SAMSUNG QE85Q80TAT - Televizor

QE85Q80TAT - Televizor SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas QE85Q80TAT SAMSUNG në format PDF.

📄 388 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice SAMSUNG QE85Q80TAT - page 242
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit TV inteligjent QLED 4K
Modeli QE85Q80TAT
Rezolucioni i ekranit 3840 x 2160 (4K UHD)
Madhësia e ekranit (diagonale) 85 inç (214 cm)
Dalja e zërit 60 W
Përmasat (G x L x T) me bazë 1892.8 x 1163.1 x 338.8 mm
Përmasat (G x L x T) pa bazë 1892.8 x 1083.2 x 54.9 mm
Pesha me bazë 50.1 kg
Pesha pa bazë 43.3 kg
Furnizimi me energji AC 220-240 V, 50/60 Hz
Temperatura e funksionimit 10°C deri në 40°C
Lagështia e funksionimit 10% deri në 80%, pa kondensim
Karakteristikat inteligjente Smart Hub, Bixby, Ambient Mode, SmartThings
Kontrolluesi në distancë Samsung Smart Remote (Bluetooth)
Mbërthimi në mur VESA 600 x 400 mm (vidhat M8)
Lidhshmëria Wi-Fi, Ethernet, Bluetooth, HDMI, USB
Karakteristikat e kursimit të energjisë Sensori Eco, Zbulimi i dritës së ambientit
Gjuhët e mbështetura Shumë (shih manualin për listën)
Garancia Kontrolloni furnizuesin lokal

Pyetjet më të shpeshta - QE85Q80TAT SAMSUNG

Si ta çiftoj kontrolluesin Samsung Smart Remote me televizorin?
Kur ndizni televizorin për herë të parë, kontrolluesi çiftohet automatikisht. Nëse jo, drejtojeni kontrolluesin nga sensori i televizorit dhe shtypni e mbani të shtypura butonat Return dhe Play/Pause njëkohësisht për 3 sekonda.
Si mund të hyj në e-Manual?
Shkoni te Cilësimet > Mbështetja > Hap e-Manual në televizor. Mund të shkarkoni manualin edhe nga faqja e Samsung.
Çfarë duhet të bëj nëse televizori nuk ndizet?
Sigurohuni që kablloja e energjisë të jetë e lidhur mirë. Kontrolloni nëse sensori i kontrolluesit në pjesën e poshtme të televizorit shkëlqen me ngjyrë të kuqe. Provoni të shtypni butonin TV Controller në pjesën e poshtme të televizorit.
Si ta montoj televizorin në mur?
Përdorni një komplet montimi në mur të përputhshëm me VESA (600 x 400 mm, vidhat M8). Ndiqni udhëzimet në manual. Siguroni ventilim të duhur dhe mos e anoni më shumë se 15 gradë.
Si mund të zvogëloj konsumin e energjisë?
Aktivizoni Sensorin Eco dhe Zbulimin e dritës së ambientit te Cilësimet > Të përgjithshme > Zgjidhja Eco. Gjithashtu shkëputeni televizorin nga priza kur nuk përdoret për periudha të gjata.
Çfarë duhet të bëj nëse kontrolluesi në distancë nuk funksionon?
Kontrolloni nëse treguesi i energjisë pulson kur shtypni butonat. Zëvendësoni bateritë me të reja të tipit AAA/AA. Sigurohuni që kontrolluesi është çiftuar (shih udhëzimet e çiftimit).
Si ta pastroj ekranin e televizorit?
Fikeni televizorin dhe fshijeni butësisht me një leckë mikrofibër. Për njollat e forta, lagni leckën me një sasi të vogël pastruesi ekrani. Asnjëherë mos spërkatni lëng direkt mbi televizor.
Si të rivendos Smart Hub?
Shkoni te Cilësimet > Mbështetja > Kujdesi për pajisjen > Vetë-diagnostikimi > Rivendos Smart Hub. Kjo mund të zgjidhë problemet me aplikacionet.
Pse fotografia është shumë e errët?
Sensori Eco mund të rregullojë ndriçimin. Çaktivizoni Zbulimin e dritës së ambientit te Cilësimet > Të përgjithshme > Zgjidhja Eco për të çaktivizuar këtë veçori.
A mund të përdor komanda zanore me Bixby?
Po, shtypni dhe mbani të shtypur butonin Bixby në kontrollues, thoni një komandë dhe lëshojeni. Bixby mbështet gjuhë dhe funksione të ndryshme.

Pyetjet e përdoruesve rreth QE85Q80TAT SAMSUNG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Televizor në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj QE85Q80TAT - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. QE85Q80TAT e markës SAMSUNG.

MANUAL I PËRDORUESIT QE85Q80TAT SAMSUNG

Përpara se të lexoni këtë manual përdorimi

Televizori vjen bashkë me këtë manual përdorimi dhe një manual elektronik të integruar. Përpara se të lexoni manualin e përdorimit, shqyrtoni si më poshtë:

SAMSUNG QE85Q80TAT - Përpara se të lexoni këtë manual përdorimi - 1Manuali i përdorimitLexoni manualin e ofruar të përdorimit për të parë informacione rreth sigurisë, instalimit, aksesorëve, konfigurimit fillestar dhe specifikimeve të produktit.
SAMSUNG QE85Q80TAT - Përpara se të lexoni këtë manual përdorimi - 2e-ManualPër më tepër informacion rreth televizorit, lexoni manualin elektronik të integruar në produkt.Për të hapur e-Manual,> ilësimet > Mbështet > Hape-Manual

Në faqen e internetit (www.samsung.com), mund të shkarkoni manualet dhe t'ia shikoni përmbajtjen në kompjuter apo pajisje portative.

Mësimi i funksioneve të ndihmës së manualit elektronik

- Disa ekrane të menysë nuk mund të hapen nga manuali elektronik.

SAMSUNG QE85Q80TAT - Mësimi i funksioneve të ndihmës së manualit elektronik - 1KërkimiZgjidhni një artikull nga rezultatet e kërkimit për të ngarkuar faqen përkatëse.
SAMSUNG QE85Q80TAT - Mësimi i funksioneve të ndihmës së manualit elektronik - 2TreguesiZgjidhni një term për të kaluar në faqen përkatëse.- Menytë mund të mos shfaqen në varësi të zonës gjeografike.
SAMSUNG QE85Q80TAT - Mësimi i funksioneve të ndihmës së manualit elektronik - 3SkemaTregon listat për çdo artikull të e-Manual.
SAMSUNG QE85Q80TAT - Mësimi i funksioneve të ndihmës së manualit elektronik - 4Të para së fundmiZgjidhni një subjekt nga lista e subjekteve të para së fundi.

Mësimi i funksioneve të butonave që shfaqen në faqet e subjektit të manualit elektronik

SAMSUNG QE85Q80TAT - Mësimi i funksioneve të butonave që shfaqen në faqet e subjektit të manualit elektronik - 1Provo taniMundëson hapjen e artikullit përkatës të menysë dhe testimit të shpejtë të funksionit.
SAMSUNG QE85Q80TAT - Mësimi i funksioneve të butonave që shfaqen në faqet e subjektit të manualit elektronik - 2LidhjaHapni menjëherë temën e nënvizuar të përmendur në faqen e e-Manual.

Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme të sigurisë

Lexoni udhëzimet e sigurisë përpara se të përdorni televizorin.

Shihni tabelën më poshtë për një shpjegim të simboleve që mund të ndodhen në produktin tuaj "Samsung".

KUJDESSAMSUNG QE85Q80TAT - Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme të sigurisë - 1Produkt i kategorisë II: Ky simbol tregon se nuk nevojitet lidhje sigurie me tokëzimin elektrik (tokëzimi). Nëse ky simbol nuk është i pranishëm në një produkt me kordon elektrik, produkti DUHET të ketë një lidhje të qëndrueshme tokëzimi.
RREZIK GODITJEJE ELEKTRIKE. MOS E HAPNI.
KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJEVE ELEKTRIKE, MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK KA PJESË TË RIPARUESHME NGA PËRDORUESI. DREJTOJUNI PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIME RIPARIMI.SAMSUNG QE85Q80TAT - Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme të sigurisë - 2Tensioni AC: Tensioni nominal i shënuar me këtë simbol është tensioni AC.
SAMSUNG QE85Q80TAT - Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme të sigurisë - 3Ky simbol tregon që brenda ka tension të lartë. është e rrezikshme të prekni pjesët e brendshme të produktit.SAMSUNG QE85Q80TAT - Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme të sigurisë - 4Tensioni DC: Tensioni nominal i shënuar me këtë simbol është tensioni DC.
SAMSUNG QE85Q80TAT - Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme të sigurisë - 5Ky simbol tregon se produkti përfshin dokumentacion të rëndësishëm në lidhje me përdorimin dhe mirëmbajtjen.SAMSUNG QE85Q80TAT - Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme të sigurisë - 6Kujdes. Drejtojuni udhëzimeve për përdorimin: Ky simbol udhëzon përdoruesin që t'i drejtohet manualit të përdorimit për informacion të mëtejshëm në lidhje me sigurinë.

- Foletë dhe hapësirat brenda kasës dhe në pjesën e pasme dhe të poshtme hapen për ajrosjen e nevojshme. Për të garantuar funksionim të qëndrueshëm të kësaj pajisjeje dhe për ta mbrojtur nga mbinxehja, këto fole dhe hapësira nuk duhet të bllokohen apo mbulohen kurrë.

  • Mos e vendosni këtë pajisje në hapësirë të izoluar, si p.sh. në raft ose në dollap inkaso, nëse nuk kanë ajrimin e duhur.
  • Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë kaloriferit ose mbi të, ose mbi kanale ajrimi, ose në vende ku mund të ekspozohet ndaj rrezeve të diellit.
  • Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.

  • Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut dhe mos e vendosni pranë ujit (pranë vaskës, legenit me ujë, lavamanit në kuzhinë ose makinës larëse, në sipërfaqe me lagështirë ose pranë pishinës etj.). Nëse pajisja laget pa dashje, hiqeni nga priza dhe kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar.

  • Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku ndodheni mund të ketë rregullore mjedisore që kërkojnë t'i hidhni bateritë sipas masave të caktuara. Kontaktoni autoritetet lokale për informacion mbi hedhjen ose riciklimin.
  • Mos i mbingarkoni prizat, kordonët zgjatues ose përshtatësit përtej kapacitetit të tyre, pasi mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
  • Kordonët elektrikë duhet të vendosen në mënyrë që të mos shkelen apo kapen nga objekte që vendosen mbi to. Kushtojuni vëmendje të posaçme skajeve të kordonëve, në priza dhe në pjesët ku dalin nga pajisja.

  • Për ta mbrojtur pajisjen nga rrufetë ose kur lihet e pambikëqyrur dhe pa u përdorur për kohë të gjatë, hiqeni nga priza dhe shkëputeni nga antena ose sistemi kabllor. Kjo do të parandalojë dëmtimin e pajisjes nga rrufetë ose nga luhatjet e linjës elektrike.

  • Para se të lidhni kordonin elektrik (AC) me folenë e ushqyesit (DC), sigurohuni që tensioni i përcaktuar i ushqyesit (DC) të korrespondojë me linjën lokale elektrike.
  • Mos futni asgjë metalike në hapësirat e pajisjes. Kjo mund të shkaktojë rrezik goditjeje elektrike.
  • Për të shmangur goditjet elektrike, mos prekni asnjëherë pjesët e brendshme të pajisjes. Pajisja duhet të hapet vetëm nga tekniku i kualifikuar.
  • Sigurohuni ta shtyni spinën në prizë derisa të puthitet mirë. Kur ta hiqni kordonin elektrik nga priza, tërhiqeni gjithnjë nga spina. Mos e hiqni kurrë duke e tërhequr nga kordoni. Mos e prekni kordonin elektrik me duar të lagura.
  • Nëse pajisja nuk funksionon normalisht - sidomos nëse lëshon zhurmë ose aromë të pazakontë - hiqeni menjëherë nga priza dhe kontaktoni shitësin ose qendrën e autorizuar të shërbimit "Samsung".
  • Sigurohuni ta hiqni spinën nga priza nëse televizori nuk do të përdoret ose nëse do të ikni nga shtëpia për një kohë të gjatë (veçanërisht kur fëmijët, të moshuarit ose invalidët do të lihen vetëm në shtëpi).

- Grumbullimi i pluhurit mund të shkaktojë goditje elektrike, shkarkim elektrik ose zjarr duke bërë që kordoni të lëshojë shkëndija dhe nxehtësi, ose t'i prishet veshja izoluese.

- Sigurohuni të kontaktoni qendrën e autorizuar të informacionit "Samsung" kur synoni ta instaloni televizorin në vend me shumë pluhur, me temperatura të larta ose të ulëta, me shumë lagështi, me substanca kimike, ose kur do të punojë 24 orë rresht, si p.sh. në aeroporte, stacione treni etj. Përndryshe, televizori mund të dëmtohet rëndë.

- Përdorni vetëm spina dhe priza të tokëzuara siç duhet.

– Tokëzimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë goditje elektrike ose dëmtim të pajisjes. (Vetëm pajisje të kategorisë l.)

  • Për ta fikur tërësisht këtë pajisje, shkëputeni nga priza. Për t'u siguruar se mund ta shkëputni shpejt aparaturën nëse e shikoni të nevojshme, sigurohuni që spina dhe priza të jenë në pozicion praktik.
  • Ruajini aksesorët (bateritë etj.) në një vend të sigurt ku nuk mund t'i gjejnë fëmijët.
  • Mos e rrëzoni dhe mos e godisni produktin. Nëse produkti dëmtohet, hiqeni kordonin elektrik dhe kontaktoni qendrën e shërbimit të "Samsung".
  • Për ta pastruar pajisjen, hiqeni nga priza dhe fshijeni produktin me një leckë të butë dhe të thatë. Mos përdorni kimikate si dylli, benzeni, alkooli, holluesit, insekticidet, aromatizuesit, lubrifikuesit ose detergjentët. Këto kimikate mund të dëmtojnë pamjen e jashtme të televizorit ose të fshijnë printimet mbi produkt.

