HOOVER HONBQT3519EWK - Frigorifer

HONBQT3519EWK - Frigorifer HOOVER - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas HONBQT3519EWK HOOVER në format PDF.

📄 992 faqe Shqip SQ 💬 Pyetje AI
Notice HOOVER HONBQT3519EWK - page 787
Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : HOOVER

Modeli : HONBQT3519EWK

Kategori : Frigorifer

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj HONBQT3519EWK - HOOVER dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. HONBQT3519EWK e markës HOOVER.

MANUAL I PËRDORUESIT HONBQT3519EWK HOOVER

Simboli tregon se ka rrezik zjarri pasi përdoren materiale të ndezshme. Bëni kujdes të mos shkaktoni zjarr duke ndezur materiale të ndezshme. UPOZORENJE: Rizik od vatre / zapaljivog materijala

Përmbajtja 789 Informacioni i sigurisë Para përdorimit të parë 790 Instalimi 790 Përdorimi i përditshëm 791 Informacioni i gazit ftohës 793 794 Përdorimi i synuar

795 Përshkrimi i produktit

803 Këshilla për kursimin e energjisë 804 Kujdesi dhe pastrimi 806 Zgjidhja e problemeve 810 Instalimi 817 Të dhëna teknike Klikoni përmbajtjen për të parë informacionin e detajuar. 819 Shërbimi i klientitFaleminderit

Faleminderit Faleminderit që keni blerë një produkt Haier. Lexojini me kujdes këto udhëzime para se të përdorni këtë pajisje. Udhëzimet përmbajnë informacione të rëndësishme të cilat do t'ju ndihmojnë të merrni maksimumin nga pajisja dhe të siguroni instalimin, përdorimin dhe mirëmbajtjen e sigurt dhe të duhur. Mbajeni këtë manual në një vend të përshtatshëm, në mënyrë që të mund t'i referoheni gjithmonë për përdorimin e sigurt dhe të duhur të pajisjes. Nëse e shisni pajisjen, e jepni ose e lini pas kur lëvizni me shtëpi, sigurohuni që ta përcillni edhe këtë manual në mënyrë që pronari i ri të mund të njihet me pajisjen dhe paralajmërimet e sigurisë. Aksesorët Kontrolloni aksesorët dhe literaturën në përputhje me këtë listë: Vasketa e kubave të akullit Vasketa e vezëve Etiketa e energjisë Fletëgarancia Manuali i paralajmërimeve të sigurisë Vidë Kapak Tako sfungjeri Udhëzuesi rrëshqitës Grupi me rrëshqitje Pllakë fikse Kapaku i menteshës Pllakë fikse II Pllakë fikse e poshtme Pllakë fikse e sipërme Kapaku i poshtëm Kapaku anësor poshtë Shirit guarnicioni Sfungjer guarnicioni Kapaku i menteshës së poshtmeInformacioni i sigurisë

NJOFTIM - Informacion dhe këshilla të përgjithshme

Hedhja Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve. Vendoseni paketimin në kontejnerë të përshtatshëm për ta ricikluar. Ndihmoni në riciklimin e mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos i hidhni pajisjet e shënuara me këtë simbol me mbeturinat shtëpiake. Kthejeni produktin në objektin tuaj lokal të riciklimit ose kontaktoni zyrën tuaj bashkiake.

PARALAJMËRIM! Rrezik lëndimi ose mbytjeje! Ftohësit dhe gazrat duhet të hidhen në mënyrë profesionale. Sigurohuni që tubi i qarkut të ftohësit të mos dëmtohet para se të hidhet siç duhet. Shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik. Priteni kabllon elektrike dhe hidheni. Hiqni tabakatë dhe sirtarët, si dhe kapësen dhe guarnicionin e derës për të parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake në pajisje.Informacioni i sigurisë

Përpara se të ndizni pajisjen për herë të parë, lexoni këshillat e mëposhtme të sigurisë!:

PARALAJMËRIM! Para përdorimit të parë ► Sigurohuni që të mos ketë dëmtime nga transporti. ► Prisni të paktën dy orë para se të instaloni pajisjen, për t'u siguruar që qarku i ftohësit të jetë plotësisht efikas. ► Mbajeni pajisjen gjithmonë me të paktën dy persona pasi ajo është e rëndë. ► Hiqni të gjitha materialet e paketimit, mbajini jashtë mundësive të fëmijëve dhe hidhini në një mënyrë ekologjike. ► Pastroni pjesën e brendshme dhe të jashtme të pajisjes me ujë dhe një detergjent të butë përpara se të vendosni ndonjë ushqim në të. ► Pasi pajisja të jetë niveluar dhe pastruar, prisni të paktën 2-5 orë përpara se ta lidhni me furnizimin me korrent. Shih seksionin "INSTALLIMI". ► Ftohini paraprakisht ndarjet në cilësime të larta përpara se t'i ngarkoni me ushqim. Funksioni Power-Freeze ndihmon në ftohjen e shpejtë të ndarjeve. ► Temperatura e frigoriferit dhe temperatura e ngrirësit vendosen automatikisht në 5°C dhe -18°C përkatësisht. Këto janë cilësimet e rekomanduara. Nëse dëshironi, mund t'i ndryshoni këto temperatura manualisht. Shihni "RREGULLONI TEMPERATURËN". Instalimi ► Pajisja duhet të vendoset në një vend të mirajruar. Sigurohuni që të keni një hapësirë prej të paktën 10 cm sipër dhe përreth pajisjes. ► Asnjëherë mos e vendosni pajisjen në një zonë apo se vend të lagësht ku mund të spërkatet me ujë. Pastrojini stërkalat dhe njollat e ujit me një leckë të butë të pastër. ► Mos e instaloni pajisjen në rrezet e drejtpërdrejta të diellit apo në afërsi të burimeve të nxehtësisë (p.sh. soba, ngrohëse). ► Montojeni dhe nivelojeni pajisjen në një zonë të përshtatshme për madhësinë dhe përdorimin e saj. ► Mbajini të lira vrimat e ajrimit në kasën e pajisjes ose në strukturën inkaso. ► Sigurohuni që informacionet e energjisë elektrike në etiketën e vlerave nominale të jenë në përputhje me burimin e energjisë. Nëse nuk janë, kontaktoni me një elektricist. ► Pajisja funksionon me një burim energjie elektrike 220-240 VAC/50 Hz. Luhatjet jonormale të voltazhit mund të shkaktojnë mosndezjen e pajisjes, ose dëmtime të kompresorit ose të komandës së temperaturës, ose mund të shfaqet një zhurmë jonormale gjatë përdorimit. Në raste të tilla, duhet montuar një rregullator automatik. ► Mos përdorni adaptorë shumëprizës dhe kabllo zgjatuese. ► Mos vendosni shumëprizësha apo priza portative nga mbrapa pajisjes. ► Sigurohuni që kablloja e rrymës të mos bllokohet nga frigoriferi. Mos e shkelni kordonin elektrik.Informacioni i sigurisë

