AC3210 - Pastrues ajri PHILIPS - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas AC3210 PHILIPS në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth AC3210 PHILIPS
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Pastrues ajri në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj AC3210 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. AC3210 e markës PHILIPS.
MANUAL I PËRDORUESIT AC3210 PHILIPS
Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi përpara se ta vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Për rendiment optimal, rekomandojmë që firmueri i pastruesit të përditësohet në versionin e fundit. Këtë përditësim mund ta bëni përmes aplikacionit Air+.
Rrezik
- Mos e pastroni pajisjen me ujë, me ndonjë lëng apo detergjent tjetër (që merr flakë) dhe as mos lejoni futjen e tyre brenda pajisjes, në mënyrë që të shmangni goditjen elektrike dhe/ose ndonjë rrezik për zjarr.
- Mos spärkatni përreth pajisjes materiale që marrin flakë, të tilla si insekticidet apo parfumet.
Paralajmërim
- Përpara se ta lidhni pajisjen kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
- Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips", nga një pikë shërbimi e autorizuar nga "Philips" ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangni rreziqet
- Mos e përdorni pajisjen nëse përstatësi, kordoni elektrik ose vetë pajisja është e dëmtuar.
- Për t'u përdorur vetëm së bashku me adaptorin e dhënë me pajisjen.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira.
- Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
- Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhen kryer nga fëmijët pa qenë të mbikëqyrur.
- Mos bllokoni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit, p.sh. duke vendosur objekte mbi vrimën e daljes së ajrit ose përballë vrimës së daljes së ajrit.
- Sigurohuni që objektet e huaja të mos bien brenda në pajisje nëpërmjet vrimës së daljes së ajrit.
- Ndërfaqja standarde Wi-Fi e bazuar në 802.11b/g/n/ax në 2,4 GHz me kapacitet dalës maksimal prej 64 mW EIRP.
- Bluetooth versioni 5.2 (LE) në frekuencë 2,4 GHz me kapacitet RF më pak se 10 mW EIRP.
- Rekomandojmë personat alergjikë ndaj pluhurit, pjalmit, kafshëve shtëpiake ose mykut, të mos i ndërrojnë filtrat vetë ose të marrin masa mbrojtëse, si maska dhe doreza.
Kujdes
- Rekomandojmë që personat alergjikë ndaj pluhurit, pjalmit, kafshëve shtëpiake apo mykut, të mos i zëvendësojnë filtrat vetë ose të marrin masa mbrojtëse, si p.sh. maska dhe doreza. Kjo pajisje nuk është zëvendësues për ajrosjen e duhur, pastrimin e rregullt me fshesë me korrent apo përdorimin e një aspiratori apo ventilatori gjatë gatimit.
- Gjithmonë vendoseni dhe përdoreni pajisjen mbi një sipërfaqe të thatë, të gëndrueshme, të niveluar dhe horizontale.
- Lini të paktën 20 cm hapësirë të lirë përreth pajisjes dhe të paktën 30 cm hapësirë të lirë mbi pajisje.
- Mos u ulni ose mos u mbështetni mbi pajisje. Mos vendosni asgjë mbi pajisje.
- Mos e vendosni pajisjen direkt poshtë një kondicioneri për të parandaluar kondensimin e tubave brenda në pajisje.
- Përdorni vetëm filtra origjinalë "Philips" të projektuar posaçërisht për këtë pajisje. Mos përdorni asnjë filter tjetër.
- Djegia e filtrit mund të shkaktojë rrezik të paevitueshëm për njerëzit dhe/ose mund të rrezikojë jetën e tyre. Mos e përdorni filtrin si lëndë djegëse ose për ndonjë qëllim të ngjashëm.
- Shmangni përplasjet me pajisjen (në veçanti vrimën e hyrjes dhe të daljes së ajrit) me objekte të forta.
- Mos fusni kurrë gishtat apo objekte në vrimën e hyrjes dhe të daljes së ajrit, për të parandaluar lëndimin ose problemet në funksionimin e pajisjes.
- Mos e përdorni pajisjen kur keni përdorur largues insektesh në formë tymi ose mos e përdorni në vende me mbetje vaji, tym djegieje ose me avuj kimikë.
- Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve me gaz, pajisjeve ngrohëse ose oxhakëve të zjarrit.
- Hiqni gjithmonë spinën e pajisjes kur dëshironi që ta lëvizni, të pastroni pajisjen, të ndërroni filtrin apo kur doni të kryeni ndonjë mirëmbajtje tjetër.
- Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim shtëpiak në kushte pune normale.
- Mos e përdorni pajisjen në ambiente me lagështirë a temperatura të larta, si për shembull banja apo dhoma me ndryshime të mëdha temperature.
- Pajisja nuk largon monoksidin e karbonit (CO) ose radonin (Rn). Ajo nuk mund të përdoret si pajisje sigurie në rastin e aksidenteve me proceset e djegies dhe me kimikatet e rrezikshme.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Riciklimi

Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/BE).
Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve elektrike dhe elektronike. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative ndaj mjedisit dhe shëndetit të njeriut.
Njësitë e filtrit nuk mund të lahen dhe të riciklohen. Hidhini njësitë e përdorura të filtrit në përputhje me rregulloret lokale.
Deklarata e thjeshtuar e konformitetit e BE-së
Nëpërmjet këtij dokumenti, DAP B.V. deklaron se radiopajisja e Ilojit AC3210/AC3220/AC3221 është në përputhje me direktivën 2014/53/BE. Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së gjendet në adresën e mëposhtme të internetit: www.philips.com.
Pastruesi i ajrit
Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips!
Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron "Philips", regjistrojeni produktin tuaj në faqen www.philips.com/support.
Përmbledhje e produktit

text_image
AraSeries B C D A PHILIPS F D EA Vrima e daljes së ajrit D Filtri (FY3200)
B Sensori i grimcave E Kopertina
C Paneli i kontrollit F Ushqyesi (KA4801A-2402000EU)
Përmbledhje e komandave

text_image
PM 2.5 0:00 A 3s 3s 3sButonat e komandimit:
| 💡 | Butoni i ndezjes/fikjes Butoni i funksionit të drës |
| 💡 | Butoni i ndërrimit të modalitetit |
| Shtypni gjatë butonat për 3 sekonda: | |
| 💡 | Bllokimi për fëmijët Rivendosja e Wi-Fi +💡 |
| 💡+💡 | Resetimi i kohës së filtrit |
| Paneli i ekranit: | |
| Ⓐ | Modaliteti "Auto" Modaliteti "Medium" |
| cres | Modaliteti "Sleep" Modaliteti "Turbo" |
| 💡 | Treguesi i Wi-Fi Ekrani PM2.5 PM2.5 |
| 💡 | Modaliteti i kontrolluar nga aplikacioni Treguesi i bllokimit për fëmijët |
| 💡 | Sinjali për pastrimin e filtrit Sinjali për ndërrimit e filtrit |
Shënim:
Sensori i dritës ndodhet nën butonin e ndezjes. Sigurohuni që të mos pengohet nga ndonjë objekt tjetër.
Hapat e parë
Instalimi i filtrave
Hiqni të gjithë materialin e paketimit të filtrave përpara përdorimit.
Shënim: Sigurohuni që ajërpastruesi të jetë hequr nga priza elektrike përpara se të instaloni filtrat.

1 Tërhiqni kapakun e parmë dhe hiqeni nga pajisja.

3 Hiqni të gjitha materialet e paketimit të filtrave të pastrimit të ajrit.

4 Vendosini sërish filtrat në pajisje.

5 Rivendosni kapakun e parmë.
Lidhja e energjisë elektrike
Paralajmërim: Rrezik për goditje elektrike! Kur hiqni ushqyesin nga priza, gjithmonë hiqeni duke tërhequr spinën nga priza. Mos e tërhiqni kurrë kordonin.

