V-CR503NST - Aspirator LG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas V-CR503NST LG në format PDF.
| Lloji i produktit | Fshesë me kontejner |
| Marka | LG |
| Modeli | V-CR503NST |
| Konsumi i energjisë | 1600 W |
| Kapaciteti i pluhurit | 3.0 L |
| Sistemi i filtrimit | Filtri HEPA 13 |
| Niveli i zhurmës | 79 dB(A) |
| Gjatësia e kabllos | 7.5 m |
| Pesha | 5.4 kg |
| Dimensionet (G x T x L) | 350 x 300 x 500 mm |
| Lloji i fshesës | Pa qese |
| Shpejtësi e ndryshueshme | Po |
| Rikthim automatik i kabllos | Po |
| Aksesorët e përfshirë | Mjet për çarje, furçë pluhuri, grykë e tapicerisë |
| Mirëmbajtja e filtrit | Filtri HEPA i larë |
| Filtri zëvendësues | Pjesa LG nr. 5230JJ2001C |
| Klasa e energjisë | A |
| Lloji i kabllos së energjisë | Tërheqëse |
Pyetjet më të shpeshta - V-CR503NST LG
Pyetjet e përdoruesve rreth V-CR503NST LG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Aspirator në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj V-CR503NST - LG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. V-CR503NST e markës LG.
MANUAL I PËRDORUESIT V-CR503NST LG
Lexoni dhe ndiqni të gjitha udhëzimet para se të përdorni fshesën tuaj me korrent në mënyrë që të parandaloni rrezikun e zjarrit, shkarkesat elektrike, dëmtimet personale ose dëme gjatë përdorimit të fshesës me korrent. Ky udhëzues nuk mbulon të gjitha situatat e mundshme që mund të shfaqen. Kontaktoni gjithmonë me agjentin e servisit tuaj ose prodhuesin për probleme që nuk i kuptoni. Kjo pajisje është në përputhje me Direktivat e mëposhtme të KE-së:-73/23/EEC,93/68/EEC-Direktiva e Voltazhit të Ulët-89/336EEC –Direktiva EMC.

Ky është simboli paralajmërues i sigurisë.
Ky simbol ju paralajmëron për rreziqe të mundshme që mund t'ju dëmtojnë ose vrasin. Të gjitha mesazhet e sigurisë do të ndjekin simbolin paralajmërues të sigurisë dhe fjalët "PARALAJMËRIM" ose "KUJDES". Këto fjalë do të thonë:

PARALAJMËRIM
Ky simbol do t'ju njoftojë për rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë dëmtime të rënda trupore ose vdekje.

KUJDES
Ky simbol do t'ju njoftojë për rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë dëmtime trupore ose dëme materiale.

PARALAJMËRIM
- Shkëpusni burimin e energjisë elektrike para riparimit ose pastrimit të njësisë ose kur fshesa nuk është në përdorim.
Moskryerja e kësaj mund të rezultojë në shkarkesa elektrike ose dëmtime personale - Mos e përdorni fshesën me korrent për të mbledhur ndonjë gjë që është duke u djegur ose lëshon tym, si cigare apo hi të nxehtë
Veprimi i tillë mund të rezultojë në vdekje, zjarr ose shkarkesë elektrike. - Mos fshini me fshesë me korrent substanca të djegshme ose shpërthyese si benzinë, benzol, hollues, propan (lëngje apo gaze).
Avujt nga këto substanca mund të shkaktojnë rrezik zjarri ose shpërthimi. Veprimi i tillë mund të rezultojë në vdekje ose dëmtim personal. - Mos e kapni prizën apo fshesën me korrent me duar të njoma.
Veprimi i tillë mund të rezultojë në vdekje ose shkarkesë elektrike. - Mos e hiqni nga priza duke tërhequr kordonin. Veprimi i tillë mund të rezultojë në dëmtim të produktit ose shkarkesë elektrike. Për ta hequr nga priza, kapni spinën, jo kordonin.
- Mbajini flokët, rrobat e gjera, gishtat, dhe të gjitha pjesët e trupit larg nga të çarat dhe pjesët lëvizëse.
Moskryerja e kësaj mund të rezultojë në shkarkesë elektrike ose dëmtim personal.
