HNT61520XH - Sobë BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas HNT61520XH BEKO në format PDF.
| Lloji i produktit | Sobë e pavarur |
| Marka | Beko |
| Modeli | HNT61520XH |
| Lloji i karburantit (soba) | Gaz |
| Lloji i karburantit (furra) | Elektrik |
| Dimensionet (G x L x P) | 60 cm x 90 cm x 60 cm |
| Pesha | Përafërsisht 50 kg |
| Kapaciteti i furrës | 65 L |
| Numri i djegësve të gazit | 4 |
| Funksionet e furrës | Konvencional, Grilë, Me ventilator |
| Klasa e efikasitetit të energjisë (furra) | A |
| Furnizimi me energji | 230 V ~ 50 Hz |
| Lidhja e gazit | Gaz natyral ose LPG (e rregullueshme) |
| Lloji i pastrimit | Brendësi smalti, sipërfaqe të lehta për pastrim |
| Karakteristikat e sigurisë | Pajisje ndalimi flakë, kyçje për fëmijë |
| Disponueshmëria e pjesëve të këmbimit | Po, përmes qendrave të autorizuara të shërbimit |
Pyetjet më të shpeshta - HNT61520XH BEKO
Pyetjet e përdoruesve rreth HNT61520XH BEKO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Sobë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj HNT61520XH - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. HNT61520XH e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT HNT61520XH BEKO
Ju lutemi lexoni në fillim këtë manual përdorimi!
I dashur klient i çmuar,
Faleminderit që keni zgjedhur këtë pajisje Beko. Ne shpresojmë që të merrni rezultatet më të mira nga pajisja juaj, e cila është prodhuar me cilësi të lartë dhe me një teknologji të nivelit më të lartë. Për këtë arsye, lexoni me kujdes të gjithë këtë manual përdorimi dhe të gjitha dokumentet e tjera shoqëruese përpara se të përdorni këtë pajisje dhe mbajeni atë si referencë për ta përdorur në të ardhmen. Nëse ia jepni dikujt tjetër këtë pajisje, jepini edhe manualin e përdorimit. Ndiqni udhëzimet duke treguar vëmendje për të gjitha informacionet dhe paralajmërimet në manualin e përdorimit.
Mos harroni se ky manual përdorimi mund të jetë i vlefshëm edhe për modele të tjera. Diferencat mes modeleve përshkruhen në mënyrë të qartë në manual.
Kuptimet e simboleve
Simbolet e mëposhtme përdoren në pjesë të ndryshme të këtij manuali përdorimi:

Informacione të rëndësishme dhe sugjerime të dobishme për përdorimin.

PARALAJMËRIM: Paralajmërime për situata të rrezikshme në lidhje me sigurinë e jetës dhe të pronës.

PARALAJMËRIM: Paralajmërim për rrezikun e zjarrit.

