IMWH-GD203 B - Furrë VOX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas IMWH-GD203 B VOX në format PDF.
| Lloji i produktit | Pjekës me mikrovalë me skarë dhe konveksion |
| Marka | VOX |
| Modeli | IMWH-GD203 B |
| Dimensionet e produktit (G x L x T) | 595 x 385 x 377 mm (23.4 x 15.2 x 14.8 in) |
| Dimensionet e hapjes (G x L x T) | 560±2 x 360±2 x 550±2 mm |
| Trashësia e dërrasës së kabinetit | 18-20 mm |
| Fuqia e mikrovalës | Afërsisht 800 W (5 nivele fuqie) |
| Fuqia e skarës | Afërsisht 1000 W (3 mënyra: Skarë, Combi 1, Combi 2) |
| Pllaka rrotulluese | Pllakë rrotulluese xhami, diametër afërsisht 270 mm, e lëvizshme |
| Lloji i kontrollit | Elektronik me çelës dhe butona, ekran LED |
| Funksionet | Mikrovalë, Skarë, Kombinim, Shkrirje me peshë/kohë, Gatim automatik (8 menu), Gatim i shpejtë, Ora, Kyç për fëmijë |
| Mënyrat e shkrirjes | dEF1 (sipas peshës, 100-1500 g), dEF2 (sipas kohës, 0:10-60:00) |
| Menu automatike | Patate, Makarona, Pica, Kokoshka, Perime, Pije, Mish, Peshk |
| Kyçi i sigurisë për fëmijët | Po, shtypni STOP për 3+ sekonda |
| Drita e brendshme | LED, <60 lm |
| Karakteristikat e sigurisë | Bllokimi i derës, mbrojtja nga mbinxehja, kyçi për fëmijët |
| Pastrimi | Fshijeni me një leckë të lagur; mos përdorni pastrues gërryes ose pastrues me avull |
| Tensioni / Frekuenca | 230 V / 50 Hz (e zakonshme) |
| Pesha neto | Afërsisht 25 kg (e vlerësuar) |
| Ngjyra | E zezë (para çelik inoks, zgavër e zezë) |
Pyetjet më të shpeshta - IMWH-GD203 B VOX
Pyetjet e përdoruesve rreth IMWH-GD203 B VOX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj IMWH-GD203 B - VOX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. IMWH-GD203 B e markës VOX.
MANUAL I PËRDORUESIT IMWH-GD203 B VOX
PARALAJMËRIM: Nëse dera ose menteshat e derës janë të dëmtuara ose nëse furra është e prishur, furra nuk duhet të punojë derisa të riparohet nga personi i autorizuar.
PARALAJMËRIM: Ešhtë e rrezikshme të kryhet ndonjë shërbim ose riparim nga personat që nuk janë të trajnuar. Kjo përfshinë heqjen e ndonjë mbulese, e cila jep mbrojtje kundër energjisë mikrovalore.
PARALAJMËRIM: Lëngjet ose ushqimet e tjera nuk duhet të ngrohen në enë të mbyllura pasi që mund të shpërthejnë.
- Përdorni vetëm enë të cilat janë të përshtatshme për përdorim në furrën mikrovalore
- Enët metalike për ushqim dhe pije nuk lejohen gjatë gatimit në mikrovalë.
- Gjatë ngrohjes së ushqimit në enë plastike ose enë letre, vëzhgojeni furrën përshkak të mundësisë të ndezjes.
- Furra mikrovalore është destinuar për ngrohjen e ushqimeve dhe pijeve. Tharja e ushqimit ose rrobave dhe ngrohja e pecetave ngrohëse, papuçeve, leckave të lagura dhe të tjera të ngjashme mund të shkaktojë rrezik nga lëndimi, ndezja ose zjarri.
- Nëse vihet re tym, fikeni ose hiqeni nga priza pajisjen dhe mbajeni derën të mbyllur në mënyrë që të shmangni ndonjë flakë nga mikrovala, ngrohja e pijeve mund të shkaktojë vlim eruptiv të
vonuar, prandaj duhet patur kujdes gjatë prekjes së enës me duar.
