GORENJE OTG80SLSIMBC6 - Ngrohës uji

OTG80SLSIMBC6 - Ngrohës uji GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas OTG80SLSIMBC6 GORENJE në format PDF.

📄 48 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE OTG80SLSIMBC6 - page 23
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Ngrohës uji elektrik me rezervuar
Marka Gorenje
Modeli OTG80SLSIMBC6
Kapaciteti 80 litra
Dimensionet (L x G x T) 850 x 460 x 460 mm
Pesha 25 kg
Furnizimi me energji 230 V ~ 50 Hz
Fuqia e ngrohjes 2000 W
Gama e temperaturës 30 °C deri 75 °C
Termostati I rregullueshëm me kontroll të temperaturës
Karakteristikat e sigurisë Ndërprerës termik, valvul lehtësimi presioni, mbrojtje nga mbinxehja
Lloji i instalimit I montuar në mur
Materiali Rezervuar çeliku i veshur me smalt
Izolimi Shkumë poliuretani
Klasa e efikasitetit energjetik C
Humbja e nxehtësisë në gatishmëri 0.8 kWh/24h
Lidhja e ujit Hyrje dhe dalje G 1/2"
Lloji i kontrollit Dorezë mekanike
Drita treguese Tregues i ndezjes dhe ngrohjes
Mirëmbajtja Pastrim vjetor nga gëlqerja dhe inspektim i anodës
Disponueshmëria e pjesëve të këmbimit Element ngrohës, termostat, anodë, guarnicione
Indeksi i riparueshmërisë 7.5/10
Garancia 2 vjet

Pyetjet më të shpeshta - OTG80SLSIMBC6 GORENJE

Si e instaloj ngrohësin e ujit Gorenje OTG80SLSIMBC6?
Instalimi duhet të kryhet nga një profesionist i kualifikuar. Njësia duhet të montohet në mur duke përdorur kllapat e ofruara, të lidhet me furnizimin e ujit (lidhje G 1/2") dhe të lidhet me një furnizim 230 V me tokëzim të duhur. Sigurohuni që valvula e lehtësimit të presionit të jetë montuar saktë.
Cila është temperatura e rekomanduar për ngrohësin e ujit?
Temperatura e rekomanduar është midis 55 °C dhe 60 °C për të parandaluar rritjen e baktereve (p.sh., Legionella) dhe për të shmangur djegiet. Rregullohet përmes dorezës së termostatit.
Sa shpesh duhet të pastroj ngrohësin e ujit nga gëlqerja?
Pastrimi nga gëlqerja duhet të kryhet të paktën një herë në vit për të hequr depozitat e gëlqeres, veçanërisht në zonat me ujë të fortë. Ndiqni procedurën në manual ose kontaktoni një teknik shërbimi.
Çfarë do të thotë drita treguese?
Një dritë e kuqe e qëndrueshme tregon se njësia po ngrohet, ndërsa një dritë jeshile (nëse është e pranishme) tregon se ka arritur temperaturën e caktuar. Referojuni manualit për kodimin e saktë të ngjyrave.
Pse nuk po ngrohet uji?
Shkaqet e mundshme: furnizimi me energji i shkëputur, termostati i vendosur shumë ulët, ndërprerësi termik i ndërprerë, ose elementi ngrohës i dëmtuar. Kontrolloni ndërprerësin e qarkut dhe rivendoseni nëse është e nevojshme. Nëse vazhdon, thirrni një teknik.
Si e zëvendësoj shufrën e anodës?
Shufra e anodës së magnezit duhet të inspektohet çdo vit dhe të zëvendësohet çdo 2-3 vjet për të parandaluar korrozionin e rezervuarit. Fikni energjinë dhe ujin, kulloni rezervuarin, hiqni anodën (zakonisht në krye) dhe instaloni një të re.
Cilat karakteristika sigurie ka ky model?
Përfshin një ndërprerës termik për të parandaluar mbinxehjen, një valvul lehtësimi presioni për të lëshuar presionin e tepërt dhe kufizim të temperaturës për të shmangur djegiet. Njësia gjithashtu ka rezistencë ndaj ujit IPX4.
A mund të përdor një kordon zgjatues?
Jo, mos përdorni një kordon zgjatues. Ngrohësi i ujit duhet të lidhet drejtpërdrejt me një qark të dedikuar me tokëzim të duhur për të shmangur rreziqet e zjarrit ose goditjes elektrike.
Si e kulloj ngrohësin e ujit?
Fikni energjinë dhe furnizimin me ujë. Lidhni një zorrë me valvulën e kullimit, hapni valvulën dhe një rubinet të ujit të nxehtë për të lënë ajrin të hyjë. Kullojeni plotësisht para mirëmbajtjes ose periudhave të gjata të papërdorimit.
Sa është konsumi i energjisë i OTG80SLSIMBC6?
Me një fuqi ngrohjeje prej 2000 W dhe një humbje nxehtësie në gatishmëri prej 0.8 kWh/24h, konsumi tipik ditor është rreth 3-5 kWh në varësi të përdorimit. Është klasa e energjisë C.

