HD3090 - Multikoker PHILIPS - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas HD3090 PHILIPS në format PDF.
| Lloji i produktit | Multicooker / Gatues orizi |
| Marka | Philips |
| Modeli | HD3090 |
| Fuqia hyrëse | 366W |
| Kapaciteti nominal | 1.8L |
| Kapaciteti i orizit | 0.54L (afërsisht 3 gota) |
| Funksionet e gatimit | Gatim i shpejtë, Oriz i bardhë, Shumëkokrra, Qull, Supë, Tortë, Jogurt, Mbaj ngrohtë |
| Kohëmatësi i paracaktuar | Deri në 24 orë, i rregullueshëm në rritje 15-minutëshe |
| Kohëzgjatja e mbajtjes ngrohtë | Deri në 12 orë |
| Memoria e ndërprerjes së energjisë | Rinis gatimin ose numërimin mbrapsht të paracaktuar brenda 2 orëve nga humbja e energjisë |
| Kapaku i brendshëm | I shkëputshëm për pastrim |
| Valvula e avullit | I heqshëm dhe i larë |
| Paneli i kontrollit | Ekran dixhital me butona Menu/Anulo, Fillim dhe Paracaktim/Kohë |
| Karakteristikat e sigurisë | Mbrojtje nga mbinxehja, sipërfaqe e ftohtë në prekje, paralajmërim i daljes së avullit |
| Metoda e pastrimit | Lani vetëm me dorë; mos e zhytni ose përdorni pjatalarëse |
| Pajisjet e përfshira | Tenxherja e brendshme, gota matëse, luga e orizit/supës, kablloja e rrymës, udhëzuesi i fillimit të shpejtë |
| Garancia | 2 vjet |
Pyetjet më të shpeshta - HD3090 PHILIPS
Pyetjet e përdoruesve rreth HD3090 PHILIPS
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Multikoker në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj HD3090 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. HD3090 e markës PHILIPS.
MANUAL I PËRDORUESIT HD3090 PHILIPS
Funksioni i memories në rast
avarie elektrike 138
Fushat elektromagnetike (EMF) 138
2 Tenxherja e orizit 139
Çfarë ka në kuti 139
Përmbledhje e produktit 140
Përmbledhje e komandave 140
Programet e gatimit 141
3 Përdorimi i tenxheres së
orizit 141
Përpara përdorimit të parë 141
Përgatitjet përpara gatimit 141
Gatimi i orizit 142
Qulli dhe supa 143
Kek 143
Yoghurt 143
Koha e paracaktuar për gatimin e
vonuar 144
4 Pastrimi dhe mirëmbajtja 144
Kapaku i brendshëm 144
Valvula e avullit 144
Brenda 145
E jashtme 145
Aksesorët 145
5 Riciklimi 145
6 Garancia dhe mbështetja 145
7 Specifikimet 145
8 Zgjidhja e problemeve 146
1 E rëndësishme
Lexojeni me kujdes këtë manual përdorimi përpara se ta përdorni tenxheren e orizit dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Rrezik
- Pajisja nuk duhet të zhytet.
Paralajmërim
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjeve dhe nëse ata kuptojnë rreziqet e përfshira.
- Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët, përveç nëse janë më të mëdhenj se 8 vjeç dhe nën mbikëqyrje.
- Mbajeni pajisjen dhe kordonin larg vendeve ku mund të arrihet nga fëmijët nën 8 vjeç.
- Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
- Kjo pajisje duhet vendosur në pozicion të qëndrueshëm me dorezat (nëse ka) të vendosura për të shmangur derdhjen e lëngjeve të nxehta.
-
Kjo pajisje synohet për përdorim shtëpiak dhe të ngjashëm, si p.sh.:
-
Ambientet e kuzhinës së personelit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune;
- Shtëpi fermash;
- Nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera të tipit rezidencial;
- Ambiente për fjetje dhe mëngjes.
- Nëse kompleti i kordonit elektrik dëmtohet, duhet zëvendësuar me komplet kordoni të ofruar nga prodhuesi.
- Pajisja nuk është menduar të vihet në përdorim me anë të një kohëmatësi të jashtëm apo një sistemi të veçantë për komandimin nga distanca.
- Përpara se ta lidhni pajisjen kontrolloni nëse tensioni i përcaktuar mbi pajisje përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
- Mos lejoni që kordoni elektrik të varet jashtë cepit të tavolinës apo të syprinës së banakut mbi të cilin ndodhet pajisja.
- Sigurohuni që elementi i ngrohjes, sensori i temperaturës dhe pjesa e jashtme e enës së brendshme të jenë të pastra dhe të thata para se të vendosni spinën në prizë.
- Mos futni pajisjen në prizë dhe mos shtypni asnjë nga butonat me duar të lagura në panelin e kontrollit.
- KUJDES: Sigurohuni të shmangni derdhjet mbi lidhjet elektrike për të shmangur rreziqet e mundshme.
- KUJDES: Gjithmonë ndiqni udhëzimet dhe përdoreni pajisjen siç duhet për të shmangur lëndimet e mundshme.
- Sipas udhëzimeve të përshkruara në këtë manual përdorimi, përdorni një leckë të butë dhe të lagur për të pastruar sipërfaqet në kontakt me ushqimin dhe sigurohuni që të hiqni të gjitha mbetjet e ushqimit të ngjitura në pajisje.
- Mos e vendosni kordonin elektrik nën pajisje gjatë përdorimit.
Kujdes
- Simboli i shënuar në pajisje do të thotë "Kujdes, sipërfaqe të nxehta", mos e prekni sipërfaqen e nxehtë për të shmangur djegien.
- KÜJDES: Sipërfaqja e rezistencës ka nxehtësi të mbetur pas përdorimit.
- Mos përdorni kurrë aksesorë apo pjesë nga prodhues të tjetër apo që nuk rekomandohen konkretisht nga "Philips". Nëse përdorni aksesorë apo pjesë të tilla, garancia juaj bëhet e pavlefshme.
- Pllaka e aluminit e kapakut të sipërm nuk është menduar të bjerë në kontakt me ushqime acide pH≤5.0 si turshi lakre, turshi, reçel, pelte, domate, uthull, limon i gjelbër ose i verdhë, kumbull e thartë dhe lëngje me gaz.
- Për ta hequr lehtë kosin, futini përbërësit në enë të vogla dhe mbulojini me kapak.
- Mos e ekspozoni pajisjen në temperatura të larta, as mos e vendosni në sobë apo tenxhere të ndezur ose që është ende e nxehtë.
- Mos e ekspozoni pajisjen ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit.
- Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe të qëndrueshme, horizontale dhe të rrafshët.
- Vendoseni gjithnjë enën e brendshme në pajisje përpara se të vendosni spinën në prizën dhe ta ndizni.
- Mos e vendosni enën e brendshme drejtpërdrejt mbi zjarr për të gatuar oriz.
- Mos e përdorni enën e brendshme nëse është deformuar.
- Sipërfaqet e arritshme mund të nxehen kur pajisja éshtë në punë. Bëni kujdes të mëtejshëm kur prekni pajisjen.
- Bëni kujdes nga avulli i nxehtë që del nga vrima e avullit gjatë gatimit ose nga pajisja kur hapni kapakun. Mbajini duart dhe fytyrën larg pajisjes për të shmangur avullin.
- Mos e ngrini e lëvizni pajisjen kur është duke punuar.
- Mos e tejkaloni nivelin maksimal të ujit të treguar në enën e brendshme për të parandaluar derdhjen që mund të shkaktojë rrezige.
- Mos i vendosni mjetet e gatimit brenda enës gjatë gatimit, mbajtjes ngrohtë apo ringrohjes së orizit.
- Përdorni vetëm mjetet e dhëna të gatimit. Shmangni përdorimin e mjeteve të mprehta.
- Për të shmangur gërvishtjet, nuk rekomandohet të gatuani ingredientë me krustace dhe butakë. Hiqini zhguajt e fortë para gatimit.
- Mos futni sende metalike apo substanca të huaja në vrimën e avullit.
- Mos vendosni substanca magnetike në kapak. Mos e përdorni pajisjen pranë substancave magnetike.
- Lëreni gjithnjë pajisjen të ftohet përpara se ta pastroni apo zhvendosni.