Lidhni përshtatësin elektrik:
- Në fillim, në folenë elektrike në pajisje.
- Më pas, në prizën elektrike në mur.
Funksionimi i treguesit të Wi-Fi
Statusi i ikonës së Wi-Fi Statusi i lidhjes së Wi-Fi
| Pulson në ngjyrë portokalli Lidhja me smartfonin |
| E qëndrueshme në ngjyrë të portokalli Lidhur me smartfonin |
| Pulson në ngjyrë të bardhë Duke u lidhur me serverin |
| E qëndrueshme në ngjyrë të bardhë l lidhur me serverin |
| Fikur Funksioni Wi-Fi është çaktivizuar ose dritat e pajisjesjanë fikur |
Lidhja me Wi-Fi

text_image
PHILIPSKonfigurimi i lidhjes Wi-Fi për herë të parë
1 Shkarkoni dhe instaloni aplikacionin Philips "Air+" nga App Store ose Google Play.

2 Vendoseni spinën e ajërpastruesit në prizë dhe shtypni butonin e ndezjes për ta ndezur.
- Treguesi i Wi-Fi pulson në portokalli për herë të parë.

text_image
2.4GHz3 Sigurohuni që smartfoni ose tableti juaj të jetë lidhur me sukses me rrjetin tuaj Wi-Fi.
Shënim:
Aktivizoni funksionin e Bluetooth në smartfonin tuaj për të mundësuar çiftimin në mënyrë të lehtë.
Sigurohuni që smartfoni juaj të jetë i lidhur me një rrjet Wi-Fi 2,4 GHz (shtëpie) në vend të një rrjeti Wi-Fi 5 GHz apo Wi-Fi publik. Për çiftim të suksesshëm, ju sugjerojmë të fikni internetin celular përpara se të filloni procesin e çiftimit.

flowchart
graph TD
A["WiFi Signal"] --> B["WiFi Signal"]
C["Mobile Phone"] --> D["Data Storage"]
style A fill:#99ccff,stroke:#333
style B fill:#99ccff,stroke:#333
style C fill:#fff,stroke:#333
style D fill:#f9f,stroke:#333
4 Hapni aplikacionin Philips "Air+" dhe klikoni te "Shto një pajisje" ose shtypni butonin "+" në ekran. Ndiqni udhëzimet në ekran për të lidhur pastruesin e ajrit me rrjetin tuaj.
- Pas një lidhjeje të suksesshme, treguesi Wi-Fi qëndron i ndezur në të bardhë.
Shënim:
Ky udhëzim vlen vetëm kur pastruesi i ajrit konfigurohet për herë të parë. Nëse rrjeti ka ndryshuar konfigurimi duhet kryer sërish.
Nëse dëshironi të lidhni më shumë se një pastrues ajri me smartfonin ose tabletën, mund ta shtoni pastruesin në aplikacion në smartfona të tjere pa bëre rivendosjen e lidhjes Wi-Fi në pajisje.
Sigurohuni që distanca mes smartfonit apo tabletës dhe ajërpastruesit të jetë më pak se 10 metra pa pengesa.

