DDC8271W - Sobë AEG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas DDC8271W AEG në format PDF.
| Lloji i produktit | Sobë |
| Marka | AEG |
| Modeli | DDC8271W |
| Dimensionet (G x T x L) | 60 x 60 x 85 cm |
| Pesha neto | 55 kg |
| Furnizimi elektrik | 230 V / 50 Hz |
| Lloji i sobës | E pavarur |
| Numri i vatrave | 4 |
| Lloji i vatrave | Induksioni |
| Fuqia maksimale për vatër | 2,5 kW (1 vatër), 3,7 kW (vatër e shpejtë) |
| Kapaciteti i furrës | 70 L |
| Funksionet e furrës | Konvekcion natyral, Nxehtësi rrotulluese, Gril, Sole pulsuese, Shkrirje |
| Klasa energjetike | A+ |
| Pastrimi | Pirolizë (vetëpastruese) |
| Siguria | Ndalim automatik, siguri për fëmijë, kyçje e komandave |
| Riparueshmëria (indeksi) | 8,5 / 10 |
| Pjesë këmbimi të disponueshme | Po, përmes shërbimit pas shitjes AEG dhe shitësve të autorizuar |
| Aksesorët e përfshirë | Rrjetë, tepsi, mbajtëse për skarë rrotulluese (sipas modelit) |
| Garancia | 2 vjet (zgjatje e mundshme) |
Pyetjet më të shpeshta - DDC8271W AEG
Pyetjet e përdoruesve rreth DDC8271W AEG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Sobë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DDC8271W - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DDC8271W e markës AEG.
MANUAL I PËRDORUESIT DDC8271W AEG
SQ Udhëzimet për përdorim | Aspirator 326
Mirë se vini në AEG! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë.