- Pastrojeni gjithnjë pajisjen pas përdorimit. Mos e pastroni pajisjen në enëlarëse.
- Hiqeni gjithnjë nga priza pajisjen nëse nuk përdoret për një periudhë më të gjatë.
- Diapazoni i lartësisë mbi nivelin e detit për përdorimin e pajisjes është 0–2000 metra.
- Nëse pajisja përdoret në mënyrë të papërshtatshme apo për qëllime profesionale ose semiprofesionale, apo nuk përdoret sipas udhëzimeve në këtë manual përdorimi, garancia bëhet e pavlefshme dhe Philips refuzon çdo lloj përgjegjësie për dëme të mundshme të shkaktuara.
Funksioni i memories në rast avarie elektrike
Kjo pajisje përmban një funksion memorieje në rast avarie elektrike që ruan statusin përpara se ndërpritet korrenti.
- Nëse ndodh ndërprerje e korrentit gjatë gatimit dhe korrenti kthehet brenda 2 orëve, numërimi mbrapsht i kohës së gatimit do të rifillojë nga pika e mëparshme.
- Nëse ndodh një ndërprerje e korrentit ndërsa produkti është në modalitetin e paracaktuar dhe korrenti rikthehet brenda 2 orëve, numërimi i paracaktuar i kohës do të rifillojë nga pika e mëparshme.
- Nëse korrenti nuk rikthehet brenda 2 orëve, pajisja mund të mos rifillojë procesin e mëparshëm të punës.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje është në përputhje me standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
2 Tenxherja e orizit
Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips!
Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips, regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/welcome.
Çfarë ka në kuti

