Tesy 100L - Boiler

100L - Boiler Tesy - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas 100L Tesy në format PDF.

📄 100 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice Tesy 100L - page 60
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Ngrohës uji elektrik (bojler)
Marka Tesy
Modeli 100L
Kapaciteti 100 litra
Konsumi i energjisë 2000 W
Furnizimi me energji 230V ~ 50Hz
Dimensionet (L x G x T) 950 x 450 x 450 mm
Pesha 30 kg
Materiali Rezervuar çeliku i smaltuar
Temperatura maksimale 75 °C
Valvul sigurie Valvul lehtësimi presioni e përfshirë
Mbrojtje nga mbinxehja Po, fikje automatike
Izolimi Shkumë poliuretani, pa CFC
Instalimi Montim në mur, vertikal
Element ngrohje Me mbështjellje bakri, antikorroziv
Kontrolli i temperaturës Termostat i rregullueshëm
Lidhja e ujit Hyrje dhe dalje G 1/2"
Presioni nominal 0.8 MPa (8 bar)
Shkalla e papërshkueshme nga uji IP24
Efiçenca energjetike Klasa C (përafërsisht)
Mirëmbajtja Pastrimi vjetor i gëlqeres dhe kontrolli i anodës
Riparueshmëria Element ngrohje dhe termostat i zëvendësueshëm

Pyetjet më të shpeshta - 100L Tesy

Si e instaloj bojlerin Tesy 100L?
Instalimi duhet të bëhet nga një profesionist i kualifikuar. Bojleri duhet të montohet në mur vertikalisht në një mur të fortë, me hapësirë për mirëmbajtje. Lidheni me furnizimin me ujë të ftohtë dhe daljen e ujit të nxehtë duke përdorur pajisje G 1/2". Sigurohuni që valvula e lehtësimit të presionit të jetë e lidhur siç duhet me një kullues. Lidhja elektrike kërkon një prizë 230V me tokëzim.
Cila është temperatura e rekomanduar për bojlerin?
Për efikasitet optimal energjetik dhe për të parandaluar grumbullimin e gëlqeres, vendosni termostatin midis 55°C dhe 60°C. Për siguri, shmangni kalimin e 75°C. Kjo temperaturë është e mjaftueshme për përdorim shtëpiak dhe zvogëlon rrezikun e djegieve.
Sa shpesh duhet të pastroj bojlerin nga gëlqerja?
Frekuenca e pastrimit nga gëlqerja varet nga fortësia e ujit. Në zona me ujë të fortë, pastroni çdo 6 muaj. Në zona me ujë të butë, mjafton një herë në vit. Përdorni një zgjidhje pastrimi të përshtatshme për rezervuarë të smaltuar ose uthull të bardhë të holluar me ujë. Ndiqni udhëzimet në manual.
Pse bojleri im po lëshon ujë nga valvula e lehtësimit të presionit?
Një sasi e vogël uji që pikon nga valvula e lehtësimit të presionit gjatë ngrohjes është normale për shkak të zgjerimit termik. Megjithatë, rrjedhja e vazhdueshme mund të tregojë presion të tepërt ose një valvul të dëmtuar. Kontrolloni nëse presioni i ujit kalon 8 bar. Nëse problemi vazhdon, zëvendësoni valvulën.
Si ta rivendos bojlerin pas një ndërprerjeje të energjisë?
Pas një ndërprerjeje të energjisë, bojleri do të rifillojë automatikisht punën kur të rikthehet energjia. Nëse nuk ndizet, kontrolloni ndërprerësin e qarkut. Disa modele kanë një buton rivendosjeje në termostat; shtypeni nëse është i pranishëm.
A mund të përdor një kabllo zgjatuese me bojlerin?
Jo, mos përdorni një kabllo zgjatuese. Bojleri tërheq fuqi të lartë (2000W) dhe kërkon një prizë të drejtpërdrejtë në mur me tokëzim të duhur. Përdorimi i një kablloje zgjatuese mund të shkaktojë mbinxehje dhe rreziqe zjarri.
Çfarë bën shufra e anodës dhe kur duhet zëvendësuar?
Shufra e anodës (magnez ose alumin) mbron rezervuarin nga korrozioni duke tërhequr elemente gërryese. Kontrollojeni çdo vit; nëse është konsumuar më shumë se 50% ose e mbuluar rëndë me kalcium, zëvendësojeni. Në mënyrë tipike, rekomandohet zëvendësimi çdo 2-3 vjet.
A është bojleri i përshtatshëm për instalim në natyrë?
Bojleri ka vlerësim IP24, që do të thotë se është i papërshkueshëm nga spërkatjet, por jo i papërshkueshëm nga moti. Duhet të instalohet brenda ose në një zonë të mbrojtur nga shiu dhe ngrica. Ekspozimi ndaj temperaturave të ngrirjes mund të dëmtojë rezervuarin.
Si ta zbraz bojlerin për mirëmbajtje?
Fikni energjinë dhe furnizimin me ujë. Hapni një rubinet të ujit të nxehtë për të ulur presionin. Lidhni një zorrë me valvulën e kullimit në fund të bojlerit. Hapni valvulën e kullimit dhe lëreni ujin të dalë. Për kullim të plotë, hiqni gjithashtu valvulën e sigurisë nëse është e nevojshme.
Pse uji nuk nxehet?
Shkaqet e mundshme: nuk ka energji, ndërprerësi i qarkut është ndërprerë, termostati i dëmtuar ose elementi i ngrohjes i djegur. Kontrolloni furnizimin me energji dhe rivendosni ndërprerësin. Nëse termostati është vendosur saktë, elementi i ngrohjes mund të ketë nevojë për zëvendësim. Kontaktoni një teknik.

