KH-6I19BS00 - Sobë SHARP - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas KH-6I19BS00 SHARP në format PDF.

SHARP KH-6I19BS00 - Sobë
📄 131 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice SHARP KH-6I19BS00 - page 18
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Sobë e pavarur
Marka Sharp
Modeli KH-6I19BS00
Lloji i energjisë Elektrike
Lloji i sobës Qelq qeramik
Numri i zonave të gatimit 4
Lloji i furrës Furrë elektrike me ventilator
Kapaciteti i furrës 65 Litra
Lloji i kontrollit Çelësa rrotullues
Dimensionet (G x T x L) 60 cm x 60 cm x 85 cm
Pesha 52 kg
Furnizimi me energji 220-240 V, 50/60 Hz
Klasa e efikasitetit energjetik A
Karakteristikat e sigurisë Bllokim për fëmijë, Fikje automatike, Tregues i nxehtësisë së mbetur
Metoda e pastrimit Brendësi smalt, Derë qelqi lehtësisht e pastrueshme
Kërkesat e instalimit Të integruar ose të pavarur
Garancia 2 Vjet
Aksesorët e përfshirë Rafte furre, Tavë pjekjeje

Pyetjet më të shpeshta - KH-6I19BS00 SHARP

Si ta instaloj saktë sobën Sharp KH-6I19BS00?
Sigurohuni që soba të vendoset në një sipërfaqe të sheshtë dhe të qëndrueshme dhe të lidhet me një prizë të përshtatshme nga një elektricist i kualifikuar. Ndiqni diagramin e instalimit në manual.
Çfarë duhet të bëj nëse furra nuk nxehet?
Kontrolloni furnizimin me energji dhe ndërprerësin e qarkut. Nëse furra ende nuk nxehet, kontaktoni shërbimin e klientit të Sharp për një teknik.
A mund të përdor letër alumini në furrë?
Po, por shmangni mbulimin e plotë të dyshemesë ose rafteve të furrës pasi mund të bllokojë qarkullimin e nxehtësisë. Gjithmonë konsultohuni me manualin për përdorim të sigurt.
Si ta pastroj pianurën e qelqit qeramik?
Përdorni një leckë të butë dhe një pastrues për pianurë qeramike. Hiqni njollat menjëherë pas ftohjes për të parandaluar njollosjen.
Si ta vendos kohëmatësin në sobë?
Soba ka një çelës kohëmatës mekanik. Rrotullojeni në kohën e dëshiruar (deri në 120 minuta). Do të bjerë zilja kur të mbarojë koha.
Cila është mënyra e saktë për të ngrohur furrën?
Zgjidhni temperaturën e dëshiruar duke përdorur çelësin e termostatit të furrës dhe prisni derisa drita treguese të fiket, duke treguar se furra ka arritur temperaturën e caktuar.
Pse po pulson drita treguese e pianurës?
Një dritë që pulson tregon nxehtësinë e mbetur. Mos e prekni zonën derisa drita të ndalojë pulsimin dhe sipërfaqja të jetë e ftohtë.
Si ta zëvendësoj llambën e furrës?
Sigurohuni që soba të jetë shkëputur nga priza. Hiqni mbulesën e qelqit, zëvendësoni me një llambë 40W, rezistente deri në 300°C dhe rikthejeni mbulesën në mënyrë të sigurt.
A mund të pjek në furrë?
Po, furra ka funksion pjekjeje. Vendosni ushqimin në raftin e sipërm dhe zgjidhni cilësimin e pjekjes. Mbajeni nën vëzhgim ushqimin për të parandaluar djegien.
Çfarë duhet të bëj nëse dera e furrës është shmangur?
Kontrolloni varëset dhe vidhat. Nëse dera ende nuk mbyllet siç duhet, kontaktoni një teknik profesional për rregullim.

Pyetjet e përdoruesve rreth KH-6I19BS00 SHARP

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Sobë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj KH-6I19BS00 - SHARP dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. KH-6I19BS00 e markës SHARP.

MANUAL I PËRDORUESIT KH-6I19BS00 SHARP

Përshkrimi i pajisjes.

Sipërfaqe gatimi dhe paneli i kontrollit të vatrave

Përdorimi i pajisjes

Ndezja dhe fikja e vatrave të gatimit

Pushimi Smart

Treguesi i nxehtësisë së mbetur

Siguria e funksionit të fikjes

Bllokuesi për fëmijët

Funksioni i kohëmatësit

Sinjalizues

Funksioni Boost

Udhëzime dhe këshilla

Siguria gjatë instalimit

Montimi i pllakës në platformën e punës

Realizimi i një lidhje elektrike

Diagrama e lidhjeve elektrike

PARALAJMËRIMET E SIGURISË

LEXONI ME KUJDES DHE PLOTËSISHT KËTO UDHËZIME PARA PËRDORIMIT TË PAJISJES TUAJ DHE RUAJENI ATË NË NJË VEND TË PËRSHTATSHËM PËR REFERENCË KUR TË JETË E NEVOJSHME.

