MC355 - Robot kuzhine VOX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas MC355 VOX në format PDF.
| Lloji i produktit | Mini Grirëse (Procesor ushqimi) |
| Marka | VOX |
| Modeli | MC355 |
| Furnizimi me energji | 120V / 230V (variant rajonal) |
| Konsumi i energjisë | Përafërsisht 250W |
| Kapaciteti i enës | 0.5 L (mbështet deri në 200g ushqim) |
| Materiali | Enë: Plastikë; Teh: Çelik inox |
| Karakteristikat e sigurisë | Mekanizëm bllokimi i kapakut; funksionon vetëm kur është i mbyllur; funksion pulsiv |
| Funksionet | Grirje, copëtim, pure |
| Pastrimi | Enës dhe tehut lahen në enëlarëse; njësia motorike fshihet me leckë të lagur |
| Dimensionet (përafërsisht) | 15 x 15 x 25 cm |
| Pesha (përafërsisht) | 1 kg |
| Gjatësia e kabllos | Përafërsisht 80 cm |
| Garancia | Garancia standarde e prodhuesit (kontrolloni lokalin) |
| Aksesorët e përfshirë | Njësia motorike, enë, montimi i tehut |
| Përdorimi | Vetëm për përdorim shtëpiak |
| Funksioni pulsiv | Po, buton pulsi për funksionim të ndërprerë |
| Koha maksimale e funksionimit të vazhdueshëm | 1 minutë (modalitet pulsiv) |
| Veçori speciale | Sistemi i bllokimit parandalon funksionimin nëse nuk është montuar si duhet |
| Hedhja miqësore me mjedisin | Ricikloni në qendrën e duhur të mbetjeve |
Pyetjet më të shpeshta - MC355 VOX
Pyetjet e përdoruesve rreth MC355 VOX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Robot kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj MC355 - VOX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. MC355 e markës VOX.
MANUAL I PËRDORUESIT MC355 VOX
Lexoni këtë udhëzim me kujdes para përdorimit dhe ruani për përdorim në të ardhmen
UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE
·Lexoni udhëzimin para përdorimit të aparatit.
·Mos e hapni aparatin deri sa të ndalojnë së punuari tehet.
-Njësia motorike nuk guxon të përdoret për asnjë qëllim tjetër përveç përshkrimit të dhënë.
- Shkyqni aparatin nga priza nëse nuk e përdorni dhe para pastrimit. Lini aparatin që të ftohet para vendosjes ose heqjes së pjesëve dhe para pastrimit.
·Kordoni i aparatit nuk guxon të varet nga tavolina ose të prekë sipërfaqet e nxehta.
-Mos e lini aparatin afër gazit të nxehtë, sobës elektrike ose afër furrës së ngrohtë.
-Mbani duart dhe pajisjet largë nga tehet deri sa grini ushqimin për të zvogëluar rrezikun nga lëndimet serioze ose dëmtimi i girëses. Mund të përdorni gërryesen por vetëm nëse girësja nuk është në funksion.
·Për tu mbrojtur nga zjarri, goditja elektrike ose nga lëndimet personale, mos e futni kordonin, prizën elektrike ose njësinë motorike në ujë ose në ndonjë lëng tjetër.
-Nevojitet kujdes i posaçëm nëse aparatin e përdorin fëmijët ose nëse përdoret në afërsinë e tyre. Kjo pajisje nuk është lojë. Mos lejoni që fëmijët të luajnë me këtë pajisje.
-Parandaloni prekjen e pjesëve të lëvizshme të aparatit.
·Përdorimi i shtojcave të cilat nuk janë të rekomanduara ose nuk shiten nga ana e prodhuesit mund të shkaktojnë zjarr, godite elektrike ose lëndime.
-Mos e përdorni aparatin nëse kordoni ose priza janë të dëmtuara ose nëse pajisja nuk punon mirë, nëse është dëmtuar në çfarëdo mënyre. Dërgoni pajisjen tek servisi më i afërm i autorizuar për verifikim, riparim ose ndonjë rregullim elektrik ose mekanik.
·Aparati nuk mund të përdoret për qëllime të tjera përveç qëllimit të destinuar.
- Kontrolloni nëse njësia motorike është mbyllur në mënyrë të rregullt në vendin e vet para se pajisja të fillojë së punuari.
-Mos provoni të mbiforconi mekanizmin e sigurisë së mbylljes në kapak
- Mos e përdorni pajisjen jashtë.
- Gjithmonë fikni aparatin nga furnizimi elektrik nëse është pa mbikëqyrje dhe para montimit, demontimit dhe pastrimit.
-Fëmijët nuk duhet ta përdorin këtë pajisje. Ruani pajisjen largë nga fëmijët.
-Pajisjet mund ti përdorin personat me aftësi të zvogëluara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë të përvojës dhe njohurive nëse janë nën mbikëqyrje ose nëse iu janë dhënë udhëzime për përdorim në mënyrë të sigurtë dhe nëse kuptojnë rreziqet të cilat janë të lidhura me përdorimin e pajisjes.
·Kini kujdes gjatë punës me tehet e mprehta gjatë zbrazjes së enës dhe gjatë pastrimit.
