GORENJE TG80NG - Chauffe-eau et ballon d'eau chaude

TG80NG - Chauffe-eau et ballon d'eau chaude GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas TG80NG GORENJE në format PDF.

📄 48 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE TG80NG - page 34
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktitNgrohës uji elektrik me rezervuar
ModeliTG80NG (TG 80 N)
Vëllimi73.0 L
Dimensionet (A x B x C) mm781 x 565 x 205
Pesha (bosh / mbushur)27 kg / 107 kg
Presioni nominal0.6 MPa (6 bar)
Furnizimi me energji230 V ~, 2000 W
Klasa e mbrojtjesI
Mbrojtja nga hyrjaIP23
Klasa e efikasitetit energjetikC
Konsumi vjetor i energjisë elektrike1428 kWh
Konsumi ditor i energjisë elektrike6.698 kWh
Koha e ngrohjes (10°C në 65°C)2 h 20 min
Ujë i përzier në 40°C (V40)92 L
Gama e rregullimit të temperaturës10°C – 65°C (eco default)
Materiali i rezervuaritÇelik i emaluar me anodë magnezi
InstalimiMontim vertikal në mur; vida muri min. Ø8 mm
LidhjetBlu (hyrje e ftohtë), Kuqe (dalje e nxehtë)
Kërkesa për valvul siguriePresioni nominal ≤6 bar; dalje në atmosferë
KarakteristikatTermostat, ndërprerës termik bipolar, dritë pilot, termometër bimetal
MirëmbajtjaInspektim periodik i anodës; vetëm shërbim i autorizuar

Pyetjet më të shpeshta - TG80NG GORENJE

Cila është kapaciteti i ngrohësit të ujit Gorenje TG80NG?
TG80NG ka një kapacitet prej 73.0 litrash (vëllim neto).
Cilat janë dimensionet e TG80NG?
Dimensionet janë: A=781 mm, B=565 mm, C=205 mm, E=454 mm, F=461 mm, G=180 mm. Referojuni vizatimit të instalimit në manual.
Cili është konsumi i energjisë dhe tensioni?
Ngrohësi punon në 230 V~ me fuqi 2000 W. Kërkon një kabllo furnizimi 1.5 mm² (H05VV-F 3G 1.5 mm²).
Sa kohë duhet për të ngrohur ujin nga 10°C në 65°C?
Koha e ngrohjes është afërsisht 2 orë dhe 20 minuta.
Cila është klasa e efikasitetit energjetik?
TG80NG është vlerësuar me klasën e efikasitetit energjetik C me një konsum vjetor energjie prej 1428 kWh.
A kam nevojë për një valvul sigurie?
Po, një valvul sigurie me presion nominal ≤6 bar duhet të instalohet në tubin e hyrjes. Dalja duhet të drejtohet poshtë dhe të mbahet e hapur në atmosferë.
Si ta zbraz ngrohësin e ujit?
Shkëputeni nga energjia, hapni rubinetin e ujit të nxehtë në mikser, më pas zbrazni përmes tubit të hyrjes nëpërmjet një përshtatësi T ose përmes valvulës së sigurisë. Uji i mbetur mund të hiqet pas heqjes së flanzhës së ngrohjes.
Sa shpesh duhet të inspektohet anoda e magnezit?
Intervalet e inspektimit janë të specifikuara në certifikatën e garancisë. Kontrollet e rregullta janë të detyrueshme për të ruajtur garancinë kundër korrozionit të rezervuarit.
A mund ta riparoj vetë ngrohësin?
Jo. Të gjitha riparimet dhe mirëmbajtja e brendshme (p.sh., zëvendësimi i anodës, heqja e gëlqeres) duhet të kryhen nga një ofertues i autorizuar shërbimi.
Cila është temperatura maksimale e ujit?
Termostati mund të rregullohet nga 10°C në 65°C. Rekomandohet vendosja e paracaktuar 'eco'. Në rast dështimi të termostatit, një ndërprerës termik mbron deri në 130°C.

