RT47CG6726B1 - Frigorifer SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas RT47CG6726B1 SAMSUNG në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth RT47CG6726B1 SAMSUNG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj RT47CG6726B1 - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. RT47CG6726B1 e markës SAMSUNG.
MANUAL I PËRDORUESIT RT47CG6726B1 SAMSUNG
Manuali i përdorimit
Pajisje kolonë

Masat paraprake dhe simbolet e rëndësishme të sigurisë 6
Shenja të rënda paralajmërimi për transportin dhe vendin 7
Paralajmërime shumë të rëndësishme për montimin 7
Kujdesi gjatë montimit 11
Paralajmërime shumë të rëndësishme për përdorimin 12
Kujdes gjatë përdorimit 17
Kujdes gjatë pastrimit 19
Paralajmërime shumë të rëndësishme për hedhjen 21
Këshilla të tjera për përdorimin e duhur 23
Këshilla për kursimin e energjisë 24
Kjo pajisje është synuar për t'u përdorur në përdorime shtëpie dhe përdorime të ngjashme si 25
Udhëzimet për pajisjet e përdorura elektrike dhe elektronike 26
Instalimi 27
Frigoriferi në një vështrim 27
SmartThings (vetëm modelet përkatëse) 38
Manovrimi dhe kujdesi 46
Pastrimi 48
Ndërrimi 49
Zgjidhja e problemeve 50
Të përgjithshme 50
Dëgjoni tinguj jonormalë nga frigoriferi? 52
SmartThings (vetëm modelet përkatëse) 54
Shtojcë 55
Udhëzimet e sigurisë 55
Udhëzimet e instalimit 55
Udhëzimet për temperaturat 56
Informacion për modelin dhe porositjen e pjesëve rezervë 59
- Para se të përdorni frigoriferin tuaj të ri Samsung, lexoni plotësisht këtë manual për t'u siguruar që të dini si të përdorni veçoritë dhe funksionet që ofron pajisja juaj me efikasitet dhe në mënyrë të sigurt.
- Kjo pajisje nuk është projektuar për t'u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjeshmërie ose mendore, apo ata që nuk kanë përvojë dhe njohuri, përveçse nëse janë të monitoruar ose janë të udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
- Kjo aparaturë mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të pakësuara fizike, të ndjesisë ose mendore ose mungesë të përvojës dhe njohurisë nëse u është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që përfshihen.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me aparaturën. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet bërë nga fëmijë pa mbikëqyrje. - Paralajmërimet dhe Informacionet e Rëndësishme të Sigurisë në këtë manual nuk mbulojnë të gjithë kushtet dhe situatat e mundshme që mund të ndodhin.
Ešhtë përgjegjësia juaj që të përdorni gjykim të shëndoshë, të tregoni vëmendje dhe kujdes kur instaloni, mirëmbani dhe përdorni pajisjen tuaj.
Informacione sigurie
- Për shkak se udhëzimet e mëposhtme të përdorimit mbulojnë modele të ndryshme, karakteristikat e frigoriferit tuaj mund të ndryshojnë disi nga ato të përshkruara në këtë manual dhe jo të gjitha shenjat e paralajmërimit mund të jenë të zbatueshme. Nëse keni pyetje ose shqetësime, kontaktoni me qendrën më të afërt të shërbimit ose gjeni ndihmë dhe informacione në internet në www.samsung.com.
- R-600a ose R-134a përdoret si ftohës. Kontrolloni etiketën e kompresorit në pjesën e pasme të pajisjes ose etiketën e klasifikimit brenda frigoriferit për të parë cili ftohës është përdorur për frigoriferin tuaj. Kur ky produkt përmban gaz të ndezshëm (ftohës R-600a), kontaktoni me autoritetet lokale në lidhje me hedhjen e sigurt të produktit.
- Me qëllim që të shmanget krijimi i përzierjes të gazrave të djeshëm nëse ndodh një rrjedhje në qarkun ftohës, përmasa e dhomës në të cilën mund të vendoset pajisja varet nga sasia e ftohësit që përdoret.
- Asnjëherë mos e ndizni pajisjen nëse ka shenja dëmtimi. Nëse nuk jeni të sigurt, konsultohuni me shitësin. Dhoma duhet të jetë e madhësisë 1 m³ për çdo 8 g ftohësi R-600a brenda pajisjes. Sasia e ftohësit në pajisjen tuaj të veçantë tregohet në pllakën e identifikimit brenda pajisjes.
- Rrjedhja e ftohësit nga tubat mund të ndizet ose të shkaktojë lëndime në sy. Kur ka rrjedhje të ftohësit nga tubi, shmangni flakët e hapura dhe largoni çdo gjë të djegshme nga produkti dhe ajroseni menjëherë dhomën. - Në të kundërt mund të shkaktohet zjarr ose shpërthim.
- Kryerja e shërbimeve për këtë pajisje paraqet rrezik për këdo tjetër përveç personit të autorizuar të shërbimit.
Shqip4
- Mos ruani substanca shpërthyese, si kuti aerosoli me gaz të djegshëm, në këtë pajisje.
-
Për të shmangur ndotjen e ushqimeve, respektoni udhëzimet e mëposhtme:
-
Hapja e derës për periudha të gjata mund të shkaktojë një rritje të konsiderueshme të temperaturës në ndarjet e pajisjes.
- Pastroni rregullisht sipërfaqet që janë në kontakt me ushqimin dhe sistemet e arritshme të kullimit.
- Pastroni depozitat e ujit nëse nuk janë përdorur për 48 orë; shpëlani sistemin e ujit të lidhur me furnizimin me ujë nëse uji nuk është derdhur për 5 ditë.
- Vendosni mishin dhe peshkun e pa gatuar në enë të përshtatshme në frigorifer në mënyrë që të mos ketë kontakt apo të pikojë mbi ushqimet e tjera.
- Ndarjet me dy yje për ushqimet e ngrira janë të përshtatshme për të ruajtur ushqimet para ngrirjes, për të ruajtur apo bërë akullore dhe kuba akulli.
- Ndarjet me një, dy dhe tre yje nuk janë të përshtatshme për ngrirjen e ushqimeve të freskëta.
- Nëse pajisja frigoriferike lihet bosh për periudha të gjata, fikeni, shkrijeni, pastrojeni, thajeni dhe lëreni derën hapur për të shmangur krijimin e mykut brenda pajisjes.

PARALAJMËRIM; Rrezik zjarri/materiale të ndezshme
Informacione sigurie
Masat paraprake dhe simbolet e rëndësishme të sigurisë
Ndiqni të gjitha udhëzimet e sigurisë në këtë manual. Manuali përdor simbolet e mëposhtme të sigurisë.
PARALAJMĚRIM
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të rëndë të personit, dëmtim të pasurisë dhe/ose vdekje.
! KUJDES
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të rëndë të personit dhe/ose dëmtim të pasurisë.
SHËNIM
Informacion i dobishëm që i ndihmon përdoruesit të kuptojë dhe të përfitojnë nga frigoriferi.
Këto shenja paralajmërimi janë këtu për të parandaluar lëndimet ndaj jush dhe të tjerëve.
Ju lutemi ndiqni me kujdes.
Pasi të keni lexuar këtë pjesë, mbajeni në një vend të sigurt për referencë në të ardhmen.
Shqip6
Shenja të rënda paralajmërimi për transportin dhe vendin

PARALAJMËRIM
- Kur transportoni dhe instaloni pajisjen, duhet të tregoni kujdes për t'u siguruar që të mos dëmtohet asnjë pjesë e qarkut të frigoriferit.
- Rrjedhja e ftohësit nga tubi i punimit mund të ndizet ose të shkaktojë lëndime në sy. Nëse zbulohet një rrjedhje, shmangni flakët e hapura ose burimet e mundshme të ndezjes dhe ajrosni dhomën në të cilën është pajisja për disa minuta.
- Kjo pajisje përmban një sasi të vogël ftohësi izobutan (R-600a), një gaz natyror me përputhshmëri të lartë mjedisore, që është gjithsesi i djegshëm. Kur transportoni dhe instaloni pajisjen, duhet të tregoni kujdes për t'u siguruar që të mos dëmtohet asnjë pjesë e qarkut të frigoriferit.
Paralajmërime shumë të rëndësishme për montimin