PARALAJMËRIM: Paralajmërim për goditje elektrike.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
1.1 Siguria e përgjithshme
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë. Lexojini me kujdes dhe mbajini për referencë në të ardhmen. Në këtë pjesë përfshihen udhëzimet për sigurinë që do t'ju ndihmojnë të mbroheni nga rreziku i zjarrit, goditjes elektrike, ekspozimit ndaj rrjedhjeve të energjisë së mikrovalëve, lëndimeve personale ose dëmtimeve të pronës. Mosrespektimi i këtyre udhëzimeve do ta bëjë të pavlefshme garancinë.
- Produktet Beko janë në përputhje me standardet përkatëse të sigurisë; për këtë arsye, në rast dëmtimi të pajisjes ose të kabllos elektrike, ajo duhet të riparohet ose të zëvendësohet nga shitësi, qendra e shërbimit ose një specialist dhe shërbim i autorizuar i ngjashëm për të shmangur çdo rrezik. Riparimet e gabuara ose të pakualifikuara mund të jenë të rrezikshme dhe të shkaktojnë rrezik për përdoruesin.
- Kjo pajisje është planifikuar
të përdoret në shtëpi dhe në aktivitete të ngjashme si p.sh.:
- Zonat e kuzhinës së personelit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune; – Shtëpi në ferma
- Nga klientët në hotele dhe ambiente të tjera banimi; — Ambiente të tipit të moteleve.
- Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin e planifikuar siç përshkruhet në këtë manual.
- Prodhuesi nuk mund të mbajë përgjegjësi për dëmtimet që shkaktohen nga instalimi i gabuar ose keqpërdorimi i produktit.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi më të ulëta fizike, ndjesore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurish nëse u janë dhënë udhëzime ose janë monitoruar në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që përfshihen.
- Fëmijët nuk duhet të lejohen që të luajnë me pajisjen. Pastrimi
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet bërë nga fëmijë pa mbikëqyrje.
- Distanca minimale mes sipërfaqes mbështetëse për enët e gatimit në vatrën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të produktit tuaj duhet të jetë të paktën 65 cm.
- Nëse udhëzimet për instalimin për vatrën e gazit specifikojnë një distancë më të madhe, kjo duhet të merret parasysh.
- Sigurohuni që furnizimi me energji nga rrjeti elektrik është në përputhje me informacionet e dhëna në tabelën e karakteristikave të pajisjes.
- Mos e përdorni asnjëherë pajisjen nëse kablloja elektrike ose vetë pajisja është e dëmtuar.
- Parandaloni dëmtimin e kabllos elektrike duke mos e shtypur, përkulur ose prekur në cepa të mprehtë. Mbajeni kabllon elektrike larg nga sipërfaqet e nxehta dhe flakët e pambrojtura.
- Përdoreni pajisjen vetëm me një prizë me tokëzim.
PARALAJMËRIM: Mos e lidhni pajisjen me rrjetin elektrik derisa instalimi të ketë përfunduar plotësisht.
• Vendoseni pajisjen në mënyrë të tillë që spina të jetë gjithmonë lehtësisht e arritshme. - Mos i prekni llambat nëse janë përdorur për një kohë të gjatë. Ato mund t'ju djegin duart nëse nxehen. - Ndiqni rregullat e përcaktuara nga autoritetet kompetente për shkarkimin e ajrit të papastër (ky paralajmërim nuk është i vlefshëm për përdorim pa tuba). - Përdoreni pajisjen pasi të vendosni një tenxhere, tigan etj. në vatrën e gatimit. Në rast të kundërt, nxehtësia e lartë mund të shkaktojë deformime në disa pjesë të produktit tuaj. - Fikeni vatrën e gatimit para se ta hiqni tenxheren, tiganin etj. nga ajo. - Mos lini vaj të nxehtë mbi vatrën e gatimit. Tiganët me vaj të nxehtë mund të marrin zjarr. • Tregoni kujdes ndaj perdeve dhe mbulesave pasi vaji mund
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
të marrë zjarr gjatë gatimit të ushqimeve si p.sh. patateve të skuqura.
- Filtri i yndyrës duhet të ndërrohet të paktën çdo muaj. Filtri i karbonit duhet të ndërrohet të paktën çdo 3 muaj.
- Produkti duhet të pastrohet në përputhje me manualin e përdorimit. Nëse pastrimi nuk kryhet në përputhje me manualin e përdorimit, ekziston rreziku i zjarrit.
- Mos përdorni materiale filtrimi që nuk janë rezistente ndaj zjarrit në vend të filtrit aktual.
- Përdorni vetëm pjesë originale ose pjesë të rekomanduara nga prodhuesi.
- Mos e përdorni produktin pa filtrin dhe mos i hiqni filtrat kur produkti është në përdorim.
- Në rast se ndizen flakë, shkëputeni produktin nga rrjeti elektrik dhe pajisjet e gatimit.
- Në rast se ndizen flakë, mbulojini flakët dhe mos përdorni asnjëherë ujë për fikjen e tyre.
- Hiqeni pajisjen nga priza para pastrimit dhe kur pajisja nuk
është në përdorim.
- Presioni negativ në ambient nuk duhet të kalojë 4 Pa (4 x 10 bar) kur përdoren njëkohësisht aspiratori për vatrat elektrike dhe pajisje që funksionojnë me një lloj tjetër energjie.
- Në ambientin ku përdoret pajisja, ajri i shkarkimit i pajisjeve që punojnë me karburant ose gaz, si p.sh. ngrohësit e dhomës, duhet të izolohet në mënyrë absolute ose pajisja duhet të jetë e tipit hermetik.
- Kur lidhni tubat, përdorni tuba me diametër 120 ose 150 mm. Lidhja e tubave duhet të jetë sa më e shkurtër dhe me sa më pak bërryla.
Rrezik mbytje! Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve.
KUJDES: Pjesët e arritshme mund të jenë të nxehta kur përdoren me pajisjet e gatimit.
- Shkarkimi i produktit nuk duhet të lidhet me kanale ajri që përfshijnë tymra të tjerë.
- Ajrimi në dhomë mund të mos jetë i mjaftueshëm kur aspiratori
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
për vatrën elektrike përdoret në të njëjtën kohë me pajisje që funksionojnë me gaz ose karburante të tjera (kjo mund të mos jetë e vlefshme për pajisjet që e nxjerrin ajrin përsëri vetëm në dhomë).
- Objektet e vendosura mbi produkt mund të bien. Mos vendosni objekte mbi produkt.
- Mos ndizni flakë gjatë gatimit nën produkt.
PARALAJMËRIM: Para se të instaloni aspiratorin, hiqni shtresat mbrojtëse.
- Mos lini asnjëherë flakë të hapura të larta nën aspirator kur ai është në funksionim.
- Fritezat duhet të monitorohen vazhdimisht gjatë përdorimit: vaji i nxehur shumë mund të shpërthejë në flakë.
1.2 Përputhja me direktivën WEEE dhe hedhja e produktit pas përdorimit
Ky produkt është në përputhje me direktivën WEEE të BE-së (2012/19/EU). Ky produkt ka një simbol klasifikimi për pajisjet e përdorura elektrike dhe elektronike (WEEE).