1 Vendoseni spinën e pastruesit të ajrit në prizë dhe shtypni per të ndezur pastruesin e ajrit.

text_image
PM2.5 0.08 3s2 Shtypni gjatë butonin che péð3 sekonda njëherësh derisa të dëgjoni një bip.
- Pastruesi i ajrit kalon në modalitet çiftimi.
- Treguesi i Wi-Fi pulson në portokalli.
3 Ndiqni hapat 3-4 te seksioni "Konfigurimi i lidhjes Wi-Fi për herë të parë".
Përdorimi i pastruesit të ajrit
Kuptimi i dritës së cilësisë së ajrit
Pasi të ndizet, ajërpastruesi do të fillojë të skanojë cilësinë e ajrit. Pas rreth 30 sekondash punë, sensori i grimcave zgjedh ngjyrën që përkon me cilësinë e ajrit përreth grimcave në ajër.
Ngjyra e dritës së cilësisë së ajrit përcaktohet nga matja e PM2.5.
PM2.5
Teknologjia e detektimit AeraSense detekton me saktësi dhe reagon shpejt edhe ndaj ndryshimeve më të vogla të grimcave në ajër. Ai ju ofron sigurinë e sinjalizimit PM2.5 në kohë reale.
Shumica e ndotësve të ajrit të brendshëm bie nën PM2.5 – që u referohet grimcave që barten në ajër më të vogla se 2,5 mikrometra. Burimet e zakonshme të ambienteve të mbyllur për grimca të imëta janë tymi i duhanit, gatimi, djegia e qirinjve. Disa baktere që barten nga ajri dhe sporet më të imëta të mykut, alergjenëve të kafshëve shtëpiake dhe grimcave alergjenëve të morrave të përfshihen gjithashtu nën PM2.5.
Niveli i PM2.5 Ngjyra e cilësisë së ajrit Niveli i cilësisë së ajrit
| ≤12 Blu | mirë |
| 13-35 Blu-e purpurt | pranueshëm |
| 36-55 E purpurt-e kuqe | keq |
| >55 E kuqe Shumë i keq |
Ndezja dhe fikja
Shënim:
Për një performancë optimale në pastrim, mbyllni dyert dhe dritaret.
Mbajini perdet larg hyrjes së ajrit apo daljes së ajrit.
1 Futni spinën e pastruesit të ajrit në prizën elektrike.

2 Shtypni përsëri butonin e ndezjes për të ndezur ajërpastruesin.
- Ajërpastruesi tingëllon.
- Në ekran shfaqet gjatë nxehjes. Në vijim ajërpastruesi tregon nivelin e PM2.5 pas matjes së cilësisë së ajrit.
- Ajërpastruesi punon në modalitetin Auto me PM2.5 të shfaqur në ekran.
3 Shtypni përsëri butonin e ndezjes për ta fikur ajërpastruesin.
Shēnim: Nëse ajërpastruesi lihet i lidhur me prizën elektrike pasi fiket, do të punojë me cilësimet e mëparshme kur të rindizet herën e ardhshme.
Ndryshimi i vendosjes së modalitetit
Mund të zgjidhni midis modalitetit Auto, modalitetit Medium, modalitetit Turbo ose modalitetit Sleep duke shtypur butonin e ndërrimit të modalitetit. Modalitetet e tjera mund të zgjidhen në aplikacionin Air+.

text_image
PM 2.5 0.08Modaliteti Auto (A) Ajërpastruesi rregullon automatikisht shpejtësinë e ventilatorit në përputhje me cilësinë e ajrit të ambientit.

text_image
PM 2.5 0:08Modaliteti Medium (✗) Në modalitetin "Medium" pastruesi i ajrit punon me shpejtësi mesatare.

text_image
PM 2.5 0:08Modaliteti Turbo (©) Pastruesi i ajrit punon me shpejtësinë më të lartë.

Modaliteti Sleep ( ^1 Pastruesi i ajrit punon pa zhurmë në shpejtësi të ulët. Pas 3 sekondash, dritat e ekranit fiken.
- Modaliteti Allergy Sleep: Ky modalitet mund të aktivizohet në aplikacionin Air+. Modaliteti Allergy Sleep e kthen modalitetin Sleep në një më të fuqishëm kur ju nevojitet. Duke e aktivizuar, modaliteti Sleep përshtat automatikisht shpejtësinë e ventilatorit në mënyrë të ngjashme me modalitetin Auto, duke e mbajtur nivelin e zhurmës të ulët. Ky modalitet është ideal për njerëzit që duan rendiment më të lartë gjatë natës në krahasim me modalitetin e zakonshëm Sleep.

