DW8540.0S - Kapuçina kuzhine Küppersbusch - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas DW8540.0S Küppersbusch në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth DW8540.0S Küppersbusch
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Kapuçina kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DW8540.0S - Küppersbusch dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DW8540.0S e markës Küppersbusch.
MANUAL I PËRDORUESIT DW8540.0S Küppersbusch
Për sigurinë tuaj e për funksionimin korrekt të aparatit, lutemi të lexoni me vëmendje këtë manual para instalimit e vënies në punë. Mbajini këto udhëzime gjithnjë bashkë me aparatin, edhe në rast se ua jepni ose transferoni të tretëve. Éshtë e rëndësishme që përdoruesit t'i njohin të gjitha karakteristikat e funksionimit e të sigurisë së aparatit.

Lidhja e kabllove duhet të bëhet nga një teknik kompetent.
- Prodhuesi nuk mund ta konsiderojë veten përgjegjës për dëme eventuale që shkaktohen nga instalimi ose përdorimi jo i duhur.
- Distanca minimale e sigurisë midis platformës e aspiratorit është prej 650 mm (disa modele mund të instalohen në një lartësi më të vogël; shikoni paragrafin për përmasat e punës e për instalimin).
- Nëse udhëzimet e instalimit të platformës me gaz përcaktojnë një distancë më të madhe se sa ajo e treguar më sipër, është e nevojshme të mbahet parasysh.
- Kontrolloni tensionin e rrymës në rrjet nëse korrespondon me atë që shënohet në targën e të dhënave të vendosur brenda
aspiratorit.
- Mekanizmat e ndarjes duhet të instalohen tek impianti fiks në përputhje me normativat e sistemeve të kabllimit.
- Për aparatet e Klasës I, kontrolloni që rrjeti i ushqimit të shtëpisë të ketë një lidhje të duhur me masë.
- Lidhni aspiratorin me gypin për daljen e tymit me një tub me diametër minimal prej 120 mm. Rruga e tymrave duhet të jetë sa më e shkurtër që të jetë e mundur.
- Duhet të respektohen të gjitha normativat që kanë të bëjnë me shkarkimin e ajrit.
- Mos e lidhni aspiratorin me kanalet e tymrave që transportojnë tymra të djegies (p.sh. të kaldajave, oxhaqeve, etj.).
- Nëse aspiratori përdoret në kombinim me aparate jo elektrike (p.sh. aparate me gaz), duhet të garantohet një ajrim i mjaftueshëm në lokal për të ndaluar kthimin e fluksit të gazrave të shkarkimit. Kur aspiratori për kuzhinën përdoret në kombinim me aparate jo të ushqyera me rrymë elektrike, trysnia negative në lokal nuk duhet të kalojë 0,04 mbar për të shmangur rithithjen e tymrave në lokal nga aspiratori.
- Ajri nuk duhet nxjerrë nëpërmjet një kanali të përdorur për shkarkimin e tymrave nga
aparate djegieje të ushqyera me gaz ose me lëndë të tjera djegëse.
- Kablloja ushqyese, nëse është e dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi ose nga një teknik i shërbimit të asistencës.
- Lidheni spinën me një prizë që është në përputhje me normativat në fuqi e në pozicion të arritshëm.
- Lidhur me masat teknike e të sigurisë për t'u adoptuar për shkarkimin e tymrave ka rëndësi që t'u përmbaheni rreptësisht rregulloreve të përcaktuara nga autoritet vendore.

NJOFTIM: Para se ta instaloni aspiratorin, hiqini cipën mbrojtëse plastike.
- Përdornivetëmvidha e vogëlina të llojit të duhur për aspiratorin.

NJOFTIM: Në rast se nuk instalohen vidhat ose mekanizmat e fiksimit në përputhje me këto udhëzime mund të shkaktohen rreziqe për goditje elektrike.
- Mos e shikoni direkt me mjete optike (dylbi, lente zmadhuese....).
- Mos gatuani me mënyrën flambé nën aspirator: mund të përhapet zjarri.
- Ky aparat mund të përdoret nga fëmijë me moshë jo më pak se 8 vjeç e nga persona
me aftësi të reduktuara psiko-fiziko-shqisore ose me përvojë e njohje të pamjaftueshme, me kusht që të kontrollohen me vëmendje e të udhëzohen për përdorimin në mënyrë të sigurt të aparatit e për rreziqet që ai mbart. Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me aparatin. Pastrimi e mirëmbajtja nga ana e përdoruesit nuk duhet të bëhen nga fëmijët, përveç rasteve kur janë të kontrolluar.
- Kontrolloni fëmijët, duke u siguruar që të mos luajnë me aparatin.
- Ky aparat nuk duhet të përdoret nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të reduktuara psiko-fiziko-shqisore ose me përvojë e njohje të pamjaftueshme, me përjashtim të rasteve kur kontrollohen me vëmendje dhe udhëzohen.

