KH-6V08FT00 - Sobë SHARP - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas KH-6V08FT00 SHARP në format PDF.
| Lloji i produktit | Sobë e pavarur |
| Marka | Sharp |
| Modeli | KH-6V08FT00 |
| Dimensionet (L x G x T) | 85 cm x 60 cm x 60 cm |
| Pesha | 55 kg |
| Furnizimi me energji | 220-240 V, 50/60 Hz |
| Lloji i pllakës së gatimit | Pllakë gazi me 4 djegës |
| Lloji i furrës | Furrë elektrike |
| Kapaciteti i furrës | 65 L |
| Funksionet e furrës | Ngrohje konvencionale, skarë, me ventilator |
| Kohëmatës | Kohëmatës mekanik me alarm |
| Drita e furrës | Po |
| Ndezja | Ndezje automatike në djegësit e gazit |
| Karakteristikat e sigurisë | Pajisje kundër flakës së gabuar, bllokim për fëmijë (dera e furrës) |
| Pastrimi | Brendësi smalti, derë e furrës e lëvizshme |
| Disponueshmëria e pjesëve të këmbimit | Doreza, djegës, elementë të furrës, termostate |
| Klasa e energjisë | A |
| Ngjyra | Çelik inox / E bardhë |
| Lloji i instalimit | I pavarur, kërkohet lidhje gazi |
Pyetjet më të shpeshta - KH-6V08FT00 SHARP
Pyetjet e përdoruesve rreth KH-6V08FT00 SHARP
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Sobë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj KH-6V08FT00 - SHARP dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. KH-6V08FT00 e markës SHARP.
MANUAL I PËRDORUESIT KH-6V08FT00 SHARP
Pozicionimi i pllakës me integrim
Lidhja elektrike e pllakës tuaj
PËRDORIMI
Aktivizimi dhe çaktivizimi i kontrollit
Zgjidh vatrën
Aktivizo në zonat me përdorim të dyfishtë dhe trefishtë
Vendos gradimin e gatimit me dhe pa rritje të ngrohjes
Çaktivizo vatrat e veçuara
Funksioni i kohëmatësit
Bllokimi i çelësit
FUNKSIONET E SIGURISË SË KONTROLLIT ME PREKJE
Sensori i çaktivizimit të sigurisë
Fikja në rast temperature tepër të lartë
Kufizimet në kohën e funksionimit
Funksionet e ngrohjes së mbetur
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
PËRSHKRIMI I PLLAKËS
I dashur klient
Është e rëndësishme që të lexoni këtë udhëzues për performancë më të mirë dhe për të shtuar jetëgjatësinë e pajisjes tuaj. Ne ju rekomandojmë ta ruani këtë udhëzues për referencë në të ardhmen.
Pllaka juaj e re është e garantuar dhe ne do t'ju japim shërbime të qëndrueshme. Kjo garanci është e aplikueshme vetëm nëse pajisja është instaluar dhe vihet në funksionim në përputhje me udhëzimet operative dhe të instalimit të detajuara në këtë udhëzues.

Shënim: Pamja vizuale e pllakës tuaj ndoshta është ndryshe nga modeli i treguar më sipër për shkak të konfigurimit të saj.
UDHËZIME MBI SIGURINË
LEXONI ME KUJDES DHE TË GJITHA KËTO UDHËZIME PARA PËRDORIMIT TË PAJISJES SUAJ, DHE RUAJINI ATO NË NJË VEND TË SIGURTË SI REFERENCË KUR T'JU NEVOJITEN.
KY UDHËZUES ËSHTË PËRGATITUR PËR MË SHUMË SE NJË MODEL TË PËRBASHKËT. PAJISJA JUAJ MUND TË MOS KETË DISA NGA KARAKTERISTIKAT QË JANË SHPJEGUAR NË KËTË UDHËZUES. KUSHTOJUNI VËMENDJE PARAQITJES SË SHIFRAVE, NDËRKOHË QË JU LEXONI KËTË UDHËZUES OPERATIV.
Paralajmërime të përgjithshme mbi sigurinë
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore apo me mungesa të përvojës dhe njohurive në qoftë se ata kanë mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë
me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
- KUJDES: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet patur kujdes për të shmangur prekjen e elementëve të nxehtë. Fëmijët më pak se 8 vjeç duhet të mbahen larg për aq kohë sa nuk mbikëqyren vazhdimisht.
