ELECTROLUX EFV716K - Fshesë me vakum

EFV716K - Fshesë me vakum ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas EFV716K ELECTROLUX në format PDF.

📄 160 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice ELECTROLUX EFV716K - page 144
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Hotte aspirante
Marka Electrolux
Modeli EFV716K
Tensioni i furnizimit 220-240 V ~
Numri i shpejtësive 4 (3 shpejtësi + intensive)
Llojet e filtrave Filtër kundër yndyrës i larë + filtër karboni aktiv i palarë
Frekuenca e pastrimit të filtrit kundër yndyrës Një herë në muaj
Jetëgjatësia e filtrit të karbonit Maksimumi 4 muaj
Ndriçimi LED
Lidhje pa tel (Hob²Hood) Po
Kohëmatës automatik Po (20 min për shpejtësinë 1, 15 për 2, 10 për 3, 5 për intensive)
Treguesi i ngopjes së filtrave Po (80 orë për yndyrë, 320 orë për karbon)
Alarmi i temperaturës Po
Distanca minimale e instalimit 50 cm (elektrike) / 65 cm (gaz ose të përziera)
Përdorimi Shtëpiak

Pyetjet më të shpeshta - EFV716K ELECTROLUX

Si të pastrohet filtri kundër yndyrës?
Filtri kundër yndyrës duhet të pastrohet një herë në muaj me detergjentë jo agresivë, me dorë ose në enëlarëse në temperaturë të ulët dhe cikël të shpejtë. Larja në enëlarëse mund të zbehë filtrin, por nuk ndikon në performancën e tij.
Kur duhet të ndërrohet filtri i karbonit?
Filtri i karbonit aktiv nuk mund të pastrohet as të rigjenerohet. Ai duhet të ndërrohet maksimumi çdo 4 muaj, sipas frekuencës së përdorimit.
Si të rivendoset treguesi i ngopjes së filtrave?
Për të rivendosur treguesin, ndizni aspiratorin, më pas shtypni tastin 1 për rreth 3 sekonda. Nëse të dy treguesit F dhe C pulsin, bëni rivendosjen dy herë.
Si të aktivizohet treguesi i ngopjes së filtrit të karbonit?
Fikni aspiratorin, më pas shtypni njëkohësisht tastet 2 dhe 3 për 3 sekonda. Shkronjat F dhe C do të pulsin për të konfirmuar aktivizimin.
Çfarë të bëni nëse ekrani shfaq 't' që pulson?
Ky është alarmi i temperaturës: temperatura në zonën e ekranit është shumë e lartë. Motori kalon automatikisht në shpejtësinë 3. Alarmi vazhdon derisa temperatura të ulet. Mund të shtypni tastin 2 për të dalë nga kjo mënyrë.
Si të përdoret lidhja Hob²Hood me pllakën e gatimit?
Aspiratori lidhet pa tel me pllakën e gatimit të pajtueshme për të rregulluar automatikisht shpejtësinë. Pas një ndërprerjeje të rrymës, prisni 1 minutë që lidhja të rikthehet. Konsultoni udhëzuesin e pllakës për të verifikuar pajtueshmërinë.
Cila është distanca minimale midis aspiratorit dhe pllakës së gatimit?
Distanca duhet të jetë së paku 50 cm për sobat elektrike dhe 65 cm për sobat me gaz ose të përziera. Nëse pllaka e gazit specifikon një distancë më të madhe, respektoni atë.
Si të rregullohet shpejtësia intensive?
Shtypni tastin 2 për të kaluar në shpejtësi intensive: ekrani tregon '4' që pulson. Shpejtësia intensive zgjat 5 minuta pastaj aspiratori kthehet në shpejtësinë 2. Për ta çaktivizuar më herët, shtypni tastin 1 (ndal) ose 2 (kalon në shpejtësinë 1).
Si të fiket plotësisht aspiratori?
Shtypni tastin 1 (Ndezje/Fikje) kur aspiratori është në punë. Aspiratori ndalet. Sigurohuni që ekrani është i fikur.
Çfarë të bëni nëse ndriçimi LED dështon?
LED-të nuk janë të zëvendësueshme nga përdoruesi. Në rast dështimi, kontaktoni shërbimin e asistencës teknike të Electrolux. Mos shikoni drejtpërdrejt dritën e LED-ve.