Pyetjet e përdoruesve rreth OTG80SLSIMBC6 GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ngrohës uji në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj OTG80SLSIMBC6 - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. OTG80SLSIMBC6 e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT OTG80SLSIMBC6 GORENJE

Udhëzime për përdorim 23

GORENJE OTG80SLSIMBC6 - 1

I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e prodhimit tonë.

JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, T'I LEXONI ME VËMENDJE UDHËZIMET.

APARATI NUK EŠHTË I DESTINUAR PËR TA PËRDORUR PERSONAT (PËRFSHIRË KËTU EDHE FËMIJËT) ME AFTËSI TË KUFIZUARA FIZIKE, NDJENJËSORE APO MENDORE, APO PERSONAT QË U MUNGON PËRVOJA APO DIJA, PËRPOS NËSE JANË NËN MBIKËQYRJEN APO MËSIMIN E PERSONIT PËRGJEGJËS PËR SIGURINË E TYRE. FËMIJËT DUHET TË JENË NËN MBIKËQYRJE, NË MËNYRË QË T'U PARANDALOHET LOJA ME KËTË PAJISJE.

Bojleri ashtë i prodhuar në pajtim me standardet në fuqi dhe është i sprovuar zyrtarisht, ndërsa për të, janë të lëshuar certifikata e sigurisë dhe certifikata mbi kompatibilitetin elektromagnetik. Karakteristikat e tij themelore teknike janë të shënuara në tabelën e shënimeve, të ngjitur ndërmjet gypave hyrës. Bojlerin mund ta lidhë në rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit vetëm profesionisti i aftësuar. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të përmirësimit, evitimit të gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korrozionit mund të bëjë vetëm shërbimi i autorizuar servisor.

MONTIMI

Bojlerin montojeni sa më afër vendeve shpenzuese. Nëse e instaloni bojlerin në hapësirë ku gjendet vaska apo dushi, medoemos duhet t'i respektoni kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Teil 701). E përforconi në mur me vidha muri me diametër nominal minimalisht 8mm. Murin me bartje të dobët në të cilin keni ndërmend të varni bojlerin, duhet ta forconi. Bojlerin mund të përforconi në mur vetëm vertikalisht.

CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT

TipiOTG 30 SLIMOTG 50 SLIMOTG 65 SLIMOTG 80 SLIMOTG 100 SLIMOTG 120 SLIM
Vëllimi[l]30506580100120
Tensioni nominal[MPa (bar)]0,6 (6)
Masa / i mbushur me ujë[kg]19/4924/7428/9331/11136/13641/161
Mbrojtja kundër korrozionit të kazanitemaluar / anoda Mg
Fuqia kyçëse[W]2000
Tensioni[V~]230
Klasa e mbrojtjesI
Shkalla e mbrojtjes nga lagshtiaIP24
Koha e ngrohjes deri në 75 °C1)[h]105155230305355435
Sasia e ujit të përzier te 40 °C[l]5089120145200236
Shpenzimi i energjisë2)[kWh/24h]0,690,941,121,301,541,79

1) Koha e ngrohjes së tërë vëllimit të bojlerit me ngrohës elektrik për temperaturën hyrëse të ujit nga ujësjellësi 10 °C.

2) Shpenzimi i energjisë gjatë ruajtjes së temperaturës konstante e të ujit në bojler 65 °C dhe te temperatura e mjedisit 20 °C, e matur sipas EN 60379.

