KUT6NE18S - Ngrirës ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas KUT6NE18S ELECTROLUX në format PDF.
Shkarko udhëzimet për tuajin Ngrirës në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj KUT6NE18S - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. KUT6NE18S e markës ELECTROLUX.
MANUAL I PËRDORUESIT KUT6NE18S ELECTROLUX
Faleminderit për blerjen e një pajisjeje Elextrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell me vete dekada eksperience dhe novatorizmi profesional. Origjinal dhe me stil, është projektuar duke ju pasur ju në mendje. Kështu që sa herë që ta përdorni, mund të bazoheni në faktin se do të merrni rezultate optimale çdo herë. Mirë se vini në Electrolux. Vizitoni faqen tonë të internetit për: Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit www.electrolux.com/support Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë: www.registerelectrolux.com Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen: www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale. Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial. Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit. Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla Të dhëna rreth ambientit Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
1. INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit www.electrolux.com2apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.
- Fëmijët e moshës nga 3 deri 8 vjeç lejohen që të mbushin dhe zbrazin pajisjen me kusht që të kenë marrë udhëzimet e duhura.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse, me kusht që të mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
- Fëmijët më të vegjël se 3 vjeç duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
- Fëmijët duhet të mbikqyren për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
- Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
- Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
1.2 Siguria e përgjithshme
- Kjo paisje përdoret vetëm për ruajtjen e ushqimeve dhe pijeve.
- Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
- Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
- Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, respektoni udhëzimet e mëposhtme: SHQIP 3– mos e hapni derën për periudha të gjata; – pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të bien në kontakt me ushqimin dhe sistemet e aksesueshme të shkarkimit;
- PARALAJMËRIM: Mbajini pa pangesa vrimat e ajrimit në kasën e pajisjes ose në strukturën inkaso.
- PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje mekanike apo mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
- PARALAJMËRIM: Mos e dëmtoni qarkun e ftohësit.
- PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarëseve të ruajtjes së ushqimeve të pajisjes, përveç nëse janë lloji i rekomanduar nga prodhuesi.
- Mos përdorni spërkatësin e ujit dhe avullin për të pastruar pajisjen.
- Pastrojeni pajisjen me copë të butë e të njomë. Përdorni vetëm detergjentë neutralë. Mos përdorni produkte gërryese, materiale të ashpra pastruese, tretës ose objekte metalike.
- Kur pajisja lihet bosh për periudha të gjata kohe, fikeni, shkrijeni, pastrojeni, thajeni dhe lëreni derën të hapur për të mos lejuar zhvillimin e mykut brenda pajisjes.
- Mos mbani substanca shpërthyese si kanaçe aerosoli me lëndë djegëse të ndezshme në këtë pajisje.
- Për të shmangur rreziqet, nëse kordoni elektrik është e dëmtuar, duhet zëvendësuar nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm.
PARALAJMËRIM! Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
- Hiqni të gjithë paketimin.
- Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
- Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën inkaso për arsye sigurie.
- Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
- Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura. www.electrolux.com4• Sigurohuni që ajri të mund të qarkullojë rreth pajisjes.
- Pas instalimit të parë ose pas ndryshimit të krahut të derës, prisni të paktën 4 orë përpara se të lidhni pajisjen me energjinë elektrike. Kjo bëhet për të lejuar që vaji të rrjedhë përsëri në kompresor.
- Përpara se të kryeni çdo lloj veprimi (p.sh. ndryshimit të krahut të derës), hiqni spinën nga priza.
- Mos e instaloni pajisjen pranë radiatorëve apo sobave, furrave apo pianurave, përveç kur specifikohet ndryshe në udhëzimet e instalimit.
- Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut.
- Mos e instaloni pajisjen atje ku ka dritë të drejtpërdrejtë dielli.
- Mos e instaloni këtë pajisje në zona që kanë shumë lagështirë ose që janë shumë të ftohta.
- Kur e lëvizni pajisjen, ngrijeni nga buza e përparme për të shmangur gërvishtjen e dyshemesë.
- Pajisja përmban një qese me absorbues lagështire. Ajo nuk është lodër. Nuk është ushqim. Hidheni atë menjëherë.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM! Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike. PARALAJMËRIM! Kur poziciononi pajisjen, sigurohuni që kordoni i energjisë të mos ngecë ose dëmtohet. PARALAJMËRIM! Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
- Pajisja duhet tokëzuar.
- Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
- Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
- Sigurohuni që të mos dëmtoni pjesët elektrike (p.sh. spinën e rrjetit, kabllon e rrjetit, kompresorin). Kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit ose një elektricist për të ndërruar pjesët elektrike.
- Kablloja e rrjetit duhet të qëndrojë nën nivelin e spinës së rrjetit.
- Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
- Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
PARALAJMËRIM! Rrezik lëndimi, djegiesh, goditjeje elektrike ose zjarri. Pajisja përmban gaz të ndezshëm, izobutan (R600a), një gaz natyror me nivel të lartë pajtueshmërie me mjedisin. Bëni kujdes të mos shkaktoni dëmtime te qarku i agjentit ftohës që përmban izobutan.
- Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
- Ndalohet rreptësisht çdo përdorim i produktit inkaso më vete.
- Mos vendosni pajisje elektrike (p.sh. prodhues të akulloreve) në pajisje përveç nëse ato deklarohen të përdorshme nga prodhuesi.
- Nëse ndodh dëmtim i qarkut të ftohësit, sigurohuni që të mos ketë flakë dhe burime të ndezjes në dhomë. Ventiloni dhomën.
- Mos lejoni që objektet e nxehta të prekin pjesët plastike të pajisjes.
- Mos vendosni pije jo-alkolike në ndarjen e ngrirësit. Kjo do të krijojë presion mbi enën e pijeve.
- Mos mbani gaz dhe lëng të ndezshëm në pajisje.
- Mos vendosni produkte që marrin flakë ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi të.
- Mos e prekni kompresorin ose kondensatorin. Janë të nxehtë.
- Mos hiqni dhe mos prekni artikujt nga ndarja e ngrirësit nëse i keni duart të lagura ose të njoma. SHQIP 5• Mos e ngrini përsëri ushqimin që është shkrirë.
- Respektoni udhëzimet e ruajtjes që gjenden tek ambalazhimi i ushqimit të ngrirë.
- Mbështillini ushqimet me material mbështjellës përpara se t’i fusni në ndarjen e ngrirjes.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM! Rrezik plagosjeje ose dëmtim i pajisjes.
- Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
- Kjo pajisje përmban hidrokarbure në njësinë ftohëse. Vetëm një person i kualifikuar duhet ta kryejë mirëmbajtjen dhe rimbushjen e njësisë.
- Kontrolloni rregullisht tubin e shkarkimit të pajisjes dhe nëse është e nevojshme pastrojeni. Nëse tubi i shkarkimit është i bllokuar, uji i shkrirë do të mblidhet në fundin e pajisjes.
- Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.
- Ju lutemi vini re se vetëriparimi ose riparimi joprofesional mund të ketë pasoja sigurie dhe mund të zhvlerësojë garancinë.
- Pjesët e mëposhtme të këmbimit do të jenë të disponueshme për 7 vjet pas daljes nga qarkullimi të modelit: termostatet, sensorët e temperaturës, qarqet, burimet e dritës, dorezat e dyerve, menteshat e dyerve, vasketat dhe koshat. Ju lutemi vini re se disa nga këto pjesë këmbimi janë të disponueshme vetëm për riparuesit profesionistë, dhe se jo të gjitha pjesët e këmbimit u përshtaten të gjitha modeleve.
- Guarnicionet e dyerve do të jenë të disponueshme për 10 vjet pas daljes nga qarkullimi të modelit.
- Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit elektrik.
- Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe hidheni atë.
- Hiqni kapësen e derës për të parandaluar bllokimin brenda pajisjes të fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake.
- Qarku i ftohjes dhe materialet e izolimit të kësaj pajisjeje nuk ndikojnë tek ozoni.
- Shkuma izoluese përmban gaz të ndezshëm. Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj për t'u informuar mbi mënyrën e duhur të hedhjes së pajisjes.
- Mos i shkaktoni dëmtime pjesës së njësisë së ftohjes që është afër shkëmbyesit të nxehtësisë.
PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve të sigurisë. PARALAJMËRIM! Referojuni dokumentit të udhëzimeve të instalimit për të instaluar pajisjen tuaj. PARALAJMËRIM! Rregullojeni pajisjen në përputhje me dokumentin e udhëzimeve të instalimit për të shmangur rrezikun e paqëndrueshëmrisë së pajisjes. www.electrolux.com63.1 Përmasat
90° Përmasat e përgjithshme ¹ H1 mm 1772 W1* mm 548 D1 mm 549 ¹ lartësia, gjerësia dhe thellësia e pajisjes pa dorezën
- përfshirë gjerësinë e menteshave në fund (8 mm) Hapësira e kërkuar në përdorim ² H2 (A+B) mm 1816 W2* mm 548 D2 mm 551 A mm 1780 Hapësira e kërkuar në përdorim ² B mm 36 ² lartësia, gjerësia dhe thellësia e pajisjes duke përfshirë dorezën, plus hapësirën e nevojshme për qarkullimin e lirshëm të ajrit të ftohjes
- përfshirë gjerësinë e menteshave në fund (8 mm) Hapësira e përgjithshme e kërkuar në përdorim ³ H3 (A+B) mm 1816 W3* mm 548 D3 mm 1071 ³ lartësia, gjerësia dhe thellësia e pajisjes duke përfshirë dorezën, plus hapësirën e SHQIP 7nevojshme për qarkullimin e lirshëm të ajrit të ftohjes, plus hapësirën e nevojshme për të lejuar hapjen e derës në këndin minimal që lejon heqjen e të gjitha pajisjeve të brendshme
- përfshirë gjerësinë e menteshave në fund (8 mm)
Për të siguruar funksionimin më të mirë të pajisjes, nuk duhet ta instaloni pajisjen në një vend me dritë direkte të diellit. Mos e instaloni pajisjen pranë radiatorëve apo sobave, furrave apo pianurave, përveç kur specifikohet ndryshe në udhëzimet e instalimit. Sigurohuni që ajri të qarkullojë lirisht rreth e qark pjesës së pasme të dollapit. Kjo pajisje duhet të instalohet në ambient të brendshëm në një vend të thatë dhe të ajrosur mirë. Kjo pajisje është prodhuar për t’u përdorur në temperaturë ambienti që varion nga 10°C në 43°C. Funksionimi i saktë i pajisjes mund të garantohet vetëm brenda diapazonit të specifikuar të temperaturës. Nëse keni dyshime se ku mund ta instaloni pajisjen, konsultohuni me shitësin, shërbimin tonë të klientit apo me qendrën më të afërt të servisit të autorizuar. Pajisja duhet të shkëputet lirisht nga korrenti. Për këtë arsye spina duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas instalimit.
3.3 Lidhja elektrike
- Përpara se ta fusni në prizë, sigurohuni që voltazhi dhe frekuenca e treguar në pllakën e karakteristikave të jenë në përputhje me linjën elektrike të shtëpisë.
- Pajisja duhet të lidhet me tokëzimin. Spina e kabllove të linjës elektrike është e pajisur me një kontakt për këtë qëllim. Nëse priza e linjës elektrike e shtëpisë s’është e tokëzuar, lidheni pajisjen me një tokëzim të veçantë në përputhje me rregulloret aktuale, duke u konsultuar me një elektricist të kualifikuar.
- Prodhuesi nuk mban përgjegjësi nëse nuk respektohen masat e mësipërme të sigurisë.
3.4 Kërkesat për ventilim
Lëvizja e ajrit mbrapa pajisjes duhet të jetë e mjaftueshme. 38 mm min. 200 cm
3.5 Ndryshimi i krahut të hapjes
së derës Shikoni dokumentin e veçantë me udhëzime mbi instalimin dhe ndryshimin e krahut të derës. KUJDES! Në çdo fazë të ndryshimit të derës, mbroni dyshemenë nga gërvishtja me një material rezistent. www.electrolux.com84. PANELI I KONTROLLIT
Butoni i rritjes së temperaturës
Butoni i uljes së temperaturës
ON/OFF Tingujt e paracaktuar të butonave mund të ndryshohen duke shtypur njëkohësisht për disa sekonda butonin Mode dhe butonin e uljes së temperaturës. Ndryshimi mund të zhbëhet.
1. Lidheni spinën me prizën e rrymës.
2. Shtypni ON/OFF e pajisjes nëse
ekrani është i fikur. Treguesit e temperaturës tregojnë temperaturën e parazgjedhur. Për të zgjedhur një temperaturë të caktuar të ndryshme referojuni "Rregullimi i temperaturës". Nëse "dEMo" shfaqet në ekran, referojuni "Zgjidhja e problemeve".
1. Shtypni butonin ON/OFF të pajisjes
për 3 sekonda. Ekrani do të fiket.
