UE65KS8000L - Televizor SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas UE65KS8000L SAMSUNG në format PDF.
| Lloji i produktit | 4K SUHD TV inteligjent |
| Modeli | UE65KS8000L |
| Marka | Samsung |
| Madhësia e ekranit | 65 inç (163 cm) |
| Rezolucioni | 3840 x 2160 (4K UHD) |
| Teknologjia e ekranit | SUHD (Quantum Dot LED) |
| Platforma e TV inteligjent | Tizen OS |
| Dimensionet (me mbështetëse) | 1453.6 x 908.8 x 293.5 mm |
| Dimensionet (pa mbështetëse) | 1453.6 x 839.4 x 57.4 mm |
| Pesha (me mbështetëse) | 25.3 kg |
| Pesha (pa mbështetëse) | 20.7 kg |
| Konsumi i energjisë (tipike) | 200 W |
| Konsumi i energjisë (në gatishmëri) | <0.3 W |
| Hyrjet HDMI | 4 |
| Portat USB | 3 |
| Porta Ethernet | 1 |
| Lidhja pa tel | Wi-Fi 802.11ac, Bluetooth 4.2 |
| Dalja audio | 40W (4.1ch) |
| Mirëmbajtja dhe pastrimi | Fshijeni me një leckë të butë dhe të thatë. Mos përdorni pastrues të lëngshëm ose gërryes. |
| Masat e sigurisë | Mbani larg lagështirës dhe burimeve të nxehtësisë. Siguroni ventilim të duhur. |
| Pjesë këmbimi dhe riparueshmëri | Pjesë këmbimi të disponueshme përmes qendrave të shërbimit Samsung. Indeksi i riparueshmërisë: 7/10. |
| Informacione të përgjithshme | Lëshuar në 2016. Mbështet HDR (HDR10, HLG). |
Pyetjet më të shpeshta - UE65KS8000L SAMSUNG
Pyetjet e përdoruesve rreth UE65KS8000L SAMSUNG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Televizor në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj UE65KS8000L - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. UE65KS8000L e markës SAMSUNG.
MANUAL I PËRDORUESIT UE65KS8000L SAMSUNG
Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme sigurie
(Lexoni udhëzimet e sigurisë përpara se të përdorni televizorin.)
KUJDES
RREZIK GODITJEJE ELEKTRIKE - MOS E HAPNI
KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJEVE ELEKTRIKE, MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK KA PJESË TË RIPARUESHME NGA PËRDORUESI. DREJTOJUNI PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIME RIPARIMI.

Ky simbol tregon që brenda ka tension të lartë. Êshtë e rrezikshme të prekni pjesët e brendshme të produktit.

Ky simbol tregon se produkti përfshin dokumentacion të rëndësishëm në lidhje me përdorimin dhe mirëmbajtjen.

Produkt i kategorisë II: Ky simbol tregon se nuk nevojitet lidhje sigurie me tokëzimin elektrik (tokëzimi).

Tensioni AC: Ky simbol tregon se tensioni nominal i shënuar me simbolin është tensioni AC

Tensioni DC: Ky simbol tregon se tensioni nominal i shënuar me simbolin është tensioni DC.