- Mos e tërhiqni apo lëvizni fshesën nga kordoni, mos e përdorni kordonin si dorezë, mos e mbyllni derën mbi kordon apo ta tërhiqni kordonin ndaj cepave dhe anëve të mprehta. Mos e lejoni fshesën të shkeli mbi kordon. Mbajeni kordonin larg sipërfaqeve të nxehta.
Moskryerja e kësaj mund të rezultojë në shkarkesë elektrike ose dëmtim personal, zjarr ose dëmtim të produktit.
- Mos e lejoni që të përdoret si lodër. Vëmendje më e madhe është e domosdoshme kur përdoret nga ose pranë fëmijëve.
Mund të shkaktohen dëmtime personale ose dëmtime të produktit.
- Mos e përdorni fshesën me korrent nëse kordoni ose spina janë të dëmtuar apo me defekt.
Mund të shkaktohen dëmtime personale ose dëmtime të produktit. Në këto raste, kontaktoni Agjentin e Servisit të LG Electronics për të shmangur rreziqet.
- Mos vazhdoni të fshini nëse duket se mungon apo është dëmtuar ndonjë pjesë.
Mund të shkaktohen dëmtime personale ose dëmtime të produktit. Në këto raste, kontaktoni Agjentin e Servisit të LG Electronics për të shmangur rreziqet.

PARALAJMËRIM
- Mos përdorni zgjatues me këtë fshesë me korrent
Personal injury or product damage could result. - Përdorimi i voltazhit të përshtatshëm.
Përdorimi i voltazhit të gabuar mund të rezultojë në dëmtim të motorit dhe dëmtime të mundshme të përdoruesit. Voltazhi i përshtatshëm është i paraqitur në pjesën e pasme të fshesës me korrent. - Fikni të gjithë çelësat para se ta hiqni nga priza.
Moskryerja e kësaj mund të rezultojë në shkarkesë elektrike ose dëmtim personal. - Mos e ndërroni spinën në asnjë mënyrë.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në shkarkesë elektrike ose dëmtime personale ose dëmtim të produktit. Veprimi i tillë shkakton vdekje. Nëse spina nuk përshtatet, kontaktoni një elektricist të kualifikuar për të vendosur një prizë të përshtatshme. - Riparimet e pajisjeve elektrike mund të kryhen vetëm nga inxhinierët e kualifikuar për shërbime.
Riparimet e gabuara mund të sjellin rreziqe të mëdha për përdoruesin.
- Mos e vini në prizë nëse çelësi i kontrollit nuk është në pozicionin OFF (Fikur).
Mund të shkaktohen dëmtime personale ose dëmtime të produktit. (Në varësi të modelit)
- Mbajini fëmijët larg dhe kini parasysh pengesat kur mblidhni kordonin për të parandaluar dëmtime personale.
Kordoni lëviz shpejt kur mblidhet.
(Në varësi të modelit)
- Kablli përmban tela elektrikë. Mos e përdorni nëse është i dëmtuar, i prerë ose i çarë.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në vdekje ose shkarkesa elektrike. (Në varësi të modelit)
- Mos vendosni asnjë objekt në të çarat.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në dëmtim të produktit.

KUJDES
- Mos e përdorni kur të çarat janë të bllokuara: mbajeni të pastër nga pluhurat, copat, flokët, ose çdo gjë tjetër që mund të ulë qarkullimin e ajrit.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në dëmtim të produktit.
- Mos e përdorni fshesën me korrent pa depozitë pluhurash dhe/ose filtrat e vendosur.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në dëmtim të produktit.
- Mos e përdorni fshesën me korrent për të mbledhur objekte të forta të mprehta, lodra të vogla, gjilpëra me kokë, kapëse letrash, etj.
Ato mund të dëmtojnë pastruesin ose koshin e pluhurave.
- Mbajeni fshesën me korrent në ambiente të brendshme.
Vendoseni larg fshesën me korrent pas përdorimi për të parandaluar që të shkelni mbi të.
- Fshesa me korrent nuk është projektuar për tu përdorur nga fëmijët e vegjël ose persona të pafuqishëm pa një mbikëqyrje.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në dëmtim personal ose dëmtim të produktit.