Pyetjet e përdoruesve rreth 100L Tesy

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Boiler në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 100L - Tesy dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 100L e markës Tesy.

MANUAL I PËRDORUESIT 100L Tesy

AL BOJLERIT ELEKTRIK 60-63 Instruksioni për shfrytėzimin

Ekipi i TESY-t Ju përgëzon nga gjithë zemra përfitimin e ri. Shpresojmë se aparati Tuaj i ri do të kontribojë për përmirësimin e komoditetit në shtëpnë tuaj.

Ky përshkrim teknik dhe instuksioni për shfrytëzimin ka për synim t'Ju njoh me artikullin dhe kushtet për montimin e tij të rregullt dhe shfrytëzimin e drejtë. Instruksioni është i destinuar për teknik të licenzuar, të cilat do ta montojnë aparatin, do ta demontojnë dhe riparojnë në rast defekti.

Zbatimi i udhëzimeve në këtë instruksion është në interes të blerësit dhe një nga kushtet e garancisë, që është shënuar në librezën e garancisë.

Ju lutemi, duhet të keni parasysh se respektimi i instruksioneve në këtë udhëzues është para se të gjithash në interes të blerësit, por ndërkohë është edhe një prej kushteve të garancisë, të përshkuara në kartën e garancisë, që të mund blerësi ta përdorë shërbimin falas që ofrohet nga garancia. Prodhuesi nuk përgjigjet për dëmtime në aparatin ose dëme të mundshme të shkaktuara si rezultat i eksploatimit dhe/ose montimit, që nuk iu përgjigjen instruksioneve në këtë udhëzues.

Bojleri elektrik i përgjigjet të gjitha kërkesave të EN 60335-1, EN 60335-2-21.

I. DESTINIMI

Aparati është i destinuar për të siguruar me ujë të nxehtë objekte banimi, që kanë një rrjet ujësjellës me presion jo më shumë se 6 bar (0,6 MPa).

Ai është i destinuar për eksploatim vetëm në ambiente të mbyllura dhe të ngrohta, në të cilat temperatura nuk ulet nën 4°C dhe nuk është i destinuar të punojë në regjim të pandërprerë dhe të vazhdueshëm.

Aparati është i destinuar të punojë në regjione me fortësinë e ujit deri në 10 odH. Nëse montohen në një regione me ujë më të fortë është i mundshëm grumbullimi i shpejtë i fundërresave gëlqerore, të cilat shkaktojnë zhurmë gjatë ngrohjes ose dëmtim të shpejtë të pjesës elektrike. Për regione me ujëra më të forta çdo vit rekomandohet pastrim i aparatit nga shtresat gëlqerore dhe përdorimi i kapacitetit të ngrohësit deri në 2 kW.

II. KARAKTERISTIKA TEKNIKE

  1. Nxënësia nominale V, në litra – shiko tabelën mbi aparatin.
  2. Tension nominal – shiko tabelën mbi aparatin.
  3. Fuqi nominale – shiko tabelën mbi aparatin.
  4. Presion nominal – shiko tabelën mbi aparatin.

Tesy 100L - KARAKTERISTIKA TEKNIKE - 1

Ky nuk është presioni nga rrjeti i ujësjellësit. Kjo është e shpallura për aparatin dhe lidhet me kërkesat e rdëve të parrezikshmërisë.

