LG GSLV70PZTM - Frigorifer

GSLV70PZTM - Frigorifer LG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas GSLV70PZTM LG në format PDF.

📄 788 faqe Shqip SQ 💬 Pyetje AI
Notice LG GSLV70PZTM - page 693
Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : LG

Modeli : GSLV70PZTM

Kategori : Frigorifer

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj GSLV70PZTM - LG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. GSLV70PZTM e markës LG.

MANUAL I PËRDORUESIT GSLV70PZTM LG

  • Ta izdelek vsebuje vir svetlobe, ki se uvršča v razred energijske učinkovitosti G. sl_main.book.book Page 28 Thursday, March 3, 2022 1:23 PMMANUALI I PËRDORIMIT FRIGORIFERI & NGRIRËSI Para se të filloni instalimin, lexoni këto udhëzime me kujdes. Kjo do të thjeshtojë instalimin dhe do të garantojë që produkti të instalohet mirë dhe në mënyrë të sigurt. Lërini këto udhëzime pranë produktit pas instalimit për referencë në të ardhmen. SHQIP www.lg.com Copyright © 2021-2022 LG Electronics Inc. All Rights Reserved. Për informacion më të detajuar referojuni manualit të prodhuesit në faqen e internetit të LG. sq_main.book.book Page 1 Thursday, March 3, 2022 11:19 AMTABELA E PËRMBAJTJES Ky manual mund të përmbajë figura ose materiale të ndryshme nga modeli që keni blerë. Ky manual mund të rishikohet nga prodhuesi.

LEXONI TË GJITHA UDHËZIMET PËRPARA PËRDORIMIT Direktivat e mëposhtme të sigurisë janë bërë për të parandaluar rreziqet e paparashikueshme nga përdorimi i pasigurt ose i gabuar i produktit. Direktivat janë ndarë në 'PARALAJMËRIM’ dhe 'KUJDES’ siç tregohet më poshtë. Mesazhe Sigurie PARALAJMËRIM PARALAJMËRIM Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjeve elektrike ose dëmtimeve të personave kur përdorni produktin, duhet të ndiqen masat bazë të sigurisë, përfshirë të mëposhtmet. Siguria teknike

  • Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurie nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i Ky simbol shërben për të treguar rastet dhe punimet që mund të shkaktojnë rrezik. Lexoni me kujdes pjesën me këtë simbol dhe ndiqni udhëzimet për të shmangur rreziqet. PARALAJMËRIM Kjo tregon se mosndjekja e udhëzimeve mund të shkaktojë dëmtime serioze ose vdekje. KUJDES Kjo tregon që mosndjekja e udhëzimeve mund të shkaktojë lëndime të vogla ose dëmtime në produkt. sq_main.book.book Page 3 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM4

kuptojnë rreziqet që përfshihen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.

  • Pajisja nuk është bërë për t'u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurie, përveç nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
  • Fëmijët e moshës nga 3 deri në 8 vjeç lejohen t'i mbushin dhe t'i zbrazin pajisjet frigoriferike.
  • Kjo pajisje ka për qëllim të përdoret në kushte shtëpie dhe në përdorimet e ngjashme të mëposhtme: - në hapësirat e kuzhinave të stafit në dyqane, zyra dhe mjedise të tjera pune; - në shtëpi, në ferma dhe nga klientë në hotele, motele dhe mjedise të tjera banimi; - në ambiente me fjetje dhe mëngjes; - për katering dhe aplikime të ngjashme jo për shitje.
  • Kjo pajisje frigoriferi nuk është projektuar për t'u përdorur si pajisje inkaso.
  • Kjo pajisje përmban një sasi të vogël ftohësi isobutan (R600a), i cili është gjithashtu i djegshëm. Kur transportoni dhe instaloni pajisjen, duhet të bëhet kujdes për t'u siguruar që asnjë pjesë e qarkut të lëngut ftohës të mos dëmtohet.
  • Lëngu ftohës dhe gazi i izolimit i përdorur në pajisje kërkojnë procedura të veçanta për t'u hedhur. Konsultohuni me agjentin e shërbimit ose një person të ngjashëm të kualifikuar para se t'i hidhni.
  • Mos e dëmtoni qarkun e lëngut ftohës. Ky simbol ju paralajmëron për materialet e djegshme që mund të marrin flakë dhe të shkaktojnë zjarr nëse nuk tregoni kujdes. sq_main.book.book Page 4 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM5
  • Nëse kabllo e energjisë është dëmtuar ose vrima e daljes së prizës është shumë e lirë, mos e përdorni kabllon e energjisë dhe kontaktoni një qendër shërbimi të autorizuar.
  • Mos vendosni dalje prizash të shumëfishta portative apo furnizues portativë me energji në pjesën e pasme të pajisjes.
  • Fiksojeni mirë spinën e energjisë në daljen e prizës pasi ta keni pastruar nga lagështia dhe pluhuri.
  • Asnjëherë mos e shkëputni pajisjen duke tërhequr kabllon e energjisë. Gjithmonë kapni spinën e energjisë fort dhe tërhiqeni drejt nga dalja e prizës.
  • Mos lini pengesa në hapësirat e ventilimit, në trupin e pajisjes ose në strukturën e integruar.
  • Mos ruani substanca shpërthyese si kanaçe aerosoli me gaz të djegshëm në këtë pajisje.
  • Mos e anoni pajisjen për ta tërhequr ose shtyrë kur e lëvizni.
  • Kur të poziciononi pajisjen, sigurohuni që kabulli i energjisë të mos jetë i bllokuar ose i dëmtuar.
  • Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes.
  • Mos përdorni tharëse flokësh për të tharë pjesën e brendshme të pajisjes ose mos vendosni qiri brenda për të larguar erërat.
  • Ndalohet përdorimi i pajisjeve elektrike brenda frigoriferit.
  • Sigurohuni që të mos ju ngecë ndonjë pjesë trupi si dora apo këmba kur lëvizni pajisjen.
  • Shkëputni kordonin e energjisë përpara se të pastroni pjesën e brendshme ose të jashtme të pajisjes.
  • Mos hidhni ujë ose substanca të djegshme (pastë dhëmbësh, alkool, hollues, benzol, lëng të ndezshëm, material gërryes etj.) për të pastruar pjesën e brendshme ose të jashtme të pajisjes.
  • Mos e pastroni pajisjen me furça, lecka ose sfungjerë me sipërfaqe të ashpra ose të cilat janë prej materiali metalik.
  • Vetëm personeli i kualifikuar i servisit nga qendra e shërbimit të LG Electronics duhet të bëjë çmontimin, riparimin ose modifikimin e sq_main.book.book Page 5 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM6

pajisjes. Kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics nëse e lëvizni ose instaloni pajisjen në një vend tjetër. Rreziku i zjarrit dhe materialeve të djegshme

