqia | 1000W |
| Kapaciteti | 0.4 L (max 4 gota) |
| Materiali | Trup plastik, element ngrohës prej çeliku inoks |
| Elementi ngrohës | Ngrohës rezistence i fshehur |
| Kontrolli | Çelës ndez/fikje në dorezë |
| Karakteristikat e sigurisë | Sistemi i dyfishtë i sigurisë kundër mbinxehjes, fikje automatike |
| Doreza | Ergonomike, mbetet e ftohtë |
| Funksionet | Ziej ujë, përgatit kafe turke (deri në 4 gota) |
| Përdorimi | Vetëm për përdorim shtëpiak, jo për përdorim komercial |
| Pastrimi | Brendësia me sfungjer të butë dhe detergjent të butë; jashtë me leckë të lagët |
| Heqja e gëlqerores | Përdorni heqës gëlqerore jo toksik ose tretësirë uthull (pa zierje) |
| Riparueshmëria | Mos e riparoni vetë; kontaktoni shërbimin e autorizuar |
| Garancia | 12 muaj për pajisje të vogla shtëpiake (Evropë) |
| Pajisjet e përfshira | Asnjë (vetëm njësia) |
| Përmasat (përafërsisht) | 20 x 15 x 18 cm (vlerësuar) |
| Pesha (përafërsisht) | 0.5 kg (vlerësuar) |
Pyetjet më të shpeshta - CM-1000B Vivax
Pyetjet e përdoruesve rreth CM-1000B Vivax
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin çajnik në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj CM-1000B - Vivax dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. CM-1000B e markës Vivax.
MANUAL I PËRDORUESIT CM-1000B Vivax
Udhëzime për shfrytëzim
Fletë garancie / Serviset e autorizuara
EN
User manual
SLO
Navodila za uporabo
Garancijski list / Servisna mesta
CM-1000R
CM-1000B
HR BIH CG
Upute za uporabu
Udhëzime për shfrytëzim
Shpresojmë që kjo pajisje do t'ju lehtësojë jetën si të gjitha prodhimet tjera të Vivax-it.
Ju lutemi lexoni me kujdes këto udhëzime që të fitoni përdorimin e plotë të pajisjes dhe ruajini udhëzimet për përdorim në të ardhme.
1. PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME
Masat themelore të sigurisë duhet të respektohen gjatë përdorimit të një pajisjeje elektrike.
Kjo pajisje nuk është paraparë për përdorim nga persona me aftësi të zvogëluara fizike, shqisore ose mendore (përfshirë edhe fëmijë) përveç nëse janë nën mbikëqyrje ose u janë dhënë udhëzime për përdorim të sigurt të pajisjes nga personi i përgjegjshëm për sigurinë e tyre.
- Kjo pajisje duhet të përdoret sipas udhëzimeve të dhëna në këto udhëzime për përdoruesin. Përdorime të pa përshtatshme ose të gabuara mund të shkaktojnë lëndime.
- Mos e lini pajisjen e kyçur. Shkyçeni kur nuk e përdorni dhe kur ka nevojë për riparim. Kur e shkyçni, përdorni kryen e prizës në vend të kabllos dhe lejoni që pajisja juaj të ftohet.
- Para se të shkyçni pajisjen, ktheni butonin On/Off në pozitën "0" (OFF).
- Mos e vëni ose tërhiqni prizën me duar të lagura.
- Asnjëherë mos i lini të lagura terminalet elektrike të pajisjes suaj. Nëse lagen, shkyçeni dhe mos e përdorni para se të thahet tërësisht.
- Që të shmangni goditjen elektrike, mos e zhytni kabllon dhe prizën në ujë ose lëngje tjera.
- Nëse pajisja rastësisht bie në ujë, shkyçeni menjëherë dhe kontaktoni riparuesin e autorizuar para se ta përdorni përsëri.
- Mos mbani materiale që djegën lehtë si letër ose plastikë
në ose afër pajisjes.
- Vendoseni pajisjen në sipërfaqe stabile, të rrafshët dhe të ftohtë. Mos e vendosni në kënd të tavolinës ose sipërfaqes së kuzhinës. Fryrja e erës ose goditja mund të shkaktojnë pajisjen tuaj të bjerë.
