IKE96654FB - Furre AEG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas IKE96654FB AEG në format PDF.
Shkarko udhëzimet për tuajin Furre në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj IKE96654FB - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. IKE96654FB e markës AEG.
MANUAL I PËRDORUESIT IKE96654FB AEG
Faleminderit që keni zgjedhur këtë produkt AEG. Ne e kemi krijuar atë për t'ju ofruar performancë të përsosur për shumë vite, me teknologji novatore që ndihmojnë në thjeshtimin e jetës - veçori që mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Kushtojini pak minuta leximit për ta shfrytëzuar sa më mirë. Vizitoni faqen tonë të internetit për:Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes sëproblemeve, shërbimit dhe riparimitwww.aeg.com/supportRegjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:www.registeraeg.comBlini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen:www.aeg.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale. Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial. Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit. Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla Të dhëna rreth ambientit Rezervohet mundësia e ndryshimeve. PËRMBAJTJA
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të 2 SHQIPpapërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
- Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
- Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
- PARALAJMËRIM: Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë ose që ftohet. Pjesët e arritshme nxehen gjatë përdorimit.
- Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai duhet aktivizuar.
- Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
- PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
- PARALAJMËRIM: Gatimi i pamonitoruar me yndyrë ose vaj mbi pianurë mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë zjarr.
- Mos provoni ASNJËHERË ta fikni zjarrin me ujë, por fikni pajisjen dhe pastaj mbuloni flakën, p.sh. me një kapak ose me batanije kundër zjarrit. SHQIP 3• PARALAJMËRIM: Pajisja nuk duhet të furnizohet përmes një pajisjeje të jashtme ndezëse, si p.sh. kohëmatës, apo të lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një mjet.
- KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret. Proceset e shkurtra të gatimit duhet të mbikëqyren vazhdimisht.
- PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: Mos ruani artikuj mbi sipërfaqet e gatimit.
- Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës, sepse mund të nxehen.
- Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën inkaso.
- Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
- Pas përdorimit, fikni elementin e pianurës me çelësin e kontrollit dhe mos u mbështetni te funksionimi i detektorit të tiganit.
- Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni pajisjen për dhe shkëputeni nga rryma elektrike. Në rast se pajisja është e lidhur me rrymën elektrike direkt duke përdorur kuti lidhëse, hiqeni siguresën për të shkëputur pajisjen nga furnizimi me rrymë. Në çdo rast, kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit.
- Për të shmangur rreziqet, nëse kablloja e furnizimit është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, shërbimi i autorizuar ose persona me kualifikim të ngjashëm.
- PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e pianurës të përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së gatimit ose të cilësuara si të përshtatshme nga ky i fundit në udhëzimet e përdorimit, ose mbrojtëset e pianurës të integruara në pajisje. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të shkaktojë aksidente.
PARALAJMËRIM! Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje. PARALAJMËRIM! Rrezik plagosjeje ose dëmtim i pajisjes.
- Hiqni të gjithë paketimin.
- Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
- Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
- Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
- Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
- Mbyllini sipërfaqet e prera me një izolues për të mos lejuar që lagështira të shkaktojë fryrje.
- Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga avulli dhe lagështira.
- Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose nën dritare. Duke vepruar kështu do të parandaloni rënien e enëve të nxehta të gatimit nga pajisja kur hapet dera ose dritarja.
- Çdo pajisje ka poshtë ventilatorë ftohjeje.
- Nëse pajisja është e instaluar mbi një sirtar: – Mos vendosni copa të vogla ose fletë letre që mund të tërhiqen brenda, sepse ato mund të dëmtojnë ventilatorët e ftohjes ose mund të dëmtojnë sistemin e ftohjes. – Mbani një distancë prej minimumi 2 cm mes fundit të pajisjes dhe pjesëve të ruajtura në sirtar.
- Hiqni çdo panel ndarës të instaluar në kabinet nën pajisje.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM! Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
- Të gjitha lidhjet elektrike duhet të bëhen nga një elektricist i kualifikuar.
- Pajisja duhet tokëzuar.
- Përpara se të kryeni ndonjë veprim, sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga rryma.
- Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
- Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja ose spina elektrike e lirë ose e papërshtatshme (nëse ka) mund ta nxehë shumë terminalin.
- Përdorni kabllon e duhur elektrike.
- Mos lejoni të ngatërrohet kablloja elektrike.
- Sigurohuni që të jetë instaluar tokëzimi.
- Vendoseni kabllon në mbërthyesen e lirimit të tensionit.
- Sigurohuni që kablloja ose spina elektrike (nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë ose enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni pajisjen në prizë.
- Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
- Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën ose kabllon elektrike (nëse vlen për rastin) ose në kabllon elektrike. Kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit ose me një elektricist për ndërrimin e kabllos elektrike të dëmtuar.
- Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
- Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
- Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
- Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina. SHQIP 5• Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe kontaktorët.
- Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
PARALAJMËRIM! Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.
- Hiqni të gjithë paketimin, etiketimin dhe filmin mbrojtës (nëse ka) para përdorimit për herë të parë.
- Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak (të brendshëm).
- Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
- Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos jenë bllokuar.
- Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë punës.
- Fikni zonën e gatimit pas çdo përdorimi.
- Mos vendosni takëmë ose kapakë tenxheresh në zonat e gatimit. Ato mund të nxehen.
- Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
- Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose si sipërfaqe mbështetëse.
