HISENSE H20MOMSS4H - Furrë

H20MOMSS4H - Furrë HISENSE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas H20MOMSS4H HISENSE në format PDF.

📄 280 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice HISENSE H20MOMSS4H - page 266
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth H20MOMSS4H HISENSE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj H20MOMSS4H - HISENSE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. H20MOMSS4H e markës HISENSE.

MANUAL I PËRDORUESIT H20MOMSS4H HISENSE

Udhëzime për përdorim / Furra mikrovalore

SQ 266

ESTIMADO CLIENTE

Ne ju falënderojmë sinqerisht për blerjen tuaj. Besojmë se së shpejti do të bindeni plotësisht se mund të mbështeteni vërtet në produktet tona. Për ta bërë më të lehtë përdorimin e pajisjes, ne kemi bashkëlidhur këtë manual udhëzues gjithëpërfshirës.

Udhëzimet duhet t'ju ndihmojnë të njiheni me pajisjen tuaj të re. Ju lutemi, lexojini ato me kujdes përpara se ta përdorni pajisjen për herë të parë.

Në çdo rast, ju lutemi sigurohuni që pajisja ju është dhënë e padëmtuar. Në qoftë se identifikoni ndonjë dëmtim gjatë transportit, kontaktoni përfaqësuesin tuaj të shitjeve ose magazinën rajonale nga ku është marrë produkti. Numrin e telefonit do ta gjeni në faturën e marrjes ose në raportin e dorëzimit.

Ne ju urojmë shumë kënaqësi me pajisjen tuaj të re elektroshtëpiake.

HISENSE H20MOMSS4H - ESTIMADO CLIENTE - 1

Pajisja është e destinuar për përdorim shtëpiak, për ngrohjen e ushqimeve dhe pijeve duke përdorur energji elektromagnetike; vetëm për përdorim në ambiente të brendshme.

UDHËZIME PËR PËRDORIM

Këto udhëzime janë të destinuara për përdoruesin. Ato përshkruajnë furrën dhe mënyrën e përdorimit të saj. Gjithashtu, ato zbatohen për lloje të ndryshme pajisjesh, prandaj mund të gjeni disa përshkrime për funksione të cilat mund të mos vlejnë për pajisjen tuaj.

Ne rezervojmë të drejtën për çdo ndryshim dhe gabim në udhëzimet për përdorim.

HISENSE H20MOMSS4H - ESTIMADO CLIENTE - 2

Asnjëherë mos i prekni sipërfaqet e pajisjeve të ngrohjes ose gatimit. Ato nxehen gjatë funksionimit. Mbajini fëmijët në një distancë të sigurt. Ka rrezik djegieje!

HISENSE H20MOMSS4H - ESTIMADO CLIENTE - 3

Energji mikrovalësh dhe tension i lartë! Mos e hiqni kapakun.

PARALAJMËRIM! Pajisja dhe pjesët e saj të aksesueshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet pasur kujdes për të shmangur prekjen e elementeve të nxehjes. Fëmijët nën 8 vjeç duhet të mbahen larg, përveç rasteve kur mbikëqyren vazhdimisht. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që ata të mos luajnë me pajisjen.

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart, si dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore apo mungesë përvoje dhe njohurish, nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhen nga fëmijët, përveç nëse janë më të mëhenj se 8 vjeç dhe të mbikëqyrur.

Pajisjen dhe kabllin e saj, mbajeni larg fëmijëve më të vegjël se 8 vjeç.

- PARALAJMËRIM: Kur pajisja përdoret në modalitetin e kombinuar, për shkak të temperaturave të krijuara, fëmijët duhet ta përdorin furrën vetëm nën mbikëqyrjen e të rriturve (vetëm për modelin me funksionin e pjekjes në zgarë).