Për këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit, vizitoni www.aeg.com/support
Rezervohet e drejta për të bërë ndryshime.
PËRMBAJTJA
- INFORMACIONI I SIGURISË....326
- UDHËZIMET PËR SIGURINË....329
- INSTALIMI....330
- PËRSHKRIM I PRODUKTIT.... 330
- PËRDORIMI I PËRDITSHËM.... 331
- KUJDESI DHE PASTRIMI....334
- ZGJIDHJA E PROBLEMEVE....335
- ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....336
1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
- Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
- Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
- Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë.
- Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
- Kjo pajisje është prodhuar për përdorim shtëpiak mbi pianura, soba dhe pajisje të ngjashme gatimi.
- Kjo pajisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
- Kjo pajisje mund të përdoret në zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
- Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
- KUJDES: Pjesët e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit me pajisjet e gatimit.
- Përdorni vetëm vidat fiksuese të marra me pajisjen, nëse nuk keni marrë përdorni vidat e rekomanduara në udhëzimet e instalimit. Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit.
- PARALAJMËRIM: Mosinstalimi i vidave apo pajisjes fiksuese në përputhje me këto udhëzime mund të rezultojë në rreziqe elektrike.
- Mos përdorni adezivë për të fiksuar pajisjen.
- Distanca minimale midis sipërfaqes së pianurës në të cilën qëndrojnë tiganët dhe pjesës së poshtme të pajisjes duhet të jetë të paktën 65 cm, përveçse kur specifikohet ndryshe në udhëzimet e instalimit për pajisjen ose pianurën.
- Shkarkimi i ajrit duhet të jetë në pajtim me rregulloret e autoriteteve lokale.
- Siguroni ajrim të mirë të dhomës ku është instaluar pajisja për të shmangur rrjedhjen në dhomë të gazeve që lëshojnë
pajisjet që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse, duke përfshirë flakët e hapura.
- Sigurohuni që daljet e ventilimit të mos jenë të bllokuara dhe ajri i grumbulluar nga pajisja të mos kalojë në një tub të përdorur për shkarkimin e tymit dhe avullit nga pajisje të tjera (sistemet e ngrohjes qendrore, termosifonët, bojlerët etj.).
- Kur pajisja përdoret me pajisje të tjera, vakumi maksimal i gjeneruar në dhomë nuk duhet të tejkalojë 0,04 mbar.
- Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur një rrezik elektrik.
- Nëse takëmi i kordonit është dëmtuar, duhet të zëvendësohet me një takëm special të kordonit të disponueshëm nga prodhuesi ose qendra e autorizuar e shërbimit e tij.
- Nëse pajisja është e lidhur direkt me furnizimin me energji, instalimi elektrik duhet të pajiset me një pajisje izoluese që lejon shkëputjen e pajisjes nga linja kryesore në të gjitha polet. Shkëputja e plotë duhet të jetë në pajtim me kushtet e specifikuara të mbitensionit të kategorisë III. Mjetet e shkëputjes duhet të përfshihen në rrjetin elektrik sipas rregullave të instalimeve elektrike.
- Mos gatuani me flakë nën pajisje:
- Mos e përdorni për materiale të rrezikshme ose shpërthyese dhe avuj.
- Pastrojeni pajisjen rregullisht me një leckë të butë për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
- Mos përdorni një pastrues me avull, spërkatës me ujë, pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike për të pastruar sipërfaqen e pajisjes. Përdorni vetëm detergjente neutrale.
- Pastrojini rregullisht filtrat e yndyrës (të paktën çdo 2 muaj) dhe hiqni depozitimet e yndyrës nga pajisja për të parandaluar rrezikun e zjarrit.
- Përdorni një pëlhurë për të pastruar pjesën e brendshme të pajisjes.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, goditjeje elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.
- Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
- Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
- Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
- Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
- Përpara instalimit të pajisjes, hiqni gjithë pjesët ambalazhuese, etiketat reklamuese dhe gesen mbrojtëse.
- Mos e instaloni pjesën e shkarkimin e ajrit në një vrimë muri, përveçse kur vrima është projektuar për atë qëllim.
2.2 Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
- Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
- Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
- Nëse simboli ( ) nuk është i printuar në pllakëzën e specifikimeve, pajisja duhet të tokëzohet.
- Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
- Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
- Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
- Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
- Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
- Mbrojtja nga goditja e pjesëve me rrymë dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
- Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja elektrike e lirë dhe e papërshtatshme mund ta nxehë shumë terminalin.
- Lidheni pajisjen në fund të instalimit. Sigurohuni që rrjeti elektrik të jetë i arritshëm pas montimit.
2.3 Përdorimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.
- Kjo pajisje përdoret vetëm për qëllime gatimi. Mos e përdorni pajisjen për qëllime të tjera.
- Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
- Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
- Përdorni vetëm aksesorët që vijnë me pajisjen.
- Mbajeni flakën ose objektet e nxehura larg nga yndyrat dhe vajrat gjatë gatimit dhe skuqjes.
- Mos përdorni skara elektrike të pambuluara.
- Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe mbështetëse.
- Mos përdorni xhama zmadhues, dylbi ose pajisje të ngjashme optike për të parë direkt te drita e pajisjes.
- Nëse pajisja funksionon me pajisje të tjera, presioni maksimal i krijuar nuk duhet të kapërcejë 4 Pa (4x10-5 bar).
2.4 Shërbimi
- Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë këmbimi originale.
- Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura
veçmas: Këto llamba janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.
2.5 Hedhja

PARALAJMËRIM!
Rreziku i lëndimit ose mbytjes.
- Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për informacion se si ta hidhni pajisjen.
- Shkëputeni pajisjen nga korrenti.
- Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.
3. INSTALIMI

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Udhëzime të instalimit

Për informacion të plotë rreth instalimit të pajisjes, referojuni një manuali tjetër instalimi.
4.1 Përmbledhje e panelit të kontrollit
![graph TD A["1"] --> B["2"] B --> C["3"] C --> D["4"] D --> E["5"] E --> F["6"] E --> G["7"] E --> H["8"] E --> I["9"] A --> J["11"] J --> K["2"] K --> L["3"] L --> M["4"] M --> N["5"] N --> O["6"] N --> P["7"] N --> Q["8"] N --> R["9"]](/content/2026/07/1426004/images/2f2eb63d4c275f632ea5bf7d821db4d0ff1465fa600b255d61bf22e25ba73e08.jpg)
Funksioni Përshkrimi

Rivendosja e filtrit Rivendos njoftimet e filtrit aktiv.