- KUJDES: Gatimi i pambikëqyrur mbi pllakë me yndyrë apo me vaj mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë zjarr. ASNJËHERË mos u përpiqni të shuani një zjarr me ujë, por fikni pajisjen dhe më pas mbuloni flakët p.sh. me një kapak ose me një batanije kundra zjarrit.
- KUJDES: Rreziku i zjarrit: mos ruani artikuj mbi sipërfaqet e gatimit.
- KUJDES: Nëse sipërfaqja është plasaritur, fikeni pajisjen për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike.
- Për vatrat e inkorporuara në një kapak, çdo derdhje duhet të hiqet nga kapaku para hapjes. Dhe gjithashtu sipërfaqja e pllakës duhet të lihet të ftohet para mbylljes së kapakut.
- Pajisja nuk është ndërtuar për t'u vënë në punë me anë të një ore me zile të jashtme apo me anë të një sistemi të veçantë telekomandë.
- Mos përdorni pastrues gërryes ose skraper të mprehtë metalik për të pastruar xhamin e derës së furrës dhe sipërfaqe të tjera pasi ato mund të gërvishtin
sipërfaqen, e cila mund të rezultojë në krisjen e xhamit apo dëmtimin e sipërfaqes.
- Mos përdorni pastrues me avull për pastrimin e pajisjes.
- Pajisja juaj është prodhuar në përputhje me të gjitha standardet e aplikueshme dhe rregulloret lokale dhe ndërkombëtare.
- Mirëmbajtja dhe puna riparuese duhet të bëhet vetëm nga teknikë të shërbimit të autorizuar. Instalimi dhe riparimi që kryhet nga teknikë të paautorizuar mund t'ju rrezikojnë. Është e rrezikshme të ndryshoni apo modifikoni specifikimet e pajisjes në çfarëdo mënyre.
- Para instalimit, sigurohuni që kushtet lokale të shpërndarjes (natyra e gazit dhe presioni i gazit apo voltazhi i energjisë elektrike dhe frekuenca) dhe kërkesat e pajisjes janë të pajtueshme. Kërkesat për këtë pajisje janë të deklaruara në etiketë.
- VINI RE: Kjo pajisje është projektuar vetëm për gatim dhe është menduar vetëm për përdorim shtëpiak të brendshëm dhe nuk duhet të përdoret për ndonjë qëllim tjetër, ose në ndonjë kërkesë tjetër, të tilla si për përdorim jo-shtëpiak apo në një mjedis komercial apo për ngrohje ambienti.
- Janë marrë të gjitha masat e mundshme të sigurisë për të
garantuar sigurinë tuaj. Duke qenë se xhami mund të thyhet, ju duhet të jeni të kujdesshëm gjatë pastrimit për të shmangur gërvishtjet. Shmangni goditjet apo trokitjet mbi xham me aksesorët.
- Sigurohuni që kordoni furnizues nuk ka ngecur diku gjatë instalimit. Nëse kablloja furnizues është e dëmtuar, ajo duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i saj i shërbimit apo nga persona të kualifikuar në mënyrë të ngjashme për të parandaluar ndonjë rrezik.
Paralajmërime mbi instalimin
- Mos e përdorni pajisjen para se ajo të instalohet plotësisht.
- Pajisja duhet të instalohet nga një teknik i autorizuar dhe të vihet në përdorim. Prodhuesi nuk është përgjegjës për çdo dëm që mund të shkaktohet nga vendosja e gabuar dhe instalimi nga persona të paautorizuar.
- Kur ju shpaketoni pajisjen, sigurohuni që ajo nuk është dëmtuar gjatë transportit. Në rast të ndonjë defekti; mos e përdorni pajisjen dhe kontaktoni menjëherë një agjent të kualifikuar të shërbimit. Duke qenë se materialet e përdorura për paketim (najloni, staplers, polisteroli ... etj) mund të kenë efekte të dëmshme për fëmijët, ato duhet të mblidhen dhe të hiqen menjëherë.
- Mbroni pajisjen tuaj ndaj efekteve atmosferike. Mos e ekspozoni atë nën efekte të tilla si dielli, shiu, bora etj.
- Materialet përreth pajisjes (kabinet) duhet të jenë në gjendje të përballojnë një temperaturë prej min 100 °C.
• Gjatë përdorimit
- Mos vendosni materiale të ndezshme ose të djegshme, në ose në afërsi të pajisjes kur ajo është duke punuar.
