VOX

MC7002 - Pajisje kuzhine VOX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas MC7002 VOX në format PDF.

📄 118 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice VOX MC7002 - page 109
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth MC7002 VOX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Pajisje kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj MC7002 - VOX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. MC7002 e markës VOX.

MANUAL I PËRDORUESIT MC7002 VOX

Modeli:MC-7002
Tensioni/Frekuenca:AC220-240V 50/60Hz
Fuqia:300W
Vëllimi1L
Shpejtësia1 shpejtësi

VOX MC7002 - 1

  1. Butoni
  2. Kabillo e rrymës
  3. Njësia motorike
  4. Kapaku
  5. Unaza mbyllëse
  6. Prerësja anësore
  7. Prerësja kryesore
  8. Boshti
  9. SS mbyllësja
  10. Unaza mbyllëse e kapakut
  11. Ena
  12. SS mbyllësja
  13. SS Vidha
  14. Baza kundër rrëshqitjes

VOX MC7002 - 2

NumriPjesaFunksioni
1ButoniPër kontrollin on/off
2Njësia motorikeNjësia kryesore, burimi me furnizim të energjisë elektrike
3KapakuMbrojtja gjatë punës
4Thika anësorePërgatitja e ushqimit në formë të puresë dhe përbërjes për mbushje (perime, pemë, mish), bashkohet me prerësin kryesor, enën dhe kapakun.
5Prerësja kryesorePërgatitja e ushqimit në formë të puresë dhe përbërjes për mbushje (perime, pemë dhe mish), bashkohet me prerësin anësor, enën dhe kapakun.
6EnaServirja e ushqimit
7Baza kundër rrëshqitjesKundër rrëshqitjes, duhet të bashkohet me pajisjen gjatë punës, mund të ndahet për shkak të pastrimit.

Përparësitë e mini grirëses tuaj

1) Dizajni në formë të shkronjës S jep rezultate të shkëlqyeshme të grirjes.
2) Mikro ndërprerësi mundëson kontroll të lehtë të nivelit të punës së pajisjes.
3) Mbrojtja nga tejngrohja e motorit, i mirë për përdorim të sigurtë
4) Ena e xhamit, e shëndetshme dhe pastrim i lehtë.

5) Pjesë të ndashme, e lehtë për pastrim.
6) Ndërrimi i shpejtësive, punë e lehtë, nivel i ulët i zhurmës dhe grirje e forte

- PËRDORIMI I PAJISJES

Para përdorimit ju lusim që të pastroni të gjitha pjesët të cilat mund të vijnë në kontakt me ushqimin.

  1. Nxirni mini grirësen dhe shtojcat, përdorni mjet për pastrim dhe ujë që të pastroni kapakun, prerësin kryesor/anësor, enën. Përdorni leckë të lagur që të pastroni njësinë motorike.
  2. Vendosni bazë kundër rrëshqitjes në sipërfaqe të rrafshët, pastaj shtoni enën në të. Shmangni mundësinë gë ena të godasë qjësendet tjera dhe ruane largë nga fëmijët.
  3. Bashkimi i pjesëve

a) Vendosni enën e qirësit në bazë kundër rrëshqitjes. (Foto 1)

VOX MC7002 - - PËRDORIMI I PAJISJES - 1

b) Përforconi prerësin kryesor/anësor në bosht, pastaj vendosni ushqimin. (Fig 2)

VOX MC7002 - - PËRDORIMI I PAJISJES - 2

text_image Fig 2

c) Pas vendosjes së ushqimit, vendosni kapakun si në foton Fig 3.

VOX MC7002 - - PËRDORIMI I PAJISJES - 3

text_image Fig 3

d) Vendosni njësinë motorike në kapakun e girësit, duhet të bashkohet me hapësirën në mes dhe me mbajtësen e prerësve.(Fig 4)
VOX MC7002 - - PËRDORIMI I PAJISJES - 4

e) Pasi që të keni bashkuar pajisjen mirë, futni kabllin në prizë dhe shtypni butonin, pajisja do të fillojë të punojë. Kur të largoni gishtin nga ndërprerësi, pajisja do të ndalojë së punuari.

f) Si të montoni/çmontoni prerësin kryesor/anësor.

