TG120NG - Ngrohës uji GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas TG120NG GORENJE në format PDF.
| Lloji i produktit | Ngrohës uji elektrik (rezervuar magazinimi) |
| Marka | Gorenje |
| Modeli | TG120NG |
| Kapaciteti (vëllimi) | 110.7 L |
| Dimensionet (A x B x C) | 1081 x 865 x 205 mm |
| Pesha (bosh / mbushur) | 35 kg / 155 kg |
| Presioni i vlerësuar | 0.6 MPa (6 bar) |
| Fuqia ngrohëse | 2000 W |
| Tensioni i lidhjes | 230 V ~ |
| Klasa e mbrojtjes | I |
| Shkalla e mbrojtjes | IP23 |
| Klasa e efikasitetit energjetik | C |
| Profili i ngarkesës së deklaruar | L |
| Konsumi vjetor i energjisë elektrike | 2770 kWh |
| Koha e ngrohjes (10°C deri në 65°C) | 3 orë 46 minuta |
| Gama e temperaturës së termostatit | 10 °C deri në 65 °C +5 °C/-0 °C |
| Materiali i rezervuarit / anti-korrozion | Çeliku i emaluar me anodë magnezi |
| Karakteristikat e sigurisë | Valvula e sigurisë (0.6 MPa), ndërprerja termike, termometri bimetal |
| Kërkesat e instalimit | Montim vertikal në mur, vida min. 8 mm, personel i kualifikuar |
| Kushtet e garancisë | Vlen vetëm me inspektime të rregullta të anodës nga shërbimi i autorizuar |
Pyetjet më të shpeshta - TG120NG GORENJE
Pyetjet e përdoruesve rreth TG120NG GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Ngrohës uji në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TG120NG - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TG120NG e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT TG120NG GORENJE
Udhëzime për përdorim 34

Uputstva za upotrebu 40
HINWEISE
Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe më të vjetër, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, ndjenjësore dhe mendore, apo me mungesë të përvojës, gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo nëse janë të trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet e mundshme.
⚠️ Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.
⚠️ Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje.
Montimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat ekzistuese si dhe me udhëzimet e prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i aftësuar profesionalisht.
Te sistemi i mbyllur i presionit i kyçjes, në gypin prurës të bojlerit të ujit duhet medoemos të montohet valvuli sigurues me presion nominal 0,6 MPa (6 bar), 0,9 MPa (9 bar) apo 1,0 MPa (10 bar) (shih tabelën e shënimeve), që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi atë nominal.
⚠ Uji nga vrima zbrazëse e valvulit sigurues mund të pikë, për atë arsye ajo duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.
⚠️ Derdhja e valvulit sigurues duhet të vendoset në drejtim teposhtë dhe në hapësirë që nuk ngrihet.
⚠️ Për funksionimin e rregullt të valvulit sigurues, periodikisht duhet të bëhen kontrollet, që të eliminohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është i bllokuar.
Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi që ashtu pamundësoni sigurimin e bojlerit nga presioni!
Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë!
Në rast të prishjes së termostatit punues bojleri është i mbrojtur me siguresën termike shtesë. Në rast të prishjes së termostatit, në pajtim me standardet e sigurisë, uji mund ta arrijë temperaturën edhe deri në 130 °C. Gjatë bërjes së instalimeve të ujësjellësit duhet medoemos të merret parasysh se mund të vihet deri të tejngarkesave të përmendura të
temperaturës.
⚠️ Nëse e shkëputni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta kulloni ujin për shkak të rrezikut të ngrirjes. ⚠️ Ju lutemi, mos i riparoni vetë defektet e mundshme të bojlerit, por njoftoni shërbimin më të afërt të autorizuar.

Produktet tona janë të pajisura me komponentë të padëmshëm për mjedisin dhe shëndetin, dhe janë prodhuar në mënyrë që në fund të jetës së tyre të mund të çmontohen dhe riciklohen sa më lehtë.
Me riciklimin e materialeve zvogëlojmë sasinë e mbeturinave dhe nevojën për prodhimin e lëndëve të para (për shembull,
metalit), që kërkon shumë energji dhe shkakton emetim të substancave të dëmshme. Kështu, me proceset e riciklimit zvogëlojmë shpenzimin e burimeve natyrore, pasi mbeturinat nga plastika dhe metali i kthejmë përsëri në procese të ndryshme prodhuese.
Për më shumë informata mbi sistemin e hedhjes së mbeturinave, vizitoni qendrën tuaj lokale të grumbullimit të mbeturinave ose tregtarin nga i cili e keni blerë produktin.
I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e produktit tonë.
JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, T'I LEXONI ME KUJDES UDHËZIMET.