2. Hiqeni spinën elektrike nga priza.
4.4 Rregullimi i temperaturës
Caktoni temperaturën e pajisjes duke shtypur rregullatorët e temperaturës. Temperatura e rekomanduar për caktim është:
- -18°C për ngrirësin Diapazoni i temperaturës mund të variojë mes -15°C dhe -24°C për ngrirësin. Treguesit e temperaturës tregojnë temperaturën e caktuar. Temperatura e caktuar do të arrihet brenda 24 orëve. Pas ikjes së dritave temperatura e caktuar ruhet.
4.5 Funksioni FastFreeze
Funksioni FastFreeze përdoret për ngrirjen paraprake dhe ngrirjen e shpejtë në sekuencë në ndarjen e ngrirësit. Ky funksion përshpejton ngrirjen e SHQIP 9ushqimeve të freskëta dhe në të njëjtën kohë mbron artikujt ushqimorë tashmë në ruajtje nga ngrohja e padëshirueshme. Për të ngrirë ushqime të freskëta, aktivizojeni funksionin FastFreeze të paktën 24 orë përpara se të vendosni ushqimin për të përfunduar ngrirjen paraprake.
1. Për të aktivizuar këtë funksion,
shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona korresponduese. Treguesi FastFreeze pulson.
2. Shtypni butonin OK për të
konfirmuar. Treguesi FastFreeze shfaqet. Ky funksion ndalon automatikisht pas 52 orësh. Mund ta çaktivizoni funksionin FastFreeze përpara përfundimit të tij automatik duke përsëritur procedurën derisa treguesi FastFreeze të fiket ose duke zgjedhur një temperaturë të ndryshme të vendosur.
4.6 Funksioni ChildLock
Aktivizoni funksionin ChildLock për të kyçur butonat nga përdorimi i paqëllimshëm.
1. Shtypni Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse. Treguesi ChildLock pulson.
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
Treguesi ChildLock shfaqet. Për ta çaktivizuar funksionin ChildLock, përsëritni procedurën derisa të fiket treguesi ChildLock.
4.7 Funksioni DrinksChill
Funksioni DrinksChill duhet të përdoret për të vendosur një alarm akustik në kohën e preferuar, i vlefshëm për shembull kur një recetë kërkon që të ftohë produkte ushqime për një periudhë të caktuar. Është e dobishme edhe kur nevojitet një kujtues për të mos harruar shishet ose kënaçet e vendosura në ngrirës për ftohje të shpejtë.
1. Shtypni Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse. Treguesi DrinksChill pulson. Kohëmatësi tregon vlerën e cilësuar (30 minuta) për disa sekonda.
2. Shtypni rregulluesin e kohëmatësit
për të ndryshuar vlerën e caktuar të Kohëmatësit nga 1 në 90 minuta.
3. Shtypni OK për ta konfirmuar.
Treguesi DrinksChill shfaqet. Kohëmatësi fillon të pulsojë (min). Në fund të numërimit mbrapsht, treguesi “0 min” pulson dhe dëgjohet një alarm akustik. Shtypni OK për të fikur sinjalin akustik dhe për të çaktivizuar funksionin. Për të çaktivizuar funksionin, përsëritni procedurën derisa treguesi DrinksChill të fiket. Ju mund të ndryshoni kohën në çdo kohë gjatë numërimit mbrapsht dhe në fund, duke shtypur butonin e uljes së Temperaturës dhe butonin e rritjes së Temperaturës.