Mënyra e montimit: Vendosni prerësin anësor në prerësin kryesor (foto 1 dhe 2), dhe sillni prerësin anësor në drejtim të kundërt me treguesit e orës (Foto 3)

Metoda e çmontimit: Largoni mbrojtësin e prerësve në drejtim të akrepave të orës nga prerësit kryesor.

VOX MC7002 - - PËRDORIMI I PAJISJES - 5

  1. Ekzistojnë 2 linja kundër-rrëshqitëse në prerësin kryesor/anësor. Nëse linjat nuk harmonizohen mirë kjo do të thotë se nuk keni vendosur mirë prerësit kryesor/anësor.
  2. Nëse nuk keni bashkuar mirë prerësin anësor para përdorimit, prerësi anësor mund të dobësohet dhe të prekë enën ose kapakun dhe të lëndojë shfrytëzuesin. Ju lutemi që të përdorni prerësit me kujdes.
  3. Në njësinë kryesore gjendet mbyllësja e sigurisë. Gjatë punës, ju lutemi që të vendosni pajisjen në sipërfaqe të rrafshët dhe të shtypni butonin gjatë që të fillojë punë, në të kundërtën pajisja nuk mund të aktivizohet.

VOX MC7002 - - PËRDORIMI I PAJISJES - 6

  1. Mënyra e përgatitjes së ushqimit të mishit: mund të zgjidhni një ose shtresë të dyfishtë të prerësit për mini grirësen tuaj. Pasi që të keni vendosur prerësin në fund të enës, keni ndarë muskulin, ashtin

ose lëkurën nga mishi para përpunimit në grirëse, preni mishin në copëza me madhësi 1-2 cm dhe vendosni në enë. Sasia e mishit nuk guxon të tejkalojë kufirin e lejuar në shkallën e enës e cila i përgjigjet llojit të caktuar të mishit.

Mënyra e përgatitjes së pemëve dhe perimeve: mund të zgjidhni të dyja prerëset, pasi të vendosni prerësin anësor ose kryesor në fund të enës, preni ushqimin në rripa ose në copa, gjerësia e rripave reth 1-2 cm, gjatësia jo më shumë se 5-10 cm. Copëzat e ushqimit preni jo më shumë se 2-3 cm. Sasia e ushqimit për përpunim nuk duhet të tejkalojë më shumë se 4/5 e vëllimit të enës, vendosni kapakun ashtu që tërësisht t'i përgjigjet skajit të enës.

  1. Kyqeni aparatin në rrymë, shtypni butonin për funksion të ngadalshëm të pajisjes dhe filloni me përpunimin e ushqimit. Mos lejoni që pajisja të punojë më gjatë se 30 sekonda në kontinuitet

  2. Kjo pajisje ka vetëm një nivel.

  3. Pas përpunimit, hiqeni pajisjen nga rryma. Pasi që prerësi të ndalojë së punuari, hiqeni njësinë kryesore me motor dhe hiqeni kapakun, largoni prerësin për përpunim dhe nxirrni ushqimin me anë të shpatullës ose shkopit.

  4. Nëse ushqimi ngjitet për ene, ju lusim që të shkyqni butonin dhe të hiqni pajisjen nga rryma, përdorni shpatullën ose shkopin e drurit për të lëshuar ushqimin në fund të enës, pastaj vazhdoni me përpunimin e ushqimit.

  5. Nëse në afat prej 30 sekondave nuk keni arritur efektin e dëshiruar, ju lutemi që të ndaloni punën dhe të pritni 2 minuta, pastaj përsëri filloni përpunimin e ushqimit, në këtë mënyrë e zgjatni kohën e përdorimit të pajisjes tuaj.