- PARALAJMËRIM: Nëse dëmtohet dera ose guarnicionet e saj, furra nuk duhet të përdoret derisa të riparohet nga një person kompetent;

- PARALAJMËRIM: Përveç një personi kompetent, për cilindo tjetër është e rrezikshme të kryejë çfarëdo lloj operacioni shërbimi apo riparimi, i cili përfshin heqjen e kapakut mbrojtës ndaj ekspozimit të energjisë së mikrovalëve;

- PARALAJMËRIM: Lëngjet dhe ushqimet e tjera nuk duhet të ngrohen në enë të mbyllura hermetikisht, pasi mund të shpërthejnë.

- Fëmijët duhet të mbikëqyren, për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.

- Mos i hiqni këmbët e furrës; mos i bllokoni grilat e ajrimit të furrës.

- Përdorni vetëm enë të cilat janë të përshtatshme për t'u përdorur në furrat me mikrovalë.

- Kur të ngrohni ushqimin në enë plastike ose letre, furrën mbajeni në vëzhgim për shkak të mundësisë së ndezjes;

- Në qoftë se shikoni tym, fikeni pajisjen ose hiqeni nga priza dhe mbajeni derën të mbyllur me qëllim që të fiken të gjitha flakët;

- Ngrohja e pijeve me mikrovalë mund të rezultojë në shpërthim nga vlimi me vonesë. Prandaj, duhet pasur kujdes gjatë trajtimit të konteinerit;

- Përmbajtja e shisheve ushqyese dhe kavanozëve me ushqim për fëmijë duhet të trazohet ose të tundet dhe para konsumimit të kontrollohet temperatura për të shmangur djegien;

  • Vezët me lëvozhgë dhe vezët e ziera të paprera nuk duhet të ngrohen në furrat me mikrovalë pasi mund të shpërthejnë, edhe pasi të ketë përfunduar ngrohja me mikrovalë;
  • Kur pastroni sipërfaqet e derës, guarnicionin e derës ose pjesën e brendshme të furrës, përdorni vetëm sapun të butë jo gërryes ose detergjentë të aplikuar me një sfungjer ose leckë të butë.
  • Furra duhet të pastrohet rregullisht dhe të hiqen të gjitha mbetjet ushqimore;
  • Mosmbajtja e furrës në gjendje të pastër mund të çojë në dëmtim të sipërfaqes, gjë që mund të ndikojë negativisht në jetëgjatësinë e pajisjes dhe mund të rezultojë në një situatë të rrezikshme;
  • Në qoftë se kablli elektrik është i dëmtuar, për të shmangur rrezikun ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose persona të kualifikuar në mënyrë të ngjashme.
  • Mos e lini kabllin që të varet mbi cepat e banakut ose tavolinës së punës.
  • Për të shmangur ndonjë situatë të rrezikshme, mos e lidhni asnjëherë këtë pajisje me një ndërprerës me kohëmatës të jashtëm apo me një sistem telekomandimi.
  • Mos e ndërroni asnjëherë llampën brenda furrës. Ajo duhet të ndërrohet gjithmonë nga shërbimi Hisense.
  • Mos e pastroni pajisjen me pastrues me avull, pastrues me presion të lartë, objekte të mprehta, agjentë pastrimi gërryes, sfungjerë gërryes dhe heqës njollash.

UDHËZIME SIGURIE PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM

Më poshtë janë renditur, si me të gjitha pajisjet, disa rregulla dhe masa mbrojtëse që duhen ndjekur për të garantuar performancë të lartë nga kjo furrë:

  1. Kur përdorni furrën, mbajini gjithmonë të vendosura tavën prej qelqi, krahët me rrotëza, pjesën bashkuese dhe udhëzuesin e rrotëzave.
  2. Mos e përdorni furrën për asnjë qëllim tjetër përveç përgatitjes së ushqimit, si p.sh. për tharjen e rrobave, letrave ose ndonjë send tjetër joushqimor apo për sterilizim.
  3. Mos e përdorni furrën kur është bosh. Kjo mund të dëmtojë furrën.
  4. Furrën mos e përdorni për të mbajtur asnjë lloj gjëje, si p.sh. letra, libra gatimi etj.
  5. Mos gatuani asnjë ushqim të mbështjellë me membranë, si p.sh. të verdhat e vezëve, patatet, mëlçinë e pulës etj., pa e shpuar më parë membranën me pirun në disa vende.
  6. Mos fusni asnjë objekt në vrimat e jashtme të karkasës.
  7. Asnjëherë mos hiqni pjesë nga furra, si p.sh. këmbët, pjesën bashkuese, vidhat, etj
  8. Mos e gatuani ushqimin direkt në tabakanë prej qelqi. Përpara se ta fusni në furrë, ushqimin vendoseni në enën e duhur të gatimit.

