Tesy ModEco 80 - Kazani

ModEco 80 - Kazani Tesy - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas ModEco 80 Tesy në format PDF.

📄 176 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice Tesy ModEco 80 - page 92

Pyetjet e përdoruesve rreth ModEco 80 Tesy

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kazani në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ModEco 80 - Tesy dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ModEco 80 e markës Tesy.

MANUAL I PËRDORUESIT ModEco 80 Tesy

AL BOJLERIT ELEKTRIK 92-97 Instruksioni për shfrytëzimin

Ekipi i TESY-t Ju përgëzon nga gjithë zemra përfitimin e ri. Shpresojmë se aparati Tuaj i ri do të kontribojë për përmirësimin e komoditetit në shtëpnë tuaj.

Ky përshkrim teknik dhe instuksioni për shfrytëzimin ka për synim t' Ju njoh me artikullin dhe kushtet për montimin e tij të rregullt dhe shfrytëzimin e drejtë. Instruksioni është i destinuar për teknik të licenzuar, të cilat do ta montojnë aparatin, do ta demontojnë dhe riparojnë në rast defekti. Zbatimi i udhëzimeve në këtë instruksion është në interes të blerësit dhe një nga kushtet e garancisë, që është shënuar në librezën e garancisë. Ju lutemi, duhet të keni parasysh se respektimi i instruksioneve në këtë udhëzues është para se të gjithash në interes të blerësit, por ndërkohë është edhe një prej kushteve të garancisë, të përshkuara në kartën e garancisë, qe të mund blerësi ta përdorë shërbimin falas që ofrohet nga garancia. Prodhuesi nuk përgjigjet për dëmtime në aparatin ose dëme të mundshme të shkaktuara si rezultat i eksploatimit dhe/ose montimit, që nuk iu përgjigjen instruksioneve në këtë udhëzues. Bojleri elektrik i përgjigjet të gjitha kërkesave të EN 60335-1, EN 60335-2-21.

I. DESTINIMI

Aparati është i destinuar për të siguruar me ujë të nxehtë objekte banimi, që kanë një rrjet ujësjellës me presion jo më shumë se 6 bar (0,6 MPa). Ai është i destinuar për eksploatim vetëm në ambiente të mbyllura dhe të ngrohta, në të cilat temperatura nuk ulet nën 4°C dhe nuk është i destinuar të punojë në regjim të pandërprerë dhe të vazhdueshëm.

Aparati është i destinuar të punojë në regjione me fortësinë e ujit deri në 10 odH. Nëse montohen në një regjion me ujë më të fortë është i mundshëm grumbullimi i shpejtë i fundërresave gëlqerore, të cilat shkaktojnë zhurmë gjatë ngrohjes ose dëmtim të shpejtë të pjesës elektrike. Për

regjione me ujëra më të forta çdo vit rekomandohet pastrim i aparatit nga shtresat gëlqerore dhe përdorimi i kapacitetit të ngrohësit deri në 2 kW.

II. KARAKTERISTIKA TEKNIKE

  1. Nxënësia nominale V, në litra – shiko tabelën mbi aparatin.
  2. Tension nominal – shiko tabelën mbi aparatin.
  3. Fuqi nominale – shiko tabelën mbi aparatin.
  4. Presion nominal – shiko tabelën mbi aparatin

Tesy ModEco 80 - KARAKTERISTIKA TEKNIKE - 1

Ky nuk është presioni nga rrjeti i ujësjellësit. Kjo është e shpallura për aparatin dhe lidhet me kërkesat e rdëve të parrezikshmërisë.

  1. Lloji i bojlerit -ujënxehës akumulues i mbyllur me termoizolim.
  2. Veshje nga brenda – për modelet: GC- qelq-geramikë

Për modelet pa shkëmbyes termik (serpentinë)

  1. Konsumi ditor i elektroenergjisë – shiko Shtojcën I
  2. Profili i shpallur i ngarkesës – shiko Shtojcën I
  3. Sasia e ujit të përzier tek 40°C V40 në litra – shiko Shtojcën I
  4. Temperatura maksimale e termostatit – shiko Shtojcën I
  5. Akordimet e temperaturës të vendosur fabrikisht – shiko Shtojcën I
  6. Efektiviteti energjetik gjatë ngrohjes së ujit – shiko Shtojcën I

Për modele me shkëmbyes (serpertinë)

  1. Volumi i akumulimit termik në litra – shiko Shtojcën II
  2. Humbje termike gjatë ngarkimit zero – shiko Shtojcën II

III. RREGULLA TË RËNDËSISHME

  • Bojleri duhet të montohet vetëm në ambiente me siguri normale kundër zjarrit.
  • Mos e lëshoni bojlerin para se të jeni të bindur se është i mbushur me ujë.