  • Nëse zbulohet se ka rrjedhje, largoni çdo flakë ose burim të mundshëm ndezjeje dhe ajroseni dhomën në të cilën ndodhet pajisja për disa minuta. Për të shmangur rrezikun e përzierjes së ajrit me gazin e djegshëm nëse ndodh një rrjedhje në qarkun e lëngut ftohës, madhësia e dhomës në të cilën përdoret pajisja duhet të përkasë me sasinë e lëngut ftohës të përdorur. Sipërfaqja e dhomës duhet të jetë 1 m² për çdo 8 g gazi ftohës R600a brenda pajisjes.
  • Gazi ftohës që del nga tubat mund të marrë flakë ose të shkaktojë shpërthim.
  • Sasia e lëngut ftohës në pajisjen tuaj të caktuar është treguar në etiketën e identifikimit brenda pajisjes. Instalimi
  • Kjo pajisje duhet të transportohet vetëm nga dy njerëz ose më shumë duke e mbajtur pajisjen mirë.
  • Montojeni pajisjen mbi dysheme të fortë dhe të niveluar.
  • Mos e instaloni pajisjen në një vend të lagur ose me pluhur. Mos e instaloni ose mbani pajisjen në një vend jashtë, ose në një vend që është subjekt i kushteve të motit si drita direkte e diellit, era, shiu ose temperaturat nën ngrirje.
  • Mos e vendosni pajisjen nën dritën direkte të diellit ose mos e ekspozoni ndaj nxehtësisë prej pajisjeve me nxehtësi të tilla si sobat ose ngrohëset.
  • Bëni kujdes të mos e ekspozoni pajisjen kur e instaloni.
  • Instalojeni pajisjen në një vend ku të jetë e lehtë të shkëputet spina e energjisë.
  • Bëni kujdes të mos e lini pajisjen të rrëzohet gjatë montimit ose çmontimit.
  • Bëni kujdes të mos kafshoni, shtypni ose dëmtoni kabllin e energjisë gjatë montimit ose çmontimit të derës së pajisjes. sq_main.book.book Page 6 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM7
  • Bëni kujdes të mos e drejtoni spinën e energjisë lart ose ta lini pajisjen të mbështetet mbi spinën e energjisë.
  • Mos lidhni përshtatës prize ose aksesorë të tjerë me prizën e korrentit.
  • Mos e modifikoni ose zgjatni kordonin e energjisë.
  • Sigurohuni që dalja e prizës të jetë e tokëzuar mirë dhe që kunja e tokëzimit në kordonin e energjisë të mos jetë e dëmtuar ose e hequr nga spina. Për më shumë detaje mbi tokëzimin, pyesni në një qendër informacioni për klientin të LG Electronics.
  • Kjo pajisje është e pajisur me një kordon energjie që ka një konduktor tokëzimi dhe një prizë tokëzimi. Spina e energjisë duhet të lidhet me një dalje prize të përshtatshme që është instaluar dhe tokëzuar sipas të gjitha kodeve dhe rregullave vendëse.
  • Asnjëherë mos e ndizni pajisjen kur ka shenja të dukshme dëmtimi. Nëse nuk jeni të sigurt, konsultohuni me shitësin.
  • Mos e lidhni pajisjen me një prizë shumëfishuese që nuk ka kabllo korrenti të vetin (të montuar).
  • Pajisja duhet të lidhet me një linjë të dedikuar të energjisë e cila është më vete.
  • Mos përdorni një prizë të shumëfishtë që nuk është e tokëzuar mirë (portative). Në rast të përdorimit të një prize të shumëfishtë (portative) të tokëzuar siç duhet, duhet të përdorni prizën e shumëfishtë e cila ka kabëll me kapacitet rryme elektrike të njëjtë ose edhe më të lartë dhe të përdorni prizën e shumëfishtë vetëm për pajisjen në fjalë.
  • Hidhini të gjitha materialet e paketimit (si qeset plastike dhe stiropolin) larg nga fëmijët. Materialet e paketimit mund të shkaktojnë mbytje. Përdorimi
  • Mos e përdorni pajisjen për asnjë qëllim (ruajtje të materialeve ose ngarkesave mjekësore ose eksperimentale) përveçse për ruajtjen e ushqimeve shtëpiake. sq_main.book.book Page 7 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM8
  • Nëse uji depërton në pjesët elektrike të pajisjes, shkëputeni spinën e energjisë dhe kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics.
  • Hiqeni spinën e energjisë gjatë stuhive ose rrufeve të mëdha ose kur nuk përdoret për kohë të gjatë.
  • Mos e prekni spinën e energjisë ose kontrollet e pajisjes me duar të lagura.
  • Mos e përkulni kabllon e korrentit tepër e mos vendosni objekte të rënda mbi të.
  • Hiqeni menjëherë spinën e energjisë dhe kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics nëse zbuloni ndonjë zhurmë ose erë të çuditshme ose tym që del nga pajisja.
  • Mos i vendosni duart ose objekte metalike brenda vendit që nxjerr ajrin e ftohtë, ose mos e mbuloni ose nxehni grilën e shkarkimit mbrapa.
  • Mos ushtroni forcë të tepërt ose mos e goditni kapakun e pasmë të pajisjes.
  • Bëni kujdes për fëmijët pranë kur hapni ose mbyllni derën e pajisjes. Dera mund të godasë fëmijën dhe të shkaktojë lëndime. Mos lini asnjë person të varet tek dyert pasi mund të ndodhë që pajisja të bjerë dhe të shkaktojë lëndime serioze.
  • Shmangni rrezikun që fëmijët të bllokohen brenda pajisjes. Një fëmijë i bllokuar brenda pajisjes mund të mbytet.
  • Mos futni kafshë, si p.sh. kafshë shtëpiake brenda produktit.
  • Mos vendosni sende të rënda ose delikate, enë të mbushura me lëng, substanca të djegshme, sende të ndezshme (si p.sh. qirinj, llamba etj.), ose pajisje ngrohëse (si p.sh. soba, ngrohës etj.) mbi pajisje.
  • Mos vendosni asnjë pajisje elektronike (si ngrohëse ose celular) brenda pajisjes.
  • Nëse ka rrjedhje gazi (isobutan, propan, gaz natyror, etj.), mos e prekni pajisjen ose spinën e energjisë dhe ajroseni vendin menjëherë. Kjo pajisje përdor një gaz ftohës (isobutan, R600a). Megjithëse përdor një sasi të vogël gazi, përsëri është gaz i djegshëm. Rrjedhja e gazit gjatë transportit, instalimit ose përdorimit sq_main.book.book Page 8 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM9

SHQIP të pajisjes mund të shkaktojë zjarr, shpërthim ose lëndime nëse ndodhin shkëndija.