Kujdes; drejtojuni udhëzimeve për përdorimin: Ky simbol udhëzon përdoruesin që t'i drejtohet manualit të përdorimit për informacion të mëtejshëm në lidhje me sigurinë.
Foletë dhe hapësirat brenda kasës dhe në pjesën e pasme ose të poshtme shërbejnë për ajrimin e nevojshëm. Për të garantuar funksionim të qëndrueshëm të kësaj pajisjeje dhe për ta mbrojtur nga mbinxehja, këto fole dhe hapësira nuk duhet të bblokohen apo mbulohen kurrë.
- Mos e vendosni këtë pajisje në hapësirë të izoluar, si p.sh. në raft ose në dollap inkaso, nëse nuk kanë ajrimin e duhur.
- Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë kaloriferit ose mbi të, ose mbi kanale ajrimi, ose në vende ku mund të ekspozohet ndaj rrezeve të diellit.
- Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut dhe mos e vendosni pranë ujit (pranë vaskës, legenit me ujë, lavamanit në kuzhinë ose makinës larëse, në sipërfaqe me lagështirë ose pranë pishinës etj.). Nëse pajisja laget pa dashje, hiqeni nga priza dhe kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar.
Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku ndodheni mund të ketë rregullore mjedisore që kërkojnë t'i hidhni bateritë sipas masave të caktuara. Kontaktoni autoritetet lokale për informacion mbi hedhjen ose riciklimin.
Mos i mbingarkoni prizat, kordonët zgjatues ose përshtatësit përtej kapacitetit të tyre, pasi mund të shkaktohet zjarrose goditje elektrike.
Kordonët elektrikë duhet të vendosen në mënyrë që të mos shkelen apo kapen nga objekte që vendosen mbi to. Kushtojuni vëmendje të posaçme skajeve të kordonëve, në priza dhe në pjesët ku dalin nga pajisja.
Për ta mbrojtur pajisjen nga rrufetë ose kur lihet e pambikëqyrur dhe pa u përdorur për kohë të gjatë, hiqeni nga priza dhe shkëputeni nga antena ose sistemi kabllor. Kjo do të parandalojë dëmtimin e pajisjes nga rrufetë ose nga luhatjet e linjës elektrike.
Para se të lidhni kordonin elektrik (AC) me folenë e ushqyesit (DC), sigurohuni që tensioni i përcaktuar i ushqyesit (DC) të korrespondojë me linjën lokale elektrike.
Mos futni asgjë metalike në hapësirat e pajisjes. Kjo mund të shkaktojë rrezik goditjeje elektrike.
Për të shmangur goditjet elektrike, mos prekni asnjëherë pjesët e brendshme të pajisjes. Pajisja duhet të hapet vetëm nga tekniku i kualifikuar.
Sigurohuni ta shtyni spinën në prizë derisa të puthitet mirë. Kur ta hiqni kordonin elektrik nga priza, tërhiqeni gjithnjë nga spina. Mos e hiqni kurrë duke e tërhequr nga kordoni. Mos e prekni kordonin elektrik me duar të lagura.
Nëse pajisja nuk funksionon normalisht - sidomos nëse lëshon zhurmë ose aromë të pazakontë - hiqeni menjëherë nga priza dhe kontaktoni shitësin ose qendrën e autorizuar të shërbimit.
Sigurohuni ta hiqni spinën nga priza nëse nuk do ta përdorni televizorin ose nëse do të largoheni nga shtëpia për kohë të gjatë (sidomos kur në shtëpi do të qëndrojnë vetëm fëmijë, të moshuar ose persona me aftësi të kufizuara).
- Grumbullimi i pluhurit mund të shkaktojë goditje elektrike, shkarkim elektrik ose zjarr duke bërë që kordoni të lëshojë shkëndija dhe nxehtësi, ose t'i prishet veshja izoluese.
Sigurohuni të kontaktoni qendrën e autorizuar të informacionit kur synoni ta instaloni televizorin në vend me shumë pluhur, me temperatura të larta ose të ulëta, me shumë lagështi, me substanca kimike, ose kurdo të punojë 24 orë rresht, si p.sh. në aeroporte, stacione treni etj. Përndryshe, televizori mund të dëmtohet rëndë.
Përdorni vetëm spina dhe priza të tokëzuara siç duhet.
- Tokëzimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë goditje elektrike ose dëmtim të pajisjes. (Vetëm pajisje të kategorisë l.)
Për ta fikur tërësisht këtë pajisje, shkëputeni nga priza. Sigurohuni t'i mbani në pozicion praktik spinën dhe prizën.
Ruajini aksesorët (bateritë, etj.) në një vend të sigurt ku nuk mund t'i gjejnë fëmijët.
Mos e rrëzoni dhe mos e godisni produktin. Nëse produkti dëmtohet, hiqeni nga priza dhe kontaktoni qendrën e shërbimit.
Për ta pastruar pajisjen, hiqeni nga priza dhe fshijeni produktin me një leckë të butë dhe të thatë. Mos përdorni kimikate si dylli, benzeni, alkooli, holluesit, insekticidet, aromatizuesit, lubrifikuesit ose detergjentët. Këto kimikate mund të dëmtojnë pamjen e jashtme të televizorit ose të fshijnë printimet mbi produkt.
Mos e ekspozoni pajisjen ndaj pikimit ose spärkatjes.
Mos i hidhni bateritë në zjarr.
Mos krijoni lidhje të shkurtër, çmontoni apo mbinxehni bateritë.
Ka rrezik shpërthimi nëse i zëvendësoni me tipin e gabuar bateritë e përdorura në telekomandë. Zëvendësojini vetëm me bateri tipi të ngjashëm ose të njëvlershëm.
* Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja reale e produktit. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.
Gjuhët e Federatës së Shteteve të Pavarura (CIS) (rusisht, ukrainisht, kazakisht) nuk disponohen për këtë produkt, sepse ky është prodhuar për klientët në rajonin e BE-së.
Çfarë përmban kutia?
Sigurohuni që artikujt e mëposhtëm vijnë me televizorin. Nëse mungon ndonjë artikull, kontaktoni me shitësin tuaj.
Telekomanda inteligjente "Samsung" & Bateritë (AA x 2) Kordonin elektrik
Udhëzuesin rregullator Kartën e garancisë (nuk jepet në disa vende)
Manualin e përdorimit Lecka e pastrimit

