IUSL1271WE - Kapuçina kuzhine ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas IUSL1271WE ELECTROLUX në format PDF.
Shkarko udhëzimet për tuajin Kapuçina kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj IUSL1271WE - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. IUSL1271WE e markës ELECTROLUX.
MANUAL I PËRDORUESIT IUSL1271WE ELECTROLUX
Faleminderit për blerjen e një pajisjeje Elextrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell mevete dekada eksperience dhe novatorizmi profesional. Origjinal dhe me stil, ështëprojektuar duke ju pasur ju në mendje. Kështu që sa herë që ta përdorni, mund tëbazoheni në faktin se do të merrni rezultate optimale çdo herë.Mirë se vini në Electrolux.Vizitoni faqen tonë të internetit për:Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes sëproblemeve, shërbimit dhe riparimitwww.electrolux.com/supportRegjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:www.registerelectrolux.comBlini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen:www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni nëdispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit. Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla Të dhëna rreth ambientitRezervohet mundësia e ndryshimeve. PËRMBAJTJA
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të 244sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
- Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
- Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
- Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë.
- Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
- Kjo pajisje është prodhuar për përdorim shtëpiak mbi pianura, soba dhe pajisje të ngjashme gatimi.
- Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
- Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
- Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
- KUJDES: Pjesët e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit me pajisjet e gatimit.
- Përdorni vetëm vidat fiksuese të marra me pajisjen, nëse nuk keni marrë përdorni vidat e rekomanduara në 245udhëzimet e instalimit. Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit.
- PARALAJMËRIM: Mosinstalimi i vidave apo pajisjes fiksuese në përputhje me këto udhëzime mund të rezultojë në rreziqe elektrike.
- Mos përdorni adezivë për të fiksuar pajisjen.
- Distanca minimale mes sipërfaqes së pianurës në të cilin qëndrojnë tiganët dhe pjesës së poshtme të pajisjes duhet të jetë të paktën 65 cm, përveçse kur specifikohet ndryshe në udhëzimet e instalimit për pajisjen ose pianurën.
- Shkarkimi i ajrit duhet të jetë në pajtim me rregulloret e autoriteteve lokale.
- Siguroni ajrim të mirë të dhomës ku është instaluar pajisja për të shmangur rrjedhjen në dhomë të gazeve që lëshojnë pajisjet që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse, duke përfshirë flakët e hapura.
- Sigurohuni që daljet e ventilimit të mos jenë bllokuar dhe ajri i grumbulluar nga pajisja të mos kalojë në një tub të përdorur për shkarkimin e tymit dhe avullit nga pajisje të tjera (sistemet e ngrohjes qendrore, termosifonët, bojlerët etj.).
- Kur pajisja përdoret me pajisje të tjera, vakumi maksimal i gjeneruar në dhomë nuk duhet të tejkalojë 0,04 mbar.
- Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur një rrezik elektrik.
- Nëse takëmi i kordonit është dëmtuar, duhet të zëvendësohet me një takëm special të kordonit të disponueshëm nga prodhuesi ose qendra e autorizuar e shërbimit e tij.
- Nëse pajisja është e lidhur direkt me furnizimin me energji, instalimi elektrik duhet të pajiset me një pajisje izoluese që lejon shkëputjen e pajisjes nga linja kryesore në të gjitha polet. Shkëputja e plotë duhet të jetë në pajtim me kushtet e 246specifikuara të mbitensionit të kategorisë III. Mjetet e shkëputjes duhet të përfshihen në rrjetin elektrik sipas rregullave të instalimeve elektrike.
- Mos gatuani me flakë nën pajisje:
- Mos e përdorni për materiale të rrezikshme ose shpërthyese dhe avuj.
- Pastrojeni pajisjen rregullisht me një leckë të butë për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
- Mos përdorni një pastrues me avull, spërkatës me ujë, pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike për të pastruar sipërfaqen e pajisjes. Përdorni vetëm detergjente neutrale.
- Pastrojini rregullisht filtrat e yndyrës (të paktën çdo 2 muaj) dhe hiqni depozitimet e yndyrës nga pajisja për të parandaluar rrezikun e zjarrit.
- Përdorni një pëlhurë për të pastruar pjesën e brendshme të pajisjes.
PARALAJMËRIM! Rrezik plagosjeje, goditjeje elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.
- Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
- Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
- Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
- Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
- Përpara instalimit të pajisjes, hiqni gjithë pjesët ambalazhuese, etiketat reklamuese dhe qesen mbrojtëse.
- Mos e instaloni pjesën e shkarkimin e ajrit në një vrimë muri, përveçse kur vrima është projektuar për atë qëllim.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM! Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
- Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
- Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
- Nëse simboli ( ) nuk është i printuar në pllakëzën e specifikimeve, pajisja duhet të tokëzohet.
- Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
- Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
- Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
- Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
- Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina. 247• Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
- Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja elektrike e lirë dhe e papërshtatshme mund ta nxehë shumë terminalin.
- Lidheni pajisjen në fund të instalimit. Sigurohuni që rrjeti elektrik të jetë i arritshëm pas montimit.
PARALAJMËRIM! Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.
- Kjo pajisje përdoret vetëm për qëllime gatimi. Mos e përdorni pajisjen për qëllime të tjera.
- Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
- Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
- Përdorni vetëm aksesorët që vijnë me pajisjen.
- Mbajeni flakën ose objektet e nxehura larg nga yndyrat dhe vajrat gjatë gatimit dhe skuqjes.
- Mos përdorni skara elektrike të pambuluara.
- Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe mbështetëse.
- Mos përdorni xhama zmadhues, dylbi ose pajisje të ngjashme optike për të parë direkt te drita e pajisjes.
- Nëse pajisja funksionon me pajisje të tjera, presioni maksimal i krijuar nuk duhet të kapërcejë 4 Pa (4x10-5 bar).
- Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
- Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llamba janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t’u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.
- Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji.
- Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.
PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Udhëzime për instalimin
Për informacion të plotë rreth instalimit të pajisjes, referojuni një manuali tjetër instalimi.
2484. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
4.1 Përmbledhje e panelit të kontrollit
Funksioni Përshkrimi
Llamba Ndez dhe fik dritat. Shpejtësia e parë / Fikur Motori kalon në nivelin e parë të shpejtësisë. Shtypja e dytë e fikpajisjen. Shpejtësia e dytë Motori kalon në nivelin e dytë të shpejtësisë. Shpejtësia e tretë Motori kalon në nivelin e tretë të shpejtësisë. Shpejtësia maksimale Motori kalon në nivelin maksimal të shpejtësisë. Pas 5 minutashpajisja kalon te shpejtësia e tretë. Njoftimi i filtrit Ju kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastronifiltrin e yndyrës.
Kontrolloni shpejtësinë e rekomanduar sipas tabelës më poshtë. Gjatë ngrohjes së ushqimit, gatimit me tenxhere të mbuluara.Gjatë gatimit me tenxhere të mbuluara në disa zona ose vatragatimi, skuqjes së lehtë.Gjatë zierjes dhe skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak,gatimit në disa zona ose vatra gatimi.Gjatë gatimit dhe skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pakapak, në lagështi të madhe. Rekomandohet që ta lini aspiratorin në punë për rreth 15 minuta pas gatimit. Për të përdorur aspiratorin:
1. Shtypni butonin e parë të shpejtësisë
për të ndezur pajisjen.
2. Nëse është nevoja shtypni butonin e
dritës për të ndriçuar sipërfaqen e gatimit. Intensiteti i dritës mund të ulet me 249reostat. Shtypni sërish butonin për të ndryshuar intensitetin e dritës nga: a. Maksimale, b. Mesatare, c. E ulët, d. Fikur.
3. Nëse është nevoja, ndryshoni shpejtësinë
duke shtypur butonin e dëshiruar. Për të çaktivizuar pajisjen, shtypni sërish butonin e parë të shpejtësisë .
5.2 Hob²Hood Funksioni
Është një funksion automatik i cili lidh pianurën me një aspirator. Si pianura ashtu edhe aspiratori kanë një komunikues me rreze infra të kuqe. Shpejtësia e ventilatorit përcaktohet automatikisht në bazë të cilësimit të modalitetit dhe temperaturës së enës më të nxehtë në pianurë. Mund ta përdorni gjithashtu ventilatorin duke përdorur manualisht pianurën. Funksioni mund të aktivizohet nga paneli i pianurës. Për më shumë informacion rreth mënyrës së përdorimit të funksionit, referojuni manualit të përdoruesit për pianurën.
5.3 Njoftimi i filtrit
Alarmi i filtrit ju kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni filtrin e yndyrës. Treguesi i filtrit ndizet ) për 30 sekonda nëse filtri i yndyrës duhet të pastrohet. Treguesi i filtrit pulson për 30 sekonda nëse filtri i karbonit duhet të ndërrohet ose të pastrohet. Shikoni “Pastrimi i filtrit të yndyrës” në kapitullin “Kujdesi dhe pastrimi”. Shikoni pjesën “Pastrimi i filtrit të yndyrës” ose “Ndërrimi i filtrit të karbonit” (në varësi të llojit të filtrit). Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin:
1. Për të aktivizuar funksionin, shtypni
butonin për 3 sekonda. Nëse funksioni është i aktivizuar, treguesi i filtrit pulson dy herë.