  • Mos përdorni ose ruani substanca që marrin flakë ose të djegshme (eter, benzen, alkool, lëndë kimike, LPG, spërkatës i djegshëm, insekticid, aromatizues, kozmetikë, etj.) pranë pajisjes. Hedhja
  • Kur ta hidhni pajisjen, hiqeni gominën e derës duke i lënë raftet dhe koshat në vend dhe mbajini fëmijët larg nga pajisja. KUJDES KUJDES Për të pakësuar rrezikun e lëndimeve të lehta te njerëzit, defekteve ose dëmtimeve të produktit ose pronës kur e përdorni produktin, ndiqni masat paraprake bazë, përfshirë të mëposhtmet: Instalimi
  • Pasi të keni hequr paketimin, kontrolloni pajisjen për ndonjë dëm që mund të ketë ndodhur gjatë transportit.
  • Prisni për të paktën 3 deri në 4 orë në mënyrë që të siguroheni që qarku i frigoriferit të jetë plotësisht efikas. Përdorimi
  • Mos i prekni ushqimet e ngrira ose pjesët metalike në vendin e ngrirjes me duar të lagura ose të njoma. Kjo mund të shkaktojë kafshim ngrice.
  • Mos vendosni enë qelqi, shishe ose kanaçe (sidomos ato që përmbajnë pije të gazuara) në ndarësin e ngrirësit, në rafte apo në koshin e akullit të cilat do të ekspozohen ndaj temperaturave nën zero. sq_main.book.book Page 9 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM10
  • Xhami i temperuar në anën e përparme të derës së pajisjes ose xhami i rafteve mund të dëmtohet nga ndonjë përplasje e mundshme. Nëse është thyer, mos e prekni me duar.
  • Mos u varni në dyert e pajisjes, dhomën e mbajtjes të ushqimeve, raftet ose mos hipni në të.
  • Mos mbani tepër sasi shishesh uji ose enë mbi koshat e derës.
  • Mos e hapni ose mbyllni derën e pajisjes me tepër forcë.
  • Nëse mentesha e derës të produktit dëmtohet ose nuk punon mirë, mos e përdorni dhe kontaktoni një qendër shërbimi të LG Electronics.
  • Mos i lejoni kafshët të ngacmojnë kabllin e energjisë ose tubin e ujit.
  • Asnjëherë mos hani ushqime të ngrira menjëherë pasi janë nxjerrë nga ngrirja.
  • Sigurohuni që të mos ju ngecë dora apo këmba kur hapni ose mbyllni derën e pajisjes ose derën-në-derë. Mirëmbajtja
  • Kjo pajisje është e pajisur me një llambë të brendshme LED që nuk ka nevojë për mirëmbajtje. Mos e hiqni kapakun apo llambën LED në përpjekje për ta riparuar ose rregulluar. Kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics.
  • Mos i pastroni raftet ose kapakët prej xhami me ujë të ngrohtë kur janë të ftohtë. Ato mund të prishen nëse ekspozohen ndaj ndryshimeve të papritura të temperaturës.
  • Mos futni raftet me përmbys (kokëposhtë). Raftet mund të rrëzohen.
  • Për të hequr ngricën nga pajisja, kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics.
  • Hidheni akullin që ndodhet në koshin e akullit në ngrirje gjatë ndërprerjeve të gjata të energjisë. sq_main.book.book Page 10 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM11 INSTALIMI SHQIP INSTALIMI Përpara instalimit Përmasat dhe distancat Nëse distanca është shumë e vogël mes artikujve që janë afër njëri-tjetrit, kjo mund të çojë në degradim të kapacitetit ngrirës dhe në rritjen e kostove të energjisë elektrike. Lini një distancë prej 50 mm mes pjesës së pasme të pajisjes dhe murit gjatë kohës që instaloni pajisjen. SHËNIM
  • Duke parë etiketën brenda pajisjes mund të përcaktoni llojin e pajisjes. Temperatura e ambientit
  • Pajisja është konceptuar për të funksionuar brenda një rrezeje të kufizuar të temperaturave mjedisore, në varësi të zonës klimaterike.• Temperaturat e brendshme mund të ndikohen nga vendndodhja e pajisjes, temperatura e mjedisit, shpeshtësia e hapjes së derës dhe kështu me radhë.• Klasa klimaterike mund të gjendet në etiketën e vlerësimit.* Australi, Indi, Kenia** Argjentinë SHËNIM
  • Pajisjet e vlerësuara nga SN tek T janë konceptuar të përdoren në një temperaturë të mjedisit ndërmjet 10 ºC dhe 43 ºC.- Madhësia (mm) A913 B1 790 C735 D620 E691 F735 G1 180H1 635

Kategoria klimaterikeRrezja e Temperaturës së Ambientit ºCSN (E moderuar e shtrirë)+10 - +32N (E moderuar) +16 - +32ST (Subtropikale) +16 - +38 / +18 - +38**T (Tropikale) +10 - +43* / +16 - +43 / +18 - +43** sq_main.book.book Page 11 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM12 INSTALIMI Aksesorët *1 Kjo veçori është e disponueshme vetëm për disa modele. Çelësi A

Bashkuesi dhe kapësja e tubit

Bashkuesi dhe valvula e tubit

Heqja e derës së frigoriferit dhe ngrirësit Nëse dera e hyrjes është shumë e ngushtë që të kalojë pajisja, hiqni dyert e pajisjes dhe kalojeni pajisjen nga anash. PARALAJMËRIM

  • Shkëputeni kordonin e energjisë, siguresën e shtëpisë ose automatin para se të instaloni, hiqni dyert apo pastroni pajisjen. Nëse nuk ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet vdekje, zjarr ose goditje elektrike. Heqja e derës së ngrirësit

Tubi i furnizimit me ujë është i lidhur me pjesën e sipërme djathtas në pjesën e pasme të pajisjes. Mbani lidhjen e furnizimit me ujë dhe shtypni lehtë fllanxhën për të shkëputur tubin e furnizimit me ujë. Zhvidhoseni kapakun

Hiqni vidhën nga kapaku i menteshës sipër pajisjes. Ngrini çengelin, i cili ndodhet poshtë anës së përparme të kapakut, me një kaçavidë minus. Tërhiqeni jashtë tubin . Zhvidhoseni telin e tokëzimit . Shkëputni të gjitha kompletet e telave

  • Numri i pajimeve të telave mund të ndryshojë në varësi të modelit.sq_main.book.book Page 12 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM13 INSTALIMI SHQIP

Rrotulloni levën e menteshës në drejtim kundër-orar. Ngrini menteshën e sipërme

për ta liruar nga shuli i levës së menteshës

  • Kur ngrini menteshën për të liruar shulin, kujdes se mos dera bie përpara. Rekomandohet që heqja dhe montimi i derës të bëhet nga dy ose më shumë veta. Ngrini derën e ngrirësit deri sa të shkëputet nga mentesha e poshtme. KUJDES
  • Vendosni derën në një sipërfaqe jo gërvishtëse ku pjesa e brendshme është me fytyrë nga lart. Heqja e Dyerve të Frigoriferit

Shkëputni të gjithë kompletin e telave

  • Numri i pajimeve të telave mund të ndryshojë në varësi të modelit. Rrotulloni levën e menteshës në drejtim me akrepat e orës . Ngrini menteshën e sipërme për ta liruar nga shuli i levës së menteshës
  • Kur ngrini menteshën për të liruar shulin e levës së menteshës, kujdes se mos dera bie përpara. Rekomandohet që heqja dhe montimi i derës të bëhet nga dy ose më shumë persona.sq_main.book.book Page 13 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM14 INSTALIMI

Ngrini derën e frigoriferit deri sa të shkëputet nga mentesha e poshtme. KUJDES

  • Vendosni derën në një sipërfaqe jo gërvishtëse ku pjesa e brendshme është me fytyrë nga lart. Rimontimi i derës së frigoriferit dhe ngrirësit Rimontojeni në rend të kundërt të heqjes pasi pajisja të ketë kaluar përmes derës. KUJDES
  • Instaloni në fillim derën e frigoriferit. SHËNIM
  • Montimi/çmontimi i tubave të ujit Fllanxha Tubi Fusni kapësen e linjës
  • Vendosni lehtë tubin deri sa vetëm një nga skajet e tubit të jetë i dukshëm. Tërhiqeni tubin për tu siguruar që të jetë shtrënguar fort.• Nëse dëmtohet fundi i tubit, duhet të pritet për t’u siguruar që të mos rrjedhë kur të montohet përsëri. Jo drejt I dëmtuar I tendosur Lidhja e linjës së ujit Kjo veçori është e disponueshme vetëm për disa modele. Kërkesat për furnizimin e ujit Lidheni pajisjen me një furnizim me ujë të ftohtë me presion maksimal të ujit në hyrje jo më shumë se 1,0 MPa. Presioni i ujit nga 138 kPa deri në 827 kPa rekomandohet për funksionimin optimal të dispenserit të ujit. Nëse frigoriferi instalohet në një vend me presion uji të ulët (nën 138 kPa), mund të instaloni një pompë për të kompensuar presionin e ulët.Nëse lidhet një sistem filtrimi uji osmozë me linjën e ujit të ftohtë, presioni i ujit në sistemin osmozë duhet të jetë minimumi 138 kPa. PARALAJMËRIM
  • Shkëputeni pajisjen nga energjia para se të bëni çfarëdo pune me lidhjen e linjës së ujit. Mos bërja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike.• Lidheni linjën e ujit vetëm me ujin e ftohtë. Mos bërja e kësaj mund të bëjë që filtri i ujit të mos funksionojë mirë. Përplasja e ujit (goditja e ujit në tuba) në tubacionet e shtëpisë mund të bëjë që pjesët e pajisjes të dëmtohen dhe të çojnë në rrjedhje uji ose përmbytje.• Lidheni vetëm me furnizimin me ujë të pijshëm.• Lidhja e linjës së ujit duhet të bëhet vetëm nga një hidraulik i kualifikuar dhe në përputhje me SaktëGabimsq_main.book.book Page 14 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM15 INSTALIMI SHQIP ligjet dhe rregullat lokale që rregullojnë cilësinë e ujit. SHËNIM
  • Ky instalim i linjës së ujit nuk mbulohet nga garancia e pajisjes. Lidhja e ujit me pajisjen