VINI RE! Montimi i gabuar dhe lidhja e pa drejtë të aparatit do ta bëjë i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e konsumatorëve që mund të shkaktojë pasoja të rënda dhe të qëndrueshme për ata, duke përfshirë por jo vetëm dëmtime fizike dhe/ose vdekje. Kjo mund të çojë në dëmtime të pronësisë së tyre /prishjen dhe / ose shkatrimin e tyre/, sikurese të asaj të palëve të tretë të shkaktuara, duke përfshir jo vetëm nga përmbytje, plasje dhe zjarri.

Montimi, lidhja ndaj rrjetit të ujësjellësit dhe elektrik dhe vënia në shfrytëzim duhet të kryhet vetëm nga një teknik i kualifikuar elektricist dhe teknikë për riparimin dhe montimin e aparatit që kanë fituar licencën përkatëse e tyre në territorin e shtetit në të cilin kryhen montimet dhe vënia në shfrytëzim të aparatit dhe në përputhje me rregulloret për përdorimin.

  • Në lidhjen e bojlerit me rrjetin elektrik duhet të kujdeseni për ludhja e rregullt e përçuesit mbrojtës (tek modelet pa kablo dhe spinë).
  • Në rast se ka mundësi që temperatura në aneks të bijë nën 0°C, bojleri

duhet të zbrazet (respektoni procedurën e përshkruar në p. V, nënpikë 2 "Lidhja e bojlerit me rrjetin ujësjellës").

AL

  • Gjatë eksploatimit – (regjim i ngrohjes së ujit) – është normalisht të pikojë ujë nga vrima e kullimit e valvulës sigurie. Ajo duhet të mbetet e hapur ndaj atmosferës. Duhet të ndërmerren të gjitha masat për heqjen dhe grumbullimin e sasive të derdhura për shmangen e demave dhe nuk duhet të shkelin kërkesat e përshkruara në pikën e dytë të paragrafit të pestë. Valvula dhe elementet e lidhura me të duhet të jenë të mbrojtura nga grirja.
  • Gjatë kohës së ngrohjes së aparatit mund të ketë zhurmë (nga uji i zier). Kjo është normale dhe nuk indikon dëmtime. Zhurma përforcohet me kalimin e kohës për shkak të gëlqerorit të grumbulluar. Që të hiqet zhurma aparati duhet të pastrohet. Ky shërbim ofrohet nga garancia.
  • Për punë të sigurt e bojlerit, valvolëkthimi – sigururuese duhet të pastrohet rregullisht dhe të kontrollohet a funkcionon normalisht / pa blokim/, në rajonet me ujë gëlqereje të pastrohet nga gëlqeren e grombulluar. Ky shërbim nuk është objekt i garancisë.

Ndalohet çdo ndryshim dhe rikostruksioni i konstrukcionit dhe skemën elektrike të bijlerit. Në rast konstatim të ndryshimeve të tilla garancia e aparatit

skadohet. Ndryshime dhe rikostrukcione quhet çdo heqje e elementeve të përdorura nga prodhuesi, montimin e komponentëve shtesë te bojleri, ndrimin e elementëve me analogë që nuk janë miratuar nga prodhuesit.

- Ky instruksion është edhe për bojlerët me shkëmbyes nxehtësie.

- Nëse kabloja ushquese (për modelet që e kanë) është e prishur ajo duhet të ndrohet nga përfaqesues i repartit ose nga person me një kualifikim të këtillë, për të shmangur çdo risk.

- Kjo pajisje u destinua për përdorim nga fëmijë në moshën 8 vjeçe ose mbi moshën 8 vjeçe, nga njerëz me aftësi të kufizuara fizike, emocionale dhe mendore, ose nga njerëzit të cilët nuk kanë përvojë ose njohuri, nëse janë nën mbikëqyrje ose të instruktuar në përputhje me përdorimin e parrezikshëm të pajisjes dhe nëse i kuptojnë rreziqet të cilat mund të shkaktohen.

