IM-123B - Frigorifer Vivax - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas IM-123B Vivax në format PDF.
| Lloji i produktit | Makinë akulli portative |
| Marka | Vivax |
| Modeli | IM-123B |
| Klasa e mbrojtjes | I |
| Lloji i klimës | SN/N/ST/T |
| Furnizimi me energji | 220-240 V, 50 Hz |
| Rryma e prodhimit të akullit | 0.7 A |
| Rryma e korrjes së akullit | 1.0 A |
| Ftohës | R600a, 26 g |
| Pesha neto | 7.7 kg |
| Materiali i kabinetit | Çelik i pandryshkshëm / Plastikë |
| Shkumë izoluese | C5H10 (Ciklopentan) |
| Përzgjedhja e madhësisë së kubave të akullit | Të vogla dhe të mëdha |
| Koha e ciklit të prodhimit të akullit | Përafërsisht 6-13 minuta |
| Paneli i kontrollit | Treguesit: ON/OFF, SELECT, Power, Ice Full, Add Water |
| Temperatura e rekomanduar e dhomës | 10°C deri 43°C |
| Temperatura e rekomanduar e ujit | 8°C deri 32°C |
| Intervali i ndërrimit të ujit | Çdo 24 orë |
| Metoda e pastrimit | Detergjent i butë dhe ujë i ngrohtë |
| Karakteristikat e sigurisë | Spina tokëzuese, paralajmërim për ftohës të ndezshëm R600a |
Pyetjet më të shpeshta - IM-123B Vivax
Pyetjet e përdoruesve rreth IM-123B Vivax
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj IM-123B - Vivax dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. IM-123B e markës Vivax.
MANUAL I PËRDORUESIT IM-123B Vivax
Udhëzime për shfrytëzim
Fletë garancie / Serviset e autorizuara
SLO
Navodila za uporabo
Garancijska izjava/ Servisna mesta
EN
User manual




IM-122T


IM-122T
IM-123B
HR BIH CG
Upute za uporabu
Ledomat
LEDOMAT

Udhëzime për shfrytëzim
Ice maker
APARAT AUTOMATIK PËR AKULL

Parapërdorimit të kësaj pajisjeje lexoni me kujdes këtë udhëzues dhe ruajini udhëzimet për përdorim në të ardhme.
PËRMBAJTJE
PËRGAT▼TJA E PAJ▼SJES PËR PËRDOR▼M TË PARË ...... 3
NJOHJA E PAJ▼SJES 8
H▼QJA E PAKET▼M▼T TË PAJ▼SJES 10
KYÇJA E PAJ▼SJES 10
PASTR▼M▼ DHE M▼RËMBAJTJA E PAJ▼SJES 11
PËRDOR▼M▼ ▼ PAJ▼SJES 11
MËNJAN ▼M ▼ ▼ PROBLEMEVE.... 12
KARAKTER▼ST▼KAT TEKN▼KE 13
QËNDR▼M M▼QËSOR NDAJ MJED▼S▼T JETËSOR 13
PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME SIGURIE
Siguria juaj dhe siguria e personave tjerë janë shumë të rëndësishme.
Në këto udhëzime dhe në pajisje janë dhënë udhëzime të rëndësishme sigurie të cilat duhet të respektoni.
Gjithmonë lexoni dhe përmbajuni këtyre udhëzimeve dhe paralajmërimeve.
Ky është simboli i paralajmërimit të sigurisë:

Me këto mesazhe të sigurisë do të shfaqet simboli i paralajmërimit dhe fjalët DANGER - “RREZ▼K” ose WARN▼NG - “PARALAJMËR▼M”.