- Ju lutemi mos prekni sipërfaqet e nxehta; përdoreni pajisjen duke e mbajtur dorezën.
- Kini kujdes për avullin gjatë përdorimit.
- Mbajeni pajisjen tuaj dhe kabllon e saj larg fëmijëve.
- Këtë pajisje mund të përdorin fëmijë më të mëdhenj se 8 vjet dhe persona me aftësi të zvogëluara fizike, shqisore ose mendore ose me mangësi të përvojës dhe njohurisë, vetëm nëse janë nën mbikëqyrje ose u janë dhënë udhëzime për përdorim të sigurt të pajisjes. Asnjëherë mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga fëmijë pa mbikëqyrje ose më të vegjël se 8 vjet.
- Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga fëmijë pa mbikëqyrje.
- Mos lejoni fëmijët të përdorin pajisjen.
- Mbani fëmijët larg kësaj pajisjeje dhe mos u lejoni të tërheqin kabllon elektrike ose të prekin pajisjen.
- Asnjëherë mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
- Ruani pajisjen dhe kabllon e saj në vend k nuk kanë qasje fëmijë më të vegjël se 8 vjet.
- përdorni vetëm aksesorët e prodhuar ose të rekomanduar nga prodhuesi.
- Sigurohuni që fuqia e rrymës e dhënë në Aparatin Elektrik të Kafes përputhet me fuqinë e rrymës në vendin tuaj.
- Për të shmangur dëmtim të pajisjes tuaj, mos përdorni kabllo zgjatëse që japin fuqi të pamjaftueshme. Lidhni njësinë me prizë të tokëzuar të murit.
- Mos kryeni asnjë veprim në pajisjen tuaj përveç pastrimit dhe mirëmbajtjes. Mos u mundoni të riparoni, rirregulloni ose zëvendësoni pjesë të pajisjes tuaj. Ju lutemi kontaktoni personel të kualifikuar.
- Shmangni veprime që mund të dëmtojnë kabllon dhe
prizën e pajisjes.
- Nëse kablloja e rrymës dëmtohet, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi ose shërbimi për riparim ose personel me kualifikim të ngjashëm për të shmangur situata të rrezikshme.
- Mbrojeni pajisjen tuaj dhe kabllon e saj nga nxehtësia, drita direkte e diellit, lagështia, objekte të mprehta, etj.
- Mos e vendosni pajisjen tuaj mbi ose afër burimeve direkte të nxehtësisë si soba, stufa dhe furra. Mos lejoni që pajisja të vijë në kontakt me aparate tjera.
- Mos e mbushni tërësisht me ujë pajisjen pasi që mund të derdhet ujë që vlon.
- Mos e përdorni pajisjen pa ujë ose të zbrazët.
- Përdorimi i lëngjeve tjera përveç ujit mund të dëmtojnë pajisjen.
- Mos e futni pajisjen në ujë derisa e pastroni.
- Shmangni derdhjen e çfarëdo lëngu mbi pjesët lidhëse të pajisjes.
- Derisa e përdorni pajisjen, mos vendosni asnjëfarë mbulese mbi të.
- Gjatë përdorimit të parë, një erë mund të dalë nga ngrohësi i pajisjes. Kjo është normale.
- Derisa përdorni aparatin e kafes, përdoreni vetëm me dorezë.
- Sigurohuni që pajisja është stabile.
- Kini kujdes me sipërfaqen e pajisjes pasi që është shumë e ngrohtë pas përdorimit.
- Mos e hiqni pajisjen derisa e përdorni.
- Kjo pajisje është paraparë vetëm për përdorim shtëpiak. Mos e përdorni për qëllime komerciale ose industriale.
- Kjo pajisje është paraparë për përdorim shtëpiak ose aplikime të ngjashme si në vijim:
- Kuzhina të personelit në dyqane, zyra ose mjedise tjera të punës, - Ferma, - Hapësira të përdorura nga mysafirët në hotele, motele, hostele, hapësira të ngjashme të banimit, - Konviktet dhe zonat të mëngjesit.