  • Fëmijët të mos luajnë me pajisjen.
  • Pastrimi dhe mirëmbajtja e pajisjes të mos bëhet nga fëmijë pa mbikëqyrje

AL

IV. PËRSHKRIM DHE MËNYRA E VEPRMIT

Aparati përbëhet nga korpus, flanxhë në pjesën e poshtme /tek bojlerët për montim vertikal, /ose anës/ tek bojlerët me montim horizontal/, panel mbrojtës plastik dhe valvolëkthimi - siguruese.

  1. Korpusi përbëhet nga pezervuar çeliku (ujëmbajtësi) dhe veshje (pështellja e jashtme) me termoizolimi midis tyre nga penopoliureten me dendësi të lartë, i pastër nga ana ekologjike, dhe dy tubacione me fileto G ½" për furnizim me ujë të ftohtë (me unazë bojë blu) dhe për shkarkimin e ujit të ngrohtë (me unazë të kuqe).

Në rezervuarin e brendshëm, në varësi të modelit, mund të jenë dy Iloje:

  • Nga çelik i zezë, i mbrojtur nga korozioni nga një shtresë speciale qelq – keramike ose emal
  • Nga çelik inoksid

Bojlerët vertikal mund të jenë me një shkëmbyes i nxehtësisë (serpentina). Hyrja dhe dalja të serpentinës ndodhen anës dhe janë tubacione me fileto G 3/4".

  1. Mbi flanxhon është montuar ngrohësi elektrik. Tek bojlerët me veshje qelq -keramik është montuar dhe një protektor magneziumi.

Ngrohësi elektrik shërben për ngrohjen e ujit në rezervuari dhe komandohet nga termostati, që rregullon në mënyrë automatike një temperaturë e caktuar të ujit. Aparati disponon dhe me një vegël e montuar për mbrojtjen nga mbinxehja (termostakues), që stakon nxehësi nga rrjeti elektrik në rast se temperatura arrijë nivele shumë të larta.

  1. Valvolëkthimi - siguruese parandalon zbrazja e plotë të aparatit në rastet kur ndërpritet furnizimi me ujë të ftohtë nga rrjeti ujësjellës. Ai mbron aparatin nga rritja e presionit në ujëmbajtësit deri përmasa më të mëdha nga e lejuarën gjatë regjimit të ngrohjes (gjatë rritja e temperaturës uji bumehet dhe presjoni rritet), nëpërmjet rrjedhja e tepricës së ujt nga vrima e drenazhimit.

Tesy ModEco 80 - PËRSHKRIM DHE MËNYRA E VEPRMIT - 1

Valvolakthimi - siguruese nuk mund të mbrojë aparati nga presioni më i lartë i ujit në ujësjellësin, nga ky që andohet për aparatin.

VINI RE! Montimi i gabuar dhe lidhja e pa drejtë të aparatit do ta bëjë i rrezikshëm për shëndetin dhe konsumatorëve që mund të shkaktojë pasoja të dhe të qëndrueshme për ata, duke përfshirë por jo dëmtime fizike dhe/ose vdekje. Kjo mund të çojë në ne të pronësisë së tyre /prishjen dhe / ose shkatrimin. sikurese të asaj të palëve të tretë të shkaktuara, ùrfshir jo vetëm nga përmbytje, plasje dhe zjarri.

Montimi, lidhja ndaj rrjetit të ujësjellësit dhe elektrik dhe vënia në shfrytëzim duhet të kryhet vetëm nga një teknik i kualifikuar elektricist dhe teknikë për riparimin dhe montimin e aparatit që kanë fituar licencën përkatëse e tyre në territorin e shtetit në të cilin kryhen montimet dhe vënia në shfrytëzim të aparatit dhe në përputhje me rregulloret për përdorimin.

1. Montimi

Rekomandohet montimi i aparatit të jetë maksimalisht afër vendeve të përdorimit të ujit të ngrohtë, për të zvogluar humbjet e nxehtësisë në tubacioni. Në rast montimi në banjon, ai duhet të montohet në një vend të tillë që të mos laget nga uji i dushit ose prej dushit të lëvizshëm. Aparati montohet duke e varur në mur nëpërmjet pllakëzën mbajtëse e montuar mbi korpusin e tij (në rast se nuk janë mbërthyer tek ai, duhet të montohen nëpërmjet bulonat që e shoqërojnë). Varimi bëhet me dy kanxha (min. ∅ 10 mm) të mbërthyera shumë mirë tek muri (nuk përfshihenë në kompleksin e varimit). Konstrukcioni i pllakëzës mbajtëse, tek bojlerët me montim vertikal, është universale dhe lejon distanca midis kanxhave të jetë nga 220 deri 310 mm – fig. 1a. Tek bojlerët me montim hoorizontal distanca midis kandexhave është e ndryshme për modelet e ndryshme dhe është e treguar në tabelën 1 të fig. 1b.