Shpejtësia e parë / Fikur Motori kalon në nivelin e parë të shpejtësisë. Shtypja e dytë e fik pajisjen.

Treguesi i WiFi Tregon statusin e lidhjes WiFi.

Llamba Ndez dhe fik dritat. Ndryshon intensitetin e dritës.

Treguesit e shpejtësisë së ventilatorit
Tregon nivelet e shpejtësisë së ventilatorit.
| Funksioni Përshkrimi | ||
| 6 | Treguesi i shpejtësisë më të lartë | Pulson kur motori kalon te niveli i shpejtësisë më të lartë. |
| 7 | Treguesi i shpejtësisë së tretë Ndriçon kur motori kalon te niveli i shpejtësisë së tretë. | |
| 8 | Treguesi i shpejtësisë së dytë Ndriçon kur motori kalon te niveli i shpejtësisë së dytë. | |
| 9 | Breeze / Treguesi i shpejtësisë së parë | Ndriçon kur motori kalon te niveli Breeze ose ndriçohet kur motori kalon te niveli i shpejtësisë së parë. |
| 10 | Butonin i shpejtësisë së ventilatorit | Ndryshon nivelin e shpejtësisë së ventilatorit. |
| 11 | Treguesi i filtrit Ju kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni filtrin e yndyrës. | |
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
5.1 Përdorimi i aspiratorit
Kontrolloni shpejtësinë e rekomanduar sipas tabelës më poshtë.
| Breeze | Freskon ajrin në kuzhinë pas gatimit me nivel zhurme shumë të ulët. Funksioni fiket automatikisht pas 60 minutash. Përdore vetëm pas gatimit. |
| Shpejtësia e parë Gjatë ngrohjes së ushqimit, gatimit me tenxhere të mbuluara. | |
| Shpejtësia e dytë | Gjatë gatimit me tenxhere të mbuluara në disa zona ose vatra gatimi, skuqjes së lehtë. |
| Shpejtësia e tretë | Gjatë zierjes dhe skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, gatimit në disa zona ose vatra gatimi. |
| Nxitja e shpejtësisë | Gjatë gatimit dhe skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, në lagështi të madhe. Pas 8 minutash pajisja kthehet në cilësimin e mëparshëm. |