Ky simbol tregon se ky produkt nuk duhet të hidhet me mbeturinat e tjera të shtëpisë në fund të kohëzgjatjes së shërbimit. Pajisja e përdorur duhet të kthehet te pika zyrtare e grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për t'i gjetur këto sisteme grumbullimi, kontaktoni me autoritetet lokale ose me shitësin ku e keni blerë produktin. Çdo shtëpi ka një rol të rëndësishëm në rikuperimin dhe riciklimin e pajisjeve të vjetra. Hedhja e pajisjes së përdorur në mënyrën e duhur ndihmon për të parandaluar pasoja të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
1.3 Përputhja me direktivën RoHS
Produkti që keni blerë është në përputhje me direktivën RoHS të BE-së (2011/65/EU). Nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të specifikuara në direktivë.
1.4 Informacionet për paketimin

Materialet e paketimit të produktit janë prodhuar nga materiale të riciklueshme në përputhje me rregulloret tona kombëtare për mjedisin. Mos i hidhni materialet e paketimit bashkë me mbeturinat e shtëpisë ose mbeturina të tjera. Dërgojini ato te pikat e grumbullimit të materialeve të paketimit të përcaktuara nga autoritetet lokale.
2 Pamja e përgjithshme
2.1 Pamje e përgjithshme