Tesy ModEco 80 - Montimi - 1

Për të evituar dëmtime të përdoruesit dhe personave të tretë, në rast defekt në sistemin e furnizimit me ujë

të ngrohtë, është e nevojshme aparati të montohet në ambiente që kanë hidroizolim të dyshemesë dhe drenazh në kanalizimin. Në asnjë mënyrë mos vendosni nën aparatin sende që nuk janë të qëndrueshme ndaj ujit. Në rast montimi në ambiente që nuk kanë hidroizolim të dyshemesë është e nevojshme të bëhet një vaskë nën tij me drenazh në kanalizimin.

Tesy ModEco 80 - Montimi - 2

Shënim: vaska mbrojtëse nuk hyn në kompleksin dhe zgjedhet nga konsumatori.

2. Lidhja e bojlerit me rrjeti i ujësjellësit

Fig. 4a – për montim vertikal; Fig. 4b – për montim horizontal

Ku: 1 – Tubacion hyrës; 2 – valvolë sigurimi; 3 – ventil reduktimi (për presion tek ujësellësit mbi 0,7 Mpa); 4 - rubinet mbylljeje; 5 – hinkë në lidhje me kanalin; 6 – tub gome; 7 – Rubinet për zbrazjen e bojlerit

Në lidhjen e bojlerit me rrjetin e ujësjellësit duhet të keni parasysh shënimet treguese me ngjyra (unazët) mbi tubacionet: blu – për uji (hyrës) i ftohtë, i kuq – për uji (dalës) i ngrohtë.

Ešhtë e detyrueshme montimi i valvolëkthimi - siguruese, me të cilën është blerë bojleri. Ajo vendoset në hyrjen e ujit të ftohtë sipas shigjetës mbi korpusin e saj, që tregon drejtimin e lëvizjes së ujit hyrës. Nuk lejohet ndonjë armatesë mbyllëse midis valvolës dhe aparatit.

Përjashtim: Nëse normat vendase kërkojnë përdorimin e valvuleve të tjerë të sigurisë ose pajisje (që i përgjigjet EN 1487 ose EN 1489), atëherë duhet ta blihet suplementarisht. Për pajisje të cilat iu përgjigjen EN 1487 intensiteti maksimal i shpallur i punës duhet të jetë 0.7 MPa. Për valvule të tjera të sigurisë, presionin në të cilin u kalibruan duhet të jetë 0.1 MPa nën të shënuarit në

tabelën e aparatit. Në këto raste valvula-kthimi sigurie që dorëzohet me aparatin nuk duhet të përdoret.

Tesy ModEco 80 - Lidhja e bojlerit me rrjeti i ujësjellësit - 1

Ndodhja e valvolavekthimi – siguruese të tjera (të vjetra) mund të shkaktojnë dëmtimin e aparatit tuaj dhe duhet të

hiqen.

Tesy ModEco 80 - Lidhja e bojlerit me rrjeti i ujësjellësit - 2

Nuk lejohet armatura tjetër frenuese mes valvulës sigurie (pajisjes mbrojtëse) dhe aparatit.

Tesy ModEco 80 - Lidhja e bojlerit me rrjeti i ujësjellësit - 3

Nuk lejohet vidhosjen e valvolës në filetim me gjatësi më e madhe se 10mm, në rast të kundërt kjo mund të shkaktojë in e valvolës tuaj dhe është e rrezikshme për aparatin tuaj.

Tesy ModEco 80 - Lidhja e bojlerit me rrjeti i ujësjellësit - 4

Tek bojlerët me montim vertikal valvola sigurimi duhet të jetë e lidhur me tubacioni hyrës kur paneli plastik është

hequr. Pas montimit ajo duhet të jetë në pozicionin që është treguar në figurën 2.

Tesy ModEco 80 - Lidhja e bojlerit me rrjeti i ujësjellësit - 5

Valvula-kthimi sigurie dhe tubacioni prej saj ndaj bojlerit duhet të mbrohen nga ngrirja. Gjatë drenimit me markuç

– fundi i tij i lirë gjithmonë duhet të jetë i hapur ndaj atmosferës (të mos jetë i mbytur). Markuçi gjithashtu duhet të sigurohet kundër ngrirjes.