E RËNDËSISHME - NË FURRËN TUAJ ME MIKROVALË, MOS PËRDORNI ENË GATIMI

  • Mos përdorni tenxhere metalike ose enë me doreza metalike.
  • Mos përdorni asgjë me veshje metalike.
  • Qeset plastike nuk duhet të kenë lidhëse me tela të veshura me letër.
  • Mos përdorni enë melamine, pasi ato përmbajnë një material i cili absorbon energjinë e mikrovalëve. Kjo mund të shkaktojë plasaritjen ose shkrirjen e enëve dhe ngadalësimin e procesit të gatimit.
  • Mos përdorni enë tavoline Centura. Glazura nuk është e përshtatshme për t'u përdorur në mikrovalë. Tasat e mbyllur dhe me dorezë të Ilojit Corelle nuk duhet të përdoren.
  • Mos gatuani në një enë me grykë të mbyllur, si p.sh. shishe pijesh freskuese apo shishe të mbyllura vaji, pasi enë të tilla mund të shpërthejnë nëse nxehen në furrë me mikrovalë.
  • Mos përdorni termometra të zakonshëm mishi ose ämbëlsirash.
  • Për gatimin në mikrovalë disponohen termometra të posaçëm. Këto mund të përdoren.

  • Enët e mikrovalës duhet të përdoren vetëm në përputhje me udhëzimet e prodhuesit.

  • Mos u përpiqni që të skuqni ushqime në këtë furrë.

  • Ju lutemi të keni parasysh se një furrë me mikrovalë

ngroh vetëm lëngun në një enë dhe jo vetë enën.

Prandaj, megjithëse kapaku i një ene kur hiqet nga furra nuk është i nxehtë në prekje, ju lutemi mbani mend se ushqimi/lëngu brenda, pasi të hiqet kapaku do të lëshojë të njëjtën sasi avulli dhe/ose do të derdhet si në gatimin tradicional.

  1. Gjithmonë provojeni vetë temperaturën e ushqimit të gatuar, veçanërisht nëse jeni duke ngrohur ose duke gatuar ushqim/lëngje për foshnjat. Këshillohet që asnjëherë të mos e konsumoni ushqimin/lëngun direkt nga furra, por lëreni të qëndrojë për disa minuta dhe përziejeni ushqimin/lëngun që të shpërndahet nxehtësia në mënyrë të barabartë.

  2. Ushqimi që përmban një përzierje yndyre dhe uji, p.sh., lëngu i mishit, duhet të qëndrojë për 30–60 sekonda në furrë pasi ajo të jetë fikur. Kjo është për të lënë përzierjen të qetësohet dhe për të mos lejuar krijimin e fluskave kur të vendoset një lugë në ushqim/lëng apo kur të shtohet një kub me lëng mishi.

  3. Kur përgatisni/gatuani ushqim/lëngje, kini parasysh se ka disa ushqime, p.sh., pudingët e Krishtlindjeve, reçeli dhe mishi i grirë, të cilët nxehen shumë shpejt. Kur të ngrohni ose të gatuani ushqime me përmbajtje të lartë yndyre ose sheqeri, mos përdorni enë plastike.

  4. Ena e gatimit mund të nxhet për shkak të nxehtësisë së transferuar nga ushqimi i nxehur. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse mbështjellja plastike ka mbuluar pjesën e sipërme dhe dorezat e enës. Për të mbajtuar enën, mund të nevojiten doreza furre.