  1. Lloji i bojlerit –ujënxehës akumulues i mbyllur me termoizolim.
  2. Veshje nga brenda – për modelet: GC- qelq-qeramikë; SS – çelik inoksid; EV-emal.
  3. Temperatura e ujit pas stakimit të termostatit: nga 60° C deri 75° C.

Tesy 100L - KARAKTERISTIKA TEKNIKE - 2

Për modelet me termostat që rregullohet diapazoni i treguar të temperaturës është për rastet në të cilat tati është i vendosur për temperaturë maksimale e ngrohjes shiko më poshtë).

III. RREGULLA TË RËNDËSISHME

  • Bojleri duhet të montohet vetëm në ambiente me siguri normale kundër zjarrit.
  • Mos e lëshoni bojlerin para se të jeni të bindur se është i mbushur me ujë.
  • Lidhja e bojlerit me rrjetat e ujlsjellsit dhe elektrik (në modelet pa kablo dhe spinë) të bëhet nga teknik i licenzuar për ujësjellës dhe instalime elektrike. Teknik me autorizim të posaçëm është një person, i cili ka kompetencat e nevojshme sipas legjislacionit të vendit relevant.
  • Në lidhjen e bojlerit me rrjetin elektrik duhet të kujdeseni për ludhja e rregullt e përçuesit mbrojtës (tek modelet pa kablo dhe spinë).
  • Në rast se ka mundësi që temperatura në aneks të bijë nën 0°C, bojleri duhet të zbrazet (respektoni procedurën e përshkruar në p. V, nënpikë 2 "Lidhja e bojlerit me rrjetin ujësjellës").
    Gjatë eksploatimit – (regjim i ngrohjes së ujit) – është normalisht të pikojë ujë nga vrima e kullimit e valvulës sigurie. Ajo duhet të mbetet e hapur ndaj atmosferës. Duhet të ndërmerren të gjitha masat për heqjen dhe grumbullimin e sasive të derdhura për shmangen e demave dhe nuk duhet të shkelin kërkesat e përshkruara në pikën e dytë të paragrafit të pestë. Valvula dhe elementet e lidhura me të duhet të jenë të mbrojtura nga grirja.
    Gjatë kohës së ngrohjes së aparatit mund të ketë zhurmë (nga uji i zier). Kjo është normale dhe nuk indikon dëmtime. Zhurma përforcohet me kalimin e kohës për shkak të gëlqerorit të grumbulluar. Që të hiqet zhurma aparati duhet të pastrohet. Ky shërbim ofrohet nga garancia.
  • Për punë të sigurt e bojlerit, valvolëkthimi – sigururuese duhet të pastrohet rregullisht dhe të kontrollohet a funkcionon normalisht / pa blokim/, në rajonet me ujë gëlqereje të pastrohet nga gëlqeren e grombulluar. Ky shërbim nuk është objekt i garancisë.

Tesy 100L - RREGULLA TË RËNDËSISHME - 1

Ndalohet çdo ndryshim dhe rikostruksioni i konstrukcionit dhe skemën elektrike të bijlerit. Në rast konstatim të ndryshimeve arancia e aparatit skadohet. Ndryshime dhe rikostrukcione do heaje e elementeve të përdorura nga prodhuesi, montimin e mentève shtesë te bojleri, ndrimin e elementëve me analogë që jë miratuar nga prodhuesit.

  • Ky instruksion është edhe për bojlerët me shkëmbyes nxehtësie.
  • Nëse kabloja ushquese (për modelet që e kanë) është e prishur ajo duhet të ndrohet nga përfaqesues i repartit ose nga person me një kualifikim të këtillë, për të shmangur çdo risk.
  • Ky Kjo pajisje u destinua për përdorim nga fëmijë në moshën 8 vjeçe ose mbi moshën 8 vjeçe, nga njerëz me aftësi të kufizuara fizike, emocionale dhe mendore, ose nga njerëzit të cilët nuk kanë përvojë ose njohuri, nëse janë nën mbikëqyrje ose të instruktuar në përputhje me përdorimin e parrezikshëm të pajisjes dhe nëse i kuptojnë rreziqet të cilat mund të shkaktohen.

  • Fëmijët të mos luajnë me pajisjen.

  • Pastrimi dhe mirëmbajtja e pajisjes të mos bëhet nga fëmijë pa mbikëqyrje.