Pyetjet e përdoruesve rreth EFV716K ELECTROLUX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Fshesë me vakum në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj EFV716K - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. EFV716K e markës ELECTROLUX.

MANUAL I PËRDORUESIT EFV716K ELECTROLUX

SQ Udhëzues për përdorimin

Faleminderit që bletë një produkt Electrolux. Ju keni zgjedhur një produkt i cili sjell me vete dekada të tëra me përvojë dhe risi nga profesionistë. Gjenial dhe elegant, ky produkt është projektuar duke ju pasur ju në mendje. Pra, sa herë që ta përdorni mund të ndjeheni të sigurt se çdo herë do të merrni prej tij rezultate të shkëlqyera. Mirë se vini në Electrolux.

Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën:

ELECTROLUX EFV716K - Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën: - 1

Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si dhe për shërbimin:

www.electrolux.com

ELECTROLUX EFV716K - Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën: - 2

Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:

Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:

www.electrolux.com/shop

PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN

Ricikloni materialet me simbolin 📋. Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka.

Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve

të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin ■ e mbeturinës shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT

Rekomandojmë përdorimin e pjesëve originale të këmbimit.

Kur kontaktoni me Shërbimin, sigurohuni që të dispononi të dhënat e mëposhtme.

Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve. Modeli, PNC, Numri i serisë.

⚠️ Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin.

i Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla

Të dhëna për ambientin.

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

1.⚠️UDHËZIME PËR SIGURINË

⚠ Kujdes!Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e përshkruara në këtë manual. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual. Oxhaku është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.

⚠️Paralajmërim!Mos e lidhni pajisjen me rrymën elektrike pa kryer plotësisht instalimin. Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresës e përgjithshme të banesës.

Gjatë ë gjitha veprimeve montuese apo të mirëmbajtjes përdorni dorashka pune. Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga persona që nuk janë në gjendje nga pikëpamja fizike, shqisore apo mendore, dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për përdorimin e pajisjes, në të kundërt duhet të mbikqyren ose të mësohen për përdorimin e saj nga një njeri i përgjegjshëm për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që të mos luajnë me pajisjen. Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeti i filtrave nuk është montuar siç duhet! Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si mbështetëse për të vendosur sende, veç në rast se janë të këshilluara posaçërisht. Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera me gaz apo lëndë të tjera djegëse, ambjenti duhet të ajroset në mënyrë të mjaftueshme.

Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një tubacion që përdoret për nxjerrjen e tymit të pajisjeve me djegje gazi apo lëndë të tjera djegëse. është e ndaluar rreptësisht të gatuani me flakë poshtë oxhakut thithës. Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr, prandaj duhet të mënjanohet patjetër.

Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen nën vëzhgim për të parandaluar zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit.

! Kujdes! Kur suprina është duke punuar pjesët e oxhakut mund të nxehen.

Për sa i përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të zbatohen për nxjerrjen e tymit, duhet të zbatohen me

përpikmëri rregulloret e ndërmarrjeve lokale kompetente.

Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si brenda ashtu edhe jashtë (TË PAKTËN NJË HERË NË MUAJ, duke respektuar regullat e përshkruara në këtë manual) Moszbatimi i këtyre rregullave të pastërtisë së oxhakut dhe të ndërrimit e pastrimit të filtrave të yndyrës përbën rrezik zjarri. Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë të vendosura sic duhet për të mënjanuar kështu rrezikun e dridhjeve nga rryma elektrike.

Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual.

⚠️ Kujdes!Mungesa e instalimit te vidave dhe te pajisjeve te fiksimit sipas ketyre udhezimeve mund te sjelle rreziqe te natyres elektrike.

2.PËRDORIMI

Oxhaku shërben për të thithur tymrat dhe avujt që vijnë nga gatimi.