- Përdorni vetëm pjesë të prodhuara ose të rekomanduara nga Agjentët e Servisit të LG Electronics.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në dëmtim të produktit.
- Përdoreni vetëm siç përshkruhet në këtë manual. Përdoreni vetëm me aksesorë dhe pajisje shtesë të rekomanduara dhe të aprovuara nga LG.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në dëmtim personal ose dëmtim të produktit.
- Për të shmangur dëmtime personale dhe për të parandaluar rënien e pajisjes kur pastroni shkallët, vendosni gjithmonë në fundin e shkallëve.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në dëmtim personal ose dëmtim të produktit.
- Përdorni koka aksesore në modalitetin për divanë.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në dëmtim të produktit.
- Sigurohuni që filtrat (filtri i shkarkimit dhe filtri i sigurisë së motorit) janë plotësisht të thatë para vendosjes në pajisje.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në dëmtim të produktit.
- Mos e thani filtrin në sobë ose furrë me mikrovalë.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në rrezik zjarri.
- Mos e thani filtrin në një tharëse rrobash.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në rrezik zjarri.
- Mos e thani pranë një flake të pambuluar.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në rrezik zjarri.
- Pastrojeni gjithmonë depozitën e pluhurave pas fshirjes së pastruesve dhe zbutësve të tapeteve, substancave pluhur dhe pluhurit nittë imët.
Këto produkte bblokojnë filtrat, ulin qarkullimin e ajrit dhe mund të shkaktojnë dëmtime për pastruesin. Mospastrimi i depozitës së pluhurave mund të shkaktojë dëmtime të rënda ndaj pastruesit. (Në varësi të modelit)
- Mos e kapni dorezën e depozitës kur lëvizni fshesën me korrent.
Trupi i fshesës me korrent mund të bjerë kur ndahen depozita me trupin. Mund të shkaktohen dëmtime personale ose dëmtime të produktit.
- Ju duhet të kapni dorezën transportuese kur lëvizni fshesën me korrent. (Në varësi të modelit)
- Nëse pas boshatisjes së depozitës së pluhurave sinjali tregues është i ndezur (i kuq), pastroni depozitën e pluhurave.
Mosarritja e kësaj mund të rezultojë në dëmtim të produktit. (Në varësi të modelit)

KUJDES
Mbrojtësi Termal:
Kjo fshesë me korrent ka një termostat special që mbron fshesën me korrent në rast mbinxehje të motorit. Nëse fshesa me korrent fiket papritur, fikni çelësin dhe hiqeni fshesën nga priza. Kontrolloni fshesën me korrent për burime të mundshme të mbinxehjes si depozita e pluhurave e mbushur, një tub i bllokuar ose një filtër i bllokuar. Nëse zbulohen këto situata, rregullojini dhe prisni për të paktën 30 minuta para se të përdorni fshesën me korrent. Pas periudhës 30 minutëshe, rivendoseni fshesën me korrent në spinë dhe ndizni çelësin.
How to Use
Shtyni fundin e kokës (1) së tubit elastik (2) në pikën e lidhjes të fshesës me korrent. Për ta hequr tubin elastik nga fshesa me korrent, shtypni butonin (3) të vendosur te koka, dhe pastaj tërhiqeni lart.
Montimi i tubave
(në varësi të modelit)
• Gyp Metalik (ose Plastik) (4)
- Bashkojini mirë të dy tubat duke i rrotulluar lehtë.
- Tubi teleskopik (5)
- Shtypni para fashetën sustë.
- Tërhiqeni tubin në gjatësinë e duhur.
- Lëshojeni fashetën sustë që të mbyllet.
Përdorimi i kokës pastruese dhe Kokave Aksesore (në varësi të modelit)
Bashkoni kokën e madhe pastruese në fundin e tubit.
- Koka me 2 pozicione (7) është e pajisur me një pedal (8) që ju lejon të ndryshoni pozicionin e saj sipas llojit të dyshemesë që do të pastrohet.
Pozicioni për dysheme të fortë (pllaka, parket, çimento...). Shtypni pedalin për të ulur furçën.
Pozicioni për tapet ose sixhade. Shtypni pedalin për të ngritur furçën.
• Mjet Zgjatimi (9)
Për të fshirë në vende normalisht të paarritshme, d.m.th. për të kapur pëlhurat e merimangave, ose poshtë divanit!