-Kini kujdes nëse lëngu i nxehtë derdhet në procesorin e ushqimit ose në blender, pasi që mund të dalë nga aparati për shkak të avullimit të shpejtë.
RUANI KËTË UDHËZIM.
MOS E HAPNI DERI SA TEHET TË NDALOJNË SË PUNUARI.
VETËM PËR PËRDORIM SHTËPIAK
NJIHUNI ME GRIRËSEN TUAJ

PARA PËRDORIMIT TË PARË
Para përdorimit të parë të kësaj pajisjeje, lani enën dhe tehet në ujë me sapun dhe thani mirë. Këto pjesë mund të lahen në mënyrë të sigurtë dhe në lavastovilje, deri sa njësia motorike të pastrohet së pari me një leckë të lagët pastaj me të thatë. Njësia motorike nuk guxon të zhytet në ujë.
GRIRJA E USHQIMIT
- Vendosni enën e grirëses në çfarëdo sipërfaqe të rrafshët, pastaj vendosni tehun në boshtin e enës. Mos e prekni tehun, sepse është shumë i mprehtë.
- Vendosni ushqimin në enë dhe konsultoni udhëzimin për grirje varësisht nga ajo se çfarë ushqimi dëshironi të pritni.
- Vendosni njësinë motorike mbi enë dhe rrafshoni mbyllëset në njësinë motorike deri sa njësia motorike të mbyllet.
Vërejtje: Për mbrojtjen tuaj, kjo pajisje posedon sistem për mbylljen e kapakut, prandaj pajisja nuk do të funksionojë nëse mbyllëset në njësinë motorike nuk janë rrafshuar. Mos e kygni pajisjen nëse më parë nuk e keni mbyllur sic duhet njësinë motorike. - Shtypni dhe mbani butoni për pulsim.
Vërejtje: Kjo pajisje posedon butonin për punë në “regjimin e pulsimit”. Parandaloni përdorimin e pajisjes në këtë regjim pune nga një (1) minutë në kontinuitet. Sa më gjatë që zgjatë pulsimi, tekstura e pajisjes do të jetë më e butë. Për grirjen e vrazhdë të ushqimit përdorni pusle të shkurtëra të ndërprera. - Sigurohuni që ky prerës të ketë ndaluar të sillet tërësisht para heqjes së njësisë motorike. Hiqni kordonin nga priza. Hiqni njësinë motorike dhe kapni skajin e plastikës dhe me kujdes hiqeni nga ena. Merrni enën dhe hidhni ushqimin në të. Mos përdorni enë për ruajtjen e ushqimit.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Gjithmonë fikni pajisjen nga rryma para pastrimit. Lani enën dhe tehet menjëherë pas përdorimit me ujë të nxehtë me sapun ose në lavastovilje. Fshini njësinë motorike me leckë të lagur dhe mos e futni në ujë.
VëREJTJE: Mos përdorni mjete kimike, të metalta, të drurit ose abrazive për pastrim për të mos e dëmtuar shtresën mbrojtëse të llakut në pajisje.
UDHËZIM PËR GRIRJE
| LLOJI I USHQIMIT | KËSHILLA PËR PËRGATITJE |
| Buka (e freskët, e tostuar ose e thatë) | Përdorni nga një fetë buke, të ndarë në copëza. |
| Fruta dhe perime të konservuaraTë zieraTë freskëta | Shtrydhni deri në 200g dhe grini 15 sekonda, pastaj bëni 1 minutë pauzë dhe vazhdoni procesin e përpunimit deri në arritjen e rezultateve të dëshiruara.Përdorni deri në 200g duke përdorur sipas nevojës lëngun e mbetur nga zierja, ashtu që do të pritni për 15 sekonda, pastaj bëni pauzë në kohëzgjatje prej 1 minute dhe vazhdoni procesin e përpunimit deri në rezultatin e dëshiruar.Pulsoni ose përpunoni deri në 200g fruta ose perime të copëtuara për 15 sekonda, pastaj bëni 1 minutë pauzë dhe vazhdoni procesin e përpunimit deri në rezultatin e arritur. |
| Majdanozi dhe bimët tjera gjethore | Lani dhe thani tërësisht, pastaj pulsoni ose grini deri në 200 g, ashtu që do ti pritni për 30 sekonda, pastaj të bëni pauzë në kohëzgjatje prej 1 minute dhe të vazhdoni procesin deri sa të fitoni rezultatin e dëshiruar. |
| Mishi i viçit | Pulsoni ose përpunoni deri në 200g (preni në copëza me madhësi 20*20mm) ashtu që do ti grini për 15 sekonda, pastaj bëni pauzë për 1 minutë dhe vazhdoni procesin deri në arritjen e rezultateve të dëshiruara. |
| Biskotat, krekerët | Pulsoni ose përpunoni deri në 12 biskota ose krekerë në kohëzgjatje prej 15 sekondave, pastaj bëni pauzë 1 minutë dhe vazhdoni procesin deri në arritjen e rezultateve të dëshiruara. |
DEPONIMI EKOLOGJIK

Mund të ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit jetësor! Ju lusim që të respektoni rregulloret ligjore lokale: të gjitha pajisjet elektrike të prishura duhet të dërgohen në qendrat për riciklimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike.