- Paneli i përparmë
- Paneli i kontrollit
- Filtri prej i yndyrës
- Ndriçimi
2.2 Të dhënat teknike
| Modeli HNT 61520 XH HNT 61520 BH | |
| Voltazhi 220-240V~ 50/60Hz | |
| Fuqia e llambës 1x2 W | |
| Fuqia e motorit 200 W | |
| Sasia e thithjes – 3. Niveli 574 m3/h | |
| Klasa e izolimit Klasa I | |
| Ngjyra Inoks E zezë | |
3 Përdorimi i pajisjes
| Butoni i llambës | ![]() | Për të ndezur llambën e produktit, vendoseni çelësin në pozicionin e llambës. Butoni me rëreshqitje duhet të jetë në pozicionin e tërhequr për të ndezur llambën. |
| Çelësi i shpejtësisë 1 dhe 2. | ![]() | Vendoseni çelësin në pozicionin poshtë për ta përdorur produktin në shpejtësinë e parë dhe në pozicionin lart për ta përdorur në shpejtësinë e dytë. Për ta fikur, vendoseni në pozicionin "0". |
| 3. Çelësi i shpejtësisë | ![]() | Vendoseni çelësin në pozicionin poshtë për ta përdorur produktin në shpejtësinë e 3-të. Për ta fikur, vendoseni në pozicionin "0". |
3.2 Përdorimi efikas për sa i përket kursimit të energjisë
- Kur përdorni pajisjen, rregulloni parametrat e shpejtësisë në përputhje me intensitetin e avullit dhe të aromës, në mënyrë që të kurseni energji.
- Përdorni shpejtësitë e ulëta (1-2) në kushte normale, dhe shpejtësinë e lartë (3) kur ka aroma të forta dhe avull.
- Llambat në aspirator janë vendosur për të ndriçuar sipërfaqen e gatimit.
- Përdorimi i tyre për të ndriçuar ambientin do të shkaktojë shpenzim të panevojshëm të energjisë dhe ndriçim të pamjaftueshëm.
- Në mënyrë që pajisja juaj të konsumojë më pak energji, përdoreni atë me një nivel më të ulët shpejtësie.
- Pajisja juaj do ta zvogëlojë konsumin e energjisë pasi do të punojë me efikasitet më të madh kur
të siguroni një vëllim të mjaftueshëm ajri që hyn në të.
- Caktojeni pajisjen tuaj në nivelin e fuqisë së lartë thithëse para formimit të avullit, në rastet kur e dini se do të ketë avull të dendur. Në këtë mënyrë ju zvogëloni konsumin e energjisë duke e përdorur pajisjen tuaj për një kohë më të shkurtër pasi ajo do të ketë një vëllim të mjaftueshëm ajri që hyn në të.
- Mbajini të mbyllur kapakët e enëve të gatimit për të zvogëluar krijimin e avullit.
3.3 Përdorimi i aspiratorit
- Pajisja juaj ka një motor me shpejtësi të ndryshme.
- Për një performancë më të mirë, rekomandojmë të përdorni shpejtësitë e ulëta në kushte normale dhe shpejtësitë e larta në rastin kur ka aroma të forta dhe shumë avull.
- Mund ta ndizni pajisjen duke shtypur butonin e parametrit të shpejtësisë së dëshiruar. (1,2,3)
- Mund të ndriçoni sipërfaqen e gatimit duke shtypur llambën.
3.4 Ndërrimi i llambës

- Para se ta ndërroni llambën, shkëputni furnizimin me energji për aspiratorin.
- Mos i prekni llambat kur janë të nxehta.
- Tregoni kujdes që të mos e prekni llambën drejtpërdrejt me duar.

Llambat mund t'i blini nga agjentët e autorizuar të shërbimit.
3 Përdorimi i pajisjes

| Llamba | ![]() |
| Fuqia e llambës 3 W | |
| Mbajtësja / Foleja L14 | |
| Voltazhi i llambës 110 | - 240 V |
| Madhësia 34.5*120 mm | |
| Fluksi ndriçues 81 lm | |
| Temperatura e ngjyrës përkatëse | 4050 K |
Ky produkt përmban një burim ndriçimi të klasës së efikasitetit energjetik “A”.
3.6 Përdorimi me lidhjen me oxhak

nëpërmjet tubit të oxhakut, i cili është mbërthyer te koka bashkuese në aspirator.
- Diametri i tubit të oxhakut duhet të jetë i njëjtë me unazën bashkuese. Kur është i vendosur horizontalisht, tubi duhet të ketë një pjerrësi pakëz të ngritur (rreth 10°) në mënyrë që ajri të dalë lehtë nga dhoma.
3.7 Përdorimi pa lidhjen me oxhak

nëpërmjet filtrit prej karboni dhe riqarkullohet në dhomë. Filtri prej karboni përdoret kur është e pamundur të përdoret një oxhak në shtëpi.
- Në përdorimin pa oxhak, hiqni fletët brenda reduktorit të oxhakut.
- Hiqni filtrin prej alumini të yndyrës. Për të montuar filtrin prej karboni, puthiteni filtrin te gjuhëzat duke e vënë në qendër të pjesës plastike në lidhje me të dyja anët e trupit të ventilatorit. Shtrëngojeni duke e rrotulluar djathtas ose majtas.
- Vendosni përsëri filtrin prej alumini të yndyrës.
4 Pastrimi dhe mirëmbajtja
Pajisja duhet të pastrohet dhe të mirëmbahet rregullisht. Mospastrimi i pajisjes do të ketë ndikim negativ në jetëgjatësinë e shërbimit të pajisjes. Për pastrimin dhe mirëmbajtjen, ndiqni udhëzimet e dhëna në manual.