DANGER

WARNING
Mund të ekspozoheni ndaj rrezikut nga lëndimet të rënda që mund të jenë të rrezikshme për jetën tuaj nëse nuk ndiqni ose nuk iu përmbaheni paralajmërimeve të sigurisë dhe udhëzimeve të dhëna në këto udhëzime.
Ky udhëzim do të përshkruajë të gjitha rreziqet e mundshme dhe masat e listuar për të shmangur rreziqet e tilla dhe për të parandaluar dëmtimin e mundshëm dhe do të përshkruajë se çfarë mund të ndodhë në qoftë se nuk i ndiqni udhëzimet dhe paralajmërimet.
Kur përdorni pajisje elektrike gjithmonë ndiqni masat themelore të sigurisë për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike, dëmtimit personal ose dëmtim të pajisjeve ose pronës. Para se të përdorni pajisjen lexoni plotësisht udhëzimet për përdorim dhe ruajini ato në një vend të njohur
për rastin e ri-përdorimit. Nëse transferoni pajisjen, bashkëngjitni dhe këto udhëzime.
PARALAJMËRIM: Hapjet në frigorifer, të parapara për ventilimin e pajisjes, duhet të jenë të lira për qarkullimin e ajrit.
PARALAJMËRIM: Mos e dëmtoni instalimin e ftohjes.
PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje elektrike ose ngrohëse për shkrirje dhe hiqje të akullit, spërkatës të shkrirjes ose objekte të mprehta, nëse ato nuk janë të rekomanduara nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM: Nëse pajisja nuk është në përdorim, dhe para mirëmbajtjes së përdoruesit ose pastrimit, sigurohuni që të shkëputni frigorifer nga furnizimi me energji elektrike.
PARALAJMËRIM: Nëse kablloja e energjisë është e dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, tekniku i shërbimit ose një person i kualifikuar, për të shmangur rrezik dhe goditje elektrike.
PARALAJMËRIM: Ju lutemi hidhni pajisjen e vjetër të përdorur në përputhje me rregulloret lokale për përdorimin e njësisë me gazra të ndezshme dhe izolim. Nëse pajisja përmban një derë me çelës, sigurohuni të hiqni derën dhe bllokoni për të parandaluar mbylljen e pajisjes dhe situata të padëshiruara.
Frigoriferi përmban gaz ftohës R600a. Lloji i gazit është shënuar në etiketën brenda frigorifer. Gazi është plotësisht miqësor me mjedisin, R600 është një gaz natyror dhe është plotësisht i padëmshëm, por i ndezshëm. Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes, kini kujdes mos të ketë asnjë dëmtim të ndonjë pjesës (komponentit) të frigoriferit. Në rast të dëmtimit, shmangni zjarr të hapur apo ekspozimin e pajisjeve ndaj burimeve të nxehta dhe menjëherë ajrosni dhomën ku është vendosur pajisja. Mos e shkëputni pajisjen tuaj ose pajisje të tjera elektrike pasi