Njësia kryesore Kordoni elektrik
Luharja e orizit dhe e supës Gota matëse
Ena e brendshme Udhezues për fillimin e shpejtë
Fletëpalosje me informacione të rëndësishme
Përmbledhje e produktit

| A Kapak i sipërm F Priza elektrike | ||
| B Kapak i brendshëm i çmontueshëm G Panel kontrolli | ||
| C Erë e brendshme H Vrimë avullimi | ||
| D Tregues të nivelit të ujit I Valvula e avullit | ||
| E Butoni i lirimit të kapakut |
Përmbledhje e komandave

| J Preset/Timer M Treguesi i orève | ||
| K Fillo N Treguesi i minutave | ||
| L Menu/Cancel |
Programet e gatimit
| Funksioni i gatimit | Koha e parazgjedhure gatimit* |
| Fast cook | |
| White rice 50 minuta | |
| Porridge 50 minuta | |
| Supë 120 minuta | |
| Multigrain 75 minuta | |
| Lentils | 75 minuta |
| Kos | 8 orë |
| Kek | 50 minuta |
| Mbajeni ngrohtë 12 orë | |
* Koha e paracaktuar e gatimit do të thotë kohën e paracaktuar të gatimit që shfaqet në ekran kur zgjidhet funksioni përkatës. Pajisja nuk mund ta rregullojë manualisht kohën e gatimit. Koha aktuale e gatimit mund të ndryshojë në varësi të sasisë së përbërësve, sasisë së ujit, temperaturës së ujit, mjedisit etj.
** Funksioni Fast cook ndikohet nga faktorë si p.sh. sasia e orizit, sasia e ujit, temperatura e ujit dhe mjedisi, kështu që koha e gatimit nuk shfaqet drejtpërdrejt në fillim të procesit të gatimit.
3 Përdorimi i tenxheres së orizit
Përpara përdorimit të parë
1 Nxirrni të gjithë aksesorët nga ena e brendshme. Hiqni materialin e paketimit të enës së brendshme.
2 Përpara përdorimit të parë, zieni ujin dhe pastrojeni tenxheren e orizit.
3 Pastrojini mirë pjesët e tenxheres së orizit para se ta përdorni për herë të parë (shih kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja").

Shënime
- Sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë plotësisht të thata përpara se të filloni përdorimin e tenxheres e orizit.
Përgatitjet përpara gatimit

Paralajmërim
- Sigurohuni që kapaku i heqshëm i brendshëm është instaluar saktë.