A B C
OTG 30 SLIM510310235
OTG 50 SLIM690470250
OTG 65 SLIM820605245
OTG 80 SLIM950735245
OTG 100 SLIM1125900255
OTG 120 SLIM1300900430

Dimensionet e kyçjes dhe montimit të bojlerit [mm]

445 A 100 G1/2

420 C 350 B 100

LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT

Hyrja dhe dalja e ujit janë të shënuar me ngjyra në gypa.. Hyrja e ujit të ftohtë ashtë e shënuar me ngjyrë të kaltër, kurse dalja e ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.

Bojlerin mund të lidhni në rrjetin e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur nën presion i lidhjes mundëson furnizim me ujë nga më shumë vende, ndërsa sistemi i hapur, jo nën presion, mundëson furnizim vetëm nga një vend. Sipas sistemit të zgjedhur të lidhjes, duhet t'i instaloni edhe bateritë përkatëse të rubinetave të ujit.

Te sistemi i hapur, nën presion, , para bojlerit duhet të montohet ventili jo-kthyes (ireverzibil), i cili parandalon derdhjen e ujit nga kazani, nëse, në rrjetin ujësjellës ndalohet ose mungon uji. Te ky sistem i lidhjes, duhet ta përdorni baterinë përzierëse rrjedhëse të rubinetës. Për shkak të ngrohjes së ujit, vjen deri te rritja e vëllimit të ujit në bojler, gjë që shkakton pikjen e ujit nga bateria përzierëse. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, nuk do ta ndërpritni pikjen e ujit, por vetëm mund ta prishni baterinë.

Te sistemi i mbyllur i lidhjes, në vendet furnizuese duhet të përdorni bateri përzierëse të presionit. Në gypin ardhës, për shkak të sigurisë së funksionimit, duhet montuar ventili sigurues ose grupin sigurues, i cili ndërpret rritjen e shtypjes në kazan për më tepër se 0,1 MPa (1 bar), mbi atë nominale. Vrima e daljes në ventilin sigurues medoemos duhet të ketë dalje në presionin atmosferik. Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri që është i rregulluar në ventilin sigurues. Pasi që kthimi i ujit në rrjetin e ujësjellësit është i penguar, mund të vijë deri te pikja e ujit nga vrima dalëse e ventilit sigurues. Ujin që pikon, mund të drejtoni në derdhje nëpërmjet të mbaresës hinkë, të cilën e vendosni nën ventilin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që ashtë i vendosur nën ventilin sigurues, duhet të jetë i montuar në vertikalisht teposhtë dhe në ambient që nuk ngrinë.

Në rast se, instalimi i realizuar nuk mundëson ta drejtojmë ujët që pikon drejt kanalizimit, pikjen mund ta evitoni duke montuar një enë ekspansive me vëllim 3 ë në gypin hyrës të bojlerit .

Për funksionimin e rregullt të ventilit sigurues ju vetë duhet të bëni kontrolle periodike që të largohet guri i ujit dhe të vërtetohet se ventili i sigurisë nuk është i bllokuar. Gjatë kontrollit duhet, (varësisht nga tipi i ventilit) me lëvizjen e dorëzës ose të sjelljen së ventilit të çelni daljen nga ventili sigurues. Në atë[ rast, nëpër vrimën dalëse të ventilit të rrjedh uji, kjomë është shenjë, se ventili është në rregull.

GORENJE OTG80SLSIMBC6 - LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT - 1

6 - Shtojca provuese
7 - Hinka me kyçësin në derdhje
8 - Ena e ekspansionit
H - Uji i ftohtë
T - Uji i ngrohtë

Ndërmjet bojlerit dhe ventilit sigurues nuk guxoni të montoni ventil mbyllës, sepse, kështu e pamundësoni funksionimin e ventilit sigurues.

Ngrohësin mund ta kyçni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvulë reduktuese nëse është shtypja në rrjet më e ulët se shtypja nominale. Nëse shtypja në rrjet e tejkalon shtypjen nominale, medoemos duhet instaluar ventilin reduktues.

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë. Te mbushja e parë, çeleni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur, kur uji arrin nëpër gypin dalës të baterisë përzierëse.

LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK

Para kyçjes në rrjetin elektrik, në ngrohës duhet të instaloni kabllon kyçëse me prerje minimale së paku 1,5 mm ^2 (H05VV-F 3G 1,5 mm ^2 ). Që të mund ta bëni këtë, nga bojleri duhet të largohet kapaku mbrojtës.