- Mos e lini pa mbikqyrje tenxheren ndërsa gatuani me vajra të ngurtë apo të lëngshëm. Ato mund të marrin zjarr në kushtet e ngrohjes ekstreme. Asnjëherë mos derdh ujë mbi flakët që janë shkaktuar nga vaji. Mbuloni tiganin ose fritezën me kapakun e vet në mënyrë që të mbyten flakët që janë shkaktuar në këtë rast dhe fikni sobën.
- Gjithmonë vendosni tiganin në qendër të zonës së gatimit dhe ktheni dorezat në një pozicion të sigurt në mënyrë që ato nuk mund të rrëzohen apo të përthyhen.
- Në qoftë se ju nuk do të përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, hiqeni nga priza. Fikeni edhe çelësin kryesor. Gjithashtu, kur ju nuk e përdorni pajisjen, mbyllni valvolën e gazit.
- Sigurohuni që çelësat e kontrollit të pajisjes janë gjithmonë në pozicionin "0" (STOP) kur ajo nuk përdoret.
- Temperatura e sipërfaqes së poshtme të pllakës mund të rritet gjatë funksionimit. Prandaj, një pllakë duhet të instalohet nën produkt.
• Gjatë pastrimit dhe mirëmbajtjes
- Gjithmonë fikeni pajisjen para veprimeve të tilla si pastrimi apo mirëmbajtja. Ju mund ti bëni këto pas fikjes së pajisjes apo duke fikur çelësin kryesor.
- Mos hiqni çelësat e kontrollit për të pastruar panelin e kontrollit.
• PËR TË RUAJTUR EFIKASITETN
DHE SIGURINË E PAJISJES TUAJ NE JU REKOMANDOJMË QË GJITHMONË TË PËRDORNI PJESË ORIGJINALE DHE NË RAST NEVOJE TË KONTAKTONI VETËM AGJENTIN E AUTORIZUAR TË SHËRBIMIT.
INSTALIMI
Lidhja elektrike e kësaj pllake duhet të kryhet nga një personel i autorizuar i shërbimit ose nga një elektricist i kualifikuar, sipas udhëzimeve në këtë udhëzues dhe, në përputhje me rregulloret aktuale.
- Para se të lidhni pajisjen tuaj me furnizuesin në shtëpi, sigurohuni që të kontrolloni përshtatshmërinë e regjistrimeve të voltazhit, të cilat janë të specifikuara në informacionin e disponueshëm.
- Ligjet, rregulloret, direktivat dhe standardet në fuqi në vendin e përdorimit duhet të ndiqen (rregullat e sigurisë, riciklimi i duhur në përputhje me rregulloret, etj).
Vendosja e pllakës së integruar
Pas heqjes së materialit ambalazhues nga pajisja dhe aksesorët e saj, sigurohuni që pllaka nuk është dëmtuar. Nëse vini re ndonjë dëm, mos e përdorni pajisjen dhe kontaktoni menjëherë një personel të autorizuar të shërbimit ose një elektricist të kualifikuar.
Kjo pllakë e integruar duhet të futet në një prerje mbi një pllakë pune.
Krijo një hapje me dimensionet e treguara në figurë. Distanca midis cepit të pasmë të pllakës dhe çdo muri ngjitur varet nga sipërfaqja e murit. Ju lutemi mos përdorni materiale lehtësisht të djegshme si perde, letër afër pllakës.

| Muret fqinje | A (mm) | B (mm) |
| të djegshme | 60 | 150 |
| jo të djegshme | 25 | 40 |
- Aplikoni shiritin e njëanshëm vetëngjitës përgjatë gjithë cepit të ulët të sipërfaqes së gatimit përgjatë cepit të jashtëm të panelit të xhamit qeramik. Mos e tërhiqni për ta zgjatur.
- Vidhos 4 kapset fiksuese të platformës së punës në muret anësore të produktit.

Lidhja elektrike e pllakës tuaj
- Para se të procedoni me lidhjen elektrike, verifikoni nëse kapaciteti aktual i sistemit dhe kutia janë adekuate për fuqinë maksimale të pllakës.
- Instalimet elektrike të banesës dhe priza elektrike aktuale në përdorim duhet të jenë të tokëzuara dhe në përputhje me rregullat e sigurisë.
- Nëse nuk ka qark të dedikuar për pllakën dhe çelës sigurese, ato duhet të instalohen nga një elektricist i kualifikuar përpara se të lidhet vatra.
- Kutia e siguresës duhet të jetë lehtësisht e arritshme pasi vatra të jetë instaluar.
- Mos përdorni adaptorë, siguresa të shumëfishta dhe/ose kabllo zgjatues.