që mund të shkaktojë një zjarr. Riparimi dhe mirëmbajtja duhet të kryhet nga shërbimi profesional dhe i autorizuar
- Mos e përdorni pajisjen për ruajtjen e substancave eksplozive si kanoçe aerosoli ose kontejnerë që përmbajnë substanca të ndezshme pasi ato mund të shkaktojnë dëmtim të pajisjes ose zjarr.
- Sigurohuni që priza e rrymës përputhet me tensionin dhe frekuencën e pajisjes, të cilat janë të shënuara në pllakën e specifikimeve të pajisjes.
- Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim shtëpiak dhe për qëllime të ngjashme të tilla si:
- Hapësira të kuzhinës për punëtorët në dyqane, zyrä dhe fusha të tjera të punës - objektet hotelierike të tilla si dhoma në hotele motele dhe objekte të tjera të akomodimit.
- Objekte të akomodimit “Bed and breakfast” (shtrat dhe mëngjes.
- Ketering dhe shërbime të ngjashme që nuk japin me qira
Pajisja është parashikuar vetëm për të bërë kube akulli. Pajisja nuk është parashikuar për përdorim profesional.
- Mos përdorni shtojca/ aksesorë që nuk janë miratuar nga prodhuesi për të shmangur zjarrin, goditjen elektrike ose lëndimet.
- Mos e përdorni pajisjen nëse kabilloja elektrike është e dëmtuar. Nëse kabilloja elektrike është e dëmtuar duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, një qendër e autorizuar e shërbimit ose persona profesional të kualifikuar për të shmangur rrezikun e goditjes elektrike ose zjarrit. Aparati automatik për akull duhet të jetë i pozicionuar në mënyrë që priza të jetë gjithmonë në dispozicion. Kyçni pajisjen vetëm në prizë të tokëzuar si duhet. Në prizën e njëjtë të rrymës, mos kyçni pajisje të tjera. Sigurohuni që priza është futur plotësisht dhe siç duhet në prizën e murit.
- Mos e vendosni kabllon e energjisë mbi qilima ose izolatorë të tjera të ngrohjes. Mos e mbuloni dhe mos e
palosni kabllon e energjisë. Mbajeni kabllon larg nga vendet ku mund të shkelet, shtyhet ose shtypet. Mos e zhytni kabllon elektrike në ujë. Kablloja e rrymës nuk duhet të varet nga këndi i tavolinës, sipërfaqes së punës, dhe nuk duhet të prekë sipërfaqe të nxehtë.
- Pajisja mund të përdoret nga fëmijët 8 vjeç e më tepër dhe personat me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore ose mungesës së përvojës dhe njohurive në qoftë se ata janë të mbikëqyrur apo nëse personi përgjegjës ju ka dhënë udhëzime për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe në qoftë se ata i kuptojnë rreziqet e mundshme ndaj të cilave ata janë të ekspozuar gjatë përdorimit të pajisjes.
- Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen
- Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga fëmijë nëse nuk janë nën mbikëqyrje.
- Pajisja nuk është për përdorim me kohëmatës të jashtëm apo sistem të veçantë me telekomandë.
- Gjithmonë hiqni nga priza e rrjetit elektrik, kur nuk është në përdorim ose në qoftë se doni të kryeni mirëmbajtje të përdoruesit dhe pastrim.
- Nuk rekomandohet përdorimi i kabllove zgjatëse pasi kjo mund të mbingarkojnë instalimin dhe të çojë në zjarr. Nëse duhet të përdorni një kabllo zgjatëse, përdorni kabllo zgjatëse me prerje minimale prej të paktën 0.75mm2 dhe fuqisë minimale të vlerësuar në 16A/250V\~.
- Gjithmonë sigurohuni që duart tuaja janë të thatë para se të hiqni kabllon nga priza. Asnjëherë mos tërhiqni nga priza duke tërhequr kabllon.
- Para se pastrimit, riparimit ose mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik duke hequr kabllon nga priza.
- Pajisja është parashikuar për përdorim në shtëpi. Mos e përdorni për ndonjë qëllim tjetër. Mos përdorni në automjete apo anije në lëvizje. Nuk është për përdorim
të jashtëm. Përdorimi i gabuar mund të shkaktojë lëndime
- Për tu mbrojtur nga goditja elektrike, mos e zhytni në ujë ose lëng tjetër, përveç nëse specifikohet ndryshe në udhëzimet për pastrimin e pajisjes.
- Mos e përdorni pajisjen jashtë. Vendosni pajisjen larg nga rrezet e diellit direkte, lagështia e tepërt, pluhuri ose dridhjet.
- Lini të paktën 10 mm hapësirë në mes të pasme të aparatit të akullit dhe murit, dhe të paktën 10 mm hapësirë në çdo anë.
- Për të bërë kube akulli, përdorni vetëm ujë të pijshëm dhe të pastër.
- Mos e pastroni pajisjen me lëngje tretëse, gërryese dhe të ndezshme. Avulli mund të rezultojë në zjarr, shpërthim ose dëmtim të pajisjes tuaj.
- Mos ktheni kokëposhtë pajisjen. Mos e lëvizni pajisjen kur ajo është në veprim ose është e kyçur.
- Nëse aparati i akullit është sjellë nga një hapësirë e ftohtë apo e lagësht në një hapësirë të mbyllur, para se të kyçni në prizën elektrike, lini pajisjen për disa orë që të ngrohet në temperaturën e dhomës.
- Në mënyrë që të shmangen situata të padëshirueshme për shkak të bjerrjes kokëposhtë ose rënies, pajisja duhet gjithmonë të jetë në një sipërfaqe të rrafshët, të gëndrueshme.
PARALAJMËRIM: Pajisja duhet të jetë e tokëzuar.
E RËNDËSISHME: Telat brenda kabllos së energjisë janë të ngjyrosura në mënyrën në vijim:
Gjelbër ose gjelbër me shirit të verdhë: Tokëzimi:
Kaltër: Nuli
Ngjyrë kafeje: Faza
NJOHJA E PAJISJES
Pjesët: 1. L uga për akull.
- Senzor i mbushjes me akull
- Shporta për akull
- Kapaku i lartmë me dritare të tejdukshme
- Hapja për ajër
- Kapaku i daljes për ujë: nga ana e përparme poshtë e pajisjes
- NIVELI MAKSIMAL I PAJISJES: ---- ▼ ----
Që të shihni shenjën e nivelit të ujit hiqni shportën për akull.