  5. Për të ulur rrezikun e zjarrit brenda furrës:

a) Mos e gatuani ushqimin më shumë sec duhet.
Kujdesuni me kujdes në furrën me mikrovalë nëse për të lehtësuar gatimin, brenda furrës janë vendosur letra, plastika ose materiale të tjera të djegshme.
b) Përpara se t'i vendosni qeset në furrë, hiqini lidhëset e telit nga qeset.
c) Në qoftë se ndizen materialet brenda furrës, mbajeni derën e furrës të mbyllur, fikeni furrën nga çelësi në mur ose ndërpriteni energjinë në panelin e siguresave ose të automatit.

PANELI I KONTROLLIT

HISENSE H20MOMSS4H - PANELI I KONTROLLIT - 1

text_image Potato Pasta Pizza Popcorn Vegetable Beverage Meat Reheat Fish Microw. Defrost Timer 1 2 3 4 5 6 7 8 9 STOP 0 START Cancel Clock +30 Sec

EKRANI

Tregon orën, kohën e gatimit dhe cilësimin.

DEFROST (Shkrirja)

Këtë buton përdoreni për të shkrirë ushqimin sipas kohës dhe peshës

MICROW. (Mikrovala)

Këtë buton përdoreni për të zgjedhur nivelin e fuqisë së mikrovalëve.

CLOCK (Ora)

Për të vendosur orën, shtypeni këtë buton për 3 sekonda.

TIMER (Ora)

Këtë buton përdoreni për të vendosur fuksionin e kohëmatjes.

ICONS (Figurat)

Këto butona përdorini për të vendosur orën dhe peshën e ushqimit, si dhe për të zgjedhur programet e menusë automatike.

0 - 9

Këto butona përdorini për të vendosur kohën e gatimit dhe peshën.

STOP/CANCEL (Ndalo/anullo)

3 sekonda për bllokimin e fëmijëve

START/+30 SEC (Fillo/+30 sek)

Këtë buton përdoreni për të nisur gatimin e shpejtë për 30 sekonda, për të rritur kohën e gatimit me 30 sekonda (për çdo shtypje) ose për të konfirmuar cilësimet e gatimit.

HISENSE H20MOMSS4H - DEFROST (Shkrirja) - 1

text_image 1. 2. 3. 4. 5. 6.
  1. Sistemi i bllokimit të sigurisë së derës
  2. Dritarja e furrës
  3. Unaza me rrotëza
  4. Tava prej qelqi
  5. Paneli i kontrollit
  6. Udhëzuesi i valëve (ju lutemi mos e hiqni pllakën prej mike që mbulon udhëzuesin e valëve)

ORA

Furra është e pajisur me një orë dixhitale. Kur furra është në modalitetin e gatishmërisë, ora mund të konfigurohet duke shtypur butonin "Clock" për 3 sekonda.

  1. Shtypini butonat numerikë (0-9) dhe vendosni orën. Për shembull, për të vendosur orën aktuale 12:30, duhet të shtypni "1", "2", "3", "0". Ora e vendosur duhet të jetë ndërmjet 1-24 dhe minutat e vendosura duhet të jenë ndërmjet 0-59.
  2. Për të përfunduar cilësimin e orës, shtypeni butonin "Start". Simboli ":" do të fillojë të pulsojë. Cilësimi i orës ka përfunduar.

SHËNIM:

Ju lutemi sigurohuni që të keni vendosur orën përpara përdorimit.

KOHËMATËSI

Për të vendosur një alarm, përdorni kohëmatësin e numërimit mbrapsht.

  1. Shtypeni butonin "Timer". Ekrani do të tregojë simbolin ":".
  2. Shtypini butonat numerikë (0-9) dhe vendosni orën. Koha më e gjatë që mund të vendosni është 99 minuta e 99 sekonda.
  3. Shtypeni butonin START për të konfirmuar cilësimin.
  4. Pasi të arrihet koha e kaluar, mikrovala do të tingëllojë dhe do të kthehet në gjendjen e saj fillestare.

