NA320 - Fryer PHILIPS - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas NA320 PHILIPS në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth NA320 PHILIPS
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Fryer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj NA320 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. NA320 e markës PHILIPS.
MANUAL I PËRDORUESIT NA320 PHILIPS
E rändësishme 399
Riciklimi 402
Garancia dhe mbështetja 402
Hyrje 402
Përshkrim i përgjithshëm 403
Përpara përdorimit të parë 404
Përgatitjet para përdorimit të parë 405
Përdorimi i pajisjes 405
Pastrimi 419
Vendruajtja 421
Zgjidhja e problemeve 421
E rëndësishme
Lexoni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara se ta vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Rrezik

- Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë një stufe të nxehtë me gaz apo mbi të gjitha llojet e stufave elektrike dhe pianurave elektrike ose në një furrë të nxehtë.
- Mos e zhytni kurrë pajisjen në ujë dhe as mos e shpëlani në çezmë.
- Mos lejoni futjen e ujit ose të ndonjë lëngu tjetër brenda në pajisje, për të shmangur goditjen elektrike.
- Gjithmonë futini përbërësit për skuqje brenda tiganit, për të parandaluar kontaktin e tyre me rezistencat.
- Mos i mbuloni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit ndërkohë që pajisja është duke punuar.
- Mos e mbushni tiganin me vaj pasi ky veprim mund të përbëjë rrezik për zjarr.
- Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik ose vetë pajisja është e dëmtuar.
- Mos e prekni kurrë pjesën e brendshme të pajisjes ndërkohë që është duke punuar.
- Mos futni kurrë sasi më të madhe ushqimi sesa niveli maksimal që tregohet në tigan.
- Gjithmonë sigurohuni që nxehësi është i lirë dhe brenda tij nuk ka ngecur asnjë ushqim.
Paralajmërim
- Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips", agjenti i tij i servisit apo persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangen rreziqet.
- Lidheni pajisjen vetëm me një prizë muri të tokëzuar, të mbrojtur nga një ndërprerës i rrjedhjeve të tokës.
- Sigurohuni gjithnjë që spina të futet siç duhet në prizë.

- Kjo pajisje nuk është menduar të vihet në përdorim me anë të një kohëmatësi të jashtëm apo një sistemi të veçantë për komandimin nga distanca.
- Sipërfaqet e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira.
- Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët, përveç nëse janë më të mëdhenj se 8 vjeç dhe nën mbikëqyrje.
- Mbajeni pajisjen dhe kordonin larg vendeve ku mund të arrihet nga fëmijët e moshës nën 8 vjeç.
- Mos e mbështetni pajisjen në mur ose në pajisje të tjera. Lini të paktën 10 cm hapësirë të lirë në pjesën e pasme, në të dyja anë e pajisjet dhe sipër saj. Mos vendosni asgjë mbi pajisje.
- Gjatë skuqjes me ajër të nxehtë del avull i nxehtë nga vrimat e daljes së ajrit. Mbani duart dhe fytyrën në distancë të sigurt larg avullit dhe vrimave të daljes së ajrit. Gjithashtu tregohuni të kujdesshëm për avullin e nxehtë kur nxirrni tiganin nga pajisja.
- Mos përdorni kurrë përbërës me peshë të lehtë ose letër pjekjeje në pajisje.
- Sipërfaqet e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit.
- Ruajtja e patateve: Temperatura duhet të jetë e përshtatshme për varietetin e patates që ruhet dhe ajo duhet të jetë mbi 6°C për të minimizuar riskun e ekspozimit ndaj akrilamidit në ushqimet e përgatitura.
- Mos hidhni kurrë vaj në tigan.
- Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur në temperaturë ambienti midis 5°C dhe 40°C.
- Përpara se ta vini në punë pajisjen kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
- Mbajeni kordonin elektrik larg sipërfaqeve të nxehta.
- Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë materialeve që marrin flakë, si për shembull mbulesë tavoline ose perde.
- Mos e përdorni pajisjen për asnjë qëllim tjetër përveç atij të përshkruar në këtë manual dhe përdorni vetëm aksesorë origjinalë të Philips.
- Mos e lini pajisjen në punë pa mbikëqyrje.
- Tigani dhe aksesorët e vendosur brenda hapësirës së gatimit nxehen gjatë dhe pas përdorimit të pajisjes, manovrojini gjithmonë me kujdes.
- Përpara se ta përdorni pajisjen për herë të parë, pastrojini mirë pjesët që bien në kontakt me ushqimin. Referojuni udhëzimeve në manual.
- Hiqni menjëherë pajisjen nga priza nëse shihni të dalë prej saj tym i zi. Prisni që të ketë mbaruar lëshimi i tymit përpara se të hiqni tiganin nga pajisja.
- Mos e vendosni spinën e pajisjes në prizë dhe mos e prekni panelin e kontrollit me duar të lagura.
Kujdes
- Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim të zakonshëm në shtëpi. Ajo nuk është menduar për përdorim në ambiente si kuzhinat profesionale apo dyqane, zyrä, ferma ose ambiente të tjera pune. Ajo as nuk është menduar për përdorim nga klientët në hotele, motele, ambiente për fjetje dhe mëngjes dhe mjedise të tjera banimi.
- Shkëputeni gjithmonë pajisjen nga priza nëse e lini të pamonitoruar dhe përpara se ta montoni, çmontoni, ta vendosni në ruajtje ose përpara se ta pastroni.
- Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe horizontale, të drejtë dhe të qëndrueshme.
- Nëse pajisja përdoret në mënyrë të papërshtatshme apo për qëllime profesionale ose gjysmë-profesionale apo nuk përdoret sipas udhëzimeve në këtë manual përdorimi, garancia bëhet e pavlefshme dhe "Philips" refuzon çdo lloj përgjegjësie për dëmin e shkaktuar.
- Gjithmonë dërgojeni pajisjen në pikë servisi të autorizuar nga Philips për kontroll ose riparim. Mos tentoni ta riparoni vetë pajisjen, përndryshe garancia bëhet e pavlefshme.
- Hiqeni gjithnjë pajisjen nga priza pas përdorimit.
- Lëreni pajisjen të ftohet për rreth 30 minuta përpara se ta përdorni apo ta pastroni atë.
- Sigurohuni që përbërësit e përgatitur në këtë pajisje të dalin në ngjyrë të verdhë të artë në vend të një ngjyre të verdhë të errët apo ngjyrë kafe.
- Largoni mbetjet e djegura. Mos skuqni patate të freskëta në temperaturë mbi 180°C (për të minimizuar prodhimin e akrilamidit).
- Tregoni kujdes gjatë pastrimit të zonës së sipërme të dhomës së gatimit: Rezistenca nxehëse, skaji i pjesëve metalike.
- Sigurohuni gjithmonë që keni nën kontroll Airfryer, edhe kur përdorni funksionin e kontrollit nga largësia ose nisjen e vonuar.
- Kur gatuani ushqime me yndyrë, nga Airfryer mund të dalë tym. Tregoni kujdes të veçantë kur përdorni funksionin e kontrollit nga largësia ose nisjen e vonuar.
- Sigurohuni që funksioni i kontrollit nga largësia të përdoret vetëm nga një person në çdo rast.
- Bëni kujdes kur gatuani ushqime që prishen shpejt kur përdorni funksionin e nisjes së vonuar (mund të krijohen baktere).
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Fikja automatike
- Kjo pajisje është e pajisur me një funksion fikjeje automatike. Nëse nuk shtypni një buton brenda 20 minutave, pajisja fiket automatikisht. Për ta fikur manualisht pajisjen, shtypni butonin e ndezjes/fikjes.
Riciklimi