Bojleri është prodhuar në përputhje me standardet në fuqi dhe është testuar zyrtarisht, dhe për të janë lëshuar certifikata e sigurisë dhe certifikata e përputhshmërisë elektromagnetike. Karakteristikat e tij themelore teknike janë të shënuara në pllakën e të dhënave, e cila është ngjitur midis tubave hyrës. Bojlerin mund ta lidhni me rrjetin elektrik dhe atë të ujësjellësit vetëm një profesionist i kualifikuar. Ndërhyrjet në brendësi të tij për përmirësim, heqjen e gurit të ujit dhe kontroll, ose zëvendësimin e anodës mbrojtëse kundër korrozionit, mund t'i kryejë vetëm shërbimi i autorizuar.
MONTIMI
Montojeni bojlerin sa më afër pikave të përdorimit. Nëse e instaloni bojlerin në një hapësirë ku ka vaskë ose dush, duhet të respektoni kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Pjesa 701). Fiksojeni në mur me vida muri me diametër nominal minimal 8 mm. Nëse muri ka kapacitet të dobët mbajtës, duhet ta përforconi. Bojlerin mund ta fiksoni në mur vetëm në pozicion vertikal. Për kontroll më të lehtë dhe zëvendësim të anodës së magnezit, rekomandojmë që midis ngrohësit të ujit dhe tavanit të lihet
hapësirë e mjaftueshme (shih masën G në skicat e dimensioneve). Përndryshe, gjatë ndërhyrjes së shërbimit të përmendur, do të jetë e nevojshme çmontimi i ngrohësit të ujit nga muri.

| A | B | C | D | E | F | G | |
| TG 30 N | 459 | 275 | 173 | - | 454 | 461 | 80 |
| TG 50 N | 576 | 365 | 200 | - | 454 | 461 | 130 |
| TG 80 N | 781 | 565 | 205 | - | 454 | 461 | 180 |
| TG 100 N | 941 | 715 | 215 | - | 454 | 461 | 260 |
| TG 120 N | 1081 | 865 | 205 | - | 454 | 461 | 260 |
| TG 150 N | 1296 | 1065 | 220 | - | 454 | 461 | 260 |
| TG 200 N | 1505 | 1050 | 444 | 800 | 500 | 507 | 260 |
Dimensionet e lidhjes dhe montimit të bojlerit [mm]
LIDHJA ME RRJETIN E UJËSJELLËSIT
Hyrja dhe dalja e ujit janë të shënuara me ngjyra në tuba. Hyrja e ujit të ftohtë është e shënuar me ngjyrë blu, ndërsa dalja e ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.
Bojlerin mund ta lidhni në rrjetin e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur nën presion i lidhjes mundëson furnizim me ujë nga më shumë vende, ndërsa sistemi i hapur, jo nën presion, mundëson furnizim vetëm nga një vend. Sipas sistemit të zgjedhur të lidhjes, duhet të instaloni edhe bateritë përkatëse të rubinetave të ujit. Te sistemi i hapur, nën presion, para bojlerit duhet të montohet ventili jo-kthyes (ireverzibil), i cili parandalon derdhjen e ujit nga kazani, nëse në rrjetin ujësjellës ndalohet ose mungon uji. Te ky sistem i lidhjes, duhet ta përdorni baterinë përzierëse rrjedhëse të rubinetës. Për shkak të ngrohjes së ujit, vjen deri te rritja e vëllimit të ujit në bojler, gjë që shkakton pikjen e ujit nga bateria përzierëse. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, nuk do ta ndërpritni pikjen e ujit, por vetëm mund ta prishni baterinë.
Te sistemi i mbyllur i lidhjes, në vendet furnizuese duhet të përdorni bateri përzierëse të presionit. Në gypin ardhës, për shkak të sigurisë së funksionimit, duhet montuar ventili sigurues ose grupi sigurues, i cili ndërpret rritjen e shtypjes në kazan për më tepër se 0,1 MPa (1 bar), mbi atë nominale. Vrima e daljes në ventilin sigurues medoemos duhet të ketë dalje në presionin atmosferik. Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri që është i rregulluar në ventilin sigurues. Pasi që kthimi i ujit në rrjetin e ujësjellësit është i penguar, mund të vijë deri te pikja e ujit nga vrima dalëse e ventilit sigurues. Ujin që pikon, mund ta drejtoni në derdhje nëpërmjet mbaresës hinkë, të cilën e vendosni nën ventilin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që është i vendosur nën ventilin sigurues, duhet të jetë i montuar vertikalisht teposhtë dhe në ambient që nuk ngrinë.
Në rast se instalimi i realizuar nuk mundëson ta drejtoni ujin që pikon drejt kanalizimit, pikjen mund ta evitoni duke montuar një enë ekspansive me vëllim 3 litra në gypin hyrës të bojlerit.