PARALAJMËRIM
- Mos e instaloni frigoriferin në një vend me lagështi ose aty ku mund të bjerë në kontakt me ujin.
- Prishja e izolimit të pjesëve elektrike mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
- Mos e vendosni këtë frigorifer nën dritën direkte të diellit ose ta ekspozoni ndaj nxehtësisë së sobave, ngrohëseve të dhomës ose pajisjeve të tjera.
Informacione sigurie
- Mos vendosni në prizë disa pajisje në të njëjtin zgjatues me shumë priza. Frigoriferi duhet të vendoset gjithmonë në prizën e vet individuale, e cila ka një normë voltazhi që përputhet me voltazhin e renditur në etiketën e specifikimeve të frigoriferit.
- Kjo siguron performancën më të mirë dhe parandalon gjithashtu mbingarkesën e qarqeve elektrike në shtëpi, të cilat mund të shkaktojnë rrezik zjarri nga mbi nxehja e kabllove.
- Nëse priza në mur është e lirë, mos e vendosni prizën e korrentit.
- Ekziston rreziku i goditjeve elektrike ose zjarrit.
- Mos përdorni një kabllo që ka dëmtime, çarjeje ose gërryerje, në gjatësinë e tij ose në fund.
- Mos e përkulni shumë kordonin elektrik apo të vendosni artikuj të rëndë mbi të.
- Mos e tërhiqni ose përkulni fort kabullin e korrentit.
- Mos e përdridhni ose lidhni kordonin elektrik.
- Mos e lidhni kordonin elektrik mbi një objekt metalik, të vendosni objekt të rëndë mbi kordonin elektrik, ta futni kordonin elektrik midis objekteve ose të shtyni kordonin elektrik në hapësirën prapa pajisjes.
- Kur lëvizni frigoriferin, bëni kujdes të mos e rrotulloni ose të dëmtoni kordonin elektrik.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
- Mos e hiqni asnjëherë frigoriferin nga priza duke tërhequr kordonin elektrik. Kapni gjithmonë fort spinën dhe tërhiqeni drejt nga priza.
- Dëmtimi i kordonit mund të shkaktojë një qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike të përdoruesit.
Shqip8
- Mos ruani substanca shpërthyese, si kuti aerosoli me gaz të djegshëm, në këtë pajisje.
- Mos e montoni këtë pajisje afër një ngrohëseje ose materiali të djegshëm.
- Mos e instaloni këtë pajisje në një vend ku mund të rrjedhë gazi.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
- Ky frigorifer duhet të vendoset dhe të montohet në mënyrën e duhur në përputhje me udhëzimet në këtë manualin para se të përdoret.
- Lidheni prizën elektrike në pozicionin e duhur me kabllon e varur poshtë.
- Nëse e lidhni prizën elektrike mbrapsht, kabilloja mund të pritet dhe të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
- Sigurohuni që spina elektrike të mos shtypet ose dëmtohet nga pjesa e pasme e frigoriferit.
- Mbajini materialet e paketimit larg arritjes të fëmijëve.
- Ekziston rreziku i vdekjes nga mbytja në rast se një fëmijë i vendos materialet e paketimit në kokë.
- Pajisja duhet të vendoset në një pozicion që spina të jetë e lehtë të kapet pas instalimit.
- Mos bërja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr për shkak të korrentit.
- Mos e instaloni këtë pajisje në një vend të lagsht, me vaj ose me pluhur, në një vend të ekspozuar nga drita direkte e diellit dhe uji (pikat e shiut).
- Prishja e izolimit të pjesëve elektrike mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Informacione sigurie
- Nëse në frigorifer ka pluhur ose ujë, hiqeni spinën e korrentit dhe kontaktoni me qendrën e shërbimit të Samsung Electronics.
- Përndryshe ekziston rreziku i zjarrit.
- Mos hipni mbi pajisje ose mos vendosni objekte (si për shembull rroba, qirinj të ndezur, cigare të ndezura, enë, lëndë kimike, objekte metalike, etj.) mbi pajisje.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndime.
- Duhet të hiqni të gjitha plastikat mbrojtëse para se ta vendosni produktin për herë të parë në prizë.
- Fëmijët duhet të monitorohen për të siguruar që të mos luajnë me unazat kapëse që përdoren për rregullimin e derës ose me kapëset e tubit të ujit.
- Ekziston rreziku i vdekjes nga mbytja në rast se një fëmijë gëlltit një unazë kapëse ose kapësen e tubit të ujit. Mbajini unazat kapëse dhe kapëset e tubit të ujit larg fëmijëve.
- Frigoriferi duhet të ketë një tokëzim të sigurt.
- Sigurohuni gjithmonë që të keni realizuar tokëzimin e frigoriferit para se të përpiqeni të kontrolloni ose të riparoni ndonjë pjesë të pajisjes. Shkarkimet elektrike mund të shkaktojnë goditje elektrike serioze.
- Mos përdorni asnjëherë tuba gazi, linja telefoni ose shufra të tjera që mund të tërheqin rrufetë për tokëzimin elektrik.
- Duhet ta tokëzoni frigoriferin për të parandaluar çdo rrjedhjeje të rrymës ose goditje elektrike të shkaktuara nga rrjedhja e rrymës prej frigoriferit.
- Kjo mund të shkaktojë një goditje elektrike, zjarr, shpërthim ose probleme me produktin.
Shqip10
- Vendoseni fort spinën e korrentit në prizë. Mos përdorni një spinë elektrike të dëmtuar, një kordon elektrik të dëmtuar ose një prizë të liruar në mur.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
- Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ndërrojeni menjëherë nga prodhuesi ose agjentët e tij të shërbimit.
- Siguresa në frigorifer duhet të ndërrohet nga një teknik i kualifikuar ose kompani shërbimi.
- Nëse nuk veprohet kështu kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim personal.
- Gjatë pozicionimit të pajisjes, sigurohuni të mos shtypni apo dëmtoni kordonin elektrik.
- Mos vendosni shumë shumëprizësha apo ushqyes portativë në pjesën e pasme të pajisjes.
Kujdesi gjatë montimit

KUJDES
- Lejoni që të ketë një hapësirë të mjaftueshme rreth frigoriferit dhe montojeni atë në një sipërfaqe të sheshtë. - Mbajini të lira nga pengesat hapësirat e ventilimit në kasën e pajisjes ose në strukturën e montimit.
- Lëreni pajisjen të rrijë për 2 orë para se të futni ushqimet pas instalimit dhe ndezjes.
Informacione sigurie
- Ne rekomandojmë shumë që të merrni një teknik të kualifikuar ose një kompani shërbimi për montimin e frigoriferit.
- Nëse nuk veprohet kështu mund të ndodhin goditje elektrike, zjarr, shpërthime, probleme me produktin ose lëndime.
- Mbingarkesa në njërën derë mund ta rrëzojë frigoriferin duke shkaktuar dëmtime fizike.
Paralajmërime shumë të rëndësishme për përdorimin
! PARALAJMËRIM
- Mos e futni spinën elektrike në prizën në mur me duar të lagura.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
- Mos vendosni sende sipër pajisjes.
- Kur e hapni ose mbyllni derën, sendet mund të bien dhe të shkaktojnë lëndim të vetes tuaj dhe/ose dëmtime materiale.
- Mos i futni duart, këmbët ose objekte metalike (si p.sh. shkopinj, etj.) në fund ose prapa frigoriferit.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndime.
- Çdo majë e mprehtë mund të shkaktojë lëndime personale.
- Mos i prekni muret e brendshëm të ngrirësit ose produktet e vendosura në ngrirës me duar të lagura.
- Kjo mund të shkaktojë kafshim ngrirjeje.
- Mos vendosni një enë të mbushur me ujë në frigorifer.
- Nëse derdhen, ekziston rreziku i goditjeve elektrike.
Shqip12
- Mos i mbani objektet ose substancat e avullueshme ose të djegshme (benzinë, hollues, gaz propan, alkool, eter, gaz LPG dhe produkte të tjera të tilla etj.) në frigorifer.
- Ky frigorifer është vetëm për të ruajtur ushqim.
- Kjo mund të shkaktojë zjarr ose shpërthim.
- Fëmijët duhet të mbikëqyren për tu siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
- Mbajini gishtat larg vendeve ku mund të "pickoheni". Hapësirat midis dyerve dhe kabinetit janë mjaft të vogla. Bëni kujdes kur hapni dyert nëse fëmijët janë pranë jush.
- Mos i lini fëmijët të varen në derë ose koshat e derës. Mund të shkaktohen lëndime serioze.
- Mos i lini fëmijët të hyjnë brenda në frigorifer. Mund të bllokohen aty.
- Mos i futni duart në zonën poshtë nën pajisje.
- Çdo majë e mprehtë mund të shkaktojë lëndime personale.
- Mos ruani produkte farmaceutike, materiale shkencore ose produkte të ndjeshme ndaj temperaturës në frigorifer.
- Produktet që kërkojnë kontrolle të rrepta të temperaturës nuk duhet të vendosen në frigorifer.
- Mos vendosni ose përdorni pajisje elektrike brenda frigoriferit/ngrirësit, përveçse nëse janë të një lloji të rekomanduar nga prodhuesi.
- Nëse ndjeni aroma farmaceutike ose tym, hiqeni menjëherë spinën nga priza dhe kontaktoni me qendrën e shërbimit të Samsung Electronics.
Informacione sigurie
- Nëse në frigorifer ka pluhur ose ujë, hiqeni spinën e korrentit dhe kontaktoni me qendrën e shërbimit të Samsung Electronics.
- Përndryshe ekziston rreziku i zjarrit.
- Mos i lini fëmijët të shkelin mbi sirtar.
- Sirtari mund të thyhet dhe të bëjë që fëmijët të rrëshqasin.
- Mos i lini dyert e frigoriferit të hapura ndërsa frigoriferi nuk është në punë dhe mos i lini fëmijët të hyjnë brenda në frigorifer.
- Mos i lini bebet ose fëmijët që të shkojnë brenda në sirtar. - Kjo mund të shkaktojë vdekje nga mbytja prej bllokimit ose lëndim personal.
- Mos e mbushni frigoriferin më shumë seç duhet me ushqime.
- Kur hapni derën, sendet mund të bien dhe të shkaktojnë lëndim të vetes tuaj ose dëmtime materiale.
- Mos spërkatni materiale të avullueshme si insekticide mbi sipërfaqen e pajisjes.
- Përveçse janë të dëmshme për njerëzit, ato mund të shkaktojnë goditje elektrike, zjarr ose probleme me produktin.
- Mos përdorni ose vendosni substanca të ndjeshme ndaj temperaturës si për shembull spërkatësit e djegshëm, objekte të djegshme, akull, dioksid karboni të ngurtë, ilaçe ose lëndë kimike pranë ose brenda frigoriferit.
- Mos përdorni tharëse flokësh për të tharë pjesën e brendshme të frigoriferit. Mos vendosni një qiri të ndezur në frigorifer për të hequr erën e keqe.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Shqip14
- Mos hipni mbi pajisje ose mos vendosni objekte (si për shembull rroba, qirinj të ndezur, cigare të ndezura, enë, lëndë kimike, objekte metalike, etj.) mbi pajisje. Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndime. Mos vendosni një enë të mbushur me ujë mbi frigorifer.
- Nëse derdhen, ekziston rreziku i goditjeve elektrike.
- Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e ngrirjes, përveç atyre që rekomandohen nga prodhuesi.
- Mos e dëmtoni qarkun e ftohësit.
- Mos shikoni drejtpërdrejt te Ilamba LED UV për periudha të gjata kohe.
- Kjo mund të shkaktojë lodhje të syve për shkak të rrezeve ultravioletë.
- Mos e futni raftin e frigoriferit të kthyer përmbys. Bblokuesi i raftit nuk mund të funksionojë.
- Kjo mund të shkaktojë lëndime personale për shkak të rënies së raftit të xhamit.
- Nëse zbulohet rrjedhje gazi, shmangni flakët e hapura ose burimet e mundshme të ndezjes dhe ajrosni dhomën në të cilën është pajisja për disa minuta.
- Mos e prekni pajisjen ose kordonin elektrik.
- Mos përdorni ventilator ajrimi.
- Një shkëndijë mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr.
- Përdorni vetëm llambat LED të ofruara nga prodhuesi ose agjencitë e tij të shërbimit.
- Shishet duhet të vendosen pranë njëra tjetrës në mënyrë që të mos bien.
Informacione sigurie
- Ky produkt është bërë vetëm për ruajtjen e ushqimit në një ambient shtëpiak.
- Mos u mundoni ta riparoni, çmontoni ose modifikoni vetë frigoriferin.
- Modifikimet e paautorizuara mund të shkaktojnë probleme sigurie. Për të zhbërë një modifikim të paautorizuar, ne do t'ju tarifojmë koston e plotë për pjesët dhe për punën.
- Mos përdorni asnjë lloj sigurese (si për shembull bakër, tel çeliku, etj.) përveç siguresave standarde.
- Nëse frigoriferi duhet të riparohet ose montohet përsëri, kontaktoni me gendrën më të afërt të shërbimit.
- Nëse nuk veprohet kështu mund të ndodhin goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndime.
- Nëse Ilamba e brendshme ose e jashtme LED është djegur, kontaktoni me gendrën më të afërt të shërbimit.
- Nëse frigoriferi lëshon një aromë si të djegur ose tym, higeni menjëherë frigoriferin nga priza dhe kontaktoni me gendrën e shërbimit të Samsung Electronics.
- Nëse nuk veprohet kështu kjo mund të shkaktojë rrezik goditjesh elektrike ose zjarri.
- Hiqeni spinën elektrike nga priza para se të ndërroni llambat e frigoriferit.
- Nëse keni vështirësi me ndërrimin e dritës jo LED, kontaktoni me një qendër shërbimi të Samsung.
- Nëse produkti është i pajisur me Ilamba LED, mos i çmontoni vetë Kapakët e Ilambave dhe Ilambat LED.
- Kontaktoni me qendrën e shërbimit të Samsung.
- Vendoseni fort spinën e korrentit në prizë.
Shqip16
- Mos përdorni një spinë elektrike të dëmtuar, kordonë elektrikë të dëmtuar ose prizë muri të liruar.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Kujdes gjatë përdorimit
! KUJDES
- Mos i ngrini përsëri ushqimet e ngrira që kanë shkrirë plotësisht. Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese në ndarjen e ngrirësit. Mos vendosni shishe ose enë prej qelqi në ngrirës.
- Kur përmbajtja e tyre të ngrijë, qelqi mund të thyhet dhe të shkaktojë lëndim personal.
- Për të arritur performancën më të mirë nga produkti:
- Mos vendosni ushqime shumë afër me vrimat e ventilimit në pjesën e pasme të pajisjes, pasi kjo mund të pengojë qarkullimin e lirë të ajrit në ndarjen e frigoriferit.
- Mbështilleni ushqimin mirë ose vendoseni në enë të izoluara nga ajri para se t'i vendosni në frigorifer.
- Vini re numrin maksimal të herëve për ruajtjen e ushqimeve të ngrira dhe datat e tyre të skadimit.
- Mos vendosni gota, shishe ose pije të gazuara brenda në ngrirës.
- Ena mund të ngrijë dhe të çahet, dhe kjo mund të shkaktojë lëndime.