GORENJE OTG80SLSIMBC6 - LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK - 1

Lidhja e bojlerit në rrjetin elektrik duhet të bëhet në përputhje me standardet për instalimet elektrike. Ndërmjet ngrohësit të ujit dhe instalimit shtëpiak, nevojitet të instalohet pajisja për ndarjen e të gjitha poleve nga rrjeti elektrik në pajtim me dispozitat nacionale të instalimeve.

Legjenda:

1 - Termostati
2 - Siguresa me nxehje
3 - Rezistuesi (ngrohësi)
4 - Llamba kontrolluese
5 - Pjesa lidhëse

L - Përçuesi fazor
N - Përçuesi neutral
± - Përçuesi mbrojtës

230 V~ ± N L 5 2 1 3 4

Skema e lidhjes elektrike

VËRREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, ç'kyçeni atë medoemos nga rrjeti elektrik!

Pas kyçjes në rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, ngrohësi i ujit (bojleri) është i përgatitur për përdorim.

Me rrotullimin e pullës në termostat, e cila gjendet në anën e poshtme të kapakut mbrojtës, zgjidheni temperaturën e dëshiruar të ujit ndërmjet të 25 °C dhe 75 °C. Preferojmë rregullimin e pullës në pozicionin "eco". Rregullimi i tillë është më kursyesi; temperatura e ujit do të jetë përafërsisht 55 °C, tajitja e gurit të ujit dhe humbjet e ngrohtësisë do të jenë më të ulëta se te rregullimi i temperaturës më të lartë. Funksionimin e ngrohësit elektrik e tregon llama kontrolluese. Nëse nuk e keni ndërmend ta përdorni bojlerin për një kohë të gjatë, sigurojeni përmbajtjen e tij nga ngrirja ashtu që të mos ç'kyçni elektrikun, por pullën e termostatit rregullojeni në pozicionin "*". Te ky rregullim, ngrohësi do të mbaj temperaturën e ujit te përafërsisht në 10 °C. Nëse megjithatë do ta shkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, për shkak të rezikut të ngrirjes duhet ta zbrazni ujin nga ai. Uji nga ngrohësi zbrazet nëpërmjet të gypit furnizues të ngrohësit. Për këtë qëllim, tek instalimi rekomandohet, që ndërmjet të ventilit sigurues dhe gypit furnizues të ngrohësit të vendoset një fiting i posaçëm (T -pjesë) ose ventil shkarkues. Ngrohësin mund të zbrazni edhe drejtpërdrejt nëpërmjet ventilit sigurues me lëvizjen e dorëzës, respektivisht. kapakut rrotullues të ventilit, në pozicion si gjatë kontrollimit të funksionimit. Para zbrazjes, ngrohësin duhet ta ç'kyçim nga rrjeti elektrik dhe pastaj të ćelet dorëza për ujin e ngrohtë në rubinetë (baterinë përzierëse) të ujit. Pas zbrazjes së ujit nëpër gypin furnizues, në ngrohës mbetet një sasi e vogël e ujit, që derdhet nëpër vrimën gjatë largimit të flanxhës ngrohësë nëpërmjet të hapësirës së flanxhës ngrohëse.

Pjesën e jashtme të bojlerit pastrojeni me tretjen e butë të detergjentit për larje. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhda.

Me kontrollet e rregullta servisore, do të mundësoni punimin e papengueshëm dhe jetën e gjatë të punimit të bojlerit. Garancia për ndryshkjen e kazanit vlen vetëm nëse i keni bërë rregullisht kontrollet të harxhimit të anodës mbrojtëse. Koha ndërmjet kontrolleve të posaçme dhe të rregullta, nuk guxon të jetë më e gjatë se 36 muaj. Ešhtë e nevojshme, që kontrollet t'i bëjnë serviseri i autorizuar, i cili evidenton kontrollin në fletëgarancinë e prodhimit. Gjatë kontrollit, ai kontrollon harxhimin e anodës mbrojtëse kundër korrozionit, sipas nevojës, pastron gurin, i cili grumbullohet, varësisht nga kualiteti, sasia dhe temperatura e ujit të harxhuar, në brendësi të bojlerit. Pas kontrollit të bojlerit, shërbimi servisor, në bazë të gjendjes së përcaktuar do të ju preferojë edhe datën e kontrollit vijuese.

Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : OTG80SLSIMBC6

Kategori : Ngrohës uji