PARALAJMËRIM! ► Përdorni një prizë të veçantë të tokëzuar për ushqimin elektrik e cila është lehtësisht e arritshme. Pajisja duhet të lidhet me tokëzimin. Vetëm për Mbretërinë e Bashkuar: Kablloja elektrike e pajisjes ka një spinë me 3 tela (me tokëzim) që përshtatet me një prizë standarde me 3 tela (me tokëzim). Mos e shkëputni ose çmontoni kunjin e tretë (të tokëzimit). Pas montimit të pajisjes, spina duhet të jetë përsëri e arritshme. ► Mos e dëmtoni qarkun e ftohësit. Përdorimi i përditshëm ► Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të reduktuara fizike, shqisore ose mendore apo mungesë përvoje dhe njohurish nëse janë nën mbikëqyrje ose kanë marrë udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt, si dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira. ► Fëmijët e moshës nga 3 deri në 8 vjeç lejohen të ngarkojnë dhe zbrazin pajisje frigoriferike, por nuk lejohen t'i pastrojnë apo instalojnë. ► Mbajini fëmijët nën 3 vjeç larg pajisjes nëse nuk mbikëqyren vazhdimisht. ► Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. ► Nëse gazi i qymyrit apo tjetër i ndezshëm rrjedh në afërsi të pajisjes, fikni valvulën e gazit që rrjedh, hapni dyert dhe dritaret dhe mos e shkëputni kordonin elektrik të frigoriferit apo të ndonjë pajisjeje tjetër. ► Vini re se pajisja është caktuar për funksionim në intervalin specifik të ambientit midis 10 dhe 43°C. Pajisja mund të mos funksionojë siç duhet nëse lihet për periudhë të gjatë në temperaturë mbi apo nën intervalin e treguar. ► Mos vendosni artikuj të paqëndrueshëm (objekte të rënda, enë me ujë) mbi frigorifer për të shmangur lëndimet personale nga rrëzimi i tyre ose goditjen elektrike nga kontakti me ujin. ► Mos i tërhiqni raftet e dyerve. Dera mund të anohet nga tërheqja, rafti i shisheve mund të bjerë nga tërheqja ose pajisja mund të rrëzohet. ► Hapini dhe mbyllini dyert vetëm nga dorezat. Hendeku midis dyerve dhe midis dyerve dhe dollapit është shumë i ngushtë. Mos i zgjatni duart në këto zona për të shmangur kapjen e gishtërinjve. Hapeni ose mbylleni frigoriferin ose dyert vetëm kur nuk ka fëmijë brenda rrezes së lëvizjes së derës.Informacioni i sigurisë

PARALAJMËRIM! ► Mos ruani apo përdorni materiale të ndezshme, shpërthyese ose gërryese në pajisje ose në afërsi. ► Mos ruani ilaçe, agjentë bakterialë ose kimikë në pajisje. Kjo pajisje është pajisje shtëpiake. Nuk rekomandohet të mbani materiale që kërkojnë temperatura rigoroze. ► Asnjëherë mos mbani lëngje në shishe apo kënaçe (përveç pijeve alkoolike me përqindje të lartë) veçanërisht pije të gazuara në ngrirje, pasi këto shpërthejnë gjatë ngrirjes. ► Kontrolloni gjendjen e ushqimit nëse ka ndodhur ndonjë ngrohje në frigorifer. ► Mos vendosni temperaturë të ulët të panevojshme në ndarjen e frigoriferit. Temperaturat minus mund të shfaqen në cilësime të larta. Kujdes: Shishet mund të shpërthejnë ► Mos i prekni me duar të lagura ushqimet e ngrira (mbani doreza). Sidomos mos hani lëpirëse akulli menjëherë pas heqjes nga seksioni i ngrirjes. Ka rrezik ngrirjeje ose formimi të flluskave nga acari. Ndihma E PARË: futini menjëherë nën ujë të ftohtë të rrjedhshëm. Mos i tërhiqni! ► Mos e prekni sipërfaqen e brendshme të seksionit të ngrirjes kur është në punë, veçanërisht me duar të lagura, pasi duart mund të ngrijnë në sipërfaqe. ► Hiqeni pajisjen nga priza në rast se ikin dritat apo para pastrimit. Lini të paktën 7 minuta para se ta rindizni pajisjen, pasi ndezja e shpeshtë mund të dëmtojë kompresorin. ► Mos përdorni pajisje elektrike brenda në seksionet e ushqimeve të pajisjes, përveçse kur janë të llojit të rekomanduar nga prodhuesi. Mirëmbajtja/pastrimi ► Sigurohuni që fëmijët të mbikëqyren nëse kryejnë pastrim dhe mirëmbajtje. ► Hiqeni pajisjen nga priza para se të kryeni ndonjë mirëmbajtje rutinë. Lini të paktën 5 minuta para se ta rindizni pajisjen, pasi ndezja e shpeshtë mund të dëmtojë kompresorin.Informacioni i sigurisë

PARALAJMËRIM! ► Kapeni nga spina, jo nga kordoni kur e hiqni pajisjen nga priza. ► Mos e pastroni pajisjen me furça të forta, furça teli, detergjent pluhur, benzinë, acetat amili, aceton apo solucione të ngjashme organike, acide apo bazike. Pastrojeni me detergjent të veçantë për frigorifer, për të shmangur dëmtimin. ► Mos e krruani akullin me sende të mprehta. Mos përdorni sprej, ngrohëse elektrike si p.sh. reflektorë, tharëse flokësh, pastrues me avull apo burime të tjera nxehtësie, që të shmangni dëmtimin e pjesëve plastike. ► Mos përdorni pajisje mekanike apo mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre që rekomandohen nga prodhuesi. ► Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, tekniku i tij i servisit ose persona të kualifikuar në mënyrë të ngjashme për të shmangur ndonjë rrezik. ► Mos u përpiqni ta riparoni, çmontoni ose modifikoni vetë pajisjen. Në rast riparimi, kontaktoni gjithmonë me shërbimin tonë të klientit. ► Hiqni pluhurin nga pjesa e pasme e njësisë të paktën një herë në vit për të shmangur rrezikun nga zjarri, si dhe rritjen e konsumit të energjisë. ► Mos e spërkatni apo shpëlani pajisjen gjatë pastrimit. ► Mos përdorni spërkatje me ujë apo avull për të pastruar pajisjen. ► Mos i pastroni raftet e ftohta të xhamit me ujë të nxehtë. Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës mund të shkaktojë thyerjen e xhamit. Informacioni i gazit ftohës