- Nëse sipërfaqja e pajisjes është e plasaritur, shkëputeni menjëherë pajisjen nga priza. Bëni këtë për të parandaluar ndonjë tronditje elektrike.
- Përdoruesit me stimulues kardiak duhet të mbajnë një distancë minimale prej 30 cm nga zonat e gatimit me induksion kur pajisja është në punë.
- Kur futni ushqim në ujë të nxehtë, mund të krijohen spërkatje. PARALAJMËRIM! Rrezik zjarri dhe shpërthimi
- Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajini flakët ose objektet e nxehura larg yndyrave dhe vajrave kur gatuani me ato.
- Avujt e çliruar nga vajrat e nxehtë mund të shkaktojnë djegie spontane.
- Vajrat e përdorur që përmbajnë mbetje ushqimesh mund të shkaktojnë zjarr në temperaturë më të ulët sesa vajrat e përdorur për herë të parë.
- Mos vendosni produkte që marrin flakë ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi të. PARALAJMËRIM! Rrezik dëmtimi i pajisjes.
- Mos i mbani enët e nxehta të gatimit në panelin e kontrollit.
- Mos vendosni kapak të nxehtë tigani në një sipërfaqen e xhamit të pianurës.
- Mos i lini enët e gatimit të thahen duke zier.
- Bëni kujdes të mos lini sende apo enë gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja mund të dëmtohet.
- Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë bosh apo pa enë fare.
- Mos vendosni fletë alumini në pajisje.
- Enët e gatimit prej gize, alumini apo me fund të dëmtuar mund të shaktojnë gërvishtje në xham/ qeramikën e xhamit. Ngrijini gjithnjë lart këto sende kur t'ju duhet t'i lëvizni në sipërfaqen e gatimit.
- Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim. Nuk duhet të përdoret për qëllime të tjera, për shembull ngrohja e dhomës.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
- Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
- Fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet para se ta pastroni.
- Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të pastruar pajisjen.
- Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.
- Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën të autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale. 6 SHQIP• Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llamba janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t’u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.
- Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji.
- Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.
PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Përpara instalimit
Përpara se të instaloni pianurën, shkruani informacionin e mëposhtëm nga pllaka e specifikimeve. Pllaka e specifikimeve gjendet në pjesën e poshtme të pianurës. Numri i serisë ...........................
Pianurat inkaso përdorini vetëm pasi ta keni montuar pianurën siç duhet në njësitë inkaso dhe në planin e punës, sipas standardeve në fuqi.
3.3 Kablloja e linjës
- Pianura vjen me një kabllo elektrike.
- Për të zëvendësuar kabllon e dëmtuar elektrike, përdorni llojin e kabllos: H05V2V2-F e cila duron temperaturën 90 °C ose më të lartë. Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit. Kablloja elektrike duhet zëvendësuar vetëm nga një elektricist i kualifikuar.
Nëse e instaloni pianurën nën një aspirator, shikoni udhëzimet e instalimit të aspiratorit për distancën minimale mes pajisjeve. min. 50mm min. 500mm 65 ± 1mm 490± 1mm 55± 1mm Nëse pajisja instalohet mbi një sirtar, ventilimi i pianurës mund të ngrohë artikujt që ruhen brenda në sirtar gjatë procesit të gatimit. SHQIP 7Gjeni videon udhëzuese "Si të montoni pianurën me induksion AEG - Montimi i banakut" duke shkruar emrin e plotë të treguar në grafikën më poshtë. www.youtube.com/electroluxwww.youtube.com/aegHow to install your AEG Induction Hob - Worktop installation
4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
4.1 Skema e sipërfaqes së gatimit
Sipërfaqja e gatimit me induksion
4.2 Pamja e panelit të kontrollit
Përdorni fushat me sensor për të përdorur pajisjen. Ekranet, treguesit dhe sinjalet akustike tregojnë se cilat funksione përdoren. 8 SHQIPFusha e sensorit Komenti
Për të aktivizuar dhe çaktivizuar pianurën.
Për të aktivizuar dhe çaktivizuar Kyçje ose Pajisja për sigurinë e fëmijës.
Për të treguar zonën aktive.
Treguesi i Kohëmatësi me numërim mbrapsht.
- Ekran kohëmatës: 00 - 99 minuta.
Për të aktivizuar dhe çaktivizuar Bridge dhe për të kaluar midis regjimeve.
Për të zgjedhur funksionet Kohëmatësi.
Për të shtuar dhe pakësuar kohën.
Për të aktivizuar dhe çaktivizuar Hob²Hood.
Për të aktivizuar dhe çaktivizuar Pauzë.
Për të aktivizuar PowerBoost.
- Për të vendosur një cilësim të nxehtësisë: 0 - 9.
Për të aktivizuar dhe çaktivizuar PowerSlide.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.
5.1 Aktivizimi dhe çaktivizimi
Prekni për 1 sekondë për të aktivizuar ose çaktivizuar pianurën. Ndizet paneli i kontrollit pasi aktivizoni pianurën dhe fiket pasi çaktivizoni pianurën.
5.2 Fikja automatike
Funksioni e çaktivizon automatikisht pianurën nëse:
- nuk vendosni enë gatimi mbi pianurë për 50 sekonda,
- nuk vendosni cilësim nxehtësie për 50 sekonda pasi vendosni enën,
- derdhni ose futni diçka në panelin e kontrollit për më shumë se 10 sekonda, (tavë, leckë). Kur dëgjoni sinjalin akustik, pianura çaktivizohet. Hiqni objektin ose pastroni panelin e kontrollit.