- Përmbajtja e shisheve të foshnjeve dhe kavanozet e ushqimit duhet të përzihen dhe të tunden dhe të kontrollohet përmbajtja para se të konsumohen, në mënyrë që të shmangni djegien.
- Vezët me lëvozhgë dhe vezët e ziera nuk duhet të ngrohen në furrën mikrovalore pasi që mund të shpërthejnë, edhe pasi që mikrovala të përfundojë funksionin.
- Mosmirëmbajtja e furrës në një gjendje të pastër mund të shkaktojë dëmtim të sipërfaqes e cila mund të ndikojë te pajisja dhe mund të rezultojë në situatë të rrezikshme.
- Duhet pasur kujdes të mos lëvizni pllakën gjatë heqjes së enës nga pajisja.
- Pajisja nuk duhet të pastrohet me pastrues avulli.
- Pajisja nuk duhet të vendoset në nivel të babarartë ose më lartë se 900 mm mbi dysheme. Minimumi i lartësisë së hapsirës së lirë të nevojitur mbi sipërfaqen e furrës: 100mm.
PARALAJMËRIM: Gjatë punimit të pajisjes në modatilitetin e kombinimit, fëmijët duhet të përdorin furrën vetëm mbi mbikqyrjen e të rriturve përshkak të gjenerimit së temperaturës.

- Nëse priza është dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi ose agjentët e servisit të tyre ose nga personi i
kualifikuar për të shmangur rreziqet.
-
Pajisja mund të përdoret nga fëmijët prej moshës 8 vjeçare e lart dhe nga personat me aftësi fizike, shqisore ose psiqike ose me mungesë të eksperiencës dhe njohurive vetëm nëse i janë dhënë mbikqyrje ose udhëzime për përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që mund të shkaktohen.
-
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
-
Pastrimi dhe mirëmbajtja e pajisjes nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikqyrje.
-
Grupi B Klasa B e pajisjes
Grupi 2 ISM pajisje: grupi 2 të gjitha pajisjet ISM në të cilat frekuenca-radio është gjeneruar qëllimisht dhe/ose përdoret në formën e rrezatimit elektromagnetik për trajtimin e materialeve, dhe EDM dhe pajisjeve për shkrirje me hark.
- Gjatë përdorimit, pajisjet nxehen. Duhet pasur kujdes për të shmangur prekjen e elementeve ngrohëse brenda furrës.
PARALAJMËRIM: Pjesët e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit. Fëmijët e vegjël duhet të mbahen larg nga pajisja.
PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të aksesueshme nxehen gjatë përdorimit.
-
Duhet pasur kujdes për të shmangur prekjen e elementeve ngrohëse
-
Fëmijët nën 8 vjeç do të mbahen larg, përveç rasteve kur mbikëqyren vazhdimisht.
-
Mos përdorni pastrues të ashpër gërryes ose kruese metalike të mprehta për të pastruar xhamin e derës së furrës pasi ato mund të gërvishtin sipërfaqen, gjë që mund të rezultojë në copëtimin e xhamit.
-
Pajisja nuk duhet të instalohet pas një dere dekorative për të shmangur mbinxehjen. Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurie nëse atyre u është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhen nga fëmijët pa detaje që tregojnë instalimin e saktë të rafteve.
INSTALIMI
- Hiqeni tërë paketimin. Nëse ka ndonjë film sigurie mbi furrë, hiqeni para përdorimit. Kontrolloni me kujdës për dëmtime. Nëse ka ndonjë, menjëherë njoftoni shitësin ose dërgojeni tek qendra e shërbimit të prodhuesit.
- Furra mikrovalore duhet të vendoset në një ambient të thatë dhe jo korrozive, e mbajtur larg nga ngorhja dhe lagështia, siç janë djegësit me gaz ose rezervuarët e ujit.