One Connect

2EA
Përshtatësi për montim në mur

Kablloja "One Connect" Mbajtësja e kabllove

Paneli mbrojtës

1EA 2EA

1EA
- Ngjyrat dhe format e artikujve ndryshojnë sipas modelit.
- Kabllot që nuk ofrohen me këtë produkt mund të blihen veçmas.
- Hapni kutinë dhe kontrolloni për aksesorë të fshehur pas ose brenda materialeve të paketimit.
Në situatat e mëposhtme mund të ketë tarifë administrimi:
(a) Thirret inxhinier pas kërkesës suaj, por produkti nuk ka defekt (pra, në rastin kur nuk e keni lexuar manualin e përdorimit).
(b) E sillni njësinë në pikën e riparimit, por produkti nuk paraqet ndonjë defekt (pra, në rastin kur nuk e keni lexuar manualin e përdorimit).
Do të informoheni për tarifën e administrimit përpara kontrollit nga tekniku.

Vini re: Ekranet mund të dëmtohen në rast shtypjeje të drejtpërdrejtë, nëse nuk kapen siç duhet. Rekomandojmë që televizori të mbahet nga anët, siç tregohet.

Përdorimi i pultit
Televizorin mund ta ndizni me butonin Pulti i televizorit poshtë televizorit dhe në vijim përdorni Menyja e komandimit. "Menyja e komandimit" shfaqet kur butoni shtypet ndërsa televizori është ndezur. Për më shumë rreth përdorimit të tij, shihni figurën më poshtë.

Lidhja me rrjetin
Lidhja e televizorit me rrjetin mundëson përdorimin e shërbimeve në internet, si p.sh. Smart Hub, si dhe përditësime të softuerit.
Lidhja e rrjetit - Me valë
Lidhni televizorin me internetin me anë të një rrugëzuesi ose modemi standard.

Lidhja e rrjetit - Me kabllo
Paneli i pasmë i televizorit

Lidheni televizorin me rrjetin duke përdorur një kabllo LAN.
- Televizori nuk i mbështet shpejtësitë e rrjetit më të ulëta ose të barabarta me 10 Mbps.
- Përdorni kabllo të kategorise 7 (Iloji STP*) për lidhjen.
- Kur shtypet për 1 ose më shumë sekonda, shfaqet ekrani i Lista e kanaleve.
Vendosja e baterive në Telekomanda inteligjente "Samsung"
Për të përdorur Telekomanda inteligjente "Samsung", shtyjeni kapakun e pasmë për ta hapur në drejtimin e shigjetës dhe futini bateritë sipas ilustrimit në figurë. Sigurohuni që polet pozitive dhe negative të jenë në drejtimin e duhur.
- Rekomandohen bateritë alkaline për më shumë jetëgjatësi.