- pllaka nxehet shumë (p.sh. kur një tenxhere vlon e thatë). Lëreni zonën e gatimit të ftohet përpara se ta përdorni përsëri pianurën.
- nuk çaktivizoni një zonë gatimi ose nuk ndryshoni cilësimin e nxehtësisë. Pas disa kohësh, pianura çaktivizohet. Lidhja midis cilësimit të nxehtësisë dhe kohës pas së cilës çaktivizohet pianura: SHQIP 9Cilësimet e ngrohjes Pianura çaktivizohet pas
5.3 Përdorimi i zonës së gatimit
KUJDES! Mos i vendosni enët e nxehta të gatimit në panelin e kontrollit. Ka rrezik dëmtimi të pjesëve elektronike. Vendosini enët në qendër të zonës së zgjedhur. Zonat e gatimit me induksion u përshtaten automatikisht përmasave të bazamentit të enëve. Kur vendosni enët e gatimit në pozicionin e duhur, pianura e dallon dhe ndizet shiriti i përkatës i kontrollit. Shfaqet një tregues i kuq i zonës së gatimit mbi shiritin e kontrollit dhe tregon pozicionin e tenxheres. Secili katror në panelin e kontrollit përfaqëson një zonë gatimi në sipërfaqen e gatimit me induksion. Treguesit e zonës tregojnë se cila zonë gatimi kontrollohet nga shiriti përkatës i kontrollit.
5.4 Cilësimet e ngrohjes
1. Shtypni cilësimin e dëshiruar të
nxehtësisë në shiritin e kontrollit. Mund të lëvizni edhe gishtin tuaj përgjatë shiritit të kontrollit për të vendosur ose ndryshuar cilësimin e nxehtësisë për një zonë gatimi.
2. Për të çaktivizuar një zonë gatimi, shtypni
Pasi të vendosni një tenxhere mbi zonën e gatimit dhe vendosni cilësimin e nxehtësisë, ai mbetet njësoj për 2 minuta pasi hiqni tenxheren. Shiriti i kontrollit dhe treguesi i zonës së gatimit pulsojnë për 2 minuta. Nëse e vendosni tenxheren sërish në zonën e gatimit brenda kësaj kohe, riaktivizohet cilësimi i nxehtësisë. Ndryshe çaktivizohet zona e gatimit.
Funksioni aktivizon më shumë fuqi për zonën përkatëse të gatimit me induksion, ai varet nga madhësia e enës së gatimit. Funksioni mund të aktivizohet vetëm për një periudhë të kufizuar kohe. Prekni për të aktivizuar funksionin për zonën e gatimit. 10 SHQIPSimboli bëhet i kuq. Funksioni çaktivizohet automatikisht. Për vlerat maksimale të kohëzgjatjes, referojuni kapitullit "Të dhënat teknike".
5.6 OptiHeat Control (treguesi 3-
hapësh i nxehtësisë së mbetur) PARALAJMËRIM! / / Për sa kohë që treguesi është i ndezur, ka rrezik djegiesh nga nxehtësia e mbetur. Zonat e gatimit me induksion prodhojnë nxehtësinë e nevojshme për procesin e gatimit drejtpërdrejt në bazamentin e enës. Vitroqeramika ngrohet nga nxehtësia e enëve të gatimit. Treguesit / / shfaqen kur një zonë gatimi është e nxehtë. Ata tregojnë nivelin e nxehtësisë së mbetur për zonat e gatimit që po përdorni aktualisht. Treguesi mund të shfaqet edhe:
- për zonat e gatimit në krah, edhe nëse nuk jeni duke i përdorur,
- kur enët e nxehta të gatimit vendosen mbi një zonë të ftohtë gatimi,
- kur pianura çaktivizohet, por zona e gatimit është ende e nxhetë. Treguesi shuhet kur zona e gatimit është ftohur.
Kohëmatësi me numërim mbrapsht Përdoreni këtë funksion për të specifikuar kohëzgjatjen e punës së një zone gatimi vetëm për një gatim. Në fillim vendosni cilësimin e nxehtësisë, më pas vendosni funksionin.
për të aktivizuar funksionin ose për të ndryshuar orën. Në ekran shfaqen shifrat e kohëmatësit dhe treguesit dhe . bëhet i kuq dhe bëhet i bardhë. Nëse kohëmatësi nuk është vendosur, të gjithë treguesit zhduken pas 4 sekondash.
ose për të caktuar kohën (00 - 99 minuta). Pas 3 sekondash, kohëmatësi do të fillojë të numërojë automatikisht mbrapsht. Treguesit , dhe zhduken. qëndron i kuq. Kur koha mbaron, dëgjohet një sinjal dhe pulson . Për të çaktivizuar sinjalin, prekni
Për të çaktivizuar funksionin: prekni . Ndizen treguesit dhe . Përdorni ose për të vendosur në ekran. Ose, vendoseni nivelin e nxehtësisë në 0. Si rezultat, bie një sinjal dhe kohëmatësi anulohet. CountUp Timer Mund ta përdorni këtë funksion për të monitoruar kohëzgjatjen e punës së një zone gatimi. Prekni dy herë për të aktivizuar funksionin. Treguesi bëhet i kuq, kohëmatësi do të fillojë të numërojë automatikisht mbrapsht. Për të çaktivizuar funksionin: prekni . Kur treguesit ndizen, prekni . Kujtuesi i minutave Mund ta përdorni këtë funksion kur pianura aktivizohet, por zonat e gatimit nuk funksionojnë. Për të parë panelin e kontrollit, vendosni një tenxhere mbi një zonë gatimi.