Informacione sigurie
- Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese në ndarjen e ngrirësit. Mos vendosni shishe ose enë prej qelqi në ngrirës.
- Kur përmbajtja e tyre të ngrijë, qelqi mund të thyhet dhe të shkaktojë lëndim personal dhe dëmtim të pronës.
• Garancia e shërbimit dhe modifikimi.
- Çdo ndryshim ose modifikim i kryer nga një palë e tretë mbi këtë pajisje të plotë nuk mbulohet nga shërbimi i garancisë së Samsung dhe Samsung nuk është përgjegjës për problemet e sigurisë që mund të shkaktohen nga modifikimet e palëve të treta.
- Mos i bblokoni vrimat e ajrimit brenda frigoriferit.
- Nëse vrimat e ajrimit bllokohen, sidomos me një qese plastike, frigoriferi mund të ftohet së tepërmi. Nëse periudha e ftohjes zgjat shumë, filtri i ujit mund të çahet dhe të shkaktojë rrjedhje të ujit.
- Fshijeni lagështinë e tepërt nga brenda dhe lërini dyert të hapura.
- Përndryshe mund të krijohet erë dhe lagshti.
- Nëse frigoriferi është shkëputur nga burimi i energjisë elektrike, duhet të prisni të paktën pesë minuta para se ta vendosni përsëri në prizë.
- Kur frigoriferi laget nga uji, hiqni spinën nga priza elektrike dhe kontaktoni me qendrën e shërbimit të Samsung Electronics.
- Mos goditni apo ushtroni forcë të madhe mbi një sipërfaqe xhami.
- Qelqi i thyer mund të shkaktojë dëmtim personal dhe/ose dëmtim të pronës.
- Tregoni kujdes që të mos kapni gishtat.
Shqip18
- Llambat në ngrirës dhe në frigorifer mund të fiken nëse dyert e ngrirësit dhe të frigoriferit lihen të hapura për 2 sekonda ose më shumë.
- Llambat do të ndizen përsëri kur dyert të mbyllen dhe të hapen sërish.
- Nëse frigoriferi është mbushur me ujë, sigurohuni që të kontaktoni me qendrën më të afërt të shërbimit.
- Ekziston rreziku i goditjeve elektrike ose zjarrit.
- Mos mbani vaj vegjetal në koshat e derës së frigoriferit. Vaji mund të mpikset, duke marrë shije të keqe dhe duke u bërë i vështirë në përdorim. Për më tej, ena e hapur mund të pikojë dhe vaji i pikuar mund të shkaktojë plasaritjen e koshit të derës. Pas hapjes së enës së vajit, është më mirë që ta mbani enën në një vend të freskët dhe me hije, si p.sh. në dollap ose në bute.
- Shembuj vaji vegjetal: vaji i ullirit, vaji i misrit, vaji i farave të rrushit etj.
Kujdes gjatë pastrimit
⚠️ KUJDES
- Mos spërkatni ujë direkt mbi sipërfaqen e brendshme ose të jashtme të frigoriferit.
- Ekziston rreziku i zjarrit ose goditjeve elektrike.
- Mos përdorni tharëse flokësh për të tharë pjesën e brendshme të frigoriferit.
- Mos vendosni qiri të ndezur në frigorifer për të hequr erën e kege.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Informacione sigurie
- Mos spärkatni produkte pastrimi direkt mbi ekran.
- Letrat e printuara mbi ekran mund të higen.
- Nëse ndonjë substancë e huaj si uji ka hyrë në pajisje, hiqeni spinën nga priza dhe kontaktoni me qendrën më të afërt të shërbimit.
- Nëse nuk veprohet kështu kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
- Përdorni një copë të pastër dhe të thatë për të hequr substancat e huaja ose pluhurin nga kunjat e spinës elektrike. Mos përdorni një copë të njomë ose të lagësht kur pastroni spinën.
- Përndryshe ekziston rreziku i zjarrit ose goditjeve elektrike.
- Mos e pastroni pajisjen duke spärkatur ujë drejtpërdrejt mbi të.
- Mos përdorni benzinë, hollues, Clorox ose klorur për ta pastruar.
- Ato mund të dëmtojnë sipërfaqen e pajisjes dhe mund të shkaktojnë zjarr.
- Para se ta pastroni dhe të kryeni procesin e mirëmbajtjes, higeni spinën e pajisjes nga priza në mur.
- Nëse nuk veprohet kështu kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
- Përdorni një sfungjer të pastër ose leckë të butë, në kombinim me detergjent mesatar në ujë të ngrohtë për të pastruar frigoriferin.
Shqip20
- Mos përdorni pastrues me veti gërryese ose të ashpra, si p.sh. spërkatës dritaresh, pastrues me fërkim, lëngje të djegshme, acid klorhidrik, parafinë, koncentrate, hollues apo pastrues me përmbajtje produktesh nafte në sipërfaqet e jashtme (dyer dhe kasë), pjesët plastike, konturet e dyerve dhe të brendshme, apo gomina.
- Këto mund të gërvishtin ose të dëmtojmë materialin.
- Mos i pastroni raftet ose kapakët e xhamit me ujë të ngrohtë nëse janë të ftohta. Raftet dhe kapakët e xhamit mund të thyhen nëse ekspozohen në ndryshime të befta të temperaturës ose nëse pësojnë goditje si p.sh. përplasje apo rënie.
Paralajmërime shumë të rëndësishme për hedhjen
⚠️ PARALAJMËRIM
- Hidheni materialin e paketimit nga ky produkt në një mënyrë të përshtatshme për mjedisin.
- Sigurohuni që asnjë nga tubat prapa frigoriferit të mos jetë dëmtuar para se ta hidhni atë.
- R-600a ose R-134a përdoret si ftohës. Kontrolloni etiketën e kompresorit në pjesën e pasme të pajisjes ose etiketën e klasifikimit brenda frigoriferit për të parë cili ftohës është përdorur për frigoriferin tuaj. Nëse ky frigorifer përmban gazra të djegshëm (ftohës R-600a), kontaktoni me autoritetet lokale në lidhje me hedhjen e sigurt të këtij produkti.
Informacione sigurie
- Kur ta hidhni këtë frigorifer, hiqni derën/izolimet e derës dhe shulin e derës në mënyrë që fëmijët ose kafshët e vogla të mos bllokohen brenda. Fëmijët duhet të mbikëqyren për tu siguruar që të mos luajnë me pajisjen. Nëse bllokohen brenda, fëmijët mund të lëndohen ose të mbyten duke shkaktuar vdekjen.
- Ciklopetani është përdorur në izolimin e pajisjes. Gazrat në materialin e izolimit kërkojnë një procedurë të veçantë për hedhjen. Ju lutemi kontaktoni me autoritetet lokale në lidhje me hedhjen e sigurt mjedisore të këtij produkti.
- Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg arritjes të fëmijëve pasi materialet e paketimit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët.
- Nëse një fëmijë vendos një qese mbi kokë, ai mund të mbytet.
- RREZIK: Rrezik bllokimi për fëmijët. Përpara se të hidhni frigoriferin ose ngrirësin tuaj të vjetër:
- Hiqni dyert.
- Lërini raftet në vend në mënyrë që fëmijët të mos futen lehtësisht brenda.
Shqip22
Këshilla të tjera për përdorimin e duhur
- Në raste të ndërprerjes të energjisë, telefononi në zyrën lokale të kompanisë së shërbimit të energjisë elektrike dhe pyesni sa do të zgjasë defekti.
- Shumica e ndërprerjeve të energjisë që rregullohen brenda një ose dy orësh nuk ndikojnë në temperaturat e frigoriferit tuaj. Sidoqoftë, duhet të minimizoni numrin e hapjeve të derës kur energjia është e fikur.
- Nëse ndërprerja zgjat më shumë se 24 orë, hiqini dhe hidhini të gjitha ushqimet e ngrira.
- Frigoriferi mund të mos funksionojë në mënyrë uniforme (përmbajtjet e ngrira mund të shkrijnë ose temperaturat mund të bëhen shumë të larta në ndarjen e ushqimeve të ngrira) nëse ai qëndron për një periudhë të gjatë në një vend ku temperaturat e ajrit të ambientit janë vazhdimisht nën temperaturat për të cilat është projektuar pajisja.
- Në rast të ushqimeve të veçanta, mbajtja e tyre në frigorifer mund të ndikojë keq te ruajtja e tyre për shkak të karakteristikave të tyre.
- Pajisja juaj nuk krijon akull, që do të thotë se nuk ka nevojë që ta shkrini manualisht pajisjen. Kjo do të kryhet automatikisht.
- Rritja e temperaturës gjatë shkrirjes përputhet me kërkesat e ISO-s. Nëse dëshironi të parandaloni një rritje të tepruar në temperaturën e ushqimeve të ngrira gjatë shkrirjes të pajisjes, mbështillini ushqimet e ngrira me disa shtresa gazetash.
- Mos i ngrini përsëri ushqimet e ngrira që kanë shkrirë plotësisht.
Shqip 23
Informacione sigurie
- Temperatura e pjesës/pjesëve ose ndarjes/ndarjeve që kanë simbolin me dy yje (**)öshtë pak më e lartë se ajo e ndarjes/ndarjeve të tjera të ngrirësit. Pjesa (pjesët) me dy yje ose ndarja (ndarjet) bazohet (bazohen) në udhëzimet dhe/ose gjendjen në momentin e dërgimit.
Këshilla për kursimin e energjisë
- Instaloni pajisjen në një dhomë të freskët, të thatë me ajrosjen e duhur. Sigurohuni që frigoriferi të mos jetë i ekspozuar nën dritën direkte të diellit dhe mos e vendosni asnjëherë pranë një burimi të drejtpërdrejtë nxehtësie (për shembull, radiator).
- Rekomandohet për efikasitet energjie që të mos bllokohet asnjë vrimë dhe grilë ajrimi.
- Lëreni ushqimin e ngrohtë që të ftohet para se ta vendosni në pajisje.
- Vendoseni ushqimin e ngrirë në frigorifer që të shkrijë. Mund të përdorni temperaturat e ulëta të produkteve të ngrira për të ftohur ushqimin në frigorifer.
- Mos e mbani derën e frigoriferit të hapur për shumë kohë kur vendosni ushqime ose kur i nxirrni ushqimet jashtë. Sa më e shkurtër koha e hapjes së derës, aq më pak akull do të formohet në ngrirës.
- Rekomandohet që frigoriferi të montohet me një hapësirë në anë dhe prapa. Kjo do të ulë konsumin e energjisë dhe do të mbajë më poshtë faturat tuaja të energjisë.
Shqip24
- Për përdorimin më të efektshëm të energjisë, ju lutemi mbajini të gjitha mjetet e brendshme si koshat, sirtarët, raftet në vendin e tyre siç janë dhënë nga prodhuesi.
Kjo pajisje është synuar për t'u përdorur në përdorime shtëpie dhe përdorime të ngjashme si
- hapësirat e stafeve të kuzhinës në dyqane, zyrä dhe ambiente të tjera pune;
- shtëpi ferme dhe nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi;
- ambiente të tipit për fjetje dhe ngrënie mëngjesi;
- furnizime ushqimi dhe aplikime të tjera jo shitëse.
Informacione sigurie
Udhëzimet për pajisjet e përdorura elektrike dhe elektronike

