VCC 34118 WD - Fshesë me vakum BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas VCC 34118 WD BEKO në format PDF.
| Lloji i produktit | Fshesë me korrent vertikale |
| Marka | Beko |
| Modeli | VCC 34118 WD |
| Konsumi i energjisë | 1600 W (Nominale) / 1800 W (Maks.) |
| Tensioni i furnizimit | 220-240 V ~, 50/60 Hz |
| Kapaciteti i pluhurit | 2.1 L |
| Rrezja e punës | 6.5 m |
| Niveli i zërit | 83 dBA |
| Sistemi i filtrimit | Filtri i mbrojtjes së motorit + Filtri i daljes së ajrit |
| Lloji i qeses së pluhurit | Qese pëlhure e zëvendësueshme |
| Aksesorë të përfshirë | Mjet për tapiceri, Furçë parketi/qilimi, Tub teleskopik 2-pjesësh |
| Rregullimi i furçës | Po (modaliteti për dysheme të forta ose qilim) |
| Mënyra e parkimit | Slota parkimi vertikale dhe horizontale |
| Kthimi i kabllit | Po (me buton) |
| Treguesi i pluhurit | Po (tregues mekanik për mbushjen e qeses) |
| Karakteristikat e sigurisë | Mbrojtje nga mbingarkesa termike, fikje automatike nëse bllokohet |
| Përdorimi i synuar | Vetëm për përdorim shtëpiak |
| Pesha | Përafërsisht 5.5 kg (e vlerësuar) |
| Dimensionet (LxGxT) | Përafërsisht 350 x 280 x 220 mm (e vlerësuar) |
Pyetjet më të shpeshta - VCC 34118 WD BEKO
Pyetjet e përdoruesve rreth VCC 34118 WD BEKO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Fshesë me vakum në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj VCC 34118 WD - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. VCC 34118 WD e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT VCC 34118 WD BEKO
Ju lutemi të lexoni më parë këtë manual!
Inderuar klient,
Faleminderit që keni preferuar këtë pajisje Beko. Shpresojmë që të arrini rezultatet më të mira nga pajisja juaj, e cila është prodhuar me cilësi të lartë dhe me teknologjinë më të fundit. Për këtë arsye, para se ta përdorni pajisjen ju lutemi ta lexoni me kujdes këtë manual dhe të gjitha dokumentet e dhëna si dhe ta ruani atë për t'iu referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni pajisjen dikujt tjetër, jepini edhe manualin e përdorimit. Ndiqni udhëzimet duke i kushtuar vëmendje të gjitha informacioneve dhe paralajmërimeve në manualin e përdorimit.
Mos harroni se ky manual përdorimi mund të zbatohet gjithashtu për modele të tjera. Ndryshimet midis modeleve janë treguar qartë në manual.
Kuptimi i simboleve
Simbolet e mëposhtme janë përdorur në pjesë të ndryshme të këtij manuali:

Informacione të rëndësishme dhe sugjerime të dobishme për përdorimin.

PARALAJMËRIM: Paralajmërime për situata të rrezikshme në lidhje me sigurinë e jetës dhe pronës.

Kategoria e mbrojtjes për goditjet elektrike.

