6410 MG - Shpuese SKIL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas 6410 MG SKIL në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth 6410 MG SKIL
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Shpuese në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 6410 MG - SKIL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 6410 MG e markës SKIL.
MANUAL I PËRDORUESIT 6410 MG SKIL
- Kjo pajisje është e projektuar për shpim me goditje në tulla, beton dhe gur, si dhe shpime në dru, metal, qeramikë dhe plastikë
- Lexoni dhe ruani këtë manual të përdorimit ②
TË DHËNAT TEKNIKE ①
ELEMENTET E PAJISJES ③
A Çelësi për ndezje/fikje dhe kontrolli i shpejtësisë
B Butoni për bllokimin e çelësit
C Rrota për kontrollin e shpejtësisë maksimale
D Çelësi për ndryshimin e drejtimit ose të rrotullimit
E Çelësi për zgjedhjen e funksionit të shpimit
F Doreza ndihmëse
G Treguesi i thellësisë
SIGURIA
UDHËZIMET E PËRGJITHSHME PËR SIGURINË
PARALAJMËRIM! Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë dhe të gjitha udhëzimet. Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda. Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për referencë në të ardhmen. Termi “pajisje elektrike” në paralajmërime i referohet pajisjes elektrike që përdoret nga priza (me kabllo) ose pajisjes elektrike me bateri (pa kabllo).
1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS
a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Zonat e çrregulta ose të errëta janë një ftesë për aksidente.
b) Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave të djegshëm. Pajisjet elektrike shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose avujt.
c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjerë larg gjatë përdorimit të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes mund të shkaktojë humbjen e kontrollit.
2) SIGURIA ELEKTRIKE
a) Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me veglat e punës me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e goditjes elektrike.
b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë. Ka një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi është i tokëzuar.
c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte me lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë rrezikun e goditjes elektrike.
d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e bllokuar rrisin rrezikun e goditjes elektrike.
e) Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme, përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
f) Nëse përdorimi i veglës së punës në një vend me lagështi është i pashmangshëm, përdorni një automat qarku me shkarkesë me tokëzim. Përdorimi i një automati me shkarkesë me tokëzim zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
3) SIGURIA PERSONALE
a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune. Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit. Një moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave të punës mund të shkaktojë dëmtime të rënda personale.
b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet mbrojtëse si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet personale.
c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të merrni ose të transportoni pajisjen. Transportimi i veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një ftesë për aksidente.
d) Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes së veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë dëmtime personale.
e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment. Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së punës në situata të papritura.
f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe dorashkat larg nga pjesët lëvizëse. Veshjet e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët në lëvizje.
g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet. Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë rreziqet në lidhje me pluhurat.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e projektuar.
b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.
c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose baterinë nga vegla e punës para se të bëni rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të ruani veglat e punës. Këto masa parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni personat e pamësuar me veglën e punës ose këto udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për mospërshtatje ose bblokim të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës para përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta. Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta kanë më pak mundësi për t'u bblokuar dhe janë më të lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
5) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një person i kualifikuar për riparimet duke përdorur vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR TRAPANOT ME GODITJE
TË PËRGJITHSHME
- Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën moshën 16 vjec
- Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të aksesorëve
- Mbani mbrojtëse për veshët (ekspozimi ndaj zhurmës mund të shkaktojë humbje të dëgjimit)
- Përdorni dorezë(a) ndihmëse, nëse është e përfshirë me pajisjen (humbja e kontrollit mund të shkaktojë dëmtime personale)
- Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime, me një kapacitet 16 amper
- Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest (asbesti konsiderohet kancerogjen)
- Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
- Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
- Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për materialet me të cilat dëshironi të punoni
- Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
- Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat, gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës; hiqni ato para se të filloni punën
- Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike; dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim; shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose një goditje elektrike)
- Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë më të sigurt se sa me dorë)
- Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar; zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
PARA PËRDORIMIT
AKSESORËT
- SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të veglës vetëm kur përdoren aksesorët e duhur që mund të merren nga shitësi i SKIL
- Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa ngarkesë të pajisjes
GJATË PËRDORIMIT
- Mbajeni kordonin gjithmonë larg nga pjesët lëvizëse të pajisjes
- Nëse puntoja bblokohet papritur (duke shkaktuar një reagim të papritur dhe të rrezikshëm), fikeni menjëherë pajisjen.
- Kini parasysh forcat që ndodhin si rezultat i bllokimit (veçanërisht kur shponi në metale); përdorni gjithmonë doreza ndihmëse F ③ dhe mbani një pozicionim të sigurt
- Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara e kapjes kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose kordoni e tij (një aksesor i prerjes që bie në kontakt me një tel elektrik mund të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të pajisjes të transmetojnë elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen elektrike të përdoruesit)
- Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
- Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
PAS PËRDORIMIT
- Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
PËRDORIMI
- Ndezje/Fikje ④
- Bllokimi i çelësit për përdorim në vazhdim ⑤
- Kontrolli i shpejtësisë për ndezjen e butë ⑥
- Kontrolli i shpejtësisë maksimale ⑦
Me anë të rrotës C shpejtësia maksimale mund të ndryshohet nga e ulët në e lartë - ndizni veglën
- bblokoni çelësin
- rrotulloni rrotën C për të zgjedhur shpejtësinë maksimale
- Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit ⑧
- kur nuk është e vendosur si duhet në pozicionin e majtë/djathtë, çelësi A nuk mund të aktivizohet
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja të jetë plotësisht e ndaluar
- Shpimi normal në krahasim me shpimin me goditje ⑨
! zgjidhni funksionin e shpimit vetëm kur pajisja të jetë e fikur dhe spina e shkëputur
- Ndërrimi i puntove ⑩
- futeni punton sa më shumë në mandrinë
! mos i përdorni puntot me një bosht rrotullues të dëmtuar
! përdorni vetëm punto të mprehta
• Rregullimi i thellësisë së shpimit ⑪
- Mbajtja dhe drejtimi i veglës ⑫
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- përdorni gjithmonë dorezën ndihmëse F ③ (mund të rregullohet sipas ilustrimit)
- mbajini të hapura të çarat e ajrimit
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen që të punojë për ju
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
- Për shpime në beton ose në gur, kërkohet një trysni e vazhdueshme mbi trapano
- Kur shponi metale ferrore
- shponi paraprakisht një vrimë të vogël, kur kërkohet një vrimë e madhe
- lubrifikoni herë pas here me vaj punton e shpimit
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
- Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër (veçanërisht të çarat e ajrosjes)
! shkëputni spinën para pastrimit - Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë të paraqitura në www.skilmasters.com)
MJEDISI
- Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe paketimin së bashku me materialet e mbeturinave familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2002/96/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin.
- simboli ⑬ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja për t'i hedhur
DEKLARATA E KONFORMITETIT C€
- Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky produkt i përshkruar në "Të dhëat teknike" është në përputhje me standardet ose dokumentet e standardizimit si më poshtë: EN 60745, EN 61000, EN 55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2004/108/EC, 2006/42/EC, 2011/65/EU
- Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1), 4825 BD Breda, Holandë
- E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së tingullit i kësaj pajisje është 94 dB(A) dhe niveli i fuqisë së tingullit 105 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe vibrimi * m/s² (metoda e krahut-dorës; pasiguria K = 1,5 m/s²)
* kur shponi në metal 5,6 m/s²
* gjatë shpimit me goditje në beton 13,7 m/s ^2
- Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar mënyrën tuaj të punës