text_image
PM 2.5 0:08 Air+ SensorModaliteti i kontrolluar nga aplikacioni (☒: Pajisja éshtë duke përdorur një modalitet që ofrohet vetëm përmes aplikacionit, si p.sh. shpejtësi manuale shtesë të ventilatorit ose modalitete të tjera që janë përshtatur në aplikacion.
Shënim: Modaliteti i kontrolluar nga aplikacioni ofrohet VETËM përmes aplikacionit pas lidhjes së suksesshme me Wi-Fi.
Përdorimi i funksionit të dritës

Me sensorin e dritës paneli i kontrollit mund të ndizet, fiket apo errësohet automatikisht në përputhje me dritën e ambientit.
Drita e panelit të kontrollit do të jetë e fikur ose e errësuar nëse drita e ambientit është e errët. Mund të shtypni një buton çfarëdo për të rindezur të gjitha dritat. Nëse nuk kryhet veprim tjetër, të gjitha dritat do të fiken ose do të zbehen përsëri për t'u përshtatur me dritën e ambientit.

Mund të shtypni butonin e funksionit të dritës për të kaluar në modalitetin e llambës: një unazë drite komode rreth panelit të kontrollit. Përshtatni ndriçimin e dritës komode në aplikacionin Air+.

Mund ta shtypni butonin për të fikur të gjitha dritat dhe panelin e kontrollit. Rishtypni cilindo buton për t'i aktivizuar të gjitha dritat.
Vendosja e siguresës për fëmijët

text_image
PM 2.5 0081 Shtypni butonin për 3 sekonda për të çaktivizuar siguresën për fëmijët. - shfaqet në ekran.

text_image
PM 2.5 0:08 3s2 Shtypni sërish butonin për 3 sekonda për të çaktivizuar siguresën për fëmijët.
- largohet nga ekrani.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Shënim:
Hiqeni gjithmonë pajisjen nga priza përpara se ta pastroni.
422 Shqip
Mos e zhytni kurrë pajisjen në ujë apo në lëngje të tjera.
Mos përdorni kurrë agjentë pastrues gërryes, agresivë ose që marrin flakë, si për shembull klor apo alkool, për të pastruar pjesët e pajisjes.
Mos përdorni kurrë lëngje (duke përfshirë ujin) për pastrimin e filtrit.
Mos tentoni të pastroni sensorin e grimcave me fshesë me vakuum.
Grafiku i pastrimit
Shpeshtësia Mënyra e pastrimit
Kur nevojitet Fshini sipërfaqen plastike të pajisjes me një leckë të butë e të thatë
Pastroni kapakun e vrimës së daljes së ajrit
Çdo dy muaj Pastrojeni sensorin e grimcave me një tampon pambuku të thatë
shfaqet në ekran Pastrojeni sipërfaqen e filtrit
Pastrimi i trupit të pastruesit të ajrit
Pastroni rregullisht pjesën e brendshme dhe të jashtme të pastruesit të ajrit për të parandaluar grumbullimin e pluhurit.
1 Përdorni një leckë të butë e të thatë për pjesën brenda dhe jashtë të pastruesit të ajrit.
2 Vrima e daljes së ajrit mund të pastrohet gjithashtu me një leckë të butë e të thatë.
Pastrimi i sensorit të grimcave
Pastroni sensorin e grimcave çdo 2 muaj për funksionimin optimal të pajisjes.
Nëse ajërpastruesi përdoret në ambient me pluhur, mund të duhet të pastrohet më shpesh.
Nëse niveli i lagështisë në ambient është shumë i lartë, mund të zhvillohet kondensim te sensori i grimcave dhe cilësia e ajrit mund të tregojë një cilësi ajri më të ulët edhe kur cilësia e ajrit është në fakt e mirë. Nëse ndodh diçka e tillë, pastroni sensorin e grimcave.