2. Për të çaktivizuar funksionin, shtypni
butonin për 3 sekonda. Nëse funksioni është i çaktivizuar, treguesi i filtrit pulson një herë. Për të rivendosur funksionin, shtypni butonin për 3 sekonda.
Pajisja është e pajisur me telekomandë. Lidhja fillimisht është e aktivizuar. Për të lidhur ose shkëputur telekomandën:
për 3 sekonda. Treguesi në panelin e kontrollit pulson dy herë nëse funksioni është i aktivizuar dhe një herë nëse është i çaktivizuar.
6. KUJDESI DHE PASTRIMI
6.1 Shënime mbi pastrimin
Agjentët e pastrimit Mos përdorni detergjente gërryese dhe furça. Pastroni sipërfaqen e pajisjes me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë. Pas pastrimit disa pjesë të pajisjes mund të nxehen. Për të shmangur njollat, pajisja duhet të lihet të ftohet dhe të thahet me një leckë ose kartëpeceta të pastra. Pastroni njollat me një detergjent të butë. 250Mbajeni aspiratorin të pastër Pastrojeni pajisjen dhe filtrat e yndyrës çdo muaj. Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes dhe filtrat e yndyrës me kujdes nga yndyra. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr. Ndiqni udhëzimet për pastrimin e aksesorëve kur njoftimi i filtrit është i aktivizuar. Shikoni “Njoftimi i filtrit” në kapitullin “Përdorimi i përditshëm”. Filtrat e yndyrës mund të lahen në lavastovilje. Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes. Filtri i karbonit Koha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon në varësi të llojit të gatimit dhe sa rregullisht pastrohet filtri i yndyrës. Filtri i karbonit mund të lahet, pastrojeni ose rigjenerojeni filtrin rreth çdo dy muaj. Shikoni fletëpalosjen e përfshirë në aksesor.
6.2 Pastrimi i filtrit të yndyrës
Filtrat montohen me anë të kapëseve dhe kunjave në anën e kundërt. Për të pastruar filtrin:
1. Tërhiqni kapakun për ta hapur.
2. Shtypni dorezën e kapëses së montimit
në panelin e filtrimit poshtë aspiratorit (1).
3. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit
poshtë (2), më pas tërhiqeni. Përsërisni dy hapat e parë për të gjithë filtrat.
4. Pastrojini filtrat duke përdorur një sfungjer
me detergjente jo gërryese ose në një lavastovilje. Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.
5. Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy
hapat e parë në rendin e kundërt. Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse aplikohet.
6.3 Pastrimi i filtrit të karbonit
Për të hequr filtrin:
1. Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja.
Referojuni pjesës “Pastrimi i filtrit të yndyrës” në këtë kapitull.
2. Mbajeni filtrin për të parandaluar rënien e
tij dhe zhvidhosni vidhën duke mbajtur filtrin e karbonit.
251PARALAJMËRIM! Ka rrezik djegieje! Referojuni kapitullit “Siguria” në manualin e përdorimit të furrës. Pastrojeni filtrat me një leckë të njomë. Vendoseni furrën në 200°C dhe mbajini filtrat brenda për 2 orë. Lërini filtrat të ftohen.
5. Për të instaluar filtrin, kryeni hapat në
rend të kundërt. Filtri duhet të thahet plotësisht përpara se ta instaloni përsëri në pajisje. Ndërrojeni shtratin e filtrit çdo 2 vjet ose kur është dëmtuar pëlhura.
6.4 Ndërrimi i llambës
Kjo pajisje është e pajisur me një llambë LED. Kjo pjesë mund të ndërrohet vetëm nga një teknik. Në rast keqfunksionimi referojuni pjesës “Shërbimi” te kapitulli “Udhëzimet e sigurisë”.
7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.
7.1 Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Pajisja nuk është e lidhur me furnizimin me energji ose nuk është lidhur saktë. Kontrolloni nëse pajisja është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik. Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Është djegur siguresa. Sigurohuni që shkaku i keqfunksionimit është siguresa. Nëse siguresa digjet vazhdimisht, kontaktoni një elektricist të kualifikuar. Llamba nuk funksionon. Llamba është me defekt. Zëvendësoni llambën. Referojuni kapitullit “Kujdesi dhe pastrimi”. Pajisja nuk i thith mjaftueshëm avujt. Shpejtësia e motorit nuk është e përshtatshme për avujt që shfaqen. Ndryshoni shpejtësinë e motorit. Treguesi i alarmit të filtrit është aktiv. Alarmi i filtrit është aktiv. Filtri i yndyrës duhet të pastrohet ose filtri i karbonit duhet të ndërrohet ose të pastrohet. Shikoni “Njoftimi i filtrit” në kapitullin “Përdorimi i përditshëm”.
Notice-Facile