- Kjo pajisje përputhet me kërkesat e Direktivave të mëposhtme EEC:
- Pllakë qeramike e integruar EEC/73/23 dhe 93/68, EEC/89/336 në lidhje me interferencat radio,
- EEC/89/109 në lidhje me kontaktin me ushqimet.
- Një ndërprerës qarku me një hapje kontakti prej së paku 3 mm, vlerësuar 25 A dhe lloj funksionimi të vonuar duhet të instalohet brenda qarkut të furnizimit.
- Për pllakat qeramike të integruara me komanda me prekje, kabllo duhet të jetë H05VV-F 3X2,5 mm² / 60227 IEC 53. Ju do të gjeni diagramin e lidhjeve në anën e pasme të pajisjes tuaj.
- Gjatë instalimit, ju lutem sigurohuni që po përdorni kabllo të izoluara. Një lidhje e gabuar mund të dëmtojë pajisjen tuaj. Garancia nuk do të
mbulojë dëmet e tilla.
- Të gjitha riparimet duhet të kryhen nga një personel i autorizuar i shërbimit ose nga një elektricist i kualifikuar.
- Stakoni pajisjen para çdo mirëmbajtjeje. Për rikycje, ndiqni diagramet e lidhjes në mënyrë rigoroze.

| Modaliteti Stand By M | Modaliteti S Lidhjet e korrentit janë aplikuar në kontrollin e vatrës dhe të gjithë treguesit e vatrës janë të fikur ose ngrohja e mbetur është aktive. | |
| Modaliteti i funksionimit | Modaliteti B Të paktën një tregues i vatrës tregon një gradim të nxehtësisë midis '0' dhe '9' | |
| Modaliteti i bllokimit M | Modaliteti VR | Komanda e pllakës është bllokuar. |
PËRSHKRIMI I MODALITETIT
Nëse pajisja është në modalitetin Stand By, vendoset në Modalitetin e funksionimit duke shtypur butonin Ndezur/Fikur 📋 të paktën për 1 sekondë. Një sinjal me zhurmë tregon veprimin e suksesshëm në mënyrë akustike. Mbi të gjitha vatrat shfaqet një '0' dhe të gjithë treguesit dhjetor të vatrës pulsojnë (1 sek. ndezur, 1 sek. fikur).
Nëse nuk ka ndonjë veprim brenda 10 sek, treguesi i të gjithë vatrave do të fiket.
Nëse treguesit janë fikur, vatra do të kalojë në modalitetin Stand-By.
Nëse keni shtypur 📋 më shumë se 2 sek. (në modalitetin e funksionimit), pajisja është fikur dhe vendoset sërish në modalitetin S. Pajisja mund të fiket duke shtypur 📋 në çdo kohë; edhe nëse butona të tjerë janë shtypur në të njëjtën kohë.
Nëse ka një ngrohje të mbetur apo vatër me ngrohje, kjo do të tregohet në treguesin përkatës të gradimit të vatrës.
Zgjidh vatrën
Nëse është zgjedhur një vatër e vetme me butonin përkatës të ngrohjes aktiv/ joaktiv, treguesi dhjetor i treguesit të lidhur me vatrën do të pulsojë. Për vatrën e zgjedhur, ju mund të gradoni nivelin e ngrohjes 1-9 duke prekur butonat e gradimit të vatrës ⚠ ose ☑
Butonat duhet të shtypen brenda 3 sek, përndryshe zgjedhja e vatrës do të fshihet dhe pika e gradimit të ngrohjes do të zhduket (treguesi dhjetor). Nëse nuk ka veprime të tjera brenda 10 sek., soba do të kalojë sërish në modalitetin S. Gradimi i ngrohjes mund të ndryshohet gjithmonë duke shtypur ⊕ ose − midis nivelit 1-9.
Çdo veprim me buton apo çdo ndryshim në tregues do të ndërpritet nga një sinjal me zhurmë.
Vendos gradimin e gatimit me dhe pa rritje të ngrohjes
Të gjitha vatrat janë të pajisura me funksionalitetin e ngrohjes me presion.
Nëse ngrohja me presion është aktive, atëherë vatra do të veprojë me fuqi maksimale gjatë kohës së ngrohjes me presion, e cila varet nga gradimi i zgjedhur i nxehtësisë. Kjo tregohet përmes një pulsimi 'A', e alternuar me vlerën e gradimit të ngrohjes (p.sh. 0,5 sek 'A' dhe 0,5 sek '9') mbi treguesin e vatrës. Pasi koha e ngrohjes me presion ka përfunduar, do të tregohet vetëm gradimi i vatrës.