Hedhja e përshtatshme për këtë produkt (pajisje të përdorura elektrike dhe elektronike - WEEE)
(Të disponueshme në shtetet me sisteme të veçanta grumbullimi)
Ky shēnim mbi produkt, aksesor ose botim tregon që produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. karikues, kufje, kabllo USB) nuk duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e zakonshme shtëpiake kur të ketë mbaruar cikli i tyre i jetës. Për të parandaluar dëmtimet e mundshme në mjedis ose shëndetin e njeriut nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi vendosni këto artikuj veç nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato me përgjegjësi për të ndihmuar në ripërdorimin e burimeve materiale.
Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë shitësin ku blenë këtë produkt ose zyrën më të afërt geveritare për të dhëna se ku dhe si duhet t'i çojnë këto artikuj për riciklim të sigurt për mjedisin.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të shqyrtojnë rregullat dhe kushtet e kontratës të blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me mbeturinat e tjera tregtare për hedhje.
Për informacione lidhur me angazhimet mjedisore të Samsung dhe detyrimet rregullatore të produktit, p.sh. REACH, WEEE ose Bateritë, vizitoni faqen tonë të qëndrueshmërisë të disponueshme në adresën www.samsung.com.
(Vetëm për produktet e shitura në shtetet evropiane dhe në Mbretërinë e Bashkuar)
Shqip26
Instalimi
Ndigni me kujdes kéto udhëzime për të siguruar montimin e saktë të këtij frigoriferi dhe për të parandaluar aksidentet para përdorimit të tij.

PARALAJMËRIM
- Përdoreni frigoriferin vetëm për qëllimin për të cilin është prodhuar sïç përshkruhet në këtë manual.
- Çdo shërbim duhet të kryhet nga një teknik i kualifikuar.
- Hidhini materialet e paketimit të produktit në përputhje me rregulloret lokale.
Frigoriferi në një vështrim

SHËNIM
Imazhi aktual dhe pjesët e përfshira të frigoriferit mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe vendit.
Modeli i prodhuesit automatik të akullit Modeli i aparatit të ujit

text_image
01 02 05 03 04 07 10 11 12 13 08 09
text_image
05 03 06 08 07 10 12 13 09Instalimi
01 Prodhuesi automatik i akullit ***
03 Koshi i derës së ngrirësit
05 Paneli kryesor (Analog - Ngrirës) *
07 Paneli kryesor (Digjital - Frigoriferi) *
09 Koshi i derës së frigoriferit
11 Depozita e ujit për prodhuesin automatik të akullit ***
13 Sirtari i perimeve
* vetëm modelet përkatëse
** Vetëm modelet me aparat
*** vetëm modelet e prodhuesit automatik të akullit
02 Mbajtësja e akullit ***
04 Zona e freskisë optimale *
06 Depozita e ujit për aparatin **
08 Paneli kryesor (Analog - Frigoriferi) *
10 Tabaka mbajtëse për shumë produkte *
12 Filtri aktiv i freskisë *
Për të siguruar më shumë hapësirë për ruajtjen në ndarjen e ngrirësit
Hiqni një ose më shumë aksesorë opsionalë si, rafti (ose raftet), prodhuesin/prodhuesit e akullit me rrotullim, koshin/koshat e ruajtjes së akullit, mbajtësen/mbajtëset e akullit dhe mbështetëset përkatëse, të cilat mund të higen të gjitha në mënyrë manuale pa asnjë mjet tjetër.
- Këta aksesorë opsionalë nuk ndikojnë në performancën termike dhe mekanike.
- Vëllimi nominal i hapësirës së ngrirësit është ai në kushtet pa praninë e këtyre aksesorëve opsonalë.
- Për përdorim sa më të efektshëm të energjisë, sigurohuni që të gjitha raftet dhe sirtarët të jenë vendosur në pozicionin e tyre fillestar.
Treguesi i kufirit të ngarkesës (vetëm modelet përkatëse)

Frigoriferi ka një tregues të kufirit të ngarkesës në anën e djathtë sipër në ndarjen e ngrirësit.

KUJDES
- Mos vendosni ose ruani ushqime mbi treguesin e kufirit të ngarkesës. Në të kundërt, mund të ketë ndikim tek efikasiteti i energjisë.
Shqip28
HAPI 1 Zgjedhja e vendit
Kërkesat për vendin:
- Një sipërfaqe e qëndrueshme dhe e sheshtë, pa tapete ose mbulesa në dysheme që mund të bblokojnë ventilimin
• Larg nga drita e drejtpërdrejtë e diellit - Hapësirë e përshtatshme për hapjen dhe mbylljen e derës
• Larg nga një burim nxehtësie - Hapësirë për mirëmbajtjen dhe shërbimin
- Diapazoni i temperaturës: nga 10°C deri në 43°C
Instalimi
Hapësira e lirë
Shihni figurat dhe tabelën më poshtë për kërkesat e hapësirës për instalim.

text_image
A C B| Modeli RT31 | RT35 RT38 | ||
| Thellësia "A" 647 | 709 672 | ||
| Gjerësia "B" 600 | 600 700 | ||
| Lartësia "C" 1715 | 1715 17 | 15 |
(njësia: mm)
| Modeli RT42 | RT47 | |
| Thellësia "A" 672 | 717 | |
| Gjerësia "B" 700 | 700 | |
| Lartësia "C" 1785 | 1825 | |
(njësia: mm)

text_image
01 03 03 05 02 04| RT31 | RT35 | RT38 | |
| 01 | rekomandohet mbi 50 mm | ||
| 02 | 115° (Ngrirësi) / 115° (Frigoriferi) | ||
| 03 | Të pakten 50 mm | ||
| 04 | 850 | 850 1006 | |
| 05 | 1201 | 1263 | 1311 |
(njësia: mm)
| RT42 | RT47 | |
| 01 | rekomandohet mbi 50 mm | |
| 02 | 115° (Ngrirësi) / 115° (Frigoriferi) | |
| 03 | Të paktën 50 mm | |
| 04 | 1006 | 1006 |
| 05 | 1311 | 1356 |
(njësia: mm)
Shqip30-
HAPI 2 Hapësira (vetëm modelet përkatëse)

- Hapni derën dhe gjeni distancatorët e ofruar (x2).
- Hiqni dy distancatorët nga paketimi dhe vendosini në pjesën e pasme të frigoriferit si në figurë. Ata ndihmojnë në qarkullimin e ajrit në paretin e pasmë dhe në reduktimin e konsumit të energjise.
HAPI 3 Vendorsja mbi dysheme

- Sipërfaqja për instalimin e frigoriferit duhet të mbajë një frigorifer të mbushur plot ose afro 90 kg.
- Për të mbrojtur dyshemenë, vendosni një copë të madhe kartoni në secilën këmbë të frigoriferit.
- Kur frigoriferi të jetë në pozicionin e tij përfundimtar, mos e lëvizni atë nëse nuk është e domosdoshme, për të mbrojtur dyshemenë. Nëse duhet ta lëvizni, përdorni një letër ose një rrobë të trashë, si p.sh. tapeta të vjetër, përgjatë trajektores së lëvizjes.
Instalimi
HAPI 4 Rregullimi i këmbës niveluese
KUJDES
- Kur të jetë instaluar, frigoriferi duhet të nivelohet në dysheme të rrafshët dhe të qëndrueshme. Mos nivelimi i frigoriferit mund të shkaktojë dëmtime të frigoriferit ose lëndim fizik.
- Nivelimi duhet të kryhet me frigoriferin bosh. Sigurohuni që në brendësi të frigoriferit të mos ketë artikuj ushqimorë.
- Për arsye sigurie, rregullojeni anën e përparme pak më lart se ajo e pasme. Niveloni frigoriferin duke përdorur vidat e posaçme (niveluesit) te këmbët e përparme. Për të rrotulluar niveluesit, përdorni kaçavidë të sheshtë.

Niveloni frigoriferin duke rregulluar manualisht këmbën niveluese. Rrotulloni këmbën niveluese në drejtim orar për ta ulur pozicionin e saj ose rrotullojeni në drejtim kundërorar për ta ngritur. Për arsye sigurie, rregulloni anën e përparme pak më lart se ana e pasme.

