KX-TGA860FX - Telefon PANASONIC - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas KX-TGA860FX PANASONIC në format PDF.
| Lloji i produktit | Telefon celular dixhital shtesë pa tel |
| Numri i modelit | KX-TGA860FX |
| Marka | Panasonic |
| Njësitë bazë të përputhshme | Seritë KX-TG8611, KX-TG6611, KX-TG6621, KX-TG8051, KX-TG8061 |
| Aksesorët e përfshirë | Ngarkues, Përshtatës AC (PNLV226CE), 2 bateri të ringarkueshme (AAA Ni-MH), Kapëse rripi, Mbulesë telefoni |
| Lloji i baterisë | Madhësi AAA (R03) Ni-MH e ringarkueshme |
| Koha e karikimit të baterisë | Përafërsisht 7 orë për karikimin fillestar |
| Opsionet e gjuhës së ekranit | Në dispozicion 16 gjuhë |
| Përshtatës AC | Vetëm Panasonic PNLV226CE |
| Pesha | Përafërsisht 130 g (telefoni me bateri) |
| Dimensionet (Telefoni) | Përafërsisht 168 x 48 x 29 mm (lartësi x gjerësi x thellësi) |
| Frekuenca e funksionimit | 1.88 GHz deri në 1.90 GHz (DECT) |
| Distanca | Deri në 50 m brenda, deri në 300 m jashtë |
| Sistemi i përgjigjes | Nuk është i integruar; kërkon njësi bazë të përputhshme me sistem përgjigjeje |
| Lidhja e energjisë | Përshtatësi AC duhet të mbetet i lidhur gjatë gjithë kohës |
| Masat paraprake të sigurisë | Përdorni vetëm bateritë e specifikuara Ni-MH; mos përzieni bateri të vjetra/të reja; shmangni qarqet e shkurtra |
| Kujdesi rutinë | Fshijeni me një leckë të butë të lagur; mos përdorni benzinë, hollues ose pluhur gërryes |
| Kërkohet regjistrim | Po, duhet të regjistrohet në njësinë bazë para përdorimit |
| Vendi i origjinës | Kinë |
Pyetjet më të shpeshta - KX-TGA860FX PANASONIC
Pyetjet e përdoruesve rreth KX-TGA860FX PANASONIC
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Telefon në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj KX-TGA860FX - PANASONIC dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. KX-TGA860FX e markës PANASONIC.
MANUAL I PËRDORUESIT KX-TGA860FX PANASONIC
Telefon dore shtesë dixhital pa tela
(Pre Slovensko)
Ky aparat është një telefon dore shtesë kombatibël me seritë e mëposhtme të telefonit dixhital pa kabull Panasonic:
- KX-TG6611/KX-TG6621 (KX-TGA661)
Përpara se ta përdorni ju duhet ta regjistroni këtë receptor me njësinë bazë. Ky manual instalimi përshkruan vetëm hapat që nevojiten për të regjistruar dhe për të filluar përdorimin e receptorit. Për hollësira të mëtejshme, ju lutemi lexoni udhëzimet e përdorimit të njësisë bazë.
Aksesorët e dhënë
| Karikues | 1 |
| Adaptor AC/PNLV226CE | 1 |
Bateri të rikarikueshme *1 ...... 2
Kapëse për rripin (KX-TGA806/KX-TGA860).... 1
Kapak për telefonin e dorës 2 ...... 1
*1 Për informacion mbi zëvendësimin e baterisë, ju lutemi lexoni udhëzimet e përdorimit të njësisë bazë.
*2 Kapaku i telefonit të dorës është ngjitur pas tij.
Shënim:
- Për aksesorë shtesë / zëvendësues, ju lutemi lexoni udhëzimet e përdorimit të njësisë bazë.
Lidhje/Montim në mur (faqja 2: 1)
- Përdorni vetëm adaptorin AC Panasonic PNLV226CE.
- Adaptori AC duhet të qëndrojë i lidhur në çdo kohë. (Është normale nëse adaptori ngrohet gjatë përdorimit.)
- Sigurohuni që muri dhe metoda e montimit të jenë aq të forta sa të mbajnë peshën e njësisë. (KX-TGA661/KX-TGA806)