PARALAJMËRIM! Pajisja përmban agjentin ftohës të ndezshëm IZOBUTAN (R600a). Sigurohuni që qarku i ftohësit të mos dëmtohet gjatë transportit ose instalimit. Ftohësi që rrjedh mund të shkaktojë lëndime të syve ose të ndizet. Nëse ka ndodhur dëmtim, mbani larg burimet e hapura të zjarrit, ajrosni plotësisht dhomën, mos i lidhni apo shkëputni kordonët elektrikë të pajisjes apo të ndonjë pajisjeje tjetër. Informoni shërbimin e klientit. Në rast se sytë bien në kontakt me ftohësin, shpëlajeni menjëherë nën ujë të rrjedhshëm dhe telefononi menjëherë okulistin.Përdorimi i synuar

Përdorimi i synuar Përdorimi i synuar Kjo pajisje është menduar për ftohjen dhe ngrirjen e ushqimeve. Është projektuar ekskluzivisht për përdorim shtëpiak dhe të ngjashme, si p.sh. zonat e kuzhinës së stafit në dyqane, zyra dhe mjedise të tjera pune; shtëpitë e fermave dhe nga klientët në hotele, motele dhe mjedise të tjera të tipit rezidencial, si dhe në bizneset e fjetjes dhe mëngjesit dhe të keteringut. Nuk është menduar për përdorim komercial apo industrial. Ndryshimet apo modifikimet në pajisje nuk lejohen. Përdorimi i paparashikuar nga prodhuesi mund të shkaktojë rreziqe dhe humbje të pretendimeve të garancisë. Standardet dhe direktivat ose Ky produkt plotëson kërkesat e të gjitha direktivave të zbatueshme të KE-së me standardet përkatëse të harmonizuara dhe standardet e Mbretërisë së Bashkuar, të cilat parashikojnë shënimin CE ose UKCA.Përshkrimi i produktit

Përshkrimi i produktit

NJOFTIM Për shkak të ndryshimeve teknike dhe modeleve të ndryshme, disa nga ilustrimet në këtë manual mund të ndryshojnë nga modeli juaj.

A: Dhoma frigoriferike B: Dhoma e ngrirjes 1 Rafte të zakonshme 2 Kanali i ajrit të ftohur 3 Sirtari Humidity Zone 4 Sirtari Fresh Box 5 Vasketa e sipërme e ngrirjes 6 Sirtari i mesëm i ngrirjes 7 Sirtari i poshtëm i ngrirjes 8 Mbajtëse shisheshPaneli i kontrollit

Treguesit: Butonat: A Funksioni Wi-Fi B Zona e temperaturës së ftohjes C Shfaqja e temperaturës D Zona e temperaturës së ngrirjes E Funksioni ECO F Funksioni Holiday K1 Butoni i gatishmërisë K2 Butoni i cilësimit të Wi-Fi K3 Butoni i zgjedhjes së zonës së temperaturës së ftohjes K4 Butoni i rregullimit të temperaturës ''-'' K5 Butoni i rregullimit të temperaturës "+" K6 Butoni i zgjedhjes së zonës së temperaturës së ngrirjes K7 Butoni ECO K8 Butoni i funksionit Holiday Çelësat e sensorëve Butonat në panelin e kontrollit janë taste me sensorë, të cilat përgjigjen kur preken lehtë me gisht. Ndezja/fikja e pajisjes Pajisja hyn në punë sapo të lidhet me korrentin. Kur frigoriferi ndizet për herë të parë, treguesi ndizet nga e majta në të djathtë. Temperatura e ftohjes dhe temperatura e ngrirjes vendosen automatikisht në 5°C dhe -18°C përkatësisht.Përdorimi

NJOFTIM Kur pajisja ndizet pas heqjes nga korrenti, mund të duhen deri në 12 orë për të arritur temperaturat e duhura. Zbrazni pajisjen përpara se ta fikni. Për të fikur pajisjen, hiqni kordonin elektrik nga priza. Funksioni i gatishmërisë Butoni i gatishmërisë përdoret për të kaluar ndërmjet OFF (statusi i punës "në pauzë") dhe ON (modalitetet normale të punës). Hyni në gjendjen e gatishmërisë: kur fusha e ekranit ndizet, shtypni butonin "K1" (butoni i gatishmërisë) për 3 sekonda, zilja bie një herë. Ikona e gatishmërisë ndizet dhe hyn në gjendjen e gatishmërisë.

NJOFTIM Modaliteti i gatishmërisë nuk është fikje dhe frigoriferi është ende i ndezur në këtë moment. Dilni nga modaliteti i gatishmërisë: Në modalitetin e gatishmërisë, vazhdoni të prekni butonin e gatishmërisë për 3 sekonda për të rindezur ekranin e kontrollit, ndriçimin e ftohjes, ftohjen dhe funksionet e tjera, të shoqëruara nga një tingull i menjëhershëm. Frigoriferi do të kthejë temperaturën dhe funksionin e vendosur përpara dhe do të hyjë në modalitetin normal të punës. Rregulloni temperaturën Temperaturat e brendshme ndikohet nga faktorët e mëposhtëm: Temperatura e ambientit, shpeshtësia e hapjes së derës, sasia e ushqimeve të ruajtura, instalimi i pajisjes. Funksioni Wi-Fi Përputhja e Wi-Fi: Kur frigoriferi ndizet herën e parë, ai automatikisht hyn në modalitetin e konfigurimit të rrjetit dhe ikona e funksionit Wi-Fi pulson shpejt, dhe nëse nuk ka funksion përputhjeje rrjeti, del automatikisht pas 30 minutash. Hyni manualisht në modalitetin e përputhjes së Wi-Fi: Kur fusha e ekranit është e ndezur, ndërsa ikona e funksionit Wi-Fi është e ndezur, vazhdoni të shtypni tastin e përputhjes së Wi-Fi për 3 sekonda për të hyrë në modalitet. Gjatë kësaj kohe, ikona e funksionit Wi-Fi do të pulsojë shpejt duke treguar se është në modalitetin e përputhjes së Wi-Fi. Nëse nuk ka asnjë funksion të përputhjes së rrjetit, ai do të dalë automatikisht pas 30 minutash.Përdorimi

NË PROCEDURËN E ÇIFTIMIT TË APLIKACIONIT Hapi 1 • Shkarkoni aplikacionin hOn në dyqanet përkatëse.

Hapi 2 - Krijoni një llogari në aplikacionin hOn ose regjistrohuni nëse keni tashmë një llogari. Hapi 3 - Ndiqni udhëzimet e çiftimit në hOn-App.