KY UDHËZUES ËSHTË PËRGATITUR PËR MË SHUMË SE NJË MODEL TË PËRBASHKËT. PAJISJA JUAJ MUND TË MOS KETË NJË NGA DISA KARAKTERISTIKAT QË JANË SHPJEGUAR NË KËTË UDHËZUES. KUSHTOJUNI RËNDËSI PARAQITJES NË VLERA, KUR JENI DUKE LEXUAR KËTË UDHËZUES.

Paralajmërime të përgjithshme për sigurinë

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore apo me mungesa të përvojës dhe njohurive në qoftë se ata kanë mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurtë dhe kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk

duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.

- KUJDES: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet patur kujdes për të shmangur prekjen e elementëve të nxehur. Fëmijët më pak se 8 vjeç, do të mbahen larg vetëm nëse mbikëqyren vazhdimisht.

- KUJDES: Gatimi i pambikëqyrur mbi pllakë me yndyrë apo me vaj mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë zjarr. ASNJËHERË mos u përpiqni të shuani një zjarr me ujë, por fikni pajisjen dhe më pas mbuloni flakët p.sh. me një kapak ose me një batanije kundër zjarrit.

  • KUJDES: Rreziku i zjarrit: mos ruani artikuj në sipërfaqet e gatimit.
  • KUJDES: Nëse sipërfaqja është plasaritur, fikeni pajisjen për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike.
  • Për pllaka me induksion, objekte metalike të tilla si thika, pirunë, lugë dhe kapak nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqet e pllakave, pasi ato mund të nxehen.
  • Për pllakat me induksion, pas përdorimit, fikni rezistencën e pllakës nga kontrolli i saj dhe mos e mbështetni tek detektori i kupës.
  • Për vatrat e inkorporuara në një kapak, çdo derdhje duhet të hiqet nga kapaku para hapjes. Dhe gjithashtu sipërfaqja e pllakës duhet të lihet të ftohet

para mbylljes së kapakut.

  • Pajisja nuk është ndërtuar për t'u vënë në punë me anë të një ore me zile të jashtme apo me anë të një sistemi të veçantë telekomandë.
  • Mos përdorni pastrues gërryes ose skraper të mprehtë metalik për të pastruar xhamin e derës së furrës dhe sipërfaqe të tjera, pasi ato mund të gërvishtin sipërfaqen, e cila mund të rezultojë në krisjen e xhamit apo dëmtimin e sipërfaqes.
  • Mos përdorni pastrues me avull për pastrimin e pajisjes.
  • Pajisja juaj është prodhuar në përputhje me të gjitha standardet e aplikueshme dhe rregulloret vendore dhe ndërkombëtare.
  • Mirëmbajtja dhe puna riparuese duhet të bëhet vetëm nga teknikë të shërbimit të autorizuar. Instalimi dhe puna riparuese që kryhet nga teknikë të paautorizuar mund t'ju

rrezikojë. Është e rrezikshme të ndryshoni apo modifikoni specifikimet e pajisjes në çdo lloj mënyre.

  • Para instalimit, sigurohuni që kushtet lokale të shpërndarjes (natyra e gazit dhe presioni i gazit ose tensioni i energjisë elektrike dhe frekuenca) dhe kërkesat e pajisjes përputhen. Kërkesat për këtë pajisje janë të deklaruara në etiketë.
  • VINI RE: Kjo pajisje është projektuar vetëm për gatim dhe është menduar vetëm për përdorim shtëpiak të brendshëm dhe nuk duhet të përdoret për ndonjë qëllim tjetër, ose në ndonjë kërkesë tjetër, të tilla si për përdorim jo-shtëpiak apo në një mjedis komercial apo për ngrohje ambienti.
  • Janë marrë të gjitha masat e mundshme të sigurisë për të garantuar sigurinë tuaj. Duke qenë se xhami mund të thyhet, ju duhet të jeni të kujdesshëm gjatë pastrimit për të shmangur gërvishtjet. Shmangni goditjet apo trokitjet mbi xham me aksesorët.
  • Sigurohuni që kordoni furnizues nuk ka ngecur diku gjatë instalimit. Nëse kablloja furnizuese është e dëmtuar, ajo duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i saj i shërbimit apo nga persona të kualifikuar në mënyrë të ngjashme për të parandaluar ndonjë rrezik.