Rekomandohet që ta lini aspiratorin në punë për rreth 15 minuta para dhe pas gatimit.
Aktivizimi i pajisjes
Për të përdorur aspiratorin:
Shtypni butonin Ⓤ për të ndezur ventilatorin. Pajisja ndizet për të punuar në nivelin e parë të shpejtësisë.
Shtypni butonin për të vendosur nivelin e shpejtësisë së ventilatorit sipas rendit të mëposhtëm: Breeze - Shpejtësia e parë -
Shpejtësia e dytë - Shpejtësia e tretë - Shpejtësia më e lartë - Fikur.
Çaktivizimi i pajisjes
Për të fikur pajisjen, shtypni butonin Ⓤ sërish ose shtypni dhe mbani të shtypur butonin ⚡ për 3 sekonda.
Aktivizimi dhe çaktivizimi i ndriçimit
Për të ndriçuar sipërfaqen e gatimit shtypni butonin ⚠. Shtypni butonin sërish për të ndryshuar intensitetin e dritës sipas rendit të
mëposhtëm: Maksimum, Mesatar, I ulët, I fikur.
Për të fikur dritat, shtypni dhe mbani butonin
për 3 sekonda.
Vendosja e temperaturës së ngjyrës së dritës
Për të vendosur temperaturën e ngjyrës së dritës, përdorni telekomandën e dhënë me pajisjen.
i
Referojuni manualit të përdoruesit të veçantë të dhënë me telekomandën.
AuroraTech®
Është një funksion që rregullon automatikisht ngjyrën dhe intensitetin e ndriçimit bazuar në orën ditore, duke krijuar një ambient optimal. Përdorni aplikacionin për ta aktivizuar këtë funksion.
i
Pas aktivizimit nga aplikacioni, funksioni do të funksionojë sa herë që ndizet ndriçimi. Mund të rregulloni ende në mënyrë manuale cilësimet e ndriçimit
duke përdorur butonin. Megjithatë, funksioni AuroraTech® do të çaktivizohet.
5.2 Hob2Hood®
Është një funksion që lidh pllakën e gatimit me një aspirator. Si pllaka e gatimit, ashtu edhe aspiratori janë të pajisur me një komunikues me rreze infra të kuqe.
Shpejtësia e ventilatorit përcaktohet bazuar në cilësimin e regjimit dhe temperaturës së enës më të nxehtë të gatimit në pianurë. Ndryshe, mund ta kontrolloni manualisht ventilatorin duke përdorur pianurën. Ky funksion mund të aktivizohet nga paneli i kontrollit të pianurës.
i
Për më shumë informacion rreth mënyrës së përdorimit të funksionit, referojuni manualit të përdoruesit për pianurën.
5.3 Njoftimi i filtrit
Alarmi i filtrit shërben si një kujtesë për ta pastruar filtrin e yndyrës dhe për të zëvendësuar ose pastruar filtrin e karbonit, në varësi të llojit të tij. Treguesi i alarmit të filtrit pulson rregullisht për 30 sekonda nëse filtri i yndyrës duhet të pastrohet. Treguesi i alarmit të filtrit pulson dy herë në sekondë për 30 sekonda nëse filtri i karbonit duhet të zëvendësohet ose pastrohet.
Ky funksion aktivizohet në mënyrë të pavarur pas 40 orë pune për filtrin e yndyrës dhe 160 orë pune për filtrin e karbonit.
Referojuni Pastrimi i filtrit të yndyrës në kapitullin Kujdesi dhe pastrimi.
Referojuni "Pastrimi i filtrit të karbonit" ose "Zëvendësimi i filtrit të karbonit" në kapitullin "Kujdesi dhe pastrimit".
Për të rivendosur numëruesin e funksionit:
Shtypni butonin ⚙ për 3 sekonda.
Treguesi i alarmit të filtrit pulson me të kuqe tre herë dhe ndalon së pulsuari për rivendosjen e saktë.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar banakun për filtrin e karbonit:
- Sigurohuni që ventilatori dhe drita janë të fikura.
- Shtypni dhe mbani të shtypur butonat dhe ⏻ për 3 sekonda.
Funksioni aktivizohet nëse treguesi i alarmit të filtrit pulson me të kuqe një herë. Funksioni çaktivizohet nëse treguesi i alarmit të filtrit pulson me të kuqe dy herë.
5.4 Çaktivizimi dhe aktivizimi i tingujve të panelit
Për të çaktivizuar ose aktivizuar tingujt e panelit:
- Sigurohuni që ventilatori dhe ndriçimi janë të fikur.
- Shtypni dhe mbani butonat dhe pèn 3 sekonda.
Treguesit e shpejtësisë së ventilatorit pulsojnë një herë nëse tingujt janë të aktivizuar dhe dy herë nëse tingujt janë të çaktivizuar.

Tingulli i çaktivizimit të aspiratorit nuk mund të çaktivizohet.
5.5 Telekomanda
Pajisja është e pajisur me telekomandë.