  • Mos e ekspozoni pajisjen ndaj pikimit ose spärkatjes.
    • Mos i hidhni bateritë në zjarr.

  • Mos krijoni lidhje të shkurtër, çmontoni apo mbinxehni bateritë.
  • KUJDES: Ka rrezik shpërthimi nëse i zëvendësoni me tipin e gabuar bateritë e përdorura në telekomandë. Zëvendësojini me bateri lloji të ngjashëm apo ekuivalent.

* Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e produktit aktual. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.

Gjuhët e Federatës së Shteteve të Pavarura (CIS) (rusisht, ukrainisht, kazakisht) nuk disponohen për këtë produkt, sepse ky është prodhuar për klientët në rajonin e BE-së.

Përmbajtja

Përpara se të lexoni këtë manual përdorimi 2

Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme të sigurisë 3

01 Çfarë përmban kutia?

02 Instalimi i televizorit

Montimi i televizorit në mur ____ 7

Sigurimi i ajrimit të duhur për televizorin 8

Masa paraprake të sigurisë: Sigurimi i televizorit në

mur për të parandaluar rënien e tij 9

03 Telekomanda inteligjente "Samsung"

Rreth butonave në Telekomanda inteligjente "Samsung" 11

Çiftimi i televizorit me Telekomanda inteligjente "Samsung" 12

Vendosja e baterive në Telekomanda inteligjente "Samsung" 12

04 Kryerja e konfigurimit fillestar

Përdorimi i Pulti i televizorit 13

05 Lidhja me rrjetin

Lidhja e rrjetit - Me valë 15

Lidhja e rrjetit - Me kabllo 15

06 Zgjidhja e problemeve dhe mirëmbajtja

Zgjidhja e problemeve 16

Çfarë është mbështetja në distancë? 18

Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit 18

Kujdesi për televizorin 19

07 Specifikimet dhe informacione të tjera

Specifikimet 20

Faktorët mjedisorë 22

Ulja e konsumit të energjisë 22

Licencat 23

01 Çfarë përmban kutia?

Sigurohuni që artikujt e mëposhtëm vijnë me televizorin. Nëse mungon ndonjë artikull, kontaktoni shitësin.

  • Telekomanda inteligjente "Samsung" dhe bateritë
  • Manuali i përdorimit

  • Fletëgarancia / Udhëzuesi rregullator (nuk jepet në disa vende)
    • Kablloja elektrike e televizorit

COMMON INTERFACE 5V ONLY

Përshtatësin e kartës CI

  • Ngjyrat dhe format e artikujve mund të ndryshojnë në varësi të modeleve.
  • Kabllot e papërfshira mund të blihen veçmas.
  • Kontrolloni për aksesorë të fshehur prapa ose brenda materialeve të paketimit gjatë hapjes së kutisë.
  • LLoji i baterisë mund të ndryshojë në varësi të modelit.

Në situatat e mëposhtme mund të ketë tarifë administrimi:

(a) Thirret një teknik sipas kërkesës, por rezulton që produkti nuk ka defekt (p.sh. nëse nuk është lexuar manuali i përdorimit).
(a) E sillni njësinë në pikën e servisit të "Samsung", por rezulton që produkti nuk ka defekt (p.sh. nëse nuk është lexuar manuali i përdorimit).

Do të informoheni për tarifën e administrimit përpara kontrollit nga tekniku.

SAMSUNG QE85Q80TAT - Çfarë përmban kutia? - 2

Paralajmërim: Ekranet mund të dëmtohen në rast shtypjeje të drejtpërdrejtë, nëse nuk kapen siç duhet. Rekomandojmë që televizori të mbahet nga anët, siç tregohet.

Mos e prek ekranin!

02 Instalimi i televizorit

Montimi i televizorit në mur

SAMSUNG QE85Q80TAT - Montimi i televizorit në mur - 1

Nëse e montoni televizorin në mur, ndiqni udhëzimet me përpikëri sipas rekomandimit nga prodhuesi. Në rast se nuk montohet sïç duhet, televizori mund të rrëshqasë ose të rrëzohet, duke shkaktuar lëndime të rënda te fëmijët apo të rriturit dhe dëmtim të rëndë të televizorit.

  • Televizorin mund ta montoni në mur me mbajtëse muri (shitet veçmas).
  • Shihni manualin e instalimit që vjen me mbajtësen e murit të Samsung-ut.

montim në mur TelevizoriMbërthyesja për C

  • Samsung Electronics nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëmtim të produktit ose lëndimin tuaj apo të personave të tjerë nëse zgjidhni ta montoni vetë bazamentin për mur.
  • Bazamentin për mur mund ta instaloni në një mur të fortë pingul dyshemesë. Përpara se ta montoni bazamentin për mur në sipërfaqe të ndryshme nga kartonxhesi, kontaktoni me shitësin tuaj më të afërt për informacione të mëtejshme. Nëse e instaloni televizorin në tavan ose në mur të pjerrët, mund të bjerë dhe të lëndojë rëndë njerëzit përreth.
  • Përmasat standarde të bazamentit për mur tregohen në tabelën në faqen vijuese.
  • Nëse po instaloni bazament për mur të palës së tretë, kini parasysh se gjatësia e vidave që mund të përdorni për montimin e televizorit në bazamentin për mur tregohet në kolonën "C" në tabelën në faqen vijuese.
  • Kur instaloni bazament për mur, ju rekomandojmë të shtrëngoni të katër vidat "VESA".
  • Nëse dëshironi të instaloni një bazament për mur që montohet në mur duke përdorur vetëm dy vidat e sipërme; sigurohuni që të përdorni bazament për mur të "Samsung" që mbështet këtë lloj instalimi. (Mund të mos keni mundësi të blini këtë lloj bazamenti për mur, në varësi të rajonit gjeografik.)
Madhësia e televizorit në inçëSpecifikimet e vrimave të vidave "VESA" (A * B) në milimetraC (mm)Vidë standardeSasiaSAMSUNG QE85Q80TAT - Montimi i televizorit në mur - 3
43-55 200x 20039-41*26-28M84
58-65 400x 300
75 400 x400
85 600 x40039-41*25-27

*: Këto specifikime mbështeten nga Q80T.

SAMSUNG QE85Q80TAT - Montimi i televizorit në mur - 4

Mos e instaloni bazamentin për mur kur televizori është ndezur. Mund të lëndoheni nga goditja elektrike.

  • Mos përdorni vida më të gjata se përmasat standarde ose që nuk përputhen me specifikimet për vidat standarde VESA. Vidat më të gjata mund të shkaktojnë dëmtim në brendësi të televizorit.
  • Për bazamentet për mur që nuk përputhen me specifikimet e vidave standarde VESA, gjatësia e vidave mund të ndryshojë në varësi të specifikimeve të tyre.
  • Mos i shtrëngoni shumë fort vidat. Përndryshe mund të dëmtoni produktin ose të shkaktoni rënien e tij, duke lënduar njerëzit përreth. Samsung nuk mban përgjegjësi për këto lloj aksidentesh.
  • "Samsung" nuk mban përgjegjësi për dëmtimin e produktit ose lëndimet personale kur përdoret bazament për mur i paspecifikuar ose jo-"VESA" ose nëse konsumatori nuk ndjek udhëzimet e instalimit të produktit.