Pyetjet e përdoruesve rreth TG80NG GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Chauffe-eau et ballon d'eau chaude në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TG80NG - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TG80NG e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT TG80NG GORENJE

Udhëzime për përdorim 34

GORENJE TG80NG - 1

Uputstva za upotrebu 40

HINWEISE

Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe më të vjetër, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, ndjenjësore dhe mendore, apo me mungesë të përvojës, gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo nëse janë të trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet e mundshme.

⚠️ Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.

⚠️ Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje.

Montimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat ekzistuese si dhe me udhëzimet e prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i aftësuar profesionalisht.

Te sistemi i mbyllur i presionit i kyçjes, në gypin prurës të bojlerit të ujit duhet medoemos të montohet valvuli sigurues me presion nominal 0,6 MPa (6 bar), 0,9 MPa (9 bar) apo 1,0 MPa (10 bar) (shih tabelën e shënimeve), që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi atë nominal.

⚠ Uji nga vrima zbrazëse e valvulit sigurues mund të pikë, për atë arsye ajo duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.

⚠️ Derdhja e valvulit sigurues duhet të vendoset në drejtim teposhtë dhe në hapësirë që nuk ngrihet.

⚠️ Për funksionimin e rregullt të valvulit sigurues, periodikisht duhet të bëhen kontrollet, që të eliminohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është l bllokuar.

Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi që ashtu pamundësoni sigurimin e bojlerit nga presioni!

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë!

Në rast të prishjes së termostatit punues bojleri është i mbrojtur me siguresën termike shtesë. Në rast të prishjes së termostatit, në pajtim me standardet e sigurisë, uji mund ta arrijë temperaturën edhe deri në 130 °C. Gjatë bërjes së instalimeve të ujësjellësit duhet medoemos të merret parasysh se mund të vihet deri të tejngarkesave të përmendura të

temperaturës.

⚠️ Nëse e çkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta derdhni ujin për shkak të rrezikut të ngrirjes.
⚠️ Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

GORENJE TG80NG - HINWEISE - 1

Prodhimet tona janë të pajisura nga komponentët e parrezikshme për mjedisin dhe për shëndetin, si dhe të punuara ashtu, që në fazën e tyre të fundit jetësore t'i demontojmë dhe t'i riciklojmë sa më thjesht.

Me riciklimin e materialeve e zvogëlojmë sasinë e mbeturinave dhe e zvogëlojmë nevojën për prodhimin e materialeve themelore (për shembull metalit), që kërkon energji të madhe dhe shkakton emetim të materieve të dëmshme. Kështu, me proceset e riciklimit e zvogëlojmë harxhimin e burimeve natyrore, pasi që mbeturinat nga plastika dhe metali i kthejmë përsëri në procese të ndryshme prodhuese.

Për më shumë informata mbi sistemin e hedhjes së mbeturinave vizitoni qendrën tuaj për hedhjen e mbeturinave, apo tregtarin, tek i cili është blerë produkti.

I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e prodhimit tonë.

JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, T'I LEXONI ME VËMENDJE UDHËZIMET.

Bojleri ashtë i prodhuar në pajtim me standardet në fuqi dhe është i sprovuar zyrtarisht, ndërsa për të, janë të lëshuar certifikata e sigurisë dhe certifikata mbi kompatibilitetin elektromagnetik. Karakteristikat e tij themelore teknike janë të shënuara në tabelën e shënimeve, të ngjitur ndërmjet gypave hyrës. Bojlerin mund ta lidhë në rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit vetëm profesionisti i aftësuar. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të përmirësimit, evitimit të gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korrozionit mund të bëjë vetëm shërbimi i autorizuar servisor.

MONTIMI

Bojlerin montojeni sa më afër vendeve shpenzuese. Nëse e instaloni bojlerin në hapësirë ku gjendet vaska apo dushi, medoemos duhet t'i respektoni kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Teil 701). E përforconi në mur me vidha muri me diametër nominal minimalisht 8mm. Murin me bartje të dobët në të cilin keni ndërmend të varni bojlerin, duhet ta forconi. Bojlerin mund të përforconi në mur vetëm vertikalisht. Për shkak të kontrolit më të lehtë dhe këmbimit të anodës së magneziumit, rekomandojmë, që ndërmjet të ngrohësit të ujit dhe tavanit të mbetet

hapësirë e mjaftueshme (shiqo masën G në skicat e masave aderuese). Në të kundërtën, tek ndërhyrja servisore e cekur do të nevojitet të demontohet ngrohësi i ujit nga muria.