Për funksionimin e rregullt të ventilit sigurues, ju vetë duhet të bëni kontrolle periodike
që të largohet guri i ujit dhe të vërtetohet se ventili i sigurisë nuk është i bllokuar. Gjatë kontrollit duhet (varësisht nga tipi i ventilit) me lëvizjen e dorëzës ose të sjelljes së ventilit të çelni daljen nga ventili sigurues. Në atë rast, nëpër vrimën dalëse të ventilit do të rrjedhë uji, gjë që është shenjë se ventili është në rregull.
![graph LR A["Top Tank"] --> B["Valve"] B --> C["Reactor Unit 1"] C --> D["Flow Indicator 2"] D --> E["Return Line 3"] E --> F["Flow Indicator 4"] F --> G["Return Line 5"] G --> H["Return Line 6"] H --> I["Return Line 7"] I --> J["Return Line 8"] K["T"] --> L["Downward Arrow"] M["H"] --> N["Upward Arr…](/content/2026/05/763797/images/cb9857dbfc80eda5be12f7d83325079a4a2c5ab7f9cbe31de294aad998c56322.jpg)
Sistemi i mbyllur (me presion)
![graph TD A["Top Tank"] --> B["T"] B --> C["H"] C --> D["Valve 3"] D --> E["Valve 5"] E --> F["Return Line"] style A fill:#f9f,stroke:#333 style B fill:#ccf,stroke:#333 style C fill:#cfc,stroke:#333 style D fill:#fcc,stroke:#333 style E fill:#cff,stroke:#333](/content/2026/05/763797/images/6e5bd5e9f8ae3df49faf96631ff8ec2e7f89a1d2c38c13e66e60db203425a07c.jpg)
Sistemi i hapur (pa presion)
Legjenda:
1 - Ventili sigurues 2 - Ventili provues 3 - Ventili jo-kthyes (ireverzibil) 4 - Ventili reduktues i shtypjes 5 - Ventili mbyllës
6 - Shtojca provuese 7 - Hinka me kyçësin në derdhje 8 - Ena e ekspansionit H - Uji i ftohtë T - Uji i ngrohtë
Ndërmjet bojlerit dhe ventilit sigurues nuk guxoni të montoni ventil mbyllës, sepse kështu e pamundësoni funksionimin e ventilit sigurues.
Ngrohësin mund ta kyçni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvulë reduktuese nëse shtypja në rrjet është më e ulët se shtypja nominale. Nëse shtypja në rrjet e tejkalon shtypjen nominale, medoemos duhet instaluar ventilin reduktues.
Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë. Te mbushja e parë, çeleni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur, kur uji arrin nëpër gypin dalës të baterisë përzierëse.
LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK

Para kyçjes në rrjetin elektrik, në ngrohës duhet të instaloni kabllon kyçëse me prerje minimale së paku 1,5 mm² (H05VV-F 3G 1,5 mm²). Që të mund ta bëni këtë, nga bojleri duhet të largohet kapaku mbrojtës.
Lidhja e bojlerit në rrjetin elektrik duhet të bëhet në përputhje me standardet për instalimet elektrike. Ndërmjet ngrohësit të ujit dhe instalimit shtëpiak, nevojitet të instalohet pajisja për
ndarjen e të gjitha poleve nga rrjeti elektrik në pajtim me dispozitat nacionale të instalimeve.

Skema e lidhjes elektrike
Legjenda:
1 - Pjesa lidhëse
2 - Termostati dhe siguresa dypolëshe termike
3 - Rezistuesi (ngrohësi)
4 - Llamba kontrolluese
L - Përçuesi fazor
N - Përçuesi neutral
± - Përçuesi mbrojtës
VËREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, shkëputeni atë medoemos nga rrjeti elektrik!
Pas lidhjes me rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, ngrohësi i ujit (bojleri) është i gatshëm për përdorim. Temperaturën e ujit në aparat e rregullon automatikisht termostati, i cili është i rregulluar nga fabrika. Rregullimin mund ta ndryshoni duke rrotulluar vidën rregulluese në termostat, në brendësi të bojlerit. Zona e rregullimit arrin nga 10 deri në 65 °C +5 °C/-0 °C. Ndryshimin e rregullimit fabrikor nuk e rekomandojmë, sepse ai ju mundëson shpenzim ekonomik të energjisë elektrike dhe veçimin më të vogël të gurit të ujit. Funksionimin e ngrohësit elektrik e tregon drita kontrolluese. Ngrohësi i ujit përmban në shtëpizë termometër bimetal, i cili lëviz në drejtim të akrepit të orës nga e djathta, kur në ngrohës gjendet uji i ngrohtë. Termometri tregon vetëm përafërsisht temperaturën e ujit, ai nuk është instrument matës. Në qoftë se nuk keni ndërmend ta përdorni bojlerin për një kohë, shkëputeni nga rrjeti elektrik. Kur ekziston rreziku i ngrirjes së ujit në bojler, ai duhet zbrazur. Uji nga ngrohësi zbrazet nëpërmjet gypit furnizues të ngrohësit. Për këtë qëllim, tek instalimi rekomandohet që ndërmjet valvulës së sigurisë dhe gypit furnizues të ngrohësit të vendoset një fiting i posaçëm (T-copë) ose valvul shkarkuese.