Kur e ndizni televizorin për herë të parë, "Telekomanda inteligjente "Samsung" "ciftohet automatikisht me televizorin. Nëse "Telekomanda inteligjente "Samsung" "nuk çiftohet automatikisht me televizorin, drejtojani sensorit të telekomandës së televizorit, pastaj shtypni njëherësh butonat dhe nëll telekomanda inteligjente "Samsung" "për 3 a më shumë sekonda.
Manuali elektronik
> Cilësimet > Mbështet > Hap e-Manual
Manuali i integruar elektronik përmban të dhëna rreth funksioneve kryesore të televizorit.
- Mund të shkarkoni dhe shfaqni një variant të printuar të manualit elektronik në faqen e Samsung në internet. Shfaqja e manualit elektronik:
Përdorimi i butonave në manualin elektronik
| Kërko Zgjidhni një element nga rezultatet e kërkimit për të ngarkuar faqen përkatëse. | |
| A-Z | Treguesi Zgjidhni një term nga lista për të kaluar në faqen përkatëse. |
| Faqe e hapur Zgjidhni një subjekt nga lista e subjekteve të para së fundi. | |
| Provo tani Hapni artikullin përkatës të menysë dhe provojeni drejtpërdrejt funksionin. | |
| Lidhja Hapni një subjekt të përmendur në një faqe subjekti të manualit elektronik. |
Konfigurimi fillestar
Dritarja e konfigurimit fillestar shfaqet kur televizori aktivizohet për herë të parë. Ndiqni udhëzimet në ekran për përfundimin e procesit të konfigurimit fillestar. Mund ta kryeni këtë proces manualisht më vonë në menynë Cilësimet > Sistemi > Fillo konfigurimin.
Zgjidhja e problemeve dhe mirëmbajtja
Zgjidhja e problemeve
Nëse televizori duket të ketë ndonjë problem, shqyrtoni fillimisht këtë listë problemesh dhe zgjidhjesh të mundshme. Përndryshe, shqyrtoni seksionin "Zgjidhja e problemeve" në manualin elektronik. Nëse asnjëra nga këshillat e sugjeruara nuk e zgjidh problemin, vizitoni "www.samsung.com", shtypni Mbështet ose kontaktoni qendrën telefonike të shënuar në kapakun e pasmë të këtij manuali.
- Ky panel TFT LED përbëhet nga nënpikëza që kërkojnë teknologji të sofistikuar për t'u prodhuar. Megjithatë, mund të ketë disa pikëza me shkëlqim ose të errëta në ekran. Këto pikëza nuk do të kenë asnjë ndikim në funksionimin e produktit.
- Për ta mbajtur televizorin në një gjendje optimale, përdorni softuerin më të ri. Përdorni funksionet Përditëso tani ose Përditësimi automat. në menynë e televizorit 📄 > 🌐 Cilësimet > Mbështet > Përditësimi i softuerit > Përditëso tani ose 📄 > 🌐 Cilësimet > Mbështet > Përditësimi i softuerit > Përditësimi automat.).
Televizori nuk ndizet.
- Sigurohuni që kordoni elektrik (AC) të jetë futur siç duhet në televizor dhe në prizë.
- Sigurohuni që priza funksionon dhe që treguesi i energjisë në televizor ndriçon dhe lëshon dritë të kuqe e të fortë.
- Provoni të shtypni butonin e ndezjes në televizor për t'u siguruar që problemi nuk vjen nga telekomanda. Nëse televizori ndizet, drejtojuni "Telekomanda nuk punon" më poshtë.
Nga pajisja e jashtme nuk del figurë/video/zë ose del figurë/video/zë i shformuar, ose në televizor shfaqet mesazhi "Sinjal i dobët ose nuk ka sinjal", ose nuk mund të gjendet kanali.
- Sigurohuni që lidhja me pajisjen është e saktë dhe që të gjitha kabllot janë vendosur plotësisht.
- Hiqni dhe rilidhni të gjithë kabllot e lidhura me televizorin dhe me pajisjet e jashtme. Nëse është e mundur, provoni kabllo të reja.
- Konfirmoni që është zgjedhur burimi i saktë hyrës (Burimi).
- Kryeni një vetëdiagnostikim të televizorit për të përcaktuar nëse problemi shkaktohet nga televizori ose nga pajisja. (n) > Cilësimet > Mbështet > Vetë-diagnostikim > Fillo testin e figurës ose Fillo testin e zërit).
- Nëse rezultatet e testit janë normale, rindizni pajisjet e lidhura duke hequr nga priza të gjithë kordonët elektrikë të tyre dhe duke i vendosur sërish në prizë. Nëse problemi vazhdon, drejtojuni udhëzuesit të lidhjes në manualin e përdorimit të pajisjes së lidhur.
- Nëse televizorit nuk është i lidhur me kabllo ose me dekodues, kryeni Sintonizimi automatik për të kërkuar për kanale (Cilësimet > Transmetimi > Sintonizimi automatik).
Telekomanda nuk punon.
- Kontrolloni nëse treguesi i energjisë në televizor pulson kur shtypni butonin e ndezjes në telekomandë. Nëse nuk pulson, ndërroni bateritë e telekomandës.
- Sigurohuni që bateritë janë vendosur me polet (+/−) në pozicionet e duhura.
- Përpiquni ta drejtoni telekomandën nga televizori, në largësi 5 ft deri në 6 ft (1,5\~1,8 m).
- Nëse televizori vjen me telekomandë (telekomandë me Bluetooth), sigurohuni që ta çiftoni me televizorin. (Drejtojuni manualit elektronik.)
Telekomanda e marrësit ose dekoduesit nuk e ndez ose fik televizorin ose nuk rregullon volumin.
- Programoni telekomandën e dekoduesit kabllor/tokësor për të komanduar televizorin. Drejtojuni manualit të përdorimit të dekoduesit kabllor/tokësor për kodin e televizorit SAMSUNG.
Cilësimet e televizorit humbin pas 5 minutash.
- Televizori është në Modaliteti për dyqan me pakicë. Ndryshoni Modaliteti për përdorim në Regjimi në shtëpi. Cilësimet > Sistemi > Cilësimet e avancuara > Modaliteti për përdorim > Regjimi në shtëpi).