100 350 100 F øE G C B D A G 1/2

ABCDEFG
TG 30 N459275173-45446180
TG 50 N576365200-454461130
TG 80 N781565205-454461180
TG 100 N941715215-454461260
TG 120 N1081865205-454461260
TG 150 N12961065220-454461260
TG 200 N15051050444800500507260

Dimensionet e kyçjes dhe montimit të bojlerit [mm]

LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT

Hyrja dhe dalja e ujit janë të shënuar me ngjyra në gypa.. Hyrja e ujit të ftohtë ashtë e shënuar me ngjyrë të kaltër, kurse dalja e ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.

Bojlerin mund të lidhni në rrjetin e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur nën presion i lidhjes mundëson furnizim me ujë nga më shumë vende, ndërsa sistemi i hapur, jo nën presion, mundëson furnizim vetëm nga një vend. Sipas sistemit të zgjedhur të lidhjes, duhet t'i instaloni edhe bateritë përkatëse të rubinetave të ujit. Te sistemi i hapur, nën presion, para bojlerit duhet të montohet ventili jo-kthyes (ireverzibil), i cili parandalon derdhjen e ujit nga kazani, nëse, në rrjetin ujësjellës ndalohet ose mungon uji. Te ky sistem i lidhjes, duhet ta përdorni baterinë përzierëse rrjedhëse të rubinetës. Për shkak të ngrohjes së ujit, vjen deri te rritja e vëllimit të ujit në bojler, gjë që shkakton pikjen e ujit nga bateria përzierëse. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, nuk do ta ndërpritni pikjen e ujit, por vetëm mund ta prishni baterinë.

Te sistemi i mbyllur i lidhjes, në vendet furnizuese duhet të përdorni bateri përzierëse të presionit. Në gypin ardhës, për shkak të sigurisë së funksionimit, duhet montuar ventili sigurues ose grupin sigurues, i cili ndërpret rritjen e shtypjes në kazan për më tepër se 0,1 MPa (1 bar), mbi atë nominale. Vrima e daljes në ventilin sigurues medoemos duhet të ketë dalje në presionin atmosferik. Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri që është i rregulluar në ventilin sigurues. Pasi që kthimi i ujit në rrjetin e ujësjellësit është i penguar, mund të vijë deri te pikja e ujit nga vrima dalëse e ventilit sigurues. Ujin që pikon, mund të drejtoni në derdhje nëpërmjet të mbaresës hinkë, të cilën e vendosni nën ventilin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që ashtë i vendosur nën ventilin sigurues, duhet të jetë i montuar në vertikalisht teposhtë dhe në ambient që nuk ngrinë.

Në rast se, instalimi i realizuar nuk mundëson ta drejtojmë ujët që pikon drejt kanalizimit, pikjen mund ta evitoni duke montuar një enë ekspansive me vëllim 3 ë në gypin hyrës të bojlerit .

Për funksionimin e rregullt të ventilit sigurues ju vetë duhet të bëni kontrolle periodike

që të largohet guri i ujit dhe të vërtetohet se ventili i sigurisë nuk është i bllokuar. Gjatë kontrollit duhet, (varësisht nga tipi i ventilit) me lëvizjen e dorëzës ose të sjelljen së ventilit të çelni daljen nga ventili sigurues. Në atë[ rast, nëpër vrimën dalëse të ventilit të rrjedh uji, kjomë është shenjë, se ventili është në rregull.

