HT 1039 - Tharëse VOX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas HT 1039 VOX në format PDF.
| Lloji i produktit | Tharëse flokësh |
| Marka | VOX |
| Modeli | HT 1039 |
| Furnizimi me energji | 220-240 V ~ 50/60 Hz |
| Konsumi i energjisë | 2000 W (i vlerësuar) |
| Rregullimet e nxehtësisë | 3 (të ftohtë, të ngrohtë, të nxehtë) |
| Grykë përqendruese | Po, e përfshirë |
| Dorezë e palosshme | Po |
| Lak për varje | Po |
| Karakteristikat e sigurisë | Fikje automatike nga mbinxehja; mos përdorni pranë ujit |
| Gjatësia e kabllos | Përafërsisht 1.8 m (i vlerësuar) |
| Materiali | Strehë plastike |
| Udhëzimet e pastrimit | Fshijeni strehën me një leckë të lagur; shpëlajeni grykën përqendruese në ujë të ngrohtë me sapun |
| Udhëzimet e ruajtjes | Mos e mbështillni kabllon rreth pajisjes; ruajeni në vend të thatë dhe të freskët |
| Hedhja | Mos e hidhni me mbeturinat shtëpiake; ricikloni sipas rregulloreve lokale |
| Pajisjet shtesë | Grykë përqendruese |
Pyetjet më të shpeshta - HT 1039 VOX
Pyetjet e përdoruesve rreth HT 1039 VOX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Tharëse në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj HT 1039 - VOX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. HT 1039 e markës VOX.
MANUAL I PËRDORUESIT HT 1039 VOX
Lexojeni me kujdes këtë udhëzim para përdorimit dhe ruajeni për përdorim në të ardhmen
UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE
- Lexojeni me kujdes këtë udhëzim para se të përdorni pajisjen dhe ruajeni për përdorim në të ardhmen.
- Mbajeni pajisjen largë nga uji. Mos e përdorni në afërsi të ujit që gjendet në vaska, lavamane, enëlarëse, etj. Afërsia e ujit paraqet rrezik edhe nëse pajisja është e shkyqur nga rryma.
- Mos lini gjësënde të metalit në grilën e ajrit sepse kështu parandaloni rrezikun nga goditja elektrike.
- Para ndezjes së aparatit kontrolloni nëse tensioni i shënuar në aparat i përgjigjet tensionit të prizës tuaj.
- Kontrolloni rregullisht gjendjen e kabllit të rrymës. Mos përdorni aparat nëse kablli, priza ose vetë aparati janë të dëmtuar.
- Kabllin e dëmtuar të rrymës duhet ta zëvendësojë qendra e autorizuar e servisit ose personi me kualifikim të duhur, për të parandaluar çfarëdo rreziku.
- Këtë pajisje nuk duhet ta përdorin personat (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të zvogëluara fizike, shqisore ose mendore, ose me mungesë të njohurive dhe përvojës, përveç nëse janë nën mbikëqyrje ose nëse iu janë dhënë udhëzime rreth përdorimit nga ana e personit përgjegjës për sigurinë e tyre.
- Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me këtë pajisje dhe duhet të jenë nën mbikëqyrje nëse janë në afërsinë e tij.
- Grilat e ajrit të pajisjes nuk duhet të bblokohen asnjëherë.
- Nëse pajisja tejngrohet, ajo fiket automatikishit. Hiqeni pajisjen nga priza e murit dhe lëreni që të ftohet për disa minuta. Para përdorimit të sërishëm, kontrolloni nëse grilat e ajrit janë të bllokuara me qime flokësh ose ndonjë gjë të ngjashme.
- Gjithmonë fikeni pajisjen para se ta lëshoni nga dora, qoftë edhe nëse e lini për një kohë të shkurtër.
- Mos e përdorni këtë pajisje për tharjen e flokëve artificiale.
- Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllime për të cilat është destinuar.
- Pas përdorimit gjithmonë hiqeni pajisjen nga priza e rrymës.
- Mos e lidhni kabllin e rrymës rreth pajisjes.
- Përdorimi i shtojcave ose pjesëve rezervë që nuk rekomandohen ose nuk shiten nga ana e prodhuesit mund të shkaktojnë dëmtimin e pajisjes.
PËRDORIMI I PAJISJES
- Lironi kabllin e rrymës.
- Vendosni koncentratorin në tharëse.
- Futeni kabllin e pajisjes në prizën e rrymës.
- Përzgjidheni regjimin e dëshiruar të punës për të ndezur pajisjen.

- Koncentratori
- Shtëpiza
- Grila për hyrjen e ajrit
- Doreza e lakueshme
- Ndërprerësi për kontrollin e temperaturës
Për të tharë flokët, me tharëse bëni lëvizje të ngjashme me krehjen e flokut në largësi të mjaftueshme.
KONTROLLI I TEMPERATURËS
Në pajisje gjendet ndërprerësi për kontrollin e temperaturës me këto pozicione:
0 - OFF/ E fikur
I - ajri i ftohtë
II - ajri i ngrohtë
III - ajri i nxehtë
KONCENTRATORI
Përdorni koncentratorin për të drejtuar ajrin nga brusha ose krehëri me anë të së cilës stiloni flokët.
- Koncentratorin vendoseni në pajisje në mënyrë të thjeshtë dhe përforcojeni.
- Koncentratorin hiqeni nga pajisja duke e nxjerrë lehtësisht.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
- Para pastrimit hiqeni kabllin nga priza e murit dhe lëreni pajisjen që të ftohet.
- Pastrojeni shtëpizën e pajisjes me një leckë të lagur. Mos e futni pajisjen në ujë.
- Hiqeni koncentratorin dhe lajeni në ujë të ngrohtë me sapun.
- Mos përdorni mjete kimike dhe abrazive për pastrimin e kësaj pajisjeje.
- Pastrojeni shtëpizën dhe koncentratorin me një lecke të lagur dhe të butë.
- Bëni kujdes që koncentratori gjithmonë të jetë i thatë para përdorimit ose përfundimit.
RUAJTJA E PAJISJES
- Mos e vendosni pajisjen në pozitën në të cilën bllokohet grila për futjen e ajrit. Gjithmonë vendoseni pajisjen në pozitë anësore.
- Mos e lidhni kabllin e rrymës rreth pajisjes.
- Lëreni pajisjen që të ftohet. Bëni kujdes që në sipërfaqe të pajisjes mos të ketë ujë.
- Mos e lidhni kabllin rreth shtëpizës së pajisjes, sepse mund të dëmtohet kablli.
- Ruajeni pajisjen në vend të thatë dhe të ftohtë largë nga fëmijët.
- Për ta ruajtur më lehtë, vareni pajisjen duke përdorur varësen.
DEPONIMI

Mbrojtja e mjedisit!
Pajisjet elektrike që duhet të deponohen, mos i hidhni bashkë me mbeturinat shtëpiake.
Kontaktoni autoritetet lokale ose shitësin që të këshilloheni rreth riciklimit.