VCC 5424 WI - Fshesë me vakum BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas VCC 5424 WI BEKO në format PDF.
Shkarko udhëzimet për tuajin Fshesë me vakum në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj VCC 5424 WI - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. VCC 5424 WI e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT VCC 5424 WI BEKO
1. Otvorite poklopac HEPA filtra koji je na vašem uređaju i uklonite HEPA filtar povlačenjem za njegovu ručku.2. Otresite izlazni HEPA filtar da biste s njega uklonili prašinu. Zatim ga možete oprati držeći čistu stranu pod mlazom hladne vode.3. Ako operete HEPA filtar, osušite ga na sobnoj temperaturi (tijekom minimalno 24 sata). Nemojte ga koristiti prije nego se uvjerite da je potpuno suh.Ju lutem lexoni këtë manual më parë! I nderuar klient, Faleminderit që keni preferuar këtë pajisje Beko. Shpresojmë që të arrini rezultatet më të mira nga pajisja juaj, e cila është prodhuar me cilësi të lartë dhe me teknologjinë më të fundit. Për këtë arsye, para se ta përdorni pajisjen ju lutemi ta lexoni me kujdes këtë manual dhe të gjitha dokumentet e dhëna si dhe ta ruani atë për t'iu referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni pajisjen dikujt tjetër, jepini gjithashtu edhe manualin e përdorimit. Ndiqni udhëzimet duke i kushtuar vëmendje të gjitha informacioneve dhe paralajmërimeve në manualin e përdorimit. Mos harroni se ky manual përdorimi mund të zbatohet gjithashtu për modele të tjera. Ndryshimet midis modeleve janë treguar qartë në manual. Kuptimi i simboleve Simbolet e mëposhtme janë përdorur në pjesë të ndryshme të këtij manuali:
Informacone të rëndësshme dhe sugjerme të dobshme për përdormn.
PARALAJMËRIM: Paralajmërme për stuata të rrezkshme në ldhje me sgurnë e jetës dhe pronës. Kategora e mbrojtjes për godtjet elektrke. LETËR E RICIKLUAR DHE E RICIKLUESHME74 / SQ Fshesë me korrent / Manuali i përdorimit 1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin Ky paragraf përmban udhëzime sigurie që do t’ju ndihmojnë të mbroheni nga lëndimet personale ose dëmtimi i pronës. Mosndjekja e këtyre udhëzimeve do ta bëjë garancinë të pavlefshme.
- Kjo pajisje i përmbahet standardeve ndërkombëtare të sigurisë.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës nga 8 vjeç e sipër dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndjeshmërie ose mendore ose me mungesë eksperience dhe njohurie nëse mbikëqyren ose nëse janë udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet që përfshihen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa u mbikëqyrur.
- Mos e përdorni nëse kablloja e energjisë ose vetë pajisja është dëmtuar. Kontaktoni një shërbim të autorizuar.
- Rrjeti juaj i energjisë duhet të jetë në përputhje me informacionet e dhëna në etiketën e vlerave të pajisjes.
- Furnizimi me energji i pajisjes duhet të sigurohet me një siguresë të paktën 16 A.
- Mos e përdorni pajisjen me kabllo zgjatuese.
- Për të mos lejuar që kablloja e energjisë të dëmtohet, sigurohuni që të mos ngecë, të mos përdridhet ose fërkohet në sipërfaqe të mprehta.
- Mos e prekni pajisjen ose spinën kur është në prizë me duar të lagura ose të njoma.
- Mos e tërhiqni kabllon e energjisë kur e hiqni pajisjen nga priza.
- Mos i fshini me korrent materialet e djegshme dhe kur fshini me korrent hirin e cigares, sigurohuni që të jetë i fikur.
- Mos fshini me korrent ujë ose materiale të tjera të lëngshme.Fshesë me korrent / Manuali i përdorimit 75 / SQ 1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
- Mbrojeni pajisjen nga shiu, lagështia dhe burimet e nxehtësisë.
- Asnjëherë mos e përdorni pajisjen brenda ose pranë materialeve të djegshme dhe vendeve që marrin flakë.
- Hiqeni pajisjen nga priza para se ta pastroni dhe të bëni punë mirëmbajtjeje.
- Mos e zhytni pajisjen ose kabllon në ujë për ta pastruar.
- Kontrollojeni rregullisht tubin e pajisjes. Mos e përdorni nëse është dëmtuar dhe kontaktoni një shërbim të autorizuar.
- Mos u mundoni ta çmontoni pajisjen.
- Përdorni vetëm pjesë origjinale ose pjesë të rekomanduara nga prodhuesi.
- Nëse përdoret rëndë për të pastruar pluhur si çimento ose llaç, treguesi i pluhurit do të ndizet më herët nga ç'pritet, në këtë rast ndërrojeni qesen e pluhurit edhe nëse është bosh.
- Mos e përdorni pajisjen pa filtra; përndryshe mund të dëmtohet.
- Kur fshini me korrent shkallët, pajisja duhet të ndodhet poshtë përdoruesit.