Mbushja e bojlerit me ujë bëhet duke hapur rubinetin për ujë të ftohtë nga ujësjellësin drejt tij dhe rubineti për ujë të ngrohtë të ventilit. Pas mbushjes së bojlerit nga ventili duhet të derdhet një rymë e vazhdueshme ujë. Atëhere mund të mbyllni rubinetin për ujë të ngrohtë.

Kur nevojitet zbrazja e bojlerit në radhë të parë është e nevojshme të ndërpritet ushqimi elektrik i bojlerit. Ndërprisni hyrjen e ujit në pajisjen. Hapni rubinetin për ujë të ngrohtë të çezmës. Hapeni rubinetin 7 (fig. 4a v 4b) që të derdhet uji nga bojleri . Në se në instalimin nuk ka rubinet të tillë, bojleri mund të zbrazet si vijon:

- te modele që janë pajisur me valvul sigurie me levëngrini levën dhe uji do të derdhet përmes tubit të kullimit të valvulit

- tek modele që janë kompletuar me valvul pa levëbojleri mund të zbrazet drejt për së drejti nga tubi i hyrjes së ujit, për këtë ai paraprakisht duhet të çmontohet nga ujësjellësi.

Në rast heqjes së flanxhos është normale të derdhen disa litra uji, që kanë mbetur në ujëmbajtësin.

Tesy ModEco 80 - Lidhja e bojlerit me rrjeti i ujësjellësit - 6

Gjatë derdhjes duhet të merren masa për parandalimin e dëmeve eventuale nga derdhja e ujit.

Nëse presioni në rrjetin e ujësjellësit tejkalon vlerën e përshkuar në paragrafin e parë më sipër, atëherë nevojitet

montimi i ventilit reduktiv, në rast të kundërt bojleri nuk do të eksploatohet në mënyrë të drejtë. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për problemet që dalin nga përdorimi i parregullt të aparatit.

3. Lidhje me rrjeti elektrik.

Tesy ModEco 80 - Lidhje me rrjeti elektrik. - 1

Para se ta takoni ushqimin elektrik duhet të sigurohuni se aparati është i mbushur me ujë.

3.1. Tek modelet që janë të pajisura me kablo ushquese, i kompletuar me spinë, lidhja bëhet duke e futur në prizën.

Tesy ModEco 80 - Lidhje me rrjeti elektrik. - 2

Kontakti duhet në mënyrë të drejtë të lidhet ndaj rrjetit të veçantë të rrymës dhe të sigurohet me mbrojtës. Ai duhet zohet.

3.2. Ngrohësit e ujit të paketuar bashkë me përcjellësin ngarkues pa prizë

Pajisja duhet të lidhet ndaj rrjetit të veçantë të rrymës prej instalimit stacionar të rrymës, siguruar me valvulë sigurie me elektricitet të shpallur nominal 16A (20A për kapacitet >3700W). Lidhja duhet të jetë e qëndrueshme – pa lidhur prizat. Rrjeti i rrymës duhet të sigurohet me valvulë sigurie dhe me pajisje të instaluar që siguron ndarjen e të gjitha poleve në kushtet e mbitensionit të kategorise së lll-të.

Lidhja e përcjellësve të prizës ngarkuese të pajisjes duhet të bëhet po ashtu:

  • Përcjellësi me ngjyrë kafe të izolimit – ndaj përcjellësit të fazës prej instalimit elektrik (L)
  • Përcjellësi me ngjyrë blu të izolimit – ndaj përcjellësit neutral të instalimit elektrik (N)
  • Përcjellësi me ngjyrë jeshile të izolimit – ndaj përcjellësit sigurie prej instalimit elektrik ( )

3.3. Ngrohësi i ujit pa prizë ngarkuese

Pajisja duhet të lidhet ndaj rrjetit të veçantë të rrymës prej instalimit stacionar elektrik, siguruar me valvulë sigurie me elektricitet të shpallur nominal 16A (20A për kapacitet >3700W). Lidhja realizohet me përcjellëse të forta bakri – kabllo 3x2,5 mm² për kapacitet të përgjithshëm prej 3000W (kabllo 3x4.0 mm² për kapacitet >3700W).

Në qarkun elertrik ushqyes të aparatit duhet të montohet një pajisje që të sigurojë shkëputjen e të gjitha poleve në kushtet e mbitensionit e kategotisë lll.