- Pozita e furrës duhet të jetë larg nga televizori, ose antena për të mos shqetësuar lëvizjen e figurës.
- Pajisja duhet të pozicionohet në mënyrë që priza është e arritshme, dhe duhet t'i sigurohet një tokëzim i mire në rast që ka rrjedhje, mund të krijohet izolimi tokësor për të shmangur goditjen elektrike.
- Furra mikrovalore duhet të punojë me derë të mbyllur.
- Llamba e brendshme LED e kësaj pajisje ndriçon në <60lm.
- Meqënëse ka mbetje të prodhimit të vajit në brendinë e furrës ose në elementin e nxehtë, zakonisht do të ketë ndonjë aromë, madje edhe një tym të lehtë. Eështë normale dhe nuk do të ndodhë pasi ta përdorni disa herë, mbajeni derën ose dritaren të hapur për ventilim të sigurt. Për këtë rekomandohet shumë që ta vendosni një filxhan me ujë në pllakë, ta vendosni në fuqi të lartë dhe në funksion disa herë.
- Grupi B Klasa B e pajisjes
Grupi 2 ISM pajisje: grupi 2 të gjitha pajisjet ISM në të cilat frekuenca-radio është gjeneruar qëllimisht dhe/ose përdoret në formën e rrezatimit elektromagnetik për trajtimin e materialeve, dhe EDM dhe pajisjeve për shkrirje me hark.
Pajisjet e klasës B janë pajisje të përshtatshme për përdorim në amvisëri dhe objekte të lidhura drejtëpërdrejtë me energji të tensionit të ulët e cila furnizon ndërtesa banimi.
- Kjo është një furrë mikrovalore kabineti, për të cilën janë dhënë MASAT E KUJDESIT dhe INSTALIMI më poshtë.
① KUJDES:
Duke pasur parasysh hapësirën e kufizuar të kabinetit, furra mikrovalore duhet të instalohet sipas udhëzimeve të mëposhtme për të shmangur rrezikun.
a) Pozicioni i portës së marrjes dhe shkarkimit, siç tregohet në Fig.5.
b) Thellësia neto≥550mm, siç tregohet në Fig.4.
c) Trashësia e pllakës së referencës midis 18 dhe 20 mm.
② INSTALIMI:
a) Vendoseni furrën mikrovalore në kabinetin e integruar dhe shtyjeni përpara deri në fund. (Fig. 1)

b) Shtyjeni furrën mikrovalore deri në fund. (Fig. 2)

c) Lëvizni produktin paralelisht në dollapin e kuzhinës sipas drejtimit të shigjetës në figurë dhe mbajeni në qendër. (Fig. 3)

Fig.3
d) Përdorni vidhat e paketimit të pjesëve për të fiksuar furrën me mikrovalë në kabinet. (Fig. 4).

(mm) siç tregohet në Fig.5 "D", "E", "F".
G (Trashësia e tabelës): 20 mm
I (Trashësia e tabelës): 20 mm
H (Thellësia e shtresës së gabuar): 20 mm

Furra duhet të pastrohet rregullisht dhe të hiqet çdo mbetje ushqimore.
PARALAJMËRIM
- Hiqeni kabllon e energjisë nga priza në mur para pastrimit. Mos e zhytni pajisjen në ujë ose lëngje të tjera gjatë pastrimit.
- Nëse nuk e mbani furrën në gjendje të pastërt kjo mund të çojë në dëmtimin e sipërfaqes e cila mund të rezultojë në jetëgjatësinë e pajisjes dhe të shkaktojë rreziqe.
- Kurrë mos përdorni detergjent të fortë, gaz, pluhur gërryes ose brusha metalike për pastrimin e pjesëve të pajisjes.
- Mos e hiqni kapakun e avullit.