Në manualin e instalimit bashkëngjitur tregohet se cili është versioni i mundshëm që mund të përdoret për modelin që keni në dispozicion mes variantit thithës me nxjerrje

jashtë të tymrave lose filtrues me riciklim të brendshëm.

3.MONTIMI

Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.

⚠️ Kujdes!Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithnjë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.

Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të eneve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 50cm në rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më pak se 65cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera. Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë parasysh.

3.1 Hob ^2 Hood

Aspiratori eshte i pajisur me nje funksion "pa fije" ( wireless) qe lidhet me soben me vatra per te rregulluar automatikisht shpejtesine e duhur. Lexoni librin e udhezimeve te sobes me vatra per te verifikuar se ky funksion eshte i pranishem dhe i duhur.

Ne rast te lidhjes per here o te nderprerjes te papritur te rrjetit elektrik pritet 1 minut per ti dhene mundesi aspiratorit te rivendosi lidhjen me soben me vatra.

4. MIRËMBAJTJA

⚠️ Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresës e përgjithshme të banesës.

Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që kryehet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jogërryes.

Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!

⚠️ Kujdes! Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe të zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni udhëzimet e dhëna.

Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motorri, për zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.

4.1 Filtri antiyndyrë

Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër. Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.

ELECTROLUX EFV716K - Filtri antiyndyrë - 1

4.2 Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet

Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës. Sidoqoftë është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj. NUK mund të lahet dhe të rivendoset.

ELECTROLUX EFV716K - Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet - 1

Oxhaku është i pajisur me një panel komandimi me kontroll të shpejtësisë së thithjes dhe kontroll të ndjezjes së dritës për ndriçimin e pllakës së gatimit.

Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqëndrimi të veçantë të avujve të gatimit. Ju këshillojmë ta ndizni thithësin 5 minuta para se të filloni të gatuani dhe ta lini të punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit.

Komandat gjenden në panelin ballor të pajisjes:

ELECTROLUX EFV716K - Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet - 2

1 Butoni ON/OFF i motorrit

Shtypni këtë buton për të ndezur oxhakun, përzgjidhet shpejtësia (fuqia) e thithjes 1.

Kur oxhaku është I ndezur (në çdolloj shpejtësie) shtypni këtë buton për të fikur oxhakun.

2 Butoni i përzgjedhjes së shpejtësisë

Kur oxhaku është i fikur, shtypni këtë buton për të përzgjedhur shpejtësinë (fuqinë) e thithjes 1.

Po ta shtypni përsëri është e mundur të përzgjidhni shpejtësitë (fuqitë) e thithjes në dispozicion:

Shpejtësi (fuqi) thithjeje 1: në ekran shfaqet numri “1”

Shpejtësi (fuqi) thithjeje 2: në ekran shfaqet numri “2”

Shpejtësi (fuqi) thithjeje 3: në ekran shfaqet numri “3”

Shpejtësi (fuqi) thithjeje intensive: në ekran shfaqet numri “4” (që fiket e ndizet)

Shpejtësia (fuqia) e thithjes intensive aktivizohet për një kohë të papërcaktuar (rreth 5 minuta) pasi oxhaku pozicionohet automatikisht në shpejtësinë (fuqinë) e thithjes 2.

Për të çaktivizuar shpejtësinë (fuqinë) e thithjes intensive para kohe:

shtypni butonin 2- oxhaku pozicionohet në shpejtësinë (fuqinë) e thithjes 2. ose butonin 1: oxhaku fiket.

4 Butoni për funksionimin me kohë të përcaktuar

5 Ekrani

Funksionimi me kohë të përcaktuar

Ky funksionim lejon të përcaktohet në kohë shpejtësia (fuqia) e thithjes së përzgjedhur dhe aktivizohet duke shtypur butonin 4, pasi koha kalon, oxhaku fiket.