4.8 Alarmi i temperaturës së
lartë Kur ka rritje të temperaturës në ndarjen e ngrirësit (p.sh. për shkak të një ndërprerjeje të mëparshme të rrymës elektrike), pulson alarmi dhe temperatura e ngrirësit dhe aktivizohet tingulli. Për të çaktivizuar alarmin:
2. Treguesi i temperaturës së ngrirësit
tregon temperaturën më të lartë që arrihet për disa sekonda, pastaj ekrani tregon sërish temperaturën e caktuar. Treguesi i alarmit vazhdon të pulsojë derisa të rikthehen kushtet normale. Nëse nuk shtypni asnjë buton, tingulli çaktivizohet automatikisht pas rreth një ore për të shmangur bezdisjen. www.electrolux.com104.9 Alarmi i hapjes së derës Nëse dera e ngrirësit lihet hapur për rreth 90 sekonda, aktivizohet tingulli dhe pulson treguesi i alarmit. Alarmi ndalon pas mbylljes së derës. Gjatë alarmit, tingulli mund të çaktivizohet duke shtypur çfarëdo butoni. Nëse nuk shtypni asnjë buton, tingulli çaktivizohet automatikisht pas rreth një ore për të shmangur bezdisjen.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
5.1 Ngrirja e ushqimit të freskët
Seksioni i ngrirjes është i përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të freskët dhe ruajtjen e ushqimit të ngrirë dhe shumë të ngrirë për kohë të gjatë. Për të ngrirë ushqime të freskëta, aktivizoni funksionin FastFreeze të paktën 24 orë përpara se të vendosni ushqimin që do të ngrini në ndarjen e ngrirësit. Ruajini ushqimet e freskëta duke i shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në ndarjen ose sirtarin e parë dhe të dytë nga lart. Sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet pa shtuar ushqime të tjera të freskëta gjatë 24 orëve, specifikohet në pllakën e specifikimeve (një etiketë që ndodhet në brendësi të pajisjes). Kur procesi i ngrirjes të ketë përfunduar, pajisja kthehet automatikisht në parametrin e mëparshëm të temperaturës (shihni "Funksioni FastFreeze"). Për më shumë informacion, referojuni "Këshilla për ngrirje".
5.2 Ruajtja e ushqimit të ngrirë
Kur aktivizoni një pajisje për herë të parë ose pas një periudhe të gjatë mospërdorimi, përpara se t'i futni produktet në ndarje, lëreni pajisjen të punojë për të paktën 3 orë me funksionin FastFreeze të aktivizuar. Sirtarët e frigoriferit bëjnë të mundur që të gjeni shpejt dhe lehtë paketën ushqimore që dëshironi. Nëse do të ruhen sasi të mëdha ushqimi hiqini të gjithë sirtarët dhe vendoseni ushqimin nëpër rafte. Mbajini ushqimet jo më pranë se 15 mm nga dera. KUJDES! Në rast të një shkrirjeje aksidentale, për shembull si pasojë e ndërprerjes së rrymës elektrike dhe nëse kjo ndërprerje ka zgjatur më shumë se vlera e shfaqur në pllakëzën e specifikimeve te “koha në rritje”, ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet menjëherë, më pas të ftohet dhe të rivendoset në ngrirje. Referojuni "Alarmi i temperaturës së lartë".
Ushqimet e ngrira ose të ngrira shumë, përpara se të konsumohen, mund të shkrihen në frigorifer ose brenda një qeseje plastike nën ujë të ftohtë. Ky veprim varet nga koha në dispozicion dhe lloji i ushqimit. Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira.
5.4 Prodhimi i kubeve të akullit
Kjo pajisje është e pajisur me një ose më shumë vasketa të posaçme për prodhimin e kubave të akullit. Mos përdorni vegla metalike për të hequr vasketat nga ngrirësi.
1. Mbushini këto vasketa me ujë.
2. Vendosni vasketat e akullit në
dhomën e ngrirësit. SHQIP 115.5 Akumulatorët e ftohtësisë Kjo pajisje përmban akumulatorë ftohtësie që zgjatin kohën e ruajtjes, në rast shkëputjeje të energjisë elektrike apo të ndonjë avarie. Për të garantuar performancën optimale të akumulatorëve, vendosini ato në zonën e sipërme të përparme të pajisjes.
6. NDIHMË DHE KËSHILLA
6.1 Si të kursejmë energjinë
- Konfigurimi i brendshëm i pajisjes është ai që siguron përdorimin më efikas të energjisë.
- Mos i hiqni akumulatorët e ftohtë nga koshi i ngrirjes.
- Mos e hapni shpesh derën ose mos e lini hapur për një kohë më të gjatë sesa nevojitet.
- Sa më të ftohta parametrat e temperaturës, aq më i lartë konsumi i energjisë.
- Sigurohuni që të ketë ventilim të mirë. Mos i mbuloni rrjetën ose vrimat e ventilimit.
- Sigurohuni që produktet ushqimore brenda pajisjes të lejojnë qarkullimin e ajrit përmes vrimave të dedikuara në fund të pjesës së brendshme të pajisjes.
6.2 Këshilla për ngrirje
- Aktivizoni funksionin FastFreeze të paktën 24 orë përpara se të vendosni ushqimin brenda ndarjes së ngrirjes.
- Përpara ngrirjes, mbështilleni dhe izolojeni ushqimin në: letër alumini, letër ose qese plastike, kuti hermetike me kapak.