Paralajmërime mbi instalimin

  • Mos e përdorni pajisjen para se ajo të instalohet plotësisht.
  • Pajisja duhet të instalohet nga një teknik i autorizuar dhe të vihet në

përdorim. Prodhuesi nuk është përgjegjës për çdo dëm që mund të shkaktohet nga vendosja e gabuar dhe instalimi nga persona të paautorizuar.

- Kur i shpaketoni pajisjen, sigurohuni që ajo nuk është dëmtuar gjatë transportit. Në rast të ndonjë defekti, mos e përdorni pajisjen dhe kontaktoni menjëherë një agjent të kualifikuar të shërbimit. Duke qenë se materialet e përdorura për paketim (najloni, staplerët, polisteroli, etj.) mund të kenë efekte të dëmshme për fëmijët, ato duhet të mblidhen dhe të hiqen menjëherë.

  • Mbroni pajisjen tuaj ndaj efekteve atmosferike. Mos e ekspozoni atë nën efekte të tilla si dielli, shiu, bora etj.
  • Materialet përreth e pajisjes (kabinet) duhet të jenë në gjendje të përballojnë një temperaturë prej min.100°C . Temperatura e sipërfaqes së poshtme të pllakës rritet gjatë funksionimit. Prandaj, një pllakë duhet të instalohet nën produkt.

• Gjatë përdorimit

  • Mos vendosni materiale të ndezshme ose të djegshme, në ose në afërsi të pajisjes kur ajo është duke punuar.
  • Mos e lini pa mbikqyrje tenxheren ndërsa gatuani me vajra të ngur-të apo të lëngshëm. Ato mund të marrin zjarr në kushtet e ngrohjes ekstreme. Asnjëherë mos derdh ujë mbi të flakët që janë shkaktuar nga vaji. Mbuloni tiganin ose frite-

zën me kapakun e vet në mënyrë që të mbyten flakët që janë shkaktuar në këtë rast dhe fikni sobën.

  • Gjithmonë vendosni tiganin në qendër të zonës së gatimit dhe ktheni dorezat në një pozicion të sigurt ë në mënyrë që ato nuk mund të rrëzohen apo të përthyhen.
  • Në qoftë se ju nuk do të përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, hiqeni nga priza. Fikeni edhe çelësin kryesor. Gjithashtu, kur ju nuk e përdorni pajisjen, mbyllni valvolën e gazit.
  • Sigurohuni që çelësat e kontrollit të pajisjes janë gjithmonë në pozi-cionin "0" (stop) kur ajo nuk për-doret.

Gjatë pastrimit dhe mirëmbajtjes

  • Gjithmonë fikeni pajisjen para veprimeve të tilla si pastrimi apo mirëmbajtja. Ju mund ti bëni këto pas fikjes së pajisjes apo duke fi-kur çelësin kryesor.
  • Mos hiqni çelësat e kontrollit për të pastruar panelin e kontrollit.
  • PËR TË RUAJTUR EFIKASITE-TN DHE SIGURINË E PAJISJES TUAJ NE JU REKOMANDOJMË QË GJITHMONË TË PËRDORNI PJESËORIGJINALE DHE NË RAST NEVOJE TË KONTAKTONI VETËM AGJENTIN E AUTORIZUAR TË SHËRBIMIT.

PËRSHKRIMI I PLLAKËS

I nderuar klient,

Ju lutemi lexoni me kujdes udhëzuesin për përdorim para se të përdorni sobën dhe ruajeni atë për të ardhmen si referencë.

Sipërfaqe gatimi për 4 vatra:

Element ngrohjeje me induksion SHARP Paneli i kontrollit

Shënim: Pamja vizuale e pllakës tuaj ndoshta është ndryshe nga modeli i treguar më sipër për shkak të konfigurimit të saj.

Panel kontrolli për 4 vatra:

1 2 3 4 5 8.0 :8.8: 8.0 8.0 8.0 8.0 10 11 12 6 7 8 9

1- Ngritja e regjistrimit të vatrës/kohëmatësi 2-Treguesi i vatrës 3- Selektimi i vatrës majtas sipër 4-Treguesi i kohëmatësit 5- Selektimi i vatrës djathtas sipër 6-Bllokimi i çelësit 7-Treguesi i blokimit të çelësit

8- Pushimi Smart 9- Zbritja e regjistrimit të vatrës/kohëmatësi 10- Selektimi i vatrës majtas poshtë 11- Kohëmatës 12- Selektimi i vatrës djathtas poshtë 13- Boost 14- Ndezur/Fikur

PËRDORIMI I PAJISJES

Përdorni zonat e gatimit me induksion me enë gatimi të përshtatshme.