NJOFTIM Në modalitetin e përputhjes së Wi-Fi, duhet të ndiqni udhëzimet e aplikacionit për të përfunduar konfigurimin e rrjetit. Nëse keni nevojë të ndryshoni mjedisin Wi-Fi, duhet të futni sërish modalitetin. Nëse ikona e funksionit WiFi qëndron e ndezur, tregon që rrjeti është lidhur me sukses. Rregullimi i temperaturës së ftohjes Kur fusha e ekranit ndizet, shtypni butonin "K3" (Zgjedhja e zonës së temperaturës së ftohjes). Treguesi "B" (treguesi i ftohjes) ndizet dhe më pas vjen modaliteti i cilësimit të temperaturës së frigoriferit. Shtypni butonin "K4" (butoni i rregullimit të temperaturës "-") çdo herë, temperatura e vendosur e frigoriferit do të ulet me 1. Temperatura e frigoriferit do të shfaqet në sekuencën "9°C -> 8°C -> 7°C -> 6°C -> 5°C -> 4°C" -> 3°C -> 2°C - > 1°C". Shtypni butonin "K5" (butoni i rregullimit të temperaturës "+") çdo herë, temperatura e vendosur e frigoriferit do të rritet me 1. Temperatura e frigoriferit do të shfaqet në sekuencën "1°C -> 2°C -> 3°C -> 4°C -> 5°C > 6°C -> 7°C -> 8°C -> 9 °C".

NJOFTIM Pas vendosjes së temperaturës, nëse nuk funksionon brenda 3 sekondave, sistemi do të përcaktohet automatikisht dhe do të ruajë temperaturën e caktuar.Përdorimi

Rregullimi i temperaturës së ngrirjes Kur fusha e ekranit është e ndezur, shtypni butonin "K6" (Zgjedhja e zonës së temperaturës së ngrirjes). Treguesi "D" (treguesi i ftohjes) ndizet dhe më pas vjen modaliteti i cilësimit të temperaturës së frigoriferit. Shtypni butonin "K4" (butoni i rregullimit të temperaturës "-") çdo herë, temperatura e vendosur e frigoriferit do të ulet me 1. Temperatura e frigoriferit do të shfaqet në sekuencën " -14°C -> -15°C -> -16°C -> -17°C -> -18°C -> -19°C" -> -20° C -> -21°C -> -22°C -> -23°C -> -24°C". Shtypni butonin "K5" (butoni i rregullimit të temperaturës "+") çdo herë, temperatura e vendosur e frigoriferit do të rritet me 1. Temperatura e frigoriferit do të shfaqet në sekuencën " -24°C -> -23°C -> -22°C -> -21°C -> -20°C -> -19°C -> -18°C -> -17°C -> -16°C -> -15°C -> -14°C". Funksioni Super Cool

1. Kur fusha e ekranit ndizet, shtypni butonin "K3" (zgjedhësi Super Cool) për 3 sekonda,

zilja bie një herë, ikona e ekranit të temperaturës tregon "SC" dhe më pas funksioni Super Cool do të aktivizohet.

2. Kur ikona e shfaqjes së temperaturës tregon "SC", shtypni butonin "K3" (zgjedhësi

Super Cool) për 3 sekonda, zilja bie një herë, ikona e shfaqjes së temperaturës fiket dhe më pas funksioni Super Cool do të fiket.

3. Pasi të jetë aktivizuar funksioni Super Cool, frigoriferi do ta fikur automatikisht

funksionin kur të arrijë temperaturën e caktuar. Nëse dëshironi të dilni manualisht, mund të shtypni butonin "K3" (zgjedhës Super Cool) për 3 sekonda për ta fikur.

NJOFTIM Ky funksion do të fiket automatikisht pas 6 orësh. Funksioni Super Freeze

1. Kur fusha e ekranit ndizet, shtypni butonin "K6" (Zgjedhja e zonës së temperaturës

së ngrirjes) për 3 sekonda, zilja bie një herë, ikona e ekranit të temperaturës tregon "SF" dhe më pas funksioni Super Freeze do të aktivizohet.

2. Kur ikona e shfaqjes së temperaturës tregon "SF", shtypni butonin "K6" (Zgjedhja e

zonës së temperaturës së ngrirjes) për 3 sekonda, zilja bie një herë, ikona e shfaqjes së temperaturës fiket dhe më pas funksioni Super Freeze do të fiket.

3. Pasi të aktivizohet funksioni Super Freeze, frigoriferi do ta fikë automatikisht

funksionin kur të arrijë temperaturën e caktuar. Nëse dëshironi të dilni manualisht, mund të shtypni butonin "K6" (Zgjedhja e zonës së temperaturës së ngrirjes) për 3 sekonda për ta fikur. për 3 sekonda për 3 sekondaPërdorimi

1. Në gjendjen Super Freeze, temperatura e ngrirësit nuk mund të rregullohet. Nëse

ndonjë buton "K4" (butoni i rregullimit të temperaturës "-") ose butoni "K5" (butoni i rregullimit të temperaturës "+") shtypet për të rregulluar temperaturën e ngrirësit, treguesi "D" (zona e temperaturës së ngrirjes) do të lëshohet një menjëherë për të treguar se ky veprim nuk mund të kryhet.

2. Funksioni Super Freeze është krijuar për të ruajtur vlerën ushqyese të ushqimit të

ngrirë, do të jetë ushqim i ngrirë në kohën më të shkurtër. Nëse sasi të mëdha të ushqimeve të ngrira do të ngrihen në të njëjtën kohë. Ndërkohë, funksioni Super Freeze duhet të vendoset 24 orë përpara për ta bërë frigoriferin të zotërojë temperaturë relativisht të ulët dhe të vendosë ushqimin. Në këtë kohë, shpejtësia e ngrirjes së ngrirësit përmirësohet, ushqimi mund të ngrihet shpejt, ushqimi i ushqimit mbahet në mënyrë efektive dhe ruajtja bëhet mjaft e përshtatshme.

3. Funksioni Super Freeze do të fiket automatikisht pas 50 orësh, më pas pajisja

përdoret në temperaturën e vendosur më parë. Funksioni Holiday

1. Kur fusha e ekranit ndizet, shtypni butonin "K8" (butoni i funksionit Holiday), zilja bie

një herë, treguesi ''F" (funksioni Holiday) ndizet dhe më pas funksioni Holiday do të ndizet.

2. Kur fusha e ekranit ndizet, shtypni butonin "K8" (butoni i funksionit Holiday), zilja bie një

herë, treguesi "F" (funksioni Holiday) fiket dhe më pas funksioni Holiday do të fiket.