Zhvidhoseni dadon kollar metalike me fileta në pjesën e pasme të pajisjes dhe vendoseni në njërën anë të tubit të ujit. Shtyjeni fort tubin e ujit në valvulën e hyrjes së ujit dhe shtrëngoni dadon kollar. Lidhja me rubinetin e ujit Kjo veçori është e disponueshme vetëm për disa modele. Shtyjeni tubin e ujit në vrimën e bashkuesit të rubinetit të dhënë me aksesorët. Tubi duhet të mbahet fort ndërsa bashkuesi shtyhet në tub. Sigurohuni që gomina të jetë montuar brenda bashkuesit të rubinetit para se ta vidhosni te rubineti.• Mund të duhet të blini një bashkues ose përshtatës të veçantë nëse lidhjet e rubinetit nuk përputhen me përmasat e filetës së bashkuesit të dhënë. SHËNIM Vetëm për Gjermaninë• Lidheni pajisjen tuaj vetëm me një rubinet uji me pajisje sigurie (sipas EN 1717) për të shmangur ndotjen e ujit të pijshëm nga qarkullimi mbrapsht i ujit.• Për siguri, ju lutemi pyesni instaluesin tuaj. Në rast se rubineti i ujit nuk ka valvul për parandalimin e qarkullimit mbrapsht (sipas EN 1717), duhet të përdorni një valvul shtesë për parandalimin e qarkullimit mbrapsht të vendosur mes rubinetit të ujit dhe tubit të hyrjes së ujit, në përputhje me urdhrin për ujin e pijshëm në Gjermani. Kontrollimi i lidhjes së ujit

Hapni linjën e ujit dhe ndizeni pajisjen. Kontrolloni me kujdes të gjitha lidhjet për rrjedhje të mundshme për shkak të tubave të montuar jo mirë. Shtypni dhe mbani shtypur butonin Water Filter për tre sekonda. Filtri i ri i ujit është aktivizuar. Vendosni një gotë poshtë dispenserit të ujit për të kontrolluar që del ujë nga pajisja. Kontrolloni edhe njëherë tubin e lidhjes dhe bashkimet për rrjedhje.sq_main.book.book Page 15 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM16 INSTALIMI Ndezja e pajisjes Lidhja e pajisjes Pasi të instaloni pajisjen, lidheni spinën e korrentit në daljen e spinës. Mos e lidhni në të njëjtën prizë bashkë me pajisje të tjera. SHËNIM

  • Pasi të keni lidhur kabllon e energjisë (ose spinën) në prizë, prisni 3-4 orë para se të futni ushqime në pajisje. Nëse futni ushqime në pajisje, para se ajo të jetë ftohur plotësisht, ushqimet mund të prishen.• Për të fikur pajisjen, shkëputni spinën e korrentit nga dalja e prizës. Si të lëvizim pajisjen për ta zhvendosur Përgatitja për zhvendosje

Hiqni të gjitha ushqimet nga pajisja. Tërhiqeni spinën, futeni dhe fiksojeni atë në çengelin e spinës në pjesën e pasme ose të sipërme të pajisjes. Pjesët e tilla, si raftet dhe doreza e derës, fiksojini me shirit ngjitës për të mos lejuar që të bien ndërsa lëvizni pajisjen. Lëvizeni pajisjen me kujdes me më shumë se dy persona. Kur të transportoni pajisjen në distancë të gjatë, mbajeni në pozicion vertikal. Pas instalimit të pajisjes, lidheni spinën e korrentit në një dalje kryesore prize dhe ndizeni atë.sq_main.book.book Page 16 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM17 PËRDORIMI SHQIP PËRDORIMI Përpara përdorimit Shënime për përdorimin

  • Përdoruesit duhet të mbajnë në mend se mund të formohet ngricë nëse dera nuk mbyllet plotësisht ose nëse lagështia është shumë e lartë gjatë verës.• Sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme midis ushqimeve të mbajtura mbi raft ose koshin e derës për të lejuar që dera të mbyllet komplet.• Nëse e mbani hapur derën për një kohë të gjatë, mund të shkaktoni rritjen e ndjeshme të temperaturës në dhomëzat e pajisjes.• Nëse pajisjen ftohëse e lini bosh për një kohë të gjatë, duhet ta fikni, shkrini, pastroni, thani dhe lini derën e saj hapur për të parandaluar krijimin e mykut brenda pajisjes. Alarmi i derës së hapur Alarmi tingëllon 3 herë në intervale prej 30 sekondash nëse dera lihet hapur ose jo plotësisht e mbyllur për 1 minutë. SHËNIM
  • Kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics nëse alarmi vazhdon edhe pasi të keni mbyllur të gjitha dyert. Alarm i temperaturës së lartë Alarmi i temperaturës së lartë është një funksion që paralajmëron kur temperatura e ngrirjes rritet mjaftueshëm sa të përbëjë problem. Drita LED e temperaturës së ngrirjes pulson dhe alarmi ndizet.• Ky alarm tingëllon në rastet e mëposhtme:- Kur pajisja ndizet për herë të parë (që do të thotë se temperatura e ngrirjes është e lartë).- Kur dera e ngrirjes është lënë hapur për një kohë që gjatë ose është hapur shumë shpesh.- Kur ka ndërprerje të energjisë për një kohë të gjatë.- Kur në ngrirës vendosen sasi më të mëdha të ushqimit të nxehtë vendosen.• Fikja e alarmit- Shtypni butonin Freezer deri sa alarmi të ndalojë. Identifikimi i problemit Pajisja mund të gjejë automatikisht problemet gjatë punimit. SHËNIM
  • Nëse gjendet një problem, pajisja nuk punon dhe shfaqet një kod gabimi edhe kur shtypet ndonjë buton.• Nëse shfaqet ndonjë kod gabimi në ekran, mos e fikni energjinë. Kontaktoni menjëherë qendrën e informacionit për klientin të LG Electronics dhe raportoni kodin e gabimit. Nëse e fikni energjinë, tekniku i riparimit nga qendra jonë e informacionit për klientin mund të ketë vështirësi në gjetjen e problemit. Sugjerim për kursimin e energjisë
  • Për përdorim më efikas të energjisë, mbajini të gjitha pjesët e brendshme(p.sh. koshat e derës, sirtarët dhe raftet) në vendin e tyre fillestar.• Sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme midis ushqimeve të vëna. Kjo lejon që ajri i ftohtë të qarkullojë lirshëm dhe ul faturat e energjisë elektrike.• Vendosini ushqimet e nxehta vetëm pasi të jenë ftohur me qëllim që të parandalohet formimi i lagështisë ose akullit.• Kur vendosni ushqime në ndarjen e ngrirësit, vendoseni temperaturën e ngrirjes më të ulët se temperatura e treguar në ushqim.sq_main.book.book Page 17 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM18 PËRDORIMI
  • Mos e vendosni temperaturën e pajisjes më të ulët se sa është e nevojshme.
  • Mos vendosni ushqime pranë sensorit të temperaturës së frigoriferit. Mbani një distancë prej të paktën 3 cm nga sensori.
  • Vini re se rritja e temperaturës pas shkrirjes ka një rreze të lejueshme në specifikimet e pajisjes. Nëse doni që të minimizoni ndikimin në ruajtjen e ushqimeve për shkak të rritjes së temperaturës, mbulojini ose mbështillini ushqimet e ruajtura me disa shtresa.
  • Sistemi automatik i shkrirjes në pajisje (sistemi defrost) lejon që ndarja të mos akumulojë asnjëherë akull në kushte normale funksionimi. Mbajtja e ushqimeve në mënyrë të efektshme
  • Ushqimi mund të ngrijë nëse e vendosni në temperaturën e gabuar. Vendoseni frigoriferin në temperaturën e duhur për ushqimet që do të ruani.
  • Mbajini ushqimet e ngrira ose ushqimet e ftohura brenda enëve të mbyllura.
  • Kontrolloni datën e skadencës dhe etiketën (udhëzimet e ruajtjes) para se të vendosni ushqimet në pajisje.
  • Mos i mbani ushqimet për periudha të gjata kohe nëse prishen lehtë në temperaturë të ulët.
  • Mos i vendosni ushqimet e shkrira në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimet e ngrira. Mund të lindë nevoja të reduktoni sasinë që duhet të ngrini nëse parashikoni që të vendosni çdo ditë ushqime në ngrirje.
  • Vendosini ushqimet e ftohura ose ushqimet e ngrira brenda secilit frigorifer ose ngrirës menjëherë pasi t'i keni blerë.
  • Ruani mishin dhe peshkun e pa gatuar në enë të përshtatshme në frigorifer, në mënyrë që të mos ketë kontakt dhe as të mos pikojë mbi ushqimet e tjera.
  • Ushqimet e ngrira dhe artikujt e tjerë ushqimorë mund të ruhen në pjesën e sipërme të sirtarit të perimeve.
  • Mos i ngrini përsëri ushqimet që janë shkrirë më parë. Ngrirja përsëri e ushqimeve që janë shkrirë tashmë pakëson shijen dhe vlerat ushqyese.
  • Mos e mbushni pajisjen tepër. Ajri i ftohtë nuk mund të qarkullojë siç duhet nëse pajisja është e mbingarkuar.
  • Lërini ushqimet e nxehta të ftohen para se t’i vendosni. Nëse vendoset tepër ushqim i ngrohtë brenda, temperatura e brendshme e pajisjes mund të rritet dhe të ndikojë negativisht në ushqimet e tjera të ruajtura në pajisje.
  • Nëse vendosni një temperaturë tepër të ulët për ushqimet, ato mund të ngrijnë. Mos vendosni temperaturë më të ulët se temperatura që duhet për t’i ruajtur ushqimet mirë.
  • Nëse në pajisje ka ndarje të ftohjes, mos i ruani perimet dhe frutat që kanë përmbajtje më të lartë lagështire në të (në ndarjen e ftohjes) pasi ato mund të ngrijnë për shkak të temperaturës më të ulët.
  • Në rast të një ndërprerjeje të energjisë, telefononi kompaninë e energjisë elektrike dhe kërkoni kohëzgjatjen e ndërprerjes. - Duhet të shmangni hapjet e derës kur nuk ka korrent. - Me kthimin e fuksionimit normal të furnizimit me energji, kontrolloni gjendjen e ushqimit. Kapaciteti maksimal i ngrirjes