Pasi është aplikuar tensioni i rrymës elektrike, të gjithë ekranet janë të ndezura për një moment. Kur kjo kohë mbaron, pllaka është në modalitetin stand-by dhe është gati për funksionim.

Vatra është e kontrolluar me sensorë elektronik të cilët vihen në funksionim nga prekja e sensorëve të lidhura me të. Çdo aktivizim sensori pasohet nga një sinjal zanor (sirenë).

Ndezja e pajisjes:

Ndizni pllakën duke prekur çelsin NDEZUR/FIKUR. Të gjitha vatrat tregojnë një "0" statike dhe pikat djathtas poshtë pulsojnë. (Nëse është zgjedhur një zonë jo-gatimi brenda 20 sekondave, pllaka do të fiket automatikisht.)

Fikja e makinerisë:

Fikni pllakën në çdo kohë duke shtypur

Butoni NDEZUR/FIKUR ka gjithmonë prioritet në funksionin e fikjes.

Ndezja e zonave të gatimit:

Prekni butonin 📄 selektues të vatrës që Ju dëshironi për të gatuar. Ka një tregues pike statike mbi ekranin e vatrës së zgjedhur dhe pika pulsuese në të gjitha vatrat e tjera shuhet.

Zgjidhni rregullatorin e temperaturës duke përdorur butonin e regjistrimit të nxehtësisë në rritje. Rezistenca tani është gati për të gatuar mbi të. Për kohë më të shpejtë zierjeje, zgjidhni nivelin e dëshiruar të gatimit dhe më pas prekni butonin P për të aktivizuar funksionin Boost.

Fikja e zonave të gatimit:

Zgjidhni elementin që dëshironi të fikni duke shtypur butonin e lidhur me regjistrimin e nxehtësisë në rritje ⊕.

Duke përdorur çelësin

■ ■ ■ ■, zbrisni temperaturën tek " 0 ". (Gjithashtu duke përdorur çelësat njëkohësisht

temperatura kthehet në " 0 ")

Nëse zona e gatimit është e nxehtë, do të shfaqet në ekran "H" në vend të "0".

Fikja e të gjitha zonave të gatimit:

Për të fikur të gjitha zonat e gatimit në të njëjtën kohë, prekni çelësin

Në modalitetin stand-by, shfaqet një "H" në të gjitha zonat e gatimit që janë të nxehta.

Treguesi i nxehtësisë së mbetur:

Treguesi i nxehtësisë së mbetur tregon se xhami qeramik ka një temperaturë të rrezikshme nëse e prek në perimetrin e zonës së gatimit.

Pas fikjes së zonës së gatimit, ekrani përkatës tregon "H" derisa temperatura e zonës së caktuar të gatimit është në një nivel jo-kritik.

Siguria e funksionit të fikjes:

Çdo zonë gatimi do të fiket pas një kohe funksionimi maksimale të përcaktuar nëse regjistrimi i ngrohjes nuk është modifikuar. Çdo ndryshim në zonën e gatimit e shtyn pas kohën maksimale të funksionimit me vlerën fillestare të kufizimit të kohës operative. Koha maksimale operative varet nga niveli i zgjedhur i temperaturës.

Prisni derisa të zhduket 'F' për të gjitha zonat, ndizni pllakën duke e prekur dhe vazhdoni përdorimin.

Regjistrimi i vatraveSiguria e fikjes më pas
1 - 2 6 orë
3 - 4 5 orë
5 4 orë
6 - 9 1,5 orë

Bllokuesi për fëmijët:

Pasi keni aktivizuar kontrollin, funksioni i bllokimit për fëmijët mund të aktivizohet. Për të aktivizuar bllokuesin për fëmijët, njëkohësisht shtypni butonin me rrëshqitje majtas dhe djathtas dhe pastaj vini prapë në punë butonin majtas dhe djathtas. "L" që nënkupton BLLOKUAR do të shfaqet në të gjitha ekranet e vatrave dhe kontrolli nuk mund të ndryshohet. (Në qoftë se një zonë gatimi është në gjendje të nxehtë, "L" dhe "H" do të shfaqen të alternuara.)

Vatra do të mbetet në një gjendje të mbyllur derisa ajo të zhbllokohet, edhe në qoftë se kontrolli ka qenë i fikur dhe i ndezur.

Për të çaktivizuar bllokuesin për fëmijët, së pari aktivizoni pllakën. Njëkohësisht shtypni butonin me rrëshqitje majtas dhe djathtas dhe pastaj vini prapë në punë butonin majtas dhe djathtas. "L" nuk do të jetë më mbi ekran dhe pllaka do të fiket.