- Për ngrirje dhe shkrirje më efikase ndajini ushqimet në porcione të vogla.
- Rekomandohet që të gjitha ushqimeve të ngrira t’u vendosni etiketa dhe data. Me këtë do të mund të identifikoni ushqimet dhe do të dini se kur duhet të përdoren përpara se të prishen.
- Ushqimet duhet të jenë të freskëta përpara se të ngrijnë për të ruajtur cilësinë e mirë të ushqimit. Veçanërisht, frutat dhe zarzavatet duhet të ngrihen pasi të mblidhen për të ruajtur të gjitha vlerat e tyre ushqyese.
- Mos i ngrini shishet ose kënaçet me lëngje, veçanërisht pijet që përmbajnë dyoksid karboni - ato mund të shpërthejnë gjatë ngrirjes.
- Mos vendosni ushqim të nxehtë në ndarjen e ngrirësit. Ftoheni në temperaturë dhome përpara se ta fusni brenda ndarjes.
- Për të shmangur rritjen në temperaturë të ushqimeve të ngrira tashmë, mos vendosni ushqime të freskëta të pa ngrira direkt pranë tyre. Vendoseni ushqimin në temperaturë dhome në pjesën e ndarjes së ngrirësit ku nuk ka ushqime të ngrira.
- Mos hani kuba akulli, akull ose lëpirëse akulli menjëherë pasi i nxirrni nga ngrirësi. Rrezik atrofizimi.
- Mos e ngrini përsëri ushqimin e shkrirë. Nëse ushqimi është shkrirë, gatuajeni, ftoheni dhe më pas ngrijeni.
6.3 Ruajtja e ushqimit të ngrirë
- Ndarja e ngrirjes është ajo e shënuar me .
- Parametrat e duhëra të temperaturës, që garantojnë ruajtjen e produkteve të ngrira, janë ato që vendosin një temperaturë më ulët ose të barabartë me -18°C. Parametrat më të larta të temperaturës brenda pajisjes mund të sjellin shkurtimin e jetëgjatësisë së ushqimit.
- E gjithë ndarja e ngrirësit është e përshtatshme për ruajtjen e produkteve të ngrira ushqimore.
- Lini hapësirë të mjaftueshme rrotull ushqimit për të lejuar qarkullimin e lirshëm të ajrit.
- Për të ditur si të ruani ushqimin në mënyrë të saktë, referojuni etiketës së paketimit të ushqimit për të parë jetëgjatësinë e ushqimit.
- Është e rëndësishme që ta mbështillni ushqimin në mënyrë të tillë që të www.electrolux.com12parandalojë hyrjen e ujit, lagështirës ose kondensimit.
6.4 Këshilla për blerjet
Pas blerjes së ushqimeve:
- Sigurohuni që paketimi të mos jetë dëmtuar, sepse ushqimi mund të jetë prishur. Nëse paketimi është i fryrë ose i lagur, mund të mos jetë ruajtur në kushte optimale dhe mund të ketë filluar shkrirja.
- Për të kufizuar procesin e shkrirjes blijini mallrat e ngrira në fund të blerjes së ushqimeve dhe transportojini ato brenda një çante termike dhe të izoluar.
- Futini ushqimet e ngrira menjëherë në ngrirës pasi të ktheheni nga dyqani.
- Nëse ushqimi është shkrirë qoftë edhe pjesërisht, mos e ngrini përsëri. Konsumojeni sa më shpejt të mundeni.
- Respektoni datën e skadencës dhe informacionin mbi ruajtjen në paketim.
6.5 Jetëgjatësia në raft
Lloji i ushqimit Jetëgjatësia (muaj) Bukë 3 Frutat (përveç agrumeve) 6 - 12 Zarzavate 8 - 10 Ushqimet e mbetura, pa mish 1 - 2 Bulmeti: Gjalp Djathi i butë (p.sh. mocarela) Djathë i fortë (p.sh. parmixhano, çedar)
Fruta deti: Peshk me yndyrë (p.sh. salmon, skumbri) Peshk pa yndyrë (p.sh. merluc, gjuhëz) Karkaleca deti Guaska dhe midhje Peshk i gatuar
Mishi: Shpezë Mish lope Mish derri Mish qengji Salsiçe Proshutë Ushqimet e mbetura, me mish
PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve të sigurisë. SHQIP 137.1 Pastrimi i pjesës së brendshme të pajisjes Përpara së të përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni pjesën e saj të brendshme dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak sapun natyral për të hequr erën tipike të një produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht. KUJDES! Mos përdorni detergjent, pluhura gërryes, klor apo pastrues me bazë vaji, pasi këto mund të dëmtojnë sipërfaqet e lëmuara. KUJDES! Aksesorët dhe pjesët e pajisjes nuk duhet të lahen në enëlarëse.