IV. PËRSHKRIM DHE MËNYRA E VEPRMIT

Aparati përbëhet nga korpus, flanxhë në pjesën e poshtme /tek bojlerët për montim vertikal, /ose anës/ tek bojlerët me montim horizontal/, panel mbrojtës plastik dhe valvolëkthimi - siguruese.

  1. Korpusi përbëhet nga pezervuar çeliku (ujëmbajtësi) dhe veshje (pështellja e jashtme) me termoizolimi midis tyre nga penopoliureten me dendësi të lartë, i pastër nga ana ekologjike, dhe dy tubacione me fileto G 1/2" për furnizim me ujë të ftohtë (me unazë bojë blu) dhe për shkarkimin e ujit të ngrohtë (me unazë të kuqe).

Në rezervuarin e brendshëm, në varësi të modelit, mund të jenë dy lloje:

  • Nga çelik i zezë, i mbrojtur nga korozioni nga një shtresë speciale qelq – keramike ose emal
  • Nga çelik inoksid

Bojlerët vertikal mund të jenë me një shkëmbyes i nxehtësisë (serpentina). Hyrja dhe dalja të serpentinës ndodhen anës dhe janë tubacione me fileto G 3/4 ".

  1. Mbi flanxhon është montuar ngrohësi elektrik. Tek bojlerët me veshje qelq -keramik është montuar dhe një protektor magneziumi.

Ngrohësi elektrik shërben për ngrohjen e ujit në rezervuari dhe komandohet nga termostati, që rregullon në mënyrë automatike një temperaturë e caktuar të ujit.

Aparati disponon dhe me një vegël e montuar për mbrojtjen nga mbinxehja (termostakues), që stakon nxehësi nga rrjeti elektrik në rast se temperatura arrijë nivele shumë të larta.

  1. Valvolëkthimi - siguruese parandalon zbrazja e plotë të aparatit në rastet kur ndërpritet furnizimi me ujë të ftohtë nga rrjeti ujësjellës. Ai mbron aparatin nga rritja e presionit në ujëmbajtësit deri përmasa më të mëdha nga e lejuarën gjatë regjimit të ngrohjes (! gjatë rritja e temperaturës uji bumehet dhe presjoni rritet), nëpërmjet rrjedhja e tepricës së ujt nga vrima e drenazhimit.

Tesy 100L - PËRSHKRIM DHE MËNYRA E VEPRMIT - 1

Valvolakthimi - siguruese nuk mund të mbrojë aparati nga presioni më i lartë i ujit në ujësjellësin, nga ky që

rekomandohet për aparatin.

Të gjitha punimet teknike dhe elektrike duhet të realizohen nga teknikë të licenzuar. Teknik me autorizim të posaçëm

është një person, i cili ka kompetencat e nevojshme sipas legjislacionit të vendit relevant.

1. Montimi

Rekomandohet montimi i aparatit të jetë maksimalisht afër vendeve të përdorimit të ujit të ngrohtë, për të zvogluar humbjet e nxehtësisë në tubacioni. Në rast montimi në banjon, ai duhet të montohet në një vend të tillë që të mos laget nga uji i dushit ose prej dushit të lëvizshëm.

Aparati montohet duke e varur në mur nëpërmjet pllakëzën mbajtëse e montuar mbi korpusin e tij (në rast se nuk janë mbërthyer tek ai, duhet të montohen nëpërmjet bulonat që e shoqërojnë). Varimi bëhet me dy kanxha (min. Φ 10 mm) të mbërthyera shumë mirë tek muri (nuk përfshihenë në kompleksin e varimit). Konstrukcioni i pllakëzës mbajtëse, tek bojlerët me montim vertikal, është universale dhe lejon distanca midis kanxhave të jetë nga 220 deri 310 mm – fig. 1a. Tek bojlerët me montim hoorizontal distanca midis kandxhave është e ndryshme për modelet e ndryshme dhe është e treguar në tabelën 1 të fig. 1c.

Tek modelet me montim mbi dyshemen kapja bëhet me bulona në dyshemen.

Distanca, midis pllakëzat për mbërthim, për volumet e ndryshme është treguar në tabelën 1 të fig. 1b.

Tesy 100L - Montimi - 1

Për të evituar dëmtime të përdoruesit dhe personave të tretë, në rast defekt në sistemin e furnizimit me ujë të

ngrohtë, është e nevojshme aparati të montohet në ambiente që kanë hidroizolim të dyshemesë dhe drenazh në kanalizimin. Në asnjë mënyrë mos vendosni nën aparatin sende që nuk janë të qëndrueshme ndaj ujit. Në rast montimi në ambiente që nuk kanë hidroizolim të dyshemesë është e nevojshme të bëhet një vaskë nën tij me drenazh në kanalizimin.