- Mos e montoni televizorin me pjerrësi më të madhe se 15 gradë.

- Vini gjithnjë dy persona për ta montuar televizorin në mur.

– Për modelelet 82 inçë ose më të médha, merrni katër persona për ta montuar televizorin në mur.

Sigurimi i ajrimit të duhur për televizorin

Gjatë instalimit të televizorit ruani një distancë prej së paku 10 cm midis televizorit dhe objekteve të tjera (mureve, anëve të bufesë etj.) për të siguruar ajrosjen e duhur. Mosajrimi i duhur mund të rezultojë në zjarr ose në problem me produktin, të shkaktuar nga rritja e temperaturës së brendshme.

- Kur ta instaloni televizorin me mbajtëse ose bazament për mur, rekomandojmë përdorimin vetëm të pjesëve të ofruara nga Samsung Electronics. Përdorimi i pjesëve të ofruara nga prodhues të tjerë mund të shkaktojë vështirësi me produktin ose lëndime të mundshme nga rrëzimi i tij.

Instalimi me mbajtëse Instalimi me bazament për mur 10 cm 10 cm10 cm 10 cm 10 cm10 cm

Masa paraprake të sigurisë: Sigurimi i televizorit në mur për të parandaluar rënien e tij

SAMSUNG QE85Q80TAT - Masa paraprake të sigurisë: Sigurimi i televizorit në mur për të parandaluar rënien e tij - 1

Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen apo të mos ta destabilizojnë televizorin. Ky veprim mund të shkaktojë rrëzimin e televizorit, duke shkaktuar lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë të përmendura në broshurën e sigurisë që vjen me televizorin. Për të rritur qëndrueshmërinë dhe sigurinë, mund të blini e instaloni pajisjen kundër rënies, siç përshkruhet në faqen vijuese.

SAMSUNG QE85Q80TAT - Masa paraprake të sigurisë: Sigurimi i televizorit në mur për të parandaluar rënien e tij - 2

PARALAJMËRIM: Mos e vendosni kurrë televizorin në një vend të paqëndrueshëm. Televizori mund të bjërë, duke shkaktuar lëndim të rëndë personal ose vdekje. Shumë lëndime, veçanërisht ndaj fëmijëve, mund të shmangen duke marrë masa të thjeshta paraprake si:

  • Përdorni gjithnjë komotë apo mbështetëset, ose mënyrat e montimit të rekomanduara nga prodhuesi i televizorit.
  • Përdorni gjithnjë mobilie që mund ta mbajnë në mënyrë të sigurt televizorin.
  • Sigurohuni gjithnjë që televizori të mos tejkalojë anët e mobilies mbështetëse.
  • Tregojuni gjithnjë fëmijëve rreziqet që vijnë nga hipja nëpër mobilie për të arritur televizorin ose komandat e tij.
  • Vendosini gjithnjë kordonët e kabllot e lidhur me televizorin në mënyrë të atillë që të mos pengoheni, të mos i tërhiqni apo kapni.
  • Mos e vendosni kurrë televizorin në një vend të paqëndrueshëm.
  • Mos e vendosni kurrë televizorin mbi mobilie të larta (për shembull bufe ose rafte librash) pa e fiksuar si mobilien, edhe televizorin në një mbështetëse të përshtatshme.
  • Mos e vendosni kurrë televizorin mbi leckë apo materiale të tjera që mund të gjenden midis televizorit dhe mobilies mbështetëse.
  • Mos vendosni kurrë artikuj që mund të nxisin hipjen e fëmijëve, si p.sh. lodra apo telekomanda, përmbi televizor apo mobilien mbi të cilën është vendosur televizori.

Nëse do ta ruani dhe zhvendosni televizorin tuaj ekzistues, duhet të zbatohen të njëjtat masa si më sipër.

- Nëse ju duhet të lëvizni ose të ngrini televizorin për zëvendësim ose pastrim, sigurohuni të mos nxirrni bazamentin.

Parandalimi i rrëzimit të televizorit

  1. Shtrëngoni fort një grup kapësesh në mur duke përdorur vidat e duhura. Sigurohuni që vidat të jenë montuar mirë në mur.

- Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si p.sh. pajisje mbërthyese, në varësi të llojit të murit.

  1. Shtrëngoni fort një grup kapësesh në mur duke përdorur vida të madhësisë së duhur.

- Për specifikat e vidave, shih pjesën e vidave standarde në tabelën te "Montimi i televizorit në mur".

  1. Lidhini kapëset e fiksuara në televizor dhe kapëset e fiksuara në mur me një kavo rezistente e të fortë dhe më pas shtrëngoheni mirë.

- Instalojeni televizorin pranë murit në mënyrë që të mos bjerë mbrapsht.

– Lidheni kavon në mënyrë të atillë që kapëset e fiksuara në mur të jenë në të njëjtën lartësi ose më poshtë se kapëset e fiksuara në televizor.

SAMSUNG QE85Q80TAT - Parandalimi i rrëzimit të televizorit - 1

- Ngjyra dhe forma e produktit mund të ndryshojnë në varësi të modelit.

03 Telekomanda inteligjente "Samsung"

Rreth butonave në Telekomanda inteligjente "Samsung"

  • Figurat, butonat dhe funksionet e Telekomanda inteligjente "Samsung" mund të ndryshojnë në varësi të modelit.
  • Funksioni Konfig. telekom. univers. punon normalisht vetëm kur përdorni Telekomanda inteligjente "Samsung" që vjen me televizorin.