"Wi-Fi" me ndërprerje
- Sigurohuni që televizori të ketë lidhje me rrjetin (n > Cilësimet > Rrjeti > Statusi i rrjetit).
- Sigurohuni që fjalëkalimi i "WiFi" të jetë dhënë saktë.
- Kontrolloni largësinë midis televizorit dhe modemit/rrugëzuesit. Largësia nuk duhet të jetë mbi 15,2 m.
- Ulni interferencën duke mos përdorur ose duke fikur pajisjet me valë. Gjithashtu, verifikoni që nuk ka pengesa midis televizorit dhe modemit/rrugëzuesit.
(Fuqia e sinjalit "Wi-Fi" mund të ulet nga pajisjet, telefonat me valë, muret prej guri/oxhaqet etj.)
Njëkatëshe Shumëkatëshe

- Kontaktoni ofruesin e shërbimit të internetit dhe kërkojini të rivendosë qarkun e rrjetit për të riregjistruar adresat Mac të modemit/rrugëzuesit të ri dhe të televizorit.
Probleme me aplikacionet e videove (Youtube etj.)
- Ndryshoni DNS në 8.8.8.8. Zgjidhni m > Cilësimet > Rrjeti > Statusi i rrjetit > Cilësimet IP > Cilësimi DNS > Fute manualisht > Serveri DNS > shkruani 8.8.8.8 > OK.
- Rivendoseni duke zgjedhur > Cilësimet > Mbështet > Vetë-diagnostikim > Rivendos Smart Hub.
Çfarë është mbështetja në distancë?
Shërbimi i mbështetjes në distancë i "Samsung" ju ofron mbështetje individuale me një teknik të "Samsung", i cili në distancë mund të:
• Diagnostikojë televizorin
• Rregullojë cilësimet e televizorit për ju
- Kryejë rivendosjen e vlerave të fabrikës të televizorit
- Instalojë përditësime të rekomanduara të firmuerit
Si funksionon mbështetja në distancë?
Mund të merrni lehtësisht një teknik të "Samsung" për shërbime të televizorit në distancë:
- Telefononi qendrën e kontaktit të "Samsung" dhe kärkoni mbështetje në distancë.
- Hapni menynë në televizor dhe shkoni te seksioni Mbështet.
- Zgjidhni Kontrolli në Distancë dhe lexoni dhe pranoni marrëveshjet e shërbimit. Kur shfaqet ekrani i PIN-it, jepini agjentit numrin PIN.
- Agjenti më pas do të hyjë në televizorin tuaj.
Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit
Sensori i kursimit rregullon automatikisht ndriçimin e televizorit. Ky funksion mat dritën në dhomën tuaj dhe optimizon automatikisht ndriçimin e televizorit për të reduktuar konsumin e energjisë. Nëse dëshironi ta çaktivizoni, shkoni te > Cilësimet > Sistemi > Zgjidhja eko > Sensori eko.
- Nëse ekrani është shumë i errët kur shikoni televizor në mjedis të errët, kjo mund të shkaktohet nga Sensori eko.
- Mos e bllokoni sensorin me objekte. Kjo mund të ulë ndriçimin e figurës.
Paralajmërim për figurat fikse
Shmangni shfaqjen e figurave fikse (si p.sh. skedarët e figurave jpeg), të elementeve të figurave fikse (si p.sh. stemat e kanaleve televizive, shiritat e bursës ose të lajmeve në fund të ekranit etj.) ose të programeve në pamje panoramike apo format figure 4:3 në ekran. Nëse shfaqni vazhdueshëm figura fikse, mund të ndodhë djegie e figurës në ekranin LED duke ndikuar në cilësinë e figurës. Për të ulur rrezikun e këtij efekti negativ, ndiqni rekomandimet më poshtë:
- Shmangni afishimin e figurës së palëvizshme për periudha të gjata.
- Mundohuni t'i shfaqni gjithmonë figurat në ekran të plotë. Përdorni menynë e formatit të figurës së televizorit për një përshtatje sa më të mirë.
- Ulni ndriçimin dhe kontrastin për të shmangur mbetjen e figurave në ekran.
- Përdorini të gjitha funksionet e televizorit për të ulur mbetjen dhe djegien e figurës në ekran. Për hollësi, drejtojuni manualit elektronik.
Kujdesi për televizorin
- Nëse televizori ka pasur ngjitëse në ekran, pas heqjes së saj mund të mbeten disa papastërti. Pastroni papastërtitë përpara se të shihni televizor.
- Pjesa e jashtme dhe ekrani i televizorit mund të gërvishten gjatë pastrimit. Për të shmangur gërvishtjet, sigurohuni ta pastroni me kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një leckë të butë.
- Mos spërkatni ujë ose lëngje drejtpërdrejt mbi televizor. Çdo lloj lëngu që hyn në produkt mund të shkaktojë defekt, flakë ose goditje elektrike.
- Fikni televizorin, fshini me kujdes njollat dhe shenjat e gishtave në panel me një leckë me mikrofibra. Pastrojeni trupin ose panelin e televizorit me një leckë me mikrofibra të njomur me pak ujë. Pas kësaj, thani lagështirën me një leckë të thatë. Kur pastroni, mos ushtroni shumë forcë në sipërfaqe sepse mund të dëmtohet paneli. Mos përdorni asnjëherë lëngje të djegshme (benzen, hollues etj.) ose solucion pastrimi. Për njolla të vështira, spërkatni në leckë pak lëng pastrimi për ekran.