- Ky simbol do të thotë se produktet elektrike nuk duhet të hidhen me mbeturinat normale të shtëpisë.
- Ndiqni rregullat shtetërore për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike.
Garancia dhe mbështetja
"Versuni" ofron një garanci dy vjeçare pas blerjes të këtij produkti. Garancia nuk është e vlefshme nëse një defekt shkaktohet për shkak të përdorimit të gabuar ose mosmirëmbajtjes. Garancia jonë nuk ndikon të drejtat tuaja ligjore si konsumator, sipas ligjit. Për më shumë informacion ose për të shfaqur garancinë, vizitoni faqen e internetit www.philips.com/support.
Hyrje
Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips!
Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofrojmë, regjistrojeni produktin në faqen www.Philips.com/welcome.
Përshkrim i përgjithshëm

text_image
cb d e f a kj ih g ① ② ③ ④ ⑤ ⑥ ⑦ ⑧ ⑨1 Treguesi MAX për përbërësit
2 Treguesi MAX për ushqimet me bazë patatesh të ngrira
3 Butoni "Eject"
4 Doreza e koshit
5 Koshi
6 Tigani
7 Kordoni elektrik
8 Vrimat e daljes së ajrit
9 Paneli i kontrollit
a Butoni i ndezjes/fikjes
b Treguesi i rikujtuesit të tundjes
Friteza ka një kujtesë tundjeje që ju kujton të tundni, përzieni ose ktheni ushqimin gjatë gatimit për të siguruar gatim të njëtrajtshëm, veçanërisht për ushqimet me shumë copa, si patatet e skuqura ose kur gatuani artikuj si shkopinj pule që duhen kthyer nga ana tjetër.
Rikujtuesi i tundjes do të aktivizohet automatikisht. Mund ta çaktivizoni rikujtuesin e tundjes në cilësime duke shtypur butonin.
c Butoni i temperaturës
Mund ta caktoni temperaturën e gatimit midis 40° dhe 200° Celsius në modalitetin e gatimit manual.
Kur temperatura caktohet 40–100°C, mund të caktoni një kohë gatimi deri në 24 orë
Kur temperatura caktohet mbi 100°C, mund të caktoni një kohë gatimi deri në tri orë.
d Butonat e preseteve
Shikoni "Gatimi me presete" për detaje mbi funksionet e preseteve.
e Butoni i kohës
Kohën e gatimit mund ta caktoni nga 1 minutë deri në 24 orë.
f Butoni i nisjes/pauzës
g Rritja dhe ulja për butonin e kontrollit të temperaturës dhe të kohës
h Cilësimi i preferuar
Friteza vjen me një modalitet ruajtjeje cilësimesh të preferuara. Ju zgjidhni temperaturën dhe kohën e preferuar të gatimit, pastaj shtypni e mbani butonin e ruajtjes së preferencës. Do të dëgjoni një tingëllimë pasi të ruhet cilësimi. Nëse dëshironi të ndryshoni cilësimin tuaj të preferuar, kryeni përsëri hapat e mëparshëm.
i Shfaqja e statusit
Tregon kohën dhe temperaturën e mbetur për gatim.
j Butoni i dritës
Mund të shtypni butonin e dritës për ta ndezur. Kur ndizni dritën, do të qëndrojë ndezur derisa pajisja të fiket automatikisht. Mund dhe ta fikni dritën duke shtypur butonin.
k Butoni i mbajtjes ngrohtë
Friteza ka një modalitet të mbajtjes së ngrohtë që mund ta aktivizoni duke shtypur butonin e mbajtjes së ngrohtë në çdo kohë përpara ose gjatë gatimit. Më shumë detaje mund të gjenden në kapitullin e "mbajtjes ngrohtë".
Përpara përdorimit të parë
1 Hiqni të gjithë materialin e paketimit duke përfshirë kartonin mbrojtës brenda/nën sirtar.
2 Hiqni çdo ngjitëse ose etiketë (nëse ka) nga pajisja.
3 Hiqni shtresën mbrojtëse nga ekrani.
4 Pastrojeni plotësisht pajisjen përpara përdorimit të parë (shih kapitullin "Pastrimi").
Përgatitjet para përdorimit të parë
Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe të qëndrueshme, horizontale, të rrafshët dhe rezistente ndaj nxehtësisë.
Shënim
- Mos vendosni asgjë sipër ose në anët e pajisjes. Kjo mund të ndërpresë rrjedhën e ajrit dhe të ndikojë në rezultatin e skuqjes.
- Mos e vendosni pajisjen e ndezur pranë apo poshtë objekteve që mund të dëmtohen nga avulli, si muret dhe dollapët.
Përdorimi i pajisjes
Tryeza e ushqimit
Tryeza më poshtë ju ndihmon të zgjidhni cilësimet bazë për llojet e ushqimit që dëshironi të përgatisni.
Shënim
- Sigurohuni që të mos e tejkaloni treguesin e nivelit MAX në kosh kur gatuani patate të skuqura për rezultate të njëtrajtshme gatimi.
- Vini re se këto cilësime janë sugjerime. Duke qenë se përbërësit ndryshojnë në origjinë, madhësi, formë, si dhe markë, ne nuk mund të garantojmë cilësimin optimal për përbërësit tuaj.
Kur përgatitni një sasi më të madhe ushqimi (p.sh. patate të skuqura, karkaleca deti, fije peshku, ushqime çasti të ngrira), tundini, kthejini ose trazojini përbërësit në tigan 2–3 herë për të arritur një rezultat të njëtrajtshëm.
NA32X (numri i modelit)
Përbërësit Sasia maks. Temperatura Koha e gatimit Shënim
Shqip
| Patate të holla tëngrira (7x7mm/0.3x0.3 in) | 500 g 180°C 26-28 Tundini, kthejini ose | trazojini 3 herëndërmjet |