Para pastrimit dhe mirëmbajtjes, hiqni produktin nga priza ose fikni çelësin.

Mosrespektimi i masave në lidhje me pastrimin e pajisjes dhe zëvendësimin e filtrave mund të shkaktojë rrezik zjarri. Për këtë arsye, rekomandohet të ndiqni udhëzimet e dhëna këtu. Prodhuesi nuk është përgjegjës për dëmtimin e motorit ose zjarrin që shkaktohet nga përdorimi i papërshtatshëm.
Pastrojeni duke përdorur vetëm një pecetë të njomë me detergjent të lëngshëm neutral. Mos përdorni produkte gërryese ose alkool.
4.1 Pastrimi i filtrit prej alumini të yndyrës
Filtri mbledh grimcat e yndyrave që janë në ajër. Rekomandohet që ta pastroni filtrin çdo muaj në kushte përdorimi normale. Në fillim hiqni filtrat e yndyrës për këtë proces. Lajini filtrat me detergjent të lëngshëm dhe shpëlajini me ujë dhe montojini përsëri pasi të thahen. Filtrat prej alumini të yndyrës mund të ndryshojnë ngjyrë kur lahen; kjo është normale dhe nuk kërkon që t'i ndërroni filtrat prej alumini të yndyrës.

- Shtyni para mbërtheckën e filtrit prej alumini të yndyrës.
- Pastaj tërhiqeni pak poshtë dhe nxirreni jashtë filtrin. Në të kundërt, mund ta shtrembëroni filtrin. Lani dhe shpëlani filtrat prej alumini të yndyrës me detergjent të lëngshëm dhe rivendosni filtrat prej alumini të yndyrës në foletë e tyre duke ndjekur hapat e specifikuar më sipër në radhën e kundërt. Filtri mbledh grimcat e yndyrave që janë në ajër.

Mund t'i lani filtrat prej alumini të yndyrës në larësen e enëve.

KUJDES: Në rast përdorimi normal, pastrojeni filtrin një herë në muaj.
4.2 Ndërrimi i filtrave prej karboni
Filtrat për heqjen e erërave përmbajnë qymyr druri (karbon aktiv). Filtrat anti-yndyrë duhen montuar në produkt, pavarësisht nëse përdoren apo jo filtrat e karbonit.

4 Pastrimi dhe mirëmbajtja
- Hiqni filtrin prej alumini të yndyrës.
- Për të hequr filtrin prej karboni, hiqni filtrin prej karboni nga foleja e tij duke e rrotulluar në krahun e kundërt të akrepave të orës për ta nxjerrë nga gjuhëzat.
- Montoni filtrin e ri prej karboni.
- Montoni filtrin prej alumini të yndyrës.

KUJDES
- Filtri prej karboni nuk duhet të lahet kurrë.
- Ndërrojini filtrat prej karboni një herë në 3 muaj.
- Mund ta gjeni filtrin prej karboni te serviset e autorizuara.
PARALAJMËRIM: Para se të filloni montimin, lexoni informacionet për sigurinë në Manualin e Përdorimit.

PARALAJMËRIM: Nëse pajisja nuk montohet me vida dhe bulona në përputhje me këto udhëzime, kjo mund të rezultojë në goditje elektrike.
Për montimin e aspiratorit, ju lutemi kontaktoni Servisin e Autorizuar më të afërt.
Është përgjegjësia e klientit të përgatitë vendndodhjen dhe montimin elektrik të aspiratorit.
5.1 Pozicioni i pajisjes

- Distanca midis sobës dhe aspiratorit të kuzhinës duhet të merret parasysh para montimit. Distanca duhet të jetë 65 cm.
- Distanca duhet matur nga sipërfaqja e skarës për sobat me gaz, nga sipërfaqja e xhamit për sobat elektrike.
5.2 Aksesorët e montimit