Shënime
- Mos e tejkaloni nivelin maksimal të ujit të treguar në enën e brendshme, pasi mund të shkaktojë tejmbushjen e tenxheres së orizit.
- Niveli i shënuar brenda enës së brendshme është thjesht tregues.
- Nivelin e ujit mund ta rregulloni gjithnjë për Iloje të ndryshme orizi dhe sipas preferencës suaj.
- Pasi të fillojë procesi i gatimit, mund të shtypni e mbani butonin Menu/Cancel për 3 sekonda për të anuluar procesin e gatimit, tenxherja e orizit do të kalojë në modalitetin pasiv.
- Pasi tenxherja e orizit të jetë ndezur, nëse nuk funksionon brenda 5 minutash, pajisja do të kalojë në modalitetin pasiv dhe përdoruesi mund të shtypë çdo buton për të riaktivizuar gatimin e orizit.
Kryeni përgatitjet e mëposhtme përpara gatimit me tenxheren e orizit:
1 Shtypni butonin e lirimit të kapakut për të hapur tenxheren e orizit.

2 Nxirrni enën e brendshme.

3 Vendoseni ushqimin e larë në enën e brendshme dhe fshijeni ujin jashtë enës së brendshme me një leckë të pastër të butë, si dhe vendoseni përsëri në pajisje.

5 futeni spinën në prizë.

- Sigurohuni që pjesa e jashtme e enës së brendshme të jetë e thatë dhe e pastër dhe të mos ketë mbetje të huaja brenda pajisjes.
- Sigurohuni që ena e brendshme të jetë në kontaktin e duhur me rezistencën.
- Gjatë ose menjëherë pas përdorimit, mbajeni trupin larg nga vrima e avullit për të shmangur djegiet.
Gatimi i orizit
1 Ndiqni hapat në "Përgatitjet para gatimit".
2 Shtypni Menu/Cancel për të zgjedhur Fast cook, White rice ose Multigrain.
→Treguesi i funksionit të zgjedhur të gatimit pulson.
→Kohëmatësi i paracaktuar i gatimit shfaqet në ekran.

3 Shtypni Start për të filluar procesin e gatimit.
4 Kur gatimi përfundon, do të dëgjoni 4 tingëllime dhe drita e funksionit të zgjedhur të gatimit do të fiket.
5 Tenxherja e orizit do të jetë automatikisht në modalitet mbajtjeje ngrohtë.
→Ndizet treguesi i mbajtjes ngrohtë.

Shënim
- Pasi të fillojë procesi i gatimit, shtypni Menu/Cancel për 3 sekonda për të përfunduar procesin aktual të gatimit.
- Niveli i shēnuar brenda enës së brendshme është vetëm një tregues; ju gjithmonë mund të rregulloni nivelin e ujit për lloje të ndryshme orizi dhe preferencën.
- Përveç ndjekjes së treguesve të nivelit të ujit, mund gjithashtu të shtoni oriz dhe ujë në raport 1:1,3–1,6) për gatim me oriz
- Për të parandaluar që orizi të grumbullohet, lirojeni orizin brenda 30 minutave.
- Mos e tejkaloni volumin e treguar dhe as mos e tejkaloni nivelin maksimal të ujit të treguar në enën e brendshme, pasi kjo mund të shkaktojë tejmbushjen e tenxheres së orizit dhe të shkaktojë rrezik të mundshëm.
Qulli dhe supa
1 Hidhini të gjithë përbërësit në enën e brendshme.
2 Ndiqni hapat në "Përgatitjet para gatimit".
3 Shtypni Menu/Cancel për të zgjedhur Porridge ose Soup.

→Treguesi i funksionit të zgjedhur të gatimit pulson.
→Kohëmatësi i paracaktuar i gatimit shfaqet në ekran.
4 Shtypni Start për të filluar gatimin.
5 Kur gatimi përfundon, do të dëgjoni 4 tingëllime dhe drita e funksionit të zgjedhur të gatimit do të fiket.
6 Tenxherja e orizit do të jetë automatikisht në modalitet mbajtjeje ngrohtë.
→Ndizet treguesi i mbajtjes ngrohtë.
Kek
1 Përbërësit për kekun trazojini mirë.
2 Lyejeni enën e brendshme me pak gjalpë ose vaj gatimi dhe më pas hidhni përbërësit në të.
3 Ndiqni hapat në "Përgatitjet para gatimit".