Tesy 100L - Montimi - 2

Shënim: vaska mbrojtëse nuk hyn në kompleksin dhe zgjedhet nga konsumatori.

2. Lidhja e bojlerit me rrjeti i ujësjellësit

Fig. 3a – për montim vertikal; Fig. 3b – për montim horizontal

Fig. 3c – për montim dyshemeje

Ku: 1 – Tubacion hyrës; 2 – valvolë sigurimi; 3 – ventil reduktimi (për presion tek ujësellësit mbi 0,7 Mpa); 4 - rubinet mbylljeje; 5 – hinkë në lidhje me kanalin; 6 – tub gome; 7 – Rubinet për zbrazjen e bojlerit

Në lidhjen e bojlerit me rrjetin e ujësjellësit duhet të keni parasysh shënimet treguese me ngjyra (unazët) mbi tubacionet: blu – për uji (hyrës) i ftohtë, i kuq – për uji (dalës) i ngrohtë.

Ešhtë e detyrueshme montimi i valvolëkthimi - siguruese, me të cilën është blerë bojleri.

Ajo vendoset në hyrjen e ujit të ftohtë sipas shigjetës mbi korpusin e saj, që tregon drejtimin e lëvizjes së ujit hyrës. Nuk lejohet ndonjë armatesë mbyllëse midis valvolës dhe aparatit.

Përjashtim: Nëse normat vendase kërkojnë përdorimin e valvuleve të tjerë të sigurisë ose pajisje (që i përgjigjet EN 1487 ose EN 1489), atëherë duhet ta blihet suplementarisht. Për pajisje të cilat iu përgjigjen EN 1487 intensiteti maksimal i shpallur i punës duhet të jetë 0.7 MPa. Për valvule të tjera të sigurisë, presionin në të cilin u kalibruan duhet të jetë 0.1 MPa nën të shënuarit në tabelën e aparatit. Në këto raste valvula-kthimi sigurie që dorëzohet me aparatin nuk duhet të përdoret.

Tesy 100L - Lidhja e bojlerit me rrjeti i ujësjellësit - 1

Ndodhja e valvolavekthimi – siguruese të tjera (të vjetra) mund të shkaktojnë dëmtimin e aparatit tuaj dhe duhet të hiqen.

Tesy 100L - Lidhja e bojlerit me rrjeti i ujësjellësit - 2

Nuk lejohet armatura tjetër frenuese mes valvulës sigurie (pajisjes mbrojtëse) dhe aparatit

Tesy 100L - Lidhja e bojlerit me rrjeti i ujësjellësit - 3

Nuk lejohet vidhosjen e valvolës në filetim me gjatësi më e madhe se 10mm, në rast të kundërt kjo mund të shkaktojë in e valvolës tuaj dhe është e rrezikshme për aparatin tuaj.

Tesy 100L - Lidhja e bojlerit me rrjeti i ujësjellësit - 4

Tek bojlerët me montim vertikal valvola sigurimi duhet të jetë e lidhur me tubacioni hyrës kur paneli plastik është hequr.

Tesy 100L - Lidhja e bojlerit me rrjeti i ujësjellësit - 5

Valvula-kthimi sigurie dhe tubacioni prej saj ndaj bojlerit duhet të mbrohen nga ngrirja. Gjatë drenimit me markuç

– fundi i tij i lirë gjithmonë duhet të jetë i hapur ndaj atmosferës (të mos jetë i mbytur). Markuçi gjithashtu duhet të sigurohet kundër ngrirjes.

Mbushja e bojlerit me ujë bëhet duke hapur rubinetin për ujë të ftohtë nga ujësjellësin drejt tij dhe rubineti për ujë të ngrohtë të ventilit. Pas mbushjes së bojlerit nga ventili duhet të derdhet një rymë e vazhdueshme ujë. Atëhere mund të mbyllni rubinetin për ujë të ngrohtë.