| Patate të skuqurashtëpie (10x10mm/0.4x0.4 intrashësi) | 500 g 180°C 34-36 Tundini, kthejini ose | trazojini 3 herëndërmjet |
| Role të ngrira 500 g | 200°C 15-17 Tundini, kthejini ose | trazojini deri nëgjysmë |
| Hamburger (rreth150 g/5 oz) | 3 qofte 200°C 12-14 Kthejeni në gjysmë | të kohës |
| Copë mishi 1000 g | 150°C 43-45 Përdorni aksesorin e | pjekjes |
| Thela mishi pakockë (rreth 190g/7 oz) | 2 thela 200°C 11-14 Tundini, kthejini ose | trazojini deri nëgjysmë |
| Kofshë pule (rreth125 g/4.5 oz) | 6 copë 180°C 24-28 Tundini, kthejini ose | trazojini deri nëgjysmë |
| Gjoks pule (rreth160 g/6 oz) | 3 copë 180°C 19-21 Kthejeni në gjysmë | të kohës |
| Peshk i plotë (rreth300-400 g/11-14oz) | 1 peshk 200°C 11-15 | |
| Vezë me bukë tëthekur | 2 vezë, 1 bukë ethekur | min), shtoni bukëne thekur (5 min) |
| Falafel (50 g secila,diametri 4 cm) | 9 copë 180°C 20-22 Tundini, kthejini ose | trazojini deri nëgjysmë |
| Fruta tëdehidratuara(mollë të skuqura,të prera në feta 2mm) | 100 g 75°C 90 Tundini, kthejini ose | trazojini deri nëgjysmë |
| Perime të përziera(të prera trashë) | 800 g 180°C 12-14 Vendosni kohën e | gatimit sipasdëshirës - Tundini,kthejini osepërziejini 2 herëndërmjet |
| Kekë të vegjël(rreth 50 g/1,8 ozpër gotë kartoni) | 5 gota 160°C 15-18 |
NA33X (numri i modelit)
Përbërësit Sasia maks. Temperatura Koha e gatimit Shënim
| Patate të holla tëngrira (7x7mm/0.3x0.3 in) | 800 g 180°C 26-28 Tundini, kthejini ose | trazojini 3 herëndërmjet |
| Patate të skuqurashtëpie (10x10mm/0.4x0.4 intrashësi) | 800 g 180°C 34-36 Tundini, kthejini ose | trazojini 3 herëndërmjet |
| Role të ngrira 700 g | 200°C 13-15 Tundini, kthejini ose | trazojini deri nëgjysmë |
| Hamburger (rreth150 g/5 oz) | 5 qofte 200°C 13-15 Kthejeni në gjysmë | të kohës |
| Copë mishi 1200 g | 150°C 51-53 Përdorni aksesorin e | pjekjes |
| Thela mishi pakockë (rreth 190g/7 oz) | 3 thela 200°C 13-16 Tundini, kthejini ose | trazojini deri nëgjysmë |
| Kofshë pule (rreth125 g/4.5 oz) | 8 copë 180°C 28-30 Tundini, kthejini ose | trazojini deri nëgjysmë |
| Gjoks pule (rreth160 g/6 oz) | 4 copë 180°C 20-22 Kthejeni në gjysmë | të kohës |
| Pulë e plotë (1200g/42 oz) | 1 copë 180°C 55-65 | |
| Peshk i plotë (rreth300-400 g/11-14oz) | 2 peshq 200°C 14-16 | |
| Vezë me bukë tëthekur | 3 vezë, 2 bukë tëthekura | min), shtoni bukën e thekur (5 min) |
| Falafel (50 g secila,diametri 4 cm) | 12 copë 180°C 19-21 Tundini, kthejini ose | trazojini deri nëgjysmë |
| Fruta tëdehidratuara(mollë të skuqura,të prera në feta 2mm) | 150 g 75°C 90 Tundini, kthejini ose | trazojini deri nëgjysmë |
408 Shqip
| Perime të përziera(të prera trashë) | 1000 g 180°C 12-14 Vendosni kohën e | gatimit sipas dëshirës - Tundini, kthejini ose përziejini 2 herë ndërmjet |
| Kekë të vegjël(rreth 50 g/1,8 oz për gotë kartoni) | 7 gota 160°C 15-18 |
NA34X (numri i modelit)
Përbërësit Sasia maks. Temperatura Koha e gatimit Shënim
| Patate të holla të ngrira (7x7 mm/0.3x0.3 in) | 1000 g 180°C 26-28 Tundini, kthejini ose | trazojini 3 herë ndërmjet |
| Patate të skuqura shtëpie (10x10 mm/0.4x0.4 in trashësi) | 1000 g 180°C 32-34 Tundini, kthejini ose | trazojini 3 herë ndërmjet |
| Role të ngrira 800 g | 200°C 13-15 Tundini, kthejini ose | trazojini deri në gjysmë |
| Hamburger (rreth 150 g/5 oz) | 6 qofte 200°C 15-17 Kthejeni në gjysmë | të kohës |
| Copë mishi 1400 g | 150°C 51-53 Përdorni aksesorin e | pjekjes |
| Thela mishi pa kockë (rreth 190 g/7 oz) | 4 thela 200°C 15-18 Tundini, kthejini ose | trazojini deri në gjysmë |
| Kofshë pule (rreth 125 g/4.5 oz) | 10 copë 180°C 24-28 Tundini, kthejini ose | trazojini deri në gjysmë |
| Gjoks pule (rreth 160 g/6 oz) | 5 copë 180°C 17-19 Kthejeni në gjysmë | të kohës |
| Pulë e plotë (1200 g/42 oz) | 1 copë 180°C 50-65 | |
| Peshk i plotë (rreth 300-400 g/11-14 oz) | 2 peshq 200°C 14-16 | |
| Vezë me bukë të thekur | 4 vezë, 3 bukë të thekura | 160°C 12 veza përpara (6 min), shtoni bukën e thekur (5 min) |
| Falafel (50 g secila, diametri 4 cm) | 15 copë 180°C 21-23 Tundini, kthejini ose | trazojini deri në gjysmë |
| Fruta të dehidratuara (mollë të skuqura, të prera në feta 2 mm) | 180 g 75°C 90 Tundini, kthejini ose | trazojini deri në gjysmë |
| Perime të përziera (të prera trashë) | 1400 g 180°C 12-14 Vendosni kohën e | gatimit sipas dëshirës - Tundini, kthejini ose përziejini 2 herë ndërmjet |
| Kekë të vegjël (rreth 50 g/1,8 oz për gotë kartoni) | 9 gota 160°C 15-18 |
Skuqja me ajër