4 Shtypni Select/Cancel për të zgjedhur funksionin Cake.
→Treguesi i funksionit të zgjedhur të gatimit pulson.
→Kohëmatësi i paracaktuar i gatimit shfaqet në ekran.
5 Shtypni Start për të filluar gatimin.
6 Kur gatimi përfundon, do të dëgjoni 4 tingëllime dhe drita e funksionit të zgjedhur të gatimit do të fiket.
→Ndizet treguesi i mbajtjes ngrohtë.
7 Hapni kapakun dhe nxirrni me kujdes enën e brendshme që të ftohet.
8 Pasi ena e brendshme të jetë ftohur, vendosni një pjatë ose raft për ëmbëlsira sipër tasit dhe më pas kthejeni për të nxjerrë kekun.
Yoghurt
1 Hidhini të gjithë përbërësit në enën e brendshme.
2 Ndiqni hapat në "Përgatitjet para gatimit".

3 Shtypni Select/Cancel për të zgjedhur Yoghurt.
→Treguesi i funksionit të zgjedhur të gatimit pulson.
→Kohëmatësi i paracaktuar i gatimit shfaqet në ekran.
4 Shtypni Start për të filluar gatimin.
5 Kur gatimi përfundon, do të dëgjoni 4 tingëllime dhe drita e funksionit të zgjedhur të gatimit do të fiket.
6 Tenxherja e orizit do të jetë automatikisht në modalitet mbajtjeje ngrohtë.
Koha e paracaktuar për gatimin e vonuar

Shënime
- Funksioni i paracaktuar nuk disponohet për mbajtjen ngrohtë. Kohëmatësi i paracaktuar ofrohet për deri në 24 orë.
- Kohëmatësi i paracaktuar duhet të jetë më i gjatë se koha e gatimit.
- Nëse e dëshironi orizin të shijshëm pas 8 orësh, vendosni kohën e paracaktuar në 8 orë.
- Kujdes mos e vendosni këtë për një kohë të gjatë në të ardhmen nëse ka ushqime që prishen midis përmbajtjes së pjatës që po gatuani.
1 Zgjidhni një funksion që ju nevojitet, Shtypni Preset time/Time për të vendosur kohëmatësin e paracaktuar.
→Treguesi i kohëmatësit të paracaktuar pulson.

2 Shtypni Preset time/Time për të rregulluar kohën.
→Me çdo shtypje, koha rritet me 15 minuta. Shtypni gjatë Preset time/Time për të rregulluar shpejt kohën.

3 Shtypni Start për ta konfirmuar. Tenxherja e orizit fillon të punojë në modalitetin e zgjedhur.
→Treguesi i kohëmatësit të paracaktuar është i ndezur.
→Tenxherja e orizit fillon numërimin mbrapsht derisa të përfundojë procesi i gatimit.
4 Pastrimi dhe mirëmbajtja

Shënime
- Hiqeni nga priza tenxheren e orizit para se të filloni ta pastroni.
- Prisni derisa tenxherja e orizit të ftohet mjaftueshëm para se ta pastroni.
- Nëse gjeni ndonjë njollë në hapjen e avullit, mund të fshini vrimën e avullit dhe valvulën e avullit.
Kapaku i brendshëm

- Hiqni kapakun e brendshëm që mund të shkëputet nga kapaku i sipërm dhe pastrojeni.
- Njomeni kapakun e brendshëm në ujë të ngrohtë dhe lajeni me sfungjer.
- Hiqni të gjitha mbetjet e ushqimit të ngjitura në pajisje.
- Rivendosni kapakun e brendshëm te kapaku i sipërm.
Valvula e avullit
• Hiqni kapakun e brendshëm.
- Hiqni valvulën e avullit nga kapaku i sipërm.

- Shkëputni valvulën e avullit.
![graph LR A["Top Component"] --> B["Bottom Component"] B --> C["Bottom Component"]](/content/2026/05/911628/images/496fd33fb546ac49f42c6e0980413e2905524896a81139710ac682c25c9eab4e.jpg)
- Hiqni të gjitha mbetjet e ushqimit të ngjitura në pajisje. Lani dhe thani valvulën e avullit me një leckë të butë.
- Rivendosni valvulën e avullit në kapakun e sipërm.