NJOFTIM Funksioni Holiday përdoret kryesisht për udhëtime afatshkurtra dhe skena të tjera të jetës, dhe dhoma e frigoriferit duhet të zbrazet kur përdoret funksioni Holiday. Në funksionin Holiday, temperatura e dhomës së frigoriferit do të jetë më e lartë (rreth 17°C), kushtojini vëmendje të zbrazni ushqimin në dhomën e frigoriferit për të shmangur dëmtimin e ushqimit. Funksioni ECO Kur fusha e ekranit ndizet, prekni lehtë butonin e funksionit ECO dhe ikona e funksionit ECO do të ndizet, frigoriferi është tashmë nën modalitetin; Nëse duhet të dilni nga modaliteti, mund të përdorni të njëjtin veprim duke prekur lehtë butonin e funksionit ECO. Në modalitetin ECO, frigoriferi dhe ngrirësi do të funksionojnë automatikisht në 5°C dhe -18°C. për 3 sekonda për 3 sekondaPajisjet

Pajisjet Sirtari Humidity Zone Në këtë ndarje, niveli i lagështisë është më i lartë se dhoma e frigoriferit. Kontrollohet automatikisht nga sistemi dhe është i përshtatshëm për të ruajtur fruta, perime, sallata etj.

2. Ai ruan lagështinë.

3. Frutat e ndjeshme ndaj të ftohtit, si ananasi,

avokadoja, bananet dhe grejpfruti nuk rekomandohen të ruhen në sirtar.

1. Frigoriferi është i pajisur me një sistem me

shumë fluks ajri, me të cilin flukset e ajrit të ftohtë ndodhen në çdo nivel rafti. Kjo ndihmon për të mbajtur një temperaturë uniforme për të siguruar që ushqimi juaj të mbahet më i freskët për më gjatë.

Rafte të rregullueshme

1. Lartësia e rafteve mund të rregullohet për t'iu

përshtatur nevojave tuaja të ruajtjes.

2. Për të lëvizur një raft, hiqeni fillimisht duke i ngritur

skajin e pasmë ① dhe duke e tërhequr jashtë ②.

3. Për ta riinstaluar, vendoseni në veshët në të

dyja anët dhe shtyjeni në pozicionin më të pasmë derisa pjesa e pasme e raftit të fiksohet brenda vrimave në anët

NJOFTIM Sigurohuni që të gjitha skajet e raftit të jenë në nivel.Pajisjet

Raftet e lëvizshme të dyerve/mbajtësja e shisheve

1. Raftet e derës mund të hiqen për pastrim:

2. Vendosni duart në secilën anë të raftit, ngrijeni

lart ① dhe nxirreni jashtë ②.

3. Për të futur raftin e derës, hapat e mësipërm

kryhen në rend të kundërt.

NJOFTIM Kur pajisja është e ndezur, mund të duhen deri në 12 orë për të arritur temperaturat e duhura.

Sirtari i lëvizshëm Për të hequr sirtarin, tërhiqeni në masën maksimale ①, ngrini dhe hiqni ②. Për të futur sirtarin, hapat e mësipërm kryhen në rend të kundërt.

Drita Drita e brendshme LED ndizet kur hapet dera. Rendimenti i dritave nuk ndikohet nga asnjë prej cilësimeve të tjera të pajisjes.Këshilla për kursimin e energjisë

Këshilla për kursimin e energjisë

Këshilla për kursimin e energjisë ► Sigurohuni që pajisja të jetë e ajruar siç duhet (shih INSTALIMI). ► Mos e instaloni pajisjen në rrezet e drejtpërdrejta të diellit apo në afërsi të burimeve të nxehtësisë (p.sh. soba, ngrohëse). ► Shmangni temperaturën e ulët të panevojshme në pajisje. Konsumi i energjisë rritet sa më e ulët të jetë vendosur temperatura në pajisje. ► Funksionet si Super Freeze konsumojnë më shumë energji. ► Lëreni ushqimin e ngrohtë të ftohet përpara se ta vendosni në pajisje. ► Hapni derën e pajisjes sa më pak dhe sa më shkurt që të jetë e mundur. ► Mos e mbushni shumë pajisjen për të shmangur pengimin e fluksit të ajrit. ► Shmangni ajrin brenda paketimeve të ushqimit. ► Mbajini guarnicionet e derës të pastra në mënyrë që dera të mbyllet gjithmonë siç duhet. ► Shkrijini ushqimet e ngrira në ndarjen e ftohjes. ► Konfigurimi më kursyes në energji kërkon që pajisja t'i mbajë sirtarët, kutinë e ushqimit dhe raftet në gjendje të freskëta nga fabrika dhe ushqimi të vendoset sa më larg që të jetë e mundur pa bllokuar daljen e ajrit nga kanali.Kujdesi dhe pastrimi

Kujdesi dhe pastrimi

PARALAJMËRIM! Hiqeni pajisjen nga priza përpara se ta pastroni. Pastrimi Pastrojeni pajisjen kur ruhet vetëm pak ose aspak ushqim. Pajisja duhet të pastrohet të paktën një herë në katër javë për mirëmbajtjen e duhur dhe për të parandaluar erërat e ushqimeve të ruajtura.

PARALAJMËRIM! ► Mos e pastroni pajisjen me furça të forta, furça teli, detergjent pluhur, benzinë, acetat amili, aceton apo solucione të ngjashme organike, acide apo bazike. Pastrojeni me detergjent të veçantë për frigorifer, për të shmangur dëmtimin. ► Mos e spërkatni apo shpëlani pajisjen gjatë pastrimit. ► Mos përdorni spërkatje me ujë apo avull për të pastruar pajisjen. ► Mos i pastroni raftet e ftohta të xhamit me ujë të nxehtë. Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës mund të shkaktojë thyerjen e xhamit. ► Mos e prekni sipërfaqen e brendshme të seksionit të ngrirjes, veçanërisht me duar të lagura, pasi duart mund të ngrijnë në sipërfaqe. ► Në rast të ngrohjes kontrolloni gjendjen e artikujve të ngrirë.

► Gjithmonë mbajeni të pastër guarnicionin e derës. ► Pastroni pjesën e brendshme dhe trupin e pajisjes me një sfungjer të lagur në ujë të ngrohtë dhe detergjent neutral. ► 1. Pastroni pjesën e brendshme dhe të jashtme të frigoriferit, duke përfshirë guarnicionin e derës, raftin e derës, raftet e qelqit, kutitë e kështu me radhë, me një peshqir të butë ose sfungjer të zhytur në ujë të ngrohtë (mund të shtohet detergjent neutral në ujin e ngrohtë). ► 2. Nëse ka lëng të derdhur, hiqni të gjitha pjesët e ndotura, shpëlajini drejtpërdrejt me ujin e rrjedhës, thajeni dhe vendoseni përsëri në frigorifer. ► 3. Nëse ka krem të derdhur (si p.sh. kremra, akullore të shkrirë), hiqni të gjitha pjesët e ndotura, vendosini në ujë të ngrohtë në rreth 40°C për njëfarë kohe, pastaj shpëlajeni në ujë të rrjedhshëm, thajeni dhe vendoseni përsëri në frigorifer. ► 4. Në rast se një pjesë apo komponent i vogël ngec brenda frigoriferit (midis rafteve ose sirtarëve), përdorni furçë të vogël të butë për ta liruar. Nëse nuk mund ta arrini sendin, kontaktoni me shërbimin e Haier ► Shpëlajeni dhe thajeni me leckë të butë. ► Mos pastroni asnjë nga pjesët e pajisjes në makinë enëlarëse. ► Lini të paktën 5 minuta para se ta rindizni pajisjen, pasi ndezja e shpeshtë mund të dëmtojë kompresorin. Shkrirja Shkrirja e frigoriferit dhe e ndarjes së ngrirësit bëhen automatikisht; nuk nevojitet asnjë funksion manual.Kujdesi dhe pastrimi