- Nëse e ruani materialin e paketimit, mbajeni larg fëmijëve.
1.2 Pajtimi me Direktivën
WEEE dhe hedhja e mbetjeve të produkteve. Ky produkt nuk ka materiale të dëmshme dhe të ndaluara të përcaktuara në "Rregulloren për Mbikëqyrjen e Mbetjeve të Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike" të lëshuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Urban. Kjo pajisje është në përputhje me rregullat WEEE. Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale me cilësi të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Prandaj, mos e hidhni produktin bashkë me mbeturinat e zakonshme shtëpiake në fund të jetës të shërbimit. Çojeni në një pikë grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Pyesni autoritetin vendas në zonën tuaj për këto pika grumbullimi. Kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore duke i çuar produktet e përdorura në pikat e riciklimit.
1.3 Informacione për
paketimin Paketimi i produktit është bërë me materiale të riciklueshme në përputhje me legjislacionin tonë vendas. Mos i hidhni materialet e paketimit bashkë me mbeturinat familjare ose të tjera. Çojini ato në pikat e grumbullimit të materialeve të paketimit të caktuara nga autoritetet vendase.76 / SQ Fshesë me korrent / Manuali i përdorimit
Vlerat që janë deklaruar në shënimet e ngjitura në pajisje ose dokumentet e tjera të printuara që janë dhënë me të tregojnë vlerat që janë marrë në laboratorë duke ndjekur standardet përkatëse. Këto vlera mund të ndryshojnë sipas përdorimit të pajisjes dhe kushteve të ambientit. 2 Fshesa juaj me korrent
Tensioni i furnizimit : 220-240 V~, 50/60 Hz Fuqia : 2000 W nom. : 2400 W maks. Rrezja e përdorimit : 8 m Fuqia e thithjes : 400 WFiltër : HEPA 12Të drejtat për të bërë ndryshime teknike dhe në dizajn janë të rezervuara.
4. Shuli i rregullimit të tubit teleskopik
7. Dhomëza shtesë e ruajtjes
8. Shuli i rregullimit të furçës së parketit/qilimit
9. Furça e parketit/qilimit
10. Butoni për hapjen e dhomëzës shtesë të
12. Buton për hapjen e depozitës së pluhurit
16. Treguesi i plotësisë së çantës së pluhurit
17. Butoni i mbledhjes së kabllit
18Fshesë me korrent / Manuali i përdorimit 77 / SQ 3 Përdorimi
3.1 Përdorimi i synuar
Pajisja është bërë për përdorim shtëpiak dhe nuk është e përshtatshme për përdorim industrial.
3.2 Vendosja/heqja e zorrës
1. Për ta lidhur zorrën (15), shtyjeni kapakun
e zorrës (14) në drejtim të shigjetës për ta puthitur me grykën e thithjes dhe rrotullojeni në drejtim të akrepave të orës.
2. Për ta hequr zorrën (15), rrotullojeni kapakun e
zorrës (14) në drejtim të kundërt të akrepave të orës dhe hiqeni.
3.3 Vendosja/heqja e tubit
2. Lidheni tubin teleskopik (3) me dorezën (1) për
3. Për të rregulluar gjatësinë e tubit teleskopik,
shtyjeni shulin e rregullimit të tubit teleskopik (4) në drejtim të shigjetës dhe tërhiqeni atë nga fundi.
3.4 Vendosja/heqja e furçës
1. Tërhiqeni tubin teleskopik (3) nga furça e
parketit/tapetit (8) për ta hequr.
3.5 Rregullimi i furçës së
parketit/tapetit Bëni veprimet e mëposhtme në shulin e rregullimit (8) që ndodhet në furçën e parketit/tapetit (9);
- Përdorni pozicionin " " për dyshemetë e forta dhe parketin.
- Përdorni pozicionin " " për qilimat dhe tapetet.
1. Vëreni pajisjen në prizë pasi të hiqni spinën
e energjisë që ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes.
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes (6) për ta
3.6.1 Rregullimi i fuqisë së
thithjes Mund të rregulloni fuqinë e thithjes duke përdorur butonat + / - të panelit elektrik të kontrollit (18) që gjenden në fshesën me korrent.
1. Përdoreni pajisjen në nivelin për të
pastruar perdet dhe mbulesat e tavolinave.
2. Përdoreni pajisjen në nivelin për të
pastruar divanet.78 / SQ Fshesë me korrent / Manuali i përdorimit 3. Përdoreni pajisjen në nivelin për të pastruar qilimat, tapetet etj.4. Përdoreni pajisjen në nivelin për të pastruar dyshemetë si parketin, dyshemetë nga druri.5. Përdoreni pajisjen në nivelin për të pastruar sipërfaqet e forta.Mund të ulni fuqinë e thithjes së furçës së parketit/tapetit duke tërhequr mbrapsht kontrollin e rregullimit të thithjes (2) që ndodhet në dorezën (1), pa pasur nevojë të përdorni çelësin e rregullimit të fuqisë së thithjes që ndodhet në pajisje.