Instalimi i baterisë/Karikimi i baterisë (faqja 2: 2)
Kur të shfaqet përzgjedhja e gjuhës pas instalimit të baterive për herë të parë, ju mund të zgjidhni gjuhën e dëshiruar.
[◀]: Zgjidhni gjuhën e dëshiruar. → OK → [✗ ⏻]
Kujdes:
- Përdorni bateritë e dhëna të rikarikueshme. Në rast zëvendësimi, rekomandojmë të përdorni bateritë e rikarikueshme Panasonic të shënuara në udhëzimet e punës së njësisë bazë.
- Fshini fundet e baterive (⊕, ⊖) me një pëlhurë të thatë.
- Shmangni prekjen e fundeve të baterive (⊕,⊖) ose pikat e kontaktit të njësisë.
- Kontrolloni që polaritetet të jetë të sakta (⊕, ⊖).
- PËRDORNI VETËM bateri Ni-MH të madhësisë AAA (R03).
• MOS përdorni bateri Alkaline / Manganez / Ni-Cd.
Vendoseni receptorin në karikim për rreth 7 orë përpara përdorimit të parë. Shënim:
- Ekrani mund të tregojë "Lutem prisni per 1 min" kur telefoni i dorës vendoset në karikim nëse nuk është i regjistruar në njësinë bazë.
- Nëse bateritë karikohen plotësisht, por koha e përdorimit duket më e shkurtër, pastroni fundet e baterive (⊕, ⊖) dhe kontaktet e karikimit me një pëlhurë të pastër dhe karikojini sërish.
Gjuha e ekranit
Janë në dispozicion 16 gjuhë për ekranin.
Mund të zgjidhni “Deutsch”, “English”, “Magyar”, “Polski”, “Slovenčina”, “Čeština”, “Hrvatski”, “Slovenščina”, “Eesti”, “Lietuviškai”, “Latviešu”, “Română”, “Български”, “Srpski”, “Македонски”, ose “Shqip”.
1 / (butoni i mesit) # 1 1 0
2 【▲】: Zgjidhni gjuhën e dëshiruar. → OK → [✗]










Regjistrimi i telefonit të dorës në njësinë bazë
Sigurohuni që telefoni i dorës të jetë i ndezur. Nëse nuk është, shtypni dhe mbani shtypur [✗️] për pak sekonda për ta ndezur receptorin.
1 Telefoni i dorës:
Ngrini receptorin dhe shtypni [✗️].
2 Njësia bazë:
Vazhdoni me funksionimin për modelin tuaj.
■ KX-TG6611/KX-TG8051/KX-TG8611
Shtypni dhe mbani shtypur [•••] për rreth 5 sekonda. (Nuk ka sinjal regjistrimi)
Shtypni dhe mbani shtypur [•••] për rreth 5 sekonda, deri kur të tingëllojë sinjali i regjistrimit.
- Nëse të gjithë receptorët e regjistruar fillojnë të bien, shtypni [•••] sërish për të ndaluar, më pas përsëriteni këtë hap.
3 Telefoni i dorës:
Vendoseni receptorin mbi njësinë bazë ose karikuesin.
- Vazhdoni me funksionimin edhe kur ekrani i receptorit tregon "Lutem prisni per 1 min".
4 Me receptorin ende mbi njësinë bazë ose karikuesin, prisni derisa të tingëllojë një sinjal konfirmimi dhe të shfaqet Y.
Shënim:
- Nëse tingëllon një sinjal defekti, ose nëse shfaqet Y, regjistrojeni receptorin sipas udhëzimeve të punës së njësisë bazë.
- Modeli KX-TG6611/KX-TG8051/KX-TG8611 nuk éshtë i pajisur me sistem sekretarie telefonike.
- Sistemi i sekretarisë telefonike éshtë i disponueshëm vetëm kur ky receptor regjistrohet me KX-TG6621/KX-TG8061.
Për sigurinë tuaj
Për të shmangur lëndimet e rënda dhe humbjen e jetës/pronës, lexojeni me kujdes këtë pjesë përpara se të përdorni produktin, për të siguruar funksionim e duhur dhe të sigurt të produktit tuaj.
PARALAJMËRIM
Lidhja me rrymën elektrike
- Futeni plotësisht adaptorin AC / spinën në prizën e rrymës elektrike. Nëse nuk veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike dhe / ose nxehtësi të madhe që mund të shkaktojë zjarr.