Ndërrimi i llambës LED PARALAJMËRIM! Mos e ndërroni vetë llambën LED, ajo duhet të ndërrohet vetëm nga prodhuesi ose nga agjenti i autorizuar i shërbimit. Llambat përdorin LED si burim drite, duke shfaqur konsum të ulët të energjisë dhe jetë të gjatë shërbimi. Nëse ka ndonjë anomali, kontaktoni me shërbimin e klientit. Shih "SHËRBIMI I KLIENTIT". Parametrat e llambave: Ndarja e frigoriferit: 12 V max 2W Ndarja e frigoriferit: 12 V max 5W Mospërdorimi për një periudhë më të gjatë Nëse nuk e përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, DHE nuk dëshironi të përdorni funksionin Holiday: Nxirrni ushqimin. Hiqeni nga priza. Pastroni pajisjen siç përshkruhet më sipër. Mbajini dyert hapur për të parandaluar krijimin e erërave të këqija brenda. NJOFTIM Fikeni pajisjen vetëm nëse është rreptësisht e nevojshme. Lëvizja e pajisjes

1. Hiqni të gjitha shishet dhe hiqeni pajisjen nga priza.

2. Siguroni raftet dhe pjesët e tjera të lëvizshme në frigorifer dhe ngrirës me shirit

3. Mos e anoni frigoriferin më shumë se 45° për të shmangur dëmtimin e sistemit të

ftohjes. PARALAJMËRIM! ► Mos e ngrini pajisjen nga dorezat e saj. ► Asnjëherë mos e vendosni pajisjen horizontalisht në tokë.Zgjidhja e problemeve

Zgjidhja e problemeve Shumë probleme mund të zgjidhen vetë pa ekspertizë specifike. Në rast problemi, kontrolloni të gjitha mundësitë e treguara dhe ndiqni udhëzimet e mëposhtme përpara se të kontaktoni me servisin. Shih "SHËRBIMI I KLIENTIT".

PARALAJMËRIM! ► Përpara mirëmbajtjes, çaktivizoni pajisjen dhe hiqeni nga priza. ► Pajisjet elektrike duhet të servisohen vetëm nga ekspertë të kualifikuar elektrikë, sepse riparimet e gabuara mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme. ► Linja e dëmtuar duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, tekniku i tij i shërbimit ose nga persona të kualifikuar në mënyrë të ngjashme për të shmangur rreziqet.

  • Spina nuk është e futur në prizë.
  • Pajisja është në ciklin e shkrirjes
  • Kjo është normale për një shkrirje automatike Pajisja punon shpesh ose punon për një periudhë shumë të gjatë.
  • Temperatura e brendshme ose e jashtme është shumë e lartë.
  • Në këtë rast, është normale që pajisja të funksionojë më gjatë.
  • Pajisja ka qenë pa korrent për njëfarë periudhe.
  • Normalisht, nevojiten 8 deri në 12 orë që pajisja të ftohet plotësisht.
  • Një derë e pajisjes nuk është mbyllur mirë.
  • Mbyllni derën/sirtarin dhe sigurohuni që pajisja të jetë e vendosur në një terren të sheshtë dhe të mos ketë ushqim apo enë që e pengon derën.
  • Dera është hapur shumë shpesh ose për shumë kohë.
  • Mos e hapni derën/sirtarin shumë shpesh.
  • Cilësimi i temperaturës për ndarjen e ngrirësit është shumë i ulët.
  • Vendoseni temperaturën më të lartë derisa të arrihet një temperaturë e kënaqshme e frigoriferit. Duhen 24 orë që temperatura e frigoriferit të bëhet e qëndrueshme.
  • Guarnicioni i derës është i ndotur, i konsumuar, i plasaritur ose i papërshtatshëm.
  • Pastroni guarnicionin e derës/sirtarit ose ndërrojeni nga shërbimi i klientit.
  • Qarkullimi i kërkuar i ajrit nuk është i garantuar.
  • Siguroni ventilim adekuat. Pjesa e brendshme e frigoriferit është e ndotur dhe/ose mban erë.
  • Pjesa e brendshme e frigoriferit ka nevojë për pastrim.
  • Pastroni pjesën e brendshme të frigoriferit.
  • Ushqimi me erë të fortë ruhet në frigorifer.
  • Mbështilleni mirë ushqimin.Zgjidhja e problemeve

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja e mundshme Nuk është mjaftueshëm ftohtë brenda pajisjes.

  • Temperatura është vendosur shumë e lartë.
  • Rivendosni temperaturën.
  • Janë vendosur artikuj shumë të ngrohtë.
  • Ftohini gjithmonë artikujt përpara se t'i ruani.
  • Janë vendosur shumë ushqime në të njëjtën kohë.
  • Mbani gjithmonë sasi të vogla ushqimi.
  • Artikujt janë shumë afër njëri- tjetrit.
  • Lini një hapësirë midis disa ushqimeve duke lejuar qarkullimin e ajrit.
  • Një derë/sirtar i pajisjes nuk është i mbyllur mirë.
  • Mbyllni derën/sirtarin.
  • Dera/sirtari është hapur shumë shpesh ose për shumë kohë.
  • Mos e hapni derën/sirtarin shumë shpesh. Është shumë ftohtë brenda pajisjes.
  • Temperatura është vendosur shumë e ulët.
  • Rivendosni temperaturën.
  • Funksioni Super Freeze/ Super Cool është aktiv ose po punon shumë gjatë.
  • Çaktivizojeni funksionin Super Freeze/Super Cool Formimi i lagështisë në pjesën e brendshme të ndarjes së frigoriferit.
  • Klima është shumë e ngrohtë dhe shumë e lagësht.
  • Rritni temperaturën.
  • Një derë/sirtar i pajisjes nuk është i mbyllur mirë.
  • Mbyllni derën/sirtarin.
  • Dera/sirtari është hapur shumë shpesh ose për shumë kohë.
  • Mos e hapni derën/sirtarin shumë shpesh.
  • Enët e ushqimit ose lëngjet lihen të hapura.
  • Lërini ushqimet e nxehta të ftohen në temperaturën e ambientit dhe mbuloni ushqimet dhe lëngjet. Grumbullohet lagështi në sipërfaqen e jashtme të frigoriferit ose midis dyerve/derës dhe sirtarit.
  • Klima është shumë e ngrohtë dhe shumë e lagësht.
  • Kjo është normale në klimë të lagësht dhe do të ndryshojë kur lagështia të ulet.
  • Dera nuk është e mbyllur fort. Ajri i ftohtë në pajisje dhe ajri i ngrohtë jashtë saj kondensohen.
  • Sigurohuni që dera/sirtari i tij të jetë i mbyllur fort. Drita e ekranit punon, por nuk e ndjeni ftohjen.
  • Është në modalitetin Demo.
  • Vini re se në çfarë gjendje është nëse është në modalitetin Demo, dilni prej tij. Dalja: Hapni derën e frigoriferit, shtypni butonin e dytë në të djathtë për 8 sek brenda 12 orëve nga ndezja.Zgjidhja e problemeve