Express Freeze duhet të ndizet për 7 orë përpara se të vendosen produktet e freskëta në ndarjen e ngrirësit.

  • Për të pasur qarkullim më të mirë të ajrit, vendosini të gjitha pjesët e brendshme si koshat dhe raftet. SHËNIM
  • Kapaciteti maksimal i ngrirjes së pajisjes suaj shfaqet në etiketën e klasifikimit brenda ndarjes së frigoriferit.
  • Për të arritur kapacitetin maksimal të ngrirjes, ju rekomandojmë që të caktoni temperaturën e ngrirësit në cilësimin më të ftohtë të temperaturës. sq_main.book.book Page 18 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM19 PËRDORIMI SHQIP Ngrirja e sasisë maksimale të ushqimeve Nëse duhet të ruhen sasi të mëdha ushqimi, të gjithë sirtarët e ngrirësit duhet të nxirren jashtë pajisjes dhe ushqimi duhet të vendoset pirg direkt në raftet e ngrirësit në ndarjen e ngrirësit. KUJDES
  • Për të hequr sirtarët, së pari hiqni ushqimet nga sirtarët dhe më pas tërhiqni jashtë me kujdes sirtarët. Nëse nuk veproni kështu mund të lëndoheni ose të shkaktoni dëmtime të sirtarëve. SHËNIM
  • Forma e secilit sirtar mund të jetë e ndryshme, vendosini në pozicionin e duhur. Ndarjet me dy yje
  • Koshi ose sirtari me dy yje (a) mund të përdoret për të mbajtur akull dhe ushqime nga -12 °C në -18 °C për periudha të shkurtra.• Ndarjet me dy yje të frigoriferit për ushqimet e ngrira janë të përshtatshme për të ruajtur ushqime të ngrira më parë, për të ruajtur dhe përgatitur akullore dhe për të prodhuar kuba akulli.• Ndarjet me dy yje të frigoriferit nuk janë të përshtatshme për ngrirjen e ushqimeve të freskëta. Ndarjet për ruajtjen e ushqimeve Mbajtja e ushqimeve në pjesën e frigoriferit• Rafti- Mbani ushqimet e ngrira dhe artikujt e tjerë ushqimor.- Mbajini ushqimet me përmbajtje më të lartë uji në raftin e sipërm.• Sirtari i frigoriferit- Ruan frutat dhe perimet për të qenë të freskëta sa më shumë të jetë e mundur.• Koshi i derës- Mbani pakot e vogla me ushqime të ftohura, pije dhe enë salce.Mbajtja e ushqimeve në pjesën e ngrirjes• Rafti i ngrirësit- Ruhen ushqimet e ngrira si mishi, peshku dhe akulloret.- Për të ngrirë shpejt artikujt ushqimor, vendosni ushqimet në anën e majtë të raftit të sipërm. Nëse keni nevojë të ruani më shumë ushqime, vendosini në rafte duke filluar nga rafti i sipërm. Artikujt ushqimor do të ngrijnë më shpejtë në atë zonë.• Sirtari i ngrirësit- Ruan ushqime të ngrira për më shumë kohë.- Sirtari i poshtëm nuk është me ndarje me 2 yje sipas rregullores së re për etiketimin e energjisë (BE) 2019/2016.• Koshi i derës së ngrirjes- Ruan pako të vogla me ushqime të grira. Mos mbani akullore ose ushqime që do të mbahen për periudha të gjata.- Dy koshat në pjesën fundore nuk janë me ndarje me 2 yje sipas rregullores së vjetër për etiketimin e energjisë (BE) 2010/1060. SHËNIM
  • Për më shumë informacion për pjesët e tjera, vizitoni faqen Ig.com dhe shkarkoni manualet e përdoruesit.sq_main.book.book Page 19 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM20 PËRDORIMI Paneli i kontrollit Paneli i kontrollit mund të ndryshojë nga modeli në model. Paneli i kontrollit dhe funksionet *1 Kjo veçori është e disponueshme vetëm për disa modele. Paneli i kontrollit sq_main.book.book Page 20 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM21 PËRDORIMI SHQIP Përdorimi i panelit të kontrollit

Fridge Shtypeni këtë buton në mënyrë të përsëritur për të përzgjedhur temperaturën e dëshiruar nga 1 °C deri në 7 °C.

  • Temperatura automatike e frigoriferit është 3 °C. SHËNIM
  • Temperatura reale e brendshme ndryshon në varësi të gjendjes së ushqimit, pasi temperatura e vendosur e treguar është temperatura e synuar, jo temperatura reale brenda pajisjes.