3.6.2 Tregues pluhurt
Kur çanta e pluhurit është plot, treguesi i plotësisë së çantës (16) do të kthehet në të kuqe. Ndërroni çantën e pluhurit (shih 4.1).
Mund të hapni dhomëzën shtesë të ruajtjes (7) duke shtypur butonin për hapjen e dhomëzës shtesë të ruajtjes (10). Mjeti për hapësirat I përshtatshëm për të pastruar sipërfaqe të vështira për t’u pastruar si vendet poshtë divaneve dhe mobilieve. Furça e pluhurit I përshtatshëm për të pastruar sende të tilla si perde, dysheme, sende delikate, kolltukë, divane etj.
PARALAJMËRIM: Mos kryeni punë pastrimi duke përdorur pjesën e fundit të dorezës (1).
3.8 Fkja e fshesës me korrent
dhe veçorsë së parkmt 1. Fikeni pajisjen me butonin e ndezjes/fikjes (6) dhe hiqeni atë nga priza. 2. Shtypni butonin e mbledhjes së kordonit (17) për të mbledhur kordonin e energjisë. Veçoria e parkimit vertikal Vendoseni çengelin e furçës së parketit/tapetit (9) në zgavrën e parkimit që ndodhet në pjesën e poshtme të pajisjes. Veçoria e parkimit horizontal Vendoseni çengelin e furçës së parketit/tapetit (9) në zgavrën e parkimit që ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes. 3 PërdormFshesë me korrent / Manuali i përdorimit 79 / SQ 4 Pastrimi dhe kujdesi Fikeni dhe hiqeni pajisjen nga priza para se ta pastroni. PARALAJMËRIM: Asnjëherë mos përdorni benzinë, hollues, agjentë pastrimi gërryes, objekte metalike ose furça të forta për ta pastruar pajisjen.
4.1 Ndërrimi i thesit të
pluhurit Kur çanta e pluhurit është plot, treguesi i plotësisë së çantës (16) do të kthehet në të kuqe.1. Hapni kapakun e sipërm duke shtypur butonin për hapjen e depozitës së pluhurit (12).2. Hiqeni çantën e pluhurit nga depozita e pluhurit duke e tërhequr atë lart.3. Hiqeni çantën e pluhurit nga mbajtësja duke e tërhequr nga sirtari i saj.4. Hidheni thesin e mbushur plot të pluhurit.5. Duke mbajtur sirtarin, shtyjeni çantën e re të pluhurit në mbajtësen e çantës. Sigurohuni që të futet plotësisht në vend.6. Vendoseni mbajtësin e çantës së pluhurit në vendin e tij në depozitën e pluhurit.7. Mbylleni kapakun e sipërm të pajisjes. PARALAJMËRIM: Mos e mbyllni kapakun e sipërm me forcë pasi mund të dëmtohen pjesët plastike. PARALAJMËRIM: Çantat e pluhurit që janë blerë në vende të tjera dhe jo tek shitësit ose serviset e autorizuara, nuk janë origjinale. Këto çanta pluhuri kanë cilësi më të ulët dhe mund të grisen në periudhë më të shkurtër dhe ta bëjnë pajisjen të papërdorshme. Defektet e shkaktuara nga çantat e pluhurit jo origjinale nuk mbulohen nga garancia. PARALAJMËRIM: Mos e lani çantën e pluhurit.
4.2 Pastrimi i filtrave
Pas çdo 5 ndërrimesh të thasëve të pluhurit (mund të ndryshojë në varësi të shpeshtësisë dhe vendit të përdorimit), pastroni filtrat. PARALAJMËRIM: Mos i përdorni pajisjet që nxjerrin ajër të nxehtë si tharëse flokësh ose ngrohëse për të tharë filtrat. PARALAJMËRIM: Mos i montoni filtrat pa i tharë komplet; përndryshe mund të ketë erë lagështie gjatë përdorimit, mund të rrjedhë ujë nga mbrapa pajisjes ose filtrat mund të dëmtohen. PARALAJMËRIM: Vendosni filtrat në vend pasi të jenë tharë.
4.2.1 Filtri i mbrojtjes së motorit
1. Hapni kapakun e sipërm duke shtypur butonin për hapjen e depozitës së pluhurit (12).2. Tërhiqeni mbajtësin e filtrit.3. Hiqeni filtrin e shkumës nga rrjeti brenda.4. Pasi ta keni larë filtrin mbrojtës të motorit me ujë të rrjedhshëm, shkundeni lehtë dhe lëreni të thahet (për të paktën 24 orë).
1. Hapni kapakun e filtrit HEPA që ndodhet në pajisjen tuaj dhe hiqeni filtrin HEPA duke e tërhequr atë nga doreza.2. Shkundni filtrin HEPA të daljes për të eliminuar pluhurat në të. Pas kësaj, mund ta lani duke e mbajtur anën e pastër nën ujë të ftohtë të rrjedhshëm.3. Nëse e lani filtrin HEPA, thajeni në temperaturë ambienti (për 24 orë të paktën). Mos e përdorni derisa të siguroheni që të jetë tharë komplet.
Notice-Facile