(Rryma) Shtypeni për të ndezur ose fikur televizorin. (butoni Ngjyra / Numri) Çdo herë që shtypni këtë buton, dritarja e butonave me ngjyrë dhe tastiera numerike virtuale shfaqen duke alternuar. • Përdorni këto butona me ngjyrë për të hapur opsione shtesë posaçërisht për funksionin që po përdorni. • Shtypni për të shfaqur në ekran tastierën numerike virtuale. Përdorni tastierën numerike virtuale për të dhënë vlerat numerike. Zgjidhni numrat dhe zgjidhni Kryer për të dhënë një vlerë numerike. Përdoreni për të ndryshuar kanalin, për të dhënë një "PIN", për të dhënë një kod postar etj. • Kur shtypet për 1 sekondë ose më shumë, shfaqet menyja TTX. (Zgjidh Zgjedh ose hap artikullin e fokusuar. Kur shtypet gjatë shikimit të një programi transmetimi, shfaqet informacioni i detajuar i programit. (Rikthim) Kthehet në menynë e mëparshme. Kur shtypet për 1 ose më shumë sekonda, funksioni i hapur mbyllet. Kur shtypet gjatë shikimit të një programi, shfaqet kanali i mëparshëm. (Luaj/pusho) Kur shtypet, shfaqen komandat e luajtjes. Me anë të këtyre komandave mund të komandoni përmbajtjen multimedia që luhet. (Smart Hub) Kthehet në Ekrani i parë. Bixby) Hap Bixby. Shtypni e mbani butonin, thoni një komandë dhe pastaj lëshojeni butonin për të ekzekutuar Bixby. Kur shtypni butonin, menyja Explore Now shfaqet në fund të ekranit. • Gjuhët dhe funksionet e mbështetura të Bixby mund të ndryshojnë sipas rajonit gjeografik. (Ambient Mode) Shtypeni këtë buton në modalitet televizori për të hapur Ambient Mode. Nëse e shtypni butonin kur televizori është i fikur, televizori ndizet në Ambient Mode. • Kur shtypet për 1 sekondë a më shumë, shfaqet ekrani i menysë Shkurtore. Butoni i drejtimit (lart/poshtë/majtas/djathtas) Lëviz fokusin dhe ndryshon vlerat e shfaqura në menynë e televizorit. +/-(Volumi) Lëvizni butonin lart ose poshtë për të rregulluar volumin. Shtypeni butonin për ta heshtur zërin. Kur shtypet për 1 sekondë ose më shumë, shfaqet menyja Shkurtoret e asistencës. ^/√(Kanali) Lëvizni butonin lart ose poshtë për të ndërruar kanalin. Për të parë ekranin e Udhez., shtypni butonin. • Kur shtypet për 1 sekondë ose më shumë, shfaqet ekrani Lista e kanaleve. Shtypni secilin buton për t'i ekzekutuar funksionin.

Çiftimi i televizorit me Telekomanda inteligjente "Samsung"

SAMSUNG QE85Q80TAT - Çiftimi i televizorit me Telekomanda inteligjente "Samsung" - 1

Kur e ndizni televizorin për herë të parë, "Telekomanda inteligjente "Samsung" "ciftohet automatikisht me televizorin. Nëse Telekomanda inteligjente "Samsung" nuk çiftohet automatikisht me televizorin, drejtojani sensorit të telekomandës në televizor dhe shtypni dhe mbani njëherësh për 3 ose më shumë sekonda butonat e etiketuar dhe tregohet në skemën në të majtë.

Vendosja e baterive në Telekomanda inteligjente "Samsung"

SAMSUNG QE85Q80TAT - Vendosja e baterive në Telekomanda inteligjente "Samsung" - 1

  1. Shtypni butonin ▲ në krye të pjesës së pasme të Telekomanda inteligjente "Samsung". Trupi do dalë pak jashtë kapakut të tij.

  2. Ktheni përmbys telekomandën dhe rrëshqitni trupin e telekomandës lart derisa të zbulohet foleja e baterive.

  3. Nëse ka bateri në telekomandë, shtypni butonat ▶ dhe ◀ në të dy anët e folesë së baterive për të hequr bateritë ekzistuese.

  4. Futni dy bateri të reja (tipi AAA, 1,5 V) në folenë e baterive, duke u siguruar që polet e baterive (+, -) të jenë në drejtimin e duhur. Pasi të mbaroni, rrëshqitni trupin e telekomandës derisa të jetë afërsisht në pozicionin e saj original.

  5. Ktheni përmbys telekomandën, shtypni dhe mbani butonin ▲ në krye të pjesës së pasme dhe rrëshqitni trupin e telekomandës në vend.

- Rekomandohen bateritë alkaline për më shumë jetëgjatësi.

SAMSUNG QE85Q80TAT - Vendosja e baterive në Telekomanda inteligjente "Samsung" - 2

Për të instaluar bateritë (1,5 V, tipi AA) shtyni kapakun e pasmë për ta hapur në drejtimin e shigjetës në fund të ilustrimit dhe më pas futini bateritë sipas figurës. Sigurohuni që polet pozitive dhe negative të jenë në drejtimin e duhur. Mbyllni kapakun e pasmë sipas ilustrimit.

- Rekomandohen bateritë alkaline për më shumë jetëgjatësi.

04 Kryerja e konfigurimit fillestar

Herën e parë që ndizni televizorin, fillon menjëherë konfigurimi fillestar. Konfigurimi fillestar lejon konfigurimin e cilësimeve bazë të funksionimit të televizorit, si p.sh. marrjen e transmetimeve, kërkimin e kanaleve dhe lidhjen e rrjetit, të gjitha bashkë.

  • Përpara nisjes së konfigurimit fillestar, sigurohuni të lidhni fillimisht pajisjet e jashtme.
  • Për të përdorur funksionet inteligjente të televizorit, ky duhet të lidhet me internetin.
  • Për të kryer konfigurimin fillestar me anë të aplikacionit SmartThings, duhet të lidhni pajisjen celulare nëpërmjet "Wi-Fi".
  • Nëse nuk shfaqet vetiu dritarja e konfigurimit në aplikacionin SmartThings në pajisjen tuaj celulare, vijojeni konfigurimin manualisht pasi të shtoni televizorin me anë të Shto pajisje në panelin e aplikacionit SmartThings.
  • Aplikacioni SmartThings ofrohet për pajisje që punojnë me "Android 6.0" e lart ose "iOS 10" e lart.
  • Mund të ketë zhurmë të përkohshme kur televizori komunikon me pajisjet celulare.

Mund dhe ta nisni konfigurimin fillestar me anë të menysë së televizorit ( > ilësimet > Të përgjithshme > Rivend.).

Ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekranin fillestar dhe konfiguroni cilësimet bazë të televizorit për t'iu përshtatur mjedisit tuaj të shikimit.

Përdorimi i Pulti i televizorit

Televizorin mund ta ndizni me butonin Pulti i televizorit në pjesën e poshtme të televizorit dhe më pas përdorni Menyja e komandimit. Menyja e komandimit shfaqet kur shtypet butoni Pulti i televizorit ndërkohë që televizori është ndezur. Për më shumë informacion rreth përdorimit të saj, shihni figurën më poshtë.

- Ekrani mund të errësohet nëse nuk hiqet shtresa mbrojtëse në stemën "SAMSUNG" ose në pjesën e poshtme të televizorit. Hiqni membranën mbrojtëse.

Menyja e komandimit ●: Fik ○: Kan. lart ✓: Kan. poshtë +: Vol. lart -: Vol. poshtë □: Burimi SUNG Butoni i Pulti i televizorit / sensori i telekomandës Shtyp: Lëviz Shtyp dhe mbaj: Zgjidh Butoni Pulti i televizorit ndodhet në pjesën e poshtme të telev

Caktimi i sensorit të zërit

• Ky funksion mbështetet nga seria Q7, Q8.

SAMSUNG

Sensorin e zërit mund ta aktivizoni apo çaktivizoni duke i përdorur butonin në fund të televizorit.

Me televizorin të ndezur, mund ta shtypni butonin për majtas (apo mbrapa) për të aktivizuar sensorin e zërit ose djathtas (apo para) për ta çaktivizuar.

Shihni dritaren që hapet në televizor për të parë nëse sensori i zërit është i ndezur apo i fikur.