GATIMI ME MIKROVALË

SHËNIM:

  • Kur kohëmatësi është në funksionim, nuk mund të përdoren funksionet e tjera.
  • Kur mikrovala nuk përdoret, kjo veçori ju lejon të përdorni mikrovalën si kohëmatës.
  • Ju lutemi sigurohuni që të jetë vendosur ora.

Ekzistojnë pesë nivele të fuqisë, 100P, 80P, 50P, 30P dhe 10P. Shtypeni butonin "Mikro" vazhdimisht dhe zgjidhni fuqinë e dëshiruar të mikrovalës. Për të vendosur kohën e gatimit, shtypeni butonin numerik 0\~9. Koha maksimale që mund të vendoset është 99:99. Pasi të keni vendosur kohën e gatimit, shtypeni butonin "START/+30s" për të filluar funksionimin. Do të dëgjohet një tingull zukatës për të njoftuar përfundimin e operacionit.

GATIMI AUTOMATIK

SHËNIM:

Për përgatitjen e ushqimeve të ndryshme është e përshtatshme fuqi e ndryshme.

HIGH (e lartë)fuqia dalëse 100%për gatim të shpejtë dhe të plotë
M.High (mesatarisht e lartë)fuqia dalëse 80%për gatim mesatarisht të shpejtë
Med (e mesme)fuqia dalëse 50%për gatimin e ushqimit në avull
M.Loë (mesatarisht e ulët)fuqia dalëse 30%për shkrirjen e ushqimit
LOË (e ulët)fuqia dalëse 10%për mbajtjen ngrohtë

Për ushqimin në menynë automatike, duhet të vendoset vetëm lloji i ushqimit dhe pesha/sasia. Furra do t'ju ndihmojë për të vendosur fuqinë dhe kohën.

Për shembull: Nëse dëshironi të gatuani 2 copa patate, ju lutemi ndiqni hapat e mëposhtëm:

  1. Shtypeni butonin "Potato" disa herë për të zgjedhur opsonin e peshës së ushqimit tuaj. Për më shumë informacion, ju lutemi referojuni tabelës të menusë së gatimit automatik.
  2. Shtypeni butonin START për të konfirmuar dhe për të filluar gatimin.
MenujaEkraniPeshaKoha
Kokoshka100100 g2'50"
Patate250250 g7'30"
500500 g11'00"
750750 g15'00"
Pica200200 g3'00"
400400 g5'00"
Perime (tëngrira)200200 g6'00"
400400 g9'00"
600600 g14'00"
Pije1250 ml1'30"
2500 ml2'10"
3750 ml3'40"
Mish200 200 g8'30"
400400 g10'30"
600600 g 12'30"
Ringrohje200200 g2'40"
400400 g4'20"
600600 g6'00"
800800 g8'00"
10001000 g9'00"
Peshk200200 g7'30"
400400 g9'30"
600600 g11'30"

SHËNIM:

  • Për disa ushqime, mund t'ju duhet t'i ktheni gjatë gatimit për t'u siguruar që të jenë gatuar plotësisht dhe të skuqen në mënyrë të njëtrajtshme.
  • Dendësia dhe trashësia e ushqimit mund të ndikojnë në kohën e gatimit të tij.
  • Të gjitha kohët e gatimit janë vetëm udhëzuese me përafërsi; përshtatuni me shijet dhe recetat e preferuara.
  • Në mikrovalë përdorni vetëm enë të përshtatshme për mikrovalën dhe fletë plastike. Përpara gatimit, shpojeni fletën plastike me një pirun.

PESHA E SHKRIRJES dEF1

Furra mundëson shkrirjen e mishit, shpendëve dhe ushqimeve të detit. Koha e shkrirjes dhe fuqia e funksionimit do të rregullohen automatikisht, sipas peshës së paracaktuar. Pesha e ushqimit që do të shkrihet mund të jetë midis 100 g dhe 1500 g.