Për të montuar përçuesin elektrik ushqyes i bojlerit është e nevojshme të hiqet kapaku plastik (fig.2).

Lidhja e përçuesve ushqyes duhet të jetë në përputhje me shënimet mbi kapëzave, si vijon:

ai i fazës tek shënimi A ose A1 ose L ose L1.
• ai neutral tek shënimi N (B oseB1 ose N1)
- Ēshtë e detyrueshme lidhja e përçuesit mbrojtës me bashkuesin me vidë, i shënuar me shënjën

Pas montimit kapaku plastik vendoset përsëri!

AL

Shpjegime të fig.3:

T2 – termoçkyçës; T1 – termorregullator; S – çelës elektrik; R – ngrohës; SL1, SL2, SL3 - llambë sinjali; F – flanxhë; AT – tester i anodës (vetëm tek modelet me të till); AP – protektor i anodës;

VI. MBROJTJE ANTIKOROZIVE – ANODË MAGNEZI (TEK BOJLERAT ME UJËMBAJTËS ME VESHJE QELQ – QERAMIKE OSE EMALI)

Protektori i anodës magnezi mbron edhe më shumë sipërfaqen e brendshme të ujëmbajtësit nga korozioni. Ai është një element i kosumueshëm që duhet të këmbehet në mënyrë periodike. Për një shrytëzim afatgjatë dhe pa defekte e bojlerit tuaj, prodhuesi rekomandon një kontroll periodik e gjendjes së anodës magnezi nga teknik i licenzuar dhe të ndrohet në rast se është e nevojshme, që mund të bëhet në kohën e profilaksis së aparatit. Për kryerjen e këmbimit kontaktoni me repartet e autorizuara!

VII. PUNA ME APARATIN

1. Vënja në punë të aparatit

Para lëshimit të parë të aparatit sigurohuni se bojleri është lidhur në mënyrë të rreguallt me rejetin elektrik dhe është i mbushur me ujë. Lëshimi i bojlerit bëhet nëpërmjet paisja e montuar në rrjetin e instalimit e përshkruar në nënpikën 3.2 të pikës V ose lidhja e spinës me prizën (nëse modeli është me kablo me spinë).

2. Bojlerë me menaxhim elektromekanik

Fig. 2 ku:

1 - Termorregulator
2 - Çelës fuqie
3 - Indikatorë me dritë
4 - Tester anodi

Termorregullator (1) me indikator me dritë „ngrohje / gati për përdorim“

Rregullimi i temperaturës sigurohet përmes valvulit të termorrugullatorit (1). Kjo lejon ngrohjen me etapa të temperaturës së dashur.

Në fig.2 është drejtuar drejtimi i rrotullimit të valvulit.

e KURSIMI I ELEKTROENERJISË – Gjatë këtij regjimi të punës uji në pajisjen do të jetë me temperaturë përafërsisht 60°C. Në këtë mënyrë po pakësohet humbja e temperaturës.

Indikator me dritë „ngrohje / gati për përdorim“

- tregon gjendjen/regjimin, në të cilin po gjendet pajisja: ndriçon me ngjyrë të kuqe gjatë ngrohjes së ujit dhe ndriçon me ngjyrë të kaltër gjatë arritjes së temperaturës së përcaktuar në termostatin. Nuk ndriçon, kur çelësi fuqie është në gjendjen e fikur.

Çelës fuqie (2) dhe indikator me dritë

Çelës fuqie me një shkallë:

0 - gjendja e fikur;

I - gjendja e ndezur;

Indikator me dritë me fuqi l ndriçon gjatë ndezjes së shkallës së l të çelësit.

Çelës fuqie me dy shkalla:

0 – gjendja e fikur;

I, II – gjendja e ndezur;

Zgjedhja e shkallës së fuqisë për ngrohje:

Fuqia e shpallur (markuar në tabelën e pajisjes)Ndezur (I) shkallëNdezur (II) shkallë
1200 W 600 W 1200 W
1600 W 800 W 1600 W
2400 W 1200 W 2400 W

Gjatë shkallës së I të çelësit indikatori me dritë me fuqi I po ndriçon.

Fjatë shkallës së II të çelësit indikatori me dritë me fuqi I, po ndriçon edhe indikatori me dritë me fuqi II.

Tester i anodës (4) – (tek modelet që e kanë të montuar).