Pllaka kontrolluese dhe funksionet
Pllaka kontrolluese:
Shfaq madhësinë e zgjedhur të kubeve të akullit: (S): Vogël (L): Madhe.
A. Treguesi i punës
B. Shenja që rezervuari i kubeve të akullit është i plotë
C. Shenja që nuk ka ujë në rezervuar
D. Butoni për kyçje/shkyçje të pajisjes.
E. Butoni për zgjidhje të madhësisë së kubeve të akullit.

- Hiqni paketimin e jashtëm dhe të brendshëm. Së pari, sigurohuni që i keni të gjitha aksesorët. Në qoftë se mungon ndonjë aksesor ju lutemi kontaktoni shitësin tuaj.
- Hiqni shiritin ngjitës që siguron lopatëzën për akull, shportën për akull dhe lugën për akull. Pastroni rezervuarin dhe shportën për akull.
- Vendosni aparatin për akull në një sipërfaqe të rrafshët të mbrojtur nga rrezet direkte të diellit dhe burime të tjera të ngrohjes (p.sh... soba, furra, radiatorë). Lini të paktën 10 mm hapësirë nga ana e pasme dhe anët e aparatit për akull dhe murit.
- Para se të kyçni aparatin për akull në rrymë pritni një orë që të bie mjeti për ftohje.
- Pajisja duhet të vendoset në mënyrë që priza të jetë në dispozicion.
KYÇJA E PAJISJES

RREZIK
Përdorimi i papërshtatshëm i prizës së patokëzuar mund të rezultojë në rrezik të goditjes elektrike. Nëse kablloja është e dëmtuar, ju lutemi kontaktoni qendrën e autorizuar.
- Kjo pajisje për sigurinë Tuaj duhet të jetë e tokëzuar si duhet.
Kablloja e energjisë e kësaj pajisje është e pajisur me një prizë me tokëzim që i përshtatet një prize standarde elektrike të tokëzuar, për të zvogëluar rrezikun e goditjes elektrike. - Kyçni pajisjen në prizë, të instaluar si duhet, të pavarur e të tokëzuar. Në asnjë mënyrë mos hiqni tokëzimin e prizës. Të gjitha çështjet që lidhen me fuqinë dhe/ose tokëzimin duhet të kryhen nga një elektricist i kualifikuar.
- Kjo pajisje kërkon prizë standarde të fuqisë me tension 220-240V, 50Hz me tokëzim të përshtatshëm.
PËRDORIMI I PAJISJES
- Hapni kapakun, hiqni shportën për akull dhe derdhni ujë në rezervuar.
- Sigurohuni që niveli i ujit është nën nivelin maksimal.
- Për të filluar ciklin e krijimit të kubeve akull, shtypni "Power" në pllakën kontrolluese.
- Nëse temperatura e dhomës është më e ulët se 15 °C, rekomandohet të zgjidhen kube me madhësi të vogël për të shmangur lidhjen mes kubeve të akullit.
- Cikli i krijimit të kubeve zgjat 6 deri 13 minuta, në varësi të madhësisë së kubeve të akullit dhe temperaturës së ambientit. Temperatura e preferuar e dhomës për krijimin e kubeve të akullit është në gamën prej 10°C deri 43°C.
- Nëse pompa e ujit nuk mund të injektojë ujë, aparati i akullit automatikisht do të ndalet dhe do të kyçet treguesi i mungesës së ujit. Para se rikyçni pritni të paktën 3 minuta që mjeti i ftohjes të bie.
- Kur pajisja është e mbushur me kube akulli dhe kyçet treguesi përkatës pajisja do të shkyçet automatikisht.