1. Prekni , derisa treguesi të bëhet i
kuq, për të aktivizuar funksionin.
2. Prekni ose për të vendosur kohën.
Funksioni nis automatikisht pas 4 sekondash. Treguesit , , dhe zhduken. qëndron i kuq. SHQIP 11Kur e vendosni funksionin, mund të hiqni tenxheren. Kur koha mbaron, dëgjohet një sinjal dhe pulson . Për të ndaluar sinjalin, prekni . Për të çaktivizuar funksionin: prekni . Ndizen treguesit dhe . Përdorni ose për të vendosur në ekran. Ky funksion nuk ndikon në funksionimin e ndonjë zone gatimi.
Ky funksion lidh dy zona gatimi dhe ato funksionojnë si një e vetme. Mund ta përdorni funksionin me enë të mëdha.
1. Vendosni enën e gatimit në dy zona
gatimi. Ena e gatimit duhet të mbulojë qendrat e dy zonave. bëhet i bardhë.
për të aktivizuar funksionin.
3. Vendosni cilësimin e nxehtësisë.
Ena e gatimit duhet të mbulojë qendrat e dy zonave, por nuk duhet të shkojë përtej shënimit të zonës. Për të çaktivizuar funksionin, prekni . Zonat e gatimit punojnë të pavarura.
Ky funksion ju lejon të rregulloni temperaturën duke lëvizur enët e gatimit në një pozicion tjetër në zonën e gatimit me induksion. Funksioni ndan zonën e gatimit me induksion në tri zona me cilësime të ndryshme nxehtësie. Pianura e dikton pozicionin e enës dhe cakton cilësimin e nxehtësisë që i korrespondon pozicionit. Përdorni vetëm një enë kur përdorni funksionin. Nëse dëshironi të ndryshoni cilësimin e nxehtësisë, ngrini enën e gatimit dhe vendoseni në një zonë tjetër. Rrëshqitja e enës mund të shkaktojë gërvishtje dhe çngjyrosje të sipërfaqes.
- Treguesi i zonës tregon të dy zonat në një urë edhe nëse përdoret vetëm një nga zonat.
- Ju mund ta përshtatni cilësimin e nxehtësisë manualisht nëse të paktën një nga zonat është aktivizuar automatikisht.
- Mund t'i ndryshoni cilësimet e nxehtësisë për secilin pozicion më vete. Kur çaktivizoni pianurën, ajo i mban në memorie cilësimet tuaja të nxehtësisë dhe i aplikon ato herën tjetër kur aktivizohet funksioni.
- Nëse dëshironi të ndryshoni cilësimin e nxehtësisë, ngrini enën e gatimit dhe vendoseni në një zonë tjetër. Rrëshqitja e enës mund të shkaktojë gërvishtje dhe çngjyrosje të sipërfaqes. Shtypni për të aktivizuar funksionin. Simboli bëhet i kuq dhe shiriti i kontrollit shfaq cilësimin e parazgjedhur të nxehtësisë. Të gjitha zonat e gatimit veprojnë për 9 minuta. Pas 9 minutash bie një sinjal akustik dhe zonat bosh të gatimit çaktivizohen. Shtypni për të rifilluar këtë funksion. Mund ta lëvizni tenxheren ose ta vendosni në një pozicion të ri. Për të modifikuar cilësimin e parazgjedhur të nxehtësisë shtypni manualisht shiritin e kontrollit dhe zgjidhni nivelin e duhur. 12 SHQIP• Cilësimin e parazgjedhur të nxehtësisë mund ta ndryshoni vetëm nëse funksioni është aktiv.
- Mund t'i ndryshoni cilësimet e parazgjedhura të nxehtësisë për secilin pozicion më vete. Kur çaktivizoni pianurën, ajo do t'i mbajë në memorie cilësimet tuaja dhe i përdor herën tjetër kur të aktivizoni funksionin. Për të çaktivizuar funksionin, prekni . Simboli bëhet i bardhë.
Kur funksioni është aktiv, mund të përdoren simbolet dhe . Funksioni nuk i ndalon funksionet e kohëmatësit. Shtypni për të aktivizuar funksionin. Simboli bëhet i kuq. Cilësimi i nxehtësisë është ulur në 1. Për të çaktivizuar funksionin: prekni . Simboli bëhet i bardhë. Ndizet cilësimi i mëparshëm i nxehtësisë .
Mund ta bllokoni panelin e kontrollit gjatë funksionimit të pianurës. Ai pengon ndryshimin aksidental të cilësimeve të nxehtësisë. Vendosni si fillim cilësimin e nxehtësisë. Shtypni për të aktivizuar funksionin. Simboli bëhet i kuq dhe pulson. Për të çaktivizuar funksionin, prekni . Simboli bëhet i bardhë. Kur çaktivizoni pianurën, ju çaktivizoni gjithashtu edhe këtë funksion.