Ikona Non Plumbing ndizet kur depozita e dispenserit të ujit është instaluar në mënyrën e duhur.

Freezer Shtypeni këtë buton në mënyrë të përsëritur për të përzgjedhur temperaturën e dëshiruar nga -23 °C deri në -15 °C.

  • Temperatura automatike e ngrirjes është -18 °C.

Drita UV përdoret për të ruajtur pastërtinë e grykës së ujit. Funksioni i pastrimit UV funksionon automatikisht për 10 minuta çdo orë ose mund të aktivizohet manualisht në çdo kohë. Shtypni këtë buton për ta aktivizuar manualisht. SHËNIM

  • Ky funksion do të ndalojë për një çast sa herë që të shtypet butoni Water nëse është në punë, dhe do të rinisë ciklin pas 1 ore.
  • Ky funksion ndizet në mënyrë automatike për 10 minuta çdo orë pa shtypur butonin Self Care
  • Kur aktivizohet funksioni i pastrimit UV, drita LED në panelin e kontrollit të dispenserit ndizet.

UVnano është një fjalë e përbërë që rrjedh nga fjalët UV dhe njësitë e tij, nanometër.

Wi-Fi Ky buton lejon që pajisja të lidhet me rrjetin Wi-Fi të shtëpisë. Referojuni funksioneve Inteligjente për informacione në lidhje me konfigurimin e aplikacionit LG ThinQ

Express Cool Ky funksion mund të ftohtë shpejt një sasi të madhe ushqimesh të tilla si perime, fruta e kështu me radhë.

  • Ky funksion aktivizohet dhe çaktivizohet çdo herë që shtypni butonin. sq_main.book.book Page 21 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM22 PËRDORIMI
  • Ky funksion mbyllet automatikisht pasi të ketë kaluar një periudhë e caktuar.

Express Freeze Ky funksion mund të ngrijë me shpejtësi sasi të mëdha akulli ose ushqimesh të ngrira.

  • Shty pni butonin Express Freeze për të aktivizuar funksionin për 20 orë. Funksioni fiket automatikisht pas 20 orësh.
  • Ky funksion aktivizohet dhe çaktivizohet çdo herë që shtypni butonin.
  • Ky funksion mbyllet automatikisht pasi të ketë kaluar një periudhë e caktuar.

Ice On/Off Shtypni dhe mbani shtypur butonin Ice On/Off për tre sekonda për të ndezur/fikur prodhuesin automatik të akullit.

Lock Funksioni i kyçjes çaktivizon çdo buton tjetër në ekran.

  • Për të kyçur butonat e panelit të kontrollit, shtypni dhe mbani shtypur butonin Lock për 3 sekonda deri sa të ndizet drita treguese dhe të aktivizohet funksioni.
  • Për të çaktivizuar këtë funksion, shtypni dhe mbani shtypur butonin Lock për 3 sekonda deri sa drita treguese të fiket dhe funksioni të çaktivizohet.

Zgjidhni filtrin e ujit kur treguesi të ndizet.

Shtypni butonin Craft Ice për të vendosur 6 ICE

  • Për më shumë akull, zgjidhni modalitetin 6 ICE . Për akull më të pastër, zgjidhni modalitetin 3 ICE
  • Për të ndryshuar modalitetin Craft Ice

Craft Ice dhe do të shfaqet modaliteti aktual.

2) Shtypni vazhdimisht butonin

Craft Ice për të zgjedhur modalitetin e dëshiruar Craft Ice

3) Pas 5 sekondash ndalesë, do të ruhet modaliteti i fundit dhe ekrani do të kthehet si normalisht.

Zgjidhni modalitetin e dëshiruar të dispenserit përmes butonave në panelin e kontrollit. Shtypni levën e dispenserit me një gotë ose me një enë tjetër për të nxjerrë kuba akulli, ujë ose akull të thërrmuar. SHËNIM

  • Për të ruajtur ushqimin në mënyrë optimale, rekomandohet rritja ose ulja me 1 °C nga temperatura e paracaktuar për secilën ndarje.
  • Temperatura e shfaqur është temperatura e synuar dhe jo temperatura aktuale brenda pajisjes.
  • Temperatura aktuale brenda pajisjes varet nga faktorët e mëposhtëm: temperatura e dhomës, sasia e ushqimit dhe sa shpesh hapen dyert, vendndodhja e pajisjes. Caktoni temperaturat duke marrë parasysh këta faktorë.
  • Nëse e prekni me gisht ose lëkurë panelin e kontrollit ndërsa e pastroni, funksioni i butonit mund të vihet në punë. sq_main.book.book Page 22 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM23 PËRDORIMI SHQIP
  • Kjo pajisje përfshin një tokëzim për vetëm për qëllime funksionale. Dispenseri i akullit dhe ujit Përpara se të përdorni dispenserin e akullit dhe të ujit *1 Kjo veçori është e disponueshme vetëm për disa modele. PARALAJMËRIM
  • Mbusheni prodhuesin e akullit ose dispenserin e ujit vetëm me ujë të pijshëm.• Mos e mbushni depozitën e ujit me pije të tjera përveç se me ujë ose mos e mbushni me ujë të ngrohtë. KUJDES
  • Mbajini fëmijët larg nga dispenseri për të mos i lejuar të luajnë ose të dëmtojnë kontrollet.• Hidhini sasitë e para me akull (rreth 20 kuba dhe 7 gota ujë). Kjo është e nevojshme gjithashtu nëse pajisja nuk është përdorur për një kohë të gjatë.• Pastroni sistemin e nxjerrjes së ujit nëse nuk është përdorur për 48 orë. Derdheni sistemin e ujit të lidhur me rrjetin e furnizimit me ujë nëse uji nuk ka qarkulluar për 5 ditë.• Për të pastruar sistemin e nxjerrjes së ujit, lëreni ujin të derdhet përmes dispenserit për rreth 5 minuta dhe hidhni kubat e parë të akullit.• Mos përdorni enë kristali ose artikuj porcelani të hollë kur nxirrni ujin ose akullin. SHËNIM
  • Nëse hapni derën e ngrirësit ndërsa jeni duke mbushur ujë nga depozita, nxjerrja e ujit do të ndalet.• Nëse hapni derën e frigoriferit ndërsa nxirret ujë, kuba akulli ose akull i thërrmuar, nxjerrja do të ndalojë. Kur mbyllni derën, do të vazhdojë të nxirret artikulli i zgjedhur.• Nëse gryka e gotës është e vogël, mund të derdhet ujë nga gota ose të mos hyjë fare në gotë.• Përdorni një gotë me grykë me diametër më shumë se 68 mm kur nxirrni ujë, kuba akulli ose akull të thërrmuar.• Kur prodhuesi i akullit prodhon kuba akulli të vegjël ose kubat e akullit ngjiten me njëri tjetrin, sasia e ujit në prodhuesin e akullit mund të jetë e ulët për shkak të ujit të pamjaftueshëm në depozitën e ujit. Gjithashtu, nëse nuk përdoret akulli shpesh ose nëse temperatura e ngrirësit është tepër e ngrohtë, ai mund të ngjitet.• Është normale që të dalë ujë i turbullt / me ngjyrë pasi të keni zëvendësuar filtrin e ujit. Ajri në enën e ujit do të pastrohet dhe ky ujë gjatë këtij tranzicioni mund të pihet.• Kontrolloni nëse dispenseri i ujit është vendosur në pajisje në mënyrë korrekte. Nëse nuk është montuar siç duhet, uji mund të rrjedhë nga rezervuari në pajisje.• Nëse nuk ka sasi të mjaftueshme uji në depozitën e dispenserit të ujit, mund të ndikohet madhësia e kubave të akullit dhe sasia e tyre dhe mund të bëjë që të mos prodhohet fare akull.• Prisni të paktën 15 sekonda para se ta nxirrni depozitën e dispenserit të ujit pasi të keni nxjerrë ujë ose akull nga dispenseri. Përpara se të përdorni prodhuesin e brendshëm të akullit Kjo veçori është e disponueshme vetëm për disa modele.Akullbërësi prodhon akull normalisht kur kanë kaluar rreth 48 orë që kur është montuar pajisja fillimisht.sq_main.book.book Page 23 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM24 PËRDORIMI KUJDES
  • Është normale që të dalë ujë i turbullt ose me ngjyrë pasi të keni zëvendësuar filtrin e ujit. Ajri në enën e ujit do të pastrohet dhe mund të pihet.
  • Akulli dhe uji i parë i nxjerrë mund të përmbajë grimca ose erë nga linja e furnizimit të ujit ose depozita e ujit.
  • Nëse del akull i zbardhur, kontrolloni depozitën e ujit dhe linjën e ujit për burimin e mundshëm. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni qendrën e informacionit për klientin të LG Electronics. Mos e përdorni akullin ose ujin derisa të zgjidhet problemi.
  • Mos e prekni grykën e akullit ose prodhuesin automatik të akullit me duar ose ndonjë mjet.
  • Hidheni akullin në një gotë para se ta mbushni me ujë ose pije të tjera. Do të ketë spërkatje nëse akulli hidhet në gotë që tashmë ka lëng brenda.
  • Kurrë mos përdorni xham që është jashtëzakonisht i ngushtë ose i thellë. Akulli mund të bllokohet në kanal duke ndikuar në rendimentin e pajisjes.
  • Mbajeni gotën në distancën e duhur nga gryka e akullit. Gota që mbahet shumë afër grykës mund të mos lejojë akullin të dalë.
  • Nëse shkoni me pushime ose në rast se ikën korrenti, zbrazni akullin që ndodhet brenda koshit të akullit pasi uji që formohet nga shkrirja e akullit mund të pikojë nga depozita në dysheme. sq_main.book.book Page 24 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM25 FUNKSIONET INTELIGJENTE SHQIP FUNKSIONET INTELIGJENTE Aplikacioni LG ThinQ Kjo karakteristikë është e disponueshme vetëm në modelet me Wi-Fi.Aplikacioni LG ThinQ bën të mundur që të komunikoni me pajisjen duke përdorur një telefon smart. Veçoritë e aplikacionit LG ThinQ Komunikoni me pajisjen nga një telefon inteligjent duke përdorur veçoritë e duhura inteligjente.Smart Diagnosis• Nëse hasni ndonjë problem ndërkohë që përdorni këtë pajisje, kjo karakteristikë e Smart Diagnosis do t'ju ndihmojë të diagnostikoni problemin.Cilësimet• Ju lejon të caktoni opsione të ndryshme në pajisje dhe në aplikacion. SHËNIM
  • Nëse bëni ndryshimin e routerit tuaj me valë, ofruesit të shërbimit të internetit apo kur ndryshoni fjalëkalimin, fshini pajisjen e regjistruar nga aplikacioni LG ThinQ dhe më pas e regjistroni edhe një herë atë.• Aplikacioni i nënshtrohet ndryshimit për qëllime të përmirësimit të pajisjes pa njoftuar përdoruesit.• Funksionet mund të ndryshojnë në varësi të modelit. Përpara se të përdorni aplikacionin LG ThinQ