Bllokimi i çelësit

Funksionaliteti i bllokimit të çelësit është për bllokimin dhe e vendos pajisjen në një modalitet kursimi gjatë veprimit. Modifikimet me prekje si për shembull rritja e gradimeve të ngrohjes apo të tjera nuk duhet të jenë të mundura. Kjo është e mundur vetëm për të fikur pajisjen.

Funksioni i bllokimit është aktiv, nëse butoni i bllokimit të çelësit 📁 është shtypur të paktën 2 sek. Ky veprim do të bëhet i ditur me një zhurmë. Pas veprimit të suksesshëm të më shumë se 2 sekonda, treguesi i bllokimit të çelësit ndriçon dhe vatra është bllokuar.

Funksioni i kohëmatësit:

Funksioni i kohëmatësit realizohet në dy versione:

Kohëmatës me kujtesë minutash (1..99 min):

Kohëmatësi me kujtesë minutash mund të aktivizohet nëse zonat e gatimit janë të fikura. Ekrani i kohëmatësit tregon "00" me një pikë pulsuese.

Prekni çelësin e regjistrimit të kohëmatësit për të rritur kohën apo prekni për të ulur.

kohën. Gama e rregullimit është mes 0 dhe 99 minuta. Nëse nuk ka asnjë veprim brenda 10 sekondave, kohëmatësi me kujtesë minutash do të regjistrohet dhe pika pulsuese do të zhduket. Pasi është regjistruar kohëmatësi, koha është në zbritje sipas rregullimit.

Kur koha mbaron, dëgjohet një sinjal dhe ekrani i kohëmatësit pulson. Sinjali zanor do të ndalet automatikisht pas 30 sekondash dhe/ose duke aktivizuar çfarëdo çelësi.

Kohëmatësi me kujtesë minutash mund të ndryshohet ose të fiket në çdo kohë duke aktivizuar çelësin e rritjes së kohës.

Kohëmatësi i zonës së gatimit (1..99 min):

Kur pllaka është e ndezur, një kohëmatës i pavarur mund të programohet për çdo zonë gatimi.

Zgjidh një zonë gatimi, pastaj zgjidhni vendosjen e temperaturës dhe në fund aktivizoni regjistrimin e kohëmatësit me çelës, kohëmatësi mund të programohet si një funksion fikjeje për një zonë gatimi. Rreth kohëmatësit janë vendosur katër LED. Këto tregojnë se për cilën zonë gatimi është aktivizuar kohëmatësi.

10 sekonda pas aktivizimit të fundit, ekrani i kohëmatësit ndryshon tek kohëmatësi që përfundon në vijim (në rast të programimit për më shumë se 1 zonë gatimi).

Kur kohëmatësi ka mbaruar, dëgjohet një sinjal dhe ekrani i kohëmatësit tregon statikisht "00", LED i kohëmatësit të zonës së caktuar të gatimit pulson. Zona e programuar e gatimit do të fiket dhe "H" do të shfaqet në ekran nëse zona e gatimit është e nxehtë.

Sinjali zanor dhe pulsimi i LED-it të kohëmatësit do të ndalen automatikisht pas 30 sekondash dhe/ose duke aktivizuar çfarëdo butoni.

Sinjalizues:

Ndërsa vatra është në veprim, aktivitetet në vijim do të sinjalizohen me anë të një zileje:

Aktivizimi normal i çelësit me një sinjal të shkurtër zanor

Funksionimi i vazhdueshëm i çelësave gjatë një periudhe më të gjatë kohore (10 sekonda) me një sinjal më të gjatë, të përhershëm.

Funksioni Boost:

Duhet të zgjidhet një zonë gatimi, niveli i gatimit të vendoset në "nivel të dëshiruar të gatimit" dhe çelësi P(Boost) duhet të shtypet përsëri.

Funksioni Boost mund të aktivizohet nëse moduli i induksionit pranon vendosjen në këtë zonë gatimi. Nëse

funksioni Boost është aktiv, në ekranin përkatës do të shfaqet një "P".

Duke aktivizuar Boost mund të tejkalohet fuqia maksimale dhe do të aktivizohet menaxhimi i integruar i energjisë.

Reduktimi i nevojshëm i fuqisë është treguar me pulsimin e ekranit të zonës korresponduese të gatimit. Pulsimi është aktiv për 3 sek. dhe lejon përshtatje të mëtejshme të regjistrimeve para reduktimit të energjisë.