1 Fikni pastruesin e ajrit dhe shkëputeni atë nga priza elektrike.

2 Hapni kapakun e sensorit të cilësisë së ajrit.
3 Pastroni sensorin e grimcave me një tampon pambuku të lagësht.

4 Thani mirë të gjitha pjesët me një tampon pambuku të thatë.

5 Mbyllni kapakun e sensorit të cilësisë së ajrit.

Pastrimi i sipërfaqes së filtrave

text_image
PM 2.5 0:08Kur në ekran shfaqet sinjalizimi për pastrimin e filtrave „pastrojeni sipërfaqen e filtrave me një fshesë me korrent.
Shënim: Rekomandojmë që personat alergjikë ndaj pluhurit, pjalmit, kafshëve shtëpiake ose mykut, të mos i ndërrojnë filtrat vetë ose të marrin masa mbrojtëse, si p.sh. të vendosin maskë dhe doreza.

1 Fikni pastruesin e ajrit dhe shkëputeni atë nga priza elektrike.

2 Tërhiqni kapakun e parmë dhe hiqeni nga pajisja.

4 Pastroni sipërfaqen e filtrave me fshesë me korrent.

5 Vendosini sërish filtrat në pajisje.

6 Rivendosni kapakun e parmë.

7 Futni adaptorin e ajërpastruesit në prizën elektrike.
8 Shtypni butonin për të ndezur pajisjen.

9 Shtypni e mbani butonin dhe për 3 sekonda për të rivendosur kohën e pastrimit të filtrave.
- Mund dhe ta rivendosni kohën e pastrimit të filtrit nëpërmjet aplikacionit Air+.
- Pasi rivendosja të jetë e suksesshme, sinjalizimi i pastrimit të filtrit zhduket nga ekrani.
426 Shqip

10 Lajini mirë duart pas pastrimit të filtrave.
Ndërrimi i filtrave
Kuptimi i bllokimit për mbrojtjen e ajrit të shëndetshëm
Ky ajërpastrues vjen i pajisur me një tregues ndërrimi filtri për t'u siguruar që filtri i ajërpastrimit të jetë në kushte optimale gjatë funksionimit të ajërpastruesit. Kur filtrat duhet ndërruar, sinjali për ndërimin e tyre 📋ndizet në të kuqe.
Nëse filtrat nuk ndërrohen në kohë, ajërpastruesi ndalon së punuari dhe kyçet automatikisht për të mbrojtur cilësinë e ajrit të ambientit. Ndërrojini filtrat sa më shpejt të jetë e mundur.
Ndërrimi i filtrave
Shënim:
Filtrat nuk mund të lahen as janë të ripërdorshme.
Fikeni gjithnjë ajërpastruesin dhe hiqeni nga priza përpara ndërrimit të filtrave.
Kur në ekran shfaqet sinjalizimi për ndërimin e filtrave ʃndërrojeni filtrin (FY3200).
Shënim: Rekomandojmë që personat alergjikë ndaj pluhurit, pjalmit, kafshëve shtëpiake ose mykut, të mos i ndërrojnë filtrat vetë ose të marrin masa mbrojtëse, si p.sh. të vendosin maskë dhe doreza.

text_image
PM 2.5 0:08
1 Fikni pastruesin e ajrit dhe shkëputeni atë nga priza elektrike.

2 Tërhiqni kapakun e parmë dhe hiqeni nga pajisja.

3 Nxirrni filtrat nga pajisja. Hidhini filtrat e përdorura.

4 Hiqni të gjitha materialet e paketimit të filtrave të reja.

5 Vendosni filtrat e reja në pajisje.

6 Rivendosni kapakun e parmë.

7 Futni adaptorin e ajërpastruesit në prizën elektrike.
8 Shtypni butonin ⏻ për të ndezur pajisjen.

9 Shtypni e mbani butonin-dhe për 3 sekonda për të rivendosur matësin e jetëgjatësisë së filtrit.
- Mund dhe ta rivendosni jetëgjatësinë e filtrit nëpërmjet aplikacionit Air+.
- Pas rivendosjes së suksesshme, sinjalizimi i zëvendësimit të filtrit zhduket nga ekrani.