  1. Shtypeni butonin "Weight Defrost" (pesha e shkrirjes) dhe në ekran do të shfaqet simboli "0".
  2. Për të vendosur peshën e ushqimit, shtypini butonat numerikë (0-9). Për shembull, vendoseni peshën 600 g duke shtypur butonat "6", "0", "0".
  3. Për të konfirmuar dhe filluar gatimin, shtypeni butonin "START".

SHËNIM:

Gjatë shkrirjes, furra do të bëjë automatikisht dy herë bip në gjysëm të procesit. Kjo ndodh për t'ju kujtuar të ktheni ushqimin. Pasi të ktheni ushqimin, mbylleni derën e furrës dhe shtypeni butonin "START".

Artikujt e mëdhenj mund të jenë të ngrirë në brendësi.

Rrjedhimisht, për të siguruar shkrirje të njëtrajtshme, gjatë shkrirjes kthejini ato herë pas here dhe ndajini në copa më të vogla.

Gjatë shkrirjes, kullojini lëngjet, pasi lëngjet që rrjedhin nga ushqimi mund të nxehen dhe të gatuajnë ushqimin.

KOHA E SHKRIRJES dEF2

Gjithashtu, furra mundëson shkrirjen e shpejtë.

  1. Shtypeni butonin "Time Defrost" dhe në ekran do të shfaqet simboli ":".
  2. Për të vendosur kohën e shkrirjes, shtypini butonat numerikë (0-9). Për shembull, vendoseni kohën e shkrirjes 5 minuta e 30 sekonda, duke shtypur butonat "5", "3", "0".
  3. Për të konfirmuar dhe filluar gatimin, shtypeni butonin "START".

SHËNIM:

Artikujt e mëdhenj mund të jenë të ngrirë në brendësi. Për të siguruar shkrirje të njëtrajtshme, kthejini ato herë pas here dhe gjatë shkrirjes, copëtojini në copa më të vogla Gjatë shkrirjes, kullojini lëngjet, pasi lëngjet që rrjedhin nga ushqimi mund të nxehen dhe të gatuajnë ushqimin.

FILLIMI I SHPEJTË

Këshilla për përdorimin e furrës

Këtë funksion përdoreni për të ngrohur ose për të gatuar shpejt ushqimin tuaj (fuqia e mikrovalës 100%). Në modalitetin e gatishmërisë, shtypeni butonin "START" dhe furra do të funksionojë për 30 sekonda. Me çdo shtypje të mëpasme të butonit "START", koha e funksionimit do të zgjatet me 30 sekonda.

SHËNIM:

Shtypja përsëri e butonit "START", do të zgjatë kohën e gatimit me 30 sekonda në të gjitha programet, me përjashtim të modalitetit automatik, gatimit me shumë hapa dhe modalitetit të shkrirjes automatike.

BLLOKIMI PËR FËMIJËT

Këtë veçori përdoreni për të bllokuar panelin e kontrollit kur jeni duke pastruar ose në mënyrë që fëmijët të mos mund ta përdorin furrën pa mbikëqyrje. Në këtë modalitet, të gjithë butonat janë të paefektshëm.

1) Vendosja e bllokimit: Mbajeni butonin "STOP" rreth 3 sekonda.
2) Anulimi i blokimit: Mbajeni butonin "STOP" rreth 3 sekonda.