- Furça e Pluhurave (10)
Për fshirjen e kornizave dhe anëve të pikturave, libra dhe objekte të tjera të çrregullta.
- Kokë për Tapiceri (11)
Për fshirjen e tapicerisë, dyshekëve, etj. Mbledhësit e fijeve ndihmojnë në mbledhjen e fijeve dhe pushit.
• Mbajtës i aksesorëve (12)
mund të lidhet me shufrën zgjatuese duke përdorur kapësen. Aksesorët mund të vendosen në mbajtëse.
Si ta vini në prizë dhe ta përdorni
Tërhiqeni kordonin elektrik në gjatësinë e dëshiruar dhe vendoseni në prizë. Shtypni butonin (15) për të ndezur fshesën me korrent. Për ta ndaluar shtypni përsëri butonin (15).
Rregullimi i nivelit të fuqisë
- Nëse pajisja juaj është e pajisur me një çelës të ndryshueshëm të fuqisë (16), ju mund të zgjidhni fuqinë në mënyrën më të mirë për detyrën tuaj. Sa më shumë ta çoni butonin nga e djathta, më e madhe është fuqia e thithjes.
- Doreza e tubit elastik (17) ka një rregullator manual të qarkullimit të ajrit (18) që ju lejon të ulni për pak kohë nivelin e thithjes.
Ruajtja (19)
Pasi të keni fikur pajisjen dhe ta keni hequr nga priza, shtypni butonin (14) për të mbledhur automatikisht kordonin.
Ju mund ta lëvizni ose ruani pajisjen tuaj në një pozicion vertikal duke e rrëshqitur kapësen e kokës së madhe të pastrimit në folenë në anën e poshtme të fshesës me korrent.
Ndërrimi i qeses së pluhurave
Qesja e pluhurave duhet të ndërrohet kur pastruesi është vendosur në fuqinë maksimale dhe koka pastruese është larg dyshemesë por dritarja e sinjalit "qesja plot" (20) është plotësisht në ngjyrë të kuqe.
Edhe nëse qesja e pluhurave nuk duket se është plot në këtë fazë, ajo duhet të ndërrohet.
Mund të ndodhë që një sasi e madhe pluhuri të imët të bblokojë poret e qeses së pluhurave.
- Fikeni pajisjen dhe hiqeni nga priza.
- Hapni kapakun duke shtypur kapësen (21) e duke e ngritur lart deri sa të kapet në vendin e saj.
Pajisja juaj është e pajisur me një qese pluhurash prej letre (22) ose një qese pluhurash prej rrobe (24) (në varësi të modelit).
- Kapeni qesen e pluhurave nga doreza dhe tërhiqeni. Hiqeni qesen dhe largojeni.
- Për të rivendosur një qese të re shtyjeni mbështetësen prej kartoni të queses së re në mbajtësen e queses (23) deri sa të mos shkojë dot më tej.
Nëse pajisja juaj është e pajisur me një qese pluhurash ndiqni të njëjtat udhëzime si më sipër.
Boshatiseni dhe rivendoseni (24).
Shënim: pasi pajisja ka një mjet sigurie që kontrollon nëse qesja është e vendosur ju nuk mund ta mbyllni kapakun nëse qesja nuk është vendosur siç duhet.
Pastrimi i filtrit të motorit
Filtri i motorit është i vendosur brenda pajisjes midis qeses së pluhurave dhe motorit. Sa herë që ndërroni filtrin e daljes së ajrit ju këshillojmë të hiqni filtrin e motorit (25) dhe ta pastroni duke e shkundur për të hequr papastërtitë dhe rivendoseni në fshesën me korrent.
Pastrimi i filtrave të shkarkimit të ajrit (24)
- Për të ndërruar këta filtra, hiqni kapakun e dhomës se filtrit (26) vendosur në pjesën e pasme të pajisjes.
- Pastroni me ujë filtrin HEPA të paktën një herë në vit.
- Kokë për dysheme të fortë (27)
Pastrim efektiv i dyshemeve të forta (dru, linoleum, etj.)
Kokë mini turbinë (fakultative) (28)
- Miniturbina përdoret për shkallët dhe vendet e vështira për tu arritur.