- Aspiratori
- Manuali i përdoruesit
- Vida x6
- Kunja plastike x6
5.3 Montimi
Dy mënyra për montimin
Metoda A:
Për ta montuar në mur, shponi 2 vrima ∅8 mm në një vend të përshtatshëm sipas distancës qendrore të vrimës në pjesën e pasme të aspiratorit.
Futni dadot në vrima.
Futni vidat në dado dhe shtrëngojini.
Vendosni aspiratorin mbi vidat e shtrënguara.
Fiksoni aspiratorin me vidën e sigurisë.
Dy grilat e sigurisë ndodhen në kasën e pasme, me diametër 6 mm.
Vendosni valvulën njëdrejtimëshe në aspirator.
Hapni 4 vrima me diametër 6 mm në fund të raftit të varur. Vendosni valvulën njëdrejtimëshe në aspiratorin dhe më pas instaloni aspiratorin në pjesën e poshtme të raftit të varur, dhe shtrëngoni aspiratorin me 4 vidat e përfshira.

- Tubi me zgjatim është aksesor opsional, jo i përfshirë.
- Hiqni filmin mbrojtës përpara instalimit.
5.4 Metoda e instalimit të daljes së ajrit

Metoda e instalimit për tubin me diametër 150 mm: Fusni valvulën me një drejtim si në fotografi dhe rregulloni tubin.

KUJDES: Pjesa e dalë e valvulës me një drejtim duhet të jetë e drejtuar lart.
Metoda e instalimit për tubin me diametër 120 mm: Fusni bllokuesin si në figurë dhe rregulloni konvertuesin përpara se të vendosni tubin.
Tubi pranë daljes së ajrit duhet të zgjatet plotësisht.
5.5 Ruajtja
- Nëse nuk planifikoni ta përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, largojeni atë me kujdes.
- Ju lutemi, kontrolloni nëse pajisja është e fikur, e ftohtë dhe e thatë plotësisht.
- Largojeni pajisjen në një vend të thatë dhe të ftohtë ku fëmijët nuk mund ta kapin.
5.6 Trajtimi dhe transporti
- Kur lëvizni apo transportoni pajisjen, mbajeni atë të paketuar në ambalazhin origjinal. Ambalazhi e mbron pajisjen nga dëmtimet fizike.
- Mos vendosni asnjë ngarkesë mbi pajisjen ose ambalazhin. Pajisja mund të dëmtohet.
- Kini kujdes që pajisja të mos bjerë poshtë, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtime të përhershme dhe mosfunksionim të pajisjes.
6 Zgjidhja e problemeve
| Zgjidhja e problemeve Shkaku Ndihma | ||
| Pajisja nuk punon. Kontrolloni | siguresat. Siguresa mund të ketë | plasur, kontrollojeni dhe ndërrojeni. |
| Pajisja nuk punon. Kontrolloni | lidhjen elektrike. Voltazhi kryesor duhet të jetë nga 220 deri në 240 V. | |
| Pajisja nuk punon. Kontrolloni | lidhjen elektrike. Kontrolloni nëse punojnë pajisjet e tjera në kuzhinë. | |
| Drita ndriçuese nuk punon. | Kontrolloni lidhjen elektrike. | Voltazhi kryesor duhet të jetë nga 220 deri në 240 V. |
| Drita ndriçuese nuk punon. | Kontrolloni çelësin e llambës. | Çelësi i llambës duhet të jetë në pozicionin "ndezur". |
| Drita ndriçuese nuk punon. | Kontrolloni llambat Llambat e pajisjes duhet të ndriçojnë. | |
| Sasia e ajrit që futet në pajisje është e papërshtatshme. | Kontrolloni filtrin prej alumini. Nën | kushte normale pune, filtri prej alumini i yndyrës duhet pastruar të paktën një herë në muaj. |
| Sasia e ajrit që futet në pajisje është e papërshtatshme. | Kontrolloni oxhakun e shkarkimit të ajrit. | Oxhaku i shkarkimit të ajrit duhet të jetë në pozicionin “hapur”. |
| Sasia e ajrit që futet në pajisje është e papërshtatshme. | Kontrolloni filtrin prej karboni. Filtrat e pajisjeve me filtra karboni duhen ndërruar një herë në 3 muaj në kushte normale. |



