NEFF T59TF6TN0 - Furre

T59TF6TN0 - Furre NEFF - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas T59TF6TN0 NEFF në format PDF.

📄 140 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice NEFF T59TF6TN0 - page 129
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth T59TF6TN0 NEFF

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Furre në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj T59TF6TN0 - NEFF dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. T59TF6TN0 e markës NEFF.

MANUAL I PËRDORUESIT T59TF6TN0 NEFF

Përdorimi sipas përcaktimit .. 129

NEFF T59TF6TN0 - 1

Udhëzime të rëndësishme sigurie 130

NEFF T59TF6TN0 - 2

Mbrojtja e Mjedisit ..... 130

Hedhja sipas normave ekologjike. . 130

NEFF T59TF6TN0 - 3

Sensor temperature pa kabull 131

Përgatitja dhe përkujdesja për sensorit pa kabull të temperaturës ..... 131

Pastrimi....133

Deklarata e konformitetit. ..... 133

Informacione të tjera për produktet, pajisjet, pjesët e këmbimit dhe serviset i gjeni në internet:

www.neff-international.com dhe në

Përdorimi sipas përcaktimit

Lexoni me vëmendje udhëzimet. Ruajeni manualin e përdorimit dhe atë të montimit për një përdorim të mëvonshëm ose për personin që mund të blejë pajisjen tuaj në një moment tjetër.

Kontrollojeni pajisjen pas nxjerrjes nga ambalazhi. Nëse pajisja dëmtohet gjatë transportit, nuk duhet të përdoret. Informoni shërbimin teknik të klientit dhe dokumentoni me shkrim dëmtimet, në të kundërt pretendimet për dëmshpërblim nuk do të merren në konsideratë.

Kjo pajisje është projektuar vetëm për përdorim privat dhe në ambientet e shtëpisë. Përdoreni pajisjen vetëm për përgatitjen e gatesave dhe pijeve. Procesi i gatimit duhet kontrolluar. Një proces gatimi i shkurtër duhet kontrolluar pa ndërprerje. Përdoreni pajisjen vetëm në ambiente të mbyllura.

Ky aparat mund të përdoret nga fëmijët mbi 8 vjet dhe personave me aftësi të reduktuar fizike, sensorike ose mentale apo me mungesë përvoje ose dije, nëse janë të mbikëqyrur nga një person, i

sq

cili është përgjegjës për sigurinë e tyre, ose të cilët janë të udhëzuar për përdorim të sigurt të aparatit dhe të cilët i kanë kuptuar rreziqet që rezultojnë nga kjo.

Fëmijët nuk lejohet të luajnë me aparatin. Pastrimi dhe mirëmbajtja që i takon përdoruesit nuk lejohet të bëhet nga fëmijët, nëse ato, janë 8 vjet dhe më të vjetër dhe janë të mbikëqyrur.

Kur përdorni funksionet e gatimit, vatra e rregulluar duhet të përkojë me vatrën mbi të cilën ndodhet ena me sensorin e temperaturës.

NEFF T59TF6TN0 - sq - 1

Udhëzime të rëndësishme sigurie

⚠️ Paralajmërim Rreziku nga magnetizimi!

Sensori pa kabull i temperaturës është magnetik. Elementët magnetikë mund të dëmtojnë implantet elektronike p.sh stimuluesit kardiak ose pompat e insulinës. Prandaj ata persona që mbajnë implante elektronike nuk duhet ta mbajnë në xhepat e rrobave sensorin e temperaturës dhe të ruajnë një distancë minimale prej 10 cm midis stimuluesve kardiakë apo pajisjeve të njëjta mjekësore dhe këtij sensori.

⚠️ Paralajmërim Rrezik plagosjeje!

■ Bateria tek sensori pa kabull i temperaturës mund të dëmtohet ose shpërthejë, nëse nxehet shumë. Pas gatimit hiqni sensorin nga vatra dhe mos e vendosni në afërsi të burimeve të nxehtësisë.
■ Sensori i temperaturës mund të jetë shumë i nxehtë, kur e hiqni nga ena e gatimit. Kur ta hiqni nga ena e gatimit përdorni doreza kuzhine ose një pecete kuzhine.

NEFF T59TF6TN0 - ⚠️ Paralajmërim Rrezik plagosjeje! - 1

Mbrojtja e Mjedisit

Hedhja sipas normave ekologjike

Hidheni paketimin sipas normave ekologjike.

NEFF T59TF6TN0 - Hedhja sipas normave ekologjike - 1

Ky aparat përmban shënjën e aparaturave elektrike dhe elektroteknike sipas Udhëzimit 2012/19/EU (waste electrical and electronic equipment - WEEE).

Udhëzimi jep kuadrin ligjor për te drejtën e kthimit mbrapsht të aparaturave të përdorura në të gjithë BE.

Sensori pa kabull i temperaturës është i pajisur me një bateri. Eliminoni bateritë e konsumuara pa ndotur mjedisin.

NEFF T59TF6TN0 - Hedhja sipas normave ekologjike - 2

Sensor temperature pa kabull

Për informacion të detajuar shihni kapitullin "Funksionet e asistencës në gatim" tek manuali i përdorimit të furrës. Lexoni manualin deri në fund.

Përgatitja dhe përkujdesja për sensorit pa kabull të temperaturës

Në këtë paragraf ju do të informoheni si më poshtë:

■ Ngjitja e kapakut të silikonit
- Përdorimi i sensorit pa kabull të temperaturës
Ndërrimi i baterisë

Sensori i temperaturës dhe kapaku i silikonit mund të porositen më pas në dyqanet e specializuara ose përmes shërbimit tonë teknik të klientit. Jepni numrin përkatës të referencës.