- Çfarëdo mosfunksionimi, të çara ose gërvishtje të

shkaktuara si rezultat i rënies apo goditjes pas dorëzimit të prodhimit tek konsumatori konsiderohen si gabime të përdoruesit.
- Kompania jonë nuk pranon përgjegjësi për keqfunksionime të shkaktuara nga arsyet e mësipërme dhe për këtë keqfunksionime të tilla përjashtohen nga garancia.

Kujdes!
Asnjëherë mos përdorni qeskat që zgjerohen në paketën e pajisjes si lojë. Ju lutemi mbani larg fëmijëve për të shmangur aksidente.
2 PËRSHKRIME TË PJESËVE

Përshkrim i Pajisjes
Aparati Elektrik i Kafesë mund të përdoret për përgatitjen e kafesë ose për zierje të ujit.

Kujdes!
Mos vëni qumësht në aparatin e kafesë. Nëse zieni qumësht në të, kjo lë një shtresë ngjyrë kafeje-zezë në ngrohësin, që mund të hiqet vetëm me gërvishtëse dore. Kjo mund të dëmtojë prodhimin. Ashtu që, nuk rekomandojmë zierje të qumështit në aparatin e kafesë.
3 PËRDORIMI I PAJISJES
Aparati Elektrik i Kafesë mund të përdoret për maksimum 4 filxhanë kafeje.
- Shtoni ujë, kafe dhe sheqer në përgatitësin e kafesë për aq filxhanë (maksimum 4) sa që ju duhen.
- Kyçeni pajisjen në prizë të tokëzuar muri.
- Kyçeni butonin On/Off në pozitën "I" (On).
• Përzieni përzierjen shkurt. - Kur të ziejë kafeja, kyçeni butonin On/Off në pozitën "O" (Off).
• Vëni kafe në filxhanë.
Shënim: Nëse priza është e tokëzuar, mund të përdoret lugë metali.
Zierja e ujit
Do t'ju nevojitet ujë i nxehtë për të përgatitur kafe të bluar, çaj me qeskë, çaj bliri, çaj frutash dhe bimësh.
- Për të ngrohur ujin, shtoni ujë në aparatin e kafesë aq sa ju duhet (maksimum 4 filxhanë), por kini kujdes mos të derdhet.
- Kyçeni pajisjen në prizë të tokëzuar.
- Kyçeni butonin On/Off në pozitën "I" (On).
- Kur të ziejë uji, kthejeni butonin On/Off në pozitën "O" (Off).
• Tani mund të përdorni ujin e nxehtë si të doni.
4 MIRËMBAJTJA, RIPARIMI DHE PËRDORIMI
- Asnjëherë mos u mundoni të hapni dhe riparoni pajisjen tuaj kur nuk punon.
- Ju lutemi mos e përdorni pajisjen në rast se ka thyerje ose pëlcitje kur bie ose godet send të fortë. Kontaktoni riparuesin e autorizuar.
- Mos e zëvendësoni kabllon ose prizën e dëmtuar, kontaktoni riparuesin e autorizuar.
- Mos e mbani pajisjen për kabllo.
- Shkyçeni pajisjen duke e hequr prizën nga priza e murit, jo kabllon.
- Shkyçeni pajisjen kur nuk e përdorni.
5. PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
- Para pastrimit të pajisjes, ktheni butonin On/Off në pozitën "O" (Off), shkyçeni dhe pritni derisa pajisja të ftohet.
- Pastroni brendinë e aparatit të kafesë me sfungjer të butë dhe detergjent, pastaj shpërlajeni me ujë. Mos përdorni objekte gërryese ose të ngjashme për të pastruar ngrohësin e aparatit të kafesë.
- Përdorni leckë të thatë ose të njomur për të pastruar pjesën e jashtme të aparatit të kafesë. Mos përdorni pastrues kimik ose gërryes për sipërfaqen e jashtme të pajisjes.
- Mos e zhytni pajisjen në ujë.

Kujdes!
Mos e vëni pajisjen në pjatalarëse.
Mënjanimi i gurit:
Mund të përdorni mjete për mënjanimin e gurit pa përmbajtje toksike për të mënjanuar grumbullimin e gurit që mund të ndodh me kohë.