Tabela e përpunimit të ushqimit

PërbërësiSasia e rekomanduarPërbërësiKuantiteti I rekomanduar
Karrota300gMish derri (20mm katorrë)300g
Patate, rrepa200gMish viçi (20mm katorrë)300g
Pemë300g
Kikirika, arra300g

- UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË

** Lexoni të gjitha udhëzimet para përdorimit.
** Ju lutemi që të studioni mirë këtë pjesë dhe të përdorni këtë pajisje në mënyrë të drejtë. Këto udhëzime japin sqarime rreth lëndimeve dhe fatkeqësive që mund të ndodhin.

  1. Pajisja punon me tension deri në AC220V-50Hz.
  2. Sigurohuni që pajisja të jetë e hequr nga rryma para montimit/çmontimit ose rregullimit të pajisjes.
  3. Nëse kablli i rrymës është i dëmtuar, ktheni pajisjen për të shmangur lëndimet.
  4. Grirësja nuk do të punojë nëse nuk është montuar në mënyrë të drejtë.
  5. Mos e ndani ose rregulloni pajisjen te serviseri i pakualifikuar, për të shmangur rreziqet.
  6. Mos e përdorni pajisjen për çfarëdo qëllimi tjetër, përveç atij që është dhënë në këtë udhëzim.
  7. Mos e vëni pajisjen në funksion nëse ena është e zbrazur ose e stërmbushur.
  8. Ju lutemi që të mos e ngrohni pajisjen në mikrovalorë dhe as mos e ftohni në frigorifer, për të shmangur pëlcitjen e pajisjes.

  9. Ju lutemi të mos e përdorni pajisjen për bluarjen e ushqimit të fortë, si soja, orizi dhe mishi i ngrirë si dhe ushqim tepër të lëngshëm.

  10. Ju lutemi që të mos e prekni pjesën me prerës ose motor gjatë kohës së punës së pajisjes, për të shmangur lëndimin e mundshëm ose dëmtimin e pajisjes.
  11. Mos lejoni që pajisja të punojë më gjatë se 30 sekonda në kontinuitet, pas 30 sekondave pritni që të ftohet 2 minuta para përdorimit të sërishëm.
  12. Shkyqni pajisjen nga rryma, para se ta hapni. Mos e hapni grirësen para se motori dhe prerëset të ndalojnë tërësisht.
  13. Nëse pajisja ndalon së punuari gjatë punës së zakonshme, kjo mund të jetë për shkak të tejngrohjes së motorit. Ju lutemi që të shkyqni butonin dhe pajisjen nga rryma, dhe e lini reth 20-30 minuta që të ftohet para përdorimit të sërishëm.
  14. Ena e girësit, prerëset dhe kapaku mund të durojnë temperaturën e ujit të ngrohtë deri në 100° C për pastrim dhe sterilizim.
  15. Mos e zhytni motorin në ujë ose në ndonjë lëng tjetër, as mos e lani motorin.
  16. Ju lutemi MOS përdorni tel të çeliktë ose ndonjë mjet tjetër abraziv për pastrim për të shmangur gërvishtjen e pajisjes.
  17. Mos përdorni enëlarëse për pastrimin e pajisjes.
  18. Ruani pajisjen larg nga fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara. Fëmijët nuk guxojnë të përdorin pajisjen dhe as të luajnë me atë.
  19. Pajisja përdoret për përdorim personal dhe familjar. Nuk rekomandohet për përdorim komercial.

1. PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA

  1. Hiqeni pajisjen nga rryma para çmontimit të pjesëve ose pastrimit.
  2. Pastroni pjesën e jashtme të pajisjes, me leckë të lagur, mos e futni motorin në ujë.
  3. Lani pjesët e ndashme në ujë të ngrohtë me sapun dhe thani në ajër.
  4. Mos e lani asnjë pjesë të pajisjes në enëlarëse.
  5. Prerëset janë shumë të mprehta, ju lusim që të mos i pastroni direkt me dorë për të shmangur lëndimet. Përdorni ujë të pastër që t'i pastroni ashtu që të shihni tehun qartë.
  6. Ju lusim që të pastroni pjesët e grirëses para montimit të tyre të sërishëm.