5.12 Pajisja për sigurinë e fëmijës
Ky funksion parandalon vënien në punë pa dashje të pianurës. Aktivizoni në fillim pianurën dhe mos e vendosni cilësimin e nxehtësisë. Prekni derisa të bëhet i kuq për të aktivizuar funksionin. Zhduken shiritat e kontrollit. Çaktivizoni pianurën. Kur çaktivizoni pianurën, funksioni është ende aktiv. Për të çaktivizuar funksionin vetëm për një kohë gatimi: Aktivizoni pianurën me . Ndizet . Prekni derisa të bëhet i bardhë. Shfaqen shiritat e kontrollit. Caktoni cilësimin e nxehtësisë brenda 50 sekondave. Ju mund ta vini pianurën në punë. Kur çaktivizoni pianurën me, funksioni është ende aktiv. Për të çaktivizuar funksionin përgjithmonë: Aktivizoni pianurën dhe mos e vendosni cilësimin e nxehtësisë. Prekni derisa të bëhet i bardhë. Shfaqen shiritat e kontrollit. Çaktivizoni pianurën.
5.13 OffSound Control (Aktivizimi
dhe çaktivizimi i tingujve) Çaktivizoni në fillim pianurën.
1. Prekni për 3 sekonda për të aktivizuar
për 3 sekonda. Ndizet ose .
3. Prekni të kohëmatësit për të zgjedhur
- - tingujt janë të çaktivizuar
- - tingujt aktivizohen
4. Për të konfirmuar zgjedhjen, prisni derisa
pianura të çaktivizohet automatikisht. Kur funksioni është vendosur në ju mund të dëgjoni tingujt vetëm kur:
- ulet Kohëmatësi me numërim mbrapsht
- vendosni diçka në panelin e kontrollit.
Hob²Hood Është një funksion automatik i avancuar, i cili lidh pianurën me një aspirator të veçantë. Si pianura ashtu edhe aspiratori kanë një komunikues me rreze infra të kuqe. Shpejtësia e ventilatorit përcaktohet automatikisht në bazë të cilësimit të regjimit SHQIP 13dhe temperaturës së enës më të nxehtë në pianurë. Edhe ventilatorin mund ta përdorni manualisht nga pianura. Për shumicën e aspiratorëve, sistemi në distancë është i çaktivizuar. Aktivizojeni atë para përdorimit të funksionit. Për më shumë informacion referojuni manualit të përdorimit të aspiratorit. Përdorimi automatik i funksionit Për të vendosur në punë funksionin automatikisht, vendosni regjimin automatik në H1 - H6. Pianura është e vendosur fillimisht në H5. Aspiratori reagon sa herë që vendosni në punë pianurën. Pianura e njeh automatikisht temperaturën e enëve të gatimit dhe rregullon shpejtësinë e ventilatorit. Aktivizimi i dritës Mund ta caktoni pianurën që ta aktivizojë automatikisht dritën kur të aktivizoni pianurën. Për ta bërë këtë, caktojeni regjimin automatik në H1 - H6. Drita në aspirator çaktivizohet 2 minuta pas çaktivizimit të pianurës. Regjimet automatike Dritë autom atike Zierja
Regjimi H0 Fikur Fikur Fikur Regjimi H1 Ndezur Fikur Fikur Regjimi H2
Regjimi H3 Ndezur Fikur Shpejtësia
Regjimi H4 Ndezur Shpejtësia
Regjimi H5 Ndezur Shpejtësia
Regjimi H6 Ndezur Shpejtësia
Pianura e dikton procesin e zierjes dhe e aktivizon shpejtësinë e ventilatorit në përputhje me regjimin automatik.
Pianura e dikton procesin e skuqjes dhe e aktivizon shpejtësinë e ventilatorit në përputhje me regjimin automatik.
Ky regjim aktivizon ventilatorin dhe drita nuk mbështetet te temperatura. Ndryshimi i regjimit automatik
Ekrani ndizet dhe fiket.
3. Prekni për 3 sekonda.
4. Preki disa herë derisa të shfaqet .
5. Prekni të kohëmatësit për të zgjedhur
regjimin automatik. Pas të keni përfunduar gatimin dhe fikur pianurën, ventilatori i aspiratorit mund të vazhdojë të funksionojë për një periudhë kohe të caktuar. Pas kësaj kohe, sistemi e çaktivizon ventilatorin automatikisht dhe ndalon aktivizimin aksidental të ventilatorit për 30 sekondat e pasuese. Për ta përdorur aspiratorin direkt mbi panelin e aspiratorit, çaktivizoni regjimin automatik të funksionit. Caktimi manual i shpejtësisë së ventilatorit Mund ta përdorni gjithashtu manualisht ventilatorin nga pianura. Prekni kur pianura është e ndezur. 14 SHQIPKy veprim çaktivizon funksionimin automatik të funksionit dhe ju mundëson ndryshimin e shpejtësisë së ventilimit në mënyrë manuale. Kur shtypni , ju rrisni shpejtësinë e ventilatorit me një. Nëse, pasi të keni arritur një nivel të lartë, shtypni sërish , shpejtësinë e ventilatorit e caktoni në 0, gjë e cila çaktivizon ventilatorin e aspiratorit. Për të rinisur ventilatorin me shpejtësi ventilimi 1, prekni
Për të aktivizuar funksionimin automatik të funksionit, çaktivizoni dhe aktivizoni sërish pianurën.
5.15 Menaxhimi i energjisë
Nëse janë aktive disa zona dhe energjia e konsumuar tejkalon kuotën e linjës, ky funksion e ndan energjinë e marrë mes të gjitha zonave të gatimit. Pianura kontrollon cilësimet e nxehtësisë për të mbrojtur siguresat e instalimit në shtëpi.