Alternative:
Vendosni tre filxhanë të uthullës në pajisje, mbusheni pjesën tjetër me ujë dhe lëreni një natë. Mos e zieni! Derdheni tretjen. Mund të përdorni leckë të njomur për të pastruar mbeturinat brenda. Pas pastrimit, mbusheni pajisjen me ujë, zieni njëherë dhe zbrazeni. Pajisja juaj është e gatshme për përdorim.
Paralajmërim! Veprimet e pastrimit dhe mirëmbajtjes nuk duhet të kryhen nga fëmijë pa mbikëqyrje.
6. REKOMANDIME PËR PËRDORIM EFIKAS DHE KURSIM TË ENERGJISË
- Shkyçeni pajisjen kur nuk e përdorni.
- Gëlqerja dhe mbeturinat në pajisjen tuaj ndikojnë negativisht në efikasitetin e pajisjes. Kjo shkakton harxhim më të madh të energjisë.. Gëlqerja dhe mbeturinat duhet të pastrohen më shpesh.
Pajisja duhet të transportohet në kutinë dhe ndarjet origjinale ose e mbuluar me leckë të butë.
Paketimi i gabuar mund të shkaktojë dëmtim në sipërfaqen e jashtme të pajisjes.
SHËNIM:
ÇFARËDO KEQFUNKSIONIMI OSE DËMTIMI I SHKAKTUAR GJATË BARTJES OSE TRANSPORTIT PAS DHËNIES SË PRODHIMIT TEK PËRDORUESI NUK MBULOHET NGA GARANCIA.
8 SPECIFIKIME TEKNIKE
Voltazhi, Frekuenca: 220-240V AC, 50/60Hz
Fuqia: 1000W
Kapaciteti: 0,4 l
Kyçëse: Doreza në kyçësen On/Off
Dorezë ergonomike
Sistem i dyfishtë i sigurisë kundër tej ngrohjes
Ngrohës me rezistencë i fshehur
9. HEDHJA E PAJISJEVE ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE

Për të mbrojtur mjedisin tonë dhe për të ricikluar lëndët e para sa që mundet më shumë, prej konsumatorit kërkohet të kthejë pajisjen që nuk riparohet në sistemin publik të grumbullimit për pajisje elektrike dhe elektronike.
Simboli i koshit të mbeturinave me X tregon që ky prodhim duhet të kthehet në pikën e grumbullimit për mbeturina elektronike për ta dhënë për riciklim më të mirë të lëndëve.
Duke siguruar këtë do të shmangni efektet e mundshme negative ndaj mjedisit jetësor dhe shëndetit të njerëzve, që mund ndryshe të shkaktohet nga hedhja e papërshtatshme e këtij prodhimi. Riciklimi i materialeve nga ky prodhim, do të ndihmojë për ruajtje të mjedisit të shëndetshëm jetësor dhe burimeve natyrore.
Për informata më të hollësishme për grumbullimin e shitësin ku keni blerë prodhimin.
10. DEKLARATA E BE-SË PËR PËRPUTSHMËRI
Kjo pajisje është prodhuar në përputhje me standardet e aplikueshme evropiane dhe në përputhje me të gjitha direktivat dhe rregulloret në fuqi.

Deklarata e BE-së për përputhshmérinë mund të shkarkohet nga linkun e mëposhtëm: www.msan.hr/dokumentacijaartiklala
CM-1000R
CM-1000B
SLO
Navodila za uporabo
Faleminderit për blerjen tuaj dhe shpresoj se ju do të jenë të kënaqur me përzgjedhjen. Nëse periudha e garancionit është e nevojshme për të riparuar produktin, ju lutem konsultohuni me shitësin
Apo me me përsonin i cili jua shet produktin tone
JU LUTEM LEXONI ME KUJDES PARA PËRDORIMIT PRODUKTIT DOKUMENTET TEKNIKE DHE MANUALET CILAT JANË VENDOSUR NË KUTI
FLETGARANCIONI
\$VIVAX
EMRI PRODUKTIT
LLOJI DHE MODELI
PRODHUESI
EMËRTIMI APO
EMRI I SHITËSIT
NUMRI SERIAL
DATA SHITJES
VULA:
NËNSHKRIMI I PËRSONIT ZYRTAR:
Kjo fletgarancion ju garanton që prodhuesi, nëpërmjet AskTec Ltd, si një importues dhe ofrues i sigurisë në Republikën e Kosovës, një riparim të lirë të njëjtë në përputhje me rregullat e zbatueshme në pajtim me kushtet e përshkruara në këtë fletgarancion.