• VÈREJTJE

VOX MC7002 - • VÈREJTJE - 1

Para përdorimit kontrolloni prizën. Sigurohuni që priza është në gjendje të rregullt për të shmangur goditjen nga rryma.

VOX MC7002 - • VÈREJTJE - 2

Ju lusim që të përdorni tension standard të rrymës dhe prizë prej 10A, mos përdorni prizë univerzale me pajisje të tjera.

VOX MC7002 - • VÈREJTJE - 3

text_image 220V~

VOX MC7002 - • VÈREJTJE - 4

Mos lejoni që kablli të varet nga skaji i tavolinës ose të prekë sipërfaqe të ngrohta.

VOX MC7002 - • VÈREJTJE - 5

Pajisja përdoret vetëm për përdorim në amvisëri. Mos e përdorni në ambient të hapur

VOX MC7002 - • VÈREJTJE - 6

VOX MC7002 - • VÈREJTJE - 7

VOX MC7002 - • VÈREJTJE - 8

Mos e futni pajisjen në ujë ose ndonjë lëng tjetër. Mos e prekni me duar të lagura që të shmangni rrjedhjen ose fatkeqësinë me rrymë.VOX MC7002 - • VÈREJTJE - 9Nëse kablli është i dëmtuar, mos e përdorni për të shmangur lëndimet.VOX MC7002 - • VÈREJTJE - 10
Mos e montoni pajisjen përsëri. Mos ndani ose mos rregulloni aparatin vetë ose nga personat e pakualifikuar, për të shmangur zjarrin, goditjen e rrymës ose lëndiminVOX MC7002 - • VÈREJTJE - 11Mbani pajisjen larg nga fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara.VOX MC7002 - • VÈREJTJE - 12
Mos prekni prerëset për të shmangur lëndimet.VOX MC7002 - • VÈREJTJE - 13 VOX MC7002 - • VÈREJTJE - 14Mos e lini pajisjen të punojë më gse 30 sekonda në kontinuitetVOX MC7002 - • VÈREJTJE - 15

● ANALIZA E PROBLEMEVE TË MUNDSHME

ProblemiShkakuZgjidhja e mundshme
Pajisja nuk punon pas kyqjes.Kapaku nuk është i mbyllur mirë.Kontrolloni kapakun dhe mbylleni mirë.
Vjen erë e çuditshme nga motori.Është normale për motorin e ri.Nëse keni përdorur pajisjen disa herë, kurse era ndjehet edhe më tutje, ju lutemi që pajisjen ta ktheni në qendrën e servisimit.
Pajisja ndalon së punuari gjatë funksionit normal.1. Tensioni është shumë i dobët.2. Mbrojtja e motorit nga tejngrohja.1. Kontrolloni nëse tensioni është shumë i ulët.2. Lini pajisjen të pushojë për 20-30 minuta.
Prerësit kanë ngecur.Ushqimi ka ngecur prerësit.Shkyqni butonin, hiqeni nga rryma, nxirrni ushqimin dhe priteni në pjesë më të vogla.
Zhurmë shumë e madhe ose shok1. Njësia me prerës nuk është vendosur mirë.2. Sipërfaqja nuk është vendosur në bazë të butë.3. Tensioni është shumë i lartë4. Shumë ushqim.1.Nxirrni ushqimin dhe vendoseni mirë njësinë me prerës.2. Vendosni pajisjen në sipërfaqe të butë.3.Kontrolloni nëse tensioni është shumë i lartë.4.Shkyqeni ndërprerësin, hiqeni nga rryma, nxirrni ushqimin e tepruar.

Vërejtje: Nëse edhe më tutje nuk ia arrini të sqaroni problemet pas zgjidhjeve të dhëna më lartë, ju lusim që të kontaktoni qendrën e shërbimit ose shitësin. Ndalohet ndarja e pjesëve nga ana e personave të pakualifikuar.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : VOX

Modeli : MC7002

Kategori : Pajisje kuzhine