Kjo është një Airfryer që punon me ajër të nxehtë. Mos e mbushni tiganin me vaj, yndyrë skuqjeje apo ndonjë lëng tjetër.
- Mos i prekni sipërfaqet e nxehta. Përdorni dorezat ose rrotullat. Kapeni tiganin e nxehtë me doreza të sigurta për furrë.
- Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak.
- Kjo pajisje mund të lëshojë njëfarë tymi kur e përdorni për herë të parë. Kjo është normale.
- Ngrohja paraprake e pajisjes nuk është e nevojshme.

1 Futeni spinën në prizë.

2 Hiqeni tiganin nga pajisja duke tërhequr dorezën.
3 Duke tërhequr dorezën, nxirrni tiganin horizontalisht për ta hequr nga pajisja.
Kujdes
- Mos e tërhiqni tiganin me kënd të pjerrët për të shmangur gërvishtjen e tenxheres.

text_image
MAX MAX
4 Vendosini përbërësit në tigan.
Shënim
- Friteza mund të përgatisë një larmi të gjerë përbërësish. Shikoni "Tabelën e ushqimeve" për sasitë e duhura dhe kohët e përafërta të gatimit.
- Mos e tejkaloni sasinë e përcaktuar në "Tabelën e ushqimeve" dhe mos e tejmbushni tiganin përtej treguesit "MAX" pasi mund të ndikoni në cilësinë e rezultatit përfundimtar.
- Mos e tejkaloni treguesin MAX me ikonën e të skuqurave për ushqime çasti me bazë patatesh dhe patate të skuqura shtëpie.
- Nëse dëshironi të përgatisni përbërës të ndryshëm njëherësh, sigurohuni të kontrolloni kohën e sugjeruar të gatimit të kërkuar për përbërës të ndryshëm përpara se të filloni t'i gatuani njëherësh.
5 Vendoseni sërish tiganin horizontalisht në Airfryer.
Kujdes
- Mos e përdorni tiganin pa koshin brenda.
- Mos e prekni tiganin gjatë përdorimit dhe për ca kohë pas përdorimit, pasi mund të nxehet shumë.
- Mos e vendosni tiganin në kënd të pjerrët për të shmangur gërvishtjen e tenxheres.
6 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur pajisjen.
7 Shtypni butonin e temperaturës.
8 Shtypni butonin e rritjes ose të uljes për të caktuar temperaturën.

9 Shtypni butonin e kohës.

10 Shtypni butonin e rritjes ose të uljes për të caktuar kohën.

11 Shtypni butonin e nisjes/pushimit për të filluar procesin e gatimit.
Shënim
- Gjatë gatimit temperatura dhe koha shfaqen me alternim.
- Minuta e fundit e gatimit shfaqet me numërim mbrapsht të sekondave.
- Shihni tabelën e ushqimeve me cilësimet bazë të gatimit për lloje të ndryshme ushqimi.
Këshillë
- Gjatë gatimit, shtypni butonin lart ose poshtë në çdo kohë për të ndryshuar kohën ose temperaturën e gatimit.
- Për të pushuar procesin e gatimit, shtypni butonin e nisjes/pushimit. Për të rifilluar procesin e gatimit, shtypni sërish të njëjtin buton.
- Pajisja éshtë automatikisht në modalitetin e pauzës kur hiqni tiganin. Procesi i gatimit vazhdon kur tigani rifutet në pajisje.
Shënim
- Disa përbërë kërkojnë tundje ose kthim në gjysmën e kohës së gatimit (shikoni "Tabelën e ushqimeve"). Për të tundur përbërësit, fillimisht lironi koshin nga tigani. Rrëshqitni çelësin e dorezës drejt koshit për të zbuluar butonin e nxjerrjes, pastaj shtypeni për ta liruar koshin nga tigani. Tundni koshin mbi lavaman. Më pas rifuteni tiganin me kosh sërish në pajisje.
- Nëse nuk e caktoni kohën e kërkuar të gatimit brenda 20 minutave, pajisja fiket automatikisht për arsye sigurie.