Nëse ngrohja me presion do të përdoret për vatrën, niveli i vatrës 9 duhet të funksionojë duke shtypur ☐ duke nisur nga niveli 0. Pas gradimit të ngrohjes në nivelin e 9, 'A' do të tregohet e alternuar. Kjo do të thotë se niveli i 9 dhe ngrohja me presion janë aktive tani.
Ngrohja me presion mund të fiket duke shtypur - derisa të shfaqet gradimi i vatrës '0'
Nëse ngrohja me presion duhet të përdoret, mund të aktivizohet gjithmonë duke shtypur + përsëri nëse gradimi i ngrohjes është vendosur në nivelin 9. Në sobë treguesi 'A/9'
pulson.
Fikni vatrat individuale
Një vatër selektive mund të fiket në 3 mënyra të ndryshme:
- Funksionim në të njëjtën kohë i butonave dhe
- Reduktimi i gradimit të vatrës në '0' duke vënë në veprim butonin —
- Përdorimi i funksionit të fikjes së orës me zile për vatrat përkatëse
Funksionim në të njëjtën kohë i butonave dhe .—
Vatra përkatëse duhet të zgjidhet me butonin e aktivizimit/çaktivizimit të vatrës, të treguesi dhjetor i treguesit të lidhur me vatrën do të pulsojë. Për të fikur vatrën, duhet të shtypen njëkohësisht butonat + dhe - Një sinjal me zhurmë tingëllon dhe '0` shfaqet në treguesin e gradimit të nxehtësisë.
Nëse kohëmatësi është aktiv për vatrën e zgjedhur, atëherë '0` do të shfaqet në treguesin e vatrës dhe gjithashtu funksioni i kohëmatësit i lidhur me zonën e gatimit dhe treguesi i kohëmatësit do të fiket.
Nëse ka ngrohje të mbetur për këtë vatër, kjo do të tregohet nga një tregues statik 'H` në treguesin e gradimit të vatrës.
Reduktimi i gradimit të vatrës në '0' duke vënë në veprim butonin
Vatra gjithashtu mund të fiket duke reduktuar gradimin e vatrës deri në '0'. Kur treguesi i vatrës tregon '0', një tregues dhjetor i asociuar i vatrës gjithashtu do të fiket.
Duke fikur një vatër aktive, nuk shfaqet vetëm '0' në treguesin e vatrës, por fiket edhe treguesi i zonës së gatimit dhe treguesi i kohëmatësit.
Nëse ka ngrohje të mbetur për këtë vatër, kjo do të tregohet nga një tregues statik 'H` në treguesin e gradimit të vatrës.
Përdorimi i funksionit për fikjen e kohëmatësit për vatrën përkatëse (e disponueshme vetëm në disa modele)
Pas arritjes së kohës së mbetur në 0 minuta, kohëmatësi ndalon vatrën përkatëse, duke treguar '0' në treguesin e vatrës dhe mbyllet treguesi i kohëmatësit. Kohëmatësi në ekran tregon '00'. Kohëmatësi i lidhur me treguesin e zonës së gatimit zhduket.
Një tregues i caktuar për përzgjedhjen e zonës/duale gjithashtu zhduket, nëse është aktiv.
Përveç kësaj, një sinjal akustik njofton përfundimin e kohës. Pas konfirmimit të mbarimit të kohës duke prekur një nga butonat, sinjalizuesi ndalon.
Funksioni i kohëmatësit
Kohëmatësi ofron funksionet e mëposhtme:
Komanda mund të drejtojë maks. 4 kohëmatës të caktuar për vatrat dhe një orë me zile 1 minutë (që nuk është caktuar për asnjë vatër) njëkohësisht.
Të gjithë kohëmatësit mund të përdoren vetëm në modalitetin B. Një kohëmatës vatre mund të caktohet vetëm në një vatër aktive, që punon në nivelet mes 1-9. Ora me zile njëminutshe është e pavarur nga çdo vatër.
Për të përdorur të dy funksionet, funksioni i kohëmatësit duhet të aktivizohet duke shtypur butonin e aktivizimit/çaktivizimit të kohëmatësit.
Duke prekur ⏻ për herë të parë pasi janë aktivizuar vatrat, komanda propozon orën me zile njëminutshe (nuk pulson asnjë tregues i zonës së gatimit; ata janë të gjithë ose ndezur ose fikur).
Duke prekur 📋 për herë të dytë, komanda propozon lidhjen me një nga vatrat aktive duke pulsuar treguesin e zonës së gatimit. Tani kohëmatësit sinjalizohen me kohëmatësit e lidhur.