Funksioni i vlimit**

Ky funksion siguron zierjen e ujit dhe e mban atë afër pikës së vlimit. Për të aktivizuar funksionin e vlimit prekni dy herë butonin përzgjedhës të ngrohësit. Kur funksioni i vlimit është aktiv, ekrani i lidhur me të tregon 'b'. Pas vlimit të ujit, pllaka jep një sinjal bip, ky sinjal tregon që vlimi përfundoi.

lëvizja vorbulluese vazhdon.

Ekrani i vatrës djathtas pas tregon funksionin e vlimit

:8.8: 8.0 8.6 8.6 8.6 b. b. b. P

Funksioni i tiganisjes

Ky funksion siguron tiganisje me vaj në rreth 160 °C. Për të aktivizuar funksionin e tiganisjes prekni

çelësin selektues të vatrës tri herë. Kur funksioni i tiganisjes është aktiv, ekrani i lidhur me të tregon 'F'. Pllaka jep një sinjal bip pas pak kohe. Ky sinjal tregon që vaji është gati për

tiganisje.

Ekrani i vatrës djathtas para tregon funksionin e tiganisjes

SHARP KH-6I19BS00 - Funksioni i tiganisjes - 1

Ky funksion siguron që gatimi të mbahet automatikisht afër 50°C. Për të aktivizuar funksionin e ruajtjes së ngrohjes, prekni çelësin përzgjedhës të vatrës katër herë. Kur funksioni i ruajtjes së ngrohjes është aktiv, ekrani i lidhur me të tregon 'u'.

Ekrani i vatrës djathtas pas tregon funksionin e ruajtjes së ngrohjes

SHARP KH-6I19BS00 - Funksioni i tiganisjes - 2

Funksioni i shkrirjes së çokollatës

Ky funksion siguron që çokollata e shkrirë apo të ngjashme të ruhen automatikisht afër 40°C. Për

të aktivizuar funksionin e shkrirjes së çokollatës, prekni çelësin përzgjedhës të vatrës pesë herë. Kur

funksioni i shkrirjes së çokollatës është aktiv, ekrani i lidhur me të tregon 'c'.

Ekrani i vatrës djathtas para tregon funksionin e shkrirjes së çokollatës.

** Kjo performancë dhe koha mund të ndryshojnë sipas sasisë së ushqimit dhe cilësisë së tiganit. 1,5 litër ujë dhe 0,5 litër vaj japin performancën më të mirë të gatimit me këto funksione.

SHARP KH-6I19BS00 - Funksioni i shkrirjes së çokollatës - 1

Pushimi Smart, kur aktivizohet, zvogëlon fuqinë e të gjitha vatrave që janë ndezur.

Nëse ju më pas çaktivizoni pushimin Smart, vatrat do të rikthehen automatikisht në nivelin e mëparshëm.

Nëse pushimi Smart nuk është i çaktivizuar, vatra e gatimit do të fiket pas 30 minutash.

Prekni ( ☐ ) për të aktivizuar pushimin Smart. Fuqia për vatrën (vatrat) e aktivizuara do të reduktohet në nivelin 1 dhe "Il" do të shfaqet në të gjitha ekranet.

Prekni (☐) sërisht për të çaktivizuar pushimin Smart. "II" do të zhduket dhe vatrat tani do të punojnë në nivelin e përcaktuar më parë.

UDHËZIME DHE KËSHILLA Enët e gatimit

· Përdorni enë gatimi me bazament të sheshtë, të trashë që janë të të njëjtit diametër si vatra. Kjo do të ndihmojë në reduktimin e kohës së gatimit.

  • Enët prej çeliku, çeliku të emaluar, gize dhe çeliku inoks (nëse emërtohet në mënyrë adekuate nga prodhuesi) do t'ju japin rezultatet më të mira.
  • Enët prej çeliku të emaluar ose alumini ose me funde bakri mund të shkaktojnë një mbetje metalike të grumbulluar mbi vatër. Nëse lihen aty, bëhet e vështirë për ti hequr. Pastroni vatrën pas çdo përdorimi.
  • Ena e gatimit është e përshtatshme për induksion nëse ka një magnet në fund të enës.
  • Enët e gatimit duhet të vendosen në qendër mbi zonën e gatimit. Nëse nuk janë vendosur si duhet, kjo shfaqet në ekran.
  • Kur përdorni tiganë të caktuar, mund të dëgjoni zhurma të ndryshme nga tiganët. Kjo është për shkak të dizajnit të tiganëve dhe nuk ndikon në performancën apo sigurinë e vatrës.