Kjo pajisje shërben për identifikimin e gjendjes aktuale të anodës magnezi dhe informon a është e nevojshme ndrimi i saj. Testeri i anodës është pajisur me butonin 4 dhe indikimi me dritë pranë tij (fig. 2) Gjendja e protektorit të anodës mund të kontrolloni duke shtypur butonin 4 (TEST)

Kur indikatori ndriçues pran tij ndriçon me vezullima me ngjyrë JESHILE kjo do të thotë se PROTEKTORI I ANODËS funkcionon normalisht dhe mbron nga ndryshkje aparatin tuaj. Kur indikatori ndriçues ndriçon me vezullima me ngjyrë TË KUQE kjo do të thotë se PROTEKTORI I ANODËS është i konsumuar dhe duhet të ndrohet.

Tesy ModEco 80 - Tester i anodës (4) – (tek modelet që e kanë të montuar). - 1

Zëvendësimi i protektorit të anodës bëhet nga teknik i licenzuar.

Tesy ModEco 80 - Tester i anodës (4) – (tek modelet që e kanë të montuar). - 2

Testeri i anodës shënon gjendjen konkrete të protektorit të anodës në temperaturën e ujit brenda aparatit mbi

60°C. Për këtë arsye para se të shtypni butonin 4 (TEST), bindeni veten, se uji në aparatin është i ngrohtë dhe se para kësaj nuk u derdh sasi me futjen e ujit të ftohtë. Termostati duhet të rregullohet në temperaturën maksimale.

3. Mbrojtje me anë të temperaturës (e vlefshme për të gjitha modelet)

Aparati është pajisur me një vegël të veçant (termoshkyçës) për mbrojtje nga mbingrohja e ujit duke shkyçur ngrohësi nga rrjeti elektrik, kur temperatura arrin dimensione shumë të larta.

Tesy ModEco 80 - Mbrojtje me anë të temperaturës (e vlefshme për të gjitha modelet) - 1

Pas aktivimit kjo pajisje nuk vet-riparohet dhe aparati nuk do të punojë. Kërkoni servis të autorizuar për heqjen

e problemit.

VIII. MODELE ME SHKËMBYES NXEHTËSIE (SERPENTINA) – FIG.1B, FIG.1C, FIG.1D DHE TABELA 1, 2 DHE 3

Ato janë pajisje me shkëmbyes termik dhe janë destinuar për lindje te sistemi i ngrohjes me temperaturën maksimale të termo-mbajtësit 80°C. Menaxhimi i rrymës përmes shkëmbyesit termik është çështje e vendimit të instalimit konkret, ku zgjedhja e menaxhimit duhet të

bëhet gjatë projektimit (për shembull: termostati i jashtëm i cili e mat temperaturën në ujëmbajtësin dhe i cili e menaxhon pompën e qarkullimit ose valvulin magnetik).

Bojlerët me shkëmbyes termik japin mundësi për ngrohjen e ujit siç vijon:

  1. përmes shkëmbyesit termik (serpentinës) – mënyra kryesore për ngrohjen e ujit,

  2. përmes ngrohësit të fuqishëm elektrik me menaxhim automatik, futur në pajisjen – përdoret kur ka nevojë nga ngrohja suplementare e ujit ose gjate renovimit të sistemit të shkëmbyesit termik (serpentinës). Lidhja me instalacionin elektrik dhe puna me pajisjen janë përshkruar në paragrafët e mëparshëm.

Montimi

Përveç montimi i përshkruar më lartë, veçanarisht për këto modele, është e nevojshme shkëmbyesi i nxehtësisë të lidhet me instalimin e ngrohjes. Lidhja bëhet duke respektuar drejtimet e shigjetave nga fig. 1b, 1c, 1d.

Ju rekomandojmë të montoni rubinet mbylljeje në hyrjen dhe daljen e shkëmbyesit të nxehtësisë. Me mbylljen e rrymës së shkëmbimit termik nëpërmjet e rubinetit të poshtëm (mbyllës) do të evitoni qarkulimi i padëshirueshëm termik në periudhat kur përdorni vetëm ngrohësi elektrik.

Në rast demontimi i bojlerit tuaj, që është me shkëmbyes i nxehtësisë, është e nevojshme të mbyllni dhe të dy rubinetat.

Tesy ModEco 80 - Montimi - 1

Detyrimisht duhet të përdorni elemente dielektrike për lidhjen e shkëmbyesit termik ndaj instalimit me tubacione kri.

Tesy ModEco 80 - Montimi - 2

Për kufizim të korrozionit, në instilacionin duhet të përdorin tubacione me difuzionin e kufizuar të gazave.