Duke prekur 📋 përsëri, në drejtim të akrepave të orës propozohet kohëmatësi tjetër me vatrën tjetër aktive. Dhe kështu me radhë ...
Ora me zile
Nuk ka rëndësi nëse një vatër është e aktivizuar ose jo, ora me zile mund të funksionojë me prekje. ⚠ Shfaqja e '00' tregon që kohëmatësi është aktiv dhe pika në të djathtë tregon që ⚠ dhe — janë lidhur për vlerën e kohëmatësit.
Ora me zile zgjidhet kur të gjithë treguesit e zonës së gatimit janë nga ana statike ndezur ose fikur (jo të pulsojë treguesi i zonës së gatimit).
Me + dhe -, mund të regjistrohen vlerat e kohëmatësit.
Pas regjistrimit të suksesshëm të kohës së orës me zile, kohëmatësi fillon të pakësojë kohën.
Ora me zile nuk do të ndalet nga fikja e pajisjes apo nga aktivizimi i funksionit të çelësit të bllokimit, ajo do të vazhdojë rritjen e minutave derisa të përfundojë sipas treguesit.
Pas arritjes së '00' nga kohëmatësi, zhurma tregon mbarimin e kohës.
Për të ndaluar zhurmën, duhet ta konfirmoni 'mbarimin' duke prekur çdonjërin nga butonat.
Kohëmatësi i vatrës
Kohëmatësit e vatrës mund të vendosen vetëm për vatrat e aktivizuara (niveli ngrohës duhet të jetë vendosur midis 1-9).
Fillimisht prekni 📋, ora me zile është aktivizuar. Pas prekjes 📋 për herë të dytë, kohëmatësi është përcaktuar për vatrën e aktivizuar. Caktimi i propozuar është treguar nga treguesi përkatës i zonës së gatimit, i cili është ndezur.
Duke prekur 📋 përsëri pas aktivizimit të kohëmatësit të vatrës së parë, kontrolli rekomandon që vatra tjetër aktive të caktohet me kohëmatësin në drejtim të akrepave të orës. Rekomandimi për caktim tregohet nga ndezja e treguesit të zonës së gatimit.
Duke prekur ⚠ dhe ⏰, mund të regjistrohet vlera e kohëmatësit për vatrën.
Kohëmatësi veprues i kohëmatësit të regjistruar në vatrën e parë do të tregohet nga ana statistikore nga ndriçimi i treguesit të zonës së gatimit.
Duke prekur 📋 edhe një herë, kohëmatës të tjerë mund të caktohen për vatra të tjera të aktivizuara.
10 sek pas veprimit të fundit, ekrani i kohëmatësit ndryshon në kohëmatësin që do të mbarojë së shpejti.
Caktimi i këtij kohëmatësi shfaqet gjithmonë me një ndezje të treguesit të zonës së gatimit. Sa kohëmatës po veprojnë, mund ta identifikoni nga numri i treguesve të zonës së gatimit që nga ana statike janë ndezur.
Nga ndezja 📋, mund të shfaqni vlerat e kohëmatësit për vatrën dhe orën me zile. Caktimi tregohet gjithmonë nga ndriçimi i treguesit të zonës së gatimit. Nëse nuk ndizet asnjë tregues i zonës së gatimit, koha e orës me zile tregohet në ekranin e kohëmatësit me 2 shifra.
Të gjithë kohëmatësit e vatrave mund të fshihen duke kaluar pajisjen në përdorimin sipas modalitetit S. Një orë me zile nuk do të fshihet, do të vazhdojë të veprojë derisa të mbarojë koha.
Për të fshirë një kohëmatës në modalitetin e funksionimit, ju së pari duhet të zgjidhni kohëmatësin duke shtypur butonin e aktivizimit/çaktivizimit të kohëmatësit derisa të shfaqet. Vlera mund të fshihet më pas në 2 mënyra të ndryshme:
- Reduktim duke prekur — derisa shfaqet '00' në ekranin e kohëmatësit. - Prek + dhe — njëkohësisht për 0,5sek derisa të shfaqet '00' në ekranin e kohëmatësit.
Pasi është arritur '00' në kohëmatësin e vatrës, niveli i caktuar i vatrës do të regjistrohet në '0'.
Mbarimi i kohëmatësit të vatrës apo orës me zile tregohet akustikisht me një ton sirene. Kjo do të fshihet duke prekur ndonjë nga butonat për njohje.
