TALIKA OC - Kapaku i kuzhinës FABER - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas TALIKA OC FABER në format PDF.
| Marka | FABER |
| Modeli | TALIKA OC |
| Lloji i produktit | Kapuç aspirant kuzhine |
| Instalimi | Shkarkim ose riciklim (me filtër karboni) |
| Distanca minimale e sigurisë (pllakë gatimi) | 650 mm |
| Diametri i kanalit të shkarkimit | 120 mm minimumi |
| Klasa elektrike | I (tokëzim i detyrueshëm) |
| Furnizimi elektrik | 230 V ~ 50 Hz (sipas pllakës së emrit) |
| Kontrollet | Taktilë (5 butona: A, B, C, D, E) |
| Shpejtësitë e motorit | 3 shpejtësi + intensive (6 minuta timer) |
| Ndriçimi | LED (zëvendësimi nga shërbimi i mirëmbajtjes) |
| Filtri i yndyrës | Larë në pjatalarëse, pastrim çdo 2 muaj |
| Filtri i karbonit aktiv | Jo i larë, zëvendësim çdo 4 muaj afërsisht |
| Alarmi i ngopjes së filtrave | LED pulson: yndyrë (100 orë), karbon (200 orë) |
| Telekomandë | Kompatibël (aktivizimi/çaktivizimi përmes butonit D) |
| Përdorimi | Vetëm për shtëpi |
| Presioni maksimal negativ (me pajisje jo elektrike) | 0,04 mbar |
| Materiali | Çelik inox / xham (sipas modelit) |
Pyetjet më të shpeshta - TALIKA OC FABER
Pyetjet e përdoruesve rreth TALIKA OC FABER
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Kapaku i kuzhinës në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TALIKA OC - FABER dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TALIKA OC e markës FABER.
MANUAL I PËRDORUESIT TALIKA OC FABER
Paralajmërimet dhe këshilla
- Udhëzimet për përdorimin i referohen modeleve të ndryshme të këtij aparati. Si rrjedhim, mund të gjenden përshkrime të karakteristikave të veçanta që nuk i përkasin aparatit të vet specifik.
- Prodhuesi nuk mund ta konsiderojë veten përgjegjës për dëme eventuale që shkaktohen nga instalimi ose përdorimi jo i duhur.
- Distanca minimale e sigurisë midis platformës së aspiratorit është prej 650 mm (disa modele mund të instalohen në një lartësi më të vogël; shikoni paragrafin për përdorimin dhe instalimin).
- Kontrolloni tensionin e rrjetit nëse korrespondon me atë që shënohet në targën e të dhënave të vendosur brenda aspiratorit.
- Për aparatet e Klasës I, kontrolloni që rrjeti i ushqimit të shtëpisë të ketë një lidhje të duhur me masë. Lidheni aspiratorin me kanalin e tymrave me anë të një tubi me diameter minimal prej 120 mm. Rruga e tymrave duhet të jetë sa më e shkurtër që të jetë e mundur.
- Mos e lidhni aspiratorin me kanalet e tymrave që transportojnë tymra të djegies (p.sh. të kaldajave, oxhaqeve, etj.).
- Nëse aspiratori përdoret në kombinim me aparate jo elektrike (p.sh. aparate me gaz), duhet të garantohet një
ajrim i mjaftueshëm në lokal për të ndaluar kthimin e fluksit të gazrave të shkarkimit. Kuzhina duhet të ketë një hapje që komunikon drejtpërdrejt me jashtë për të siguruar ajrimin e ajrit të pastër. Kur aspiratori i kuzhinës përdoret në kombinim me aparate jo të ushqyera me rrymë elektrike, trysnia negative në lokal nuk duhet të kalojë 0,04 mbar për të shmangur rithithjen e tymrave në lokal nga aspiratori.
- Në rast dëmtimi të kavos së ushqimit me energji elektrike, duhet që të zëvendësohet nga prodhuesi ose nga reparti i asistencës teknike për të shmangur çfarëdolloj rreziku.
- Nëse udhëzimet e instalimit të platformës me gaz përcaktojnë një distancë më të madhe se sa ajo e treguar më sipër, është e nevojshme të mbahet parasysh. Duhet të respektohen të gjitha normativat që kanë të bëjnë me shkarkimin e ajrit.
- Përdorni vetëm vida dhe vegla të llojit të duhur për aspiratorin. Njoftim: në rast se nuk instalohen vidhat ose mekanizmat e fiksimit në përputhje me këto udhëzime mund të shkaktohen rreziqe për goditje elektrike.
- Lidheni aspiratorin e ushqimit me rrjetin nëpërmjet një çelësi bipolar me distancë midis kontakteve të paktën 3 mm.
Përdorimi
- Aspiratori është projektuar ekskluzivisht për përdorim shtëpiak me qëllim eliminimin e
- Mos e përdorni kurrë aspiratorin për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat është projektuar.
- Mos e lini kurrë flakën e lartë nën aspirator kur është në punë.
- Rregulloni intensitetin e flakës në mënyrë që ta drejtoni vetëm drejt fundit të enës së gatimit, duke u siguruar që të mos përfshijë anët.
- Fritezat duhet të kontrollohen vazhdimisht gjatë përdorimit: vaji i mbinxehur mund të marrë flakë.
- Mos gatuani me mënyrën flambé nën aspirator: mund të përhapet zjarri.
- Ky aparat mund të përdoret nga fëmijë me moshë jo më pak se 8 vjeç e nga persona me aftësi të reduktuara psikofiziko-shqisore ose me përvojë e njohje të pamjaftueshme, me kusht që të kontrollohen me vëmendje e të udhëzohen për përdorimin në mënyrë të sigurtë të aparatit e për rreziqet që ai mbart. Sigurohuni në mënyrë që fëmijët të mos luajnë me aparatin. Pastrimi e mirëmbajtja nga ana e përdoruesit nuk duhet të bëhen nga fëmijët, përveç rasteve kur janë të kontrolluar. KUJDES: pjesët e prekshme mund të bëhen shumë të nxehta gjatë përdorimit të aparateve të gatimit.
Mirëmbajtja
- Simboli mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij tregon se produkti nuk mund të përpunohet si një mbeturinë normale shtëpiake. Produkti për t'u përpunuar
duhet të çohet pranë një qendre të posaçme grumbullimi për riciklimin e përbërësve elektrikë dhe elektronikë. Duke u siguruar se ky produkt është përpunuar në mënyrë korrekte, do të kontribuojmë për parandalimin e pasojave potenciale negative për mjedisin e për shëndetin që mund të rrjedhë nga përpunimi i tij i papërshtatshëm. Për informacione më të detajuara për riciklimin e këtij produkti, kontaktoni Komunën, shërbimin vendor për përpunimin e mbeturinave ose dyqanin ku është blerë produkti.
- Fikeni e shkëputeni aparatin nga rrjeti i ushqimit para çdo veprimi për pastrim ose mirëmbajtje.
- Pastroni e/o zëvendësoni filtrat pas periudhës së kohës së përcaktuar (rrezik zjarri).
- Filtrat me karbon aktiv nuk mund të lahen, as mund të rigjenerohen e duhet të zëvendësohen rreth çdo 4 muaj pune ose më shpesh në rast përdorimi shumë intensiv (W).