- Zonat e gatimit grupohen sipas vendndodhjes dhe numrit të fazave në pianurë. Secila fazë ka një ngarkesë maksimale eletrike prej 3680W. Nëse pianura arrin kufirin e energjisë maksimale të disponueshme brenda një faze, energjia e zonave të gatimit reduktohet automatikisht.
- Për zonat e gatimit që kanë fuqi të reduktuar, paneli i kontrollit tregon cilësimet maksimale të mundshme të nxehtësisë.
- Nëse nuk është i disponueshëm një cilësim më i lartë nxehtësie, reduktojeni në fillim për zonat e tjera të gatimit.
- Aktivizimi i funksionit varet nga numri dhe madhësia e tenxhereve. Shihni ilustrimin për kombinime të mundshme në të cilat mund të shpërndahet energjia mes zonave të gatimit.
6. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.
Për zonat me gatim me induksion, fusha e fortë elektro- magnetike krijon shumë shpejt një nxehtësi në enën e gatimit. Përdorni zonat e gatimit me induksion me enë të përshtatshme.
- Bazamenti i enës së gatimit duhet të jetë sa më i trashë dhe i sheshtë që mundet.
- Sigurohuni që bazamentet e tiganëve të jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i vendosni mbi sipërfaqen e pianurës.
- Për të shmangur gërvishtjet, mos e rrëshqisni ose fërkoni tenxheren nëpër xhamin qeramik. Materiali i enës së gatimit
- të sakta: giza, çeliku, çeliku i emaluar, inoksi, bazamenti me shumë shtresa (me shënimin e duhur nga prodhuesi).
- të gabuara: alumini, bakri, tunxhi, qelqi, qeramika, porcelani. Ena është e përshtatshme për një pianurë me induksion nëse:
- uji zien shpejt në një zonë të vendosur në shkallën më të lartë të nxehtësisë.
- magneti tërhiqet drejt fundit të enës së gatimit. Dimensionet e enës së gatimit
- Zonat e gatimit me induksion u përshtaten automatikisht përmasave të bazamentit të enëve. SHQIP 15• Efikasiteti i zonës së gatimit lidhet me diametrin e enës së gatimit. Enët me diametër më të vogël se diametri minimal thithin vetëm një pjesë të energjisë së krijuar nga zona e gatimit.
- Për arsye sigurie dhe rezultate të gatimit, mos përdorni enë gatimi më të madhe sesa dimensionet e treguara në „Specifikimi i zonave të gatimit“. Shmangni mbajtjen e enëve të gatimit afër panelit të kontrollit gjatë seancës së gatimit. Kjo mund të ndikojë në funksionimin e panelit të kontrollit ose të aktivizojë aksidentalisht funksionet e pianurës. Referojuni kapitullit “Të dhënat teknike”.
6.2 Zhurmat gjatë punës
Nëse arrini të dëgjoni:
- zhurmë kërcitëse: enët janë të përbëra nga materiale të ndryshme (strukturë sandviç).
- tingull fishkëllime: përdorni një zonë gatimi me nivel të lartë fuqie dhe ena është e përbërë nga materiale të ndryshme (një strukturë sandviç).
- gumëzhitje: po përdorni nivel të lartë fuqie.
- klikime: po ndodh një proces shkëmbimi elektrik.
- fërshëllima, zukatje: ventilatori është në punë. Zhurmat janë normale dhe nuk tregojnë se ka keqfunksionim.
6.3 Öko Timer (Kohëmatësi Eco)
Për të kursyer energji, ngrohësi i zonës së gatimit çaktivizohet përpara se të bjerë sinjali i kohëmatësit me numërim mbrapsht. Ndryshimi në kohën e punës varet nga niveli i cilësimit të nxehtësisë dhe kohëzgjatja e procesit të gatimit.
6.4 Shembuj të aplikacioneve të
gatimit Lidhja midis cilësimit të nxehtësisë së një zone dhe konsumit të energjisë së zonës së gatimit nuk është lineare. Kur ju rritni cilësimin e nxehtësisë, rritja nuk është në proporcion me rritjen e konsumit të energjisë. Kjo do të thotë se një zonë gatimi me cilësim mesatar nxehtësie përdor më pak se gjysmën e fuqisë së saj. Të dhënat në tabelë janë vetëm orientuese. Cilësimet e ngrohjes Përdorni që të: Koha (minuta) Ndihmë 1 Mbajeni ushqimin e gatuar të ngrohtë. sipas nevojës Vendosni kapakun mbi enën e gatimit.
1 - 2 Salcë Hollandaise, shkrirje: gjalpë,
çokollatë, xhelatinë.
5 - 25 Përziejeni herë pas here.
1 - 2 Mpiksje: omëleta të shkrifëta, vezë të
10 - 40 Gatuani me kapakun të vendosur.
2 - 3 Zierje orizi dhe gatesa me bazë
qumështi; ngrohje ushqimesh të gatshme.
25 - 50 Shtoni të paktën dy herë lëng sa orizi,
trazojini gatimet me qumësht ne mes të kohës së gatimit.
3 - 4 Ngrohni zarzavatet, peshkun, mishin. 20 - 45 Shtoni disa lugë gjelle lëng.
4 - 5 Ngrohni patatet. 20 - 60 Përdorni maksimumi ¼ l ujë për 750 g
4 - 5 Gatuani sasi më të mëdha ushqimesh,
gjellërash dhe supash.