Prisni derisa të zhduket 'F' për të gjitha zonat, ndizni pllakën duke e prekur dhe vazhdoni përdorimin.
Bllokimi i çelësit
Funksionaliteti i bllokimit të çelësit është për bllokimin dhe e vendos pajisjen në një modalitet kursimi gjatë veprimit. Modifikimet me prekje si për shembull rritja e gradimeve të ngrohjes apo të tjera nuk duhet të jenë të mundura. Kjo është e mundur vetëm për të fikur pajisjen.
Funksioni i bllokimit është aktiv, nëse butoni i bllokimit të çelësit 📁 është
shtypur të paktën 2 sek. Ky veprim do të bëhet i ditur me një zhurmë. Pas veprimit të suksesshëm të më shumë se 2 sekonda, treguesi i bllokimit të çelësit ndriçon dhe vatra është bllokuar.
Vatra mund të bllokohet vetëm në modalitetin operativ (Modaliteti B).
Nëse vatra është bllokuar, vetëm mund të veprojë, të gjithë butonat e tjerë janë të bllokuar. Nëse ka ndonjë buton tjetër që vepron në mënyrë të bllokuar, tingëllon sinjali dhe treguesi i bllokimit të çelësit ndriçon si tregues për funksionalitetin e bllokimit të çelësit. Vetëm fikja duke vepruar është e mundur. Por nëse ju keni fikur pajisjen, ju nuk mund të rindizni atë përsëri pa zhbllokimin.
Duke shtypur 2 sek, treguesi i blokimit të çelësit zhduket. Tani, kontrolli i pllakës është zhbllokuar dhe mund të veprojë në mënyrë normale.
FUNKSIONET E SIGURISË TË KONTROLLIT ME PREKJE
Funksionet e mëposhtme të sigurisë janë në dispozicion për të shmangur veprimet e paqëllimshme të kontrollit të pllakës.
Sensori i çaktivizimit të sigurisë
Për të ruajtur pajisjen nga veprimet e padëshiruara, është përfshirë sensor veprues, një sensor monitorimi.
Në rast se një ose më shumë butona janë shtypur më gjatë se 12 sek, sensori i monitorimit rutinë tregon akustikisht veprimin e gabuar (tenxhere apo objekt tjetër u vendos mbi buton, gabim në sensor, etj) dhe fik pajisjen.

Siguria fik rastet kur kontrolli i pllakës është fikur në modalitetin S. Një 'F' do ndriçojë në të gjitha ekranet e vatrave.
Në qoftë ngrohje e mbetur është e pranishme, ajo do të shfaqet në të gjitha ekranet e vatrave të tjera.
Kontrolli i pllakës do të kalojë më pas në modalitetin S. Në të njëjtën kohë do të shfaqet një sinjal alarmi. Pas 10 minutash sinjali akustik do të ndalet.
Nëse nuk do të ketë më veprime të mëdha, të dy sinjalet ai vizual dhe akustik do të zhduken.
Fikja në rast temperature tepër të lartë
Për shkak se vendosja e kontrollit është shumë afër vatrës në pjesën frontale të mesme të pllakës, mund të ndodhë që një tenxhere e vendosur jo si duhet tek kontrolli dhe që nuk kapet nga sensorët e sigurisë (nuk mbulon një buton) nxehet deri tek pllaka në një temperaturë shumë të lartë, që bën xhamin dhe butonat të paprekshëm dhe djeg gishtat.
Për të parandaluar njësinë e kontrollit të pllakës nga dëmtimi, kontrolli monitoron gjatë gjithë kohës temperaturën dhe fiket në rast të emergjencës së
mbinxehjes. Ajo është treguar në vatrën 4 tek ekrani i vatrës me gërmën 't' për të gjithë kohën derisa të ulet temperatura.

Pasi temperatura bie, treguesi i 't' do të fshihet dhe njësia e kontrollit të pllakës bie përsëri në modalitetin S. Kjo do të thotë që përdoruesi mund ta riaktivizoj pajisjen duke prekur
Kufizimet e kohës operative
Njësia e kontrollit të pllakës ka një kufizim të kohës operative. Nëse gradimet e ngrohjes për këtë vatër nuk janë ndryshuar për një kohë të caktuar, atëherë vatra do të fiket automatikisht (për 10 sek shfaqet një '0' pastaj ngrohtësia e mbetur). Kufiri i kohës operative varet nga gradimet e zgjedhura të nxehtësisë. Në qoftë se një orë me zile ishte e lidhur me vatrën, atëherë do të shfaqet një '00' në ekranin e kohëmatësit për 10 sek. Më pas ekrani i kohëmatësit fiket.