12 Kur dëgjoni zilen e kohëmatësit, koha e gatimit ka kaluar.
Shënim
- Mund ta ndaloni manualisht procesin e gatimit duke shtypur butonin e fillimit/pauzës.
13 Nxirrni tiganin dhe kontrolloni nëse përbërësit janë gati.
Kujdes
- Tigani i fritezës është i nxehtë pas procesit të gatimit. Gjithmonë vendoseni mbi një sipërfaqe pune rezistente ndaj nxehtësisë (p.sh. trivetë etj.) kur e hiqni tiganin nga pajisja.
Shënim
- Nëse përbërësit nuk janë ende gati, thjesht rrëshqitni tiganin përsëri në Airfryer dhe shtoni disa minuta.
14 Zbrazeni përmbajtjen në një tas ose pjatë.
Kujdes
- Pas procesit të gatimit, tigani, hapësira e brendshme, dritarja dhe përbërësit janë të nxehtë. Në varësi të llojit të përbërësve në Airfryer, mund të dalë avull nga tigani.
Shënim
- Për të hequr përbërës të mëdhenj ose të brishtë, përdorni një palë kapëse për ngritjen e përbërësve.
- Vaji i tepërt ose yndyra e përdorur nga përbërësit mblidhen në fund të tiganit.
- Në varësi të llojit të përbërësve në gatim, mund të dëshironi ta derdhni me kujdes vajin ose yndyrën e përdorur jashtë tiganit pas çdo grupi ose përpara tundjes. Vendoseni tiganin në një sipërfaqe rezistente ndaj nxehtësisë. Mbani doreza të sigurta për furrë për derdhjen e tepricës së vajit apo yndyrës së përdorur. Kthejeni sërish tiganin në pajisje.
- Kur një grup përbërësish janë gati, Airfryer është në çast gati për të bërë grupin e radhës.
- Përsërisni hapat 3 deri 12 nëse dëshironi të përgatisni një grup tjetër.

Përdorimi i modalitetit të mbajtjes ngrohtë
1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur pajisjen.
2 Shtypni butonin e mbajtjes ngrohtë.
3 Shtypni butonin e nisjes/pauzës për të aktivizuar modalitetin e mbajtjes ngrohtë.
Shënim
- Për të ndryshuar kohën e mbajtjes së ngrohjes, shtypni butonin e uljes së kohës (1–30 minuta).

- Temperatura nuk mund të ndryshohet në modalitetin me mbajtjes ngrohtë.
4 Për ta pushuar modalitetin e mbajtjes ngrohtë, shtypni butonin e nisjes/pushimit. Për të vazhduar modalitetin e mbajtjes ngrohtë, shtypni sërish butonin e nisjes/pushimit.
5 Për të dalë nga modaliteti i mbajtjes ngrohtë, shtypni butonin e ndezjes/fikjes.
Këshillë
- Nëse patatet e skuqura humbasin krokantësinë gjatë modalitetit të mbajtjes së ngrohtë ose ulni kohën e mbajtjes së ngrohtë ose skuqini për 2–3 minuta në 180°C.
- Gjatë modalitetit të mbajtjes së ngrohtë, ventilatori dhe ngrohësi i pajisjes ndizen me ndërprerje.
- Modaliteti i mbajtjes së ngrohtë është për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë pas gatimit dhe jo për ta ringrohur.
Përdorimi i modalitetit të mbajtjes së ngrohtë për presetet
Mund të aktivizoni ose çaktivizoni modalitetin e mbajtjes së ngrohtë përpara ose pas fillimit të gatimit me presete.

1 Shtypni butonin e mbajtjes së ngrohtë pasi të zgjidhni një preset për të aktivizuar modalitetin e mbajtjes së ngrohtë.
Modaliteti i mbajtjes së ngrohtë do të aktivizohet automatikisht pas gatimit.