AL

Kur nevojitet zbrazja e bojlerit në radhë të parë është e nevojshme të ndërpritet ushqimi elektrik i bojlerit. Ndërprisni hyrjen e ujit në pajisjen. Hapni rubinetin për ujë të ngrohtë të çezmës. Hapeni rubinetin 7 (fig. 3a n 3b) që të derdhet uji nga bojleri . Në se në instalimin nuk ka rubinet të tillë, bojleri mund të zbrazet si vijon:

  • te modele që janë pajisur me valvul sigurie me levë- ngrini levën dhe uji do të derdhet përmes tubit të kullimit të valvulit
  • tek modele që janë kompletuar me valvul pa levë- bojleri mund të zbrazet drejt për së drejti nga tubi i hyrjes së ujit, për këtë ai paraprakisht duhet të çmontohet nga ujësjellësi

Në rast heqjes së flanxhos është normale të derdhen disa litra uji, që kanë mbetur në ujëmbajtësin.

Tesy 100L - AL - 1

Gjatë derdhjes duhet të merren masa për parandalimin e dëmeve eventuale nga derdhja e ujit.

Nëse presioni në rrjetin e ujësjellësit tejkalon vlerën e përshkuar në paragrafin e parë më sipër, atëherë nevojitet montimi i ventilit reduktiv, në rast të kundërt bojleri nuk do të eksploatohet në mënyrë të drejtë. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për problemet që dalin nga përdorimi i parregullt të aparatit.

3. Lidhje me rrjeti elektrik.

Tesy 100L - Lidhje me rrjeti elektrik. - 1

Para se ta takoni ushqimin elektrik duhet të sigurohuni se aparati është i mbushur me ujë.

3.1. Tek modelet që janë të pajisura me kablo ushquese, i kompletuar me spinë, lidhja bëhet duke e futur në prizën.

Tesy 100L - Lidhje me rrjeti elektrik. - 2

Kontakti duhet në mënyrë të drejtë të lidhet ndaj rrjetit të veçantë të rrymës dhe të sigurohet me mbrojtës. Ai duhet të ret.

3.2. Ngrohësit e ujit të paketuar bashkë me përcjellësin ngarkues pa prizë Pajisja duhet të lidhet ndaj rrjetit të veçantë të rrymës prej instalimit stacionar të rrymës, siguruar me valvulë sigurie me elektricitet të shpallur nominal 16A (20A për kapacitet >3700W). Lidhja duhet të jetë e qëndrueshme – pa lidhur prizat. Rrjeti i rrymës duhet të sigurohet me valvulë sigurie dhe me pajisje të instaluar që siguron ndarjen e të gjitha poleve në kushtet e mbitensionit të kategorisë sè III-të.

Lidhja e përcjellësve të prizës ngarkuese të pajisjes duhet të bëhet po ashtu:

  • Përcjellësi me ngjyrë kafe të izolimit – ndaj përcjellësit të fazës prej instalimit elektrik (L)
  • Përcjellësi me ngjyrë blu të izolimit – ndaj përcjellësit neutral të instalimit elektrik (N)
  • Përcjellësi me ngjyrë jeshile të izolimit – ndaj përcjellësit sigurie prej instalimit elektrik (

3.3. Ngrohësi i ujit pa prizë ngarkuese

Pajisja duhet të lidhet ndaj rrjetit të veçantë të rrymës prej instalimit stacionar elektrik, siguruar me valvulë sigurie me elektricitet të shpallur nominal 16A (20A për kapacitet >3700W). Lidhja realizohet me përcjellëse të forta bakri – kabllo 3x2,5 mm² për kapacitet të përgjithshëm prej 3000W (kabllo 3x4.0 mm² për kapacitet >3700W).

Në qarkun elertrik ushqyes të aparatit duhet të montohet një pajisje që të sigurojë shkëputjen e të gjitha poleve në kushtet e mbitensionit e kategotisë III.

Për të montuar përçuesin elektrik ushqyes i bojlerit është e nevojshme të hiqet kapaku plastik.

Lidhja e përçuesve ushqyes duhet të jetë në përputhje me shënimet mbi kapëzave, si vijon:

ai i fazës tek shënimi A ose A1 ose L ose L1.
• ai neutral tek shënimi N (B oseB1 ose N1)
- Āshtë e detyrueshme lidhja e përçuesit mbrojtës me bashkuesin me vidë, i shënuar me shënjën

Pas montimit kapaku plastik vendoset përsëri!

Shpjegime të fig.3:

TS- termoçkyçës; TR - termorregullator; S - çelës elektrik(tek modelet që e kanë); R - ngrohës; IL Ilambë sinjali; F - flanxhë; KL - kontakt luster;

VI. MBROJTJE ANTIKOROZIVE – ANODË MAGNEZI (TEK BOJLERAT ME UJËMBAJTËS ME VESHJE QELQ – QERAMIKE OSE EMALI)

Protektori i anodës magnezi mbron edhe më shumë sipërfaqen e brendshme të ujëmbajtësit nga korozioni. Ai është një element i kosumueshëm që duhet të këmbehet në mënyrë periodike.