Ngrohësin mund ta zbrazni edhe drejtpërdrejt nëpërmjet valvulës së sigurisë duke lëvizur dorezën, përkatësisht kapakun rrotullues të valvulës, në pozicion siç bëhet gjatë kontrollit të funksionimit. Para zbrazjes, ngrohësin duhet ta shkëputni nga rrjeti elektrik dhe pastaj të hapni dorezën për ujin e ngrohtë në rubinet (baterinë përzierëse) të ujit. Pas zbrazjes së ujit nëpër gypin furnizues, në ngrohës mbetet një sasi e vogël uji, i cili rrjedh tek evitimi i fllanxhës ngrohëse nëpërmjet hapësirës së fllanxhës ngrohëse.
Pjesën e jashtme të bojlerit pastrojeni me tretësirë të butë detergjenti për larje. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhda.
Me kontrollet e rregullta të servisit do të garantoni funksionim pa pengesa dhe afat të gjatë jetësor të bojlerit. Garancia për ndryshkun e kazanit vlen vetëm nëse i keni bërë kontrollet e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Afati ndërmjet kontrolleve të rregullta nuk guxon të jetë më i gjatë se sa shkruan në deklaratën e garancisë.
Kontrollet duhet të bëhen nga serviseri i autorizuar, i cili ua evidenton kontrollin në fletëgarancinë e prodhimit. Gjatë kontrollit ai verifikon harxhimin e anodës mbrojtëse antikorozive dhe sipas nevojës e pastron gurin e ujit, i cili varësisht nga
kualiteti, sasia dhe temperatura e ujit të përdorur bashkohet brenda bojlerit. Shërbimi i servisit pas kontrollit të bojlerit do t'ua rekomandojë datën e kontrollit tjetër varësisht nga gjendja e konstatuar.
Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për to lajmërohuni te shërbimi më i afërt i autorizuar i servisit.
CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT
| Tipi | TG 30 N | TG 50 N | TG 80 N | TG 100N | TG 120 N | TG 150 N | TG 200 N | |
| Profili i caktuar i ngarkesës | S | M | M | L | L | XL | XL | |
| Klasa e efikasitetit energjetik 1) | C | C | C | C | C | C | D | |
| Efikasiteti energjetik gjatë ngrohjes së ujit (ŋwh) 1) | [%] | 33,1 | 36,0 | 36,0 | 37,1 | 37,0 | 38,0 | 35,2 |
| Harxhimi vjetor i energjisë elektrike 1) | [kWh] | 558 | 1427 | 1428 | 2762 | 2770 | 4413 | 4756 |
| Harxhimi ditor i energjisë elektrike 2) | [kWh] | 2,671 | 6,692 | 6,698 | 12,850 | 12,901 | 20,401 | 22,430 |
| Rregullimi i temperatiurës së termostatit | "eco" | "eco" | "eco" | "eco" | "eco" | "eco" | "eco" | |
| Vlera "smart" | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
| Vëllimi | [l] | 30,4 | 48,1 | 73,0 | 93,4 | 110,7 | 139,8 | 195,4 |
| Sasia e ujit të përzier te 40 °C V40 2) | [l] | - | 67 | 92 | 131 | 155 | 212 | 274 |
| Koha e ngrohjes prej 10 °C deri 65 °C | [h] | 0:59 | 1:34 | 2:20 | 3:10 | 3:46 | 4:42 | 6:32 |
| Tensioni nominal | [MPa(bar)] | 0,6 (6) | ||||||
| Masa / i mbushur me ujë | [kg] | 15,5/45,5 | 21/71 | 27/107 | 31/131 | 35/155 | 41/191 | 65/265 |
| Mbrojtja kundër korrozionit të kazanit | emaluar / anoda Mg | |||||||
| Fuqia kyçëse | [W] | 2000 | ||||||
| Tensioni | [V~] | 230 | ||||||
| Klasa e mbrojtjes | I | |||||||
| Shkalla e mbrojtjes nga lagështia | IP23 | |||||||
1) Urdhri i komisionit EU 812/2013; EN 50440 2) EN 50440
E RUAJMË TË DREJTËN E NDRYSHIMEVE, QË NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONALITETIN E APARATIT.
Udhëzimet për përdorim janë në dispozicion edhe në ueb faqet tona http://www.gorenje.com.