- Filtrat kundër yndyrës duhet të pastrohen çdo 2 muaj funksionimi ose më shpesh në rast përdorimi shumë intensiv e mund të lahen në enëlarëse (Z).

- Pastrojeni aspiratorin duke përdorur një cohë të lagësht e detergjent të lëngshëm neutral.
Komandimet
Ndriçimi
- Për zëvendësimin kontaktoni Asistencën Teknike ("Për ta blerë drejtohuni asistencës teknike").
O





| Butoni | Funkzioni | Led |
| A | Ndez/Fik motorin ne Shpejtësinë e Parë. | Fikse. |
| Me motor të fikur: Ngopja e filtrave kundër yndyrës bëhet pas 100 orë funksionimi të vazhdueshëm të aspiratorit. | Pulsim 1 herë né sekondë. | |
| Me motor të fikur: Ngopja e filtrave kundër erës (karbon) bëhet pas 200 orë funksionimi të vazhdueshëm të aspiratorit. | Pulsim 1 herë Çdo 0,5 sekonda. | |
| B | Ndez motorin ne shpejtësinë e dytë. | E ndezur. |
| Duke e mbajtur të shtypur butonin për rreth 2 sekonda, kur të gjitha ngarkesat janë të fikura (Motori+Drita), aktivizohet alarmi i Filtrave me Karbon aktiv duke treguar një pulsim të dyfishtë të Led përkatëse (A). Për ta çaktivizuar, shtypet sërish butoni për 2 sekonda duke treguar një pulsim të vetëm të Led përkatëse (A). | Pulsuese. | |
| C | Ndez motorin ne shpejtësinë e tretë. | E ndezur. |
| Duke e mbajtur të shtypur butonin për rreth 2 sekonda, kur të gjitha ngarkesat janë të fikura (Motori+Drita), bëhet resetimi i alarmit të ngopjes së Filtrave, duke treguar pulsimin e trefishtë të Led (A). | Pulsuese. | |
| D | Ndez motorin ne shpejtësinë INTENSIVE. Kjo shpejtësi ùshte e programuar me kohë prej 6 minutash. Pasi përfunden koha, sistemi kthehet automatikisht në shpejtësinë e caktuar parapraksht. Nëse ùshte aktivizuar nga motori i fikur, pasi përfunden koha, kalon në modalitetin OFF. Për ta çaktivizuar, shtypet sërish butoni D ose butoni A. | Pulsuese. |
| Kur të gjitha ngarkesat janë të fikura (Motori+Drita), duke e mbajtur të shtypur butonin D për rreth 2 sekonda, aktivizohet telekomanda duke treguar pulsim të dyfishtë të butonit A. Kur të gjitha ngarkesat janë të fikura (Motori+Drita), duke e mbajtur të shtypur butonin D për rreth 2 sekonda, çaktivizohet telekomanda duke treguar një pulsim të butonit A. | Pulsuese. | |
| E | Ndez/Fik dritat me ndriçimin maksimal. | E ndezur. |