Lërini këmbët 41 mm (A) nga dyshemeja sipas ilustrimit.
Shqip32-

HAPI 5 Cilësimet fillestare
Frigoriferi do të jetë plotësisht funksional duke kryer hapat e mëposhtëm.
- Futeni kordonin elektrik në prizën në mur për të ndezur frigoriferin.
- Hapni derën dhe kontrolloni nëse ndizet drita e brendshme.
- Caktoni temperaturën më të ftohtë dhe prisni për rreth një orë. Më pas, ngrirësi do të ftohet pak dhe motori do të punojë shtruar.
- Prisni derisa frigoriferi të arrijë temperaturën e caktuar. Tani frigoriferi është gati për t'u përdorur.
HAPI 6 Kontrolli përfundimtar
Pasi të keni përfunduar instalimin, konfirmoni që:
- Frigoriferi është i lidhur me një prizë elektrike dhe me tokëzim të përshtatshëm.
- Frigoriferi është instaluar në një sipërfaqe të sheshtë e të niveluar, me një hapësirë të pranueshme nga muri ose mobilia.
- Frigoriferi është në nivel dhe i mbështetur mirë në dysheme.
- Dera hapet dhe mbyllet lirshëm dhe drita e brendshme ndizet automatikisht kur hapni derën.
Përdorimet
Paneli kryesor
Frigoriferi - Digjital
03 Treguesi i lidhjes me rrjetin *
04 AI Energy Mode *
* vetëm modelet përkatëse
SHËNIM
Nëse e hapni shpesh derën ose nëse futni një sasi të madhe ushqimi në frigorifer, temperatura e tij mund të rritet. Nëse ndodh diçka e tillè, të gjithë dritat LED që shfaqin temperaturën do të pulsojnë derisa frigoriferi të rivendoset në cilësimet e specifikuara të temperaturës. Nëse pulsimi vazhdon për një kohë të gjatë, kontaktoni një gendër shërbimi lokale të "Samsung" për asistencë teknike.
- Ndërkohë që ekrani i temperaturës pulson, mund të dëgjoni një alarm. Për të ndaluar alarmin, prekni lehtë mbi cilindo buton në ekran.
- Nëse hapni derën ndërkohë që ekrani i temperaturës është duke pulsuar, drita e brendshme do të pulsojë për rreth një minutë.
01 Frigoriferi
| Fridge (Frigoriferi) | Shtypni Fridge (Frigoriferi) për të zgjedhur temperaturën e dëshiruar të frigoriferit.⚠ KUJDES• Mos e caktoni temperaturën e frigoriferit te më e ulêta në dimër dhe te më e larta në verë. Kjo mund të shkaktojë probleme me rendimentin e ftohjes. |
Shqip34
02 Ftohja me fuqi / Akulli aktiv/joaktiv (3 sek)
| Power Cool (Ftohja me fuqi) | Shtypni Power Cool (Ftohja me fuqi) për të aktivizuar ose çaktivizuar Ftohja me fuqi.Ftohja me fuqi përshpejton procesin e ftohjes me shpejtësinë maksimale të ventilatorit. Frigoriferi vazhdon të punojë me shpejtësi të plotë për disa orë dhe më pas kthehet në temperaturën e mëparshme.Kur Ftohja me fuqi aktivizohet, ikona Ftohja me fuqi (Andizet, dhe frigoriferi do të përshpejtojë procesin e ftohjes për ju.Për të ftohur tërësisht sasi të mëdha ushqimi, aktivizoni Ftohja me fuqi së paku 24 orë më parë.[IMAGE]SHËNIMPërdorimi i Ftohja me fuqi rrit konsumin e energjisë. Sigurohuni që ta çaktivizoni dhe ta riktheni në temperaturën e mëparshme nëse nuk planifikoni që ta përdorni. |
| Ice On/Off (Akulli aktiv/joaktiv)(Vetëm Iloji B, C) | Shtypni dhe mbani Power Cool (Ftohja me fuqi) për 3 sekonda për të aktivizuar ose çaktivizuar Prodhuesi automatik i akullit.Kur Prodhuesi automatik i akullit është i aktivizuar, ikona e prodhuesit të akullit (Andizet. Prodhuesi automatik i akullit është caktuar në aktiv si paracaktim.Ne rekomandojmë ta çaktivizoni këtë funksion në rastet e mëposhtme:- Shporta e akullit është tashmë plot me akull.- Nèse dëshironi të ulni konsumin e energjisë. |
03 Lidhja me rrjetin (vetëm modelet përkatëse)
Mund ta kontrolloni dhe monitoroni frigoriferin në aplikacionin SmartThings. Për më shumë informacion, shihni seksionin SmartThings (vetëm modelet përkatëse).
SHËNIM
Nëse frigoriferi nuk është lidhur me aplikacionin SmartThings, ikona e Wi-Fi (†) pulson për t'ju sinjalizuar kur hapni derën. Nëse e shihni ikonën Wi-Fi (†) duke pulsuar, ju rekomandojmë ta lidhni frigoriferin me aplikacionin SmartThings.
04 AI Energy Mode (vetëm modelet përkatëse)
- Ikona ☐ shfaqet kur Al Energy Mode éshtë aktiv. Mund ta aktivizoni ose çaktivizoni Al Energy Mode në aplikacionin SmartThings. (vetêm modelet përkatëse)
Aktivizimi ose çaktivizimi i Wi-Fi (vetëm modelet përkatëse)
Për të aktivizuar ose çaktivizuar Wi-Fi, shtypni dhe mbani Fridge (Frigoriferi) për 10 sekonda. Ikona e Wi-Fi ( )tregon statusin e Wi-Fi sîç tregohet më poshtë.
- Wi-Fi joaktive: Ikona e Wi-Fi () pulson për 5 sekonda dhe më pas fiket.
- Wi-Fi aktive: Ikona e Wi-Fi () pulson për 5 sekonda dhe më pas ndizet për 5 sekonda.
SHËNIM
- Duhet të aktivizoni Wi-Fi për ta lidhur frigoriferin me aplikacionin SmartThings.
- Për më shumë informacion, shihni seksionin SmartThings (vetëm modelet përkatëse).
Përdorimet
Frigoriferi - Analog

text_image
1 2 3 4 5 6 * * * * * *- Rrotulloni bulonin majtas dhe djathtas për të caktuar temperaturën e dëshiruar.
- Kthejeni bulonin majtas për ta ngritur temperaturën dhe kthejeni djathtas për ta ulur.

SHËNIM
Për të garantuar një performancë optimale, ju rekomandojmë ta caktoni temperaturën në
KUJDES
- Mos e caktoni temperaturën e frigoriferit më lart (1-2) kur temperatura e dhomës është më e ulët se 10°C dhe më poshtë (4-6) kur temperatura është më e lartë se 35°C. Kjo mund të shkaktojë probleme me rendimentin e ftohjes.
Shqip36
Ngrirësi - Analog

text_image
Min Max Max Min- Për të rritur temperaturën, rrëshqitni kontrollin e temperaturës majtas.
- Për të ulur temperaturën, rrëshqitni kontrollin e temperaturës djathtas. Në dimër, rrëshqitni kontrollin e temperaturës në skajin më të djathtë.

text_image
Min Max Max MinPër të bërë akull në verë (mbi 35°C), caktoni temperaturën e ngrirësit në qendër.
SHËNIM
Nëse prodhuesi automatik i akullit nuk prodhon mjaftueshëm akull, rrëshqitni kontrollin e temperaturës djathtas.
KUJDES
- Për të parandaluar defekte të sistemit ose prishjen e ushqimeve, mos e caktoni temperaturën në skajin më të djathtë (në maksimum) në verë (mbi 35°C).
- Mos mbani shishe qelqi me lèngje në ngrirës. Shishet e qelqit do të çahen ose do të thyhen në copa kur të ngrijnë lèngjet.
Përdorimet
SmartThings (vetëm modelet përkatëse)
Instalimi
Vizitoni Google Play Store, Galaxy Apps ose Apple App Store dhe kërkoni "SmartThings". Shkarkoni dhe instaloni në pajisjen tuaj inteligjente aplikacionin SmartThings të ofruar nga Samsung Electronics.
SHËNIM
- Versioni i softuerit mbështetës të aplikacionit "SmartThings" mund të ndryshojë sipas politikës mbështetëse të sistemit të operimit që prodhuesi ofron. Përveç kësaj, për sa i përket aplikacionit "SmartThings" ose funksioneve që aplikacioni mbështet, politika e re e përditësimit të aplikacionit në versionin ekzistues të sistemit të operimit mund të pezullohet për shkak të përdorshmërisë ose arsyeve të sigurisë.
- Aplikacioni "SmartThings" mund të ndryshohet pa lajmërim për të përmirësuar përdorshmërinë ose performancën. Duke qenë se versioni i sistemit të operimit të celularit përditësohet çdo vit, edhe "SmartThings" përditësohet vazhdimisht sipas sistemit më të fundit të operimit. Në qoftë se keni pyetje për sa i përket artikujve të lartpërmendur, na kontaktoni në st.service@samsung.com
- Në sistemet e rekomanduara të enkriptimit përfshihen WPA/TKIP dhe WPA2/AES. Protokollet më të reja ose jostandarde të autentikimit të "Wi-Fi" nuk mbështeten.
- Rrjetet me valë mund të ndikohen nga mjedisi rrethues i komunikimit me valë.
- Nëse ofruesi i shërbimit të internetit ka regjistruar adresën MAC të kompjuterit ose modemit tuaj për identifikim, frigoriferi inteligjent Samsung mund të mos lidhet me internetin. Në këtë rast, kontaktoni ofruesin e shërbimit të internetit për asistencë teknike.
- Cilësimet e murit mbrojtës të sistemit të rrjetit tuaj mund të pengojnë lidhjen e frigoriferit inteligjent Samsung me internetin. Kontaktoni ofruesin e shërbimit të internetit për asistencë teknike. Nëse kjo simptomë vazhdon, kontaktoni një gendër ose shitës lokal të shërbimit të Samsung.
- Për të konfiguruar cilësimet e pikëhyrjes (AP) me valë, shihni manualin e përdorimit të Rrugëzuesit AP.
- Frigoriferet inteligjentä Samsung mbështesin "Wi-Fi" 2,4 GHz me protokollet IEEE 802.11 b/g/n dhe Soft-AP. (RekomandohetIEEE 802.11 n.)
- Rrugëzuesit e paautorizuar me valè Wi-Fi mund të mos lidhen me frigoriferët përkatës inteligjentë Samsung.
Shqip38
Llogaria Samsung
Për të përdorur aplikacionin duhet të regjistroni llogarinë tuaj Samsung. Nëse nuk keni llogari Samsung, ndiqni udhëzimet në ekran të aplikacionit për të krijuar një llogari pa pagesë Samsung.
Hapat e parë
Ndizni pajisjen që dëshironi të lidhni, hapni aplikacionin SmartThings në telefon dhe ndiqni udhëzimet e mëposhtme.
Nëse shfaqet një mesazh që thotë se është gjetur një pajisje e re, prekni ADD NOW (SHTO TANI).
Nëse nuk shfaqet një mesazh, prekni butonin + dhe më pas zgjidhni pajisjen që dëshironi të lidhni nga lista e pajisjeve të disponueshme.
Nëse pajisja juaj nuk gjendet në listën e pajisjeve të disponueshme, prekni Supported Devices (Pajisjet e mbështetura), zgjidhni Ilojin e pajisjes (frigorifer) dhe pastaj zgjidhni modelin specifik të pajisjes.
Për të konfiguruar pajisjen tuaj, ndiqni udhëzimet në aplikacion. Pas përfundimit të konfigurimit, frigoriferi do të shfaqet si një "kartë" në ekranin Devices (Pajisjet).
Aplikacioni i frigoriferit
Komandimi i integruar
Frigoriferin mund ta monitoroni dhe komandoni edhe në shtëpi, edhe kur jeni në lëvizje.
- Prekni ikonën e frigoriferit në panelin SmartThings ose prekni ikonën Pajisjet në pjesën e poshtme të panelit dhe pastaj prekni "kartën" e frigoriferit për të hapur fagen e Frigoriferi.
- Kontrolloni njoftimet ose gjendjen e funksionimit të frigoriferit dhe ndryshoni opsonet ose cilësimet nëse është e nevojshme.
SHËNIM
Disa opsione ose cilësime të frigoriferit mund të mos disponohen për komandimin në distance.
Përdorimet
| Kategoria Artikulli Përshkrimi | ||
| Monitorimi | Temperatura e frigoriferit | Shfaq cilësimin aktual të temperaturës së frigoriferit. |
| Monitorimi i energjisë | Kontrollon konsumin e akumuluar të energjisë së frigoriferit për 180 ditët e fundit. | |
| Funksionet Ftohja me fuqi | Mund ta aktivizoni ose çaktivizoni Ftohja me fuqi dhe të kontrolloni cilësimet aktuale. | |
| Alarmet | Temperaturë e lartë jonormale | Ky alarm aktivizohet kur frigoriferi ka arritur temperatura të larta jonormale. |
| Hapja e derës | Ky alarm aktivizohet nëse dera e frigoriferit apo e ngrirësit qëndron hapur për më shumë se 2 minuta. | |
| Al Energy Mode (vetëm modelet përkatëse) | Mund ta aktivizoni ose çaktivizoni Al Energy Mode poshtë menysë së energjisë në aplikacionin “SmartThings”. Mund ta kontrolloni statusin e Al Energy Mode në aplikacionin “SmartThings”. Në disa modele, ikona Shfaqet në panelin kryesor për të treguar se Al Energy Mode është aktiv. (vetëm modelet përkatëse) Aktivizimi i Al Energy Mode ul konsumin e energjisë, por mund të reduktojë edhe rendimentin e ftohjes. | |
Shqip40
Funksione speciale
Imazhi aktual dhe funksionet e veçanta të frigoriferit mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe të shtetit.
Prodhimi i akullit (vetëm modelet përkatëse)
Prodhuesi i akullit me rrotullim (vetëm modelet përkatëse)