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja e mundshme Akull i fortë dhe brymë në ndarjen e ngrirësit.

  • Artikujt nuk janë paketuar në mënyrë adekuate.
  • Gjithmonë paketojini mirë artikujt.
  • Një derë/sirtar i pajisjes nuk është i mbyllur mirë.
  • Mbyllni derën/sirtarin.
  • Dera/sirtari është hapur shumë shpesh ose për shumë kohë.
  • Mos e hapni derën/sirtarin shumë shpesh.
  • Guarnicioni i derës/sirtarit është i ndotur, i konsumuar, i plasaritur ose i papërshtatshëm.
  • Pastroni guarnicionin e derës/ sirtarit ose ndërrojeni me të ri.
  • Diçka në brendësi e pengon derën/sirtarin të mbyllet siç duhet.
  • Rivendosni raftet, raftet e derës ose enët e brendshme për të lejuar mbylljen e derës/sirtarit. Anët e dollapit dhe shiritit të derës ngrohen.
  • Kjo është normale. Pajisja lëshon tinguj jonormalë.
  • Pajisja nuk është e vendosur në terren të niveluar.
  • Rregulloni këmbët për të niveluar pajisjen.
  • Pajisja prek një objekt rreth saj.
  • Hiqni objektet përreth pajisjes. Dëgjohet një tingull i lehtë i ngjashëm me atë të ujit që rrjedh.
  • Kjo është normale. Do të dëgjoni një bip alarmi.
  • Dera e dhomës së ruajtjes së frigoriferit është e hapur.
  • Mbyllni derën. Do të dëgjoni një zhurmë të dobët.
  • Sistemi kundër kondensimit po funksionon
  • Kjo parandalon kondensimin dhe është normale Sistemi i ndriçimit ose i ftohjes së brendshme nuk funksionon.
  • Spina nuk është e futur në prizë.
  • Furnizimi me korrent nuk është i paprekur.
  • Kontrolloni furnizimin me korrent në ambient. Telefononi kompaninë lokale të energjisë elektrike!
  • Llamba LED nuk punon.
  • Telefononi shërbimin për ndërrimin e llambës.Zgjidhja e problemeve

Për të kontaktuar me ekipin e asistencës teknike, vizitoni faqen tonë të internetit: https://corporate.haier-europe.com/en/ Nën seksionin e "faqes së internetit", zgjidhni markën e produktit tuaj dhe të shtetit tuaj. Ju do të ridrejtoheni te faqja specifike e internetit ku mund të gjeni numrin e telefonit dhe formularin për të kontaktuar me asistencën teknike. Ndërprerje e energjisë Në rast ndërprerjeje të energjisë, ushqimi duhet të qëndrojë i ftohtë i sigurt për rreth 5 orë. Ndiqni këto këshilla gjatë një ndërprerjeje të zgjatur të energjisë, veçanërisht në verë: ► Hapeni derën/sirtarin sa më pak të jetë e mundur. ► Mos vendosni ushqim shtesë në pajisje gjatë një ndërprerjeje të energjisë. ► Nëse jepet njoftim paraprak për një ndërprerje të energjisë dhe kohëzgjatja e ndërprerjes është më e gjatë se 5 orë, bëni pak akull dhe vendoseni në një enë në pjesën e sipërme të ndarjes së frigoriferit. ► Një inspektim i artikujve nevojitet menjëherë pas ndërprerjes. ► Meqenëse temperatura në frigorifer do të rritet gjatë një ndërprerjeje të energjisë ose avarive të tjera, periudha e ruajtjes dhe cilësia e ushqimit të ushqimit do të reduktohen. Çdo ushqim që shkrihet ose duhet të konsumohet, ose të gatuhet dhe të ngrihet (aty ku është e përshtatshme) menjëherë pas kësaj, në mënyrë që të parandalohen rreziqet për shëndetin. Funksioni i memories gjatë ndërprerjes së energjisë Pas rikthimit të energjisë, pajisja vazhdon me cilësimet e vendosura përpara ndërprerjes së energjisë.Instalimi

Instalimi Shpaketimi PARALAJMËRIM! ► Pajisja është e rëndë. Manovrojeni gjithmonë me të paktën dy persona. ► Mbajini të gjitha materialet e paketimit jashtë mundësive të fëmijëve dhe hidhini në mënyrë ekologjike. ► Nxirreni pajisjen nga paketimi. ► Hiqni të gjitha materialet e paketimit. Kushtet mjedisore Temperatura e ambientit duhet të jetë gjithmonë ndërmjet 10 dhe 43°C, pasi mund të ndikojë në temperaturën brenda pajisjes dhe në konsumin e saj të energjisë. Mos e instaloni pajisjen pranë pajisjeve të tjera që lëshojnë nxehtësi (furra, frigoriferë) pa izolim. Kërkesa për hapësirë Hapësira e nevojshme kur hapet dera (pa panelin e derës së dollapit) Modeli 01 * 10 (min.) / 30 (rekomandohet)

  • 01: Nga dollapi në pjesën e pasme të produktit. (njësia: mm)Instalimi
  • Konsumi i specifikuar i energjisë bazohet në kushtet e një hapësire prej 10 mm nga dollapi në pjesën e pasme të produktit. Produkti do të funksionojë siç duhet edhe me një hapësirë më pak se 10 mm, megjithatë konsumon disi më shumë energji.
  • Ne rekomandojmë përdorimin e një dollapi me trashësi 18 mm me mentesha nën 20 mm trashësi.
  • Matjet në tabelën e mësipërme mund të ndryshojnë, në varësi të metodës së matjes.

Prerja tërthore e ventilatorit Për të arritur ventilim të mjaftueshëm të pajisjes për arsye sigurie, duhet të respektohet informacioni i prerjeve tërthore të ventilimit. Përmasat e dollapit

KUJDES! Çdo avari e produktit për shkak të sa më poshtë nuk mbulohet nga garancia.