- Fshini rregullisht çdo pluhur, etj. nga adaptori AC / spina e rrymës elektrike duke e tërhequr atë nga priza e rrymës, dhe më pas duke e fshirë me një pëlhurë të thatë. Pluhuri i grumbulluar mund të shkaktojë probleme në izolim nga lagështira, etj. duke shkaktuar zjarr.
- Shkëputeni produktin nga priza e rrymës elektrike nëse fillon nxjerr tym, nëse vjen erë jonormale, ose nëse bën një zhurmë të pazakontë. Këto situata mund të shkaktojnë zjarr ose goditje elektrike. Konfirmoni që tymi të ketë ndaluar dhe kontaktoni një qendër të autorizuar shërbimi.
Instalimi
- Për të parandaluar rrezikun e zjarrit ose goditjen elektrike, mos e ekspozoni produktin ndaj shiut ose çfarëdo Iloji lagështire.
- Mos e vendosni ose përdorni produktin pranë pajisjeve që kontrollohen automatikisht siç janë dyert automatike dhe alarmet e zjarrit. Valët radio që dalin nga ky produkt mund të bëjnë që këto pajisje të keqfunksionojnë, duke rezultuar kështu në një aksident.
Kujdesi gjatë përdorimit
- Përdorimi i volumit të tepruar nëpërmjet kufjeve ose pajisjeve me kufje mund të shkaktojë dëmtim të dëgjimit. (KX-TGA806/KX-TGA860)
KUJDES
Instalimi dhe vendi
- Adaptori AC përdoret si pajisja kryesore e shkëputjes. Sigurohuni që priza e rrymës AC të jetë e instaluar pranë produktit dhe të jetë lehtësisht e arritshme.
Bateria
- Për informacion mbi zëvendësimin e baterive, rekomandojmë përdorimin e baterive të dhëna ose baterive shtesë / zëvendësuese të shënuara në udhëzimet e punës së njësisë bazë. PËRDORNI VETËM bateri të rikarikueshme Ni-MH të madhësisë AAA (R03).
- Mos i përzieni bateritë e vjetra me ato të reja.
- Mos i hapni apo çani bateritë. Elektroliti që del nga bateritë është gërryes dhe mund të shkaktojë djegie ose lëndime në sy ose lëkurë. Elektroliti është toksik dhe mund të jetë i dëmshëm nëse gëlltitet.
- Ushtroni kujdes gjatë përdorimit të baterive. Mos lejoni që bateritë të preken nga materiale përçuese siç janë unazat, byzylykët ose çelësat, në rast të kundërt ndonjë qark i shkurtër mund të bëjë që bateritë dhe/ose materiali përçues të mbinxehen dhe të shkaktojnë djegie.
- Karikojini bateritë e dhëna ose të përdorshme vetëm me këtë produkt në përputhje me udhëzimet dhe kufizimet e specifikuara në këtë manual.
- Për të karikuar bateritë, përdorni vetëm një njësi bazë (ose karikues) kompatibël. Mos e ngacmoni njësinë bazë (ose karikuesin). Në rast se nuk i zbatoni këtë udhëzime, bateritë mund të bymehen ose shpërthejnë.










Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
Kur përdorni produktin, për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike dhe lëndimeve ndaj personave duhet të ndiqen gjithmonë masat paraprake bazë të sigurisë, duke përfshirë si më poshtë:
- Mos e përdorni këtë produkt pranë ujit, për shembull pranë një vaske, legeni, lavamani kuzhine ose vaske për larjen e rrobave, në një bodrum të lagur ose pranë një pishine.
- Mos e përdorni telefonin për të raportuar rrjedhje gazi pranë vetë rrjedhjes së gazit.
- Përdorni vetëm kabllon e rrymës dhe bateritë e treguara në këtë manual. Mos i hidhni bateritë në zjarr. Ato mund të shpërthejnë. Kontrolloni kodet lokale për udhëzime të mundshme t veçanta për hedhjen.
RUAJINI KËTO UDHËZIME
Informacione të tjera
- Vënia e produktit në punë pranë pajisjeve elektrike mund të shkaktojë interferenca. Largojeni nga pajisjet elektrike.
KUJDES: Rrezik shpërthimi nëse bateria zëvendësohet me një lloj të pasaktë. Bateritë e përdorura të hidhen në përputhje me udhëzimet.
Kujdesi i zakontë
- Fshini sipërfaqen e jashtme të produktit me një pëlhurë të butë të njomë.
- Mos përdorni benzinë, hollues ose ndonjë pudër abrazive.
Njoftim për hedhjen e produktit, transferimin ose kthimin e tij
- Ky produkt mund të ruajë informacionin tuaj privat / të fshehtë. Për të mbrojtur privatësinë / fshehtësinë tuaj, rekomandojmë të fshini nga memoria informacione të tilla siç është numëratori ose lista e telefonuesve përpara se ta hidhni, transferoni apo ktheni produktin.
Informacion për përdoruesit mbi grumbullimin dhe hedhjen e aparateve të vjetra dhe baterive të përdorura