  • Pozicioni dhe ngjyra e sensorit të zërit mund të ndryshojë në varësi të modelit.
  • Gjatë analizës duke përdorur të dhëna nga sensori i zërit, të dhënat nuk ruhen.

05 Lidhja me rrjetin

Lidhja e televizorit me rrjetin mundëson përdorimin e shërbimeve në internet, si Smart Hub si dhe përditësime të softuerit.

Lidhja e rrjetit - Me valë

Lidhni televizorin me internetin me anë të një pikëhyrjeje me valë ose modemi.

Foleja LAN në mur Pikëhyrja ose modemi me valë i IP-së me një server DHCP Kablloja LAN (nuk jepet)

Lidhja e rrjetit - Me kabllo

SAMSUNG QE85Q80TAT - Lidhja e rrjetit - Me kabllo - 1

Lidheni televizorin me rrjetin duke përdorur një kabllo LAN.

  • Televizori nuk do të mund të lidhet me internetin nëse shpejtësia e rrjetit është nën 10 Mbps.
  • Përdorni kabllo të kategorisë 7 (lloji STP*) për lidhjen.
    * Shielded Twisted Pair

06 Zgjidhja e problemeve dhe mirëmbajtja

Zgjidhja e problemeve

Nëse televizori duket të ketë ndonjë problem, shqyrtoni fillimisht këtë listë problemesh dhe zgjidhjesh të mundshme. Përndryshe, shqyrtoni seksionin "Zgjidhja e problemeve" ose "Pyetjet e shpeshta" në manualin elektronik. Nëse asnjëra nga këshillat e sugjeruara nuk e zgjidh problemin, vizitoni "www.samsung.com" dhe klikoni "Support (Mbështetja teknike)" ose kontaktoni qendrën e shërbimit "Samsung" në kapakun e pasmë të këtij manuali.

  • Ky panel TFT LED përbëhet nga nënpikëza që kërkojnë teknologji të sofistikuar për t'u prodhuar. Megjithatë, mund të ketë disa pikëza me shkëlqim ose të errëta në ekran. Këto pikëza nuk do të kenë asnjë ndikim në funksionimin e produktit.
  • Për ta mbajtur televizorin në një gjendje optimale, përdorni softuerin më të ri. Përdorni funksionet Përditëso tani ose Përditësimi automat. në menynë e televizorit ( [icon] > *cilësimet > Mbështet > Përditësimi i softuerit > Përditëso tani ose Përditësimi automat.).

Televizori nuk ndizet.

  • Sigurohuni që kordoni elektrik (AC) të jetë futur siç duhet në televizor dhe në prizë.
  • Sigurohuni që priza është në rregull dhe sensori i telekomandë në fund të televizorit është e ndezur në të kuqe të fortë.
  • Provoni të shtypni butonin Pulti i televizorit në pjesën e poshtme të televizorit për t'u siguruar që problemi nuk qëndron te telekomanda. Nëse televizori ndizet, shihni "Telekomanda nuk punon".

Nga pajisja e jashtme nuk del figurë/video/zë ose del figurë/video/zë i shformuar, ose në televizor shfaqet mesazhi "Jo ose sinjal i dobët" ose nuk mund të gjendet kanali.

  • Sigurohuni që lidhja me pajisjen është e saktë dhe që të gjitha kabllot janë vendosur plotësisht.
  • Hiqni dhe rilidhni të gjithë kabllot e lidhura me televizorin dhe me pajisjet e jashtme. Nëse është e mundur, provoni kabllo të reja.
  • Konfirmoni që është zgjedhur burimi i saktë hyrës ( home > → Burimi).
  • Kryeni një vetëdiagnostikim të televizorit për të përcaktuar nëse problemi shkaktohet nga televizori ose nga pajisja ( [icon] > Cilësimet > Mbështet > Kujdesi për pajisjen > Vetë-diagnostikim > Testi i figurës ose Test i ting.).
  • Nëse rezultatet e testit janë normale, rindizni pajisjet e lidhura duke hequr nga priza të gjithë kordonët elektrikë të tyre dhe duke i vendosur sërish në prizë. Nëse problemi vazhdon, drejtojuni udhëzuesit të lidhjes në manualin e përdorimit të pajisjes së lidhur.
  • Nëse nuk përdorni aparat kabllor apo satelitor dhe televizori merr sinjale televizive nga foleja e antenës apo e lidhjes kabllore, hapni Sintonizimi automatik për të kërkuar për kanale 📂 >cilësimet >Transmetimi > (Cilësimet e "Sintonizimi automatik") > Sintonizimi automatik).
  • Cilësimet e "Sintonizimi automatik" mund të mos shfaqet në varësi të modelit ose zonës gjeografike.
  • Nëse përdorni aparat kabllor apo satelitor, shihni manualin e aparatit përkatës.

Moduli Cl+ nuk punon.

  • Televizori yt "Samsung" pajtohet me standardin CI+1.4.
  • Nëse moduli i ndërfaqes së përbashkët Cl+ nuk e mbështet këtë pajisje, hiqeni modulin dhe kontaktoni operatorin e modulit Cl+ për ndihmë.

Telekomanda nuk punon.

  • Kontrolloni nëse llamba treguese në fund të televizorit pulson kur shtypni butonin e ndezjes në telekomandë. Nëse nuk pulson, ndërroni bateritë e telekomandës.
  • Sigurohuni që bateritë janë vendosur me polet (+/−) në pozicionet e duhura.
  • Provoni t'ia drejtoni telekomandën direkt televizorit nga 1,5-1,8 m distancë.
  • Nëse televizori vjen me Telekomanda inteligjente "Samsung" (telekomandë me "Bluetooth"), sigurohuni që ta çiftoni me televizorin.

Telekomanda e aparatit kabllor apo satelitor nuk e ndez apo fik televizorin as nuk e ndryshon volumin.

- Programoni telekomandën e aparatit kabllor ose satelitor që të komandojë televizorin. Shihni manualin e përdorimit të aparatit kabllor apo satelitor për kodin e televizorit "SAMSUNG".

Cilësimet e televizorit humbin pas 5 minutash.

- Televizori është në Modaliteti për dyqan me pakicë. Ndryshoni Modaliteti për përdorim në menynë Të përgjithshme Menu në Regjimi në shtëpi ( hood > 🌐 Cilësimet > Të përgjithshme > Administrimi i sistemit > Modaliteti për përdorim > Regjimi në shtëpi).

"Wi-Fi" me ndërprerje

  • Sigurohuni që televizori të ketë lidhje me rrjetin ( > Cilësimet > Të përgjithshme > Rrjeti > Statusi i rrjetit).
  • Sigurohuni që fjalëkalimi i "Wi-Fi" të jetë dhënë saktë.
  • Kontrolloni distancën midis televizorit dhe modemit ose pikëhyrjes. Largësia nuk duhet të jetë mbi 15,2 m.
  • Ulni interferencën duke mos përdorur ose duke fikur pajisjet me valë. Gjithashtu, verifikoni që nuk ka pengesa midis televizorit dhe modemit ose pikëhyrjes. (Fuqia e sinjalit "Wi-Fi" mund të ulet nga pajisjet, telefonat me valë, muret prej guri/oxhaqet etj.)