  1. Përpara se ta pastroni, fikeni furrën dhe hiqeni spinën nga priza në mur.
  2. Pjesën e brendshme të furrës mbajeni të pastër. Kur spërkatjet e ushqimit ose lëngjet e derdhura ngjiten në muret e furrës, fshijini me një leckë të lagur. Nuk rekomandohet përdorimi i detergjentëve të ashpër ose gërryes.
  3. Si përfaqja e jashtme e furrës duhet të pastrohet me një leckë të lagur. Për të parandaluar dëmtimin e pjesëve funksionale brenda furrës, nuk duhet të lejohet depërtimi i ujit në vrimat e ventilimit.
  4. Mo s lejoni që të laget Paneli i Kontrollit. Pastrojeni me një leckë të butë të lagur. Mos përdorni detergjentë, gërryes ose pastrues me spërkatje në Panelin e Kontrollit.
  5. Në rast se brenda ose rreth pjesës së jashtme të derës së furrës grumbullohet avull, fshijeni me një leckë të butë. Kjo mund të ndodhë kur furra me mikrovalë përdoret në kushte lagështie të lartë dhe në asnjë mënyrë nuk tregon keqfunksionim të njësisë.
  6. Herë pas here është e nevojshme të hiqni tavën prej qelqi për ta pastruar. Tavën lajeni në ujë të ngrohtë me shkumë ose në një lavastovilje.
  7. Un aza me rrotëza dhe pjesa e brendshme e furrës duhet të pastrohen rregullisht për të shmangur zhurmën e tepërt. Thjesht fshijeni sipërfaqen e poshtme të furrës me një detergjent të butë, ujë ose pastrues dritaresh dhe thajeni. Unaza me rrotëza mund të lahet në ujë me pak shkumë sapuni ose në lavastovilje. Avujt e gatimit mblidhen gjatë përdorimit të përsëritur, por në asnjë mënyrë nuk ndikojnë në sipërfaqen e poshtme ose në rrotëzat e unazës me rrotëza. Kur ta hiqni për ta pastruar unazën me rrotëza nga dyshemeja e brendshme, sigurohuni që ta rivendosni në pozicionin e duhur.
  8. Hiqini aromat nga furra juaj duke përzier një filxhan ujë me lëngun dhe lëkurën e një limoni në një tas të thellë që mund të përdoret në mikrovalë. Vendoseni në mikrovalë për 5 minuta, fshijeni dhe thajeni plotësisht me një leckë të butë.

INSTALIMI I FURRËS ME MIKROVALË

INSTALIMI 1.

Sigurohuni që nga pjesa e brendshme e derës të hiqen të gjitha materialet e paketimit .

  1. Pas heqjes nga paketimi, inspektojeni furrën për ndonjë dëmtim vizual si p.sh.

  2. Dera nuk puthitet

  3. Dera është e dëmtuar
  4. Në dritaren e derës dhe në ekran ka gërvishtje ose vrima
  5. Gërvishtje në pjesën e brendshme
    Në qoftë se duket ndonjë nga sa më sipër, MOS E përdorni furrën.

  6. Kjo furrë me mikrovalë peshon 10 kg dhe duhet të vendoset në një sipërfaqe horizontale mjaft të fortë për të mbajtur këtë peshë.

  7. Furra duhet të vendoset larg temperaturave të larta dhe avujve.
  8. MOS vendosni asgjë sipër furrës.
  9. Për të siguruar ajrosjen e duhur, mbajeni furrën të paktën 20 cm larg nga dy faqet anësore dhe 30 cm larg nga faqja e sipërme.
  10. MOS e hiqni aksin e lëvizjes së pjatës rrotulluese .
  11. Si me çdo pajisje tjetër, është e nevojshme që kur përdoret nga fëmijët të mbikëqyret nga afër. Sigurohuni që priza elektrike të jetë lehtësisht e aksesueshme në mënyrë që spina të hiqet shpejt në rast urgjence. Përndryshe, duhet të jetë e mundur shkëputja e pajisjes duke përdorur një ndërprerës nga qarku. Në këtë rast, duhet të respektohen dispozitat ekzistuese të standardeve për sigurinë elektrike. Produkti duhet të lidhet siç duhet me një prizë të tokëzuar me rrymë elektrike njëfazore (230 V/50 Hz). PARALAJMËRIM! KJO PAJISJE DUHET TË TOKËZOHET!
  12. Kjo furrë kërkon një fuqi prej 1,1 kVA në hyrje. Gjatë instalimit të furrës sugjerohet konsultimi me një inxhinier shërbimi.