Ky produkt është prodhuar në impiante moderne të cilat nuk dëmtojnë natyrën.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
Ky paragraf përmban udhëzime sigurie që do t'ju ndihmojnë të mbroheni nga lëndimet personale ose dëmtimi i pronës.
Mosndjekja e këtyre udhëzimeve do ta bëjë garancinë të pavlefshme.
1.1 Siguria e përgjithshme
- Kjo pajisje i përmbahet standardeve ndërkombëtare të sigurisë.
• Kjo pajisje nuk është synuar për t'u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore, apo me mungesë përvoje dhe njohurie, përveçse nëse mbikëqyren ose janë udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes nga personi përgjegjës për sigurinë e tyre.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës nga 8 vjeç e sipër dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurie nëse mbikëqyren ose janë udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet që përfshihen.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa u mbikëqyrur.
- Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
- Nëse kordoni i furnizimit është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi ose agjenti i tij ose ndonjë person i ngjashëm i kualifikuar në mënyrë që të shmangë rrezikun.
- Mos e përdorni nëse kablli i energjisë ose vetë pajisja është dëmtuar. Kontaktoni një shërbim të autorizuar.
- Rrjeti juaj i energjisë duhet të jetë në përputhje me informacionet e dhëna në etiketën e vlerave të pajisjes.
- Furnizimi me energji i pajisjes duhet të sigurohet me një siguresë të paktën 16 A.
- Mos e përdorni pajisjen me kordon zgjatimi.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
- Për të mos lejuar që kablli i energjisë të dëmtohet, sigurohuni që të mos kapet, përdridhet ose fërkohet në sipërfaqe të mprehta.
- Mos e prekni pajisjen ose spinën kur është në prizë me duar të lagura ose të njoma.
- Mos e tërhiqni kabllin e energjisë kur e hiqni pajisjen nga priza.
- Mos i fshini me korrent materialet e djegshme dhe kur fshini me korrent hirin e cigares, sigurohuni që të jetë i fikur.
- Mos fshini me korrent ujë ose materiale të tjera të lëngshme.
- Mbrojeni pajisjen nga shiu, lagështia dhe burimet e nxehtësisë.
- Asnjëherë mos e përdorni pajisjen brenda ose pranë materialeve të djegshme dhe vendeve që marrin flakë.
- Hiqeni pajisjen nga priza para se ta pastroni dhe të bëni punë mirëmbajtjeje.
-
Mos e zhytni pajisjen ose kabllin në ujë për ta pastruar.
-
Kontrollojeni rregullisht tubin e pajisjes. Mos e përdorni nëse është dëmtuar dhe kontaktoni një shërbim të autorizuar.
- Mos u mundoni ta çmontoni pajisjen.
- Përdorni vetëm pjesë originale ose pjesë të rekomanduara nga prodhuesi.
- Spinën duhet ta hiqni nga priza përpara se ta pastroni ose të bëni punë mirëmbajtjeje.
• Nëse përdoret së tepërmi për të pastruar pluhur si çimento ose llaç, treguesi i pluhurit do të ndizet më herët nga ç'pritet, në këtë rast ndërrojeni qesen e pluhurit edhe nëse është bosh. - Mos e përdorni pajisjen pa filtra; përndryshe mund të dëmtohet.
- Mbani gishtat, flokët dhe veshjet e lëshuara nga pjesët dhe hapjet e lëvizshme gjatë përdorimit të fshesës me korrent.
- Kur fshini me korrent shkallët, pajisja duhet të ndodhet poshtë përdoruesit.
- Nëse e ruani materialin e paketimit, mbajeni larg fëmijëve.
1 Jdhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
2.3 Pajtueshmëria me direktivën WEEE dhe hedhja e produktit
Ky produkt i përmbahet Direktivës WEEE të BE- së (2012/19/EU). Ky produkt mbart një simbol klasifikimi për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE).

Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale me cilësi të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Mos e hidhni produktin bashkë me mbeturinat shtëpiake ose mbeturinat e tjera në fund të jetëgjatësisë së tij. Çojeni në një qendër grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ju lutem konsultohuni me autoritetet lokale për të mësuar më shumë rreth këtyre qendrave të grumbullimit.
2.4 Pajtimi me direktivën RoHS
Produkti që keni blerë i përmbahet Direktivës RoHS të BE-së (2011/65/EU). Nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të përcaktuara në Direktivë.
2.5 Informacione për paketimin

Materialet e paketimit të produktit janë prodhuar prej materialesh të riciklueshme sipas rregullave tona kombëtare për mjedisin. Mos i hidhni materialet e paketimit bashkë me mbeturinat familjare ose të tjera. Çojini ato në pikat e grumbullimit të materialeve të paketimit të caktuara nga autoritetet vendase.
2 Fshesa me korrent
2.1 Përmbledhje

- Doreza
- Kontrolli i rregullimit të vakumit
- Tubi
- 2 copë tub plastik
- Gryka e thithjes
- Furça e parketit/qilimit
- Shuli i hapjes së depozitës së pluhurit
- Kapaku i tubit
- Kapaku i sipërm
- Treguesi i pluhurit
- Butoni i mbledhjes së kabllit të energjisë
- Doreza mbajtëse
- Butoni i ndezjes/fikjes
2.2 Të dhëna teknike
Fuqia
1600W Nom.
1800V
Tensioni i furnizimit :
220-240V\~, 50-60Hz
Niveli i zhurmës : 83 dbA
Kapaciteti i pluhurit : 2.1 L
Rrezja e punimit : 6.5 m
Të drejtat për të bërë ndryshime teknike dhe në dizajn janë të rezervuara.
Vlerat që janë dekluarar në shënimet e ngjitura në pajisje ose dokumentet e tjera të printuara që janë dhënë me të tregojnë vlerat që janë marrë në laboratorë duke ndjekur standardet përkatëse. Këto vlera mund të ndryshojnë sipas përdorimit të pajisjes dhe kushteve të ambientit.
3 Përdorimi
3.1 Përdorimi i synuar
Pajisja është bërë për përdorim shtëpiak dhe nuk është e përshtatshme për përdorim industrial.
3.2 Vendosja/heqja e tubit
- Ndërlidheni tubin në pajisjen dhe shtypeni atë aq sa të shkojë.
- Për të hequr tubin shtypni butonat në anët e tubit.

3.3 Vendosja/heqja e furçës së parketit/tapetit
Mund të montoni/hiqni anën e ngushtë të tubit teleskopik (4) nga/në furçën e parketit/tapetit (6).
3.4 Rregullimi i furçës së parketit/tapetit
Bëni veprimet e mëposhtme në shulin e rregullimit që ndodhet në furçën e parketit/tapetit (6);
- Përdorni pozicionin „” për dyshemetë e forta dhe parketin.

- Përdorni pozicionin " " për qilimat dhe tapetet.