Kapaku i sipërm dhe brendësia e pajisjes:
• Fshini me leckë të shtrydhur.
- Hiqni të gjitha mbetjet e ushqimit të ngjitura në pajisje.
Rezistenca:
• Fshini me leckë të shtrydhur.
- Hiqni të gjitha mbetjet e ushqimit.
E jashtme
- Fshijeni me një leckë të lagur me ujë me sapun.
- Përdorni vetëm leckë të butë dhe të thatë për të fshirë panelin e kontrollit.
- Sigurohuni që të hiqni të gjitha mbetjet e ushqimit.
Aksesorët
Luqa e orizit dhe ena e brendshme.
- Zhytini në ujë të nxehtë dhe pastrojini me sfungjer.
5 Riciklimi
Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/BE).

Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve elektrike dhe elektronike. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative ndaj mjedisit dhe shëndetit të njeriut.
6 Garancia dhe mbështetja
Versuni ofron një garanci dyvjeçare pas blerjes për këtë produkt. Kjo garanci nuk vlen nëse defekti ndodh për shkak përdorimi të gabuar apo mosmirëmbajtjeje. Garancia jonë nuk prek të drejtat tuaja sipas ligjit si konsumator. Për më shumë informacione ose për të përdorur garancinë, vizitoni faqen tonë të internetit www.philips.com/support.
7 Specifikimet
| Numrat e modeleve HD3090 | |
| Hyrja nominale e korrentit 366W | |
| Vëllimi nominal 1.8L | |
| Kapaciteti për oriz 0.54L | |
8 Zgjidhja e problemeve
Nëse hasni probleme me përdorimin e pajisjes, kontrolloni pikat e mëposhtme përpara se të kërkoni servis. Nëse nuk mund ta zgjidhni problemin, kontaktoni me shërbimin e klientit të Philips për shtetin tuaj.
| Problemi Zgjidhja | |
| Drita në buton nuk ndizet. | Ka problem me lidhjen. Kontrolloni nëse kondoni elektrik është lidhur siç duhet tek tenxherja e orizit dhe nëse spina është futur mirë në prizë. |
| Drita ka defekt. Dërgojeni pajisjen te shitësi juaj i Philips ose një qendër servisi e autorizuar nga Philips. | |
| Orizi nuk gatuhet. | Nuk ka ujë të mjaftueshëm. Shtoni ujë sipas nivelimit në brendësi të enës së brendshme. |
| Sigurohuni të mos ketë mbetje të huaja në rezistencë dhe jashtë enës së brendshme përpara ndezjes së tenxheres së orizit. | |
| Rezistenca është e dëmtuar ose ena e brendshme është e deformuar. Dërgojeni tenxheren e orizit te shitësi juaj i Philips ose një qendër servisi e autorizuar nga Philips. | |
| Orizi është shumë i fortë ose jo i gatuar mirë. | Shtoni më shumë ujë në oriz ose gatuajeni më gjatë. |
| Tenxherja e orizit nuk kalon automatikisht në modalitetin e mbajtjes ngrohtë. | Sistemi i kontrollit të temperaturës ka defekt. Dërgojeni pajisjen te shitësi juaj i Philips ose një qendër servisi e autorizuar nga Philips. |
| Gjatë gatimit Ka ujë që derdhet në tenxheren me oriz. | Në bazë të sasisë së orizit dhe llojet e ndryshme të orizit, shtoni sasinë e duhur të ujit sipas treguesit të nivelit të ujit në enën e brendshme. |
| Orizi mban erë të keqe pas gatimit | Përdorni agjentin e pastrimit dhe ujë të ngrohtë për të pastruar enën e brendshme. |
| Pas gatimit sigurohuni që tapa e vrimës së avullit, kapaku i brendshëm dhe ena e brendshme të pastrohen mirë. Pastrojeni enën e brendshme me detergjent larjeje dhe ujë të ngrohtë. | |
| Në ekran shfaqet E1, E2, E3 ose E4. | Tenxherja e orizit ka defekt. Dërgojeni pajisjen te shitësi juaj i Philips ose një qendër servisi e autorizuar nga Philips. |
Sadržaj
1 Važno 148
Funkcija memorije u slučaju
nestanka struje 149
Elektromagnetna polja (EMF) 149