10 Lajini mirë duart pas ndërrimit të filtrave.
Shënim: Mos u merrni erë filtrave, sepse kanë ndotës të grumbulluar nga ajri.
Resetimi i kohës së filtrit
Filtrat mund t'i ndërroni edhe përpara se të shfaqet në ekran sinjalizimi për ndërrimin e filtrave (☐) Pas ndërrimit të filtrave duhet ta rivendosni manualisht matësin e jetëgjatësisë së filtrave.

1 Shtypni butonin per të fikur pajisjen. Hiqeni pajisje nga priza.

2 Sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur plotësisht nga priza dhe më pas vendoseni ushqyesin në prizë.

text_image
PM 2.5 0.083 Brenda 15 sekondave pas ndezjes, shtypni e mbani butonin die për 3 sekonda për të rivendosur matësin e jetëgjatësisë së filtrave.
Vendruajtja
1 Fikni ajërpastruesin dhe shkëputeni nga priza.
2 Pastroni ajërpastruesin, sipërfaqen e filtrave (shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja").
3 Lërini të gjitha pjesët të thahen plotësisht në ajër përpara se ta vendosni në ruajtje.
4 Mbështillini filtrat me qese plastike hermetike.
5 Ruajeni ajërpastruesin dhe filtrat në një vend të freskët dhe të thatë.
6 Lani gjithmonë mirë duart pas veprimeve me filtrat.
Zgjidhja e problemeve
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm, kontaktoni me qendrën e kujdesit për klientin në vendin tuaj.
Problemi Zgjidhja e mundshme
| Pajisja nuk punon më si duhet. Kontrolloni nëse kapaku i parmë është instaluar siç duhet.Nëse jo, për arsye sigurie, pajisja do të ndalojë së punuari. | |
| Drita sinjalizuese për ndërrimin e filtrit ka qenë e ndezur, por ju nuk e keni ndërruar filtrin përkatës. Si rezultat, pajisja tani është e bllokuar. Në këtë rast, ndërroni filtrin dhe resetoni numëruesin e jetëgjatësisë së filtrit. | |
| Rryma e ajrit që del jashtë nga vrima e daljes së ajrit është dukshëm më e dobët sesa më parë. | Sipërfaqja e filtrit është ndotur. Pastroni sipërfaqen e filtrit (shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja"). |
| Cilësia e ajrit nuk përmirësohet, edhe pse pajisja ka qenë në punë për një kohë të gjatë. | Kontrolloni nëse e keni hequr nga filtri materialin e paketimit. |
| Sigurohuni që dy filtrat (FY3200) të instalohen saktë. | |
| Dhoma është e madhe ose cilësia e ajrit jashtë është e keqe. | |
| Për një performancë optimale në pastrim, mbyllni dyert dhe dritaret gjatë kohës që përdorni pastruesin e ajrit. | |
| Në ajrin brenda ka burime ndotëse. Për shembull, tym duhani, tym gatimi, tym djegieje. | |
| Filtri po arrin fundin e jetëgjatësisë së përdorimit. Ndërroni filtrin me një filtër të ri. | |
| Pajisja lëshon një aromë të çuditshme. Herët e para që përdorni pajisjen, ajo mund të lëshojë një aromë plastike. Kjo është normale. Megjithatë, nëse pajisja lëshon një aromë djegieje edhe nëse hiqni filtrin, atëherë kontaktoni me shitësin e "Philips" ose me një qendër shërbimi të autorizuar nga "Philips". Filtri mund të lëshojë aromë pasi është përdorur për një farë kohe, për shkak të thithjes së gazeve të ajrit të brendshëm. Rekomandohet që ta riaktivizoni filtrin duke e vendosur atë në dritën direkte të diellit për të vazhduar përdorimin e tij. Nëse ka ende aromë, ndërroni filtrat. | |