GORENJE TG80NG - LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT - 1

flowchart
graph LR
    A["Top Tank"] --> B["Valve"]
    B --> C["Reactor Unit 1"]
    C --> D["Flow Indicator 2"]
    D --> E["Return Line 3"]
    E --> F["Flow Indicator 4"]
    F --> G["Return Line 5"]
    G --> H["Return Line 6"]
    H --> I["Return Line 7"]
    I --> J["Return Line 8"]
    K["T"] --> L["Downward Arrow"]
    M["H"] --> N["Upward Arrow"]

Sistemi i mbyllur (me presion)

GORENJE TG80NG - LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT - 2

flowchart
graph TD
    A["Top Pump"] --> B["Valve T"]
    B --> C["Valve H"]
    C --> D["Valve 3"]
    D --> E["Valve 5"]
    style A fill:#f9f,stroke:#333
    style B fill:#ccf,stroke:#333
    style C fill:#cfc,stroke:#333
    style D fill:#fcc,stroke:#333
    style E fill:#cff,stroke:#333

Sistemi i hapur (pa presion)

Legjenda:

1 - Ventili sigurues
2 - Ventili provues
3 - Ventili jo-kthyes (ireverzibil)
4 - Ventili reduktues i shtypjes
5 - Ventili mbyllës

6 - Shtojca provuese
7 - Hinka me kyçësin në derdhje
8 - Ena e ekspansionit
H - Uji i ftohtë
T - Uji i ngrohtë

Ndërmjet bojlerit dhe ventilit sigurues nuk guxoni të montoni ventil mbyllës, sepse, kështu e pamundësoni funksionimin e ventilit sigurues.

Ngrohësin mund ta kyçni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvulë reduktuese nëse është shtypja në rrjet më e ulët se shtypja nominale. Nëse shtypja në rrjet e tejkalon shtypjen nominale, medoemos duhet instaluar ventilin reduktues.

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë. Te mbushja e parë, çeleni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur, kur uji arrin nëpër gypin dalës të baterisë përzierëse.

LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK

GORENJE TG80NG - LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK - 1

Para kyçjes në rrjetin elektrik, në ngrohës duhet të instaloni kabllon kyçëse me prerje minimale së paku 1,5 mm ^2 (H05VV-F 3G 1,5 mm ^2 ). Që të mund ta bëni këtë, nga bojleri duhet të largohet kapaku mbrojtës.

Lidhja e bojlerit në rrjetin elektrik duhet të bëhet në përputhje me standardet për instalimet elektrike. Ndërmjet ngrohësit të ujit dhe instalimit shtëpiak, nevojitet të instalohet pajisja për

ndarjen e të gjitha poleve nga rrjeti elektrik në pajtim me dispozitat nacionale të instalimeve.

230 V~ ± N L 1 2 7 v> v 3 4

Skema e lidhjes elektrike

Legjenda:

1 - Pjesa lidhëse

2 - Termostati dhe siguresa dypolëshe termike

3 - Rezistuesi (ngrohësi)

4 - Llamba kontrolluese

L - Përçuesi fazor

N - Përçuesi neutral

± - Përçuesi mbrojtës

VËRREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, ç'kyçeni atë medoemos nga rrjeti elektrik!

Pas kyçjes në rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, ngrohësi i ujit (bojleri) është i përgatitur për përdorim. Temperaturën e ujit në aparat automatikisht e rregullon termostati, i cili ashtë i rregulluar fabrikisht. Rregullimin mund t'a ndryshoni me rrotullimin e vidhës rregulluese në termostat, në brendësinë e bojlerit. Zona rregulluese arrin prej 10 e deri në 65 °C +5 °C/-0 °C. Ndryshimin e rregullimit fabrikor nuk e preferojmë, sepse, ai ju mundëson shpenzim ekonomik të energjisë elektrike dhe veçimin më të vogël të gurit të ujit. Funksionimin e nxehësit elektrik e tregon dritëza kontrolluese. Ngrohësi i ujit përban në shtëpizë termometër bimetal i cili mënjanohet në drejtim të akrepit të orës kah e djathta, kur në ngrohës gjendet uji i ngrohtë. Termometri tregon vetëm përafërsisht temperaturën e ujjit, ai nuk është instrument matës. Nëqoftëse nuk keni ndërmend që bojlerin të përdorni gjatë kohë, shkyçnja nga rrjeta elektrike. Kur egziston rreziku i ngrirjes së ujit në bojler, ate duhet shprazur. Uji nga ngrohësi zbrazet nëpërmjet të gypit furnizues të ngrohësit. Për këte qëllim, tek instalimi rekomandohet, që ndërmjet të ventilit sigurues dhe gypit furnizues të ngrohësit të vendohet një fiting i posaçëm (T-copë) ose ventil shkarkues.