2 Shtypni sërish butonin e mbajtjes ngrohtë për të çaktivizuar funksionin e mbajtjes ngrohtë nëse është nevoja.
Gatimi me presete
1 Ndiqni hapat 1 deri 5 në kapitullin "Skuqja me ajër".
2 Shtypni butonin e presetit të dëshiruar.
Preseti i zgjedhur pulson.
3 Filloni procesin e gatimit duke shtypur butonin e nisjes/pushimit.
Shënim
- Kur gatuani me patate të skuqura të freskëta ose me preset ushqimi me bazë patatesh të ngrira, pajisja do t'ju kujtojë automatikisht të tundni ushqimin për gatim të njëtrajtshëm me rikujtuesin e tundjes. Për të çaktivizuar këtë rikujtues, shtypni njëkohësisht presetin e ushqimeve me bazë patatesh të ngrira dhe patatet e skuqura të bëra vetë pasi të keni ndezur pajisjen. Për të riaktivizuar rikujtuesin e tundjes, përsëritni këtë veprim.
- Nëse e caktoni kohën për patate të skuqura të freskëta dhe ushqime çasti me patate në më pak se 5 minuta kur personalizoni presetin, rikujtuesi i tundjes do të çaktivizohet.
- Pajisja do t'ju kujtojë ta tundni disa herë gjatë kur përdorni një prej këtyre dy preseteve. Për të ndaluar tingullin karaktristik gjatë gatimit, tërhiqeni koshin për të tundur patatet e skuqura. Kjo do ta fikë tingullin për këtë proces gatimi, por nuk do të çaktivizojë funksionin e rikujtuesit të tundjes.
Personalizimi i cilësimeve të preseteve
Për të kursyer kohën dhe temperaturën të personalizuar për një preset në Airfryer, mund të
1 Shtypni shkurtimisht butonin e presetit të preferuar.
2 Rregulloni kohën dhe/ose temperaturën.
3 Shtypni butonin e kohës ose të temperaturës për të konfirmuar cilësimet.
4 Shtypni sërish butonin e orës ose të temperaturës për t'u kthyer në menynë kryesore.
5 Shtypni gjatë të njëjtin buton preseti derisa pajisja të lëshojë tingull.
- Cilësimi i rregulluar i presetit ruhet.
Kthimi në cilësimet bazë të presetit
Për të rikthyer cilësimet e personalizuara të preseteve, mund të
1 Zgjidhni e shtypni cilësimin e personalizuar të presetit.
2 Shtypni gjatë butonin e presetit derisa pajisja të lëshojë tingull.
- Cilësimi i zgjedhur i presetit rikthehet në vlerat bazë.
NA32X (numri i modelit)
| Presetet Koha e presetit (min) | Temperatura e paracaktuar | Pesha (maks.) Shënim |
Patate të holla të ngrira | 28 180°C 500 g - Ushqime çasti me bazë | patatesh të ngrira, si p.sh. patate të ngrira për skuqje, copa patatesh, patate të valëzuara etj.- Tundini, kthejini ose trazojini 3 herë ndërmjet |
Patate të skuqura | 35 180°C 500 g - Përdorni patate miellëse | - Prerje të trasha 10 x 10 mm/0.4 x 04 in- Zhyteni për 30 minuta në ujë, thajeni dhe më pas shtoni 1⁄4 deri në 1 lugë gjelle vaj.- Tundini, kthejini ose trazojini 3 herë ndërmjet |
Kofshë pule | 28 180°C 6 copë - Deri në 6 kofshë pule | - Tundini, kthejini ose trazojini ndërmjet |
Thela mishi | 14 200°C 2 thela - Deri në 2 thela mishi pa | kockë- Kthejini në gjysmë të kohës |
Fruta të dehidratu-ara | 90 75°C 100 g - Pritini në feta 2 mm | - Zhytini 15 minuta në ujë dhe thajini para se t'i gatuani- Kthejini në gjysmë të kohës |
Vegan | 20 180°C 9 copë - Deri në 9 copë falafel | - Tundini, kthejini ose trazojini ndërmjet |
Vezë me bukë të thekur | 11 160°C 2 vezë, 1 bukë e | - Shtoni vezën përpara (6 min), shtoni bukën e thekur (5 min) |
Kekë të vegjël | 18 160°C 5 gota - Deri në 5 gota kekë të | vegjël |

Perime të përziera
12 180°C 800 g - Të prera trashë
- Përdorni aksesorin e pjekjes
- Trazojeni 2 herë në gjysmë të kohës

Peshk i tërë
14 200°C 300 g - 1 peshk, 300 g secili

Mbajeni ngrohtë
30 80°C N/A - Temperatura nuk mund
të rregullohet
NA33X (numri i modelit)
| Presetet Koha e presetit (min) | Temperatura e paracaktuar | Pesha (maks.) Shënim | |
Patate të holla të ngrira | 28 180°C 800 g - Ushqime çasti me bazë | patatesh të ngrira, si p.sh. patate të ngrira për skuqje, copa patatesh, patate të valëzuara etj.- Tundini, kthejini ose trazojini 3 herë ndërmjet | |
Patate të skuqura | 36 180°C 800 g - Përdorni patate miellëse | - Prerje të trasha 10 x 10 mm/0.4 x 04 in- Zhyteni për 30 minuta në ujë, thajeni dhe më pas shtoni 1⁄4 deri në 1 lugë gjelle vaj.- Tundini, kthejini ose trazojini 3 herë ndërmjet | |
Kofshë pule | 30 180°C 8 copë - Deri në 8 kofshë pule | - Tundini, kthejini ose trazojini ndërmjet | |
Thela mishi | 16 200°C 3 thela - Deri në 3 thela mishi pa | kockë- Kthejini në gjysmë të kohës | |
Fruta të dehidratu-ara | 90 75°C 150 g - Pritini në feta 2 mm | - Zhytini 15 minuta në ujë dhe thajini para se t'i gatuani- Kthejini në gjysmë të kohës | |
| Vegan | 21 180°C 12 copë - Deri në 12 copë falafel | - Tundini, kthejini ose trazojini ndërmjet | |
| Vezë me bukë të thekur | 11 160°C 3 vezë, 2 bukë të | thekura | - Shtoni vezën përpara (6 min), shtoni bukën e thekur (5 min) |
| Kekë të vegjël | 18 160°C 7 gota - Deri në 7 gota kekë të | vegjël | |
| Perime të përziera | 12 180°C 1000 g - Të prera trashë | - Përdorni aksesorin e pjekjes- Trazojeni 2 herë në gjysmë të kohës | |
| Peshk i tërë | 16 200°C 600 g - 2 peshk, 300 g secili | ||
| Mbajeni ngrohtë | 30 80°C N/A - Temperatura nuk mund | të rregullohet | |
NA34X (numri i modelit)
| Presetet Koha e presetit (min) | Temperatura e paracaktuar | Pesha (maks.) Shënim | |
![]() | 28 180°C 1000 g - Ushqime çasti me bazë | ||
| Patate të holla të ngrira | patatesh të ngrira, si p.sh. patate të ngrira për skuqje, copa patatesh, patate të valëzuara etj.- Tundini, kthejini ose trazojini 3 herë ndërmjet | ||
![]() | 34 180°C 1000 g - Përdorni patate miellëse | ||
| Patate të skuqura | - Prerje të trasha 10 x 10 mm/0.4 x 04 in- Zhyteni për 30 minuta në ujë, thajeni dhe më pas shtoni 1⁄4 deri në 1 lugë gjelle vaj.- Tundini, kthejini ose trazojini 3 herë ndërmjet | ||

Kofshë pule
28 180°C 10 copë - Deri në 10 kofshë pule
- Tundini, kthejini ose trazojini ndërmjet

Thela mishi
18 200°C 4 thela - Deri në 4 thela mishi pa
kockë
- Kthejini në gjysmë të kohës

Fruta të dehidratu- ara
90 75°C 180 g - Pritini në feta 2 mm
- Zhytini 15 minuta në ujë dhe thajini para se t'i gatuani
- Kthejini në gjysmë të kohës