Për një shrytëzim afatgjatë dhe pa defekte e bojlerit tuaj, prodhuesi rekomandon një kontroll periodik e gjendjes së anodës magnezi nga teknik i licenzuar dhe të ndrohet në rast se është e nevojshme, që mund të bëhet në kohën e profilaksis së aparatit.

Për kryerjen e këmbimit kontaktoni me repartet e autorizuara!

1. Vënja në punë të aparatit.

Para lèshimit të parë të aparatit sigurohuni se bojleri është lidhur në mënyrë të rreguallt me rejetin elektrik dhe është i mbushur me ujë.

Lëshimi i bojlerit bëhet nëpërmjet paisja e montuar në rrjetin e instalimit e përshkruar në nënpikën 3.2 të pikës V ose lidhja e spinës me prizën (nëse modeli është me kablo me spinë)

2. Bojlerë (ngrohës të ujit) me komandim elektromekanik

Fig. 2, ku:

1 - Butoni elektrik (për modelet me buton);
2 - Indikatorë drite;
3 - Dorëze e termorregullatorit (vetëm për modele me mundësi për rregullim të temperaturës)

2.1. Për modelet me buton nevojitet ndezja e tij

Butoni elektrik éshtë me relef.

  • Ndezja e bojlerit. Shtypni njëherë butonin. Ndriçimi i tij do të aktivizohet. Butoni do të ndriçojë deri sa aparati nuk shkyçet ose korrenti nuk ndërpritet (p. 1 më sipër). Indikatorët e dritës gjithashtu do të ndezin (shiko pikën e vijueshme 2.2).
  • Që të shkyçet aparati duhet shtypur butonin. Butoni fiket, që do të thotë se aparati nuk funksionon. Indikatorët e dritës gjithashtu fiken.

2.2. Llambushka kontrolluese (indikatorë)

Ndriçojnë me ngjyrë të kuqe – pajisja është në regjim të ngrohjes së ujit Ndriçojnë me ngjyrë blu – uji në pajisjen është i ngrohtë dhe termorregullatori fiket

Indikatorët nuk ndriçojnë, kur:

  • butoni elektrik i pajisjes është i fikur, ose
    • s'ka rrymë elektrike, ose
  • termo-mbrojtja e pajisjes është fikur – shiko pikën e 3-të më poshtë

2.3. Rregullimi i temperaturës – në modele me termorregullator (termostat) që mund të rregullohet.

Kjo lejon rregullim të temperaturës së dashur që realizohet përmes dorëzës rrotulluese mbi panelin e komandimit. Për rritjen e temperaturës e rrotulloni në drejtim ndaj shenjës për rritjen e temperaturës.

Tesy 100L - Llambushka kontrolluese (indikatorë) - 1

Një herë në muaj e vendosni dorëzën në pozitën e temperaturës maksimale për 24 orë (pavarësisht nëse pajisja gjithmonë

punon në këtë regjim). Ashtu sigurohet higjiena më e madhe e ujit të ngrohtë.

Tesy 100L - Llambushka kontrolluese (indikatorë) - 2

KUJDES: nëse modeli i bojlerit nuk disponon me dorëze për rregullim të termostatit, atëherë komandimi për rregullim natik të temperaturës së ujit është implementuar fabrikisht.

Tesy 100L - Llambushka kontrolluese (indikatorë) - 3

REGJIM KUNDËR NGRIRJES (fig.2). Ky rregullim i aparatit mban temperatura e ujit që nuk lejon uji tek ai të ngrij. Furnizimi

elektrik i aparatit duhet të ndezët dhe aparati duhet të ndezët. Valvula sigurie dhe tubacioni prej saj ndaj aparatit detyrimisht duhet të sigurohen kundër ngrirjes.

Nëse për ndonjë shkak nevojitet se furnizimi i nevojshëm elektrik të ndërpritet, ka rrezik uji në ujëmbajtësin të ngrirët. Për këtë shkak ju këshillojmë në mungesë të gjatë (mbi një javë) të derdhni uji nga aparati.

3. Mbrojtje me anë të temperaturës (e vlefshme për të gjitha modelet)

Aparati është pajisur me një vegël të veçant (termoshkyçës) për mbrojtje nga mbingrohja e ujit duke shkyçur ngrohësi nga rrjeti elektrik, kur temperatura arrin dimensione shumë të larta.