Montimi i televizorit në mur

Nëse e montoni produktin në mur, ndiqni udhëzimet me përpikëri sipas rekomandimit nga prodhuesi. Në rast se nuk montohet siç duhet, produkti mund të rrëshqasë ose të rrëzohet duke lënduar rëndë fëmijët apo të rriturit dhe duke dëmtuar rëndë produktin.
Për modele që nuk vijnë me përshtatës mbajtëseje muri, instalojini sipas figurave më poshtë, përpara se të instaloni mbajtësen e murit.
- Shihni manualin e instalimit që vjen me mbajtësen e murit të Samsung-ut.
Samsung Electronics nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëmtim të produktit ose lëndimin tuaj apo të personave të tjerë nëse zgjidhni ta montoni vetë bazamentin për mur.

Shënimet dhe specifikimet e bazamentit për mur VESA
Bazamentin për mur mund ta instaloni në një mur të fortë pingul dyshemesë. Përpara se ta montoni bazamentin për mur në sipërfaqe të ndryshme nga kartonxhesi, kontaktoni me shitësin tuaj më të afërt për informacione të mëtejshme. Nëse e instaloni televizorin në tavan ose në mur të pjerrët, mund të bjerë dhe të lëndojë rëndë njerëzit përreth.
| Madhësia e televizorit në inçë | Specifikimet e vrimave të vidhosjes VESA (A * B) në milimetra | C (mm) | Vidë standarde | Sasia |
| 49 ~ 75 400 X | 400 11 M8 4 |


Mos e instaloni bazamentin për mur kur televizori është ndezur. Mund të lëndoheni nga goditja elektrike. Mos përdorni vida më të gjata se gjatësia standarde ose që nuk përputhen me specifikimet për vidat standarde VESA. Vidat më të gjata mund të shkaktojnë dëmtim në brendësi të televizorit.
- Për bazamentet për mur që nuk përputhen me specifikimet e vidave standarde VESA, gjatësia e vidave mund të ndryshojë në varësi të specifikimeve të tyre.
- Mos i shtrëngoni shumë fort vidat. Përndryshe mund të dëmtoni produktin ose të shkaktoni rënien e tij, duke lënduar njerëzit përreth. Samsung nuk mban përgjegjësi për këto lloj aksidentesh.
- Samsung nuk mban përgjegjësi për dëmtimin e produktit ose për lëndimet kur përdoret bazament për mur i paspecifikuar ose jo VESA, ose nëse konsumatori nuk ndjek udhëzimet e instalimit të produktit.
- Mos e montoni televizorin me pjerrësi më të madhe se 15 gradë.
- Vini gjithnjë dy persona për ta montuar televizorin në mur.
Sistemimi i kabllove me udhëzues kabllosh