1. Pastroni pjesën e brendshme dhe
aksesorët me ujë të vakët dhe me pak sapun neutral.
2. Kontrolloni rregullisht gominat e
derës dhe pastrojini për t’u siguruar që janë të pastra dhe nuk kanë papastërti.
3. Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
7.3 Shkrirja e ngrirësit
Ndarja e ngrirësit është pa formim bryme. Kjo do të thotë se gjatë procesit të punës nuk krijohet brymë, as në muret e brendshme as mbi ushqime.
7.4 Periudha e mospërdorimit
Kur pajisja nuk përdoret për një periudhë të gjatë, merrni masat paraprake të mëposhtme:
1. Shkëputeni pajisjen nga furnizimi me
2. Hiqni të gjithë ushqimin.
3. Pastroni pajisjen dhe të gjithë
4. Lëreni derën paksa hapur për të
shmangur formimin e erërave të pakëndshme.
8. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve të sigurisë.
8.1 Çfarë duhet bërë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja Pajisja nuk punon. Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen. Spina e pajisjes nuk është lidhur siç duhet me prizën e rrjetit. Futeni në prizë siç duhet spinën e pajisjes. Nuk ka tension në prizën e rrjetit. Lidhni një pajisje tjetër elektrike në prizën e rrjetit. Kontaktoni një elektricist të kualifikuar. Pajisja është e zhurmshme. Pajisja nuk mbështetet siç duhet. Kontrolloni nëse pajisja qëndron e fiksuar. www.electrolux.com14Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja Është aktiv alarmi akustik ose vizual. Ka pak kohë që kabina është ndezur. Referojuni tek "Alarmi i temperaturës së lartë" ose "Alarmi i hapjes së derës". Temperatura në pajisje është tepër e lartë. Referojuni tek "Alarmi i temperaturës së lartë" ose "Alarmi i hapjes së derës". Dera është lënë hapur. Mbyllni derën. Kompresori punon vazhdimisht. Temperatura është vendosur gabim. Referojuni kapitullit "Paneli i kontrollit". Në pajisje janë futur njëkohësisht shumë produkte ushqimore. Prisni disa orë e më pas kontrolloni sërish temperaturën. Temperatura e dhomës është shumë e lartë. Referojuni kapitullit "Instalimi". Produktet ushqimore të vendosura në pajisje kanë qenë tepër të ngrohta. Lërini produktet ushqimore të ftohen në temperaturën e dhomës përpara se t'i fusni në pajisje. Dera nuk është mbyllur siç duhet. Referojuni seksionit "Mbyllja e derës". Funksioni FastFreeze është i aktivizuar. Shikoni seksionin “Funksioni FastFreeze”. Kompresori nuk fillon menjëherë pas shtypjes së "FastFreeze", ose pas ndryshimit të temperaturës. Kompresori ndizet pas një periudhe kohore. Kjo është normale, nuk ka ndodhur asnjë gabim. Dera është e pakalibruar ose pengon skarën e ventilimit. Pajisja nuk është e niveluar. Shikoni udhëzimet e instalimit. Dera nuk hapet lehtë. Jeni përpjekur të rihapni derën menjëherë pas mbylljes. Prisni pak sekonda mbas mbylljes dhe rihapjes së derës. Ka shumë brymë dhe akull. Dera nuk është mbyllur siç duhet. Referojuni seksionit "Mbyllja e derës". Guarnicioni është i deformuar ose i ndotur. Referojuni seksionit "Mbyllja e derës". Produktet ushqimore nuk janë mbështjellë siç duhet. Mbështillini produktet ushqimore siç duhet. Temperatura është vendosur gabim. Referojuni kapitullit "Paneli i kontrollit". SHQIP 15Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja Pajisja është mbushur plotësisht dhe është vendosur në temperaturën më të ulët. Vendosni një temperaturë më të lartë. Referojuni kapitullit "Paneli i kontrollit". Temperatura e vendosur në pajisje është tepër e ulët dhe temperatura e ambientit është tepër e lartë. Vendosni një temperaturë më të lartë. Referojuni kapitullit "Paneli i kontrollit". Uji