Këto simbole (①, ②, ③) mbi produkte, ambalazhe, dhe/ose dokumentet shoqëruese nënkuptojnë se produktet e përdorura elektrike dhe elektronike dhe bateritë nuk duhet të përzihen me mbeturinat e përgjithshme shtpiake. Për trajtimin, restaurimin dhe riciklimin e duhur të produkteve të vjetra dhe baterive të përdorura, ju lutemi dërgojini ato pranë
pikave përkatëse të grumbullimit, në përputhje me legjislacionin tuaj shtetëror dhe Direktivat 2002/96/EC dhe 2006/66/EC.
Duke i hedhur me rregull këto produkte dhe bateri, ju do të ndihmoni në ruajtjen e burimeve të vlefshme dhe në parandalimin e efekteve të mundshme negative në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis, të cilat mund të lindin në rast hedhjeje të pasistemuar të këtyre mbetjeve në mjedis.










Për më shumë informacion mbi grumbullimin dhe riciklimin e produkteve të vjetra dhe baterive të përdorura, ju lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin e hedhjes së mbeturinave ose pikat e shitjes ku i keni blerë artikujt.
Për hedhjen e parregullt të këtyre mbetjeve mund të ketë gjoba në përputhje me legjislacionin shtetëror.
Për përdoruesit e biznesit në Bashkimin Evropian
Nëse dëshironi t'i hidhni pajisjet elektrike dhe elektronike, ju lutemi kontaktoni me shitësin ose furnizuesin tuaj për informacione të mëtejshme.
Informacion mbi hedhjen në vende të tjera jashtë Bashkimit Evropian
Këto simbole (①, ②, ③) janë të vlefshme vetëm brenda Bashkimit Evropian. Nëse dëshironi t'i hidhni këta artikujt, ju lutemi kontaktoni me autoritetet lokale ose shitësin dhe pyetini për mënyrën e rregullt të hedhjes.
Shänim për simbolin e baterisë
Ky simbol (②) mund të përdoret i kombinuar me një simbol kimik (③). Në këtë rast nënkupton se është në përputhje me kërkesën e caktuar nga Direktiva për këtë lëndë kimike.






69



Bosanski
PROČITAJTE PRIJE UPOTREBE I SAČUVAJTE
Ovaj uređaj je dodatna slušalica kompatibilna sa slijedećim serijama digitalnih bežičnih telefona marke Panasonic:
- KX-TG6611/KX-TG6621 (KX-TGA661)
- KX-TG8051/KX-TG8061 (KX-TGA806)
- KX-TG8611 (KX-TGA860)
Prije nego je počnete koristiti, slušalicu morate registrirati u baznoj jedinici. Ovaj priručnik za instalaciju opisuje samo postupke vezane za registriranje i početak korištenja slušalice. Za detaljnije informacije pročitajte uputstvo za upotrebu bazne jedinice.
Priloženi pribor
Punjač....1 Ispravljač naizmjenične struje/ PNLV226CE....1
Punjive baterije *1 2
Kopča za kaiš (KX-TGA806/KX-TGA860).... 1
Poklopac slušalice *2 ..... 1
*1 Za informacije o zamjeni baterija, pročitajte uputstvo za upotrebu bazne jedinice.
*2 Poklopac slušalice pričvršćen je na slušalicu.
Napomena:
- Za informacije o dodatnoj ili zamjenskoj pomoćnoj opremi, pročitajte uputstvo za upotrebu bazne jedinice.
Povezivanje/Montaža na zid (strana 2: 1)
- Koristite isključivo priloženi ispravljač naizmjenične struje Panasonic PNLV226CE.
- Ispravljač naizmjenične struje mora uvijek biti priključen. (Normalno je da se ispravljač zagrije tokom upotrebe.)
- Provjerite da li su zid i način pričvršćivanja dovoljno jaki da nose težinu uređaja. (KX-TGA661/KX-TGA806)












Umetanje baterija/Punjenje baterija (strana 2: 2)
Kada se prikaz za odabir jezika prikaže nakon prvog umetanja baterija, možete odabrati željeni jezik.
Deklarata e përshtatjes:
- Panasonic Corporation deklaron se tipi i radiopajisjes (KX-TGA806) është në përputhje me Direktivën 2014/53/EU.
Teksti i plotë i deklaratës së përputhshmërisë për BE-në është i disponueshëm në adresën e mëposhtme të internetit:
http://www.ptc.panasonic.eu/doc