Referojuni manualit të përdoruesit të veçantë të dhënë me telekomandën.
5.6 WiFi konfigurimi i lidhjes
Kjo veçori ju mundëson të lidhni pajisjen tuaj me një rrjet WiFi dhe ta çiftoni atë me pajisjen tuaj celulare. Duke përdorur këtë veçori, mund të përdorni funksione shtesë, të kontrolloni dhe monitoroni pajisjen tuaj nga pajisja juaj celulare dhe të merrni njoftime.
Për ta lidhur pajisjen ju nevojitet:
- Rrjet me valë me lidhje në internet,
- Pajisje celulare e lidhur në rrjetin me valë.
Frekuenca/Protokolli WiFi: 2.4 GHz / 802.11 bgn
Fuqia WiFi 2.4 GHz: <20 dBm
Enkriptimi WPA-PSK, WPA2-PSK, WPA3-SAE
Ndërmerrni hapat e mëposhtëm për ta lidhur pajisjen me WiFi:
- Sigurohuni që pajisja të jetë e lidhur në një prizë të energjisë elektrike dhe të jetë e ndezur.
- Sigurohuni që pajisja juaj celulare të jetë lidhur në të njëjtin rrjet me valë ku dëshironi të shtoni pajisjen tuaj.
- Për të shkarkuar aplikacionin, përdorni kamerën e pajisjes tuaj celulare për të skanuar kodin QR që ndodhet në
kapakun e pasmë të manualit të përdoruesit. Gjithashtu mund ta shkarkoni aplikacionin direkt nga Google Play (Android) ose App Store (iOS).
- Hapni aplikacionin dhe regjistrohuni për të krijuar një llogari.
Konfigurimi i lidhjes me valë të pajisjes. Ndiqni udhëzimet në aplikacion për të përfunduar procesin e integrimit:
- Sigurohuni që ventilatori dhe ndriçimi janë të fikur.
- Shtypni dhe mbani shtypur butonin në pajisjen tuaj për 3 sekonda, treguesi WiFi pulson vazhdimisht. Procesi i prezantimit është në vazhdimësi.
- Vazhdoni të ndiqni udhëzimet në aplikacion për të përfunduar procesin e integrimit.

Për të ndaluar procesin e prezantimit, shtypni butonin ⏻.
Pas prezantimit me sukses, treguesi WiFi ndalon së pulsuari dhe bëhet i qëndrueshëm.

Nëse procesi i prezantimit është i pasuksesshëm, treguesi WiFi pulson me shpejtësi për 6 sekonda dhe më pas fiket. Përsërisni procedurën.

Sa herë që veprimi kryhet duke përdorur aplikacionin, treguesi WiFi pulson 3 herë.
Çaktivizimi / Aktivizimi i lidhjes me valë të pajisjes
Për të çaktivizuar përkohësisht lidhjen WiFi:
- Sigurohuni që ventilatori dhe ndriçimi janë të fikur.
- Shtypni dhe mbani shtypur butonat dhe Ⓤ për 3 sekonda. Pajisja lëshon një sinjal të vetëm dhe treguesi WiFi pulson dy herë. Për të aktivizuar sërish lidhjen WiFi:
- Sigurohuni që ventilatori dhe ndriçimi janë të fikur.
- Shtypni dhe mbani shtypur butonat

dhe Ⓤ për 3 sekonda. Pajisja lëshon një sinjal të vetëm dhe treguesi WiFi pulson një herë.
Rivendosja e lidhjes me valë të pajisjes
Për të dalë nga rrjeti WiFi, shtypni dhe mbani
shtypur butonat dhe për 3 sekonda.
Treguesi pulson WiFi dy herë dhe pajisja
lëshon një sinjal të vetëm pasi të rivendoset me sukses.
Ky veprim rezulton në heqjen e pajisjes nga rrjeti WiFi. Për të rivendosur lidhjen, përsërisni të gjithë hapat e përshkruar në seksionin 'Konfigurimi i lidhjes me valë të pajisjes'.
6.1 Shënime për pastrimin
Agjentët e pastrimit
Mos përdorni detergjente gërryese dhe furça.
Pastroni sipërfaqen e pajisjes me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë.
Pas pastrimit disa pjesë të pajisjes mund të nxehen.
Për të shmangur njollat, pajisja duhet të lihet të ftohet dhe të thahet me një leckë ose kartëpeceta të pastra.
Pastroni njollat me një detergjent të butë.
Mbajeni aspiratorin të pastër
Pastrojeni pajisjen dhe filtrat e yndyrës çdo muaj.
Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes dhe filtrat e yndyrës me kujdes nga yndyra. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr.
Filtrat e yndyrës mund të lahen në lavastovilje.
Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.
Filtri i karbonit
Koha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon në varësi të llojit të gatimit dhe sa rregullisht pastrohet filtri i yndyrës. Referojuni broshurës së përfshirë me aksesorin.

Përpara se të kryeni ndonjë mirëmbajtje, sigurohuni që të mos ketë enë gatimi në pianurë dhe që aspiratori dhe pianura të jenë shkëputur nga furnizimi me energji elektrike.
6.2 Pastrimi i filtrit të yndyrës
Filtrat montohen me anë të kapëseve dhe kunjave në anën e kundërt.
Për të hequr filtrin:
- Tërhiqni kapakun për ta hapur.