Njëkatëshe Shumëkatëshe
SAMSUNG QE85Q80TAT - "Wi-Fi" me ndërprerje - 1

SAMSUNG QE85Q80TAT - "Wi-Fi" me ndërprerje - 2

Pikëhyrja me valë

SAMSUNG QE85Q80TAT - "Wi-Fi" me ndërprerje - 3

Repetitor "Wi-Fi"

- Kontaktoni me operatorin e internetit (ISP) dhe kërkojini të rivendosë qarkun e rrjetit për të riregjistruar adresat MAC të modemit/pikëhyrjes suaj dhe të televizorit.

Probleme me aplikacionet e videove ("Youtube" etj.)

  • Ndryshoni "DNS" në 8.8.8.8. Zgjidhni > Cilësimet > Të përgjithshme > Rrjeti > Statusi i rrjetit > Cilësim. IP > Cilësimi DNS > Fute manualisht > Serveri DNS > shkruani 8.8.8.8 > OK.
  • Rivendoseni duke zgjedhur > Cilësimet > Mbështet > Kujdesi për pajisjen > Vetë-diagnostikim > Rivendos Smart Hub.

Çfarë është mbështetja në distancë?

Shërbimi i mbështetjes në distancë i "Samsung" ju ofron mbështetje individuale me një teknik të "Samsung", i cili në distancë mund të:

• Diagnostikojë televizorin
• Rregullojë cilësimet e televizorit për ju
- Kryejë rivendosjen e vlerave të fabrikës të televizorit
- Instalojë përditësime të rekomanduara të firmuerit

Si funksionon mbështetja në distancë?

Mund të përfitoni lehtësisht shërbimin e mbështetjes teknike në distancë nga "Samsung" për televizorin tuaj:

  1. Telefononi qendrën e shërbimit "Samsung" dhe kërkoni mbështetje në distancë.
  2. Hapni menynë në televizor dhe shkoni te menyja Mbështet. ( [ ] > Cilësimet > Mbështet)
  3. Zgjidhni Kontrolli në Distancë dhe lexoni dhe pranoni marrëveshjet e shërbimit. Kur shfaqet ekrani i kodit PIN, jepini teknikut numrin PIN.
  4. Tekniku do të lidhet në vijim me televizorin tuaj.

Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit

SAMSUNG QE85Q80TAT - Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit - 1

Sensori i kursimit rregullon automatikisht ndriçimin e televizorit. Ky funksion mat dritën në dhomën tuaj dhe optimizon automatikisht ndriçimin e televizorit për të reduktuar konsumin e energjisë. Nëse dëshironi ta çaktivizoni, shkoni te > Cilësimet > Të përgjithshme > Zgjidhja eko > Diktimi i dritës së ambientit.

  • Nëse ekrani është shumë i errët kur shikoni televizor në mjedis të errët, kjo mund të shkaktohet nga funksioni Diktimi i dritës së ambientit.
  • Sensori ekonomik ndodhet në pjesën e poshtme të televizorit. Mos e bllokoni sensorin me objekte. Kjo mund të ulë ndriçimin e figurës.

Kujdesi për televizorin

  • Nëse televizori ka pasur ngjitëse në ekran, pas heqjes së saj mund të mbeten disa papastërti. Pastroni papastërtitë përpara se të shihni televizor.
  • Pjesa e jashtme dhe ekrani i televizorit mund të gërvishten gjatë pastrimit. Për të evituar gërvishtjet, sigurohuni ta pastroni me kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një copë të butë.
  • Mos spärkatni ujë ose lengje drejtpërdrejt mbi televizor. Çdo lloj lëngu që hyn në produkt mund të shkaktojë avari, flakë ose goditje elektrike.
  • Për të pastruar ekranin, fikni televizorin, fshini me kujdes njollat dhe shenjat e gishtave në panel me një leckë me mikrofibra. Pastrojeni trupin ose panelin e televizorit me një leckë me mikrofibra të njomur me pak ujë. Pas kësaj, thani lagështirën me një leckë të thatë. Kur pastroni, mos ushtroni shumë forcë mbi sipërfaqen e panelit sepse mund ta dëmtoni atë. Mos përdorni asnjëherë lëngje të djegshme (benzen, hollues etj.) ose solucion pastrimi. Për njolla të vështira, spërkatni në një leckë me mikrofibra pak lëng pastrimi për ekran dhe më pas përdoreni atë për të fshirë njollat.