Funksionimi me kohë të përcaktuar është i disponueshëm me variantet e mëposhtme:

  • Shpejtësi (fuqi) thithjeje 1: - 20 Minuta (në ekran shfaqet numri “1” dhe ndriçon një llambushkë e vogël)
  • Shpejtësi (fuqi) thithjeje 2: - 15 Minuta (në ekran shfaqet numri “2” dhe ndriçon një llambushkë e vogël)
  • Shpejtësi (fuqi) thithjeje 3: - 10 Minuta (në ekran shfaqet numri “3” dhe ndriçon një llambushkë e vogël)
  • Shpejtësi (fuqi) thithjeje intensive: - 5 Minuta (në ekran shfaqet numri “4” dhe ndriçon një llambushkë e vogël)

Shtypni butonin 1 ose butonin 4 për të fikur oxhakun para kohe; duke shtypur butonin 2 oxhaku kthehet në shpejtësinë dhe përzgjedhjet e mëparshme.

Treguesi i nivelit te mbushjes me yndyre te filtrit

Mbas 80 oresh qe ka funksionuar, ne ekran dalin ne menyre alternative shpejtesia e vene dhe germa “F”.

Treguesi i nivelit te mbushjes te filtrit prej carboni

Mbas 320 oresh qe ka funzionuar, ne ekran dalin shpejtesia e vene me pare dhe germa "C".

Vendosja ne funksionim te treguesit te mbushjes

Per te vene ne funksionim treguesin e mbushjes, ndizet aspiratori, shtypet dhe mbahet i shtypur butoni 1 per 3sekonda.

Mirembajtja e filtrit duhet bere sic eshte shkruar ne kete manual. Ne rast se te dy treguesit e mbushjes te filtrit “F”e “C” fillojne te llampexhojne, duhet te besh operazionin e venies se treguesit 2 here.

Treguesi i nivelit te mbushjes te filtrit prej carboni normalisht nuk eshte aktiv e se

aspiratori perdoret ne versionin filtrues duhet vene ne funksionim per here te pare ne menyre manuale.

Vendosja ne funksionim te treguesit te nivelit te mbushjes me yndyre te filtrit prej carboni.

Fiket aspiratori dhe shtypen njekohesisht butonat 2 e 3 per 3 sekonda.

Ne ekran llampexhano per 2 sekonda germat “F” e “C” ky veprim tregon qe eshte vene ne funksionim treguesi i nivelit te mbushjes me yndyre te filtrit.

Mos venia ne funksionim te treguesit te nivelit te mbushjes me yndyre te filtrit prej carboni.

Fiket aspiratori dhe shtypen njekohesisht i butoni 2 e 3 per 3 sekonda. Ne ekran llampexha per 2 sekonda vetem germa “F”.

Alarm temperatura

Aspiratori eshte i pajisur me nje sensor qe ven ne levizje motorin me shpejtesi 3 ne rast se temperatura ne zonen display eshte shume e larte.

Alarmi indikohet nga display me shkronjen "t" qe lampexhon.

Kjo gjendje vazhdon deri sa temperatura nuk ulet poshte livelit te alarmit.

Mund te mos perdoret ky modalitet duke shtypur pulsantin "2".

Cdo 30' sensori verifikon temperaturen e ambientit te zones display.

5.1 Hob ^2 Hood

Aspiratori eshte i pajisur me nje funksion "pa fije" (wireless) qe lidhet me soben me vatra per te rregulluar automatikisht shpejtesine e duhur. Lexoni librin e udhezimeve te sobes me vatra per te verifikuar se ky funksion eshte i pranishem dhe i duhur.

Ne rast te lidhjes per here o te nderprerjes te papritur te rrjetit elektrik pritet 1 minut per ti dhene mundesi aspiratorit te rivendosi lidhjen me soben me vatra.

6. NDRIÇIMI

Aspiratori ka nje sistem ndriçimi qe bazohet ne teknologjine LED.

LED garantojne nje ndriçim optimal,qe zgjat deri 10 here me shume se te llambave tradizionale dhe japin mundesine te kursehet 90% i energjise elektrike.

⚠️ Kujdes: Mos shiko drejt ne sy driten LED.

Per ndrimin e aspiratorit kontaktoni assistenzen teknike.

МИ МИСЛИМО НА ВАС

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : ELECTROLUX

Modeli : EFV716K

Kategori : Fshesë me vakum