60 - 150 Deri në 3 litra lëng plus përbërësit.
16 SHQIPCilësimet e ngrohjes Përdorni që të: Koha (minuta) Ndihmë
6 - 7 Skuqje e lehtë: eskallop, copa mishi
me djathë e proshutë, kotëleta, qofte, salsiçe, mëlçi, brumë salcash, vezë, petulla, petulla të ëmbla. sipas nevojës Kthejeni pasi të ketë kaluar gjysma e kohës.
5 - 15 Kthejeni pasi të ketë kaluar gjysma e
kohës. 9 Zierje e ujit, gatimi i makaronave, përcëllimi i mishit (gulash, rosto e majme, patate të pjekura mirë. Zierje sasish të mëdha uji. PowerBoost është i aktivizuar.
6.5 Këshilla dhe sugjerime për
Hob²Hood Kur përdorni pianurën me këtë funksion:
- Mbrojeni panelin e aspiratorit nga drita e drejtpërdrejtë.
- Mos hidhni dritë halogjene në panelin e aspiratorit.
- Mos e mbuloni panelin e kontrollit të pianurës.
- Mos e ndërprisni sinjalin ndërmjet pianurës dhe aspiratorit (p.sh. me dorë, me dorezat e enëve të gatimit ose tenxhere të thellë). Shihni foton. Aspiratori në figurë është përdorur vetëm si shembull. Pajisjet e tjera të komanduara në distancë mund të bllokojnë sinjalin. Mos përdorni pajisje të tilla pranë pianurës ndërkohë që Hob²Hood është ndezur. Aspiratorët me funksionin Hob²Hood Për të gjetur të gjitha llojet e aspiratorëve të sobës që funksionojnë me këtë funksion, referojuni faqes tonë të internetit për klientët. Aspiratorët AEG që punojnë me këtë funksion duhet të kenë simbolin .
SHQIP 177. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.
7.1 Informacion i përgjithshëm
- Pastrojeni pianurën pas çdo përdorimi.
- Përdorni gjithmonë enë me bazament të pastër.
- Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi sipërfaqe nuk ndikojnë në mënyrën e funksionimit të pianurës.
- Përdorni një pastrues të veçantë të përshtatshëm për sipërfaqen e pianurës.
- Përdorni një kruajtëse të veçantë për xhamin.
7.2 Pastrimi i pianurës
- Hiqni menjëherë: plastmasë të shkrirë, celofan, sheqer dhe ushqime me sheqer, ndryshe pianura mund të dëmtohet nga papastërtia. Kini kujdes të shmangni djegiet. Përdorni kruajtësen speciale të pianurës mbi sipërfaqen e xhamit në një kënd të ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi sipërfaqe.
- Hiqeni kur pianura të jetë ftohur mjaftueshëm: njollat e çmërsit, rrëketë e ujit, njollat e yndyrës, çngjyrosjet e ndritshme metalike. Pastrojeni pianurën me një leckë të njomë dhe me detergjent jo-gërryes. Pas pastrimit, thajeni pianurën me një leckë të butë.
- Heqja e çngjyrosjeve të ndritshme metalike: përdorni një solucion me ujë dhe uthull dhe pastroni sipërfaqen e xhamit me një leckë.
8. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.
8.1 Çfarë duhet bërë nëse...
Problem Shkaku i mundshëm Ndreqja Nuk arrini ta aktivizoni ose ta vini në punë pianurën. Pianura nuk është e lidhur me rrjetin elektrik ose nuk është lidhur saktë. Kontrolloni nëse pianura është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik. Është djegur siguresa. Sigurohuni që siguresa të ketë shkaktuar keqfunksionimin. Nëse siguresa digjet vazhdimisht, kontaktoni një elektricist të kualifikuar. Ju prekët 2 ose më shumë fusha sensori në të njëjtën kohë. Prekni vetëm një fushë sensori. Pauzë është aktiv. Referojuni kapitullit “Përdorimi i përditshëm”. Ka ujë ose njolla yndyre në panelin e kontrollit. Pastroni panelin e kontrollit. Nuk mund të zgjidhni cilësimin maksimal të nxehtësisë për një nga zonat e gatimit. Zonat e tjera konsumojnë fuqinë maksimale të disponueshme. Pianura juaj funksionon mirë. Reduktoni cilësimin e nxehtësisë të zonave të tjera të gatimit të lidhura me të njëjtën fazë. Referojuni kapitullit “Menaxhimi i fuqisë”. 18 SHQIPProblem Shkaku i mundshëm Ndreqja Tingëllon një sinjal akustik dhe çaktivizohet pianura. Tingëllon një sinjal akustik kur çaktivizohet pianura. Vendosët diçka mbi një a më shumë prej fushave me sensor. Hiqni objektin nga fushat me sensor. Pianura çaktivizohet. Vendosët diçka mbi fushën me sensor . Hiqni objektin nga fusha me sensor. Treguesi i nxehtësisë së mbetur nuk ndizet. Zona nuk është e nxehtë, sepse ka punuar vetëm për pak kohë ose sensori është i dëmtuar. Nëse zona ka funksionuar mjaftueshëm për të qenë e nxehtë, flisni me një qendër të shërbimit të autorizuar. Hob²Hood nuk punon. Ju mbuluat panelin e kontrollit. Hiqni objektin nga paneli i kontrollit. Ju