| Pajisja bën shumë zhurmë. është normale nëse pajisja punon në modalitetin "Turbo". | |
| Pajisja punon në shpejtësi të lartë kur cilësia e ajrit është e keqe, çka shkakton zhurmë më të madhe. Kur përdorni pajisjen në një dhomë gjumi gjatë natës, zgjidhni shpejtësinë "Sleep". | |
| Nëse ka zhurmë jonormale, kontaktoni me qendrën e kujdesit për klientin në vendin tuaj. | |
| Pajisja tregon ende se më duhet të ndërroj filtrin, ndërkohë që sapo e bëra. | Ndoshta nuk keni resetuar numëruesin e jetëgjatësisë së filtrit. Ndizni pajisjen. Më pas shtypni e mbani butonin jöhe njëherësh për 3 sekonda. |
| Në ekran shfaqet kod i gabimit "E1". Motori ka probleme funksionimi. Kontaktoni me qendrën e kujdesit për klientin në vendin tuaj. | |
| Konfigurimi i Wi-Fi nuk përfundoi me sukses. Sigurohuni që smartfoni juaj të jetë i lidhur me një rrjet Wi-Fi 2,4 GHz (shtëpie) në vend të një rrjeti Wi-Fi 5 GHz apo Wi-Fi publik. Për çiftim të suksesshëm, ju sugjerojmë të fikni internetin celular përpara se të filloni procesin e çiftimit. | |
| Sigurohuni të aktivizoni lejet e mëposhtme: "Location", "Storage", "Bluetooth" dhe "Local Network" në smartfon. Pas një konfigurimi të suksesshëm të Wi-Fi, mund t'i ndryshoni cilësimet e lejeve sipas dëshirës. | |
| Verifikoni që të keni futur fjalëkalimin e saktë të Wi-Fi. Fjalëkalimi bën dallim mes shkronjave të vogla dhe të mëdha dhe ka një kufi prej 63 germash. Nuk lejohen simbolet joshkronjore. | |
| Sigurohuni që emri i rrjetit të Wi-Fi të shtëpisë të jetë i saktë. Emri i rrjetit bën dallim mes ë germave të mëdha e të vogla. | |
| Nëse jeni duke përdorur VPN në smartfon, çaktivizojeni përpara se të filloni procesin e çiftimit. | |
| Nëse rrugëzuesi juaj ka një listë bllokimi të konfiguruar për të bllokuar çiftimin, çaktivizojeni listën për të siguruar lidhje të suksesshme. | |
| Sigurohuni që pajisja dhe smartfoni të jenë brenda 10 metrave nga rrugëzuesi. | |
| Sigurohuni që aplikacioni të jetë përditësuar në versionin më të fundit. | |
| Për të siguruar një lidhje të fortë Wi-Fi, shmangni vendosjen e pajisjes pranë pajisjeve të tjera elektronike, burimeve të forta të dritës apo stacioneve të sinjalit që mund të shkaktojnë ndërhyrje. Nëse keni probleme me lidhjen, largojeni pajisjen nga këto burime dhe përpiquni ta rilidhni me rrjetin Wi-Fi. | |
| Shihni seksionin e ndihmës në aplikacion për këshilla më të plota dhe më të reja për zgjidhjen e problemeve. | |
Garancia dhe mbështetja
"Versuni" ofron një garanci dy vjeçare pas blerjes të këtij produkti. Garancia nuk është e vlefshme nëse një defekt shkaktohet për shkak të përdorimit të gabuar ose mosmirëmbajtjes. Garancia jonë nuk ndikon të drejtat tuaja ligjore si konsumator, sipas ligjit. Për më shumë informacion ose për të shfaqur garancinë, vizitoni faqen e internetit www.philips.com/support.
Porositja e pjesëve ose aksesorëve
Nëse ju duhet të ndërroni një pjesë ose nëse dëshironi të blini një pjesë shtesë, shkoni te shitësi i "Philips" ose vizitoni faqen e internetit www.philips.com/support.
432 Shqip
Nëse keni probleme me marrjen e pjesëve, ju lutemi të kontaktoni me shërbimin e klientit të Philips për shtetin tuaj.