- Kur furra mikrovalore përdoret për një kohë të gjatë, mund të ketë disa aroma të çuditshme në furrë, 3 metodat në vijim do ndihmojnë të hiqni ato:
a. Vendosni disa copa limoni në një filxhan, pastaj ngrohni me mikrofuqi të lartë për 2-3 min.
b. Vendosni një filxhan me çaj të kuq në furrë, pastaj ngrohni atë në mikrofuqi të lartë.
c. Vendosni lëvozhga të portokallit në furrë, pastaj ngrohni ato në mikrofuqi të lartë për 1 minutë. - Kur produkti nuk përdoret, duhet të vendoset në vend të thatë dhe të ventiluar nëse është e mundur.
PARALAJMËRIM
Detaje se si të pastroni sipërfaqet në kontakt me ushqimin: Pas përdorimit fshijeni mikrovalën me një leckë të lagur, pastaj me të thatë për të hequr të gjitha spërkatjet dhe yndyrërat. Yndyra e ngjitur mund të tejngrohet dhe të fillojë të shkaktojë tym ose flakë.
KËSHILLA PËR PASTRIM
Detaje për pastrimin e menteshave të derës, zgavrës dhe pjesëve të tjera:
Pjesa ejashtme:
Pastrojeni përreth më një leckë të lagur të butë.
Dera:
Fshijeni derën dhe xhamin me një leckë të lagur të butë.
Fshijini menteshat e derës dhe pjesët e tjera për të hequr ndonjë derdhje ose spërkatje.
Fshijeni panelin e kontrollit me një leckë të butë dhe pak të lagur.
Muret e brendshme:
Fshijeni zgavrën me një leckë të butë
Fshijeni kapakun e avullit për të hequr ndonjë spërkatje të ushqimit
Pllaka rrotulluese/ Unaza rrotulluese/Aksi i rrotullimit:
Lajeni me një sapun të butë
Shpëlajeni me ujë të pastër dhe pasaj lëreni të thahet tërësisht.
UDHËZIMI I PRODUKTIT
1) Brava e derës
Furra mikrovalore duhet të jetë e mbyullur në mënyrë që të punojë.
2) Dritarja e pamjes
Lejoni përdoruesin të shohë pamjen gjatë gatimit.
3) Aksi i rrotullimit
Xhami i pllakës rrotulluese qëndron mbi aksin; motori përbrenda e lejon pllakën të rrotullohet.
4) Unaza rrotulluese
Xhami i pllakës rrotulluese qëndron mbi rrotë; e mbështet pllakën dhe ndihmon balancin gjatë rrotullimit.
5) Pllaka rrotulluese
Ushqimi qëndron në pllakën rrotulluese, rrotullimi i saj gjatë punimit ndihmon ushqimin të piqet në mënyrë të barabartë.
KUJDES
- Vendoseni unazën e rrotullimit të parën
- Vendoseni pllakën e rrotullimit mbi aksin e rrotullimit dhe sigurohuni të jetë e përshtatur siç duhet.
6) Paneli i kontrollit
Shikoni detajet në vijim (paneli i kontrollit mund të ndryshojë pa njoftim paraprak)
7) Kapaku i avullit
Gjendet brenda furrës mikrovalore, pranë murit të panelit të kontrollit.
PARALAJMËRIM
Asnjëherë mos e hiqni kapakun e avullit.
8) Rafti për skarë
Përdoreni për të vendosur ushqimin e pjekur.

1. PARA GATIMIT
Ekrani ndriçon kur pajisja lidhet në rrymë, më pas futeni në gjendjen e gatishmërisë dhe ekrani tregon 1:00.