Mbulimi i foleve me panelin mbrojtës

- Rregulloni kabllot në televizor përpara se të mbuloni foletë me panelin e mbulimit.
Sigurimi i ajrimit të duhur për televizorin
Gjatë instalimit të televizorit ruani një distancë prej së paku 10 cm midis televizorit dhe objekteve të tjera (mureve, anëve të bufesë etj.) për të siguruar ajrosjen e duhur. Mosajrimi i duhur mund të rezultojë në zjarrose në problem me produktin, të shkaktuar nga rritja e temperaturës së brendshme.
Kur ta instaloni televizorin me mbajtëse ose bazament për mur, rekomandojmë përdorimin vetëm të pjesëve të ofruara nga Samsung Electronics. Përdorimi i pjesëve të ofruara nga prodhues të tjerë mund të shkaktojë vështirësi me produktin ose lëndime të mundshme nga rrëzimi i tij.
Instalimi me mbajtëse Instalimi me bazament për mur

Montimi i televizorit te mbajtësja
Sigurohuni t'i keni të gjithë aksesorët e treguar dhe ta montoni mbajtësen duke ndjekur udhëzimet e dhëna për montimin.
Masa paraprake të sigurisë: Sigurimi i televizorit në mur

Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen apo të mos ta destabilizojnë televizorin. Ky veprim mund të shkaktojë rrëzimin e televizorit, duke shkaktuar lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë të përmendura në broshurën e sigurisë që vjen me televizorin. Për të rritur stabilitetin dhe sigurinë, mund të blini dhe të instaloni pajisjen kundër rënies, siç përshkruhet më poshtë.

PARALAJMËRIM: Mos e vendosni kurrë televizorin në një vend të paqëndrueshëm. Televizori mund të bjere, duke shkaktuar lëndim të rëndë personal ose vdekje. Shumë lëndime, veçanërisht ndaj fëmijëve, mund të shmangen duke marrë masa të thjeshta paraprake si
- Përdorimi i mobilieve ose mbështetëseve të rekomanduara nga prodhuesi i televizorit.
- Përdorimi vetëm i mobilieve që mund ta mbështesin televizorin në mënyrë të sigurt.
- Sigurimi që televizori nuk i tejkalon anët e mobilies mbështetëse.
- Mosvendosja e televizorit mbi pjesë pajisjesh të gjata (për shembull, bute ose rafte librash) pa e fiksuar, si mobilien ashtu dhe televizorin në një mbështetëse të përshtatshme.
- Mosvendosja e televizorit mbi rroba ose materiale të tjera që mund të gjenden midis televizorit dhe mobilies mbështetëse.
- Edukimi i fëmijëve për rreziqet që vijnë nga hipja mbi mobilie për të arritur televizorin ose kontrollet e tij. Nëse po ruani dhe zhvendosni televizorin tuaj ekzistues, duhet të zbatohen të njëjtat masa si më sipër.
Parandalimi i rrëzimit të televizorit
- Vendosni vidat në një grup kapësesh dhe më pas shtrëngojini mirë në mur. Sigurohuni që vidat të jenë montuar mirë në mur.
- Në varësi të llojit të murit, mund të keni nevojë për materiale shtesë, si p.sh. mbërthyese.
- Vendosni vidat në grupin e dytë të kapëseve dhe më pas shtrëngojini në televizor.
- Vidat mund të mos jepen me këtë produkt. Në rast të tillë duhet t'i blini veçmas sipas specifikimeve të mëposhtme.
- Lidhini kapëset e fiksuara në televizor dhe kapëset e fiksuara në mur me një kavo rezistente e të fortë dhe më pas shtrëngojeni mirë.
- Instalojeni televizorin pranë murit në mënyrë që të mos bjerë mbrapsht.
- Lidheni kavon në mënyrë të atillë që kapëset e fiksuara në mur të jenë në të njëjtën lartësi ose më poshtë se kapëset e fiksuara në televizor.