Tesy 100L - Mbrojtje me anë të temperaturës (e vlefshme për të gjitha modelet) - 1

Pas aktivimit kjo pajisje nuk vet-riparohet dhe aparati nuk do të punojë. Kërkoni servis të autorizuar për heajen e problemit.

VIII. MODELE ME SHKËMBYES NXEHTËSIE (SERPENTINA) – FIG. 1D DHE TAB. 2

Ky bojler lejon gjatë periudhës së ngrohjes të realizohet kursim të energjis elektrike. Kjo arrihet me anë të shkëmbyesi i nxehtësisë (serpentina). Me anë të tij uji në bojleri mond të ngrohet dhe pa konsumimi i energjis elektrike, duke shfrytëzuar ngrohja qëndrore ose lokale.

Temperatura maksimale e shkëmbyesit të nxehtësisë - 80°C.

Bojlerët me shkëmbyes nxehtësie japin mundësin për ngrohjen e ujit me tre variante:

  1. Me ngrohës elektrik
  2. Me shkëmbyes nxehtësie
  3. E kombinuar - me serpentinën dhe me ngrohësin elektrik

Montimi:

Përveç montimi i përshkruar më lartë, veçanarisht për këto modele, éshtë e nevojshme shkëmbyesi i nxehtësisë të lidhet me instalimin e ngrohjes. Lidhja bëhet duke respektuar drejtimet e shigjetave nga fig. 1d.

Ju rekomandojmë të montoni rubinet mbylljeje në hyrjen dhe daljen e shkëmbyesit të nxehtësisë. Me mbylljen e rrymës së shkëmbimit termik nëpërmjet e rubinetit të poshtëm (mbyllës) do të evitoni qarkulimi i padëshirueshëm termik në periudhat kur përdorni vetëm ngrohësi elektrik.

Në rast demontimi i bojlerit tuaj, që është me shkëmbyes i nxehtësisë, është e nevojshme të mbyllni dhe të dy rubinetat.

Tesy 100L - Montimi: - 1

Detyrimisht duhet të përdorni elemente dielektrike për lidhjen e shkëmbyesit termik ndaj instalimit me tubacione prej bakri.

Tesy 100L - Montimi: - 2

Për kufizim të korrozionit, në instilacionin duhet të përdorin tubacione me difuzionin e kufizuar të gazave.

IX. MIRËBAJTJA PERIODIKE

Gjatë punës normale të bojlerit, nga ndikimi i temperaturës së lartë mbi sipërfaqja e ngrohësit mbetet gëlqere /gur kaldaje/. Ajo keqëson shkëmbimin e nxehtësis midis ngrohësi dhe uji. Temperatura mbi sipërfaqen e ngrohësit dhe në zonën rreth tij rritet. Del një zhurmë karakteristik /i ujit që valon/. Termorregullatori fillon të kontaktojë dhe të shkyçet më shpesh. është e mundshme veprim i "rremë" e mbrojtjes së temperaturës. Për shkak të kësaj prodhuesi i aparatit rekomandon profilaksi të bojlerit Tuaj në çdo dy vjet nga një qëndër e autorizuar ose një repart baze. Kjo profilaksi duhet të përfshij pastrim dhe kontroll të protektorit e anodës (tek bojlerët me veshje qelq-kermike), që në rast nevoje mund të ndrohet me një i ri.

Për ta pastruar aparatin përdorni pecetë të lagët. Mos përdorni mjete pastruese abrazive ose të cilat përmbajnë tretës. Mos hidhni ujë mbi aparatin.

PRODHUESI NUK MBAN PËRGJEGJËSI PËR TË GJITHA PASOJAT QË RRJEDHIN NGA MOSRESPEKTIMIN E KËTIJ INSTRUKSIONI.

Tesy 100L - PRODHUESI NUK MBAN PËRGJEGJËSI PËR TË GJITHA PASOJAT QË RRJEDHIN NGA MOSRESPEKTIMIN E KËTIJ INSTRUKSIONI. - 1

Udhëzime për mbrojtjen e mjedisit

Bojlerët e vjetër kanë materiale të çmueshme dhe prandaj ata nuk duhet të hidhen sëbashku me plehrat shtëpiake! Ju lutemi të kontriboni në mënyrë aktive për të mbrojtur mjedisin duke dorëzuar aparatin tek pikët blerëse të licenzuar (nëse ka të tillë).

UA

Шановні клієнти,

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : Tesy

Modeli : 100L

Kategori : Boiler