Vegan
23 180°C 15 copë - Deri në 15 copë falafel
- Tundini, kthejini ose trazojini ndërmjet

Vezë me bukë të thekur
12 160°C 4 vezë, 3 bukë të
thekura
- Shtoni vezën përpara (7 min), shtoni bukën e thekur (5 min)

Kekë të vegjël
18 160°C 9 gota - Deri në 9 gota kekë të
vegjël

Perime të përziera
12 180°C 1400 g - Të prera trashë
- Përdorni aksesorin e pjekjes
- Trazojeni 2 herë në gjysmë të kohës

Peshk i tërë
16 200°C 600 g - 2 peshk, 300 g secili

Mbajeni ngrohtë
30 80°C N/A - Temperatura nuk mund
të rregullohet
Gatimi me preset tjetër
1 Gjatë procesit të gatimit, shtypni butonin e presetit për t'u kthyer në menynë kryesore.
2 Shtypni një buton preseti tjetër të preferuar.
3 Rishtypni butonin e nisjes/pauzës për të filluar procesin e ri të gatimit.
Ruani cilësimin tuaj të preferuar
1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur pajisjen.
2 Shtypni butonin e të preferuarave.
3 Shtypni butonin e temperaturës.
4 Zgjidhni temperaturën.
5 Shtypni butonin e kohës.
6 Zgjidhni kohën.
7 Pasi të zgjidhni kohën, shtypni butonin e kohës në menynë kryesore.
8 Shtypni e mbani butonin për 2 sekonda për të ruajtur cilësimet në preferencën tuaj.
Do të dëgjoni një tingëllimë pasi të ruhet cilësimi.
9 Shtypni butonin e ndezjes për të nisur procesin e gatimit.
Gatimi me një cilësim të preferuar
1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur pajisjen.
2 Shtypni butonin e të preferuarave.
3 Shtypni butonin e ndezjes për të nisur procesin e gatimit.
Skuqja e patateve të shtëpisë
Për patate fantastike shtëpie në Airfryer:
- Zgjidhni një variete patatesh të përshtatshme për skuqje, p.sh. patate të freskëta, (pak) miellëse.
- është më mirë të skuqni patate të skuqura në porcione deri në 500 g / 18 oz për një rezultat të njëtrajtshëm. Sasi më të mëdha të patatesh të skuqura priren të jenë më pak krokante sesa pjesët më të vogla.
1 Qërojini patatet dhe pritini në formë për skuqje (10x10 mm / 0,4x0,4 në trashësi).
2 Njomini patatet e prera në një tas me ujë për të paktën 30 minuta.
3 Zbrazeni tasin dhe thajini patatet e prera me një pecetë enësh ose letre.
4 Hidhni një lugë gjelle vaj gatimi në tas, vendosini patatet në tas dhe trazojini derisa patatet të vishen me vaj.
5 Hiqini patatet nga tasi me gishta ose një kapëse kulluese që vaji të mbetet në tas.
Shënim
- Mos e anoni tasin për t'i hedhur të gjitha patatet e prera njëherësh në tigan, që të evitoni derdhjen e vajit të tepërt në tigan.
6 Hidhini patatet e prera në tigan.
7 Skuqini patatet e prera dhe tundini 2-3 herë gjatë gatimit.
Pastrimi
Paralajmërim
- Hiqeni nga priza përpara se ta pastroni
- Lërini tiganin dhe hapësirën e brendshme të pajisjes të ftohet plotësisht përpara se të filloni pastrimin.
- Tigani ka një shtresë që nuk ngjit. Mos përdorni enë kuzhine metalike ose materiale gërryese pastrimi, pasi mund të dëmtoni veshjen jongjitëse.
Pastroni pajisjen pas çdo përdorimi. Hiqni vajin dhe yndyrën nga fundi i tiganit pas çdo përdorimi.
1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të fikur pajisjen, hiqni spinën nga priza dhe lëreni pajisjen të ftohet.
Këshillë
- Hiqeni tiganin që Airfryer të ftohet më shpejt.
2 Hidheni yndyrën ose vajin e përdorur nga fundi i tiganit.
3 Pastrojeni tiganin dhe koshin në enëlarëse. Gjithashtu mund t'i pastroni me ujë të nxehtë, solucion për larjen e enëve dhe një sfungjer jogërryes (shihni "Tabelën e pastrimit").
Këshillë
- Nëse në tigan ose në kosh ka mbetje ushqimi, mund t'i njomni në ujë të nxehtë dhe detergjent enësh për 10-15 minuta. Njomja i liron mbetjet ushqimore dhe lehtëson heqjen e tyre. Sigurohuni që të përdorni një lëng larës që mund të shpërbëjë vajin dhe yndyrën. Nëse ka njolla yndyre në tigan ose në kosh dhe nuk keni pasur mundësi t'i hiqni me ujë të nxehtë dhe detergjent enësh, përdorni sgrasator.
- Nëse është nevoja, mbetjet ushqimore të ngjitura pas rezistencës mund të hiqen me një furçë me fije të vuta deri mesatare. Mos përdorni furçë me tel apo me fije të forta, pasi mund të dëmtoni rezistencën.
4 Fshijeni pjesën e jashtme të pajisjes me një leckë të njomë.
Shënim
- Sigurohuni që paneli i kontrollit të jetë i thatë pas pastrimit duke përdorur një leckë për të fshirë çfarëdo lagështie.
5 Pastroni elementin ngrohës me një furçë pastrimi për të hequr çdo mbetje ushqimore.
6 Pastroni pjesën e brendshme të pajisjes me ujë të nxehtë dhe një sfungjer jo gërryes.
7 Pastrojeni dritaren e pajisjes me një leckë të njomë.
![]() | |||
![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
Vendruajtja
1 Hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet.
2 Sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i ruani.
Shënim
- Kur e transportoni fritezën, mbajeni horizontalisht dhe mbështetenitiganin në pjesën e përparme për të parandaluar animin pa dashje dhe dëmtimin e mundshëm të pjesëve.