Paralajmërim: Rrezet direkte të diellit apo drita e fortë artificiale mund të shkaktojnë mosfunksionim të sensorit "infared". Në qoftë se njësia vazhdon të punojë edhe pse kubet e akullit e mbulojnë sensorin, lëvizin pajisjen në një vend ku nuk ka rreze e direkte të diellit apo dritë e fortë artificiale.
- Uji në rezervuarin duhet të ndërrohet çdo 24 orë që të siguroheni që higjiena është në nivelin e duhur. Nëse nuk do të përdorni pajisjen kohë më të gjatë, derdhni tërë ujin e mbetur nga rezervuari.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA E PAJISJES
Rekomandohet që para përdorimit të pastroni mirë aparatin për akull.
- Nxirrni shportën për akull.
- Brendësinë pastrojeni me detergjent të tretur, ujë të ngrohtë dhe leckë të butë.
- Pastaj me ujë lajini pjesët e brendshme dhe derdhni ujin duke hequr kapakun nga vendi për derdhje në anën e përparme poshtë tek pajisja.
-
Pjesën e jashtme të aparatit për akull duhet ta pastroni rregullisht me tretje të detergjentit të butë dhe ujit të ngrohtë.
-
Brendësia dhe pjesa e jashtme duhet të thahen me leckë të butë.
-
Nëse nuk mendoni ta përdorni aparatin kohë më të gjatë derdhni tërësisht ujin dhe thajeni brendinë e pajisjes.
MËNJANIMI I PROBLEMEVE
| PROBLEMI | SHKAKU I MUNDSHËM | ZGJIDHJA |
| Ndriçon indikatori për shtim të ujit. | Mungesë e ujit. | Shkyçni pajisjen, shtoni ujë dhe kyçeni përsëri pajisjen me shtypjen e butonit “Power”. |
| Ndriçon indikatori që pajisja është mbushur me akull. | Shporta e akullit është mbushur me akull. | Hiqni akullin nga ena për akull. Me shtypje të përsëritura të butonit “Select” në 5 sekonda, pajisja ,mund të bëjë 10 cikle edhe nëse treguesi është kyçur. |
| Kubet e akullit ngjiten mes vetes. | Cikli i krijimit të akullit është tepër i gjatë. | Shkyçni pajisjen dhe përsëri kyçeni kur kubet e akullit do të shkrihen. Zgjidhni madhësi të vogël të kubeve. |
| Temperatura e ujit në rezervuarin e brendshëm është tepër e ulët. | Ndërroni ujin. Temperatura e ujit duhet të jetë në gamën prej 8°C-32°C | |
| Cikli i krijimit të akullit është normal, por kubet e akullit nuk krijohen. | Temperatura e ambientit ose temperatura e ujit në rezervuarin e brendshëm është tepër e lartë. | Temperatura e dhomës duhet të jetë në gamën prej 10-43°C, kurse temperatura e ujit në gamën prej 8-32°C. |
| Derdhet mjeti për ftohje. | Çojeni në kontroll tek shërbimi i autorizuar. | |
| Ndonjë gyp në sistemin e ftohjes është bllokuar. | Çojeni në kontroll tek shërbimi i autorizuar. |
KARAKTERISTIKAT TEKNIKE
| Modeli | IM-122T / IM-123B |
| Lloji i mbrojtjes | ▼ |
| Tipi klimatik | SN/N/ST/T |
| Furnizimi me rrymë | 220-240V/50Hz |
| Rryma për krijimit të akullit | 0.7A |
| Rryma maksimale 1.0A | |
| Mjeti për ftohje | R600a/26g |
| Neto pesha | 7,8kg / 7,7kg |
| Mjeti i izolimit | C5H10 |
| Shtëpiza | Çelik ipandryshkshëm |
Qëndrim miqësor ndaj mjedisit jetësor