Pas një fikje automatike të vatrës, siç përshkruhet më sipër, vatra është sërish e përdorshme dhe koha maksimale operative për këtë gradim të ngrohjes është aplikuar.
Funksionet e nxehtësisë së mbetur
Pas të gjitha proceseve të gatimit, disi nxehtësi ruhet në pllakën qeramike të integruar, e quajtur ngrohje e mbetur. Kontrolli mund të llogarisë afërsisht se sa i nxehtë është xhami në rastin më të keq. Nëse temperatura e llogaritur është më e lartë se +60 °C, atëherë kjo do të tregohet në ekranin përkatës të vatrës pasi vatra apo kontrolli janë fikur. Ekrani i nxehtësisë së mbetur tregon për aq kohë sa temperatura e llogaritur e vatrës është > +60 °C.
Shfaqja e nxehtësisë së mbetur ka prioritet më të ulët dhe është mbishkruar nga çdo vlerë tjetër në ekran, gjatë fikjes për efekt sigurie dhe kur shfaqet një kod gabimi.
Pas riaplikimit të tensionit të furnizimit në kontrollin e pllakës, pasi ka ndodhur ndërprerja e furnizimit të tensionit, ndodh që ekrani i ngrohtësisë së mbetur të ndriçojë, nëse vatra përkatëse ka një ngrohtësi të mbetur më të madhe se +60 °C para se të ndodhte ndërprerja e rrymës. Ekrani do të ndriçojë derisa koha maksimale e mbetur e ngrohjes të ketë skaduar ose vatra të përzgjidhet dhe të aktivizohet.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Enët e gatimit me funde të ashpra nuk duhet të përdoren, pasi ato mund të gërvishtin sipërfaqen e pllakës qeramike. Fundi i tenxhereve të mira duhet të jetë sa më i trashë dhe i sheshtë që të jetë e mundur. Para përdorimit, sigurohuni që fundet e tenxhereve janë të pastër dhe të thatë.
Gjithmonë vendosni tenxheret në zonën e gatimit para se ajo të ndizet. Nëse është e mundur, gjithmonë vendosni kapak në tenxhere. Fundi i tenxheres nuk duhet të jetë më i vogël apo më i madh se sa zona e gatimit, ai duhet të jetë në madhësinë e duhur siç tregohet më poshtë, për të mos humbur energji.




Para pastrimit të pllakës, së pari hiqni spinën nga priza. Më pas sigurohuni se nuk ka ngrohje të mbetur të ruajtura në pajisje. Pllaka qeramike e integruar është shumë rezistente ndaj temperaturës së lartë dhe mbinxehjes. Nëse ka ngrohje të mbetur të ruajtur në pajisje, 'H' ndriçon në ekranin e vatrës. Për të shmangur djegiet, lëreni pajisjen të ftohet.
Hiqni të gjitha mbetjet e ushqimit dhe yndyrës me një gërryes xhami. Pastaj fshijeni pllakën me një larës të përshtatshëm të lëngshëm dhe me një leckë të pastër të lagur. Fshijeni pajisjen duke përdorur një leckë të pastër të thatë.
Nëse aksidentalisht mbi sipërfaqen e pllakës kanë shkrirë fletë metalike prej alumini apo plastike, ato duhet të hiqen menjëherë nga zona e nxehtë e gatimit me një kruajtëse. Kjo do të shmangë ndonjë dëmtim të mundshëm në sipërfaqe. Kjo vlen edhe për sheqerin apo ushqimet që përmbajnë sheqer që mund të jenë derdhur në pllakë.
Në rast se ushqime të tjera janë shkrirë në sipërfaqe të pllakës, hiqni papastërtitë kur pajisja të jetë ftohur. Përdorni pastrues për pllaka qeramike ose çelik inoks kur pastroni sipërfaqen.
Mos përdorni shtupë enësh apo sfungjer gërryes për të pastruar sipërfaqen qeramike të integruar. Këto materiale mund të dëmtojnë sipërfaqen.
Mos përdorni detergjentë kimikë, sprucues apo gërryes mbi sipërfaqen qeramike të integruar. Këto materiale mund të shkaktojnë zjarr ose të zbehin ngjyrën e pllakës qeramike të integruar. Pastro me ujë dhe larje të lëngshme.
Përmbajtja:
PËRSHKRIMI
PARALAJMËRIME SIGURIE
INSTALIMI