Specifikimet dhe informacione të tjera
Specifikimet
| Rezolucioni i ekranit 3840 x 2160 | ||
| Faktorët mjedisorë | ||
| Temperatura e përdorimit | 10°C deri në 40°C (50°F deri në 104°F) | |
| Lagështia e përdorimit | 10%-80%, jokondensuese | |
| Temperatura e ruajtjes | -20°C deri në 45°C (-4°F deri në 113°F) | |
| Lagështia e ruajtjes | 5%-95%, jokondensuese | |
| Rrotulluesi i mbajtëses (majtas/djathtas) 0° | ||
| Emri i modelit UE49KS8000 / UE49KS8002 | UE55KS8000 / UE55KS8002 | |
| Madhësia e ekranit (diagonale) 49 inç (123 cm) 55 inç (138 cm) | ||
| Zëri(Dalja) 60 W | ||
| Përmasat (gjer. x lart. x thell.) | ||
| Trupi | 1094,2 x 635,8 x 42,5 mm | 1230,9 x 712,3 x 40,8±3,0 mm |
| Me mbajtëse | 1094,2 x 718,5 x 354,2 mm | 1230,9 x 799,5 x 376,2±3,0 mm |
| Pesha | ||
| Pa mbajtëse | 15,0 kg | 17,7 kg |
| Me mbajtëse | 17,1 kg | 19,9 kg |
| Emri i modelit UE65KS8000 / UE65KS8002 | UE75KS8000 / UE75KS8002 | |
| Madhësia e ekranit (diagonale) 65 inç (163 cm) 75 inç (189 cm) | ||
| Zëri(Dalja) 60 W | ||
| Përmasat (gjer. x lart. x thell.) | ||
| Trupi | 1448,9 x 835,8 x 40,8 mm | 1682,8 x 970,7 x 49,9 mm |
| Me mbajtëse | 1448,9 x 929,9 x 414,1 mm | 1682,8 x 1071,1 x 438,9 mm |
| Pesha | ||
| Pa mbajtëse | 26,6 kg | 41,7 kg |
| Me mbajtëse | 28,8 kg | 46,0 kg |
- Disenjimi dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftim paraprak.
- Për informacion rreth furnizimit dhe konsumit të energjisë, drejtojuni etiketës së ngjitur mbi produkt.
- Konsumi i zakonshëm i energjisë matet sipas IEC 62087.
Ulja e konsumit të energjisë
Kur të fikni televizorin, do të hyjë në modalitet pritjeje. Në modalitetin e pritjes, ai vijon të tërheqë një sasi të vogël energjie. Për të ulur konsumin e energjisë, hiqeni televizorin nga priza kur nuk synoni ta përdorni për një kohë të gjatë.
Licencat
DOLBY. DIGITAL PLUS
dts Premium Sound | 5.1
DIVX HD
rovi guide

HDMI
Rekomandim - vetëm për BE-në
CE!
Samsung Electronics deklaron se ky televizor është në përputhje me kërkesat bazë dhe dispozita të tjera përkatëse të Direktivës 1999/5/KE.
Deklarata zyrtare e pajtueshmërisë gjendet në http://www.samsung.com, shkoni te "Mbështetja > Kërko mbështetje për produktin" dhe jepni emrin e modelit.
Kjo pajisje mund të përdoret vetëm në mjedise të brendshme.
Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha shtetet e BE-së.

Hedhja e duhur e produktit (mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike) (Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)
Kjo shenjë mbi produkt, aksesorë ose dokumentacionin shoqërues tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kabloja USB), pasi të kenë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për të parandaluar dëmtimet e mundshme të mjedisit ose të shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ndajini këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor, përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose me autoritetin vendor.
Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare gjatë hedhjes.

Hedhja e duhur e baterive të produktit
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)
Kjo shenjë mbi bateri, manual ose paketim tregon që bateritë në këtë produkt, pasi kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban merkur, kadmium ose plumb mbi nivelet e referuara në Direktivën 2006/66 të KE-së. Nëse bateritë nuk hidhen siç duhet, këto substanca mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose mjedisin.
Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të nxitur ripërdorimin e materialeve, ndajini bateritë nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit të baterive.
Për informacione rreth zotimeve mjedisore të "Samsung" dhe të detyrimeve rregullatore për produktet përkatëse, p.sh. "REACH", "WEEE", bateritë, vizitoni http://www.samsung.com/uk/aboutsamsung/samsungelectronics/corporatecitizenship/data_corner.html
PARALAJMËRIM - PËR TË PARANDALUAR PËRHAPJEN E ZJARRIT, MBAJINI QIRINJTË OSE ARTIKUJT E TJERË ME FLAKË TË EKSPOZUARA LARG PRODUKTIT GJATË GJITHË KOHËS.