- Hapni derën e ngrirësit dhe hapni tabakanë e akullit duke e rrëshqitur.
- Mbusheni tabakanë me ujë deri në nivelin maksimal (A) të shënuar në pjesën e brendshme prapa të tabakasë.
- Rrëshqiteni tabakanë për ta vendosur përsëri në vend.
SHËNIM
Koha e prodhimit të akullit varet nga cilësimet e temperaturës.
SHËNIM
- Sigurohuni që koshi mbajtës i kubave të akullit të jetë në vendin e tij nën tabakanë e akullit.
- Për të nxjerrë kubat e akullit, rrotulloni dorezën e tabakasë së akullit djathtas për të zbrazur gjysmën e kubave të akullit në kosh. Më pas, rrotullojeni majtas për të boshatisur gjysmën tjetër.
- Për të nxjerrë koshin, tërhiqeni përpara.
- Vendosni prodhuesin e akullit me rrotullim në raftin e ngrirësit nëse nuk futet nën raft.
Përdorimet
Depozita e ujit për prodhuesin automatik të akullit (vetëm modelet përkatëse)
Për të mbushur depozitën e ujit (vetëm modelet përkatëse)

Për përdorimin për herë të parë, pastroni anën e brendshme të depozitës së ujit dhe thajeni mirë.
- Mbani dorezën me të dyja duart dhe më pas tërhiqeni përpara për ta hequr.

- Hapni kapakun (A) ose të gjithë kapakun (B) dhe mbushni depozitën me ujë.
KUJDES
Mos e kaloni vijën maksimale. Uji do të derdhet.

- Futeni përsëri depozitën e ujit dhe puthiteni në mekanizmin e aparatit. Sigurohuni që kapaku të jetë me pamje përpara.
KUJDES
- Sigurohuni që depozita e ujit të puthitet në raft. Në të kundërt, depozita e ujit mund të mos funksionojë saktë.
- Mbusheni depozitën vetëm me ujë të pijshëm, si p.sh. me ujë mineral ose të purifikuar. Mos përdorni lëngje të tjera.
- Depozita e mbushur plot me ujë është e rëndë dhe për këtë arsye, bëni kujdes kur lëvizni një depozitë të mbushur. Nëse depozita bie, mund të shkaktohet lëndim fizik.
- Mos provoni ta çmontoni vetë pompën e brendshme. Nëse pompa e brendshme është dëmtuar ose shkëputur nga depozita e ujit, Prodhuesi automatik i akullit nuk funksionon.
SHËNIM
Nëse nuk po e përdorni Prodhuesi automatik i akullit, mund ta higni depozitën e ujit për më shumë hapësirë ruajtjeje.
Shqip42-
Prodhuesi automatik i akullit (vetëm modelet përkatëse)
Frigoriferi ka një prodhues akulli që nxjerr akull automatikisht.

Për përdorimin për herë të parë
- Mbushni depozitën e ujit dhe lëreni prodhuesin e akullit të prodhojë akull për 1 deri në 2 dite.
- Hidhini 1-2 mbajtëset e para me akull për të hequr papastërtitë në sistemin e furnizimit me ujë.

Nëse Prodhuesi automatik i akullit nuk prodhon akull, hiqni mbajtësen e akullit dhe shtypni butonin Testim për të kontrolluar nëse Prodhuesi automatik i akullit funksionon si duhet.
KUJDES
- Kur Prodhuesi automatik i akullit éshtë i aktivizuar, frigoriferi do të vazhdojë të prodhojë akull edhe kur të hiqni mbajtësen e akullit. Nëse nuk do ta përdorni Prodhuesi automatik i akullit, sigurohuni që ta çaktivizoni.
- Kur frigoriferi rifillon punën pas një shkëputjeje të korrentit, mbajtësja e akullit mund të ketë një përzierje kubash të shkrirë e të ngecur akulli, që mund të shkaktojnë avari të sistemit. Për të evituar raste të tilla, sigurohuni ta boshatisni mbajtësen e akullit përpara se të përdorni frigoriferin.
- Mos i futni gishtat ose objekte të tjera në vrimën e prodhuesit të akullit. Kjo mund të shkaktojë lëndim të personit apo dëmtim të pajisjes.
- Për shkak të sublimimit, akulli që ruhet në ngrirës për një kohë të gjatë zvogëlohet në përmasa dhe më pas formon copa të médha akulli. Prandaj, nëse kalon një kohë e gjatë pa përdorur akull, çaktivizoni prodhuesin e akullit.
SHËNIM
Nëse nuk po e përdorni Prodhuesi automatik i akullit, mund ta hiqni mbajtësen e akullit për më shumë hapësirë ruajtjeje.
Përdorimet
Zona e freskisë optimale (vetëm modelet përkatëse)
Zona e freskisë optimale është një ndarje e kontrolluar në mënyrë të pavarur ku mund të ruani artikuj të ndryshëm në temperaturën optimale.

Mbani pjesën e poshtme të zonës së freskisë optimale dhe tërhiqeni për të ruajtur ose nxjerrë artikujt.

text_image
Max MinMund të rregulloni temperaturën e zonës së freskisë optimale.
- Për të ngritur temperaturën, rrëshqitni kontrollin e temperaturës djathtas.
- Për të ulur temperaturën, rrëshqitni kontrollin e temperaturës majtas.
Aparati i ujit (vetëm modelet përkatëse)
Me aparatin e ujit, ju mund të nxirrni ujë pa e hapur derën e frigoriferit. Depozita e ujit duhet të mbushet me ujë të pijshëm përpara përdorimit.
Për të mbushur depozitën e ujit me ujë të pijshëm
Hapni derën dhe gjeni depozitën e ujit që ndodhet në zonën e koshit të derës.

- Mbani të dyja anët e depozitës së ujit dhe ngrijeni për ta hequr.
Shqip44-

- Mbushni depozitën e ujit me ujë të pijshëm. Hiqni kapakun dhe hidhni ujë.
SHËNIM
Përpara se të përdorni depozitën e ujit për herë të parë, pastrojeni mirë depozitën e ujit, veçanërisht grykën. Pastroni rregullisht depozitën e ujit dhe grykën.

- Futeni përsëri depozitën e ujit dhe mbylleni derën. Sigurohuni që dalja e ujit në depozitën e ujit të jetë e drejtuar përpara.

text_image
Easy-Germia Discharge Water- Vendosni një gotë uji nën daljen e ujit të aparatit të ujit dhe shtyni lehtë levën e aparatit për të nxjerrë ujë.

KUJDES
- Aparati i ujit éshtë i projektuar për të nxjerrë ujë të pijshëm. Mbusheni depozitën e ujit vetëm me ujë të pijshëm. Mos e mbushni me lëngje të tjera.
- Mos e mbushni më tepër seç duhet depozitën e ujit, pasi uji mund të derdhet.
- Mos u përpiqni ta mbushni depozitën e ujit pa e hequr nga dera.
- Sigurohuni që depozita e ujit të jetë vendosur siç duhet.
- Mos e përdorni frigoriferin pa depozitën e ujit. Kjo mund të ulë performancën dhe efikasitetin.
- Për të parandaluar spërkatjen me ujë, sigurohuni që gota të jetë në një drejtim me leven e aparatit.

SHËNIM
Për të siguruar më shumë hapësirë, mund ta përdorni depozitën e ujit për të mbajtur ushqime. Në këtë rast, hiqeni kapakun e depozitës.
Mirëmbajtja
Manovrimi dhe kujdesi
Raftet (frigoriferi/ngrirësi)

Për të hequr raftin, mbajeni me të dyja duart dhe ngrijeni për ta çliruar nga kapësja e pasme. Më pas, anojeni nga njëra anë dhe nxirreni jashtë.

Përpara se të futni raftin, kontrolloni formën e pjesës së pasme të raftit. Më pas, futeni raftin në rendin e kundërt të heqjes.
KUJDES
- Rafti duhet të futet siç duhet. Mos e futni përmbys ose nga ana e pasme.
- Raftet janë të rënda, prandaj kini kujdes kur i mbani.
Sirtari i perimeve

Ngrini lehtë pjesën e përpare të sirtarit dhe nxirreni duke e rrëshqitur.
Shqip46-
Rafti i perimeve

Mbajeni raftin e perimeve me të dyja duart dhe ngrijeni për ta çliruar nga kapësja e pasme. Më pas, anojeni nga njëra anë dhe nxirreni jashtë.
Koshat e dyerve

Ngrijini pak dhe nxirrni koshat e dyerve.
KUJDES
Për të parandaluar aksidentet, boshatisni koshat e dyerve përpara se t'i hiqni.
Mirëmbajtja
Pastrimi
PARALAJMĚRIM
- Mos përdorni benzinë, hollues ose detergjente shtëpie/makine si Clorox™ për qëllime pastrimi. Ata mund të dëmtojnë sipërfagen e frigoriferit dhe mund të shkaktojnë zjarr.
- Mos spärkatni ujë mbi frigorifer. Mund të shkaktojë goditje elektrike.
Përdorni rregullisht një rrobë të thatë për të hequr të gjitha substancat e huaja, si pluhurat ose uji, nga terminalet e spinës elektrike dhe pikat e kontaktit.
- Hiqeni nga priza kordonin elektrik të frigoriferit.
- Përdorni një rrobë të butë pa push ose letra kuzhine të njomura për të pastruar pjesën e brendshme dhe të jashtme të frigoriferit.
- Kur të përfundoni, përdorni një rrobë ose letër kuzhine të thatë për ta tharë mirë.
- Futeni kordonin elektrik të frigoriferit në prizë për ta ndezur frigoriferin.
SHËNIM
Nëse keni hequr ndonjë pjesë të lëvizshme si raftet për t'i pastruar, referojuni strukturës së përgjithshme në seksionin Frigoriferi në një vështrim për t'u siguruar që i keni futur përsëri si duhet.