Pjesët e prekshme mund të bëhen shumë të nxehta gjatë përdorimittë aparateve të gatimit.
- Pastroni e/o zëvendësoni filtrat pas periudhës së kohës së përcaktuar (rrezik zjarri). Shikoni paragrafin Mirëmbajtja e pastrimi.
- Dūhet të jetë i pranishëm një ajrim i mjaftueshëm në lokal kur aspiratori përdoret njëkohësisht me aparate që përdorin gaz ose lëndë të tjera djegëse (nuk mund t'u
vihet aparateve që shkarkojnë vetëm ajrin në lokal).
- Simboli 📄 mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij tregon se produkti nuk mund të përpunohet si një mbeturinë normale shtëpiake. Produkt i për t'u përpunuar duhet të çohet pranë një qendre të posaçme grumbullimi për riciklimin e përbërësve elektrikë dhe elektronikë. Duke u siguruar se ky produkt është përpunuar në mënyrë korrekte, do të kontribuojmë për parandalimin e pasojave potenciale negative për mjedisin e për shëndetin që mund të rrjedhë përndryshenga përpunimi i tiji papërshtatshëm. Për informacione më të detajuara për riciklimin e këtij produkti, kontaktoni Komunën, shërbimin vendor për përpunimin e mbeturinave ose dyqanin ku është blerë produkti.
2. PËRDORIMI
- Aspiratori éshtë projektuar ekskluzivisht për përdorim shtëpiak me qëllim eliminimin e erërave nga kuzhina.
- Mos e përdorni kurrë aspiratorin për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat është projektuar.
- Mos e lini kurrë flakën e lartë nën aspirator kur është në punë.
- Rregulloni intensitetin e flakës në mënyrë që ta drejtoni vetëm drejt fundit të enës së gatimit, duke u siguruar që të mos përfshijë anët.
- Fritezat duhet të kontrollohen vazhdimisht gjatë përdorimit: vaji i mbinxehur mund të marrë flakë.
3. PASTRIMI E MIRËMBAJTJA
- Filtri me karbon aktiv nuk mund të lahet, as mund të rigjenerohet e duhet të zëvendësohet rreth çdo 4 muaj pune ose më shpesh në rast përdorimi shumë intensiv (W).

- Filtrat kundër yndyrës duhet të pastrohen çdo 2 muaj funksionimi ose më shpesh në rast përdorimi shumë intensiv e mund të lahen në enëlarëse (Z).

text_image
Z- Pastrojeni aspiratorin duke përdorur një cohë të lagësht e detergjent të lëngshëm neutral.
4. KOMANDIMET

text_image
ABCD| Butoni | Funksioni Led | |
| A | Ndez e fik impiantin e ndriçimit në intensitetin maksimal. | On/Off. |
| Duke e shtypur butonin për rreth 2 sekonda, aktivizohet Delay. I përshtatshëm për të kompletuar eliminimin e erërave të mbetura. Mund të aktivizohet nga çdo shpejtësi. Duke e shtypur më gjatë aktivizon fikjen automatike të vonuar me 5 minuta. Çaktivizohet duke shtypur butonin e shpejtësisë. | Pulson Led. | |
| B | Ndez e fik motorin e thithjes në shpejtësinë e parë. | On/Off. |
| C | Ndez e fik motorin e thithjes në shpejtësinë e dytë. | On/Off. |
| D | Ndez motorin e thithjes në shpejtësinë e tretë. | On/Off. |
| - Shtypni dhe mbani shtypur për 3 sekonda butonin e konfigurimit të shpejtësisë 3, për të përftuar një shpejtësi funksionimi më të lartë me një kohëzgjatje prej 6 minutash. Drita LED pulson.- Shtypni dhe mbani shtypur çelësin për 3 sekonda, para se të përfundojnë 6 minutat, për t'u kthyer në shpejtësinë 3. Drita LED qëndron e ndezur.- Shtypeni shkurt para se të përfundojnë 6 minutat, për të fikur aspiratorin. | On/Off. |
5. NDRIÇIMI
- Për zëvendësimin kontaktoni Asistencën Teknike ("Për ta blerë drejtohuni asistencës teknike").