KUJDES: Kjo furrë është e mbrojtur nga brenda me një siguresë 250V, 8Amp.

SPECIFIKIMET

HISENSE H20MOMSS4H - INSTALIMI 1. - 1

Konsumi i energjisë .... 230-240 V \~50 Hz, 1100 W

Fuqia në dalje....700 W

Frekuenca e funksionimit.... 2450 MHz

Përmasat e jashtme....455 x 261 x 326 mm

Kapaciteti i furrës.... 20 litra

Pesha pa ambalazh......Afërsisht 10 kg

Niveli i zhurmës .... Lc < 58 dB (A)

Kjo pajisje është e etiketuar sipas direktivës evropiane 2012/19/EU për Mbetjet e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike (WEEE).

Ky udhëzues është kuadri për kthimin dhe riciklimin e Mbetjeve të Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike, i vlefshëm në të gjithë Evropën.

PËRMASAT E MONTIMIT

HISENSE H20MOMSS4H - INSTALIMI 1. - 2

text_image 0 cm 30 cm 20 cm 20 cm min 85 cm 20 cm

INTERFERENCA ME RADION

Furra me mikrovalë mund të shkaktojë interferencë me radion, televizorin ose me pajisje të ngjashme. Kur ndodh interferenca, ajo mund të eliminohet ose të zvogëlohet me procedurat e mëposhtme

a) Pastrojeni sipërfaqen e derës dhe guarnicionit të furrës.
b) Radion, televizorin etj., vendosini sa më larg që të jetë e mundur nga furra juaj me mikrovalë.
c) Për të marrë një sinjal të fortë për radion, televizorin, etj., përdorni një antenë të instaluar siç duhet.

NE REZERVOJMË TË DREJTËN PËR TË BËRË ÇDO NDRYSHIM QË NUK NDIKON NË MËNYRËN E FUNKSIONIMIT TË PAJISJES.

PËRPARA SE TË THËRISNI PËR SHËRBIM

  1. Në rast se furra nuk funksionon fare, nuk shfaqet informacion në ekran ose ekrani fiket:

a) Kontrolloni që furra të jetë lidhur mirë me prizën. Nëse jo, hiqeni spinën nga priza, prisni 10 sekonda dhe futeni përsëri siç duhet.
b) Kontrolloni ambientet për ndonjë siguresë qarku të djegur apo një automat kryesor të rënë. Nëse duket se funksionojnë siç duhet, provojeni prizën me një pajisje tjetër.

  1. Nëse nuk funksionon fuqia e mikrovalëve:

a) Kontrolloni për të verifikuar nëse është vendosur kohëmatësi.
b) Kontrolloni për t'u siguruar që dera është e mbyllur mirë dhe janë aktivizuar mbylljet e sigurisë. Në të kundërt, energjia e mikrovalëve nuk do të rrjedhë në furrë.

Nëse asnjë nga sa më sipër nuk e rregullon situatën, atëherë kontaktoni agjentin më të afërt të autorizuar për shërbim.

Pajisja është synuar për përdorim shtëpiak, për ngrohjen e ushqimeve dhe pijeve duke përdorur energji elektromagnetike. Vetëm për përdorim në ambiente të brendshme.

GARANCIA & SHËRBIMI

Në qoftë se keni nevojë për informacion apo nëse keni ndonjë problem, ju lutemi kontaktoni Qendrën Hisense për Kujdesin ndaj Klientit në vendin tuaj (numrin e saj të telefonit mund ta gjeni në fletëpalosjen e garancisë mbarëbotërore). Në qoftë se në vendin tuaj nuk ka qendër për kujdesin ndaj klientit, shkoni te tregtari juaj lokal i Hisense ose kontaktoni departamentin e shërbimit të pajisjeve shtëpiake Hisense.

Vetëm për përdorim personal!

JU URON SHUMË KËNAQËSI GJATË PËRDORIMIT TË PAJISJES TUAJ

Hisense

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : HISENSE

Modeli : H20MOMSS4H

Kategori : Furrë