Shqip48



Ndërrimi
Filtri i deodorantit (vetëm modelet përkatëse)

Ndërkohë që mbani anët e sipërme dhe të poshtme të kasës së filtrit, zhbllokoni kasën e filtrit për të shfaqur filtrin e deodorantit (A). Ndërrojeni filtrin dhe më pas futeni përsëri kasën e tij.
Llambat dhe filtri aktiv i freskisë
As riparimi i llambave dhe as riparimi i filtrit aktiv të freskisë nuk mund të kryhet nga përdoruesi. Mos u përpiqni t'i ndërroni vetë. Për t'i ndërruar, kontaktoni me një qendër shërbimi lokale të Samsung.
PARALAJMĚRIM
- Riparimi i llambave nuk mund të kryhet nga përdoruesi. Mos u përpiqni t'i ndërroni vetë llambat. Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
Llamba (burimi i dritës)
Ky produkt përmban një burim drite të kategorise së efikasitetit të energjisë
Shërbimi për llambat dhe/ose ingranazhet e kontrollit nuk mund të kryhet nga përdoruesi. Për të ndërruar llambat dhe/ose ingranazhet e kontrollit në produkt, kontaktoni qendrën lokale të shërbimit të "Samsung". Për udhëzime të detajuara në lidhje me ndërimin e llambave ose të ingranazheve të kontrollit në produktin tuaj, vizitoni faqen e internetit të "Samsung" (http://www.samsung.com), shkoni te Mbështetja > Ekrani kryesor i mbështetjes dhe më pas vendosni emrin e modelit.
Për udhëzime të detajuara në lidhje me çmontimin e llambave dhe/ose të ingranazheve të kontrollit, thjesht ndigni udhëzimet e ndërrimit, të cilat mund t'i gjeni sïç përshkruhen më sipër.
Zgjidhja e problemeve
Përpara se t'i telefononi shërbimit, shqyrtoni pikat e kontrollit më poshtë. Telefonatat e shërbimit në lidhje me situata normale (raste kur nuk ka defekt) i faturohen klientit.
Të përgjithshme
Temperatura
| Simptoma Shkaqet e mundshme Zgjidhja | ||
| Frigoriferi/ngrirësi nuk punon.Temperatura e frigoriferit/ngrirësit është e ngrohtë. | Kordoni elektrik nuk është lidhur mirë.Komanda e temperaturës nuk është caktuar siç duhet.Frigoriferi ndodhet pranë një burimi nxehtësie ose nën rrezet e diellit.Nuk ka hapësirë të mjaftueshme midis frigoriferit dhe anëve/pjesës mbrapa.Éshtë aktivizuar modaliteti Pushime.Frigoriferi është mbingarkuar.Ushqimi ka bllokuar ajruesit e frigoriferit.Komanda e temperaturës nuk është caktuar siç duhet. | Futeni mirë në prizë kordonin elektrik.Caktojeni në nivel më të ulët temperaturën.Mbajeni frigoriferin larg rrezeve të diellit ose burimeve të nxehtësisë.Rekomandojmë që hapësira midis frigoriferit dhe mureve (ose mobilieve) në afërsi të jetë mbi 50 mm.Çaktivizoni modalitetin Pushime.Mos e mbingarkoni frigoriferin.Mos e lini ushqimin të pengojë ajrimin.Caktoni një temperaturë më të lartë.Për të parandaluar krijimin e kondensimit, frigoriferi ka një tubacion kundër nxehtësisë në cepat përpara. Kjo pajisje mund të mos funksionojë mirë nëse rritet temperatura e ambientit. Ky nuk është defekt i sistemit.![]() |
| Muri i brendshëm është i nxehtë. |
Shqip50
Erërat
| Simptoma Shkaqet e mundshme Zgjidhja | ||
| Frigoriferi ka erëra. | Ushqim i prishur. | Pastrojeni frigoriferin dhe hiqni ushqimet e prishura. |
| Ushqim me erëra të forta. | Sigurohuni që ushqimi me erë të fortë të mbështillet me sa më pak ajër. | |
Kondensim
| Simptoma Shkaqet e mundshme Zgjidhja | |
| Ka kondensim në muret e brendshme. | Nëse dera lihet hapur, në frigorifer hyn lagështirë. |
| Ushqime me përmbajtje të lartë lagështire. |
Ujë/Akull (vetëm modelet me prodhues automatik të akullit)
| Simptoma Shkaqet e mundshme Zgjidhja | |
| Prodhuesi i akullit nuk prodhon akull. | Ambienti i ngrirësit nuk është mjaftueshëm i ftohtë. Sigurohuni që dalja e ajrit të ftohtë të mos jetë e bllokuar.Bashkuesi i telave të prodhuesit të akullit nuk është lidhur siç duhet. Sigurohuni që bashkuesi i telave nga foleja e telave të jetë i lidhur siç duhet.Linja e ujit që rrjedh në prodhuesin e akullit është e përthyer ose e përdredhur. Sigurohuni që linja e ujit në pjesën e pasme të frigoriferit të mos jetë e përthyer ose e përdredhur. |
Zgjidhja e problemeve
Dëgjoni tinguj jonormalë nga frigoriferi?
Përpara se t'i telefononi shërbimit, shqyrtoni pikat e kontrollit më poshtë. Telefonatat e shërbimit në lidhje me tinguj normalë pune do t'i faturohen klientit.
Këta tinguj janë normalë.
- Kur fillon apo mbaron një veprim, frigoriferi lèshon tinguj të ngjashëm me ndezjen e motorit të një automjeti. Me stabilizimin e veprimit, tingujt shuhen.

text_image
Kércitje! ose Kuisje! Zukatje!- Gjatë funksionimit të ventilatorit, mund të ketë tinguj të tillë. Kur frigoriferi arrin temperaturën e caktuar, nuk ka tinguj ventilatori.

text_image
SSSRRR! Fēshfērimē!• Gjatë ciklit të shkrirjes, uji mund të pikojë mbi ngrohësin e shkrirjes, duke shkaktuar tingujt përkatës.

text_image
Fishkëllime! 2000-2005 2000-2010 2010-2015 2015-2020 2020-2025 2025-2030Shqip52-
- Me ftohjen ose ngrirjen e frigoriferit, gazi ftohës lëviz nëpër tubat e izoluar, duke lëshuar tinguj pluskimi.

text_image
Pluskim!- Me rritjen ose uljen e temperaturës së frigoriferit, pjesët plastike tkurren dhe bymehen, duke lëshuar tinguj kërcitës. Këta tinguj ndodhin gjatë ciklit të shkrirjes ose kur punojnë pjesët elektronike.