përdorni një tenxhere shumë të lartë që bllokon sinjalin. Përdorni një enë më të vogël, ndryshoni zonën e gatimit ose përdoreni aspiratorin manualisht. Nuk bie asnjë sinjal kur prekni fushat me sensor të panelit. Sinjalet janë të çaktivizuara. Aktivizoni tingullin. Referojuni kapitullit “Përdorimi i përditshëm”. ndizet. Pajisja për sigurinë e fëmijës ose Kyçje vihet në punë. Referojuni kapitullit “Përdorimi i përditshëm”. Pulson shiriti i kontrollit. Nuk ka enë gatimi në zonë ose zona nuk është plotësisht e mbuluar. Vendosni enë gatimi në zonë në mënyrë që ajo të mbulojë plotësisht zonën e gatimit. Ena është e papërshtatshme. Përdorni enë të përshtatshme. Drejtojuni kapitullit “Udhëzime dhe këshilla”. Diametri i bazamentit të enës është tepër i vogël për zonën. Përdorni enë me dimensione të sakta. Referojuni kapitullit “Të dhënat teknike”. PowerSlide është aktiv. Dy tenxhere vendosen në zonën fleksibile të gatimit me induksion. Përdorni vetëm një tenxhere. Referojuni kapitullit “Zona e gatimit me induksion fleksibël”. dhe një numër afishohet. Ka një gabim në pianurë. Çaktivizojeni pianurën dhe aktivizojeni sërish pas 30 sekondash. Nëse ndizet sërish, shkëputeni pianurën nga energjia elektrike. Pas 30 sekondave, lidheni sërish pianurën. Nëse problemi vazhdon, flisni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Dëgjohet një sinjal konstant bip. Lidhja elektrike nuk është e saktë. Shkëputeni pianurën nga energjia elektrike. Kërkojini një elektricisti të kualifikuar të kontrollojë instalimin.
8.2 Nëse nuk gjeni zgjidhje…
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje, kontaktoni me shitësin tuaj ose me një qendër shërbimi të autorizuar. Jepni të dhënat nga etiketa e vlerësimeve. Sigurohuni që e keni vendosur pianurën në punë siç duhet. Nëse jo, shërbimi nga një teknik ose sipërmarrës nuk do të jetë falas, edhe gjatë kohës së garancisë. Informacioni rreth kohës së garancisë dhe qendrave të autorizuara të shërbimit gjenden në librezën e garancisë.
9.2 Specifikimi i zonës së gatimit
Zona e gatimit Fuqia nominale (cilësimi maksimal i nxehtësisë) [W] PowerBoost [W] PowerBoost kohëzgjatje maksimale [min] Diametri i enës së gatimit [mm] Majtas përpara 2300 3200 10 125 - 210 Majtas mbrapa 2300 3200 10 125 - 210 Mes përpara 2300 3200 10 125 - 210 E pasme e mesme 2300 3200 10 125 - 210 Djathtas përpara 2300 3200 10 125 - 210 Djathtas mbrapa 2300 3200 10 125 - 210 Energjia e zonave të gatimit mund të jetë e ndryshme me luhatje të vogël nga të dhënat e tabelës. Ajo ndryshon sipas materialit dhe përmasave të enëve të gatimit. Për rezultate optimale gatimi, përdorni enë gatimi me diametër jo më të madh se ai i dhënë në tabelë.
Identifikimi i modelit IKE96654FB Lloji i pianurës Pianurë inkaso Numri i sipërfaqeve të gatimit 3 Teknologji ngrohjeje Induksion Gjatësia (L) dhe gjerësia (W) e sipërfaqes së gatimit Majtas L 37,9 cm W 22,0 cm Gjatësia (L) dhe gjerësia (W) e sipërfaqes së gatimit Mes L 37,9 cm W 22,0 cm 20 SHQIPGjatësia (L) dhe gjerësia (W) e sipërfaqes së gatimit Djathtas L 37,9 cm W 22,0 cm Konsumi i energjisë së sipërfaqes së gatimit (EC electric cooking) Majtas 186,8 Wh/kg Konsumi i energjisë së sipërfaqes së gatimit (EC electric cooking) Mes 186,8 Wh/kg Konsumi i energjisë së sipërfaqes së gatimit (EC electric cooking) Djathtas 186,8 Wh/kg Konsumi i energjisë i pianurës (EC electric hob) 186,8 Wh/kg
- Për Bashkimin Evropian sipas Rregullores së BE-së 66/2014. Për Bjellorusinë sipas STB 2477-2017, shtojca A. Për Ukrainën sipas 742/2019. EN 60350-2 - Pajisje shtëpiake gatimi me energji elektrike - Pjesa 2: Pianura - Mënyra për matjen e rendimentit. Matjet e energjisë që i referohen sipërfaqes së gatimit identifikohen me shenjat e zonave përkatëse të gatimit.
10.2 Kursimi i energjisë
Mund të kurseni energji gjatë gatimit të përditshëm nëse ndiqni këshillat në vijim.
- Kur ngrohni ujë, përdorni vetëm sasinë që ju nevojitet.
- Nëse është e mundur, vendosni gjithmonë kapakët mbi enët e gatimit.
- Vendosni enët e gatimit në zonën e gatimit përpara se ta aktivizoni.
- Enët më të vogla vendosini në zonat më të vogla të gatimit.
- Vendosini enët direkt në qendër të zonës së gatimit.
- Përdorni nxehtësinë e mbetur për ta mbajtur ushqimin ngrohtë ose për ta shkrirë atë.
Notice-Facile