2. FUNKSIONI I MIKROVALËS
Janë pesë nivele të fuqisë, 100P, 80P, 50P, 30P dhe 10P, respektivisht. Shtypni butonin “Microw.” vazhdimisht për të përzgjedhur fuqinë e dëshiruar të mikrovalës. Rrotullojeni butonin për të përzgjedhur kohën e gatimit, dhe koha që mund të rregullohet është nga 0:10 në 60:00. Pas përzgjedhjes së kohës së gatimit, shtypni butonin “START/+30s” për të filluar punën. Një zhurmë dridhëse fillon të tregojë përfundimin e punës.
| Fuqi e lartë | 100% fuqimikrovalore | (E përshtatshme për gatim të shpejtë dhe të plotë.) |
| Fuqi emesme elartë | 80% fuqimikrovalore | (E përshtatshme për gatim të mesëm të shpejtë.) |
| E mesme | 50% fuqimikrovalore | (E përshtatshme për avullimin e ushqimit.) |
| E mesme eultë | 30% fuqimikrovalore | (E përshtatshme për shkrirjen e ushqimit.) |
| E ultë | 10% fuqimikrovalore | (E përshtatshme për të mbajtur ngrohtë) |
KUJDES
a. Maksimumi i kohës që duhet të vendoset është 60 minuta.
b. Asnjëherë mos e përdorni raftin për skarë gjatë gatimit në mikrovalë.
c. Asnjëherë mos e futni në funksion furrën bosh.
d. Në energjinë maksimale të mikrovalës, furra do ul energjinë automatikisht pas një kohe të gatimit për të zgjatur jetën e përdorimit të pajisjes.
e. Nëse rrotulloni ushqimin gjatë përgatitjes, shtypni butonin Start/+30s dhe procedura e caktuar e gatimit do të vazhdojë.
f. Nëse doni të hiqni ushqimin para kohës së caktuar, ju duhet të
shtypni butonin Stop/Lock për të fshirë procedurën e paracaktuar në mënyrë që të shmangni funksione të padëshirueshme në përdorimin e rradhës.
3. DEFROST/CLOCK
3.1 SHKRIRJA
Janë dy modalitete të shkrirjes, dEF1 dhe dEF2, respektivisht dEF1 për shkrirje sipas peshës dhe dEF2 për shkrirje sipas kohës. Shtypni këtë buton për të përzgjedhur shkrirjen sipas peshës ose kohës, dhe në ekran do të shfaqet "dEF1" ose "dEF2". Kthejeni butonin për të zgjedhur peshën e ushqimit ose kohën e shkrirjes. Gama e peshës për dEF1 është prej 100 deri 1500g, dhe gama e kohës opsonale për dEF2 është prej 0:10 deri 60:00. Pasi të përzgjidhni peshën ose kohën e shkrirjes, shtypni butonin "START/+30s" për të filluar. Një zhurmë dridhëse do dëgjohet që ta paralajmërojë përfundimin e funksionit. Modaliteti i shkrirjes dEF1 nga pesha do ketë një zhurmë dridhëse për të shtyrë ushqimin të rrotullohet gjatë shkrirjes.
Më poshtë janë disa këshilla për kohën e shkrirjes së ushqimit:
| dEF1 | Për shkrirje, gama e peshës prej 100 deri 1500g. |
| dEF2 | Për shkrirje, gama e kohës prej 0:10 deri 60:00. |
KUJDES
a. Ešshtë e nevojshme të rrotulloni ushqimin gjatë funksionit për të mbajtur efektin.
b. Zakonisht, ushqimit do t'i nevojitet një kohë më e gjatë për tu shkrirë se për tu gatuar.
c. Nëse ushqimi mund të pritet me thikë, atëherë procesi i shkrirjes ka përfunduar.
d. Mikrovala depërton rreth 4cm në shumicën e ushqimeve.
e. Ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejtë të jetë e mundur, nuk preferohet që ushqimin ta ktheni në frigorifer dhe të ngrihet persëri.
3.2 ORA (24-orë)
Në gjendjen e gatishmërisë, shtypeni dhe mbajeni butonin "DEFROST/CLOCK" për më shumë se 3 sekonda për të hyrë në ndërfaqen e cilësimit të orës. Në të njëjtën kohë, ekrani pulson orën. Koha mund të vendoset duke rrotulluar butonin. Pasi të vendosni orën, shtypni butonin "START/+30s" për një kohë të shkurtër që të ndryshoni në modalitetin e vendosjes së minutave. Minutat mund të vendosen duke rrotulluar butonin. Pas vendosjes së minutave, shtypni përsëri butonin "START/+30s" për të dalë nga modaliteti i vendosjes.