3.5 Përdorimi
- Vëreni pajisjen në prizë pasi ta hiqni spinën e energjisë që ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes.
- Shtypni butonin e ndezjes/fikjes (13) për ta ndezur pajisjen.

Treguesi i pluhurit (10) tregon që është mbushur thesi i pluhurit. Kur treguesi tregon zonë të kuqe më shumë se 50%, atëherë ndërrojeni thesin e pluhurit. (shiko 4.1).
3.6 Aksesorët
Mjeti i tapicerisë

I përshtatshëm për pastrimin e dyshemeve, shkallëve, brenda makinave, divaneve, kolltukëve etj.

PARALAJMËRIM: Mos bëni punë pastrimi duke përdorur pjesën e fundit të dorezës (1).
3.7 Fikja dhe parkimi i pajisjes
- Fikeni pajisjen me butonin e ndezjes/fikjes (13) dhe higeni nga priza.
- Mblidheni kabllin e energjisë duke shtypur butonin e mbledhjes së kabllit të energjisë (11).
Veçoria e parkimit vertikal
Vendoseni çengelin e parkimit të furçës së parketit/tapetit (6) në zgavrën e parkimit që ndodhet në pjesën e poshtme të pajisjes.

Vendoseni çengelin e parkimit të furçës së parketit/tapetit (6) në zgavrën e parkimit që ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes.

4 Pastrimi dhe kujdesi
Fikeni dhe hiqeni pajisjen nga priza para se ta pastroni.

PARALAJMËRIM: Asnjëherë mos përdorni benzinë, hollues, agjentë pastrimi gërryes, objekte metalike ose furça të forta për ta pastruar pajisjen.
4.1 Ndërrimi i thesit të pluhurit
- Hapni kapakun e sipërm duke shtypur shulin e hapjes së depozitës së pluhurit (7).
- Hiqeni thesin plot të pluhurit nga shina duke e lëvizur në drejtim lart.

-
Hidheni thesin e pluhurit plot.
-
Vendosni një thes pluhuri të ri duke e mbajtur në drejtimin të shigjetës të treguar në të. Sigurohuni që të futet plotësisht në vend.

- Mbylleni kapakun e sipërm të pajisjes (9).

PARALAJMËRIM: Mos e mbyllni me forcë kapakun e sipërm, përndryshe pjesët plastike mund të dëmtohen.

PARALAJMËRIM: Thasët e pluhurit që janë blerë në vende të tjera përveç nga shitësit ose serviset e autorizuara nuk janë originale. Thasët e pluhurit jo originale kanë cilësi më të dobët dhe mund të grisen në periudhë më të shkurtër dhe ta bëjnë pajisjen të papërdorshme. Defektet e shkaktuara nga përdorimi i thasëve të pluhurit jo originale nuk mbulohen nga garancia.

PARALAJMËRIM: Mos e lani thesin e pluhurit.
4.2 Pastrimi i filtrave

Pas çdo 5 ndërrimesh të thasëve të pluhurit (mund të ndryshojë në varësi të shpeshtësisë dhe vendit të përdorimit), pastroni filtrat.

PARALAJMËRIM: Mos i përdorni pajisjet që nxjerrin ajër të nxehtë si tharëse flokësh ose ngrohëse për të tharë filtrat.

PARALAJMËRIM: Mos i montoni filtrat pa i tharë komplet; përndryshe mund të ketë erë lagështie gjatë përdorimit, mund të rrjedhë ujë nga mbrapa pajisjes ose filtrat mund të dëmtohen.

PARALAJMËRIM: Vendosni filtrat në vend pasi të jenë tharë.
4 Pastrimi dhe kujdesi
4.2.1 Filtri i mbrojtjes së motorit
- Hapni kapakun e sipërm duke shtypur shulin e hapjes së depozitës së pluhurit (7).
- Shtypni shulin e kasetës së filtrit për ta hequr kasetën.
- Hiqeni filtrin e mbrojtjes së motorit nga brenda kasetës.

- Pasi ta keni larë filtrin e mbrojtjes së motorit me ujë të rrjedhshëm, shkundeni pak dhe lëreni të thahet (për 24 orë të paktën).
4.2.2 Filtri i daljes së ajrit
.1 Shtypeni shulin e hapjes së kapakut të pasmë për ta hapur kapakun.
2. Hiqeni mikro filtrin që ndodhet në pjesën e pasme të kapakut, për ta shpëlarë.
3. Pasi ta keni shpëlarë, shtrydheni mikro filtrin me kujdes.
4.3 Ruajtja
- Nëse nuk keni ndërmend ta përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, ruajeni me kujdes.
- Hiqeni pajisjen nga priza.
- Mbajeni pajisjen larg fëmijëve.
4.4 Lëvizja dhe transporti
- Gjatë lëvizjes dhe transportit, mbajeni pajisjen në paketimin e saj origjinal. Paketimi i pajisjes e mbron nga dëmtimet fizike.
- Mos vendosni pesha të rënda mbi pajisje ose mbi paketim. Pajisja mund të dëmtohet.
- Rrëzimi i pajisjes mund ta bëjë jofunksionale ose të shkaktojë dëmtime të pariparueshme.