rrjedh në dysheme. Shkarkuesi i ujit të shkrirjes nuk është i lidhur me enën e avullimit poshtë kompresorit. Bashkangjisni shkarkimin e ujit të shkrirjes në enën e avullimit. Temperatura nuk mund të caktohet. Është aktivizuar FastFreeze funksioni. Çaktivizoni FastFreeze funksionin manualisht ose prisni derisa funksioni të çaktivizohet automatikisht për të vendosur temperaturën. Shikoni seksionin "funksioni FastFreeze" Temperatura në pajisje është tepër e ulët/e lartë. Temperatura nuk është vendosur siç duhet. Vendosni një temperaturë më të lartë/më të ulët. Dera nuk është mbyllur siç duhet. Referojuni seksionit "Mbyllja e derës". Temperatura e produkteve ushqimore është tepër e lartë. Lëreni temperaturën e produkteve ushqimore të bjerë në temperaturën e ambientit, përpara se t'i ruani. Janë ruajtur shumë produkte ushqimore njëkohësisht. Ruani më pak produkte ushqimore njëkohësisht në pajisje. Dera është hapur shumë shpesh. Hapeni derën vetëm nëse është e nevojshme. Funksioni FastFreeze është i aktivizuar. Shikoni seksionin “Funksioni FastFreeze”. Nuk ka qarkullim të ajrit të ftohtë në pajisje. Sigurohuni që të ketë qarkullim të ajrit të ftohtë në pajisje. Referojuni kapitullit "Ndihmë dhe këshilla". www.electrolux.com16Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja DEMO shfaqet në ekran. Pajisja është në regjim demonstrimi. Për të dalë nga regjimi i demonstrimit, shtypni dhe mbani butonin OK për afërsisht 10 sekonda derisa të dëgjoni një tingull të gjatë dhe ekrani të fiket për një kohë të shkurtër. Në ekranin e temperaturës shfaqet një simbol ose , ose në vend të numrave. Problem i sensorit të temperaturës. Kontaktoni Qendrën më të afërt të Shërbimit të Autorizuar. Sistemi i ftohjes do të vazhdojë t’i mbajë produktet ushqimore të ftohta, por rregullimi i temperaturës nuk do të jetë i mundur. Nëse këshilla nuk çon në rezultatin e dëshiruar, telefonojini Qendrës më të afërt të Autorizuar të Shërbimit.
2. Nëse është e nevojshme, rregulloni
derën. Shikoni udhëzimet e instalimit.
3. Nëse është e nevojshme,
zëvendësoni guarnicionet me defekt të derës. Kontaktoni qendrën e shërbimit të autorizuar. SHQIP 179. ZHURMA SSSRRR! CLICK! HISSS! BRRR! BLUBB!
10. TË DHËNAT TEKNIKE
Informacioni teknik ndodhet në pllakën e specifikimeve në anën e brendshme të pajisjes dhe në etiketën e energjisë. Kodi QR në etiketën e energjisë të dhënë me pajisjen jep një lidhje interneti tek informacioni që lidhet me performancën e pajisjes në databazën e EU EPREL. Ruajeni etiketën e energjisë për referencë së bashku me manualin e përdorimit dhe të gjitha dokumentet e tjera që ofrohen me këtë pajisje. Të njëjtin informacion mund ta gjeni gjithashtu në EPREL duke përdorur lidhjen https://eprel.ec.europa.eu , si dhe emrin e modelit dhe numrin e produktit që gjeni në pllakën e specifikimeve të pajisjes. Shikoni lidhjen www.theenergylabel.eu për informacion të detajuar rreth etiketës së energjisë.
11. INFORMACION PËR INSTITUTET E TESTIMIT
Instalimi dhe përgatitja e pajisjes për çdo verifikim EcoDesign duhet të jetë në përputhje me EN 62552. Kërkesat për ventilimin, dimensionet e zgavrës dhe hapësirat minimale të pasme duhet të jenë siç përcaktohet në këtë “Manual përdorimi” në Kapitullin 3. Ju lutemi kontaktoni me prodhuesin për çdo informacion të mëtejshëm, duke përfshirë edhe planet e ngarkimit. www.electrolux.com1812. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN Ricikloni materialet me simbolin . Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale. SHQIP 19CONTENTS
Notice-Facile