Ngrohësin mund të zbrazni edhe drejtpërdrejt nëpërmjet të ventilit sigurues me lëvizjen e dorëzës, resp. kapakut rrotullues të ventilit, në pozicion siç tek kontrollimi i funksionimit. Paraprakisht të zbrazjes, ngrohësin nevojitet të shkyçim nga rrjeta elektrike dhe pastaj të çelet dorëza për ujin e ngrohtë në rubinetë (baterinë përziese) të ujit. Pas zbrazjes së ujit nëpër gypin furnizues, në ngrohës mbetet sasi e vogël e ujit, i cili rrjedh tek evitimi i fllanxhës ngrohësë nëpërmjet të hapësirës së flanxhës ngrohëse.

Pjesën e jashtme të bojlerit pastrojeni me tretjen e butë të detergjentit për larje. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhda.

Me kontrollet e rregullta të servisit do të garantoni funksionim pa pengesa dhe afat të gjatë jetësor të bojlerit. Garancia për ndryshkun e kazanit vlen vetëm nëse i keni bërë kontrollet e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Afati ndërmjet kontrolleve të rregullta nuk guxon të jetë më i gjatë sec shkruan në deklaratën e garancisë.

Kontrollet duhet të bëhen nga serviseri i autorizuar, që ua evidenton kontrollin në fletëgarancinë e prodhimit. Gjatë kontrollit ai e verifikon harxhimin e anodës mbrojtëse antikorozive dhe sipas nevojës e pastron gurin e ujit, që varësisht nga

kualiteti, sasia dhe temperatura e ujit të përdorur bashkohet brenda bojlerit. Shërbimi i servisit pas kontrollit të bojlerit do t'ua preferojë datën e kontrollit tjetër varësisht nga gjendja e konstatuar.

Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT

TipiTG 30 NTG 50 NTG 80 NTG 100NTG 120 NTG 150 NTG 200 N
Profili i caktuar i ngarkesësSMMLLXLXL
Klasa e efikasitetit energjetik ^1) CCCCCCD
Efikasiteti energjetik gjatë ngrohjes së ujit (ŋwh) ^1) [%]33,136,036,037,137,038,035,2
Harxhimi vjetor i energjisë elektrike ^1) [kWh]558142714282762277044134756
Harxhimi ditor i energjisë elektrike ^2) [kWh]2,6716,6926,69812,85012,90120,40122,430
Rregullimi i temperatiurës së termostatit"eco""eco""eco""eco""eco""eco""eco"
Vlera "smart"0000000
Vëllimi[l]30,448,173,093,4110,7139,8195,4
Sasia e ujit të përzier te 40 °C V40 ^2) [l]-6792131155212274
Koha e ngrohjes prej 10 °C deri 65 °C[h]0:591:342:203:103:464:426:32
Tensioni nominal[MPa(bar)]0,6 (6)
Masa / i mbushur me ujë[kg]15,5/45,521/7127/10731/13135/15541/19165/265
Mbrojtja kundër korrozionit të kazanitemaluar / anoda Mg
Fuqia kyçëse[W]2000
Tensioni[V~]230
Klasa e mbrojtjesI
Shkalla e mbrojtjes nga lagështiaIP23

1) Urdhri i komisionit EU 812/2013; EN 50440
2) EN 50440

E RUAJMË TË DREJTËN E NDRYSHIMEVE, QË NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONALITETIT E APARATIT.

Udhëzimet për përdorim janë në dispozicion edhe në ueb faqet tona http://www.gorenje.com.

UPOZORENJA

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : TG80NG

Kategori : Chauffe-eau et ballon d'eau chaude