Kontrolloni distancën mes pajisjes dhe ruterit pa lidhje kabllore (rrjeti Wi-Fi).• Nëse distanca ndërmjet pajisjes dhe ruterit me valë (në wireless) është tepër e madhe, fuqia e sinjalit bëhet e dobët. Mund të duhet një kohë të gjatë për të bërë regjistrimin ose instalimi mund të dështojë. Fikni Internetin e Lëvizshëm ose Internetin Celular në telefonin tuaj inteligjent. Lidhni telefonin tuaj inteligjent me Wi-Fi e ruterit (në wireless). SHËNIM

  • Për të verifikuar lidhjen Wi-Fi, kontrolloni që treguesi i Wi-Fi në panelin e kontrollit të jetë ndezur.• Pajisja mbështet vetëm rrjete valësh 2.4 GHz. Për të kontrolluar frekuencën e rrjetit tuaj, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të internetit, ose shikoni manualin e ruterit me valë. LG ThinQ nuk mban përgjegjësi për problemet e lidhjes me rrjetin apo çdo lloj problemi në lidhje me të, mosfunksionimi ose gabimi të shkaktuar nga lidhja me rrjetin.• Nëse pajisja ka probleme për t'u lidhur me rrjetin Wi-Fi, mund të jetë shumë larg ruterit. Blini një përsëritës Wi-Fi(zgjatues i valës) për të përmirësuar fuqinë e sinjalit Wi-Fi.• Lidhja Wi-Fi mund të mos lidhet ose mund të ndërpritet për shkak të mjedisit të rrjetit të shtëpisë.• Lidhja me rrjetin mund të mos funksionojë siç duhet në varësi të ofruesit të shërbimit të internetit.• Mjedisi rrethues mund ta bëjë shërbimin e rrjetit pa fije të punojë ngadalë.sq_main.book.book Page 25 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM26 FUNKSIONET INTELIGJENTE SHËNIM
  • Pajisja nuk mund të regjistrohet për shkak të problemeve me transmetimin e sinjalit me valë (në wireless). Shkëputni prizën e pajisjes dhe pritni një minutë përpara se ta provoni përsëri.
  • Nëse firewall-i në ruterin tuaj me valë është i aktivizuar, çaktivizoni firewall-in ose shtoni një përjashtim për këtë rast.
  • Emri i rrjetit me valë (SSID) duhet të jetë një kombinim i shkronjave dhe numrave anglisht. (Mos përdorni karaktere speciale)
  • Ndërfaqja e përdoruesit të Telefonit Inteligjent (UI) mund të ndryshojë në varësi të sistemit operativ të celularit (OS) dhe prodhuesit.
  • Nëse protokolli i sigurisë së ruterit është vendosur në WEP , mund të mos arrini të konfiguroni rrjetin. Ndryshojeni në protokolle të tjera sigurie (rekomandohet WPA2 ) dhe regjistroni sërish produktin. Instalimi i aplikacionit LG ThinQ Kërkoni aplikacionin LG ThinQ nga Google Play Store & Apple App Store në një smartfon. Ndiqni udhëzimet për të shkarkuar dhe instaluar aplikacionin. Lidhja me Wi-Fi Butoni Wi-Fi , kur përdoret me aplikacionin

ThinQ , mundëson lidhjen e pajisjes me një rrjet Wi- Fi shtëpie. Treguesi i Wi-Fi tregon statusin e lidhjes së pajisjes me rrjetin. Treguesi Wi-Fi ndizet kur pajisja lidhet me rrjetin Wi-Fi.

Regjistrimi i pajisjes fillestare Vini në përdorim aplikacionin LG ThinQ dhe ndiqni udhëzimet në aplikacion për të regjistruar pajisjen.