KORREKTESHARP KH-6I19BS00 - UDHËZIME DHE KËSHILLA Enët e gatimit - 1

E GABUARSHARP KH-6I19BS00 - UDHËZIME DHE KËSHILLA Enët e gatimit - 2

E GABUARSHARP KH-6I19BS00 - UDHËZIME DHE KËSHILLA Enët e gatimit - 3

GABUARSHARP KH-6I19BS00 - UDHËZIME DHE KËSHILLA Enët e gatimit - 4

Kursim Energjie

- Zonat e gatimit me induksion përshtaten automatikisht me madhësinë e fun-

dit të enëve të gatimit deri në një kufi të caktuar. Megjithatë, pjesa magnetike e fundit të enëve të gatimit duhet të ketë një diametër minimal në varësi të madhësisë së zonës së gatimit.

  • Vendoseni enën e gatimit në zonën e gatimit para se ta ndizni atë. Nëse e ndizni para se të vendosni enën e gatimit, zona e gatimit nuk do të funksionojë dhe do të shfaqet në ekranin e kontrollit.
  • Përdorni një kapak për të reduktuar kohën e gatimit.
  • Kur lëngjet fillojnë të ziejnë, reduktoni rregullimin e temperaturës.
  • Minimizoni sasinë e lëngut ose yndyrës për të reduktuar kohët e gatimit.
  • Zgjidhni regjistrimin e duhur të temperaturës për aplikimet e gatimit.

Shembuj të aplikimeve të gatimit

Informacioni i dhënë në tabelën e mëposhtme është vetëm për udhëzim.

Regjistrime Përdorimi për
0Elementi fikur
1 3Njoftim delikat
4 - 5Zukatje e lehtë, njoftim i ngadaltë
6 - 7Ringrohje dhe zukatje e shpejtë
8Zierje, mpiksje dhe pjekje
9Nxehje maksimale
PFunksioni Boost

Këshilla për pastrim

· mos përdorni peceta gërryese,

pastrues gërryes, pastrues aerosol ose objekte të mprehta për të pastruar sipërfaqet e vatrës.

· Për të hequr ushqimin e djegur, thitheni atë me një leckë të lagur dhe lajeni me pastrues të lëngshëm. - Ju mund të përdorni një kruese për pastrimin e ushqimit apo mbetjeve. Ushqimet ngjitëse duhet të pastrohen menjëherë kur derdhen, para se xhami të ftohet. · Kini kujdes të mos gërryeni silikonin e vendosur në skajet e xhamit ndërsa jeni duke përdorur një kruese. - Kruesja ka një brisk, prandaj, ajo duhet të mbahet larg nga fëmijët. · Përdorni pastrues të veçantë për vatër qeramike, ndërkohë që ajo është e ngrohtë për tu prekur. Shpëlani dhe fshini me të thatë me një leckë të pastër apo peshqir letre.

INSTALIMI I PAJISJES

KUJDES:

Lidhja elektrike e kësaj pllake duhet të kryhet nga një personel i autorizuar i shërbimit ose nga një elektricist i kualifikuar, sipas udhëzimeve në këtë udhëzues dhe, në përputhje me rregulloret aktuale. Në rast të ndonjë dëmi që ndodh si rezultat i lidhjes apo instalimit të gabuar, garancia nuk do të jetë e vlefshme. * Kjo pajisje duhet të tokëzohet.

Siguria gjatë instalimit

  • Çdo sipërfaqe e varur duhet të jetë të paktën 65 cm mbi sobë.
  • Ventilatorët e zgjatur duhet të montohen në përputhje me udhëzimet e prodhuesit.
  • Muri në kontakt me pjesën e pasme të vatrës duhet të jetë bërë nga materiale rezistente ndaj zjarrit.

· Gjatësia e kabllos të energjisë nuk duhet të tejkalojë 2 metra.

Montimi i një pllake në një sipërfaqe pune

- Vatra mund të futet në çdo platformë pune me kusht që ajo të jetë rezistente ndaj nxehtësisë deri në të paktën 90°C.

·Krijo një hapje me dimensionet e treguara në foton më poshtë dhe në faqen tjetër.

- Vatrat me induksion mund të vendosen në platforma deri 25 deri 40 mm të trasha.

SHARP KH-6I19BS00 - Montimi i një pllake në një sipërfaqe pune - 1

Aplikoni shiritin e njëanshëm vetëngjitës përgjatë gjithë cepit të ulët të sipërfaqes së gatimit përgjatë cepit të jashtëm të panelit të xhamit qeramik. Mos e tërhiqni për ta zgjatur.

Vidhos 4 kapset fiksuese të platformës së punës në muret anësore të produktit.

Min. 10 mm Min. 10 mm Min. 35 mm Min. 5 mm

Realizimi i një lidhje elektrike

Përpara se të bëni një lidhje, kontrolloni që:

Tensioni i rrymës elektrike është i njëjtë me atë të kuotuar në pllakën e cila ndodhet në pjesën e pasme të vatrës tuaj.