Prodhimet e shënuara me këtë simbol tregojnë se prodhimi i përket një grupi të pajisjeve elektrike dhe elektronike (prodhime EE), dhe nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturina shtëpiake ose të rënda.
Trajtimi i saktë, asgjësimi dhe riciklimi i prodhimeve, parandalon efektet e mundshme negative në shëndetin e njeriut dhe mjedisin, të cilat mund të lindin për shkak të kujdesit të pamjaftueshëm ose hedhjen e këtij prodhimi.
Për më shumë informacione në lidhje me riciklimin dhe asgjësimin e këtij prodhimi, ju lutemi kontaktoni lokale për asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme ose dyqanin tuaj, ku keni blerë prodhimin.
Deklarata e BE-së për përputhshmëri
Kjo pajisje është prodhuar në përputhje me standardet e aplikueshme evropiane dhe në përputhje me të gjitha direktivat dhe rregulloret në fuqi.

Deklarata e BE-së për përputhshmërinë mund të shkarkohet nga linkun në vijim: www.msan.hr/dokumentacijaartiklala
IM-122T
IM-123B
SLO
Navodila za uporabo
Ice maker
LEDOMAT

Faleminderit për blerjen tuaj dhe shpresoj seju do tëjenë të kënaqur me përzgjedhjen. Nëse periudha e garancionit është e nevojshme për të riparuar produktin, ju lutem konsultohuni me shitësin Apo me me përeonin i cilijua shet produktin tone JU LUTEM LEXONI ME KUJDESPARAPËRDORIMITPRODUKTIT DOKUMENTET TEKNIKE DHE MANUALET CILAT JANË VENDOSUR NË KUTI!
FLETGARANCIONI KS
VIVAX
EMRI PRODUKTU
LLOJI DHE MODELI
PRODHUESI
EMËRTIMI APO EMRI I SHITËSIT
NUMRI SERIAL
VULA: NËNSHKRIMI I PËRSONIT
GARANCI DEKLARATA:
Kjo fletgarancion ju garanton që prodhuesi, nëpermjët AskTec Ltd, si një importues dhe ofrues i sigurisë ne Republikën e Kosoves, një riparim të lirë të njejtë në përputhje me rregullat e zbatueshme në pajtim me kushtet e përshkruara në këtë fletgarancion
KUSHTET E GARANCIONIT:
-
Kjo fletgarancion, negarantojmë se ju do të jetë subjekt i kësaj punegarancisë pagabime të mundshme të shkaktuara nga mjeshtëri e profesionalizuar dhe të materialit të dobët. Të gjitha gabimet mund të ndodhin ne do t korrigjohen pa pagesë në një shërbim garancion të autorizuar.
-
PERIUDHA EGARANCIONIT.Garancioni fillon nga dita eblerjes dhe vazhdon deri 24 muaj.
-
Në rast prishjes produktit do të mbulohet nga ky garancion, zotohemi për të rregulluar njëtin sa më shpejt të jetë e mundur, dhe jo më vonë se 45 ditë. Nëse produkti nuk mund të riparohet ose nuk riparohet brenda 45 ditëve, ajo do të zëvendësohet.
- Nesë procedura riparimit zgjat më shumë se 10 ditë, garancioni do të shtvhet për kohëzgjatjen e riparimit.
- Garancioni është e njohur vetëm me një faturë te shitjes, dhe me kartën e garancionit e cila duhet të plotësohet si duhet dhe duhet të përfshijë datën e shitjes, vula dhe nënshkrimi shitësit.
- Prodhuesi ofron pjesë servisi në afat prej 7 vjetësh.
GARANCIONI NUK MBULON
- Inspektimit të rregullt, mirëmbajtjenndrrimi l pjesve hargjuese.
- Rregullim ose ndryshim në përmirësimin e produktit për zbatimin që nuk janë përshkruar në udhëzimet tëknike për përdorim, përvec modifikime paraqitura Me pëlqimi AskTec LLC
GARANCIONI NUK PRANOHET NE KËTO RASTE :
- Nëse një klienti nuk paraqet kartën e saktë garancionit dhe faturë blerse.
- Në qoftë se blerësi nuk përmbush udhëzimet mbi përdorimin e produktit.
- Nëse produkti është i hapur, modifikuar ose riparuar nga personi i paautorizuar.
- Nëse dështimet produktit janë shkaktuar nga forcës madhore, të tilla si rrufeja, electriciteti në fatkeqësitë e rrjetit elektrike.
- Nëse dështime shkaktuar dëme nga përdorimi i pavend ose transportit të pahijshme. Nëse defekt është një defekt në sistemin në të cilën produkti ështe i lidhur.
DATA PRANIMIT PAISJES SERVIS
DATA RIPARIMIT
DATA PRANIMIT PAISJES SERVIS
DATA RIPARIMIT
DATA PRANIMIT PAISJES SERVIS
DATA RIPARIMIT
VIVAX Audio-Video
Idriz Glilani Pn. (përballë shk.fill. Xhemail Mustafa) 10 000 Dardani Prishtinë Kosove
Tel: +381 /38/545 5757; +377 /44/545 575; +386/49/545 575
E-mail: nehat@kesc-ks.com
WEB: www.kesc-ks.com -VIVAX audio-video - centralni servis
Emin Duraku Nr.8 10.000 Prishtinë Kosove
Tel: +381 /38/518 408; +377/44/123 466; +386/49/123 466
E-mail: nehat@kesc-ks.com
WEB: www.kesc-ks.com
Air Conditioners; Pajisjet shtëpiake, Pajisje të vogla shtëpi
Valentini
Rr.Lidhja e Prizrenit 15/A Prishtinë Kosove
Tel: +381 /38/225 000; +377 /44/168 444; +377/44/238 440; +386/49/800 400
E-mail: valentini service@hotmail.com