4. GATIMI AUTOMATIK
Janë tetë menu automatike A.1\~A.8, patate, pasta, pica, kokoshka, perime, pije, mish dhe peshk, respektivisht. Shtypni butonin “Menu” vazhdimisht për të zgjedhur menunë e dëshiruar, ekrani shfaqjes i përgjigjet A.1 \~ A.8, pastaj rrotulloni butonin për të zgjedhur peshën e menusë. Pas përzgjedhjes së peshës të gatimit, shtypni “START/+30s” për të filluar. Një zhurmë dridhëse do të dëgjohet që të paralajmërojë përfundimin e funksionit.
| Shfaqja | Lloji | Metoda |
| A.1 | Patate | Peshat opsonale janë 250g, 500g dhe 750g |
| A.2 | Pasta | Peshat opsonale janë 50g, 100g dhe 150g |
| A.3 | Pica | Peshat opsonale janë 200g dhe 400g |
| A.4 | Kokoshka | Pesha opsonale është 100g |
| A.5 | Perime | Peshat opsonale janë 200g, 400g dhe 600g |
| A.6 | Pije | Peshat opsonale janë 1 gotë, 2 gota ose 3 gota, secila rreth 250ml. |
| A.7 | Mish | Peshat opsonale janë 200g, 400g dhe 600g |
| A.8 | Peshk | Peshat opsonale janë 200g, 400g dhe 600g |
KUJDES
a.Temperatura e ushqimit para gatimit është rreth 20-25°C. Temperatura më e lartë ose më e ultë e ushqimit para gatimit kërkon rritje ose ulje të kohës së gatimit.
b. Temperatura, pesha dhe forma e ushqimit ka ndikim të madh në efektin e gatimit. Nëse ndonjë devijim ka ndodhur përshkak të faktorëve të cekur në menunë sipër, ju mund të ndryshoni kohën e gatimit për rezulatate më të mira.
5. FUNKSIONI I SKARËS
Ekzistojnë tre mënyra të skarës: G, C-1 dhe C-2. Ato janë skara, kombinimi 1 i gatimit me skarë dhe mikrovalë dhe kombinimi 2 i gatimit në skarë dhe mikrovalë. Shtypni vazhdimisht butonin "Grill", zgjidhni modalitetin e dëshiruar dhe më pas rrotullojeni çelësin për të zgjedhur kohën e gatimit, intervali kohor që mund të rregullohet është nga 0:10 deri në 60:00. Pasi të keni caktuar kohën e gatimit, shtypni butonin "START/+30s" për të nisur punën, do të dëgjohet një tingull bip për të nxitur që ushqimi të rrotullohet gjatë shkrirjes. Një tingull kumbues do të njoftojë përfundimin e operacionit.
| Skara, elementi i nxehtësisë do të aktivizohet gjatë kohës së funksionimit. E cila është e aplikueshme për rrotullimin e mishit të hollë ose të derrit, sallamit, krahëve të pulës pasi mund të merret një ngjyrë kafe e mirë. | |
| C1 | Kombinimi i gatimit në skarë dhe mikrovalë. 30% mikrovalë dhe 70% skarë. |
| C2 | Kombinimi i gatimit në skarë dhe mikrovalë. 55% mikrovalë dhe 45% skarë. |
Në modalitetin e skarës, të gjitha pjesët e furrës, si dhe rafti dhe enët e gatimit, mund të nxehen shumë. Kini kujdes kur hiqni çdo send nga furra. Përdorni mbajtëse të rënda të tenxhereve ose dorashka furre për të PARANDALUAR DJEGIET.
6. STOP
Në procesin e përzgjedhjes së gatimit, mund të shtypni butonin "STOP" për të anuluar zgjedhjen dhe të ktheheni në gjendjen e gatishmërisë. Në procesin e funksionit, mund të shtypni butonin "STOP" për të ndaluar. Në gjendjen e gatishmërisë, mund të shtypni butonin "STOP" për të anuluar funksionin dhe të ktheheni në gjendjen e gatishmërisë.