Qarku mund të mbështesë ngarkesën e pajisjes (shih pllakën e specifikimeve).

Furnizimi me energji elektrike ka tokëzim, që është në përputhje me dispozitat e rregullave të tanishme dhe është në gjendje të mirë pune.

Kutia e siguresës duhet të jetë lehtësisht e arritshme pasi vatra të jetë instaluar.

Nëse nuk ka qark të dedikuar për pllakën dhe çelës sigurie, ato duhet të instalohen nga një elektricist i kualifikuar përpara se të lidhet vatra.

Një kabllo i miratuar i përshtatshëm duhet të jetë i lidhur nga Njësia e Konsumatorit (kutia kryesore e siguresave) dhe të jetë i mbrojtur nga vetë siguresat 50 amp ose Micro Circuit Breaker (MCB). Elektricisti duhet të sigurojë një ndërfutje të gjithë çelsave dhe poleve, i cili çaktivizon dy linja (direkte) dhe përçuesit neutral me një ndërprerës kontakti prej të paktën 3,0 mm.

Çelësi i ndërfutur duhet të montohet në murin e kuzhinës, mbi sipërfaqen e punës dhe në anën e vatrës, jo mbi të, në përputhje me rregulloret IEE. Lidheni çelësin e ndërfutur me një kuti kryqëzimi, e cila duhet të montohet në

SHARP KH-6I19BS00 - Realizimi i një lidhje elektrike - 1

mur rreth 61 cm (24 inç) mbi nivelin e dyshemesë dhe prapa vatrës. Vetëm atëherë mund të lidhet kablloja e furnizimit me energji elektrike e vatrës. Lidhni një fund në kutinë kryq dhe lidhni fundin tjetër në furnizuesin me rrymë të vatrës, e cila është e vendosur në pjesën e pasme të vatrës. Hiqni kapakun e kutisë lidhëse të energjisë dhe instaloni kabllon, në përputhje me diagramin e lidhjeve.

Furnizuesi me energji i furrës duhet të pozicionohet larg nga burimet direkte të ngrohjes. Nuk duhet të jetë afër temperaturave më tepër se 50°C mbi temperaturën e ambientit.

Kjo pajisje përputhet me direktivat në vijim të BE-së:

- 2006/95/EC Direktiva e voltazhit të ulët - 2004/108/EC Direktiva EMC - 93/68/EEC Direktiva CE shenjuese

Lidhja e furnizimit kabllor mund të jetë e ndryshme sipas llojit të kutisë së terminalit.

Për pllakat qeramike të integruara me komanda me prekje, kabllo duhet të jetë H05VV-F 3X2,5 mm² 60227 IEC 53 ••. Ju do të gjeni diagramin e lidhjeve në anën e pasme të pajisjes tuaj.

KODET E DEFEKTEVE

Nëse ka ndonjë gabim, kodi i gabimit do të shfaqet në ekranet e vatrave.

E1: Ventilatori ftohës jo aktiv, kontakto agjentët e shërbimit të autorizuar.

E3: Kablloja furnizuese është më e ulët se vlerat e specifikuara, fikni sobën duke prekur 📋, prisni derisa të zhduket "H" për të gjitha zonat, ndizni sobën duke prekur 📋 dhe vazhdoni ta përdorni. Nëse shfaqet i njëjti defekt sërish, kontakto agjentët e shërbimit të autorizuar.

E4: Frekuenca furnizuese është më e ulët se vlerat e specifikuara, fikni sobën duke prekur 📋, prisni derisa të

zhduket "H" për të gjitha zonat, ndizni sobën duke prekur 🏠 dhe vazhdoni ta përdorni. Nëse shfaqet i njëjti defekt sërish, hiqeni nga priza fikur/ndezur dhe ndizeni sobën duke prekur 🏠 vazhdoni ta përdorni. Nëse shfaqet i njëjti defekt sërish, kontakto agjentët e shërbimit të autorizuar.

E5: Temperatura brenda furrës është tepër e lartë, fikni sobën duke prekur dhe lini vatrat të ftohen.

E6: Gabim komunikimi midis kontrollit me prekje dhe vatrave, kontaktoni agjentët e autorizuar.

E7: Sensori i temperaturës është jo aktiv, kontakto agjentët e shërbimit të autorizuar.

E8: Sensori i temperaturës së ftohësit është jo aktiv, kontakto agjentët e shërbimit të autorizuar.

E9 Gabim në kalibrim, kontakto agjentët e shërbimit të autorizuar.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SHARP

Modeli : KH-6I19BS00

Kategori : Sobë