- Për të pastruar kokën miniturbinë, hiqni kapakun e kokës (29). Hiqni 2 vidat në fund dhe hiqeni kapakun e miniturbinës si në figurë.
- Pastrojeni shpesh dhe hiqni flokët, fijet dhe pushin te furça. Moskryerja e kësaj mund të dëmtojë kokën miniturbinë.
PARALAJMËRIM
■Ju lutemi mos e mbyllni asnjëherë Kapakun e Filtrit si në (36) për të shmangur të kapni dorën tuaj.
■Ju lutemi mos e mbani nga tubi kur e ngrini trupin e fshesës nga dyshemeja (37).
Çfarë të bëni nëse pajisja juaj nuk punon?
Kontrolloni nëse pajisja është e vënë mirë në prizë dhe se priza elektrike funksionon.
Çfarë të bëni kur ulet fuqia e thithjes?
- Ndalojeni pajisjen dhe hiqeni nga priza
- Kontrolloni nëse tubat, tubi elastik dhe mjeti i pastrimit nuk janë të bblokuara.
- Kontrolloni që quesja e pluhurave nuk është plot. Zëvendësojeni nëse duhet.
PASTRIMI I DEPOZITËS SË PLUHURAVE DHE GRUPIT TË FILTRIT
Për rezultate sa më të mira të pastrimit, depozita e pluhurave duhet të pastrohet shpesh.
- Hiqni kordonin nga priza në mur.
- Tërhiqni kapësen e kapakut nga jashtë dhe lart, pastaj ngrini kapakun e filtrit.
- Tërhiqni lart grupin e depozitës së pluhurave (30).
- Shtypni levën kapëse (31) të grupit të filtrit (32) dhe nxirreni nga depozita e pluhurave (33).
- Lajeni depozitën e pluhurave me sfungjer dhe copë të butë në ujë të ftohtë të rrjedhshëm.
- Furça (34) është për pastrimin e grupit të filtrit (32). Ajo është në pjesën e pasme të grupit të filtrit.
- Tërhiqeni poshtë mbështetësin e filtrit (35) nga grupi i filtrit (32).
- Pastroni grupin e filtrit (32) dhe mbështetësin e filtrit (35) me furçë në ujë të ftohtë të rrjedhshëm.
■Mos përdorni detergjentë apo ta lani në lavatriçe apo lavastovilje. - I lini grupin e filtrit (32) dhe mbështetësin e filtrit (35) të thahen në vende me hije për një ditë.
■Mos i thani duke i rrotulluar apo në centrifugë, as në furrë me mikrovalë, në sobë apo në nxehtësi të drejtpërdrejtë.
■Sigurohuni që filtri dhe mbështetësi i filtrit janë plotësisht të thatë para se t'i rivendosni në fshesë.
SI TË VENDOSNI GRUPIN E QESES DHE QESEN E PLUHURAVE
Nëse dëshironi të përdorni një qese pluhurash në vend të një depozite pluhurash, ju lutemi:
- Hiqeni kordonin nga priza në mur.
- Tërhiqni jashtë dhe lart kapësen e kapakut, pastaj ngrini mbulesën e kutisë.
- Tërhiqeni lart grupin e depozitës së pluhurave (30).
- Vendoseni grupin e qeses (23) me sustën, siguroni të dalat në të dy anët e grupit të qeses në foletë pranë dorezës në fund.
- Për të vendosur një qese, shtyni mbështetësen prej kartoni të një qese të re në grupin e queses deri sa të shkojë në fund.

Hedhja e pajisjes suaj të vjetër
- Kur ky simbol koshi me rrota me kryq sipër i është ngjitur një produkti do të thotë se produkti mbulohet nga Direktiva Europiane 2002/96/EC.
- Të gjitha produktet elektrike dhe elektronike duhet të hidhen të ndara nga sistemi komunal i plehrave përmes objekteve të përcaktuara të grumbullimit, caktuar nga geveria ose autoritetet lokale.
- Hedhja e saktë e pajisjes suaj të vjetër do të ndihmojë në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve.
- Për informacion më të detajuar mbi hedhjen e pajisjes suaj të vjetër, ju lutemi kontaktoni zyrën e qytetit tuaj, shërbimin e grumbullimit të plehrave ose dyqanin ku e keni blerë produktin.