text_image
Krisjel- Për modelet me prodhues akulli: Kur hapet valvula e ujit për mbushjen e prodhuesit të akullit, mund të ketë uturime.
- Për shkak të balancimit të presionit gjatë hapjes dhe mbylljes së derës së frigoriferit, mund të ketë tinguj vakuumi.
Zgjidhja e problemeve
SmartThings (vetëm modelet përkatëse)
| Simptoma Veprimi | |
| Nuk u gjet "SmartThings" në dyqanin e aplikacioneve. | • Versioni i softuerit mbështetës të aplikacionit "SmartThings" mund të ndryshojë sipas politikës mbështetëse të sistemit të operimit që prodhuesi ofron. Përveç kësaj, për sa i përket aplikacionit "SmartThings" ose funksioneve që aplikacioni mbështet, politika e re e përditësimit të aplikacionit në versionin ekzistues të sistemit të operimit mund të pezullohet për shkak të përdorshmërisë ose arsyeve të sigurisë. |
| Aplikacioni "SmartThings" nuk funksionon. | • Aplikacioni "SmartThings" disponohet vetëm për modelet përkatëse.• Aplikacioni i vjetër i frigoriferit inteligjent Samsung nuk mund të lidhet me modelet Samsung Smart Home. |
| Aplikacioni SmartThings është instaluar, por nuk lidhet me frigoriferin. | • Duhet të identifikoheni në llogarinë Samsung për të përdorur aplikacionin.• Sigurohuni që rrugëzuesi të funksionojë siç duhet.• Nëse ikona e Wi-Fi në ekranin e frigoriferit është e fikur, kjo tregon se nuk është vendosur ende asnjë lidhje me rrjetin. Në këtë rast, përdorni aplikacionin SmartThings për të lidhur dhe regjistruar frigoriferin me pikëhyrjen (AP) në shtëpinë tuaj. |
| Nuk mund të kryhet identifikimi në aplikacion. | • Duhet të identifikoheni në llogarinë Samsung për të përdorur aplikacionin.• Nëse nuk keni llogari Samsung, ndiqni udhëzimet në ekran të aplikacionit për të krijuar një të tillë. |
| Shfaqet një mesazh gabimi kur përpiqem të regjistroj frigoriferin. | • Lidhja e lehtë mund të mos funksionojë për shkak të distancës nga pikëhyrja (AP) ose të interferencës elektrike nga mjedisi rrethues. Prisni pak dhe provoni sërish. |
| Aplikacioni SmartThings është lidhur me sukses me frigoriferin, por nuk funksionon. | • Mbyllni dhe rihapni aplikacionin SmartThings ose shkëputni dhe rilidhni rrugëzuesin.• Fikni frigoriferin dhe rindizeni pas 1 minute. |
| Ikona e Wi-Fi po pulson.( [IMAGE] | • Lidhni frigoriferin me aplikacionin SmartThings përpara përdorimit. Kur lidhja kryhet me sukses, treguesi ndalon së pulsuari.- Nëse nuk mund ta realizoni lidhjen ose nëse nuk dëshironi ta përdorni aplikacionin, shtypni dhe mbani shtypur butoninFridge (Frigoriferi) për 10 sekonda. Treguesi ndalon së pulsuari. |
Shqip54
Shtojcë
Udhëzimet e sigurisë
- Për përdorim sa më të efektshëm të energjisë, mbajini të gjitha mjetet e brendshme si koshat, sirtarët, raftet dhe enën e kubave të akullit në pozicionin e caktuar nga prodhuesi.
- Kjo pajisje frigoriferike nuk synohet të përdoret si pajisje e integruar.
Udhëzimet e instalimit
Për pajisjet frigoriferike me kategori klime
Në varësi të kategorisë së klimës, kjo pajisje frigoriferike synohet të përdoret në diapazonin e temperaturave të ambientit sïç specifikohet në tabelën e mëposhtme.
Kategoria e klimës mund të gjendet në etiketën e specifikimeve. Në temperatura jashtë këtij diapazoni specifik produkti mund të mos funksionojë siç duhet.
Kategorinë e klimës mund ta gjeni në etiketën brenda frigoriferit tuaj
Diapazoni i temperaturës efektive
Frigoriferi është projektuar të funksionojë normalisht në diapazonin e temperaturës të specifikuar nga klasifikimi i kategorise së tij.
| Kategoria Simbol | Intervali i temperaturës së ambientit (°C) | ||
| IEC 62552 (ISO 15502) ISO | 8561 | ||
| E butë e zgjeruar SN +10 deri në +32 | +10 deri në +32 | ||
| E butë N +16 deri në +32 +16 deri në +32 | |||
| Nëntropikale ST +16 deri në +38 +18 deri në +38 | |||
| Tropikale T +16 deri në +43 +18 deri në +43 | |||
SHËNIM
Rendimenti në ftohje dhe konsumi i energjisë së frigoriferit mund të ndikohet nga temperatura e ambientit, shpeshtësia e hapjes së derës dhe vendndodhja e frigoriferit. Rekomandojmë t'i rregulloni parametrat e temperaturës si duhet.
Shtojcë
Udhëzimet për temperaturat
Temperatura e rekomanduar
Cilësimet e temperaturës optimale për ruajtjen e ushqimeve:
- Frigoriferi: 3°C
- Ngrirësi: -19°C
- Modelet me gradues: Cilësimi 4 ( ) temperaturës për ruajtjen e ushqimeve
- Frigoriferi: 4 ( ) (2°C) / Ngrirësi: 5 ( ) (-1°C)
SHËNIM
Konfigurimi i temperaturës optimale të çdo ndarje në temperaturë ambienti. Temperatura mbi optimale bazohet në temperaturën e ambientit 25°C.
Ftohja me fuqi
Ftohja me fuqi përshpejton procesin e ftohjes me shpejtësinë maksimale të ventilatorit. Frigoriferi vazhdon të punojë me shpejtësi të plotë për disa orë dhe më pas kthehet në temperaturën e mëparshme.
Mënyra e ruajtjes për konservim maksimal (vetëm modelet përkatëse)
Mbulojini ushqimet për të ruajtur lagështinë dhe që ato të mos marrin aromat nga ushqimet e tjera. Një tenxhere e madhe me ushqim, si për shembull supë ose lëng mishi, duhet të ndahet në pjesë të vogla dhe të vendosen në enë të cekëta përpara se ti futni në frigorifer. Një copë e madhe mishi ose një pulë e plotë duhet të ndahet në pjesë më të vogla ose të vendosen në enë të cekëta përpara se ti futni në frigorifer.
Vendosja e ushqimeve
| Raftet | Raftet duhet të rregullohen në mënyrë që të nxënë një shumëllojshmëri paketimesh. |
| Ndarja e specializuar (vetëm modelet përkatëse) | Sirtarët e poshtëm hermetik ofrojnë një mjedis optimal për ruajtjen e frutave dhe perimeve. Perimet kërkojnë një ambient me më shumë lagështi ndërsa frutat kërkojnë një ambient me më pak lagështi.Koshat e poshtëm janë të pajisura me pajisje kontrolli për të kontrolluar nivelin e lagështisë. (*Në varësi të modelin dhe opsioneve) Temperatura me rregullim e sirtarit të mishit rrit në maksimum kohën e ruajtjes sè mishit dhe djathit. |
| E ruajtur te dera | Mos i ruani ushqimet që prishen te dera. Vezët duhet të ruhen në karton në një raft. Temperatura në koshat e derës mund të luhatet më shumë se sa temperatura brenda frigoriferit. Mbajeni derë mbyllur sa mè shumë të jetë e mundur. |
| Ndarja e ngrirësit | Mund të ruani ushqime të ngrira, të prodhoni kuba akulli dhe të ngrini ushqime të freskëta në ndarjen e ngrirësit. |
SHËNIM
Vendosni në ngrirje vetëm ushqime të freskëta dhe të paprishura. Ushqimet që dëshironi t'i ngrini, mbajini larg ushqimeve që janë të ngrira. Për të shmangur humbjen e shijes ose tharjen e ushqimeve, vendosini ato në enë hermetike.
Tabela e ruajtjes së frigoriferit dhe ngrirësit
Jetëgjatësia e freskisë është në varësi të temperaturës dhe ekspozimit ndaj lagështisë. Meqenëse datat te produktet nuk tregojnë përdorimin e sigurt të produktit, këshillohuni me këtë tabelë dhe ndiqni këto hapa.
Produktet e qumështit
| Produkti Frigoriferi Ngrirësi | ||
| Qumësht 1 javë 1 muaj | ||
| Gjalpë 2 javë 12 muaj | ||
| Akullore - 2-3 javë | ||
| Djathë natyralë 1 muaj 4-6 muaj | ||
| Djathë i shkrirë 2 javë Nuk rekomandohet | ||
| Kos 1 muaj | - |
Shqip 57
Shtojcë
Mishi
| Produkti Frigoriferi Ngrirësi | ||
| Rosto e pjekur, biftekë, bërxollë 3-4 | ditë 2-3 muaj | |
| Mish i grirë i freskët, mish i zier 1-2 | ditë 3-4 muaj | |
| Proshutë 7 ditë 1 muaj | ||
| Salsiçe, mish derri i pa gatuar,mish viçi, gjel deti | 1-2 ditë 1-2 muaj |
Pulë / Vezë
| Produkti Frigoriferi Ngrirësi | |
| Pulë e freskët 2 ditë 6-8 muaj | |
| Sallatë me pulë 1 ditë - | |
| Vezë të freskëta me lëvozhgë 2-4 javë Nuk rekomandohet |
Peshk / Fruta deti
| Produkti Frigoriferi Ngrirësi | ||
| Peshk i freskët | 1-2 ditë 3-6 muaj | |
| Peshk i gatuar | 3-4 ditë 1 muaj | |
| Sallatë me peshk | 1 ditë | Nuk rekomandohet |
| Peshk i tharë ose turshi | 3-4 javë | - |
Fruta
| Produkti Frigoriferi Ngrirësi | ||
| Mollë | 1 muaj | - |
| Pjeshka | 2-3 javë | - |
| Ananas | 1 javë | - |
| Fruta të tjera të freskëta | 3-5 ditë 9-12 muaj | |
Shqip58
Perime
| Produkti Frigoriferi Ngrirësi | ||
| Shparg 2-3 ditë - | ||
| Brokoli, lakër Brukseli, bizele jeshile, kërpudha | 3-5 ditë - | |
| Lakër, lulelakër, selino, tranguj, marule | 1 javë - | |
| Karota, panxhar, rrepka 2 javë - |
Informacion për modelin dhe porositjen e pjesëve rezervë
Informacion për modelin
Për të parë informacionin e etiketimit të energjisë rreth këtij produkti në Regjistrin Evropian të Produkteve për Etiketimin e Energjisë (EPREL), skanoni kodin QR në etiketën e energjisë.
Kodin QR mund ta gjeni në etiketën e energjisë në kutinë e produktit.
Informacion për pjesët
- Periudha minimale gjatë së cilës disponohen pjesë këmbimi, të nevojshme për riparimin e pajisjes
- 7 vite për termostatet, sensorët e temperaturës, panelet e qarqeve të stampuara dhe burimet e dritës, dorezat dhe menteshat e dyerve, enët, koshat (kutitë ose sirtarët)
- 10 vite për gominat e dyerve
- Kohëzgjatja minimale e garancisë së pajisjes frigoriferike e ofruar nga prodhuesi është 24 muaj.
- Informacion përkatës për porositjen e pjesëve të këmbimit, drejtpërdrejt ose përmes kanaleve të tjera të ofruara nga prodhuesi, importuesi ose përfaqësuesi i autorizuar
- Informacionet mbi riparimet profesionale mund t'i gjeni në http://samsung.com/support. Manualin për kryerjen e shèrbimit nga pèrdoruesi mund ta gjeni në http://samsung.com/support.
Nëpërmjet këtij dokumenti, "Samsung" deklaron se kjo pajisje radio është në përputhje me Direktiven 2014/53/BE dhe me kërkesat përkatëse ligjore në Mbretérinë e Bashkuar.
Tekstin e plotë të deklaratës së konformitetit të BE-së dhe të Mbretërisë së Bashkuar mund ta gjeni në adresën e mëposhtme të internetit: Deklaratën zyrtare të konformitetit mund ta gjeni në adresën http://www.samsung.com, duke shkuar të "Support (Mbështetja) > Search Product Support (Kërko mbështetjen për produktet)" dhe duke vendosur emrin e modelit.
| Diapazoni i frekuencave Fuqia e transmetuesit (maks.) | |
| Wi-Fi 2412 - 2472 MHz 20 dBm | |
| Bluetooth 2402 - 2480 MHz 20 dBm |
Kontaktoni me SAMSUNG WORLD WIDE
Nëse keni pyetje ose komente në lidhje me produktet Samsung, ju lutemi kontaktoni me qendrën e SAMSUNG për kujdesin ndaj klientit.
| Shteti Qendra e kontaktit Faqja e internetit | ||
| BOSNIA 055 233 999 www.samsung.com/ba/support | ||
| BULGARIA | 0800 111 31 - Безплатен за всички оператори *3000 - Цена на един градски разговор или според тарифата на мобилният оператор 09:00 до 18:00 - Понеделник до Петък | www.samsung.com/bg/support |
| CROATIA 072 726 786 www.samsung.com/hr/support | ||
| CZECH 800 - SAMSUNG (800-726786) www.samsung.com/cz/support | ||
| HUNGARY 0680SAMSUNG (0680-726-7864) www.samsung.com/hu/support | ||
| LUXEMBURG 261 03 710 www.samsung.com/be_fr/support | ||
| SLOVENIA | 080 697 267 (brezplačna številka) | www.samsung.com/si/support |
| POLAND | 801 172 678* *(opłata według taryfy operatora) | http://www.samsung.com/pl/support/ |
| ROMANIA | 0800872678 - Apel gratuit *8000 - Apel tarifat in rețea Program Call Center Luni - Vineri: 9 AM - 6 PM | www.samsung.com/ro/support |
| SERBIA 011 321 6899 www.samsung.com/rs/support | ||
| SLOVAKIA | 0800 - SAMSUNG (0800-726 786) | www.samsung.com/sk/support |
| LITHUANIA 8-800-77777 www.samsung.com/lv/support | ||
| LATVIA | 8000-7267 www.samsung.com/lv/support | |
| ESTONIA | 800-7267 | www.samsung.com/ee/support |
| MONTENEGRO | 020 405 888 | www.samsung.com/support |
| CYPRUS | 8009 4000 only from landline, toll free | www.samsung.com/gr/support |



DA68-04657Q-00