SAMSUNG QE85Q80TAT - Kujdesi për televizorin - 1

07 Specifikimet dhe informacione të tjera

Specifikimet

Emri i modelitQE43Q60T / QE43Q64TQE43Q65T / QE43Q67TQE50Q60T / QE50Q64TQE50Q65T / QE50Q67T
Rezolucioni i ekranit3840 x 2160 3840 x 2160
Madhësia e ekranit43 inç50 inç
Matje diagonale108 cm125 cm
Zëri (dalja)20 W 20 W
Përmasat (gjer. x lart. x thell.)
Trupi963,5 x 557,7 x 56,8 mm1116,4 x 642,9 x 57,1 mm
Me mbajtëse963,5 x 629,4 x 195,2 mm1116,4 x 720,5 x 243,3 mm
Pesha
Pa mbajtëse9,0 kg12,9 kg
Me mbajtëse9,2 kg13,1 kg
Emri i modelitQE55Q60T / QE55Q64TQE55Q65T / QE55Q67TQE58Q60T
Rezolucioni i ekranit3840 x 2160 3840 x 2160
Madhësia e ekranit55 inç58 inç
Matje diagonale138 cm146 cm
Zëri (dalja)20 W 20 W
Përmasat (gjer. x lart. x thell.)
Trupi1230,1 x 705,9 x 57,4 mm1290,6 x 748,0 x 57,5 mm
Me mbajtëse1230,1 x 783,7 x 243,3 mm1290,6 x 826,4 x 243,3 mm
Pesha
Pa mbajtëse17,2 kg18,4 kg
Me mbajtëse17,4 kg18,6 kg
Emri i modelitQE65Q60T / QE65Q64TQE65Q65T / QE65Q67TQE75Q60T / QE75Q64TQE75Q65T / QE75Q67T
Rezolucioni i ekranit3840 x 2160 3840 x 2160
Madhësia e ekranit65 inç75 inç
Matje diagonale163 cm189 cm
Zëri (dalja)20 W 20 W
Përmasat (gjer. x lart. x thell.)
Trupi1449,6 x 829,3 x 57,6 mm1675,4 x 959,6 x 60,4 mm
Me mbajtëse1449,6 x 907,7 x 289,1 mm1675,4 x 1049,4 x 352,3 mm
Pesha
Pa mbajtëse22,3 kg36,0 kg
Me mbajtëse22,6 kg36,3 kg
Emri i modelitQE85Q60T / QE85Q70TQE55Q70T / QE55Q74TQE55Q75T / QE55Q77T
Rezolucioni i ekranit 3840 x 21603840 x 2160
Madhësia e ekranit85 inç55 inç
Matje diagonale214 cm138 cm
Zëri (dalja) 20 W20 W
Përmasat (gjer. x lart. x thell.)
Trupi1896,3 x 1082,5 x 59,9 mm1230,1 x 705,9 x 57,4 mm
Me mbajtëse1896,3 x 1186,4 x 392,1 mm1230,1 x 788,8 x 264,1 mm
Pesha
Pa mbajtëse475 kg17,2 kg
Me mbajtëse48,7 kg19,2 kg
Emri i modelitQE65Q70T / QE65Q74TQE65Q75T / QE65Q77TQE75Q70T / QE75Q74TQE75Q75T / QE75Q77T
Rezolucioni i ekranit 3840 x 2160 3840 x 2160
Madhësia e ekranit65 inç75 inç
Matje diagonale163 cm189 cm
Zëri (dalja) 20 W 20 W
Përmasat (gjer. x lart. x thell.)
Trupi1449,6 x 829,3 x 57,6 mm1675,4 x 959,6 x 60,4 mm
Me mbajtëse1449,6 x 911,9 x 307,2 mm1675,4 x 1040,6 x 323,0 mm
Pesha
Pa mbajtëse22,3 kg36,0 kg
Me mbajtëse24,8 kg39,5 kg
Emri i modelitQE49Q80T QE55Q80T
Rezolucioni i ekranit3840 x 2160 3840 x 2160
Madhësia e ekranit49 inç55 inç
Matje diagonale123 cm138 cm
Zëri (dalja)40 W 60 W
Përmasat (gjer. x lart. x thell.)
Trupi1094,8 x 634,4 x 54,9 mm1227,6 x 706,7 x 53,9 mm
Me mbajtëse1094,8 x 711,4 x 239,8 mm1227,6 x 783,4 x 255,8 mm
Pesha
Pa mbajtëse13,1 kg17,9 kg
Me mbajtëse17,5 kg21,0 kg
Emri i modelitQE65Q80T QE75Q80T
Rezolucioni i ekranit 3840 x 2160 3840 x 2160
Madhësia e ekranit65 inç75 inç
Matje diagonale163 cm189 cm
Zëri (dalja) 60 W 60 W
Përmasat (gjer. x lart. x thell.)
Trupi1446,5 x 829,8 x 53,9 mm1670,6 x 958,7 x 53,9 mm
Me mbajtëse1446,5 x 905,7 x 289,1 mm1670,6 x 1036,2 x 316,8 mm
Pesha
Pa mbajtëse24,1 kg34,4 kg
Me mbajtëse27,8 kg40,3 kg
Emri i modelitQE85Q80T
Rezolucioni i ekranit 3840 x 2160
Madhësia e ekranit85 inç
Matje diagonale214 cm
Zëri (dalja) 60 W
Përmasat (gjer. x lart. x thell.)
Trupi1892,8 x 1083,2 x 54,9 mm
Me mbajtëse1892,8 x 1163,1 x 338,8 mm
Pesha
Pa mbajtëse43,3 kg
Me mbajtëse50,1 kg

Faktorët mjedisorë

Temperatura e përdorimitLagështia e përdorimitTemperatura e ruajtjesLagështia e ruajtjes10°C deri në 40°C (50°F deri në 104°F)10%-80%, jokondensuese-20°C deri në 45°C (-4°F deri në 113°F)5%-95%, jokondensuese

- Disenjimi dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftim paraprak.

- Për informacion rreth furnizimit me energji dhe për më shumë informacione rreth konsumit të energjisë, drejtojuni etiketës së klasifikimit të ngjitur te produkti.

- Konsumi i zakonshëm i energjisë matet sipas IEC 62087.

- Etiketën e klasifikimit mund ta shihni në pjesën e pasme të televizorit. (Për disa modele, etiketën e klasifikimit mund ta shihni në pjesën e brendshme të panelit mbrojtës.)

Ulja e konsumit të energjisë

Kur të fikni televizorin, do të hyjë në modalitet pritjeje. Në modalitetin e pritjes, ai vijon të tërheqë një sasi të vogël energjie. Për të ulur konsumin e energjisë, hiqeni televizorin nga priza kur nuk synoni ta përdorni për një kohë të gjatë.

Licencat

DOLBY AUDIO™ POWERED BY QUICKSET® rovi guide

SAMSUNG QE85Q80TAT - Ulja e konsumit të energjisë - 2

Rekomandim - vetëm për BE-në

CE

Nëpërmjet këtij dokumenti "Samsung Electronics" deklaron se kjo pajisje është në përputhje me Direktivën 2014/53/BE.

Teksti i plotë i deklaratës zyrartare të pajtueshmërisë ofrohet në adresën e mëposhtme të internetit: http://www.samsung.com shkoni te "Support (Mbështetja)" dhe vendosni emrin e modelit.

Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha shtetet e BE-së.

Funksioni "5 GHz WLAN (Wi-Fi)" i kësaj pajisjeje mund të përdoret vetëm në mjedise të brendshme.

Fuqia maksimale e transmetuesit BT: 100 mW në 2,4 GHz – 2,4835 GHz

Fuqia maksimale e transmetuesit Wi-Fi: 100 mW në 2,4-2,4835 GHz; 200 mW në 5,15-5,25 GHz; 100 mW në 5,25-5,35 GHz & 5,47-5,725 GHz

Për informacione rreth zotimeve mjedisore të "Samsung" dhe të detyrimeve rregullatore për produktet përkatëse, p.sh. "REACH", "WEEE", bateritë, vizitoni faqen http://www.samsung.com/uk/aboutsamsung/samsungelectronics/corporatecitizenship/data_corner.html

PARALAJMËRIM - PËR TË PARANDALUAR PËRHAPJEN E ZJARRIT, MBAJINI QIRINJTË OSE ARTIKUJT E TJERË ME FLAKË TË EKSPOZUARA LARG PRODUKTIT GJATË GJITHË KOHËS.

SAMSUNG QE85Q80TAT - CE - 1

SAMSUNG QE85Q80TAT - CE - 2

Hedhja e duhur e produktit (mbetjet e pajisjeve & elektrike dhe elektronike)

(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)

Kjo shenjë mbi produkt, aksesorë ose dokumentacionin shoqërues tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB), pasi të kenë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për të parandaluar dëmtimet e mundshme të mjedisit ose të shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ndajini këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e gëndrueshëm të burimeve materiale.

Për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor, përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose me autoritetin vendor.

Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare gjatë hedhjes.

SAMSUNG QE85Q80TAT - CE - 3

Heqja e duhur e baterive në produkt

(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)

Ky shënim mbi bateri, manual ose paketim tregon që bateritë në këtë produkt, pasi kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban merkur, kadmium ose plumb mbi nivelet e referencës në Direktivën 2006/66 të KE-së. Nëse bateritë nuk hidhen siç duhet, këto substanca mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose mjedisin.

Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të nxitur ripërdorimin e materialeve, ndajini bateritë nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit të baterive.

Kjo faqe është lënë qëllimisht bosh.

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SAMSUNG

Modeli : QE85Q80TAT

Kategori : Televizor