- Shtypni dorezën e kapëses së montimit në panelin e filtrimit poshtë aspiratorit (1).

- Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë (2), më pas tërhiqeni.
Përsërisni dy hapat e parë për të gjithë filtrat.
- Pastrojini filtrat duke përdorur një sfungjer me detergjente jo gërryese ose në një lavastovilje.

Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.
- Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy hapat e parë në rendin e kundërt.
Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse aplikohet.
6.3 Ndërrimi i filtrit të karbonit - opsional

Në varësi të llojit, filtri mund të rigjenerohet ose nuk mund të rigjenerohet. Referojuni broshurës që shoqëron filtrin.
Për të ndërruar filtrin:
- Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja. Referojuni pjesës "Pastrimi i filtrit të yndyrës" në këtë kapitull.
- Hiqni kapëset që mbajnë shtratin e filtrit, pastaj shtratin e filtrit.

- Për të instaluar një filter, kryeni të njëjtat hapa në rend të kundërt.
6.4 Ndërrimi i llambës
Kjo pajisje është e pajisur me një llambë LED. Kjo pjesë mund të ndërrohet vetëm nga një teknik. Në rast keqfunksionimi referojuni pjesës "Shërbimi" te kapitulli "Udhëzimet e sigurisë".
7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
7.1 Çfarë duhet bërë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Pajisja nuk është e lidhur me furnizimin me energji ose nuk është lidhur saktë.
Kontrolloni nëse furra është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik.
| Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja | ||
| Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Mungesa e furnizimit me energji elektrike. | Kontrolloni siguresën ose çelësin kryesor. Nëse siguresa ose çelësi vazhdojnë të prishin qarkun, kontaktoni një elektriçist të kualifikuar. | |
| Llamba nuk punon. Llamba është me defekt. Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit. | ||
| Niveli i ndriçimit ose temperatura e ngjyrës së dritës nuk është siç përshkruhet në udhëzime. | Cilësim Perfect illumination i pasaktë. | Duke përdorur telekomandën e dhënë, kontrolloni nëse jeni në gjendje të ndryshoni të tre temperaturat e ngjyrës. |
| Llamba është me defekt. Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit. | ||
| Pajisja nuk i thith mjaftueshëm avujt. | Shpejtësia e motorit nuk është e përshtatshme për avujt që shfaqen. | Rriteni shpejtësinë e motorit. |
| Aplikacioni nuk mund të lidhet me pajisjen. | Probleme me lidhjen. | Kontrolloni sinjalin e internetit me valë. |
| Sigurohuni që lidhja internetit me valë është aktivizuar. Referojuni kapitullit "Konfigurimi i lidhjes WiFi". | ||
| Kontrolloni nëse pajisja celulare është e lidhur me rrjetin me valë. | ||
| Kontrolloni rrjetin dhe ruterin e shtëpisë. | ||
| Rindizeni ruterin. | ||
| Kontaktoni me ofruesin e shërbimit të internetit me valë nëse ka probleme të tjera me rrjetin e internetit me valë. | ||
| Pajisja, pajisja celulare ose të dyja duhet të konfigurohen përsëri sepse është instaluar një router i ri ose është ndryshuar konfigurimi i router-it. Referojuni kapitullit "Konfigurimi i lidhjes WiFi". | ||
| Aplikacioni nuk mund të lidhet shpesh me pajisjen. | Probleme me lidhjen. | Sigurohuni që sinjali i internetit me valë të arrijë deri te pajisja. Përpiquni ta lëvizni ruterin e shtëpisë sa më pranë pajisjes që të jetë e mundur ose konsideroni blerjen e një pajisjeje përforcuese për rrezen e internetit me valë. |
| Sigurohuni që sinjali me valë të mos ndërpritet nga një mikrovalë. Fikni mikrovalën. Shmangni përdorimin e mikrovalës dhe telekomandës së pajisjes në të njëjtën kohë. | ||
8. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin. Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e
riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin 📄 mbeturinave shtëpiake.
Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.