7. START/+30s
Pasi të vendosni kohën ose peshën e ushqimit, shtypni butonin "START/+30s" për të filluar punën e furrës mikrovalore menjëherë. Gjatë punës së furrës, mund të shtypni butonin "START/30+s" për të rritur kohën e gatimit, për 30 sekonda duke shtypur butonin njëherë. Në regjimin e menusë dhe shkrirjes sipas peshës, nuk mund të përcaktoni kohën. Derisa furra është në regjim pauze, duke shtypur butonin „START/+30s“ përsëri futni furrën mikrovalore në punë para regjimit të gatimit.
8. EXPRESS
Në gjendjen e gatishmërisë, pasi që ushqimi është futur brenda dhe dera është mbyllur, shtypni butonin "START/+30s" për ta filluar shpejt furrën mikrovalore. Koha e funksionit të parazgjedhur është 30 sekonda. Gjatë procesit të funksionit, çdo herë që shtypni butonin"START/+30s", koha e rritur do të ndryshojë sipas gamës së kohës të funksionit aktual (në gamën e 10 sekondave deri 5 minuta, në rritjen e +10s, në gamën e 5 minutave deri 10 minuta, në rritjen e +30s, dhe në rritjen e +1 minute për më shumë se 10 minuta.) Një zhurmë dridhëse do të dëgjohet për të paralajmëruar përfundimin e funksionit.
9. FUNKSIONI I MBYLLJES PËR FËMIJË
Përdorni këtë funksion për të mbyllur panelin e kontrollit kur të jeni duke e pastruar ose që fëmijët mos të mund ta përdorin furrën pa mbikqyrje. Në regjimin e mbylljes së sigurisë, pamundësohet përdorimi i të gjithë butonave.
1) Vendosja e mbylljes: Në gjendjen e gatishmërisë, shtypni butonin “STOP” për më shumë se 3 sekonda, funksioni mbylljes për fëmijë është kyçur, dhe të gjithë butonët e furrës mikrovalore nuk mund të funksionojnë.
2) Anulimi i kyçjes: Në gjendjen e mbylljes për fëmijë, shtypni butonin “STOP” për më shumë se 3 sekonda për të anular funsionin e mbylljes për fëmijë.
UDHËZIMI PËR ENË
Përdorimi i enëve të përshtatshme dhe të sigura për gatimin në mikrovalë rekomandohet shumë. Duke folur në përgjithësi, enët të cilat bëhen me qeramikë rezistente daj nxehtësisë, xhami ose plastika janë të përshtatshme për gatimin në furrë. Asnjëherë mos përdorni enë metalike për gatimin në furrë dhe gatimin e kombinuar pasi që ka mundësi të dalin shkëndija. Mund të shikoni referencat në tabelën në vijim.
| Materiali i enës | Mikrovala | Grill | Combi | Shënim |
| Qeramikë rezistente ndaj nxehtësisë | Po | Po | Po | Asnjëherë mos përdomi geramikë të cilat janë të dekoruara me metal ose xham. |
| Plastikë rezistente ndaj nxehtësisë | Po | Jo | Jo | Nuk mund të përdoret për gatimin e gjatë né mikrovalë. |
| Xham rezistent ndaj nxehtësisë | Po | Po | Po | |
| Film plastike | Po | Jo | Jo | Nuk duhet përdorur kur gatuani mish ose bërxolla pasi temperatura e tepërt mund të dämteil filmin |
KËSHILLA GATIMI
Faktorët në vijim do të ndikojnë në rezultatet e gatimit:
Radhitja e ushqimit
Pjesët më të trasha vendosni në drejtim të pjesës së jashtme të pjatës, pjesët më të holla në drejtim të qendrës së pjatës dhe shpërndajini në mënyrë të barabartë. Mos i vendosni mbi njëra-tjetrën nëse është e mundur.