KUSHTET E GARANCIONIT:
- Kjo fletgarancion, ne garantojmë se ju do të jetë subjekt i kësaj pune garancisë pa gabime të mundshme të shkaktuara nga mjeshtëri e profesionalizuar dhe të materialit të dobët. Të gjitha gabimet mund të ndodhin ne do t korrigjohen pa pagesë në një shërbim garancion të autorizuar.
- PERIUDHA E GARANCIONIT. Garancioni fillon nga dita e blerjes dhe vazhdon deri ...... muaj
- Në rast prishjes produktit do të mbulohet nga ky garancion, zotohemi për të rregulluar njëjtin sa më shpejt të jetë e mundur, dhe jo më vonë se 45 ditë. Nëse produkti nuk mund të riparohet ose nuk riparohet brenda 45 ditëve, ajo do të zëvendësohet.
- Nëse procedura riparimit zgjat më shumë se 10 ditë, garancioni do të shtyhet për kohëzgjatjen e riparimit.
- Garancioni është e njohur vetëm me një faturë të shitjes, dhe me kartën e garancionit e cila duhet të plotësohet si duhet dhe duhet të përfshijë datën e shitjes, vula dhe nënshkrimi shitësit.
-
Prodhuesi ofron pjesë servisi në afat prej 7 vjetësh.
-
GARANCIONI NUK MBULON:
-
Inspektimit të rregullt, mirëmbajtjenndrrimi I pjesve hargjuese.
Rregullim ose ndryshim në përmirësimin e produktit për zbatimin që nuk janë përshkruar në udhëzimet teknike për përdorim, përveç modifikime paraqitura Me pëlgimi AskTec LLC
- Garancioni nuk pranohet në këto raste :
Nëse një klienti nuk paraqet kartën e saktë garancionit dhe faturë blerse. Në qoftë se blerësi nuk përmbush udhëzimet mbi përdorimin e produktit.
Nëse produkti është i hapur, modifikuar ose riparuar nga personi i paautorizuar.
Nëse dështimet produktit janë shkaktuar nga forcës madhore, të tilla si rrufeja, electriciteti në fatkeqësitë e rrjetit elektrike.
Nëse dështime shkaktuar dëme nga përdorimi i pavend ose transportit të pahijshme.
Nëse defekt është një defekt në sistemin në të cilën produkti është i lidhur.
SERVIS
| DATA PRANIMITPAISJES SERVIS | ||
| DATA RIPARIMIT | ||
| DATA PRANIMITPAISJES SERVIS | ||
| DATA RIPARIMIT | ||
| DATA PRANIMITPAISJES SERVIS | ||
| DATA RIPARIMIT | ||
Ask Tec d.o.o
Tahir Zajmi (Kosovatex), 10000 Pristinë
tel: +386.43. 774.004
E-mail: agim.hajrizi@asktec-ks.com WEB: www.asktec-ks.com
-Vivax Servis i kryesorë
Idriz Glilani Pn. (përballë shk.fill. Xhemail Mustafa) 10 000 Dardani Prishtinë Kosovë
tel: +381/38/545 5757; +377/44/545 575; +386/49/545 575
E-mail: nehat@kesc-ks.com WEB: www.kesc-ks.com
-VIVAX audio-video -
Rr. Emin Duraku 10 000 Dardani Prishtinë Kosovë
tel: +377/44/123 466
E-mail: kesxhelal@yahoo.com
Rr.Lidhja e Prizrenit 15/A Prishtinë Kosovë
tel: +381/38/225 000; +377/44/168 444; +377/44/238 440; +386/49/800 400
E-mail: valentini_service@hotmail.com