- Sigurohuni gjithnjë që pjesët e heqshme të fritezës të fiksohen përpara se ta transportoni dhe/ose magazinoni.
Zgjidhja e problemeve
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk e zgjidhni problemin duke përdorur informacionin e mëposhtëm, vizitoni www.philips.com/support për listën e pyetjeve më të shpeshta ose kontaktoni me Qendrën e Shërbimit të Klientit për shtetin tuaj.
Problemi Shkaku i
mundshëm
| Pjesa e jashtme e pajisjes nxhet gjatë përdorimit. | Nxehtësia brenda rrezaton në muret e jashtme. | Kjo është normale. Të gjitha dorezat dhe pullat që duhet të prekni gjatë përdorimit qëndrojnë mjaftueshëm të ftohta për t'i prekur. |
| Tigani dhe brendësia e pajisjes mund të nxhen gjithnjë kur pajisja ndizet për t'u siguruar që ushqimi të gatuhet siç duhet. Këto pjesë janë gjithmonë shumë të nxehta për t'u prekur. | ||
Nëse e lini pajisjen të ndezur për një kohë më të gjatë, disa zona nxhen shumë për t'u prekur. Këto zona janë shënuar në pajisje me ikonën e mëposhtme: ![]() | ||
| Për sa kohë që jeni të vetëdijshëm për zonat e nxehta dhe shmangni prekjen e tyre, pajisja është plotësisht e sigurt për t'u përdorur. | ||
| Patatet e skuqura të shtëpisë nuk dalin ashtu siç i prisja. | Nuk keni përdorur llojin e duhur të patateve. | Për rezultate optimale, përdorni patate të freskëta miellëse. Nëse ju duhet t'i ruani patatet për më vonë, mos i mbani në ambient të ftohtë, si p.sh. frigoriferi. Zgjidhni patate paketimi i të cilave pohon se janë të përshtatshme për skuqje. |
| Sasia e përbërësve në tigan është shumë e madhe. | Ndiqni udhëzimet në këtë manual përdorimi për të përgatitur patate të skuqura shtëpie. | |
| Përbërës të llojeve të caktuara mund të jetë nevoja të tunden deri në gjysmën e kohës së gatimit. | Ndiqni udhëzimet në këtë manual përdorimi për të përgatitur patate të skuqura shtëpie. |
Zgjidhja
Problemi Shkaku i Zgjidhja mundshëm
| Airfryer nuk ndizet. Pajisja nuk është në prizë. | Kontrolloni nëse spina është futur sïç duhet në prizën e murit. | |
| Disa pajisje janë të lidhura në një prizë. | Airfryer ka fuqi të lartë. Provoni një prizë tjetër dhe kontrolloni siguresat. | |
| Dalloj disa zona të rrjepura brenda Airfryer sime. | Disa njolla të vogla mund të shfaqen brenda tiganit të Airfryer për shkak të prekjes ose gërvishtjes së rastësishme të veshjes (p.sh. gjatë pastrimit me mjete të forta pastrimi dhe/ose gjatë futjes së koshit). | Mund ta parandaloni dëmtimin duke e ulur me kujdes koshin në tigan. Nëse e futni koshin me kënd, ana e tij mund të përpiqet kundër mureve të tiganit duke shkaktuar ciflosjen e veshjes. Nëse ndodh diçka e tillë, vini re se kjo nuk është e rrezikshme pasi të gjitha materialet e përdorura janë të sigurta për përdorim ushqimor. |
| Del tym i bardhë nga pajisja. | Po gatuani përbërës të yndyrshëm. | Derdheni me kujdes tepricën e vajit ose të yndyrës nga tigani dhe vazhdoni me gatimin. |
| Tigani përmban ende mbetje të yndyrshme nga përdorimi i mëparshëm. | Tymi i bardhë shkaktohet nga mbetjet e yndyrshme që ngrohin tiganin. Pastrojeni gjithnjë me kujdes tiganin dhe koshin pas çdo përdorimi. | |
| Buka ose kuvertura nuk ngjitet mirë me ushqimin. | Thërrime të vogla buke mund të shkaktojnë tym të bardhë. Shtypeni mirë mbulimin me bukë ose kuverturën me ushqimin për t'u siguruar që të ngjisin. | |
| Marinadat, lëngjet e ndryshme ose të mishit spërkaten në yndyrën e përdorur. | Takojeni ushqimin derisa të thahet përpara se ta vendosni në tigan. | |
| Ekrani i fritezës tregon "E1". | Friteza mund të ruhet në një vend ku bën shumë ftohtë. | Nëse e keni mbajtur pajisjen diku me temperaturë të ulët ambienti, lëreni të vijë në temperaturën e ambientit të ri për të paktën 15 minuta përpara se ta fusni në prizë. Nëse problemi vazhdon, telefononi linjën e shërbimit të Philips ose qendrën e shërbimit të klientit për shtetin ku ndodheni. |
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
| Ekrani i fritezës tregon "E9". | Pajisja është futur në prizë në ndonjë kasetë elektrike me defekt apo në kushte të paqëndrueshme të rrjetit. | Hiqeni pajisjen nga priza dhe futeni në prizën e murit. Nëse problemi vazhdon, telefononi linjën e shërbimit të Philips ose qendrën e shërbimit të klientit për shtetin ku ndodheni. |
| Ekrani i fritezës tregon "E12". | Pajisja shfaq një gabim. | Hiqeni dhe rifuteni në prizë pajisjen. Nëse problemi vazhdon, telefononi linjën e shërbimit të Philips ose qendrën e shërbimit të klientit për shtetin ku ndodheni. |
Kazalo
Pomembno 424
Recikliranje 426
Jamstvo in podpora 426
Uvod 427
Splošni opis 427
Pred prvo uporabo 429
Patate të holla të ngrira
Patate të skuqura
Kofshë pule
Thela mishi
Fruta të dehidratu-ara
Vegan
Vezë me bukë të thekur
Kekë të vegjël
Patate të holla të ngrira
Patate të skuqura
Kofshë pule
Thela mishi
Fruta të dehidratu-ara