Ri-regjistrimi i pajisjes apo regjistrimi i një përdoruesi tjetër Shtypni dhe mbani shtypur butonin Wi-Fi për 3 sekonda për ta fikur atë përkohësisht. Vini në përdorim aplikacionin LG ThinQ dhe ndiqni udhëzimet në aplikacion për të regjistruar pajisjen. SHËNIM

  • Për të çaktivizuar funksionin Wi-Fi, shtypni dhe mbani shtypur butonin Wi-Fi për 3 sekonda. Drita e treguesit Wi-Fi do të fiket. Njoftim për softuerin me burim të hapur Për të marrë kodin e burimit nën GPL, LGPL, MPL dhe licenca të tjera me burim të hapur që kanë detyrimet për të zbuluar kodin e burimit që ndodhet në këtë produkt, dhe për të aksesuar të gjitha kushtet e referuara të licencës, njoftimet për të drejtën e autorit dhe dokumentet e tjera përkatëse, ju lutemi vizitoni faqen https:// opensource.lge.com. “LG Electronics” do t’ju ofrojë po ashtu kodin me burim të hapur në një CD-ROM me një tarifë që mbulon koston e kryerjes së një shpërndarje të tillë (si p.sh. kostoja e materialit, transportit dhe administrimit) pas kërkese me email në opensource@lge.com. Kjo ofertë është e vlefshme për këdo që merr këtë informacion për një periudhë prej tre vjetësh nga dërgesa jonë e fundit e këtij produkti. sq_main.book.book Page 26 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM27 MIRËMBAJTJA SHQIP MIRËMBAJTJA Pastrimi Këshilla për pastrimin e përgjithshëm
  • Shkrirja manuale, mirëmbajtja ose pastrimi i pajisjes ndërkohë që ushqimet ndodhen ende në ngrirës mund të rrisin temperaturën e ushqimit dhe të pakësojnë jetëgjatësinë e ushqimit.• Pastroni rregullisht çdo sipërfaqe që mund të ketë kontakt me ushqimin.• Kur pastroni brenda ose jashtë pajisjes, mos e fshini atë me furçë të ashpër, pastë dhëmbësh apo materiale që mund të ndizen. Mos përdorni agjentë pastrimi që përmbajnë substanca të djegshme. Kjo mund të shkaktojë çngjyrosjen ose dëmtimin e pajisjes.- Substancat e ndezshme: alkool (etanol, metanol, alkool izopropil, alkool izobutil, etj), hollues, zbardhues, benzen, lëng i djegshëm, abraziv, etj• Pas pastrimit, kontrolloni nëse është dëmtuar kablli elektrik. Pastrimi i pjesës së jashtme
  • Kur pastroni hapësirat e jashtme të ajrimit të pajisjes duke përdorur fshesë me korrent, duhet të hiqet kordoni i energjisë nga priza për të shmangur çdo shkarkesë statike që mund të dëmtojë pjesët elektronike ose që mund të shkaktojë goditje elektrike. Rekomandohet pastrimi sistematik i kapakëve të pasmë dhe anësore të ventilimit për të ruajtur funksionimin e besueshëm dhe ekonomik të njësisë.• Mbajini të pastra hapësirat e ajrimit jashtë pajisjes. Hapësirat e ajrimit të bllokuara mund të shkaktojnë zjarr ose të dëmtojnë pajisjen.• Për pjesën e jashtme të pajisjes, përdorni një sfungjer të pastër ose leckë të butë dhe detergjent të butë me ujë të ngrohtë. Mos përdorni pastrues gërryes ose të fortë.Thaheni mirë me leckë të butë. Mos përdorni lecka të ndotura kur pastroni dyert prej çelik inoksi. Gjithmonë përdorni një leckë të dedikuar dhe fshiheni në drejtimin e njëjtë me vijat. Kjo ndihmon në reduktimin e njollave dhe humbjes së shkëlqimit të sipërfaqes. Pastrimi i pjesës së brendshme
  • Kur hiqni një raft ose sirtar nga brenda pajisjes, hiqni të gjitha ushqimet e vendosura nga rafti ose sirtari për të parandaluar lëndimet ose dëmtimet në pajisje. Përndryshe, mund të ndodhin lëndime për shkak të peshës të ushqimeve të vëna.• Nxirrini raftet dhe sirtarët dhe lajini me ujë dhe pastaj thajini mirë para se t’i vendosni përsëri.• Fshijeni rregullisht gominën e derës me një leckë të butë të njomë.• Spërkatjet dhe njollat e koshit të derës duhet të pastrohen pasi mund të komprometojnë aftësinë ruajtëse të koshit dhe mund të dëmtohet.• Mos i pastroni asnjëherë raftet ose mbajtëset në lavastovilje. Pjesët mund të deformohen për shkak të nxehtësisë.• Sistemi automatik i shkrirjes në pajisje lejon që ndarja të mos akumulojë asnjëherë akull në kushte normale funksionimi. Nuk është nevoja që përdoruesit të bëjnë shkrirje manuale. Pastrimi i Kapakut të Kondensatorit Përdorni një fshesë me korrent me një furçë për të pastruar kapakun e kondensatorit dhe ventilatorët. Mos zhvendosni panelin që mbulon zonën e bobinës së kondensatorit.sq_main.book.book Page 27 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM28 MIRËMBAJTJA Ju rekomandojmë që këtë ta bëni çdo 12 muaj për të ruajtur efikasitetin e funksionimit. sq_main.book.book Page 28 Thursday, March 3, 2022 11:19 AM29

Para se të telefononi për servis Kujdesi dhe Shërbimi ndaj Klientit Kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics.• Për të gjetur informacion për qendrën e autorizuar të shërbimit të LG, vizitoni faqen tonë të internetit në faqen www.lg.com.• Vetëm personeli i kualifikuar i shërbimit nga qendra e autorizuar e shërbimit të LG duhet të bëjë çmontimin, riparimin apo modifikimin e pajisjes.• Periudha minimale e garancisë së kësaj pajisje frigoriferike është 24 muaj.• Pjesët rezervë të përmendura në Rregulloren BE 2019/2019 janë të disponueshme për 7 vjet (vetëm gominat e dyerve janë të disponueshme për 10 vjet).• Për të blerë pjesë rezervë, kontaktoni me qendrën e informacionit për klientin të LG Electronics në faqen tonë të internetit www.lg.com. SHËNIM

  • Rregullorja BE 2019/2019, e vlefshme nga 1 mars 2021, lidhet me klasat e Efiçencës së Energjisë sipas Rregullores BE 2019/2016.• Për më shumë informacion rreth efiçencës së energjisë së kësaj pajisje, vizitoni faqen https://ec.europa.eu dhe kërkoni duke përdorur emrin e modelit (e vlefshme nga 1 mars 2021).• Skanoni kodin QR në etiketën e energjisë të dhënë bashkë me pajisjen, ku është shënuar një link në internet për informacionin që lidhet me performancën e pajisjes në bazën e të dhënave të EPREL të BE- së. Ruajeni për referencë etiketën e energjisë së bashku me të gjitha dokumentet e tjera të dhëna me pajisjen (e vlefshme nga 1 mars 2021).• Emri i modelit mund të gjendet në etiketën e vlerësimit të pajisjes.• Ky produkt përmban një burim të lehtë të efiçiencës së energjisë së klasës G.sq_main.book.book Page 29 Thursday, March 3, 2022 11:19 AMShënime sq_main.book.book Page 30 Thursday, March 3, 2022 11:19 AMKORISNIČKO UPUTSTVO

snovi, zato s pravilnim odstranjevanjem starega negativnih vplivov na okolje in zdravje ljudi. reciklirati in s tem ohranjati omejene vire. kjer ste kupili ta izdelek, ali pa se obrnite na lokalni urad za odstranjevanje odpadkov glede SHQIP Të gjitha produktet elektrike dhe elektronike duhet të hidhen veçmas nga mbetjet e bashkisë përmes pikave të grumbullimit të caktuara nga qeveria ose autoritetet vendase. Hedhja e duhur e pajisjes suaj të vjetër do të ndihmojë në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. Për informacione më të hollësishme rreth hedhjes të pajisjes suaj të vjetër, ju lutem kontaktoni zyrën e qytetit, shërbimin për hedhjen e mbeturinave ose dyqanin ku e keni blerë produktin. SRPSKI