Gjatësia e kohës së gatimit.
Filloni gatimin duke vendosur një kohë të shkurtër, vlerësojeni pasi të mbarojë koha dhe rriteni kohën sipas nevojës. Gatimi i tepruar mund të shkaktojë tym ose djegie.
Gatimi i ushqimit në mënyrë të barabartë
Ushqimet si pula, hamburgeri ose bifteku duhet të rrotullohen gjatë gatimit.
Në varësi të llojit së ushqimit, nëse është e mundur, përzijeni nga jashtë në drejtim të mesit të pjatës një apo dy here gjatë gatimit.
Lëreni të gëndrojë
Pas mbarimit të kohës së gatimit, lëreni ushaimin në furrë për nië
Ena për gatim
Gjatë përdorimit të pjatës për skuqje ose enës vetë-ngrohëse, gjithmonë vendosni një izolator rezisent ndaj nxehtësise si pjatë porcelani për t'i shmangur dëmtimet e pillakës rrotulluese ose unazës rrotulluese.
Folja e najlonit e sigurt për përdorim në mikrovalë
Gjatë gatimit të ushqimit me përmbajtje të madhe të yndyrës, mos lejoni që mbështjellësi i najlonit të bie në kontakt me ushqimin pasi që mund ta shkrijë.
Enët e plastikës të sigurta për përdorim në mikrovalë
Disa enë plastike mund të mos janë të përshtatshme për gatimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë të yndyrës dhe sheqerit. Gjithashtu, koha e parangrohjes e specifikuar në manualin e udhëzimit nuk duhet të tejkalohet.
MIRËMBAJTJA
SERVISIMI
Nëse priza në murë dhe siguresa funksionojnë siç duhet, KONTAKTONI QENDRËN E SERVISIT TË APROVUÄR MË TË AFËRT.
MASAT E SIGURISË SË SERVISIT
Kujdes: RREZATIM MIKROVALOR
- Paralajmërim: Ka rrezatim mikrovalor dhe tension të lartë në mikrovalë. Përveç mirëmbajtjes teknike, është rreptësisht e ndaluar të çmontoni furrën vetë për të shmangur lëndime trupit të njeriut. Mos u ekspozoni ndaj rrezatimit nga gjeneratorët e mikrovalës ose komponentat tjera të energjisë së mikrovalës! PARALAJMËRIM: Gjatë funksionit të furrës mikrovalore, temperatura e sipërfaqes është shumë e lartë!
- Gjatë servisimit pjesët e shënuara më poshtë mund të hiqen dhe kështu mundësohet qasja në potencialet mbi 250v.
- Magnetron
- Transformatori i tensionit të lartë
- Kondenzatori i tensionit të lartë
- Dioda e tensionit të lartë
- Siguresa e tensionit të lartë
-
Faktorët në vazhdim mund të shkaktojnë ekspozim të tepruar ndaj mikrovalëve gjatë servisimit
-
Vendosja jo e drejtë e magnetronit;
- Mospërshtatja e dorezës së derës, menteshës dhe derës;
- Vendosja jo e drejtë e bartësit të ndërprerësit;
- Dera, mbyllësi i derës ose shtëpiza janë të dëmtuara.
| Deponimi i drejtë i këtij produkti | |
![]() | Kjo shenjë tregon se kjo pajisje nuk guxon të hidhet me mbeturinat tjera në tërë rajonin e BE-së. Për të parandaluar dëmin e mundshëm për mjedisin ose jetën e njerëzve për shkak të deponimit të pakontrolluar të mbeturinave, riciklojini me përgjegjësi për të avancuar përdorimin e sërishëm dhe të qëndrueshëm të resurseve materiale. Për kthimin e pajisjes, përdorni sistemet pë kthim dhe grumbullim ose kontaktoni shitësin tek i cili është blerë produkti. Ata mund ta dërgojnë produktin për riciklim të sigurt për mjedisin jetësor. |