00577921 Set me 5 kapakë silikoni

Z31PX10X0 Sensor temperature dhe set me 5 kapakë silikoni

Ngjitja e kapakut të silikonit

Kapaku i silikonit fikson sensorin e temperaturës tek ena e gatimit.

Nëse ena e gatimit përdoret për herë të parë me funksionet e gatimit, ju duhet të vendosni një kapak silikoni.

Veproni si më poshtë:

  1. Pjesa e tenxheret ku ai do ngjitet nuk duhet të jetë me yndyrë. Pastroni tenxheren, thajeni mirë dhe vendin e ngjitjes p.sh lyejeni me spiritus.

  2. Hiqni qesen mbrojtëse nga kapaku i silikonit. Me anë të shablonëve që keni marrë bashkë me pajisjen ngjitni kapakun e silikonit në lartësinë e duhur në tenxhere.

NEFF T59TF6TN0 - Ngjitja e kapakut të silikonit - 1

Që ngjitësi të thahet mirë duhet ta lini 1 orë. Gjatë kësaj kohe mos e përdorni apo pastroni enën e gatimit.

Udhëzime

Enën me kapak silikoni mos e lini gjatë në ujë me detergjent.
Nëse kapaku i silikonit shkëputet, duhet të përdorni një të ri.

Përdorimi i sensorit pa kabull të temperaturës

Lidheni sensorin e temperaturës në shiritin prej silikoni, duke e përputhur saktësisht.

NEFF T59TF6TN0 - Përdorimi i sensorit pa kabull të temperaturës - 1

Sigurohuni që shiriti prej silikoni të jetë plotësisht i thatë, para se të vendoset sensori i temperaturës.
Vendosen enën e gatimit në mënyrë të tillë, që sensori i temperaturës të tregojë në drejtim të sipërfaqes së jashtme anësore të vatrës së gatimit.

sq

■ Sensori i temperaturës nuk duhet të vendoset mbi një enë tjetër gatimi të nxehtë, kështu mund të shmangni tejnxehjen.
Pas përfundimit të gatimit, hiqni sensorin e temperaturë nga ena. Ruajeni në një vend të pastër dhe të sigurt dhe jo në afërsi të burimeve të nxehtësisë.

Ndërrimi i baterisë

Nëse do shtypni simbolin tek sensori pa kabull i temperaturës dhe Ilamba LED nuk do të ndizet, atëherë ka rënë bateria.

Ndërrimi i baterisë:

  1. Hiqni kapakun e silikonit nga pjesa e poshtme e skeletit. Hiqni vidhat duke përdorur një kaçavidë.

NEFF T59TF6TN0 - Ndërrimi i baterisë - 1

  1. Hiqni pjesën e sipërme të skeletit. Hiqni baterinë e vjetër. Vendosni baterinë e re. Bëni kujdes me polarizimin.

NEFF T59TF6TN0 - Ndërrimi i baterisë - 2

Për të hequr baterinë mos përdorni objekte metali. Mos prekni kontaktet.

NEFF T59TF6TN0 - Ndërrimi i baterisë - 3

  1. Vendosni sërish pjesën e sipërme dhe të poshtme të skeletit. Tregoni vëmendje për të vendosur si duhet pjesët e kontaktit.

NEFF T59TF6TN0 - Ndërrimi i baterisë - 4

  1. Vendoni sërish kapakun e silikonit tek pjesa e poshtme e skeletit të sensorit të temperaturës.

NEFF T59TF6TN0 - Ndërrimi i baterisë - 5

Udhëzim: Përdorni vetëm bateri cilësore të tipit CR2032. Ato jetojnë më gjatë.

Pastrimi

Sensori i temperaturës

Pastroni sensorin e temperaturës me një pecetë të butë. Kurrë mos i lani në lavastovilje. Mos e zhysni në ujë dhe mos e pastroni me ujë të rrjedhshëm.

Pas përfundimit të gatimit hiqni sensorin e temperaturë nga ena. Ruajeni në një vend të pastër dhe të sigurt, për shembull brenda në ambalazh dhe jo në afërsi të burimeve të nxehtësisë.

Kapak silikoni

Pastrojeni dhe thajeni para se ta vendosni tek sensori i temperaturës. I përshtatshëm për lavastovilje.

Udhëzim: Enën me kapak silikoni mos e lini gjatë në ujë me detergjent.

Dritarja e sensorit pa kabull të temperaturës

Dritarja e sensorit duhet të jetë gjithmonë e pastër dhe e thatë. Veproni si më poshtë:

■ Pastroni rregullisht ndotjet dhe pikat e yndyrës.
- Për pastrim përdorni një pecetë të butë ose tamponë pambuku dhe solucion me spruco për xhamat.

Udhëzime

■ Mos përdorni mjete pastrimi që gërvishtni si sfungjerë të ashpër dhe furça apo qumësht pastrues.
■ Mos e prekni me gishta dritaren e sensorit. Ajo mund të bëhet pis apo të gërvishtet.

Deklarata e konformitetit

Këtu Constructa-Neff Vertriebs-GmbH deklaron se pajisja me funksionin e sensorit pa kabull të temperaturës i përgjigjet kritereve bazë dhe përcaktimeve të tjera të direktivës 1999/5/EG.

Deklaratën e detajuar të konformitetit R&TTe gjeni në internet në www.neff-international.com tek faqja e produktit të pajisjes suaj në dokumentet shtesë.

Logot dhe marka Bluetooth® janë simbole dhe pronë e Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i kësaj marke nga Constructa-Neff Vertriebs-GmbH duhet të bëhet me liçensë. Markat dhe emrat e tjera të markave janë pronë e firmave përkatëse.

Содржина

NEFF T59TF6TN0 - Содржина - 1

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : NEFF

Modeli : T59TF6TN0

Kategori : Furre