Modele me një shkëmbyes termik dhe me predë për termo-senzorin

Tesy ModEco 80 - Modele me një shkëmbyes termik dhe me predë për termo-senzorin - 1

Instalimi i pajisjes është për llogari të blerësit dhe duhet të kryhet nga specialist i kualifikuar në përputhje me sionin bazë dhe me këtë shtojcë.

Karakteristika teknike:

Lloj GCV6S8047GCV9S 10047GCV9S 12047GCV9S 15047GCV-11SO 15047
Sipërfaqja e serpentinës (m2)0.450.70.70.83
Volumi i serpentinës (l) 2163.233.233.88
Presioni pune i serpenti-nës (MPa)0.600.60.6
Temperatura maksimale e mbajtësit termik (°C)80808080

Te modelet me mundësi për montim të predës për termosenzorin, e cila furnizohet me pajisjen, duhet të montohet te dalja e shënuar me „TS“. Fillesa duhet të stukohet.

Modele me dy shkëmbyes termik dhe predës për termo-senzorin

Ato modele jepen mundësi për lidhjen e dy burimeve të jashtme termike – kolektor dielli dhe furnizim me ujë lokal ose qendror.

Markimet e serpertinave:

  • S1 dhe shigjetë drejtuar te dalja e serpentinës – hyrja e serpentinës S1
  • S1 dhe shigjetë drejtuar te dalja e serpentinës jashtë – dalja e serpentinës S1
  • S2 dhe shigjetë drejtuar te dalja e serpentinës – hyrja e serpentinës S2
  • S2 dhe shigjetë drejtuar te dalja e serpentinës – dalja e serpentinës S2

Tek ujëmbajtësi ka zgavër të ngjitur me fillesën e brendshme ½" për montim të termostatit – shënuar me 'TS". Në pakon e pajisjes ka predë të mesingut për termostatin, që duhet të shtrëngohet ndaj kësaj zgavre.

Karakteristika teknike:

LlojGCV7/4S 10047GCV7/4S 12047GCV7/4S 15047
Sipërfaqja e serpentinës S1 ( m^2 )0.50.50.5
Sipërfaqja e serpentinës S2 ( m^2 )0.30.30.3
Volumi i serpentinës S1 (l)2.42.42.4
Volumi i serpentinës S2 (l)1.41.41.4
Presioni pune i serpentinës S1 (MPa)0.60.60.6
Presioni pune i serpentinës S2 (MPa)0.60.60.6
Temperatura maksimale e mbajtësit termik ( ^ )808080

IX. MIRËBAJTJA PERIODIKE

Gjatë punës normale të bojlerit, nga ndikimi i temperaturës së lartë mbi sipërfaqja e ngrohësit mbetet gëlqere /gur kaldaje/. Ajo keqëson shkëmbimin e nxehtësis midis ngrohësi dhe uji. Temperatura mbi sipërfaqen e ngrohësit dhe në zonën rreth tij rritet. Del një zhurmë karakteristik /i ujit që valon/. Termorregullatori fillon të kontaktojë dhe të shkyçet më shpesh. Éshtë e mundshme veprim i "rremë" e mbrojtjes së temperaturës. Për shkak të kësaj prodhuesi i aparatit rekomandon profilaksi të bojlerit Tuaj në çdo dy vjet nga një qëndër e autorizuar ose një repart baze. Kjo profilaksi duhet të përfshij pastrim dhe kontroll të protektorit e anodës (tek bojlerët me veshje qelq-kermike), që në rast nevoje mund të ndrohet me një i ri.

Për ta pastruar aparatin përdorni pecetë të lagët. Mos përdorni mjete pastruese abrazive ose të cilat përmbajnë tretës. Mos hidhni ujë mbi aparatin.

Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për të gjitha pasojat që rrjedhin nga mosrespektimin e këtij instruksioni.

Tesy ModEco 80 - Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për të gjitha pasojat që rrjedhin nga mosrespektimin e këtij instruksioni. - 1

Udhëzime për mbrojtjen e mjedisit

Bojlerët e vjetër kanë materiale të çmueshme dhe prandaj ata nuk duhet të hidhen sëbashku me plehrat shtëpiake! Ju lutemi të kontriboni në mënyrë aktive për të mbrojtur mjedisin duke dorëzuar aparatin tek pikët blerëse të licenzuar (nëse ka të tillë).

Шановні клієнти,

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : Tesy

Modeli : ModEco 80

Kategori : Kazani