1. Kushtet e papërshtatshme të vendit

ose madhësitë e pasakta të dollapit.

2. Dollapi me defekt.

3. Gabimet nga instaluesi ose përdoruesi.

Distanca Shihni fotot dhe tabelat më poshtë për kërkesat e hapësirës për instalim. Modeli

  • Nëse gjerësia e një dollapi është më e madhe se 568 mm, guarnicioni (midis frigoriferit dhe dollapit) mund të lirohet.
  • Nëse dollapi është më i lartë se përmasa maksimale (1945 mm), duhet të përdorni materiale të tjera finicioni për të mbushur boshllëkun. NJOFTIM Për të instaluar një dollap që kërkon hapësirë 4 mm (03), shihni tabelën e referencës së dollapit më poshtë. A Skaji i poshtëm i panelit të përparmë mbi ventilimin e ajrit B Dalja e panelit të përparmë (njësia: mm) Modeli

4 mm (hapësirë mes panelit të derës së dollapit të frigoriferit dhe ngrirësit)Instalimi

Vlerësimi për vendndodhjen e prizës dhe hapësirën e nevojshme

NJOFTIM Nëse e instaloni frigoriferin në një dollap me një thellësi 560 mm, sigurohuni që kordoni elektrik të jetë vendosur në një anë të frigoriferit përpara se ta futni në prizë. Nëse kordoni elektrik është në pjesën e pasme të frigoriferit, mund të ulë efikasitetin e energjisë.Instalimi

Në kapsulën e kompresorit ndodhet vaji i lubri- fikimit pa mirëmbajtje. Ky vaj mund të kalojë përmes sistemit të mbyllur të tubave gjatë transportit të pjerrët. Përpara se të fusni pajisjen në prizë, duhet të prisni të paktën 2 orë në mënyrë që vaji të hyjë përsëri në kapsulë. Lidhja elektrike Përpara çdo lidhjeje kontrolloni nëse: ► furnizimi me korrent, priza dhe siguresat janë të përshtatshme sipas pllakën së specifikimeve. ► priza të jetë e tokëzuar dhe të mos jetë shumëprizësh apo zgjatues. ► spina dhe priza të janë rreptësisht sipas specifikimeve. Futeni spinën në prizë të instaluar siç duhet.

PARALAJMËRIM! Për të shmangur rreziqet, një kabllo elektrike e dëmtuar duhet të zëvendësohet nga shërbimi i klientit (shih kartën e garancisë).Të dhënat teknike

Të dhënat teknike Pllaka e markës së produktit sipas rregullores BE nr. 2019/2016 Marka Emri/identifikuesi i modelit Kategoria e modelit Frigorifer-ngrirës Klasi i efikasitetit energjetik

Konsumi vjetor i energjisë (kWh/vit) (1)

Vëllimi i ngrirësit (L)

Vëllimi i seksionit të çilerit (L)

Vëllimi i prodhuesit automatik të akullit (L)

Temperatura e ndarjeve të tjera >14°C E pazbatueshme Sistemi pa brymë

Kapaciteti i ngrirësit (kg/24 orë)

Klasifikimi klimatik (2) SN/N/ST/T Klasi i emetimit akustik dhe i emetimeve akustike në ajër (db(A)re1pW) B(35) Koha e rritjes së temperaturës (h)

Kapaciteti i prodhimit të akullit

  • Po, përmbahet (1) Bazuar në rezultatet e provës së konformitetit me standardet gjatë 24 orëve. Konsumi aktual varet nga përdorimi dhe vendndodhja e pajisjes. (2) Vlerësimi klimatik SN: Kjo pajisje është menduar për përdorim në një temperaturë ambienti midis +10°C dhe +32°C Vlerësimi klimatik N: Kjo pajisje është menduar për përdorim në një temperaturë ambienti midis 16°C dhe +32°C Vlerësimi klimatik ST: Kjo pajisje është menduar për përdorim në një temperaturë ambienti midis 16°C dhe +38°C Vlerësimi klimatik T: Kjo pajisje është menduar për përdorim në një temperaturë ambienti midis 16°C dhe +43°C Të dhëna teknike shtesë Tensioni/frekuenca 220-240V ~/ 50Hz Rryma e hyrjes (A)

Ftohës R600a Përmasat (lar./gjer./thell. në mm) 1935/540/555 HONBQT5519DW HONBQT3519EW HONBQT3519EWShërbimi i klientit

Shërbimi i klientit Ne rekomandojmë shërbimin tonë të klientit Haier dhe përdorimin e pjesëve origjinale të këmbimit. Nëse keni një problem me pajisjen tuaj, kontrolloni fillimisht seksionin "ZGJIDHJA E PROBLEMEVE". Nëse nuk mund të gjeni një zgjidhje atje, kontaktoni ► me tregtarin juaj lokal ose ► Qendra jonë e shërbimit telefonik evropian (shih numrat e telefonit të listuar më poshtë) ose ► zona "Service & Support" në www.haier.com ku mund të aktivizoni shërbimin ► bëni kërkesa dhe të gjeni pyetjet e shpeshta. Për të kontaktuar me shërbimin tonë, sigurohuni që të keni në dispozicion të dhënat e mëposhtme. Informacioni mund të gjendet në pllakën e markës.

Kontrolloni gjithashtu kartën e garancisë të dhënë me produktin në rast garancie. Qendra telefonike e shërbimit për Evropën Shteti* Numri i telefonit Kostot Haier Italy (IT)

  • maks. 20 cent/min, të gjitha të tjerat Haier United Kingdom (UK)
  • Kohëzgjatja e garancisë së pajisjes ftohëse: Garancia minimale është: 2 vite për vendet e BE-së, 3 vite për Turqinë, 1 vit për Mbretërinë e Bashkuar, 1 vit për Rusinë, 3 vite për Suedinë, 2 vite për Serbinë, 5 vite për Norvegjinë, 1 vit për Marokun, 6 muaj për Algjerinë, për Tunizinë nuk kërkohet garanci ligjore.
  • Periudha e pjesëve të këmbimit për riparimin e pajisjes: Termostatet, sensorët e temperaturës, panelet e qarqeve dhe dritat janë të disponueshme për një periudhë minimale prej shtatë vitesh pas nxjerrjes së njësisë së fundit të modelit në treg. Dorezat e dyerve, menteshat e dyerve, tavat dhe shportat për një periudhë minimale prej shtatë vitesh dhe gominat e derës për një periudhë minimale prej 10 vitesh, pas nxjerrjes së njësisë së fundit të modelit në treg. *Për informacione të mëtejshme për produktin, konsultohuni me https://eprel.ec.europe.eu/ ose skanoni kodin QR në etiketën e energjisë të dhënë me pajisjen.Sadržaj